Nga meraku i udhetimit, u çuam ne 6 te mengjesit. Valixhet i kishim bere gati me perpara. U lame, vume kafet, gruaja kafen me xhezve dhe une qumeshtin me kafen me kokrriza, si Nes-kafe.

Mbusha goten me uiski, dhe perpiqesha te kontrolloja tere emocionet e udhetimit qe na kap disa ore para tij. 

- Edhe sot do pish – shtoi pakez e nevrikosur gruaja.

- Pak eshte - kontrolloja gjerat e fundit, per te mos harruar asgje.

- Po ç’e le ate pak? - e kish fjalen per ate pak uiski qe kish ngelur ne shishe.

I shpjegova se e beja per te pare nese çuni qe do rrinte ne shtepi, do e ngacmonte apo jo. Dolem rreth ores 7:30. Para pallatit, nje pallat i vogel 3-katesh, takuam komshinjt e rinj, nje çift qe bashkejetonin. U thame se po iknim me pushime nje muaj dhe ata na thane se kishin gjetur nje shtepi tjeter. U ndame, ata hipen ne makinen e tyre, ne vazhduam ne kembe duke terhequr valixhet tona. Ishte hera e pare qe do shkonim ne aeroport me tren, pasi gjithmone kishim shkuar me makine, ngaqe shkonim si familje, ndersa kesaj here vetem une e gruaja. Vajza ishte nisur ca dite perpara, çuni kishte kap job-student per vere. Mberritem ne stacionin e trenit me tramvaj, preme bileten dhe hipem. Ne aeroport ishim heret. JetairFly eshte nje zgjidhje per mijera emigrante te Belgjikes. Ne terminalin e ri, numri 12 ishte çekini i saj. Te gjithe rrinin ne radhe. Kur u hap çekini, 2 sportele, nje punojese e Jetairfly rrinte nga krahu i pasagjereve, per te kontrolluar fshehjen qe pasagjeret u benin çantave te dores, kilogramave te tepert. Si duket e kishin marre vesh qe shqiptaret merrnin me shume kilo nga ç'e permbante rregullorja. U ndjeva pak ne tension, se perveç valixheve te medha, kisha çanten e shpines 7/8 kile dhe laptopin e goces, ndersa gruaja kish valixhen e vogel te dores 7/8 kg dhe çanten e dores po mbushur. Shyqyr qe dy valixhet e medha nuk e kaluan 21 + 23 kg. Per te voglat sikur dyshoi pak. I thame se peshon buka dhe uji qe kemi marr me vete. Na tha qe ta hanim para se te hipnim ne avion. Me dha biletat se bashku me karten e identitetit, me uroi fluturim te mbare, ia ktheva mr falenderim, dhe vazhduam rrugen per me tej, te gezuar qe nuk na hoqen kg, si disa qe e kishin kaluar masen me shume se normalja. Tek postblloku i policit, treguam karten e identitetit me bileten dhe drejt e tek rrjeshtat e doganes. Megjithese aty punonin disa transportiere dhe skanera, radha ishte e gjate.

Me dukej minuta ore. Por dhe aty kaluam pa probleme. Per çudi avioni u nis 1 ore me vonese. Vendet ne avion i kishim, une ne njerin krah e gruaja ne krahun tjeter, por te dy ne krahun e korridorit. Nuk ishim as 40 cm larg, saç ishte korridori i avionit. Shyqyr qe stjuardesat ishin elegante se po te ishte ndonje e shendoshe me vithe 60 cm, do kish probleme me ate korridor.

Prane meje ishte nje çift belg flamand, nderkohe qe dhe ne krahun e e saj ishin ulur nje çift i ri belg. Ne stolat perpara ne kishim po belge, dhe me aq sa vura re, rreth 30% e pasagjereve ishin belge. Çifti prane meje po shkonin ne Burrel, pasi vajza e tyre martohej pas dy ditesh me nje shqiptar. Kjo ishte hera e trete qe shkonin. I pyeta se si e shihnin Shqiperine dhe shqiptaret, ç’pershtypje kishin. Me treguan se dikur, kur moren vesh se vajza e tyre ishte dashuruar me nje shqiptar (me kete qe po martohej), kishin qare dhe ishin pezmatuar shume. Kishin patur pershtypjen se e kishin humbur vajzen, tek mafiozet, tek njerezit e eger, mirepo kur kishin guxuar te shkonin per here te pare ne Shqiperi, gjithe frike, ishin habitur me mikpritjen shqiptare. Tani shkonin tere qejf dhe i vetmi preokupim ishte biletat e shtrenjta qe i kishin prere tani ne vere, dhe koha e shkurter, nisja te premten dhe kthimi te henen, duke mos u dhene mundesi te shkonin ne plazh. U shenova ne nje cope leter emrat e 3-4 plazheve qe mendonin te vizitonin vitin tjeter, megjithese u rekomandova t‘u vidheshin te nesermen (te shtunen) dasmoreve e te shkoninn ne nje plazh me jodio aty afer, ne Patok. Iu duk diçka e bukur dhe aventureske. Biles gruaja po e nxiste burrin, duke i thene se nuk ishin te detyruar te bllokoheshin 3 dite ne Burrel. U shpjegova se ne shqiptaret jemi tolerante e miqesore me te huajt.

Ne kete kohe, kur ne po bisedonim lirshem, kur ata po ndiheshin te ngazellyer, kur te gjithe po bisedonin me njeri–tjetrin sikur ishin ne pazarin Charleroit, pikerisht ne kete moment avioni filloi te lekundej sikur e tundte njeri, stolat filluan te dridheshin, vidat filluan te kercisnin, dukej si nje termet 9-ballesh, zerat pushuan, ndegjoheshin te dridhurat e stolave, dyshemese, dukej sikur avioni po keputej ne mes. Te gjithe me gjak te ngrire menduan se kaq e pati. Kur avioni pas 3-4 minutash u qetesua. Piloti lajmeroi se kishte nje shtypje atmosferike.

Sapo zbritem ne Rinas, u ndje afshi i nxehte albanez, te cilet meterologet e quanin, gabimisht, afrikan. Aty me taksi drejt e tek studioja ime, te cilen ne Shqiperi e quanin me fjale pellazge "garzoniere". Sahatin e ujit e kishin marre ata te ujesjellesit dhe i kishin vene nje plumçe. Ate nate, ashtu pa lare, fjetem gjume.

Te nesermen direkt e te ujesjellesi, me çuan tek zyra/njesia e kontrollit. Nje grua a pashme dhe e kendshme, pasi pa ne kompjuter qe une i kisha paguar te gjitha detyrimet, me kerkoi te falur duke me thene se ishte bere nje gabim. I thashe se e di qe eshte bere gabim, pasi kisha ne dore librezen e ujtit dhe faturat e paguara, por une dua uje tani se nuk jam lare. Me tha qe te blija nje sahat uji dhe u lidh me nje nga hidrauliket e ujesjellesit. I thashe qe pse ta blija sahatin: ata qe e kane hequr te vijne perseri dhe ta vene. Me tha se si rregull ishte qe ata e hiqnin sahatin, e linin po aty, ne çimento, ne dore te fatit. E kuptova qe kriza i kish bere shqiptaret e mi me ordinere seç kishin qene. Me numrin e telefonit te hidraulikut ne dore u nisa drejt plazhit, drejt dyqaneve te telefonave. Mbusha dy numra Eagle, per vete dhe per gruan, dhe ne telefonin tjeter me dy karta (qe e kisha blere ne Antwerpen) bleva dhe mbusha AMC dhe Vodafone. Keshtu eshte kur kusherinjte kane numra me operator te ndryshem. Shyqyr qe çmimet e impulseve kishin rene dhe kompanite e celulareve kishin oferta.

Hidrauliku u duk nga dreka, pa gjendjen, u nis me biçiklete drejt firmes se ujesjellesit dhe veç kur erdhi me nje sahat. Pagova 2mij leke, rreth15 euro, dhe ujti vershoi ne banjo. Nuk kish kenaqesi me te madhe, sidomos per gruan. Me Bradin (BradLand) e kishim lene te takoheshim, por s’po takoheshim dot: kur une ndodhesha ne Tirane, ai ndodhej ne Durres, e kur une ndodhesha ne Durres, ai ndodhej ne Tirane. Kisha ruajtur nje shishe konjak te vjeter, me shijen e konjakut te kohes se socializmit, kohe qe e urrenim dhe e kishim luftuar, konjak i kendshem dhe me nje arome te lehte vaniljeje, ku pija nga 1 gote te vockel per mengjez, mirpo nje dite para se te takoja Bradin, duke hapur deren e frigoriferit me vrull, me ra dhe u thye. Aroma e kendshme u perhap ne tere dhomen duke me mbytur gjithe zemerimin qe me kapi. Me vone bleva konjak te kohes se kapitalizmit, kohe per te cilen enderronim, por nje konjak i dhjere, si shume pije dhe ushqime te kesaj kohe.

Me ne fund u takuam. Po prisja tek stacioni i autobuzit afer ures se Dajlanit, kur me afrohet nje burre me i vjeter se mua, me kaskete.

- Bradi – e pyes me buzeqeshje.

Ai siç duket s'e kuptoi fjale time, dhe foli:

- Ç’kemi, me mban mend?

-Jo, s’po me kujtohesh – i thashe duke pare kasketen e tij, qe po me linte pershtypjen e sigurimsave te kohes se socializmit.

-Jam ai qe te montova sahatin parvjet, - nuk e di se per ke sahat foli, per ate te elektrikut a ujit, se po shihja per makinen e Bradit. Nderkoh qe ai fliste, une po ndieja siklet. I jepja nga nje pergjigje te shkurter, dhe per ta hequr qafe i thashe se mund te ulej tek nje lokal as 4-5 metra larg dhe te pinte nje kafe nga mua. Donte te ulej me mua, por i shpjegova se po prisja nje shok, dhe e lame per noiher tjeter.

Bradi u duk pas nja dy minutash, me nje makine te rende. Ishte nje djale i kendshem, rreth te 40-tave. Megjithse kisha deshire ta çoja tek lokalet buze detit, e ta palloja me birre kriko 50-70 lekshe, u ulem tek nje lokal qe kish birra te huaja, 150-200 lekshe = 1.10 – 1.50 euro. Morem nga nje Becks. Beme prezantimin, megjithese une njihesha nga libri, V.Q e i thashe se per mua ti ngelesh Bradi. Kish nje pune te mire me nje rroge me te madhe se Presidenti e Kryeministri (te marre se bashku). Kish plaken semure me hipertension, dhe i shpjegova ta kuronte nepermjet sistemit te ushqimit dhe jo me ilaçe. Bradi ishte me teper nje njeri praktik dhe jo teorik si puna ime. Nuk merrte vesh nga asnje lloj teorie apo doktrine. Faqja e Peshkut ishte per te nje argetim, por edhe nje shkolle, ku ai mesonte gjera te reja. Nuk ishte ithtar i Buall Mavrise, sic i kishte dale nami, por i Shqiperise. Donte si gjithe emigrantet, ta shihte Shqiperine mire e me mire. Ne kohen kur sapo me ish nxehur e thare gurmazi per birre, Bradi donte te çohej. Nuk me la te paguaja.

- Dy birra: 300, kikirikat 50, 350 gjithsej - foli kamarierja, dhe Bradi i la 500 leke = 3.70 euro.

- Mbaje kusurin – i buzeqeshi i emocionuar Bradi, duke i lene 1500 leke te vjetra bakshish. Para se te hypte ne makine i thashe qe te takoheshim e te pinim kriko.

- Patjeter, se harruam te flasim per librin.

- Uu, po – u kujtova dhe une, - te me kishe dhene nje pershtypje a mendim.

- Patjeter, do lidhemi me telefon, do flasim dhe per librin, - u ndame, ai me makine e une i futa nja 3-4 kriko afer detit.

Etja m'u shua. Nje kriko kushtonte 50 leke-0,36 euro cent. Pas 3-4 ditesh takova Petron. Ai punonte ne nje gazete, ishte nje nga kryesoret aty. Ishte me i vjeter se une, rob i mire, me tha se i kisha ardhur ne “shtepi” e donte te me qeraste. Biseduam per Peshkun, komentet etj. I kerkova mos benim nje interviste, ku te flisnim dhe per librin, por ishte e pamundur, seç kishin ca rregulla.

Gushti bente nje vape te tmerrshme, gje qe te bente te ishe ca apatik, jo aktiv. Zjarret kishin marre dhene. Shteti yne i pjerdhur dhe qeveria jone "e dietes“, nuk kishin mjete te mjaftueshme per te fikur zjarre . Krimi per çudi ishte rritur. Ne plazh, degjoja se ishin vjedhur edhe makina te kosovareve, apo shtepi te emigranteve, gje qe ndikonte per keq ne turizmin e Durresit, ku nga viti ne vit kish renie.

Nje nate po shetisja me komshiun tim, Cufen, ne plazh, kur shohim nje çun qe vraponte perball nesh. Ai gati sa nuk u perplas me ne, kur pas nja 30 sekondash u duk nje burre i vjeter qe therriste: Kapeni, me vodhi. Dhe i shkreti vraponte duke mbajtur doren ne zemer. Ne ngelem si te ngrire. Aty kuptuam se pse vraponte ashtu ai çuni. Policia dukej vetem tek rruga e makinave rralle me nje makine, tek ura e Dajlanit per kontroll dhe tek Kavaleshenca po per kontroll. Rruges se plazhit, per kembesor, nuk dukej fryme polici apo sekuriti. Per ruajetsit e detit a plazhit, qe me perpara ishin disa, kete vit s’pashe. Siç duket Bashkia i kish surprimuar, prandaj edhe kish mbytje ne det. Per nje moment mendova se mos kjo Bashki perfitonte nga obligacionet e vdekjes, por jo. Vetem se kryetari i bashkise flitej se ishte ishte nje njeri ordiner, sic e tregonin. Jo vetem qe per keto obligacione dinin vetem dy shqiptare, une dhe nje tjeter, por ne bursen e Tiranes nuk tregtoheshin dhe vleresoheshin keto obligacione dhe shume lloje te tjera obligacionesh. Stacionet e autobuzit Durres-Plepa, kishin ngelur po ata te kohes se socializmit, nderkohe qe ne plazh duhej te ishin me afer. Ne vend te 3-4 stacioneve, duhej te ishin 5-6 stacione vetem per plazhin. Edhe ne kthim ishte po e njejta mizerje. Njerezit ne urban i bertisnin shoferit, por jo, do respektohej stacioni i kohes se qepes. Kjo gje tregonte punen e dobet te bashkise se Durresit. Interesat e njerezve, te popullit ishin ne funksion te interesave te bashkise, nderkohe qe duhej te ishte e kunderta.

