Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nën sloganin “Shqipëria është grua”, ka nisur një tur takimesh për të ristrukturuar dhe riorganizuar degët e këtij forumi në rrethe.

Numri një i selisë roze e ka nisur këtë tur nga Kavaja, duke u shprehur se ky qytet e shkroi historinë nga gratë dhe vajzat, forca e të cilave i ndërroi mendësinë. 

“Të gjithë atyre që pyesin apo që janë të shqetësuar pasi duan të dinë se si mund të ndryshojë gjendja aktuale, nuk ka shembull më të fuqishëm se Kavaja dhe historia që ju po shkruani së bashku për të treguar se gjendja mund të ndryshojë”, iu drejtua Rama grave të pranishme. 

Kreu socialist u ndal gjatë fjalës së tij në këtë takim edhe në alternativën që ofron PS në rilindjen e vendit. 

“Arsimi, punësimi dhe lehtësimet sociale janë prioritete që ne do t’i ndjekim me shumë përulje bazuar në programin tonë, që është pasuruar dhe shpresoj të pasurohet me kontributin tuaj, që në 2013 të mos ndërrojmë një parti dhe të vazhdojë havazi i vjetër, por të ndërrrojmë faqen e historisë”, ka nënvizuar Rama. 

Në fund të këtij turi, strukturat e forumit të gruas së partisë më të madhe opozitare në vend do të zhvillojnë edhe zgjedhjet e drejtueseve të këtyre strukturave. 

95 Komente

Seriozisht, si nuk degjova ndonjeren prej ketyre grave socialiste ketu ne ppu, nga keto qe na flakerojne syve me dhjetera tema nga zonat e Koplikut e Karavastase, ku nuk harrohet asnjehere te vihet ne dukje INJORAAAANCA (o mami, injoraaaanca po na merr ne qafe) dhe PRAPAMBEEETJA shekullore, e blah blah blah, te flase per kete tipin ketu qe i jane faktuar bemat ?

Heeee ? Di gje ndonjeri per kete pune ? Aaapo, keto nuk quhen sepse vijne nga nje me kyltyyyre te gjeeere, ka parardhes me universitet ai ore ! jo ashtu si kujton ti. He ?

aaaaaa,ekuptova ...prandej Rama shkon djathtase majtas tu ja lyp......hahahaha

Hurooooooooooooooooo naaaaaaaaaaaaaaa

http://eunacal.org/vota2011/zgjedhjet-vendore-grate-qe-thyen-bastionet/

Ja Adelina veç: http://www.gazeta-shqip.com/politike/08f74c4e393993fb506f2f22a1f3fa4c.html

Sigurisht që injorancaaaaaaa (ua mami), është e dëmshme, në një botë ku dija është kapital! 

***

Dy fjaaaaal... 

Alvin Toffler sugjeron politika alternative për daljen vendeve nga varfëria ekstreme. Një prej masave të tilla, është përfshirja në politikë e grave. Llapat (e veshëve) hapur ju feministet e orëve të para... 

Ky sugjerim vjen prej faktit që i përgjigjet trendit modern të zhvillimit. Toffler i ndan epokat e zhvillimit në "waves", first wave, second wave dhe third wave. First wave është kultura agrare. Second wave është ekonomia dhe kultura industriale, dhe third wave është ekonomia e bazuar në DIJEEEEEEEE. Vetë lindja e feminizmit i detyrohet kësaj të fundit. Dhe shpjegimi është shumë i thjeshtë. Gjatë epokës agrare vlerësohej vetëm puna e krahut. Burri kishte krahë më të fortë, puna e tij vlerësohej më shumë, po ashtu statusi etj. Gjatë epokës industriale, njësoj. Në të tretën tani, nuk ka vlerë forca fizike, dhe të dy sekset mund të konkurrojnë në një domain, ku kërkohen aftësi të ndryshme nga ato të dy epokave të mëparshme. Një femër intelektuale, konsiderohet njëlloj kapital me një mashkull intelektual. Toffler (ngaqë e do shumë të shoqen e vet Heidin), sugjestionon se gratë do të jenë më të prirura të kërkojnë të përfshihen në epokën e tretë të zhvillimit. Personalisht... prej sample-it të peshkut, dyshoj disi...

