Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. "Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar", thuhet në deklaratën e grupit.

"Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit", thuhet në deklaratë.

 

Obama: Arritje madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ndërkaq mësohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka “mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar se mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës i ka ardhur fundi”. Në një komunikatë të lëshuar për opinion, presidenti amerikan citohet të ketë thënë se “pas pothuajse katër vite e gjysmë, përmbushja e previzioneve të Planit Gjithëpërfshirës është arritje madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës”. 

“Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik”, ka thënë presidenti Obama.

Ka ende punë për t’u bërë, ndërkohë që liderët e Kosovës tani marrin përsipër përgjegjësinë për të siguruar se parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës zbatohen për çdo qytetar, ka thënë zoti Obama.

“Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive me fqinjët e saj dhe të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, veçanërisht ato në raport me Serbinë”.

 “Një gjë e këtillë nënkupton fuqizimin e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale dhe do të shërbejë për të promovuar stabilitetin, mbi të cilin varen prospektet euro-atlantike në rajon”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Në emër të popullit amerikan, uroj qeverinë, parlamentin dhe popullin e Kosovës për këtë arritje historike, me të cilën Kosova ndërmerr edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit që i takon, në një Evropë të lirë, të tërësishme dhe paqësore, thuhet në fund të komunikatës së presidentit amerikan, Barack Obama.

 

22 Komente

Një gjë e këtillë nënkupton fuqizimin e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale..  endrra serbe per Veriun mbaron ketu.

 

E,mos e mendo kaq thjesht problemi kryesor i Qeverise se Kosoves do te jete Mitrovica! 

Hem, tani do duket vertet sa u vlen lekura politikaneve te Kosoves. Uroj nga zemra qe t'ia dalin mbane shkeputjes, se boll kane vuajtur me serbin gjer me sot. Dhe ishalla nuk marrin mendjen e atij gomarit te Vucitolit ne politiken e jashtme se do dalin me kepuce te kuqe, sic do kishin dale edhe ne Rambuje po te shkonin pas mendve te tija.

"...ishalla nuk marrin mendjen e atij gomarit te Vucitolit ne politiken e jashtme..."

Druaj PF se je i vonuar në tërheqjen e vëmendjes. E ka marrë me kohë ferra uratën. Të paktin që po marr si shembull, është Thaçi, kryeministri. Nuk bën asgjë pa kryeministrin tjetër, që ju nga Kanadaja e quani në koment "gomarit te Vucitolit", por unë nga mëmëdheu, me plot përvoja nga policitë e hapura e të fshehta, po mjaftohem duke e cilësuar vetëm si Saliu i Madh (Në fund të fundit, për ironinë mund të ha nga tropojanët vetëm disa shkelma b*thëve)

Ja urime! Shpresojme qe fundi i mbikeqyrjes te mos jete fillimi i nje varesie nderkombtare. Hajt se mire do behet ne cdo rast.

me pelqen ky optimizmi yt smiley 

belul,eshte nje film me duket,cubel?

Ooo eshte me ate filmin qe duan me u arratis me anije,si e ka pas mer.............

per shendetin tone dhe per shendetin e te bukurave sinjorina!

nuk jam fort i qarte ket here me Vetvendosjen. Nga nje ane nuk humbin rast me u deklaru per shqiptaret qe te qeverisin vete (edhe pse ne mungese te nje njohje ne OKB, kjo nuk ka per te qene e lehte). Po nga ana tjeter, si sot psh, nuk humben rastin per te godit prape Thacin, me justifikimin "se perfundimi i mbikeqyrjes eshte farse dhe se i hap rrugen Thacit per t'i dhene perfundimisht veriun serbve". Ca llogjike eshte kjo? dmth, vlen thjesht se duhet shfrytzu cdo rast per me sulmu Thacin? Do pelqeja qe VV t'i rrinte larg cdo komenti te tepert. Mund t'i krijoje me shume dem sesa perfitim pa llogarit se ben qe t'i humbe dhe serioziteti per te cilin VV ka investu shume.

 

Fjala e Albin Kurtit në konferencën e sotme për media

"Këto ditë e sidomos sot, filmi ‘Bac, u kry!’ po shndërrohet në serial. Dikur e kishim ‘Bac, u kry!’ dhe tash e kemi ‘Bac, u kry!’ pjesa e dytë. Prej këtij pushteti kemi gjithnjë e më shumë cirk sepse kemi gjithnjë e më pak bukë."

###############################################

mire bejne qe flasin per mendimin tim, gjerat po nuk u perseriten harrohen.

gabim nuk i kane ato qe thone, ska lidhje eshte thaci apo dikush tjeter.

o u kry, o s'u kry, dhe nqs thone qe s'kemi se cfare presim me, per mua te drejte kane.

per ta kry duhet me e kry vete.

ki parasysh qe edhe kur vete tek ai vendi - ku edhe mbreti vete ne kembe - bythen duhet ta shterngosh vete se nuk e shterngon dot njeri tjeter per ty.

Ky eshte nje mekanizem qe ndodh gjithnje, kur shkohet shume larg me retoriken. Nuk di/do/mundesh te kthehesh me mbrapsht.