Ne Vlore vajta 1 dite, dhe e bera ne kembe nga fillimi i Vlores e deri tek Uji i Ftohte. Nga skela e deri te Uji i Ftohte, rruga ishte rregulluar, trotuari po ashtu. Ajo qe me beri pershtypje ishte Plazhi Publik, sa kaloje pak Skelen apo Portin, pa vajtur akoma te Uji i Ftohte. Ishte goxha plazh. Çmimet deri tek Uji i Ftohte ishin: qoftet 30 leke, birra kriko 50-60-70 leke. Picat njesoj si ne Durres, 250-300-400 leke, qe ne euro ishin: 1.80-2.20-2.90, byreqet po ashtu 30-50 leke = 0.22-0.36 cent. Doneri, hamburgeri e ushqimet e ketij lloji luhateshin nga 100-150 leke = 0.75-1.10 euro cent. Çmime te arsyeshme per europianet si puna ime qe hecin me cante shpine dhe eksplorojne vende te reja, dhe duan te shohin sa me shume, qofte edhe vendet ku kane shkelur me pare. Turiste te ketij lloji luhaten aty tek 50% dhe nuk duan salltanete. Thjesht nje vend fjetjeje te lire, uje per t'u lare, dhe ushqim jo te shtrenjte. Ne nje lokal luksoz afer Skeles, kafja me kushtoi 100 leke, nderkohe qe ne nje lokal tjeter me tutje, matane stacionit te fundit, afer tunelit e buze detit, me kushtoi 50 leke. Nderkohe qe edhe pamja ishte e bukur, vilat qeveritare (aq te perfolura) me ujin kristal te detit. U krodha nja 5-10 minuta ne det. Ne kthim tek stacioni urbanit, po nje lokal buze detit, ku pronari kish punesuar studente (job-student, gje e mire kjo), 10 qofte, dy buke, 4 birra, me kushtuan 480 leke. Lashe 500 leke = 3.70 euro dhe mbeten te kenaqur te gjithe: kish lezet. Rruget po permiresoheshin, autostradat po shtroheshin, pikerisht siç kisha planifikuar une para shume vitesh (V.Q) , veç fatkeqesisht me borxhe, dhe jo siç kisha parashtruar une.

Buall Mavrise sone i kishin ngjitur nje nofke te re kohet e fundit: Rrugo-mania, per shkak se ai paraqitej ne çdo segment rrugor per prerje shiriti. Me guvernatorin e B.K., ai e mbante mire, per shkak se Fullani i jepte nga nje kocke qeverise, aty tek 30-40 milion euro ne vit, nderkoh qe Bualli do te perfitonte nga mua rreth 300-400 milion ne vit per qeverine e tij, plus investime te tjera per infrastukturen.

Ne Shkoder nuk kisha qene asnjehere, po te perjashtojme nja 3 raste qe kisha kaluar me makine ne periferi te saj, kur vija nga Mali i Zi. Rruges vija re pika per shitjen e makinerive bujqesore, gje e mire kjo, por dukeshin si pika te vdekura. Kjo dallohej jo vetem ngaqe nuk kish njeri, por edhe nga ndryshku qe kish zene disa prej tyre. Sapo autobuzi u fut ne Shkoder, ne qender, dy polica e ndaluan. Si dukej nuk duhej te futej. E çuditshmja qe se sherbimi policor rrugor ishte i vetmi qe punonte. Kete gje e vura re ne te gjitha rruget qe pershkova. Kjo gje me la pershtypjen e funksionimit te shtetit, ne krahasim me organet, njesite e tjera te pushtetit qendror e lokal qe i kish zene pergjumja nga vapa. Shkodra me pelqeu, kish hapesira, rruge ku s’kalonte asnje makine, me pak betonizim se Tirana, Vlora dhe Durresi. Njerzit ishin njesoj si ne qytetet e tjera, me te njejtat tipare thuajse, sjellje, si duket karakteristika qe kushtezoheshin e formoheshin nga kushtet, kushte qe ishin thuajse njesoj ne te gjitha qytetet.

Lashe tre libra ne bibloteken qendrore te qytetit, ndersa 7 te tjerat i lashe neper librari te ndryshme. Ne nje pike ku shiteshin gazeta dhe libra, u afrova dhe nje burre i vjeter me pyeti se ç’do merja. I tregova librin tim, e mori e pa dhe ia zgjati nje tjetri mosha ime. Si duket ky shiste gazeta dhe ai tjetri libra. Ai tjetri po e shfletonte dhe po e lexonte kalimthi. Kur s’kaluan as 2-3 minuta ai tjetri foli:

- Oo, jo jo, ç’eshte ky liber, jo s’mund ta marr, ky qenka liber me spiunazh, - dhe ma zgjati menjehere sikur e kish kapur xenkthi.

- Po merre or .... e ça pastaj – i foli shoku i vet.

- Jo jo, s’merrem une me spiunazh, a ba ba ba, rri or burr i dheut. Deformimi mendor dhe veteçensura kishin bere punen e vet. E ashtuquajturi qendrese ndaj diktatures apo kultura demokratike, qe u vishej shkodraneve me shume se qyteteve te tjera, m’duket se ishte diçka e hiperbolizuar. Kudo kish njerez me kulture demokratike dhe njerez me mungese te kultures demokratike.

Sidoqofte ky qytet me pelqeu, ia vlente te jetohej aty. Pashe qendren, disa rruge, dhe gjysmen e unazes. Pjesen tjeter te unazes e mora me mend se si do te ishte. Shqisat e mia e perceptonin ne vend, ne kohe dhe hapesire, shume me mire se shume njerez. Me mjaftuan 3-4 ore per te regjistruar e memorizuar ne menyre dixhitale me mendje dhe shqisa tere qytetin. U ktheva po me ate autobuz.

Ne Elbasan kisha qene, po me duhej te shkoja tek Biblioteka qendrore e qytetit. Me te pyetur, thone, gjen Stambollin. Mbarova pune aty, dhe me duhej te shkoja dhe ne librari, gje qe me dha mundesine te shikoja ca rruge kryesore. Edhe ketu, po te njejtat fytyra pellazgesh si ne Shkoder. Betonizimi e kish prekur, por jo aq shume. Qytetet kryesore te Shqiperise te jepnin pershtypjen sikur bashkite perkatese kishin punuar disi. 7 librat e tjere i lashe ne 2 librari. Gjeja qe ma prishi ca avenirin e pushimeve ishte çuni, qe na lajmeroi se makinen time qe e lija para shtepise ne Belgjike e kishin cuar ne Depanazh. Ai çifti i ri komshi, (qe ju fola ne fillim) kishin sjelle kamionin-vinç qe ulte plaçkat nga dritarja, dhe makina ima e pengonte. Policia kishte lene nje leter, ku lajmeronte se shpenzimet e karotrecit dhe parkingut tek depanazhi i paguante bashkia e qytetit. Kjo gje prape nuk me qetesonte. I vetmi ngushellim ishin birrat kriko 50 lekshe = 0.36 – 0.37 censhe, te ftohta e te fresketa.

Ajo qe vura re ne plazh ishte se kosovaret, shumica e tyre, nuk para orientoheshin me lekun shqiptar, e kishin shume te veshtire. Ne fakt per shume emigrante qe llogarite i bejne ne euro, ishte e veshtire llogaritja ne leke, por per kosovaret ishte dopio e veshtire. Kjo vinte edhe ngaqe shume klube, restorante, kafene, dyqane, gati 90% e tyre, nuk kishin meny me çmime. Ti uleshe ne lokal, por ne asnje tavoline nuk ndodhej menyja me cmime. Edhe kjo ishte nje pune e dobet e bashkise se Durresit. Ne pikat e internetit, ne lokale, ligji per mospirjen e cigares brenda, nuk respektohej. Te rinj te ndryshem, jo vetem qe nuk respektonin ligjin, por nuk respektonin as ata brenda.

“Eh, kafsh' or kafsh'!", mendoja jo per ate qe pinte, por per Buall Mavrine qe e kish mbushur administraten me njerez te paafte, qe merrnin nje cope rroge e nuk benin asgje. Ky super i paafte, nuk e kuptonte, se duke u marre me te paaftet, duke neglizhuar te aftet, duke mos degjuar ideatoret dhe ata qe jepnin, demtonte imazhin dhe mireqenien e Shqiperise dhe te vetes se tij. Dhe me e keqja ishte se ky drejtues i qeverise shqiptare, vazhdonte akoma te merrej me pislliqe, me pergjime, shantazhe, denigrime, inskenime ndaj tere kundershtareve te tij dhe kritikuesve te tij. Ky kujtonte me mendjen e tij budalle, se njerezit ishin qorra, nuk kuptonin gje nga prapaskenat e tij, nderkohe qe tere pislliqet e tij ia benin muuuu ne opinionin publik.

Ne Fier, qytet i dashur per mua, takova vetem xhaxha Nikon, i cili me tregonte per te disaten here historite e tij te burgut dhe punes se tij pas burgut ne Fier, konkretisht ne Azotik dhe vepra te tjera, ku kish punuar si saldator, karpentier, teknik dhe shofer. I kish mbetur peng ne mendje, qe te takohej me nje ish shokun e tij te qelise, te cilit ia kish pare foton ne nje gazete te Panorames 2011. E kish patur shok te ngushte, dhe tani qe ndihej i vjeter - ish 80 vjeç - donte ta takonte. I shenova te dhenat: Sazan Dema, çuni i Hysen a Hysni Demes, dhe i premtova se do interesohesha. Pyeta ne Tirane, tek shoqata e ish-te perndjekurve. Jo te gjithe e njihnin, por per fat nje grua qe punonte aty, me tha se e motra ndodhej ne Shqiperi, me pushime ne Himare, ndersa Sazani ne Amerike. Iu lashe numrin e xhaxhait dhe numrin tim, qe nese e takonin motren e Sazanit, t'ia jepnin. Takimi me Graven ishte po ashtu nje kenaqesi. Ai rrinte ne Golem. Nga erudicioni i tij ne çeshtjet shqiptare, dhe nga njohurite qe kishte nga bota (ngaqe kish udhetuar ne shume vende), mund te perfitoje shume. Sikur te kisha pushtet, te isha nje funksionar i qeverise a shtetit shqiptar, ate do ta kisha marre si keshilltar.

Kur u ndava me te, mora rrugen ne kembe, pergjate gjithe plazhin e Golemit. Ishte kenaqesi, plot pisha e peme. Ndertesat ishin gati 100 metra larg detit, rere plot, jo si ne plazhin e Durresit. E vetmja mangesi ishte nje ere e keqe fekalesh qe ndjeje ne disa segmente te plazhit. Me pati thene edhe Grava se e vetmja mangesi ishte mungesa e kanalizimit te ujerave te zeza dhe nje kolektori per filtrimin e tyre. Plazhi i Golemit, mendoj, mund te dilte nje nga plazhet me terheqese ne Europe, po te rregulloheshin ato 2-3gjera. Ne krahun tjeter te Durresit, matane Currilave, ishte nje plazh i cuditshem, me uje krejtesisht kristal. Per mua, si njohes i paket e i dobet i vendit tim, zbulimi i vendeve dhe plazheve "te reja" ishte nje risi ngazellyese. Me autobuzin e Currilave, mund te shkoje deri tek stacioni i fundit, dhe pastaj te merrje rrugen e kodres ne kembe. Deri ne nje fare vendi ishte e asfaltuar, pastaj vazhdonte po rruge makinash por e paasfaltuar. Ngaqe ishte dite jave shtatori, neper lokale (te rralla shyqyr) kish pak njerez. Nje klubist qe pyeta me shpjegoi se ne fundjave ky plazh dhe lokalet mbusheshin plot.

Ate dite eca aq shume sa dukej porti i ri qe mendohej te behej, dhe ca çisterna te medha. Dola ne krahun tjeter dhe zbrita poshte ne xhade, ne rrugen e Spitalles. Ky udhetim disaoresh dhe nje udhetim me autobuz per tek Qyteti Rinia, me dhane mundesi te dixhitalizoja me mendje tere hapesiren e Durresit dhe te llogarisja gjithçka per çfarë kish nevoje ajo hapesire, sa investime duheshin bere dhe si duheshin bere. Gjate bisedes qe pata me nje pensionist laçian, duke pire birre ne plazh, mora vesh se plazhi i Patokut po zhdukej nga futja e detit. Ndertesat e vjetra te socializmit ishin gati ne mbulim nga uji. Qeveria e dietes, siç dukej, as qe e cante koken per nje nga resurset e qytetit blu te PD-se. Te pakten ta kish dhene me konçesion tek belget apo hollandezet per 34 vjet.

Me Bariun, personazhin kryesor qe u mor me varrimin e disidentit Grigor Zaharia (Ligori), u takova qysh ne fillim dhe e çova afer ish-shoqates se te perndjekurve per te me treguar me hollesi se si kish ndodhur incidenti me nje nga fodullet e parlamentit. Bariu i shkrete, qyshkur Ligori kish dhene shpirt ne spital, ishte interesuar dhe kish gjetur motren dhe nipin e Ligorit, por ata i kishin bere dalje Ligorit, kishin vite qe nuk i flisnin, dhe as qe donin me te dinin per te. Nderkoh qe trupi i Ligorit rrinte ne morg, Bariu ish interesuar ne Bashki e institucione te ndryshme, por pa dobi. Hajdutet e qeverise, parlamentit, pushtetit lokal, ishin te zene me milionat, dhe nuk kishin nje fond te vogel per varrosjen e nje disidenti. Tek shoqata e ish-te perndjekurve, shyqyr ish pergjigjur nje ish-i perndjekur biznesmen, dhe pas 10 diteve ne morg, trupi i Ligorit u varros, varrim qe beri buje per shkak te incidentit qe ndodhi afer Parlamentit.

Nuk mund te ikja pa e takuar disidentin tjeter, Hysen Shoshori (Cenin). Drejt e ne Laprake, e me te pyetur mezi e gjeta shtepine ku rrinte Ceni. Ne katin e 6 te nje parafabrikati, deren ma hapi çuni i tij. As e njihja, e as me njihte. Dalloheshin qarte tiparet e Cenit.

- Si, jeni? Mirë? Cenin desha te takoj – buzeqesha une.

- Po urdheroni – dukej pak si i hipnotizuar i biri, thuajse bashkmoshatar me mua.

U futa brenda, Ceni ulur si gjysem shtrire, ferkonte lleret sikur largonte ndonje mize.

- C’kemi Cen? - u gezova kur e pashe dhe u afrova ta perqafoj, por asnje reagim. Prisja qe ai te hidhej nga respekti i madh qe kishim per njeri-tjetrin, por jo.

- Ceni ka ca muaj qe nuk kujton asgje, nuk ndjen asgje, - me foli çuni tij, duke me treguar se nganjehere dhe nevojat personale i bente aty, dhe ishin te detyruar t'i vinin pampers. Po me vinte keq qe Ceni nuk po kujtonte gje.

- Po ju ku e njihni Cenin, nga e keni njohur?

- Me Cenin ka vite qe njifem. Ne mos gaboj e njof nga Ligori, - dhe vertet nuk po me kujtohej preçiz se si u njoha me Cenin. Dija qe tek Pallati Kultures takoheshim me Cenin, pinim kafe dhe bisedonim per tema te ndryshme. Fillova t'i tregoj per Cenin para se te bashkohej me familjen, se si i thoja qe t'u fliste femijeve, gruas, dhe te mos e ushqente me inatin, se ashtu ishin ato kohera, kur familja mbante distance dhe nuk te vinte ngaqe duheshin mbrojtur femijet.

Ky ligjerim i sinqerte i imi, kujtesa e muhabeteve me Cenin, e transformoi te birin dhe gruan e te birit.

- Degjo ketu, kush te ka derguar? Me çfar' misioni ke ardh' ketu? Nese ata te kane thene te flasesh per nenen tone – vazhdonte te fliste ai, duke me vene ne nje pozite te veshtire e te paimagjinueshme.

- Si e gjetet shtepine tone? Kush ju solli? – foli e shoqja. Pasi mbaruan se foluri, e mora fjalen me qetesi, per te shmangur acarimet dhe ofendimet qe mund te lindnin.

- Pike se pari une vij nga emigracioni, nuk rri ketu ne Shqiperi. Pike se dyti nuk e njoh nenen tuaj, as juve, veç ç’me ka folur Ceni, qe po te kish kujtesen tani (te ish ne rregull tani, doja t'u thoja), do beja muhabet me te, dhe me vjen keq qe ai s’po kujtohet, – dhe shihja Cenin qe po i binte kokes me grushta.

Si duket ai po kuptonte diçka nga debati qe po zhvillohej ndermjet nesh.