 

Nuk e di pse po nuk eshte modeli jem i gruas ,politikane ,hiq fuori class,Theacher e Merkel,Condi e hillary....per mua gruaja duhet me kene nje zonje shtepie ,e sigurte ne rolin e saj ,e ditur ,mame e pergjegjshme,e kulturuar.Me dite me administru shpi ,burre e fmi(sa bira ,vrima ,ka muri aq halle ka burri smiley  )Ndoshta eshe shoqnia do kish kene ma e shendetshme....

Po i ka zene fryka grate prej Josefines se i thone je si burre,po ajo eshte burre n'tfolme dhe jo n'tq...ame.

Zana, shiko njehere ketu ku jetoj une :

Dite e bukur me diell, me t'u kenaqe shpirti. Dite per te vdekur, me nje fjale. Ne qender te qytetit, mu ne qender fare, ka nje shesh rrumbullak me pellumba e gjera. Edhe stole betoni, te paster kuptohet. Dy çifte te rinj bashke. Me nga nje femije te vockel ne pelena. Kur t'ia priti njera shoqe te shoqit te vet : nderroje çike femijen se po flas me Karinen tani, ka nje gallate per te me tregu. Edhe shuli, as gek as mek, filloi e nxori ato nderresat, e ta nderroi burri i botes tak e tak e tak, e beri femijen qiqer. Kjo e shoqja me ate shoqen e vet duke tregu historina roko zifredash. Gallate, thashe me vete, a wonderful world, thote luisi.

Tani, per ne politike, grate duhet te merren, pse jo. Por ama jo me keq se burrat, se per keq i kemi keta haramat, s'e sheh kete palloshin aty ne foto ?

smiley  Pikerisht Hurb....Ai rreziku ndrron femijen ,dhe komplesohet deri ne maja te flokeve duke ndigju komentet e bibave percilesite e Zigfredit.Ne shtepi te komodina nga ana e saj e shoqja mban pilolat antikoncentrative,nga ana e tij pilolat blu..... si te ndodhe ndryshe nuk ka se si....

Hajde muhabet hajde. Mu sikur keni dale nga celuloidi i filmit "Kapedani". smiley

- e di yt ate kete pune?

- s´do mend, ai me rregjistroi!

smiley

ok Pf,ndrroni pannolinat atehere....smileysmiley

Zana, nuk e di se ne cfare shoqerie jeton ti, se ata te tjeret e di, po ketu ku jetoj une, te jesh i zoti ti dalesh vehtes ne cdo situate eshte kulture. E vjeter bile. I ke pa ti ato filmat me kauboj ku tjetri ndalon kalin buze lumit, ndez zjarrin, nxjerr tiganin nga canta dhe fillon gatuan groshen me mish? Nga ana tjeter ketu grate i futen e bejen pune burrash pa iu dridh qerpiku, qe te cuditesh. Une p.sh cova gocen ne Universitet te shtunen qe kaloi. Edhe ishin organizuar studentet qe te ndihmonin te sapoardhurit. Sapo nxorrem plackat per dhomen e goces nga makina na erdhen tre studente (femra) qe na ofruan ndihme. Edhe sa i thame ne po, nje ti ngritur plackat e kutijat ne kurriz edhe vrap pese kate deri tek dhoma jone. Mua qe i kam shpatllat sa dy nga ato bashke me ngeli vetem nje batanije per ta marre ne dore. Edhe mbasi na i sollen plackat ne dhome, na thane edhe mireserdhet e faleminderit e u turren vrap poshte shkalleve te ndihmonin te tjere.

Pune kulture pra.

Sa per panolin, ia kam nderru goces time tre muaj rresht se nderkohe isha midis dy puneve kur lindi, kurse gruja po ecte perpara ne karriere. Dhe prap drejt me rri, nuk kam nevoje per viagra. smiley

PF .me siguri nuk e pata me ty personalisht ,e as per viagra.smileyçeshtje zgjedhjesh ....une e mendoj keshtu.Qe gruaja duhetme u marre me shpi ,me familjen e me femijet.Eshte natyrale keshtu...masandej ,nuk e imagjinoj kurre nje grua jo te ditur,te kulturuar,te pambajtur e jashte forme fisike.ç'ka thashe une PF,nuk perjashton ne asnje menyre ,deshiren ,prakticitetin,e forcen e grave.Nejse ,suksese vajzes ne Universitet.Aka zgjedhe dege persembari?Ma do mendja se do jeni emocionuar....