Me i arsyeshem Pershendetja e Amerikneve dhe me e Ndershme .Shume e drejteperdrejte .Shqiptarshe per Shqipetaret ! .E permban procesin dhe Uron arritjen ne Proces..... Nuk i gju me Bomba Atomike Serbet smiley si do desheronin urra-patriotet !

Le te themi se nuk do te perjashtohen te gjithe kendshikimet e komentet deri edhe tek Listimet e titujve nga Fronca zoterie smiley si InteliDjence e Larte ....e llogaritareve te kooperativave ose si nje takem ne kohen e Miqesise me Kinezet , qe dinin te gjithe emerat e Anetareve te KQ te PK te Kines ." smiley Por rendesi ka qe te ecin akrepat e ORES ...te mos Ndalen .

Urime me kete rast te Gjithe Shqipetareve te cdo KOHEqe u perpoqen dhe sakrifikuan per kete Dite te Mbrothesise dhe te Pergjegjesise se madhe Historike  . Perjashtuar bashkepunetoreve te FASHIZMIT e NAZIZMIT dhe bashkepunetoreve te Serbeve sot .  . Dite edhe me te mira do vine , kur te largohen proserbet nga Trungu Baze i Pemes shqipetare sic eshte SHQIPERIA sot . Edhe do largohen ...me hir apo me pahir ....se keshtu kendoi labi per Ismail Qemalin

Cili je ti more burre .....

Dua vatanet e mia  / Do ti marr se s'eshte pune ...

 

Ose shqiptaret Kane mesuar te mbajne shtetin gje qe eshte e barabarte me mrekulline e 8 te botes.ose bota u lodh me ta dhe iu tha ti dalin zot  vetes se ajo  ka hallet e saj.

se keshtu kendoi labi per Ismail Qemalin..

...mbase ky qe ka bo kongen  ka qellu lab i mire nga Dukati  smileysepse edhe ai korieri personal i I,Q. lab ishte por ne vend tja conte letren tek perfaqsusit e Austrise ja coj atij te Serbise

Vatanet I Kane marre shqiptaret PO s'po Iu hyjne ne Pune se PO therrin njeri tjetrin.

Vur kaposh e hiq kokosh

koka prape bosh se bosh

Hiq Alben e vur HU

koka prape mbetet  pa tru ..

Shenime cqaruese Ë

Hu nuk eshte Huri qe perkthen franceze dashamires te shqiptareve kudo qe gelojne . Flas per Hunj te vertete / qe i njeh  Alba vete smiley nga ata zgjatuesit e topeve ushtarake . Nuk ka shume ngjashmeri .

 Alba po , eshte ajo me nr mbrapa qe rastesisht korespondojne numrat me sasine  e Gomereve qe i duheshin Sulltanit per tu terhequr nga Shqiperia 2265  . Ka ngjashmeri .

Kokosh  po , kendoj per kokoshin e PPU -se . Sipas Permetit i thone Kokosh ..sipas me poshte nga Fyeri i thone Kaposh . Si vend kikirikikesh kane te njetin Plehun !

ne vend tja conte letren tek perfaqsusit e Austrise ja coj atij te Serbise...

Keshtu e sqaroi Kokoshi Alben me numra kur lexoi fjalen e te Nderuarit OBAMA , megjithse Albes 2265 i qene zene syte nga gjaku .

Heu or tie , per s 'çat NM e tij , ymer paste me Bust , emer rruge e Mauzole kena feste per I qin vjetnuer e te pamvartunes ..thae Kaposhi

Jo or  tie . Jena tuj u vra e tuj u pre ! Dhe HEC-et qe ka lshue babasqapi per drite , jane tuj punue me lumenj gjaku . Se ka lshue Serbia akoma !...u gjegj Alaba

Hajt ta gezojne edhe njehere shqipot me humor e kenge kete Feste .Le te bucasin Kikikite e Kokoshareve dhe le te çkelqeje Qielli nga çëkëlqimet e Albës 2265 smiley !

Me kete rast ftoj dhe Ronin ti lejoje te gezojne smiley

Idriz o Idriz Lule

e di qe e do ne tule

idriz o Idriz nuri

te mbiu ne bithe huri.

Popullismiley

Pavaresia qe shpallet disa here nuk ka ndodhur asnje here!(A.Z)

Do Zoti mer per mire, se me ata politikane atje, sikur s'me ngrof, kam frike se Kosova/Dardania do kete plevit gjithmone. 

Megjithate komunitet gjermanisht foles nuk Kane sjelle asnje kompani germane .

I uroj shqiptarve te kosoves nga zemra gjithe te mirat per kete arritje aq madheshtore por dhe shume domethense.

Nga ana tjeter shpresoj qe Kosova dhe shqiptaret e kosoves mos te behen preh e nje grushti njerzish qe quhen "politikane" dhe qe jane gati jo vetem te vjedhin por ti thithin dhe palcen e koces popullit dhe njerzve te tyre per pushtet dhe pasuri.

Tani ka ardhur koha qe cdo individ ne Kosove e kudo ne trevat shqiptare te behet me kater sy e veshe dhe jo te luaje patriotin e atdhetarin ashtu qorrazi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).