- Jo se kshu vinin dhe disa shoke te tij, – foli e shoqja e çunit, - qe veç kane perfituar nga Ceni, mbrapa kraheve.

- Kam pare shum shoke un' qe veç ... – perforconte i biri, duke shprehur njekohesisht dhe zemeraten e tij, duke me treguar per shtepite qe qeveria i kish dhene Cenit dhe qe shoket ia kishin marre. Kisha degjuar nga Ligori per nje shtepi qe bashkia ia kish dhene Cenit dhe ia kishin marre si per pune shoqate, para shume viteve.

- Une nuk e di se per çfare pislliqesh flisni juve. Jo vetem se u rri larg ketyre, por me iku jeta ne emigracion me shume, dhe per rastin e asaj shtepie kam degjuar nga Ligori, – dhe m'u kujtua biseda qe kisha bere me Cenin aty nga 1995-96 per kete çeshtje. Ai ishte ndjere si i turperuar nga ky muhabet, e kish quajtur pronen e tjetrit, dhe une s'e kisha ngare me tej kete muhabet.

- Kush eshte ky Ligori?

U shpjegova kush ishte dhe i tregova per incidentin e varrimit te tij. Sikur u qetesuan pak. Nderkohe qe Cenit po i shpetonin lote. Me mbrapa i pyeta per leket e shperblimit dhe biseda u fut ne rrjedha normale.

Ajo qe vura re ne Shqiperi ishte se shume njerez kishin pesuar deformime mendore, deformime ne karakter. As ne kohen e socializmit e as ne ato fillime te tranzicionit, shqiptaret nuk ishin kaq shume te deformuar menderisht e shpirterisht. Nuk dije kujt t’ia vije fajin: sistemit kapitalist shqiptar, qeverise, Buall Mavrise, pushtetit lokal, ushqimeve e pijeve te deformuar nga kimikatet e farezat e huaja gjenetike, kujt? Apo te gjithe kishin pjesen e tyre te fajit ne kete deformim e shkaterrim te vlerave njerzore?

Se fundi nuk mund te rri pa permendur nje nga moskotieret e Peshkut. Blendin e takova ne nje lokal, pas disa sms me telefon. Folem per politiken, ekonomine etj. Qe ai te mos te ndjente veten dhe kohen si te harxhuar kot, dhe per te vleresuar kete kohe e personin e tij, gjate bisedes e rrotullova muhabetin tek format e investimit duke i hapur nje dritare atij per te pare me qarte ate qe ai nuk e shihte dhe mendonte ndonjehere. Iku i kenaqur nga mua dhe me premtoi nje interviste, gje qe ia kisha kerkuar me takt. Pas 4-5 ditesh u be perseri i gjalle, dhe lame oren per interviste. Them se intervista nuk doli keq, por nuk doli besoj aq sa do e deshiroja une.

Kur ra muhabeti i shitjeve, - libri im ishte shitur nja 50 kopje -, ai permendi librin e Blendi Fevziut qe ishin shitur mbi 50 mije kopje: ketu harrova t'i them se lexuesi terhiqet nga titulli. Ne fakt per E. Hoxhen kisha shkruar edhe une, por shkurt, biles kisha sjell tek V.Q. edhe nje fakt te rendesishem qe libri Fefziut nuk besoj ta kete: ate qe E.H. aty nga vitet 1974 a 1976, i ka derguar nje leter Xhimi Karterit (Departamentit te Shtetit Amerikan), ku i kerkon dhe deshiron lidhje dipllomatike me USA. Por amerikanet i derguan pergjigje negative. Ky fakt e shfajson E.H. per mospasjen e lidhjeve te Shqiperise me Ameriken. Blendi me premtoi se kete interviste do ta jepte ne nje nga programet e tij, por nuk e di se ç'eshte bere.

Shpresoj qe vitin tjeter te vizitoj qytete e qyteza te tjera qe nuk i kam pare, pasi jam mangut me njohjen e vendit tim, te cilin dua ta shoh mire e me mire. Bursen, kete institucion qe me mbush plot emocion per shkak te ideve qe dua t'i praktikoj tek ky treg, nuk mund te rrija pa e vizituar. Trokita lehtesisht tek ajo dere ku trokisja cdo vit, dhe hyra brenda. U gezova qe pashe po ato fytyra qe shihja gjithmone, dhe plot emocion fillova te flisja se ç’ishte bere, a kish ndonje listim me shume, avash-avash gjersa motoret m'u ngrohen dhe filluan pune me disa kuaj-fuqi me shume.

Hapa temen e obligacioneve te CO2, investimeve nepermjet tyre, e me pas edhe tek obligacionet e tjera.

- Ti vit per vit, na thua nga nje gje te re – buzeqeshi Filip Nikolla, nje nga kryesoret aty ne Burse. Iu tregova dy nga format e omruilit te obligacioneve te ngrira ne investime (pasqyrimi i rrotullimit ne vlera), nga disa forma qe ekzistojne. Biseda u be interesante edhe per dy punonjesit e tjere aty, gje qe me dha pak ngrohje. Filipi me foli per disa iniciativa te Bashkise dhe nje banke aty, per gjelberimin e Tiranes mbjelljen e shume fidaneve, nje gje e mire kjo, por nuk ishte i sigurt per formen e investimit: a nepermjet obligacioneve te CO2 apo ndonje vlere tjeter. U ndame si miq, ose me sakte me me shume mirebesim tek njeri-tjetri se vitin e kaluar, faktor ky qe i ben palet te besojne me shume tek njeri-tjetri dhe te pranojne idete e njeri-tjetrit ne te mire te tyre, ne te mire te ekonomise shqiptare. 

 

213 Komente

Krye-perla e perlave.

Pjer, je gjigand vllai! C'i do llafet.

Ma bëj hallall Pjer, por nuk po të lexoj sot. Të betohem që nuk kam kohë, më duhet të iki. Gjëja e parë nesër është padyshim leximi i kësaj (prandaj dhe po shkruaj që ta kem për nesër).

Sikur të ketë të njëjtin nivel si ato pjesët që më kishte skanuar Emo nga V. e Qarta, do jetë kënaqësi e veçantë.

 

E vure shishen Kavir? Ja po e vej dhe une nje. Pjer urime.smiley

sa jam kthy nga nji dite e lodhshme ne downtown (per monden: anej nga center street, e di ti mo, shprehim devocionin per hyqymetne). nuk besoja se do kish gje qe do me ngacmonte dot. kur ja: zoti me i dor te hedh, me i tjeter te pret.

do e printoj dhe do e lexoj me nge. nuk me njel hatri qe s'ma dha per redaktim.

ymer!

 

Vallahi Emo mgjs ka nevojë për redaktim, do ta kishte humbur një pjesë të mirë të origjinalitetit.

Më vjen ca inat që nuk e kam VQ, por ndoshta në Fier mund ta gjej nëse ka mbetur ndonjë kopje pa u shitur...

Doli me rob shpie!!!

E kam prit si buken turke kur u hap furra e pare te mulletsit!

Ueeee mjeshtri dora vete. Do ta lexoj menjehere!

Mjeshtrin e ke pas ne Shqiperi mor maskara dhe nuk e ftove per nje birr!!!

Vet ke dal me humbje, me siguri qe do te kish shkruar dicka dhe per ty mjeshtri!!!

Na rri tashti, e humbe mundesine per ta futur emrin tend ne faqet e historise se shqiperise.

Pjero, me ne fund e paskerke vizitu Shqiperine me teper se çdo here tjeter.... Populli yne thote i llaf.... fito dashni te reja, po mos i harro ato te vjetrat.... Po me vika keq per Bradin, qe nuk paska pas kohe me te taku per here te dyte, e sa per Graven, harrom e paste qe nuk me paska lajmeru mu se paske ardh ti......

ps

Pjero, shume gabime ortografike shoku, shume... nuk te nderon ty qe je dhe autori i VQ.....

ej a ja ve te lexohet kjo se qeka shume e gjate. nai review kshu per sevap?

Po qe te fjalia ku Pjeri shpjegon gruas se po e le wiskin pa pire ne fund te shishesh per te provokuar djalin . Merret vesh qe eshte perle!!!

smiley

ka pafun. pafun. nuk ka dramen e 1-shit, por ka nji pjekje tropikale te papame. 

me vone analizat!

Falemnderit, Peshku!!!

Ron po ti pse merr kot o burr, apo se pe qe Pjeri permeni pune keshilltaresh? Rri urte kap nai drejtor drejtorie po me nigjove mu se do dalesh bllof po ju afrove elitave.

Ah skam kohe skam kohe

 

"10 qofte, dy buk, 4 birra, me kushtuan 480 lek. Lashe 500 leke = 3.70 euro dhe mbeten te kenaqur te gjithe"

Me none e moter hovardaret si ti jane te rralle o Pjero. smiley

I bukur si Benigni tek "La vita e' bella". Je vertet i vecante Pjer. smiley

"Ajo qe vura re ne Shqiperi ishte se shume njerez kishin pesuar deformime mendore, deformime ne karakter. As ne kohen e socializmit e as ne ato fillime te tranzicionit, shqiptaret nuk ishin kaq shum te deformuar menderisht e shpirterisht. Nuk dije kujt t’ia vije fajin, sistemit kapitalist shqiptar, qeverise, Buall Mavrise, pushtetit lokal, ushqimeve e pijeve te deformuar nga kimikatet e farezat e huaja gjenetike, kujt, apo te gjithe kishin pjesen e tyre te fajit ne kete deformim e shkaterim te vlerave njerzore."

Nuk kam fjale!

Pjer, nuk mund te shkruash nje liber te tille? Mbi udhetimet e tua ne memedhe duke mos lene pas dore as V.Q?

Duke lexuar pjesen mesiper, te cilen e lexova me endje dhe pa ndalese, mu kujtua I Huaji i Kamys. Nje univers paralel ku Mersoja shqiptar nuk eshte e thene te kete te njejtin fat...

buke per peshq (peshq emigrante dmth)

ne nje fare menyre peshkun e ka pushtu pjeri

e keni bo si nastradin, shejtan - budalla dmth

 

Pjero, sa per ty , hallall pena, hallall konjaku, dhe hallall qe paske nji muj pushime smiley

 

pse xhelozohesh ti....

nuk gjellozohem

thjesht besoj se eshte bo terkuze puna e pjerit, nga kta burrat e peshkut me 7 pash mjeker smiley

kaq.

hajt mo, naten e mire tashtina smiley

ok, pajtohem me ty ne kete pike.

 Bradi ishte me teper nje njeri praktik dhe jo teorik si puna ime. Nuk merrte vesh nga asnje lloj teorie apo doktrine( ketu ke gabuar pjer). Faqja e Peshkut, ishte per te nje argetim por edhe nje shkolle, ku ai mesonte gjera te reja. Nuk ishte ithtar i Buall Mavrise, sic i kishte dale nami, por i Shqiperise. Donte si gjith emigrantet, ta shihte Shqiperine mire e me mire(kete ta besoj).

 

mjafton vetem nje fraze e pjerit dhe bradi behet njeri dhe rifiton respekt. e kisha nje dyshim se nuk eshte ashtu sic paraqitet dhe pjeri ma konfirmoi.

i gjithe artikulli eshte i mrekullueshem dhe stili i pervecem.je njish pjer tani e kuptoj pse peshku te ka me kimet. 

 iu rekomandova se mund t‘ju vidheshin te nesermen (te shtunen) dasmorve e te shkoninn ne nje plazh me jodio aty afer, Patok.

Pjer, sa per dijenin tende, plazhi i Patokut ka te pakten nja 10 vjet qe nuk ekzistom me. Eshte kthyer i teri ne kenete e mocale. Per pjesen tjeter te shkrimit, sidomos mendimet qe ke dhene nga fundi do ti replikoj, por me duhet pak kohe sa ti studjoje mire. Po CO2 cfare eshte Pjer? Nuk besoj se e ke fjalen per gazin karbonik. 

kuazi lexoje deri ne fund se ne nje pike e thote qe plazhi i patokut nuk eshte me. nuk mund ti humbasesh paragrafe shkrimit se del bllof pastaj.smiley

paske te drejte. Paska qene ai Lacjani qe ja ka thene perpara meje. Po Pjeri ka te drejte; nese qev eria do ta kishte dhene me koncesion per fiks 34 vjet kete perle te adriatikut belgjeve, situata nuk  do te ishte si sot- keneta e mocale.

Bradi u duk pas nja dy minutash, me nje makine te rende. Ishte nje djale i kendshem, rreth te 40-tave. Megjithse kisha deshire ta çoja tek lokalet buze detit, e ta palloja...

Une deri ketu e lexova smiley

More maskara, mos ja nxirr Pjerit llafet nga konteksti.....

Epo shqiperia liberale eshte tani.

C'pune te prish ty se me ke pallohet Bradi?

Pjerin e kam ko-patriot ,prandaj e respektoj me se shumti nga gjithe peshkataret tjere.Per bese ,e kisha plan qe personalisht t'i trokisja ne dere dhe te kerkoja kopjen jubilare(nr 51) te VQ-se,por pas kesaj eksperience me Bradin,s'ka zot qe me çon tek Pjeri,t'pakten jo pa shoqerine e nja 10-15 bodigardave tjere smiley

Jam merakli i librit,por,pallosjen nuk ia kam me borxh askujt smiley

– dhe shihja Cenin qe po i binte kokes me grushta. Si duket ai po kuptonte diçka nga debati qe po zhvillohej ndermjet nesh.

Kjo me se miri mund te jete skene nga ndonje film i David Lynch...wtf

Po pse si meno ti Dejono, debati mes Pjerit dhe atij çunit, mos ishte valle, se cili do ti ngarkonte mushkat me flori i pari dhe Ceni si burr plak qe ishte nuk e mbante dot lopaten me mush thaset dhe njelte me gisht ne goje...???

 

..."10 qofte, dy buk, 4 birra    smileysmiley

 

Ky shkrim meriton te marre cmim. Ne mos Nobel, te pakten Penda e Arte a e Argjente, si e kane ato qe jep Ministria e Kultures. Cfare rradjoskopie. Cfar skanimi i mprefet i ralitetit. Me duket sikur kam qen dhe vet pjesmarres ne shume nga takimet e kortezise se autorit me personazhe nga me te larmishmit. Ngjan pak me udhetimin e "Doktor Gjelperes" se Konices ne Shqiperine e viteve '30. Me i llaf, perle

gelltitu ... 

Shyqyr qe dy valixhet e medhaja nuk e kaluan 21 + 23 kg. Per te voglat sikur dyshoj pak. I tham se peshon buka dhe ujti qe kemi marr me vete. Na tha qe ta hanim para se te hypnim ne avion. 

lol

smiley 

 

Sa e ka rrogen Bradi ekzaktsisht? smiley

Shyqyr qe stjuardesat ishin elegante se po te ishin ndonje e shendoshe me vithe 60 cm, do kish probleme me ate korridor

 

Calculatriceeeeeeeee! smiley Ka sens mase, ka sens leku, ka dhe sens humori!! smiley

.

e imagjinon c'i ben imagjinates fakti qe nje pellembe burri ca e mbledhur (qe te beje "grop"-in e famshem englez) eshte aty tek 20 cm!!!

rri se do e marrin inat, nëse nuk i plotësojnë përmasat e Pjerit. smiley

 

Pjer ti qenke dhe reporter shume i mire, ka aq shume detaje aty sa nuk nevoj per te nxjer nje konkluzion se ne cgjednje eshte sot Shqiperia.. ate "deformimin e mendjes dhe karakterit te shqiptareve" e ke konstatuar shume mire, te njetion mendim kam edhe une.  nuk eshte problemi vetem tek birrat kafet cmimet e lira ose te shtrenjta, te "bolliku" apo bukurite e vlores apo te shkodres, aty te cmendin sherbimet publike administrative ne gjykata spitale Bashki ose Komuna.20 vjet shpenzime ndihma kolosale qe jane bere per ate vend nuk kane ndonje produkt te dukshem qe te mebetesh i kenaqur me standartet e jetes! Une isha 17 dite ne Shqiperi dhe ne keto 17 dite ne gusht kishte 15 krime te renda, si vrasje grabitje ne dhune, ne mes te dites dhe bash ne Kryeqytet! Ryshfeti ne gjykata spitale ishte skandaloze, pensionistet aty trajtohen si kafsh, pas nje lloje kujdesi apo ndihme njerezore, ne ambulancat e lagjes, mjeket e shtepise  i rrjepin pensionistet, u marrin edhe ate pak rroge qe marrin,  i sorollatin shume keq,  me burokracira, me  allishverishe me ilacet e imbursuara nga shteti, por qe bejne bizne me i lace qe duhet ti blejne ne farmacite private ku jane te lidhura , u japin falas vetem ilace te skaduara, kete e kam fakt nga nena ime vetem ti pyesesh pensionistet dhe do te kuptosh se si funksionojne sherbimet publike.. mizerje fare!  