Rrofsh per urimin. Psikologji ka zgjedh, te shofim...

 

JO i dashtun ,nuk eshte çeshtje Kapedani.Por ky fenmizmi ia ka" fut "paksa randshem grave.Ika ç'natyruar ne rolin e saj primordial.I ka kthyer ne gjys te ezauritura (se jo krejt),flas per gruan oksidentale.Pune .kariere ,te luftosh ne zyre  me kapon qe nder te tjera jo rralle ka vemendje me te gjere se sa cilesia e relacionit qe ke pergatitur mbremme ne dark pasi femijet flene.Mandej nevend qe ti rris une vet femijet ,te vine ne mengjez te krevati i saj e te kenaqen e shkrihen ne perqafime ,i duhet ti çoje violentisht nga gjumi ,t'ia besoje shpesh edukatoreve te shkalluara e violente o baby sister ne rastin me te mire me theks lindor,qe ti bejne gjysa njerezish gjithe diten para tv e play station.....e gjithe kjo pse?Sepse gruaja ,gruaja.

Eshte ketu nje avokate e famshme matrimonialiste Anna Maria Bernardini della Pace.(nder te tjera e vjehrra e Raul Boves)ka bere nje liber :le mamme cattive esistono....Nje grua me spessore te rralle intelektuale.Ajo thote qe per nje periudhe rreth 16 -17 vjet nuk ka punuar fare,ka rritur dy vajzat e saj duke eu perkujdes per to ne gjithçka kishin nevoje.E mundesite per zgjidhje te tjera nuk i kane munguar.Eshte jetike ,vitale per qytetaret e ardhshem ,per individet e ekuilibrin e tyre prania kostante e mames.

sa per sqarim nuk e ka fjalen per grate si Jozefina qe eshte shembulli me i keqe i gruas, nenes, motres apo mikes jo vetem shqiptare por ne bote..

Me keqe akoma kur lexon fundurrinat ne kete teme qe qeshnin me 6 motrat qe qanin vellane e vetem ne mes te Tiranes..

Ti zhaba me nickun zana duhet atomatikisht te mos te lejohet te hysh ne kete, qelbese.

Shiko Liqen ,ti behesh i pabesueshem kur ben keto komente idiote.Pre Topallin ti mund te flasesh vetem si politikane.KJo eshte ana e saj qe mund te diskutohet ketu.Si nane ,bashkeshorte ,bije ,mike ti nuk din gja hiç.Epo te siguroj qe eshte nje rast i ralle .Tashti ç'pate ,pse po shan ,ku e pate hallin....pse po fyn ? ku ...tu kujtu mama jote kurve qe te linte vetem e rehatohejj ne Kume apo çole?Pse Liqen(me uje te ndenjur,vjen goxha ere)ç'pate?

provove ate qe shkruajta me siper, je nje qelbse e rendomte e asgje me shume.. me nje te thumbuar cjerr masken me duart e tua. Kurseji here tjeter.

Ok ,futu nen dush tashti.....

Zonj e rand ke pas ken boll,po polle gjarperinj moj e mavrosur..

E para e punes eshte e çuditshme qe ketu s'ka komentuar akoma Ruzhdija. Ajo nuk te fal kur behet fjale per Ramen... (shpresoj te jete mire me shendet, sidoqofte)

E dyta e punes. A ka mer burre nje person nga keta qe mbeshtesin PDne ketu te peshku qe eshte njeri normal e jo i çmendur? Apo jane te gjithe si puna e kesaj Zanes dhe Hurbinekut? (nuk quhen maskarenjte si pergjigje)

Ku e shef ti lum-idioti se une mbeshtes PD?Ku e ke pa .lexu ?ku e ke ndigju?ne mos qofsh maskara nje pjestar lukunie je me siguri....sepse ti nuk e din hiç se a e mbeshtes apo jo PD.Per ju mos me i ba Hossana Rames eshte me padyshim te besh tfo o jane me PD....A e shef çfare debilit i mjere je.....Debilbardh e zi iliria,madje pa i vu kurrfare transistori....veç Tirana....hahaha ,bafshi hejr se u zbavita sot me debilat e cirkut Lukunia......

Vuaala ! E si te flitet ndryshe ne nje teme ku Edi Rama thote se Shqiperia eshte GRUA ? Kishte ndonje mundesi tjater ?

Padyshim. Bile edhe ai francezi qe nderroi pampers tek shembulli yt ishte me Ed Ramen. Gjynah qe nuk vajte ta peshtyje drejt e ne surrat ne emer te Sali Berishes e Lek Dukagjinit. 

Tesh po iku ....Bafshi hajr se u kenaqa...po njiktu jam...kthehem prap...e mos e prishni gjakun fort...Frazat e filmave shqiptare aty jane ,nuk mbarojne kollaj.....smiley

Zana, ti ke ekzistuar dhe do te ekzistosh gjithmone. Iken, je ketu, dhe kthehesh prape!

Eshte brenda qenies tende.

 

...ah, se per pak desh harrova: DUAJE SHUME VETEN TENDE!

Me dashuri dhe respekt te pakufishem per ty, 

Eshte e habitshme me gjuhen shqipe : nganjehere kemi me shume onomatope per nje veprim te caktuar te kafshes. Psh, ne te shkruar, qeni francez leh keshtu : Ouaf-ouaf ! (uaf-uaf, shqip).

Ndersa ne shqipe, shiko ç'ndodh : nganjehere leh ham-ham, e nganjehere e gjejme me hum-hum. Pse ndodh keshtu valle ?

Tregon ndonje gjendje emocionale te veçante te qenit apo eshte keshtu thjesht per kunj te kinezeve ?

Hajde sllogan hajde! smiley

Mezi c'pres te zhduken ata qe jane ne krye sot, qe e kane bere Shqiperine me keq se c'ka qene.

Mezi c'pres te shoh Ramen kryeminister te vendit, ndoshta vendi im do ndryshoje..

Kam shume gjera te tjera per te pritur, sllogane te reja, fitore dhe vec fitore per partine opozitare. Zot ndihmoje Shqiperine se ajo te do!

Nuk e di, po mua me eshte dukur hipokrite kjo mania e ketij per te fituar mbeshtetjen e gruas duke e cituar gjithnje. Duket si hileqare duke qene se ben te mendosh se mjafton ti permendesh fjalen grua dhe hop gjithe seksin e bute do ta besh per vete per te te sherbyer.

Shqiperise sot pikerisht se i mungojne bolet eshte ne kete derexhe.

Jo per gje, po grua eshte (sic thone) dhe Jozepercka , por eshte debile fund e krye. Se fundmi ka pershpejtuar perpjekjet per te rrezuar piramiden per me lane ne vend te saj deshmine e parlamentit te saj faraonik. 

 

 

Shqiperise sot pikerisht se i mungojne bolet eshte ne kete derexhe.

Kurse per mendimin tim, Bolet e kane cuar Shqiperine ne kete derexhe

une e kisha me shume per bolet me b te vogel, qe jane tregues trimerie.

 

 

Me duket se ne shqip perdoret trimerishte: "duhen bythe per ate pune", "shnet e bythe te forta", "pa, pa, pa, i kemi fut i t'pime mrome, u bome bythe fare, byth"

"Shqiperia eshte grua.... "e ka nisur nga Kavaja...

nje sllogan i tille (...grua), ta nisesh pikerisht nga Kavajasmiley, me duket "metafore" akoma me e forte mua.smiley "vendi i duhur per slloganin e duhur",tha.smiley

Ashtu duket ne foto apo vertet ka nje dhemb te prishur ne anen e majte Shqiperia?

Shpresoj qe mos te jete koncidence, Pasi keshtu duket vemer "natyrale/normale" gje qe - thedh thedh - tregon me shume siqeritet se sa nje grua e kthyer ne plastik me nderhyje plastike ... he! e di se po ia fus kot, por do ishte gjeniale nese ajo ishte domethenja e dhembit te prishur.

duket vemer "natyrale/normale" gje qe - thedh thedh - tregon

o kurti ,po e torturove shqipen mor djale!

thelle-thelle eshte femersmiley

po me vjen keq qe paskam shkruar "vemer" por kur vjen puna per 'll' ose 'dh', ja fus kot pasi nuk e kuptoj diferencen

FLM per korigjimin

Gramoz Ruçi: Të hapur për aleancë me LSI, AK e FRD

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi deklaroi dje në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" se PS është e hapur për një koalicion me LSI-në. Lidhur me çështjen e imunitetit ai përsëriti qëndrimin se mazhoranca duhet të votojë paketën e propozuar nga PS, ndërkohë që e cilësoi si një marrëzi kushtetuese paralajmërimin e kryeministrit Berisha për zhvillimin e një referendumi për këtë çështje.