Booo cfare superlativash!!! Megjithese kane nje gjysem mendje tip seriozisht brenda, dhe gjysma tjeter eshte me teper si shaka, dashamirese e pa te keq. Gjithsesi po t'i mbledhesh gjithe gjysmat (e mendjeve) me lart del nje vleresim goxha i madh per PT.

P.S.: do t'i kthehem edhe une me vone se s'kam kohe tani, pasi qenka shume shkrim i gjate smiley

Pershendetje... se na rreshqiti e marta per duresh, ne peshk:

Tuesday's gone... with the wind

 

Pjer, me shkaterrove nga syte, por shkrimi e meritonte pak korrigjim smiley.

p.s. Do kthehem prape per te komentuar.

O Brado po ti mer pse skuqesh kur le bakshish?

Nga inoti mo vlla,1500 leke bakshish vetem per pordhe smiley

Shumica po vene shishen dhe ikin. Une po them dy fjale me shume. Pikeshikimi eshte prej shqiptari emigrant turist, me nota pikante,por jo aq sa ne viziten e kaluar. Ose Shqiperia eshte bere me e mire, ose syri Pjerit eshte mesuar tashme disi me kete realitet. Ka dy kategori emigrantesh kur kthehen si vizitore, njera me qasjen e tipit naim, fusha me lule e bregore bukuroshe (Atdheu eshte perhere i bukur) dhe nje kategori me qasjen e tipit konica, nje dashuri e hidhet, qe thumbon stonaturat me syrin  e europianit.

Pjeri i ka vene ne balance te dyja duke anuar pak nga veshtrimi prej turisti por pa harruar qe eshte edhe ekonomist.Kudo me laps ne dore i biri botes, kaq lek birra, kaq leke qoftja, e kthyer dhe ne euro, kaq cent, jo si ne dorshpuarit .Kjo puna e cmimeve te lira te kafes, birrave dhe qofteve eshte vezhgim i mire.Shqiptaret prandaj dergjen ne kafe duke gjerbur nje kafe , per nje pjese te mire aty fillon e mbaron argetimi.

Me pelqeu deshira e Pjerit per te takuar e sajdisur te njohurit e tij, ish te perndjekur.Atmosfera e tendosur e krijuar ne viziten tek familja Shoshori, nje penelate e shkelqyer per te treguar se si jane tallur me nje pjese te ish te perndjekurve.Dhe ai episodi me shtepine qe ja kane marre  ish bashkevuajtesit e tij(nqs eshte e vertete) shume domethenes.

Portretizimi i Bradit, qershia mbi torte. Me ne fund u hodh pak drite mbi figuren me misterioze te peshkut.Me rroge te madhe shoku, me makine te madhe...prandaj flet shkurt ketu, burrat me peshe i kane fjalet te shkurtra lol 

.Me rroge te madhe shoku, me makine te madhe...prandaj flet shkurt ketu, burrat me peshe i kane fjalet te shkurtra lol

ose koken e madhe, dmth plot..smiley

Hajde reklame qe i ka bere Pjeri Bradit hajde, ca do me shume Bradi nga peshku, nami i doli qe eshte doreshpuar..smiley

 

Spiro, jo makine te madhe.... po makine te rende..... se sikur jane dy gjona te njejta, por me kuptime te ndryshme.....

Me beri pershtypje mbiperdorimi i theksuar i fjaleve turke kur ekzistojne ato shqiptare ne vend te tyre. Nje fakt qe nuk duhet anashkaluar.

Dhe te pretendosh te jesh me eksperience nga alkooli dhe te porosisesh Becks sikur nuk shkon.

Nuk mersha vesht nga asnje lloj teorie,pse budall isha une te boja teorina me ty Pjero ? E provoi Olsi i shkrete mire qe i the qe se qepi gojen gjate gjithe bisedes por e quajte dhe '' Sfungjeri Izolues " dhe mendova,perpara ketyre me mire qepe Brado perpara se te hash noj nofke smiley Pastaj Pjer,kur te degjon ty as nuk ke ca te thush mo vlla,mekesh smiley nejse je i modh u kenaqa me kete qe ke sjelle smiley

Rendesi ka qe Pjerinin e ke respektu shume i ke vajt me makine dhe e ke qeras, kjo tregon se je xhentil me emigrantet cilesi e mire kjo, por per rrogen ose per ndonje gje tejeter nuk ka rrejt besoj?!smiley

Per rrogen....hmmmm....me thone te drejten nuk e marr vesht si me ka zhbiru dhe me keq akoma se mbaj mend fare se si ka rene muhabeti sepse qe nje kohe e shkurter dhe une duhet te ikja se kisha plaken pa qejf,nejse,rrespekt,une nuk hedh poshte asgje nga ato qe ka thene smiley

Qe ja ke thene me gojen tende ja ke thene, tani mbaje me shendet qe je paralli i madh smiley

mund te kete ndodh keshtu, i ka thene vendin e punes ,biznesit, dhe Pjerin ja ka bo llogarine me njehere pa qene nevoja me i thone Bradi sa e kishte rrogen smiley

Tani,seriozisht qe nuk e mbaj mend,mgjth Pjeri mund te na ndricoje per kete sepse une se kam per zakon le qe eshte dhe turp ti thuash tjetrit qe kam kete e bla...bla...por dhe imagjinate e Pjerit nuk eshte,seriozisht nuk e mbaj mend si ka dale muhabeti.

smiley

Atmosfera e tendosur e krijuar ne viziten tek familja Shoshori, nje penelate e shkelqyer

se bashku me jermin e kerkimit per nje aparat tv-je per te ndjekur nje interviste te sales tek 1-shi, jane dy skena qe do i benin nder shkrimtareve me te mire sot, jane dy skena qe mund te mbajne ne kembe nje roman te tere te shkelqyer, te tilla qe nuk u mbeten mangut emrave me te mire te prozes sot!

E kam shume-shume seriozisht kete!

Duhet ta theksoja gjevalle dhe une mesiper qe e kam seriozisht?

mua me erdh ne mend uelbeku.

ndoshta ketu jemi ne gjurmet e romanit te madh te munguar shqiptar te pas 90-tes. nuk po them me patjeter qe Pjeri te jete autori, por menjehere ndihet ajo qe materiali eshte aty per te.

Them qe do shkruhet nje dite, dhe them qe dita mund te jete afer. Edhe pse dy dekada pa titull te madh nuk se jane kushedi se cfare per letersine e nje vendi 3 milionsh, merret vesh. puna eshte qe u mesuam keq me kadarene, i cili qe nje kohe (rrth 20 vjet, fund60-fund'80), qe titujt e medhenj i nxirrte si simite.

 

  smiley

Vallaj o Çimo ene po u shkrujt kjo Balena e Bardh te siguroj qe ska per ta

mor vesh njeri, sepse nuk lexo mo njeri ne at ven!

un nuk e di kush ka ardh me menimin qe letersia duhet te jete sport masiv. po ashtu nuk e di pse robt i hyn krahasimeve dhe thon qe psh nuancat e Grise ia merr 1000 fish nje libri te s. becketit. ajo ashtu eshte e supozume te jete. se per te q*, q* te gjithe, kurse per te lexu nuk mjaftojn kurset kunder analfabetizmit ose gjimnazi me detyrim. me lejo te them qe edhe ismailin ne monizem, pjesa derrmuese e atyre qe e lexonin nuk besoj se qene te afte ta metabolizonin. dmth degjoje shpesh fraza si "e ka nxjerre bukur figuren e tursun pashait, qerratai". aq, dhe kalo maton.

them qe mendimi per de-elitarizimin e letrsise si "sport i rende" dhe jo per te gjithe, do kete rrjedh edhe nga propaganda leniniste mbi artin dhe shkrimtaret si ndihmesa* te partise.

* nuk kam pare ofendim me te madh se ky per nje krijues me ter mend. po edhe ata ne fakt nuk e kishin per krijues me ter mend.

Dakort, por une e kisha llafin tjeter ven. Ja ta zejm se Qerim Qerimi ka nxjerr Balenen e Bardhe te letersise shqipe te post 90ve. Nuk ka mekanizma qe te ta sjellin ty ne vemendje ne Upper West side. Do thoj nanjoni diamanti dallohet kollaj ne minieren e qymyrit. Mire mer po qe te shkosh te ai kodosh diamanti duhen kazmat, lopatat, madje dhe drita e dores qe ti japesh mundesine qe ai te ta terheqi vemnejn me shkelqimin e vet. Nuk ka mekanizma, nuk ka kritike letrare profesioniste, madje, fuck it, edhe diletante te jet por te jet. Kritika behet vetem ne rrethe shoqenore, e nderkohe libri i Qerimit rri pa shit! Nuk e di sa arrij te shprehem. 

s'di a te ka ron ne sy aktiviteti I shoqates "100 mije poete per begatimin e atdheut".

Me siguri duhet te jete shoqat kineze

hajde Pjero, hajde! ja bere fora! Lexova vetem hyrjen, deri te treni po jap fjalen e burrit qe do ta perfundoj gjithe shkrimin meravilioz me vone.

P.S. Pjer djali, ke bere buje, po interesohen njerez me pushtet per ty.

Mbas nje muaji do shkoj ta takoj ne Belgjike dhe do tja bej Oferten smiley

hahahaha smiley O Brad, akoma flet sikur ke celesat e kulles barit ne dore?

Shkrimi ishte fantastik. Une them qe eshte material per film. Me clodhi. Ne oren 8 kam hy ne zyre sot, ne oren 7 kam dal. Ne Washington ka fillu Bloodbath, ristrukturime gjithanej, nuk ha mo qeni petlla, vetm sot kam bo 5 "severance agreement", NGOs bleeding like a motherfucker. Me vonese por dhe ne DC erdhi kriza. Mbas gjith ksaj dite llahtar, shkrimi i Pjerit ne fillim mu duk si mirazh. Nuk po e merrja vesh a kish dale me te vertete (Çelo u vra me te vertete) apo truri im i lodhur po bente lojra. U sigurova vetem kur e printova dhe e futa ne cante. 

Ca te komentosh me pare. Provokimet e Pjerit karshi djalit; buken dhe ujin ne cante; insinuatat sexuale me stjuardesa elegante dhe sportelisten e pashme dhe te kendshme te ujsjellsit; vajzen belge qe le familjen dhe martohet ne burrel; bradin qe e ka rrogen sa e Nishanit dh e Berishes bashke por qe smerr vesh nga asnjelloj teorie; librashitesit shkodrane; ngushellimet per realitetin e hidhur qe shuhen me birre 50 lekshe;  viziten te Ceni; apo qe Enveri pat kerkuar ngrohje me amerikanet por Carteri ja kish lene thate?

Se ku e kishte gjet ate dreq Birrarie tek ura e Dajlanit nje zot e merr vesht,500 lek te vjetra nje Krikell smiley po cdreq Birre ishte ajo, po nje shishe e vogel uji ben 600 leke,nejse nuk nigjova gjo qe kishte kap Spitalin,shyqyr zotit.

NGO me severance agreement...shum funny

Pranej pra po them qe ne DC deri tashti ka honger qeni petlla me mjalte!

Ahah... Ron. Nje moment sinqeriteti si asnjehere tjeter. "Faji" i Pjerit tone ndoshta edhe per kete.

Nga ana tjeter, jam dakord me Ruzhdien: Mos abuzoni me Pjerin! "Gjynah tek Zoti"! Shume really! smiley

Nuk mersha vesht nga asnje lloj teorie,pse budall isha une te boja teorina me ty Pjero ? E provoi Olsi i shkrete mire qe i the qe se qepi gojen gjate gjithe bisedes por e quajte dhe '' Sfungjeri Izolues " dhe mendova,perpara ketyre me mire qepe Brado perpara se te hash noj nofke smiley Pastaj Pjer,kur te degjon ty as nuk ke ca te thush mo vlla,mekesh smiley nejse je i modh u kenaqa me kete qe ke sjelle smiley

Oh, me se fundi pak drejtesi! smiley

Por "sfungjeri izolues" me sherben per punen time Brad. Keshtu qe Pjeri keshtu me spond, thjesht me ka bere mire. Reklame indirekte... dmth. smiley

Pjeri s'mund te beje keq. E ka ne natyre. smiley

smileysmiley Pjer, je i madh - apo sic eshte ne mode te thuhet tani ne Shqiperi, "i papare."

fakti qe Bradi ka dash me diskutu per librin eshte shenje e mire. Dal ne konkluzionin qe Bradi e ka lexuar.

Mua po me habit qe s'i ka kerkuar autograf Pjerit. Aq shume te jete emocionuar?

Heren tjeter kur te shkosh, vizito edhe pjesen Lindore te Shqiperise, po ka kohe, ehu, deri heren tjeter kush e di ç'hynere te tjera do kete bere Buall-Mavria !

flm djema e vajza, kur te kthehem nga puna do lere nje koment per te gjithe, se tani do nisem per pune smiley

Futja kot 

a nuk ishte Bradi spiun....tu fotografu robt qe shisnin tek tezgat?

O Brado, po me gjasme e paske tere kete rolin qe luan te Peshku ti mor burre? Une thashe se ishe vertet i madh ti, i lidh me pushtetin. Ik se u zhgenjeva shume! 

Prurjet kaq te gjata e kam si zakon i'a fus me zigzage.Shpesh s'i nis fare,por kte e lexova resht per resht, me nje kenaqsi te vecante.

Faleminderit!smiley

Nuk e di pse paska bere kaq buje ky shkrim, thjesht gjera te zakonshme, ju e paskeni nxjerr si nobelist lol. Nejse.

Gjerat e thjeshta, te zakoneshme, por kur prekin telat e zemres krijojne kryevepren. Pse cfare ka psh te jashtezakoneshme piktura e Mona Lisa te Da Vinci, qe sot mbahe si nje nga kryeveprat boterore? Nje grua e thjeshte me duar te kryqezuara e me nje veshtrim te qete por qe mbart miresi dhe perkushtim. Edhe pasazhi i Pjerrit, shkruar thjesht, shpesh me detaje te renduara, por kur mbaron se lexuari e kupton se te gjitha ato detaje, apo dialogje te rendomta, pa e kuptuar te kane dhene nje imazh realist te Shqiperise se sotme.   

Faleminderit Pjer qe ndave keto dite ditari me ne. I duhet nje sy i ftohte per ti bere editim.