Cili është qëndrimi i PS për imunitetin? Paketa juaj e propozimeve janë kusht për votën ndaj imunitetit apo janë dy gjëra të ndara?
Nuk mund të flasim për kushte, problemi është më i madh se kaq. Kushtetuta është guri themeltar i shtetit dhe nëse është bërë një gabim, të cilin ne e kemi pranuar, mënyra sesi u ndërhy dhe e krahasuar kjo tani me propozimin për të ndryshuar një nen të kushtetutës, ashtu sikurse e kemi thënë, e deklaruar, ne kemi propozuar që ndërhyrjet në kushtetutë janë të domosdoshme, por duhet prekur në disa aspekte pasi ndryshimi i bërë para dy vjetësh prishi një balancë.

Çfarë balance?
Balancën e institucioneve të pavarura. Prekja e nenit të presidentit natyrshëm që prish balancat e tjera, kështu që propozimet tona janë pikërisht për të ruajtur këtë balancë, pra nuk janë as kushte as pengesë për imunitetin. Për imunitetin ne e kemi shprehur që jemi pro heqjes, por kërkojmë nga kundërshtarët tanë politikë që të merren më parë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ne në mënyrë që të ruhet kjo balancë për të cilën fola.

PD i cilësoi paçavure propozimet tuaja...
Ishte gjëja që nuk duhet ta dëgjoja. Politikisht është një gafë për mua. Jam habitur për këtë deklaratë sepse propozimet e PS janë zgjidhje e problemeve të funksionit të organeve të drejtësisë. Ato janë fryt i një mendimi të tërhequr nga mjaft ekspertë dhe modele të marra nga kushtetutat e të gjithave vendeve të BE-së, nga ku përmend Gjermaninë, Francën, Italinë etj.

Berisha thotë që klubi i miliarderëve të PS-së nuk i intereson heqja?
E kundërta është e vërtetë. Korrupsionin nuk e bëjnë opozitarët, por pushtetarët. Nëse Berisha vërtet do të ishte i interesuar për statusin kandidat ai do të pranonte heqjen e imunitetit më herët. Kam qenë dëshmitar në negociatat për Presidentin, ku Rama i ka kërkuar për një orë e gjysëm Berishës zgjedhjen e një presidenti konsensual, reformën parlamentare, reformën zgjedhore dhe heqjen e imunitetin. Këto kanë qenë katër kërkesat që Rama i parashtroi Berishës dhe e pesta ishte që këto çështje të mbyllen brenda qershorit. Dhe pasi mandej që Rama e Berisha të shkonin bashkë në Bruksel për të kërkuar marrjen e statusit. Të gjitha këto kërkesa, Berisha i refuzoi.

A do ta votoni heqjen e imunitetin?
Ne e kemi deklaruar, dhe unë po e përsëris që ne kërkojmë që ndërhyrja në kushtetutë të bëhet njëherë dhe vetëm njëherë.

Pra o të gjitha o asnjë?
Nuk e thashë këtë. Po them që klasa politike të ulet dhe të diskutojë propozimet.

Ideja e referendumit?
Është një marrëzi kushtetuese sepse nuk mund të realizohet. Rruga e thjeshtë e shkurtër dhe pa asnjë shpenzim është vetëm parlamenti. E gjitha kjo është një alibi për të fajësuar opozitën për mos marrjen e statusit kandidat e për t'i thënë popullit që na pengoi opozita. Milionerët e PS i kanë vënë ato para në kohën kur nuk ishin deputetë. Berisha ka 8 vjet në pushtet, nëse i ka vënë dikush me rrugë të pista këto lekë, ai ka gjithë mundësitë që ta faktojë këtë dhe t'ia bëjë të ditur opinionit publik. Nëse ka vullnet politik, paketa mund të miratohet brenda këtij muaji, ose maksimumi në javën e parë të tetorit.

Si është e vërteta në lidhje me mungesën e opozitës në delegacionin e Nishanit në Kosovë? Në media u fol se ju është dërguar në celular një ftesë me sms.
Nuk kam patur asnjë ftesë zyrtare nga institucioni i Presidentit. Nuk e di nëse adoleshentët e sotëm bëjnë dashuri me sms, por në moshën time dhe të Nishanit të bëje dashuri me sms do të thoshte që të martoheshe me mblesëri. Unë jam martuar me dashuri, Nishani besoj gjithashtu. Kur të flasësh për marrëdhënie serioze midis institucionit të presidentit dhe opozitës shqiptare sigurisht që ka një protokoll, ka një zyrë edhe ne si PS nuk kemi marrë asnjë ftesë nga presidenti shqiptar. Lidhur me sms unë jam politikani që unë nuk i preferoj, por pëlqej komunikimin direkt. Unë nuk pëlqej komunikimin me sms. Lidhur me çështjen e deputetit të Kukësit edhe kjo është një spekulim.

Cili ka qenë teksti i mesazhit?
"Z. Ruçi, Presidenti do vejë në Kosovë dhe kemi menduar që të çoni dhe ju një deputet të PS-së". Unë nuk e di sot e kësaj dite kush ma ka bërë këtë sms sepse edhe një qytetar i thjeshtë mund të dërgojë një sms dhe të më thotë që jam Bujar Nishani. Cilin sms duhet të besoj? Ndaj ju thashë që ky nuk është një komunikim serioz. Por edhe sikur të kishte ardhur me ftesë zyrtare ky ishte një qëndrim politik. Nuk do merrnim pjesë në delegacion.

A do ndryshojë marrëdhëniet e opozitës me presidentin Nishani sikundër vepruat me Topin? Ju edhe atë e kundërshtuat në fillim.
Emërimet e Nishanit në KLD, në SHISH dhe ushtri kanë qenë tërësisht politike. Ajo që ne paralajmëruam po ndodh.

Do merrni pjesë në procesin e dërgimit të kandidaturave për kryeprokurorin?
Nuk e di nëse Nishani do konsultohet me partitë politike, me anëtarët e institucioneve kushtetuese apo me konstitucionale, por ne do të jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar me institucionin e presidentit.

Do t'i çoni emër?
Nuk mund të hedh fall. Unë nuk e di nëse do organizojë konsulta. Madje edhe nëse organizon konsulta ai do të pranojë kandidaturë. Zgjedhja është atribut i presidentit.

Por LSI ka paralajmëruar se do të çojë kandidaturë?
Të gjitha këto pikëpyetjet i zgjidh një problem. Miratimi i ndryshimit të neneve të kushtetutës që ka propozuar. Nëse prokurori, anëtarët e gjykatave më të larta të zgjidhen me shumicë të cilësuar, sigurisht që do të kemi produkt pozitiv.

A ka tentativa për t'u afruar me LSI-në?
Ne s'kemi bërë ndonjë tentativë për ta tërhequr nga qeveria, por kemi bërë një tentativë vullnetmirë për të zgjedhur me konsensus presidentin, si në takimin informal ashtu edhe në takimin formal. Ky ka qenë qëllimi i vetëm në negociatat që kemi zhvilluar në atë kohë me LSI-në.

Ekziston mundësia që të ketë një afrim tjetër?
Asnjëherë nuk kemi thënë jo. Pse duhet të them jo? Ne kemi qenë e do të vazhdojmë të jemi të hapur, ashtu sikundër ka thënë z.Rama por edhe unë, ne do të bashkohemi në koalicion me të gjithë ato forca politike që nuk janë dakord me këtë qeveri. Nëse LSI sot është në qeverisje nuk bëhet fjalë për koalicion me të. Nëse LSI bie dakord që kjo qeverisje është rrudhur e ka dështuar atëherë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këto forcë politike. Por sot kjo pyetje nuk ngelet për PS-në, por për LSI-në. Ne periodikisht kemi thënë që nëse LSI ikën nga pushteti dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo.

Edhe nëse kërkon 8-10 deputetë në tavolinë?
Vetë kodi zgjedhor i ka zgjidhur këto probleme. Do futesh, dhe çdo parti e koalicionit do të marrë aq vota sa do t'i japë sovrani.

Ka ndonjë sinjal?
Nuk bëhet fjalë. Nëse do të kishte do ishte bërë publike.

Përse duhet përcaktuar strategjia e opozitës në një takim informal të zhvilluar në Korçë?
Nuk është kështu. Ato janë grupe pune pranë kryetarit të partisë në funksion të mbledhjes së ardhshme të kryesisë dhe asamblesë kombëtare.