Paska ardh vitiriu ke peshku smiley  faleminderit  Pjer!

nga kjo perralle mesuam qe bradi le bakshish smiley

Bakshishmeni smiley

ndersa ka lene bakshishin,bradi ka buzqesh i emocionuar.kjo do te thote shume,sipas meje.autori s'ka dasht me dhan detaje si duket,por kamarierja duhet te kete qene derr seksi.bradi,pastaj,e ka rrotullu punen, sikur ishin krejt rastesisht te ai lokali.smiley

edhe une kete kuptova musta-kuq smiley

faleminderit Pjero! asnjehere nuk zhgenjen.smiley

Marvelous!smiley

Qofte e birra per te teeeeere! smiley

u pa puna, po qes nga senduku nje diqiture me qofte prape smiley

Shyqyr zotit qe ka nje personazh tek peshku qe i ven pak a shume te gjithe dakort dhe ul gjakrat e debateve me spec. Kisha bindjen se Pjeri do te kishte takuar edhe mozen ne Shqiperi (edhe pse e konsideron si nje lloj nastradini). Ndersa e lexova te terin se bashku me komentet e mesiperme, i bera nje pyetje vetes:- "Po sikur kete shkrim ta kishte bere Hurbineku?"...

Mendimi im personal eshte se personazhe si Pjeri i duhen peshkut edhe pse ndonjehere ne komentet qe ben jane "fuori luogo", sjell thjesht pozitivitet.

"Po sikur kete shkrim ta kishte bere Hurbineku?"...

Po mos ja ul kaq shume vlerat Pjer, sinqerisht e them.  Jo vetem qe nuk i krahason dot nga ana stilistike sepse Pjer eshte ku e ku me lart, por vete e ke thene qe pozitiviteti i ndan vite drite larg. Huri te mburret sa te doje, vetem pordhe i dalin nga mendja, se goja dihet qe eshte hale.

smiley Pjer, me ke kenaqur! Pese yje i ke prej meje: per veshtrimin e fresket e naiv, per humorin dhe trishtimin. Deri edhe Bradi me doli figure sympathike.

Mua figura e Bradit me kujtoi pak Sandrin e Pallatit 176: Sandri djal modern; Bradi djal modern; Sandri kryeinxhiner; Bradi me rroge te majme dhe me makine te rende; Sandri qe spara ja thote shume me femrat, Bradi qe spara ja thot shume teorive dhe qe skuqet kur le bakshish; Sandri djale flori; Bradi djal flori...sipas Pjerit!

Tashti ajo pjesa e makines se majme smiley e prishi nje çike tablone, se heronjte zakonisht jane te varfer. Pikerisht atehere u vihet re me shume edhe bakshishi. smiley

Pjer,per aq sa ke ndenjur ke bere shume pune.

Te pergezoj!

Jo si ne qe çohemi nga nje plazh per t'u ulur te tjetri.Me pelqen idealizmi yt i sinqerte dhe perpjekja jote per ta prekur nga afer realitetin shqiptar(shetitja me kembe,me urban te linjes,qoftet ke stacioni etj etj).

pershendetje nga vlorasmiley

 

Flm...me pelqeu!!

Po me flamurin ca ka ndodhur? Te gjithe te Europes jane bere nje flamur smiley

Ky eshte efekti pare i statusit te vendit kandidat ne BE.Tani jemi europiane. smiley

ah me fal po jo te gjithe. Jo me kot dhe Pjeri thekson nje dallim thelbesor te europianeve:

Çmime te arsyeshme per europianet si puna ime qe hecin me cante shpine dhe eksplorojne vende te reja, dhe duan te shohin sa me shume, qofte edhe vendet ku kane shkelur me pare.

Pjer, kete pershkrim/tregim e ke te mrekullueshem. Me pak korrektim letrar, eshte i vyer per me i miri i vitit. Shpresoj te besh pershkrime te tilla edhe per jeten qe ben ne Belgjike. Personazhet pastaj jane fantastike.

"Shpresoj te besh pershkrime te tilla edhe per jeten qe ben ne Belgjike".

Objektivi nuk eshte i lehte, deri me sot un nuk kam lexuar ndonje gje te ngjashme nga mergimtaret, nuk e kane bere as Noli e Konica. Megjithate eshte nje rast i mire per Pjerin te thyeje nje rekord kombetar duke na treguar sa i lumtur eshte ne Belgjike dhe lumturine e miqve belge te tij atje.

Harrova te them: Pjer, shkrimi duket i paperfunduar: cuni e kishte pire uiskin apo jo? Po ne kthim sa cm i kishte permasat stjuardesha?

''Rruges se plazhit, per kembesor, nuk dukej fryme polici apo sekuriti. Per ruajetsit e detit a plazhit, qe me perpara ishin disa, kete vit s’pashe. Siç duket Bashkia i kish surprimuar, prandaj edhe kish mbytje ne det. Per nje moment mendova se mos kjo Bashki perfitonte nga obligacionet e vdekjes, por jo.

ah mor Pjero, edhe kur shkon me pushime, te qetesohesh,  prape mendja aty te rri, te zanati..  cmimet, obligacionet, bursa, CO2....smiley

Semundje profesionale e gjenive

Cekini? Xenkthi? Ik o lal meso shqip njehere. 

avash ti ere kur i flet mjeshtrit!!!!

+1

Nuk dija cilen pjese te citoja me pare: por thjeshtesia e njeriut te madh s'mund te mos bjere ne sy.

Morem nga nje Becks. Beme prezantimin, megjithese une njihesha nga libri, V.Q e i thashe se per mua ti ngelesh Bradi.

 

smiley

Une gjithmone e lexoj "Vizione te Qulleta" kete fragment

Sahatin e ujit e kishin marre ata te ujesjellesit dhe i kishin vene nje plumçe.

Ky muhabeti i sahatëve të ujit është bërë si "gjobë" Pjer. njëherë në dy muaj vijnë e më thyejnë sahatin, ose...qëllon që prishet sahati. Çdo dy muaj 2,000 - 3,000 lekë të reja paguaj sahatin e ri.

Sa për të tjerat, kot troket nëpër zyra, sepse siç e thua edhe vetë:

Trokita lehtesisht tek ajo dere ku trokisja cdo vit, dhe hyra brenda. U gezova qe pashe po ato fytyra qe shihja gjithmone. 

Vetëm se unë do thosha "u trishtova". 

 

Eshte interesant rrefimi Pjerit sidomos kur perqendrohet tek detajet, si psh tek cmimet e birrave dhe bakshishet karvaliereske qe krijojne dhe kontraste mes tyre. Kjo jep gjithe pjeses nje ironi te lehte qe vetem Pjeri mund ta japi

une kam vene re nje gje psh te Pjeri qe nuk di a eshte e mire apo e keqe:
Pjeri pershkruan me pasion keto detajet ne Shqipri pa harruar pershkrimet per personat qe njef atje (olsin, bradin, graven etj) por i shmanget ktyre qe njef jashte Shqiprise. Pse? i ruhet me shume keqkuptimit me ata qe jane jashte apo ca? psh Pjeri eshte taku me Belulin, i kane bere vizita reciproke njeri-tjetrit por Pjeri e mban gojen e mbyllur per keto takime. Mos luhet dicka nen rrogoz? mos valle Beluli (apo kushdo qe fshihet pas ketij nicku misterioz), ka interesa te natyres se fshehte? per keto une pres nje pergjigje nga Pjeri

 

A thu te kete fillu ate levizjen e vet per te cilen Pjeri ka pas fol gjithmone?!!!! Nuk e di po Arti mund te na japi ndonje pergjigje, ate sikur do merrte si keshilltar ne mos gaboj. 

Ka fol Pjeri po nuk e ke patur mendjen ti. Nga Pjeri ka dale ajo "A doni me per Belulin", e ke te V.Q.

Jam dakort duhet te jete me transparent boshti Belul-Pjersmiley

Ishte nje djale i kendshem, rreth te 40-tave.

Po c'djal thua o Pjer? Bradi eshte mesoburr.

...po kush e di sa vjeç eshte Pjer, qe i duket djal i ri ai tjetri  smiley 

Nuk eshte i vjeter Pjeri jo, po tani u kujtova une qe kete percaktimin "djal" apo "djema", Pjeri e perdor gjithmone kur ju drejtohet meshkujve, pavaresisht moshes se tyre.

Pjeri eshte person googlable, kush te doje mund te shuaje kureshtjen. Mu me esht duk cun i mire, po si shume tip emotiv.

...ideja qe krijova per Pjer ishte kjo: 
rreth te 50-ave, tip normal, me flok te rena...me kapele...pantallona te shkurtra sandale dhe çorape smiley 
pataj  andej nga Belgjika i ka formatu zoti veçanterisht...jan çik ...si me thene....i shkall ferri me posht se zviceranet smiley 

 

te ftoj shoqerisht te lexosh shkrime te tjera nga Pjeri te sjella ketu per kenaqsine e te gjitheve. Ta besh kete para se te dalesh ne konkluzione karakteri e tiparesh. Pjeri ka status te vecante ketu, eshte njefare idhulli i shume prej nesh. Dhe jo me kot! Pjeri ka kontribuar po sic ndodh rendom edhe ne perendim, njerezit fitojne fame kur eshte shume vone

Shembulli i pare qe me vjen nder mend Van Gogh. I nenvleresuar gjithe jeten, mbahej me parate e te vellait ne Paris. Vite me vone, u rivleresua nga kritika dhe publiku.

kur e kam fjalen per Pjerin me shkon mendja te Marksi ne fakt

...askush nuk ve ne dyshim kontributin apo talentin...apo mbeshtetjen e nje klani...
humori eshte gjelle qe haet ne pjate te dyte...apo te trete...

...kjo eshte e bukura e fames qe nje punon fort dhe pasardhesit marrin benefitet smiley 

 

Pjeri eshte ekonomist me pervoje, por mbi te gjitha ka intuite. Dhe kjo eshte e lindur. Nese do te kishte studjuar per mjekesi, ndoshta sot edhe mund te kishte zbuluar sherimin e qelizave kanceroze, apo te ndonje semundje tjeter vdekjeprurese. Por eshte gjynah qe njerez te tille nuk shfrytezohen sa jane gjalle.

Te jeni te bindur qe edhe te ardhurat Bradit ja gjeti jo se i ka thene ai, por me intuiten qe e karakterizon.

lol Pjerooo smiley

Djema flm per komentet, shkrimin e bera me dore, sepse me dore shkruaj me mire, ose me sakte me duket mua, ndersa ne tastier e hodhen te tjere, dhe kur u fut ne kompjuter e pashe dhe fillova te korrigjoj gabimet ortografike te cilat ishin me shumice. E postova dje ne darke tek Peshku, por nuk dilte ashtu siç e kisha bere une ato nenndarjet, kryeradhen etj. Une do e provoj dhe nje here ta postoj ketu tek komentet, sipas versionit tim, por nuk e di si do dali. Femijet me thone se s'ka programin Word ky kompjutri im. 

Djema flm per komentet, shkrimin e bera me dore, sepse me dore shkruaj me mire, ose me sakte me duket mua, ndersa ne tastier e hodhen te tjere,

lol Pjer, me kete me kujtove nje tregim te Hans Falada - Si u bera shkrimtar.

Edhe ai tregonte qe shkruante me dore, pastaj daktilografim, korrigjim, redaktim etj etj

nuk calon gomari nga veshet Pjero! mos e vrit mendjen se shume mire ka dale

bradi darovit me pajisje shtepiake, jo me me 150 lek ...per me teper qe ishte dhe i shoqeruar me Pjerin. Dhe kamarieren cicmodhe.

                        Me syrin e vezhguesit 

Nga meraku udhetimit, u çuam ne 6 te mengjesit . Valixhet i kishm ber gati me perpara.U lam, vum kafet, gruaja kafen me xhezve dhe une qumshtin me kafen me kokrriza, si Nes kafe . Mbusha goten me uiski, dhe perpiqesha te kontrolloja ter emocionet e udhetimit qe na kap disa ore para saj .

- Edhe sot do pish – shtoj pakez e nevrikosur gruaja.

- Pak eshte - kontrolloja gjerat e fundit, per te mos harruar asgje.

- Po ç’e le ate pak - e kish fjalen ajo per ate pak uiski qe kish ngelur ne shishe .

I shpjegova se e beja per te par nese çuni qe do rrinte ne shtepi, do e ngacmonte apo jo. Dolem rreth ores 7:30. Para pallatit, nje pallat i vogel 3 katesh, takuam komshinjt e rinj, nje çift qe bashkjetonin. Ju tham se po ikim me pushime nje muaj dhe ata na than se kishin gjetur nje shtepi tjeter. U ndam, ata hipen ne makinen e tyre ne vazhduam ne kemb duke terhequr valixhet tona. Ishte hera e pare qe do shkonim ne aeroport me tren , pasi gjithmon kishim shkuar me makin, ngaqe shkonim si familje, ndersa kesaj here, une e gruaja. Vajza ishte nisur ca dit perpara, çuni kishte kap job- student per vere .

Mberritem ne stacionin e trenit me tramvaj , prem bileten dhe hypem. Ne aeroport ishim heret. JetairFly ishte nje zgjidhje per mijra emigrante te Belgjikes. Ne terminalin e ri, numri 12 ishte çekingu i saj. Te gjith rrinin ne rradhe. Kur u hap çekingu, 2 sportele, nje punojese e Jetairfly rrinte nga krahu i pasagjereve, per te kontrolluar fshehjen qe pasagjeret u benin çantave te dores, kilogramave te tepert. Si duket e kishin marre vesh qe shqiptaret merrnin me shume –gjithmon- kilo nga çe permbante rregullorja. U ndjeva pak ne tension, se perveç valixheve te medhaja, kisha çanten e shpines 7/8 kile dhe laptopin e goces, ndersa gruaja kish valixhen e vogel te dores 7/8 kg dhe çantan e dores po mbushur. Shyqyr qe dy valixhet e medhaja nuk e kaluan 21 + 23 kg. Per te voglat sikur dyshoj pak. I tham se peshon buka dhe ujti qe kemi marr me vete. Na tha qe ta hanim para se te hypnim ne avion. Me dha biletat se bashku me karten e identitetit, me uroj fluturim te mbare te cilen ia ktheva ne falenderim, dhe vazhduam rrugen per me tej, te gezuar qe nuk na hoqen kg, si disa qe e kishin kaluar masen me shume se normalja. Tek postblloku i policit, treguam karten e identitetit me bileten dhe drejt tek rrjeshtat e doganes. Megjithese aty punonin disa transportier dhe skanera, rradha ishte e gjate. Me dukej minuta ore. Por dhe aty kaluam pa probleme.

Per cudi avioni u nis 1 ore me vonese. Vendet ne avion i kishim, une ne njerin krahe e gruaja ne krahun tjeter, por te dy ne krahun e korridorit. Nuk ishim as 40 cm larg, aq sa ishte korridori i avionit. Shyqyr qe stjuardesat ishin elegante se po te ishin ndonje e shendoshe me vithe 60 cm, do kish probleme me ate korridor. Prane meje ishte nje çift belg flamang , nderkohe qe dhe ne krahun e e saj ishin ulur nje çift i ri belg. Ne stolat perpara ne kishim po belg, dhe me aq sa vura re, rreth 30% e pasagjereve ishin belgj. Cifti prane, meje po shkonin ne Burrel, pasi vajza e tyre martohej pas dy ditesh me nje shqiptar. Kjo ishte hera e trete qe po shkonin. I pyeta se si e shihnin Shqiperine dhe shqiptaret, ç’pershtypje kishin. Me treguan se dikur kur moren vesh se vajza a tyre ishte dashuruar me nje shqiptar (me kete qe po martohej ), kishin qare dhe ishin pezmatuar shume. Kishin patur pershtypjen se e kishin humbur vajzen, tek mafiozet, tek njerzit e eger, mirpo kur kishin guxuar te shkonin per her te pare ne Shqiperi , gjithe frike , ishin habitur me mikpritjen shqiptare. Tani shkonin ter qejf dhe i vetmi preokupim ishte biletat e shtrenjta qe i kishin prere tani ne vere, dhe koha e shkurter, nisja te premten dhe kthimi te henen, duke mos ju dhene mundesi te shkonin ne plazh. Ju shenova ne nje cope leter, emrat e 3-4 plazheve qe mendonin te vizitonin vitin tjeter, megjithese iu rekomandova se mund t‘ju vidheshin te nesermen (te shtunen) dasmorve e te shkoninn ne nje plazh me jodio aty afer, Patok. Ju duk diçka e bukur dhe aventurieske. Biles gruaja e tij, po e nxiste burrin, duke i thene se nuk ishin te detyruar te bllokoheshin 3 dite ne Burrel. Ju shpjegova se ne shqiptaret, jemi tolerante e miqesore me te huajt. Ne kete kohe kur ne po bisedonim lirshem, kur ata po ndiheshin te ngazellyer, kur te gjithe po bisedonin me njeri –tjetrin, sikur ishin ne pazarin Charleroit, pikerisht ne kete moment avioni filloi te lekundej sikur e tunde njeri, stolat filluan te dridheshin, vidat filluan te kercisnin, dukej si nje termet 9 ballesh, zerat pushuan, ndigjoheshin te dridhurat e stolave, dyshemes, dukej sikur avioni po keputej ne mes. Te gjithe me gjak te ngrire, menduan se kaq e pati. Kur avioni pas 3-4 minutash u qetsua. Piloti lajmeroi se kishte nje shtypje atmosferike.

Sapo zbritem ne Rinas, u ndje afshi i nxehte albanez, te cilet meterologet e quanin gabimisht, afrikan. Aty me taksi drejt e tek studioja ime, te cilen ne Shqiperi e quanin me fjale pellazge; gazoniere. Sahatin e ujtit e kishin marre ata te ujsjellesit dhe i kishin vene nje plumçe. Ate nate ashtu pa lare , flejtem gjume. Te nesermen direkt e te ujsjellesi , me çuan tek zyra/njesia e kontrollit. Nje grua a pashme dhe e kendshme, pasi pa ne kompjuter qe une i kisha paguar te gjitha detyrimet, me kerkoi te falur duke me thene se ishte bere nje gabim. I thashe se e di qe eshte bere gabim, pasi kisha ne dore librezen e ujtit dhe faturat e paguara, por un dua uje tani se nuk jam lare. Me tha qe te bleja nje sahat uji dhe u lidh me nje nga hidrauliket e ujsjellesit. I thashe qe pse ta bleja sahatin kur ata qe e kane hequr, te vijne perseri dhe ta vejne. Me tha se si rregull ishte qe ata e hiqnin sahatin dhe e lenin po aty ne çimento, ne dore te fatit. E kuptova qe kriza i kish bere shqiptaret e mij me ordiner seç kishin qene. Me numrin e telefonit te hidraulikut ne dore u nisa drejt plazhit, drejt dyqaneve te telefonave. Mbusha dy numra eagle, per vete dhe per gruan, dhe ne telefonin tjeter me dy karta (qe e kisha blere ne Antwerpen ) bleva dhe mbusha AMC dhe Vodafone. Keshtu eshte kur disa kusherinj e mij kishin numra me operator te ndryshem. Shyqyr qe çmimet e impulseve kishin rene dhe kompanite e celulareve kishin oferta. Hidrauliku u duk nga dreka, pa gjendjen, u nis me biçiklet drejt firmes se ujsjellesit dhe vec kur erdhi me nje sahat. Pagova 2mij lek = 15 euro afro dhe ujti vershoi ne banjo. Nuk kish kenaqesi me te madhe, sidomos per gruan.

Me Bradin (BradLand) e kishim lene te takoheshim, por s’po takoheshim dot, kur une ndodhesha ne Tirane, ai ndodhej ne Durres, e kur un ndodhesha ne Durres, ai ndodhej ne Tirane. Kisha ruajtur nje shishe konjak te vjeter, me shijen e konjakut te kohes se socializmit, kohe qe e urrenim dhe e kishim luftuar, konjak i kendshem dhe me nje arome te lehte vanilje, ku pija nga 1 gote te vockel per mengjez, mirpo nje dite para se te takoja Bradin, duke hapur deren e frigoriferit me vrull, me ra dhe u thye. Aroma e kendeshme u perhap ne ter dhomen duke me mbytur ter zemerimin qe me kapi. Me vone bleva konjak te kohes se kapitalizmit, kohe per te cilen enderronim, por nje konjak i dhjere, si shum pije dhe ushqime te kesaj kohe. Me ne fund u takuam. Po prisja tek stacioni i autobuzit afer ures se Dajlanit, kur me afrohet nje burre me i vjeter se mua, me kaskete.

- Bradi – e pyes me buzqeshje. Ai si duket se kuptoi fjale time, dhe foli:

-ç’kemi, me mban mend?

-Jo, s’po me kujtohesh – duke pare kasketen e tij, qe po me linte pershtypjen si ata sigurimsat e kohes se socializmit.

-Jam ai qe te montova sahatin parvjet, - nuk e di se per ke sahat foli, per ate te elektrikut a ujtit, se po shihja per makinen e Bradit. Nderkoh qe ai fliste, une po ndjeja siklet. I jepja nga nje pergjigje te shkurter, dhe per ta hequr qafe i thashe se mund te ulej tek nje lokal as 4-5 metra larg dhe te pinte nje kafe nga mua. Donte te ulej me mua, por i shpjegova se po pres nje shok, dhe e lame per noiher tjeter.

Bradi u duk pas nja dy minutash, me nje makine te rende. Ishte nje djale i kendshem, rreth te 40-tave. Megjithse kisha deshire ta çoja tek lokalet buze detit, e ta palloja me birre kriko 50-70 lekshe, u ulem tek nje lokal qe kish birra te huaja, 150-200 lekshe = 1.10 – 1.50 euro. Morem nga nje becks. Beme prezantimin, megjithese une njihesha nga libri, V.Q e i thash se per mua ti ngelesh Bradi. Kish nje pune te mire me nje rroge me te madhe se Presidenti e Kryeministri (te marre se bashku). Kish plaken semure me hipertension, dhe i shpjegova ta kuronte nepermjet sistemit te ushqimit dhe jo me ilaçe. Bradi ishte me teper nje njeri praktik dhe jo teorik si puna ime. Nuk merrte vesh nga asnje lloj teorie apo doktrine. Faqja e Peshkut, ishte per te nje argetim por edhe nje shkolle, ku ai mesonte gjera te reja. Nuk ishte ithtar i Buall Mavrise, sic i kishte dale nami, por i Shqiperise. Donte si gjith emigrantet, ta shihte Shqiperine mire e me mire.

Ne kohen kur sapo me ish nxehur e thare gurmazi per birre, Bradi donte te cohej. Nuk me la te pagoja.

-Dy birra – 300, kikirikat 50, 350 gjithesej- foli kamarierja, dhe Bradi i la 500lek = 3.70 euro.

- Mbaje kusurin – i buzeqeshi i emocionuar Bradi, duke i lene 1500 lek te vjetra bakshish.

Para se te hypte ne makine i thashe qe te takoheshim e te pinim kriko.

- Patjeter, se harruam te flasim per librin.

- Uu, po – u kujtova dhe une, - te me kishe dhene nje pershtypje a mendim.

- Patjeter, do lidhemi me telefon, do flasim dhe per librin , - u ndame, ai me makine e une i futa nja 3-4 kriko afer detit. Etja mu shua. Nje kriko kushtonte 50 leke-0,36 eurocent.

Pas 3-4 ditesh takova Petron. Ai punonte ne nje gazete, ishte nje nga kryesoret aty. Ishte me i vjeter se une, rob i mire, me tha se i kisha ardhur ne “shtepi” e donte te me qeraste. Biseduam per Peshkun, komentet e etj. I kerkova mos benim nje interviste, ku te flisnim dhe per librin, por ishte e pamundur, seç kishin ca rregulla.

Gushti bente nje vape te tmerrshme, gje qe te bente te ishe ca apatik, jo aktiv. Zjarret kishin marre dhene. Shteti yne i pjerdhur dhe qeveria jone e”dietes “, nuk kishin mjete te mjaftueshme per te fikur zjarre . Krimi per cudi ishte rritur. Ne plazh, ndigjoja se ishin vjedhur edhe makina te kosovarve apo shtepi te emigranteve, gje qe ndikonte per keq ne turizmin e Durrsit, ku nga viti ne vit kish renie. Nje nate po shetisja me komshiun tim, Cufen ne plazh, kur shohim nje çun qe vraponte perball nesh. Ai gati sa nuk u perplas me ne, kur pas nja 30sekondash u duk nje burre i vjeter qe therriste ; kapeni, me vodhi. Dhe i shkreti vraponte duke mbajtur doren ne zemer. Ne ngelem si te ngrire. Aty kuptuam se pse vraponte ashtu ai çuni. Policia dukej vetem tek rruga e makinave rralle me nje makine, tek ura e Dajlanit per kontroll dhe tek Kavaleshenca po per kontroll. Rruges se plazhit, per kembesor, nuk dukej fryme polici apo sekuriti. Per ruajtsit e detit a plazhit, qe me perpara ishin disa, kete vit s’pash. Si duket Bashkia i kish surprimuar, prandaj dhe kish mbytje ne det. Per nje moment mendova se mos kjo Bashki perfitonte nga obligacionet e vdekjes, por jo, jo vetem qe kryetari i bashkise flitej se ishte ishte nje njeri ordiner sic e tregonin, jo vetem qe per keto obligacione dinin vetem dy shqiptare , une dhe nje tjeter, por ne bursen e Tiranes nuk tregtoheshin dhe vleresoheshin keto obligacione dhe shum lloje te tjera obligacionesh.

Stacionet e autobuzit Durres-Plepa, kishin ngelur po ate te kohes se socializmit, nderkohe qe ne plazh duhej te ishin me afer. Ne vend te 3-4 stacioneve, duhej te ishin 5-6 stacione vetem per plazhin. Edhe ne kthim ishte po e njejta mizerje. Njerzit ne urban bertisnin shoferit, por jo, do respektohej stacioni i kohes se qepes. Kjo gje tregonte punen e dobet te bashkise se Durresit. Interesat e njerzve, te popullit ishin ne funksion te interesave te bashkise, nderkohe qe duhej te ishte e kunderta.

Ne Vlore vajta 1 dite , dhe e bera ne kembe nga fillimi i Vlores e deri tek Uji i Ftohte. Nga skela e deri te Uji i Ftohte, rruga ishte rregulluar, trotuari po ashtu. Ajo qe me beri pershtypje ishte Plazhi Publik, sa kaloje pak Skelen apo Portin, pa vajtur akoma te Uji i Ftohte. Ishte goxha plazh. Cmimet deri tek Uji i Ftohte ishin, qoftet 30 lek, birra kriko 50-60-70 lek. Picat njesoj si ne Durres, 250-300-400 leke, qe ne euro ishin; 1.80-2.20-2.90, byreqet po ashtu 30-50 leke = 0.22-0.36 cent. Doneri, hamburgeri e ushqimet e ketij lloji luhateshin nga 100-150 leke = 0.75-1.10 euro cent. Cmime te arsyeshme per europianet si puna ime qe hecin me cante shpine dhe eksplorojne vende te reja, dhe duan te shohin sa me shume, qofte edhe vendet ku kane shkelur me para. Turiste te ketij lloji, luhaten aty tek 50% qe nuk duan salltanete. Thjeshte, nje vend fjetje te lire, uje per tu lare, dhe ushqim jo te shtrenjte. Ne nje lokal luksoz afer Skeles, kafja me kushtoi 100lek, nderkoh qe ne nje lokal tjeter me tutje , matan stacionit te fundit, afer tunelit e buze detit, me kushtoi 50leke. Nderkoh qe dhe pamja qe e bukur, vila qeveritare (aq te perfolura) me ujtin kristal te detit. U kredha nja 5-10 minuta ne det. Ne kthim tek stacioni urbanit, po nje lokal buze detit, ku pronari kish punesuar studente ( job-student, gje e mire kjo ), 10 qofte, dy buk, 4 birra, me kushtuan 480 lek. Lashe 500 leke = 3.70 euro dhe mbeten te kenaqur te gjithe, kish lezet.

Rruget po permisoheshin, autostradat po shtroheshin, pikerisht sic kisha planifikuar une para shum vitesh (V.Q) , veç fatkeqesisht me borxhe, dhe jo sic kisha parashtruar une. Buall Mavrise sone, i kishin ngjitur nje nofke te re kohet e fundit; Rrugo-mania, per shkak se ai paraqitej ne çdo segment rrugor per prerje shiriti. Me guvernatorin B.Q. , ai e mbante mir, per shkak se Fullani i jepte nga nje kocke qeverise, aty tek 30-40 milion euro ne vit, nderkoh qe Bualli do te perfitonte nga mua rreth 300-400 milion ne vit per qeverin e tij, plus investime te tjera per infrastukturen.

Ne Shkoder nuk kisha qen asnjehere, po te perjashtojm nja 3 raste qe kisha kaluar me makine ne periferi te saj, kur vija nga Mali i Zi. Rruges vija re pika per shitjen e makinerive bujqesore, gje e mire kjo, por dukeshin si pika te vdekura. Kjo dallohej jo vetem nga qe nuk kish njeri, por edhe nga ndryshku qe kish zen disa prej tyre. Sapo autobuzi u fut ne shkoder, ne qender, dy polica e ndaluan. Si dukej nuk duhej te futej. E cuditshme qe, se sherbimi policor rrugor qe i vetmi njesi qe punonte. Kete gje e vura re ne te gjitha rruget qe pershkova. Kjo gje me la pershtypjen e funksionimit te shtetit, ne krahasim me organet, njesit e tjera te pushtetit qendror e lokal qe i kish zen pergjumja nga vapa.

Shkodra me pelqeu, kish hapsira, rruge ku s’kalonte asnje makine, me pak betonizem se Tirana, Vlora dhe Durrsi. Njerzit ishin njesoj si ne qytetet e tjera, me te njejtat tipare thuajse, sjellje, si duket karakteristika qe kushtezoheshin e formoheshin nga kushtet, kushte qe ishin thuajse njesoj ne te gjitha qytetet.

Lashe 3libra ne bibloteken qendrore te qytetit, ndersa 7 te tjerat i lashe neper librari te ndryshme. Ne nje pike ku shiteshin gazeta dhe libra, u afrova dhe nje burr i vjeter me pyeti se ç’do merja. I tregova librin tim, e morri e pa dhe ja zgjati nje tjetri mosha ime. Si duket ky shiste gazeta dhe ai tjetri libra. Ai tjetri po e shfletonte dhe po e lexonte kalimthi. Kur s’kaluan as 2-3 minuta ai tjetri foli;

- Oo jo jo, ç’eshte ky liber, jo s’mund ta marr, ky qenka liber me spiunazh, - dhe ma zgjati menjehere sikur i kish kapur xenkthi.

- Po merre or .... e ça pastaj – i foli shoku i vet.

- Jo jo, s’merrem une me spiunazh, a ba ba ba, rri or burr i dheut.

Deformimi mendor dhe vetçensura kish bere punen e vet. I ashtuquajturi qendrese ndaj diktatures apo kultura demokratike, qe i vishej shkodranve me shume se qytetet e tjera, m’duket se ish diçka e hiperbolizuar. Kudo kish njerez me kulture demokratike dhe njerez me mungese te kultures demokratike. Sidoqofte ky qytet me pelqeu, ja vlente te jetohej aty. Pashe qendren, disa rruge, dhe gjysmen e unazes. Pjesen tjeter te unazes e mora me mend se si do te ishte. Shqisat e mia, e perceptonin nje vend, ne kohe dhe hapsire, shume me mire se shume njerez. Me mjaftuan 3-4 ore per te regjistruar e memorizuar ne menyre dixhitale me mendje dhe shqisa, ter qytetin. U ktheva po me ate autobuz.

Ne Elbasan kisha qene, po me duhej te shkoja tek bibloteka qendrore e qytetit. Me te pyetur, thone, gjen Stambollin. Mbarova pun aty, dhe me duhej te shkoja dhe ne librari, gje qe me dha mundesi te shikoja ca rruge kryesore. Edhe ketu po te njejtat fytyra pellazgesh si ne Shkoder. Betonizmi e kish prekur por jo aq shume. Qytetet kryesore te Shqiperise, te jepnin pershtypje qe bashkite perkatese, kishin punuar disi. 7 librat e tjere i lashe ne 2 librari.

Gjeja qe ma prishi ca avenirin e pushimeve ishte, kur cuni na lajmeroi se makinen time qe e leja para shtepise ne Belgjike e kishin cuar ne Depanazh. Ai cifti i ri komshi, ( qe fola ne fillim ) kishin sjell kamionin-vinc qe ulte plackat nga dritarja, dhe makina ima e pengonte. Policia kishte lene nje leter ku lajmeronte se shpenzimet e karotrecit dhe parkingut tek depanazhi, i paguante bashkia e qytetit. Kjo gje prap nuk me qetesonte. I vetmi ngushellim ishin birrat kriko 50 lekshe = 0.36 – 0.37 censhe, te ftofta e te fresketa. Ajo qe vura re ne plazh ishte se kosovaret, shumica e tyre, nuk para orientoheshin me lekun shqiptar, e kishin shum te veshtire. Ne fakt kur edhe per shume emigrante qe llogarite i bejne ne euro, ishte e veshtire llogaritja ne leke, per kosovaret ishte dopio e veshtire. Kjo vinte edhe ngaqe shum klube, restorante, kafene, dyqane, gati 90% e tyre, nuk kishin meny me çmime. Ti uleshe ne lokal, por ne asnje tavoline, nuk ndodhej menyja me cmime. Dhe kjo ishte nje pune e dobet e bashkise se Durresit. Ne pikat e internetit, ne lokale, ligji per mos pirjen e cigares brenda, nuk respektohej. Te rinj te ndryshem, jo vetem qe nuk respektonin ligjin por nuk respektonin as ata brenda.

“Eh, kafsh or kafsh,, , mendoja jo per ate qe pinte, por per Buall Mavrine qe e kish mbushur administraten me njerez te paafte, qe merrnin nje cope rroge e nuk benin asgje. Ky super i paafte, nuk e kuptonte, se duke u marre me te paaftet, duke neglizhuar te aftet, duke mos degjuar ideatoret dhe ata qe jepnin, demtonte imazhin dhe mirqenien e Shqiperise dhe te vehtes se tij. Dhe me e keqja ishte se ky drejtues i qeveris shqiptare, vazhdonte akoma te merrej me pislliqe, me pergjime, shantazhe, denigrime, inskenime, ndaj ter kundershtareve te tij dhe kritikuesve te tij. Ky kujtonte me mendjen e tij budalle, se njerzit ishin qorra, nuk kuptonin gje nga prapaskenat e tija, nderkoh qe ter pislliqet e tija, benin muu ne opinionin publik.

Ne Fier, qytet i dashur per mua, takova vetem xhaxhain Nikon, i cili me tregonte per te disaten here, historite e tija te burgut dhe punes se tija pas burgut ne Fier, konkretisht ne Azotik dhe vepra te tjera, ku kish punuar si saldator, karpantier, teknik dhe shofer. I kish mbetur peng e ne mendje, qe te takohej me nje ish shokun e tij te qelise, te cilin e kish foton ne nje gazete te Panorames 2011. E kish patur shok te ngusht, dhe tani qe ndihej i vjeter ( ish 80vjec ) donte ta takonte. I shenova te dhenat, Sazan Dema, cuni i Hysen a Hysni Demes, dhe i premtova se do interesohesha.

Ne Tirane, tek shoqata e ish te perndjekurve, me te pyetur ( jo te gjithe e njihnin ) per fat nje grua qe punonte aty, me tha se e motra ndodhej ne Shqiperi, me pushime ne Himare, ndersa Sazani ne Amerike. Ju lashe numrin e xhaxhait dhe numrin tim, qe nese e takonin motren e Sazanit, tia jepnin.

Takimi me Graven, ishte po ashtu nje kenaqsi. Ai rrinte ne Golem. Nga erudicioni i tij ne çeshtjet shqiptare, dhe nga njohurit qe kishte nga bota ( ngaqe kish udhetuar ne shum vende), mund te perfitoje shume. Sikur te kisha pushtet te isha nje funksionar i qeverise a shtetit shqiptar, ate do ta kisha marre si keshilltar.

Kur u ndava me te morra rrugen ne kembe, gjith plazhin e Golemit. Ishte kenaqesi, plot pisha e peme. Ndertesat ishin gati 100 metra larg detit, rere plot, jo si ne plazhin e Durresit. E vetmja mangesi ishte, nje ere e keqe fekalesh qe ndjeje ne disa segmente te plazhit. Me pati thene dhe Grava se e vetmja mangesi ishte; mungesa e kanalizimit te ujerave te zeza dhe nje kolektori per filtrimin e tyre. Plazhi i Golemit, mendoj se mund te dilte nje nga plazhet me terheqese ne Europe, po te rregulloheshin ato 2-3gjera.

Ne krahun tjeter te Durresit, matane Currilave, ishte nje plazh i cuditshem, me uje krejtesisht kristal. Per mua, si njohes i paket e i dobet i vendit tim, zbulimi i vendeve dhe plazheve te ‘’reja,, ishte nje risi ngazellyese. Me autobuzin e Currilave, mund te shkoje deri tek stacioni i fundit, dhe pastaj merrje rrugen e kodres ne kembe. Deri ne nje fare vendi ishte e asfaltuar, pastaj vazhdonte po rruge makinash por e pa asfaltuar. Ngaqe ishte dite jave shtatori, neper lokale (te rralla shyqyr) kish pak njerez. Nje klubist qe pyeta me shpjegoi se ne fund jave ky plazh dhe lokalet, mbusheshin plot. Ate dite heca aq shume sa dukej porti i ri qe mendohej te behej dhe ca çisterna te medhaja. Dola ne krahun tjeter dhe zbrita poshte ne xhade, rrugen e Spitalles. Ky udhetim disa oresh, dhe nje udhetim me autobuz per tek Qyteti Rinia, me dha mundesi te dixhitalizoja me mendje ter hapesiren e Durresit dhe te llogarisja gjithshka, se per cfar kish nevoje ajo hapesire, sa investime duheshin bere dhe si duheshin bere.

Gjate bisedes qe pata me nje pensionist laçian, duke pir birre ne plazh, morra vesh se plazhi i Patokut po zhdukej nga futja e detit. Ndertesat e vjetra te socializmit, ishin gati ne mbulim nga ujti. Qeveria e dietes, siç dukej as qe e cante koken per nje nga resurset e qytetit blu te PD. Te pakten ta kish dhene me konçension tek belgjit apo hollandezet per 34 vjet.

Me Bariun, personazhin kryesor qe u morr me varrimin e disidentit Grigor Zaharia (Ligori), u takova qysh ne fillim dhe e çova afer ish shoqates se te perndjekurve, per te me treguar me hollesi se si kish ndodhur incidenti me nje nga fodullet e parlamentit. Bariu i shkrete, qysh kur Ligori kish dhene shpirt ne spital, ishte interesuar dhe kish gjetur motren dhe nipin e Ligorit, por ata i kishin bere dalje Ligorit, kishin vite qe nuk i flisnin, dhe as qe donin me te dinin per te. Nderkoh qe trupi i Ligorit rrinte ne morg, Bariu ish interesuar ne Bashki e institucione te ndryshme, por pa dobi. Hajdutet e qeverise, parlamentit, pushtetit lokal, ishin te zene me milionat, dhe nuk kishin nje fond te vogel per varrosjen e nje disidenti. Tek shoqata e ish te perndjekurve, shyqyr ish pergjigjur nje ish i perndjekur biznesmen, dhe pas 10 ditesh ne morg, trupi i Ligorit u varros, varrim qe beri buje per shkak te incidentit qe ndodhi afer Parlamentit.

Nuk mund te ikja pa e takuar disidentin tjeter, Hysen Shoshori (Cenin). Drejt e ne Laprake, e me te pyetur mezi e gjeta shtepine ku rrinte Ceni. Ne katin e 6 te nje parafabrikati, deren ma hapi çuni i tij. As e njifja e as me njihte. Dalloheshin qarte tiparet e Cenit.

- Si jeni mir, Cenin desha te takoj – buzeqesha une.

- Po urdheroni – dukej pak si i hipnotizuar i biri, thuajse bashkmoshatar me mua. U futa brenda, Ceni ulur si gjysem shtrire, ferkonte lleret sikur largonte ndonje mize.

- C’kemi Cen, -u gezova kur e pashe dhe u afrova ta perqafoj, por asnje reagim. Prisja qe ai te hidhej nga respekti i madh qe kishim per njeri-tjetrin, por jo.

- Ceni ka ca muaj qe nuk kujton asgje, nuk ndjen asgje, - me foli çuni tij, duke me treguar se nganjeher dhe nevojat personale i bente aty, dhe ishin te detyruar te vinin pampers. Po me vinte keq qe Ceni nuk po kujtonte gje.

- Po ju ku e njihni Cenin, nga e keni njohur.

- Me Cenin ka vite qe njifem, ne mos gaboj e njof nga Ligori, - dhe vertet nuk po me kujtohej preçiz se si u njoha me Cenin. Dija qe tek Pallati Kultures, takoheshim me Cenin, pinim kafe dhe bisedonim per tema te ndryshme. Fillova ti tregoj per Cenin, para se te bashkohej me familjen, se si i thoja qe ti fliste femijeve, gruas, dhe se inatin qe kish te mos e ushqente me, se ashtu ishin ato kohra, ku familja mbante distance dhe nuk te vinte ngaqe duheshin mbrojtur femijet. Ky ligjerim i sinqert i imi, kujtesa te muhabeteve me Cenin, e transformoi te birin dhe gruan e te birit.

- Degjo ketu, kush te ka derguar, me cfar misioni ke ardh ketu, nese ata te kane thene te flasesh per nenen tone – vazhdonte te fliste ai, duke me vene ne nje pozite te veshtire e te paimagjinushme.

- Si e gjetet shtepine tone, kush ju solli – foli e shoqja.

Pasi mbaruan se foluri, e mora fjalen me qetesi, per te shmangur acarimet dhe ofendimet qe mund te lindnin.

- Pike se pari une vij nga emigracioni, nuk rrij ketu ne Shqiperi, pik se dyti nuk e njoh nenen tuaj, as juve, vec ç’me ka folur Ceni, qe po (te ish ne rregull tani , doja ti thoja) te kish kujtesen tani, do beja muhabet me te, dhe me vjen keq qe ai s’po kujtohet – dhe shihja Cenin qe po i binte kokes me grushta. Si duket ai po kuptonte diçka nga debati qe po zhvillohej ndermjet nesh.

- Jo se kshu vinin dhe disa shoke te tij qe – foli e shoqja e cunit, - veç kane perfituar nga Ceni, mbrapa kraheve.

- Kam pare shum shoke un qe veç ... – perforconte i biri, duke shprehur njekohesisht dhe zemeraten e tij, duke me treguar per shtepite qe qeveria i kish dhene Cenit dhe qe shoket ia kishin marre.

Kisha ndigjuar nga Ligori per nje shtepi qe bashkia ia kish dhene Cenit dhe ia kishin marre si per pune shoqate, para shum viteve.

- Une nuk e di se per çfar pislliqesh flisni juve, jo vetem se i rrij larg ketyre, por me iku jeta ne emigracion me shume, dhe per rastin e asaj shtepie kam ndigjuar nga Ligori – dhe mu kujtua biseda qe kisha bere me Cenin aty nga 1995-96 per kete çeshtje. Ai ishte ndjere si i turperuar nga ky muhabet, e kish quajtur pronen e tjetrit, dhe une se kisha ngare me tej kete muhabet.

- Kush eshte ky Ligori.

I shpjegova kush ishte dhe i tregova per incidentin e varrimit te tij. Sikur u qetesuan pak. Nderkoh qe Cenit po i shpetonin lote. Me mbrapa i pyeta per leket e shperblimit dhe biseda u fut ne rrjedha normale.

Ajo qe vura re ne Shqiperi ishte se shume njerez kishin pesuar deformime mendore, deformime ne karakter. As ne kohen e socializmit e as ne ato fillime te tranzicionit, shqiptaret nuk ishin kaq shum te deformuar menderisht e shpirterisht. Nuk dije kujt t’ia vije fajin, sistemit kapitalist shqiptar, qeverise, Buall Mavrise, pushtetit lokal, ushqimeve e pijeve te deformuar nga kimikatet e farezat e huaja gjenetike, kujt, apo te gjithe kishin pjesen e tyre te fajit ne kete deformim e shkaterim te vlerave njerzore.

Se fundi nuk mund te rrij pa permendur nje nga moskotieret e Peshkut. Blendin e takova ne nje lokal, pas disa sms me telefon. Folem per politiken, ekonomine etj. Qe ai te mos te ndjente veten dhe kohen si te harxhuar kot, dhe per te vleresuar kete kohe e personin e tij , gjate bisedes e rrotullova muhabetin tek format e investimit, duke i hapur nje dritare atij per te pare me qarte ate qe ai nuk e shihte dhe menduar ndonjeher. Iku i kenaqur nga mua dhe me premtoi nje interviste, gje qe ia kisha kerkuar me takt.

Pas 4-5 ditesh u be perseri i gjalle, dhe lame oren per interviste. Them se intervista nuk doli keq, por nuk doli besoj dhe aq sa do e deshiroja une. Kur ra muhabeti i shitjeve, ku libri im ishte shitur nja 50 kopje, ai permendi librin e Blendi Fefziut qe ishin shitur mbi 50 mij kopje, ketu harrova ti them se lexuesi terhiqet nga titulli. Ne fakt per E. Hoxhen kisha shkruar edhe une, por shkurt, biles kisha sjell tek V.Q. dhe nje fakt te rendesishem, qe libri Fefziut nuk besoj ta kete, ate qe E.H. aty nga vitet 1974 a 1976, i ka derguar nje leter Xhimi Karterit (Departamentit te Shtetit Amerikan) ku i kerkon dhe deshiron, lidhje dipllomatike me USA. Por amerikanet i derguan pergjigje negative. Ky fakt e shfajson E.H. per mospasjen e lidhjeve te Shqiperise me Ameriken.

Blendi me premtoi ne kete interviste do ta jepte ne nje nga programet e tij, por nuk e di seç eshte bere. Shpresoj qe vitin tjeter te vizitoj qytete e qyteza te tjera qe nuk i kam pare, pasi jam mangut me njohjen e vendit tim, te cilin dua ta shoh mir e me mire.

Bursa, ky institucion qe me mbush plot emocion per shkak te ideve qe dua ti praktikoj tek ky treg, nuk mund te rrija pa e vizituar. Trokita lehtesisht tek ajo dere qe trokisja cdo vit, dhe hyra brenda. U gezova qe pashe po ato fytyra qe shihja gjithmon, dhe plot emocion fillova te flisja se ç’ishte bere, a kish ndonje listim me shum, avash-avash gjersa motoret mu ngrohen dhe filluan pune me disa kuaj-fuqi me shume. Hapa temen e obligacioneve te CO2, investimeve nepermjet tyre, e me pas edhe tek obligacionet e tjera.

- Ti vit per vit, na thua nga nje gje te re – buzeqeshi Filip Nikolla, nje nga kryesoret aty ne Burse. Ju tregova dy nga format e omruilit te obligacioneve te ngrira ne investime (pasqyrimi i rrotullimit ne vlera), nga disa forma qe ekzistojne. Biseda u be interesante edhe per dy punonjesit e tjere aty, gje qe me dha pak ngrohje. Filipi me foli per disa inisiativa te bashkise dhe nje banke aty, per gjelberimin e Tiranes mbjelljen e shume fidaneve, nje gje e mire kjo, por nuk ishte i sigurte per formen e investimit, a nepermjet obligacioneve te CO2 apo ndonje vlere tjeter.

U ndam si miq, ose me sakte me me shume mirbesim tek njeri-tjetri se vitin e kaluar, faktor ky qe i ben palet te besojn me shum tek njeri-tjetri dhe te pranojne idete e njeri-tjetrit, ne te mire te tyre, ne te mire te ekonomise shqiptare.

o Pjero, po heret paskeni dale nga shtepia, 7:30 te mengjesit..   me pak se 1 ore  eshte nga Antverpen ne Bruksel..  nderkohe qe  jetairfly, aty nga ora 14:00 mbasdite sikur niset per Tirane, apo jo?smiley

koha eshte flori...

Niset ne 11,15-11,30 . 

Ky eshte origjinali djema, por kompjutrat, njeri ka tjeter program e kompjutri prites ka tjeter program. 

bukur Pjero po prape i shmangesh asaj pyetjes time lart.

Ma thuaj pyetjen Bredharako, se nuk e mbaj mend se lexova 140 komente. 

ah po, nuk ke faj.

Ja ketu ta bera pyetjen

A haa, ne fakt per ata jashte nuk kam shkruar se une kam shkruar per pershtypjet ne Shqiperi. Diçka ne plan kam me ata jashte, pra me juve smiley mos u merzit, diçka do organizoj. 

flm Pjero.

Me teper qe te shkoqitet ndonje keqkuptim i mundshem se njerzit aq duan dhe flasin...njeri ketu me thosh nje dite ne privat se e dinte me 100% qe Beluli eshte asistent yti. I shpjegova qe kjo nuk ka mundesi sepse Beluli do kish permendur ndonje gje. Me ktheu pergjigje qe nuk do qe te merret vesh heperhe!
Me habiti, sinqerisht. I thashe qe vizitat qe i kane bere nj-tj jane thjesht te karakterit miqesor po nuk i mbushej mendja. Nuk ka kohe Pjeri te beje vizita shoqerore - me tha. Me siguri luhet dicka ketu...u dorezova se nuk ja mbushja dot mendjen po pastaj u bera dhe une kurioz. Nejse, do duroj derisa te na sqarosh nqse ke kohe dhe vullnet

''Me guvernatorin B.Q. , ai e mbante mir, per shkak se Fullani i jepte nga nje kocke qeverise, aty tek 30-40 milion euro ne vit, nderkoh qe Bualli do te perfitonte nga mua rreth 300-400 milion ne vit per qeverin e tij, plus investime te tjera per infrastukturen.

 

ore kur i mbaron mandati ketij Fullanit te BQ?   do lobuar  fuqishem per Pjerin, them une..

Pjero, nese do kontribuoje ne qeverine e Buall Mavrise, do ishte mire tu mesoje te behshin nikoqire e te shkurtonin shpenzimet e kota.. tamam si ajo menyra jote: 10 qofte, 2 buke, 4 birra=480 lekesmiley    e jo ti japesh 300-400 milion  qe ti bej rrush e kumbulla Buall Mavria..   mendimi im modest ky..smiley

Belulo, shife shife se cer bohet. Bibloteka kombetare ka plot 5 kpje te VQ qe i ve ne disponim per publikun. Si duket drejtusit e kan kuptu qe deshira per ta lexu librin eshte e madhe por mundesia (varferi e modhe Belulo ne Tirone) eshte e vogel. Zgjidhja eshte gjetur: zini rradhen dhe mos shtyni. kur po kaloja para Biblotekes me kapi veshi nji plak qe i thoste nji tjetri: Me cmendi ai Selfua ka mbet ne faqen 348 eshte pjerdhur nga syte dhe mezi lexon, u bera 2 muaj qe pres rradhen. Shancet jane qe mesiguri per VQ e ka pas fjalen.

5 kopje o Belul!!!!!

 

 

1

TitulliVizione të qartaAutorëtPjerin ThomaiBotuarDurrës, 2010Të dhëna fizike462 f. ; 29 cm.ShënimeL.500, pa tir.Fjalët kyçeTranzicioni demokratik 
Ndryshime sociale 
Letërkëmbimi 
LetraTermat gjeografikëShqipëriEmrat e personaveThomai, PjerinKlasifikimi dhjetor316.42(496.5) (044)

Të dhëna për ekzemplarin

Numri i inventaritGjendjaLloji i huazimitNumri i venditS.000320029 gjendet sallë s.356.a.37 S.000320030 gjendet normal s.356.a.38 S.000320031 gjendet normal s.356.a.39 S.000320032 gjendet normal s.356.a.40 Ar.000080584 gjendet sallë ar.129.a.79 

 

 

Rono,sa me ashper te behet kriza qe ka ngerthyer vendin,aq me e madhe do jete kerkesa e publikut per VQ. dhe eshte e natyrshme, aty jane te gjitha njohurite dhe zgjidhjet qe ai popull te beje perpara me ne fund!
une jam shume krenar qe e kuptova i pari kete!smiley

une jam shume krenar qe e kuptova i pari kete!

Tashti, pak modesti belul nuk do te bente keq....i pari....me vjen keq!!!!

po po,i pari. Pjeri mund ta konfirmoj kete.

Roni, ne BQ i çova vete 5 kopje, dhe BQ eshte nje institucion i pavarur, dhe ka te drejte e detyrim te fusi ne arkivin e vet çdo literatur qe i ofrohet. 

po BQ Fullanit, i cove ndonje kopje Pjero?

me qe ra llafi, sa BQ-ra paska Shqiperia?

me qe ra llafi, sa BQ-ra paska Shqiperia?

Ndoshta duhet t'i drejtohesh Klajdit per kete pyetje. Jo se paragjykoj po per kurjozitet peshkor, per cfare te interesoka numri? smiley

nuk e di ku e ke fjalen ti gjemb,po une kisha per institucione BQ-sh..smiley

Institucione s'njoh shume, se c'eshte nje Ambasada Pink, etj. etj. smiley

"Klajdit" thot injoranti, Klodi mer Klodi!!!!

O Gjemb o BQ!!!!

 

Po fokusohem vec te emri e jo te ofendimet: Klodi mund te jete personazhi i BB(q) por kryetari i shoqates eshte Klajdi te cilin e ke edhe ketu ne PPU.

Persa i perket ofendimeve, si te erdhi?

Me qe ra llafi ,sa BQ paska Shqiperia ?

smiley

me qe ra llafi, sa BQ-ra paska Shqiperia?

smiley

Me leje,du me qesh dhe njehere,ah Belul...Belul....

smiley

per hajer ishalla smiley

Faleminderit Roni smiley po vrapoj neser ke biblioteka smiley

mos bo kshu per 5 fronga t'qelbta

e ka te limitum per/ issuen VQ-ja, plus kesaj un si ekologjiste veproj nrysh smiley

Ske nevoj te vraposh. Dmth vrapi nuk te ben pune, se rradha eshte ehuuu. Ne fillim shko te BK po pati shume rradhe aty, hudhu nga BQ! 

Kete BQ - ra e morem vesht ne, po kjo BK -ja ca eshte tani smiley

Kshu eshte kur nuk ja thek hic per teori...rri e pyt njerzit ca o BK!!!

Pjeri ta ka thone omel e omel...shko hap ndonji liber teorie!!!

 

Asgje sme dha teoria,gjithe ato vjet,vetem se me tregoi sekretet e Praktikes,Pjeri e ka ne terezi o vlla,teori tere jeten smiley

TitulliVizione të qartaAutorëtPjerin ThomaiBotuarDurrës, 2010Të dhëna fizike462 f. ; 29 cm.ShënimeL.500, pa tir.Fjalët kyçeTranzicioni demokratik

 

Me beri pershtypje kjo Ron, ç'te jene valle kto permasa te te dhenat fizike? 462 f ? 29cm???

plot fllad detar perzier me vape e djerse ky rrugetim i Pjerit (kjo e fundit perkeqesuar ndoshta nga konsumi pa mase i birrave kriko dhe qofteve). 

pika kulmore e rrefenjes eshte ndoshta imazhi i shetitjes ne plazh me Cufen, presupozoj pasi Pjeri e ka palluar mire me birra 50-70 lekeshe = 0.36 eurocent. aty Pjeri paraqitet ne nje pozicion gati-gati reflektues, larg gjithe takimeve, digjitalizimeve te qyteteve te tera dhe rendjes kembesore e te palodhur drejt popullarizimit te VQ.

Long live Pjer! 

Edhe nje here faleminderit djema dhe vajza smiley dhe perfitoj nga rasti per te bere nje konkurs te vogel me juve, nje pyetje dhe kush fiton, kush e gjen, ka nje shishe vene te vjeter. Pyetja eshte kjo; Kush eshte gjeja me interesante, me e panjohur dhe e re ne kete pershkrim udhetimi.

Per ta gjetur me kollaj, duhet te lexoni pershkrimin qe kam futur une, qe eshte i ngjashem me ate qe u postua ne fillim, qe e nxorren adminet. Them te lexohet kjo e dyta, sepse i ka ndarjet dhe nenndarjet shum me qarte.  

Pjero, ca u be me makinen ne Belgjike, e more nga depanazhi?  sa leke pagove?

Nuk kujtohet litari te shpia e te varmit!!!

 

ta nxjerrin birren nga hundet thuaj,  maskarenjte!

Emagjino te ishte indeksuar "Qoftja" ne bursen e Tiranes!!! Do kish vajt obligacioni i "Qoftes" sa i Micrsoftit. Vetem parat qe ka shpenzuar Pjeri ne tregun e qoftes do e kishin ngerjt cmimin te pakten 15%!

Euro Belul, jo leke.

Une e shkruajta dje qe shkrimi s'eshte i mbaruar, por z. Pjer me injoroi smiley

po kuptohet qe behet fjale per euro gjemb.. leku ne kete rast  sherben si metafore..smiley

nuk e kuptova kete:  shkrimi s'eshte i mbaruar...

As nje leke/euro Belulo, shpenzimet i pagoi bashkia e qytetit Antwerpen. 

Duket qe s'e ka lexuar me vemendje Pjer, sepse ti e ke shkruar ne shkrim qe djali te tha qe e paguan qyteti. Une mendoj t'ja marresh cmimin dhe t'a rihapesh konkursin prape.

Pjero, per mua me interesantja, ose me mire te them e reja te ky shkrim ishte: "obligacionet e vdekjes".smiley nuk e kisha degjuar ndonjehere.

Belulo, fitove, obligacionet e vdekjes, kjo ishte e reja, mund te vish kur te dush, ose do ta sjell une veren e vjeter. Asnje nga komentatoret, nuk e kapi. 

faleminderit Pjero, nuk e prisja... po fillloj zeriozisht te dyshoj ne inteligjencen time..e paskam nenvleftesuar veten.

p.s. te jem i sinqerte, u mata nja dy here te thosha CO2... pastaj thashe, jo se besoj..smiley

nuk ka literature per to (OV).

maroi.

s'ka gjo Belul, do vije dhe radha ime!

I dashur Emigrant, nuk e di se ku te ka ngel hatri per nja dy vena smiley mund te ma kthjelltesosh pak mendjen, se helbete te vjeter jemi smiley

te ofrova redaktim - nuk denjove (edhe pse tani e kuptoj qe e kishe me shkrim dore).

kerkova (me takt) shpjegim per teorine e paketave - nuk denjove.

une nuk jom rob qe vej re, jo, por kto ia bojshin mu.

Urime per 2-shin!

Ndoshta do puqemi ne Tirane ose Durres ndonje dite dhe do bizedojme shtruar smiley birrat i ke nga mua smiley

Te pakten e fitoi nje te palluar edhe emigranti smiley

"Ka burra te mencem plot kjo dynja...

o Pjero, po se pate bezdi shtjelloje cik, si funksionojne keto obligacionet e vdekjes? dmth sa me shume te vdekur , aq me mire per indeksin e burses...smiley

eshte tamam ashtu Belul. Vlera e bondit ne fjale ngrihet me vdekjen e hershme te personave qe kane siguruar jeten. Ai qe investon ne bondet ne fjale ve bast se te siguruarit do jetojne me pak sesa pritet

rron or rron, nuk vdes shqiptari

@Pjer Thomas

me beri pershtypje ideja juaj per plazhin e Patokut

Te pakten ta kish dhene me konçension tek belgjit apo hollandezet per 34 vjet.

 

Pse pikerisht 34 vjet?

effkey, them 34 vjet, sepse per projekte te medhaja te ketij lloji, ku ke te besh lufte me natyren, minimumi eshte 34 vjet, kaq sa e lejojne teoria e paketave. 

Faleminderit per shpjegimin.
Ku mund te gjej info me te zgjeruar rreth teorise se paketave?

Dhe pastaj u bën përshtypje disave që Vizionet e Qarta përmenden shpesh. Libri VQ përmendet shpesh se njerëzit pyesin shpesh. 

Keto shkrimet e pjerit do behen si libri i shumepritur i historianit ke filmi "Historiani dhe kameleonet". Te gjithe donin te futeshin ne te, pagunin dhe bakshishe te majme madje smiley

ahaahaha, e kisha harru ket film!
Dhe jo vetem shkrimet e pjerit, por gjithe komentet e ppu jane bere si puna e atij librit smiley

 

Pjer vetem Fullani deri diku te eshte afruar per nga numri i komenteve qe kane lene peshqit ketu ne ppu, i modh je.smiley

O Pjerr po mire te bursa vetem ate Filipin njeh, qe jo per gje po nuk eshte kryesori, eshte askushi...

Si fytyre, eri_ , i njoh 3-4 qe i shoh çdo vit aty, po Filipi ka tavolinen afer deres smiley dhe me ate kam folur me shpesh. Me perpara kam folur me Loreta çiço, nje grua serioze, por si duket ajo ka levizur prej andej. 

po ke dhe te tjere o Pjer... kot te te pyes, vit per vit qe shkon e viziton bursen ke folur ndonjehere me Drejtoren e Burses. Une jam me studime ne Londer dhe sivjet perfundoj me tezen, tema e te ciles eshte per tregjet e kapitalit. Te them te drejten doja dhe dua te them disa fjale dhe per bursen e tiranes, pasi kisha lexuar ne newspaper ketu per nje projekt dhe kisha nevoje per me shume info ne lidhje me kete. U takova ne vere kur isha me pushime ne Tirane, me drejtoreshen mora nje sere informacionesh rreth projektit qe ka filluar qe ne mars 2012. Mu duk shume interesante, jo per gje po ka dhe ndryshime dhe ne fakt bursa eshte nje institucion absolutisht i nevojshem per ekonomine e nje vendi...

Kush ishte interesante, drejtoresha?

ca lidhje kishte kjo????? interesant ishte projekti mua PROJEKTI me interesonte

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).