Pse pikërisht në Korçë?
Pse jo në Korçë? Dikur z.Berisha ka thënë po të do Korça, të do e gjithë Shqipëria.

Aleatët tuaj janë larguar?
Nuk më rezulton se është larguar ndonjë aleat i yni. Bëjnë shumë mirë që ngrenë zërin e tyre. Madje ne i kemi mbështetur deri në fund në pretendimin e tyre të drejtë për Kodin. Aleatët e vegjël të PD-së e nuk kanë ngritur zërin.

Nëse ata do kërkojnë të jenë kandidatë për deputetë në listat e PS, ju do ta pranoni?
Kjo nuk është kërkesë e drejtë.

Spahiu e Topi mund të jenë aleatët tuaj?
Çdo parti që bashkohet për të rrëzuar këtë qeveri të dështuar e të korruptuar, dyert e koalicionit të PS-së janë të hapura. Ne mendojmë se do të kemi mbi 20 aleatë.

Me z.Nano çfarë po ndodh, flitet se do krijojë një parti?
E drejtë e tij. Edhe unë e kam dëgjuar, por më shumë i besoj kur gjërat materializohen. Ajo që unë do të nënvizoja është që gjëja e fundit që nuk do ta besoja është që çfarëdo lloj veprimi që do krijonte z. Nano të dëmtonte aksionin opozitar për fitoren në 2013-ën.

Nëse do kërkojë të ketë një pjesë të emrave të deputetëve të PS?
PS është një, ka një lider që është Edi Rama, ka një program që është në përfundim e sipër, do ketë dhe një ekip me 140 emra deputetësh, që nuk do jenë ca të z.Rama, ca të z. Ruçi. Ata do jenë kandidatura të PS-së.

Z. Nano do jetë një nga 140 emrat?
Z. Nano ka patur dhe ka ambicie të tjera. Nga goja e z. Nano kam dëgjuar që kostumi i deputetit i ri i ngushtë. Kam dëgjuar që ai nuk do të bëhet deputet, por president.
Z. Majko e ka krahasuar situatën me vitin '96 duke paralajmëruar rrezikun e vjedhjes së votave.
Nuk besoj se z. Majko ka thënë kështu, por e ka trajtuar më gjerë problematikën. Fati i zgjedhjeve do vendoset tek qendra e votimit dhe PS do tregojë që vota e shqiptarëve do jetë e garantuar.

Keni krijuar strukturat për mbrojtjen e votave?
I ka garantuar Kodi Elektoral. Mjafton që PS të marrë masat dhe është e garantuar vota e elektoratit shqiptar. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

 

 

Cili është qëndrimi i PS për imunitetin? Paketa juaj e propozimeve janë kusht për votën ndaj imunitetit apo janë dy gjëra të ndara?
Nuk mund të flasim për kushte, problemi është më i madh se kaq. Kushtetuta është guri themeltar i shtetit dhe nëse është bërë një gabim, të cilin ne e kemi pranuar, mënyra sesi u ndërhy dhe e krahasuar kjo tani me propozimin për të ndryshuar një nen të kushtetutës, ashtu sikurse e kemi thënë, e deklaruar, ne kemi propozuar që ndërhyrjet në kushtetutë janë të domosdoshme, por duhet prekur në disa aspekte pasi ndryshimi i bërë para dy vjetësh prishi një balancë. 

Dhe cfare qendrimi mbajtet ju si parti ndaj atyre qe gabuan? Po ndaj atyre qe protestuan dhe refuzuan ti votonin ndryshimet? Ketu duket sa te sinqerte jeni?

Nëse do kërkojë të ketë një pjesë të emrave të deputetëve të PS?
PS është një, ka një lider që është Edi Rama, ka një program që është në përfundim e sipër, do ketë dhe një ekip me 140 emra deputetësh, që nuk do jenë ca të z.Rama, ca të z. Ruçi. Ata do jenë kandidatura të PS-së. 

Dhe cila eshte procedura me te cilen do zgjidhen? Do jene emrat qe do ti doje qefi Rames apo ata qe dalin nga nje gare politike?  Pse o zot nuk ben dot njeri nga gazetaret keto pyetje kaq te thjeshta? Pse jane kaq te trashe aman? Ndjekin ato pyetjet e parapergatitura dhe kaq. 

Jo vetem ajo Endrity. Cfare eshte shqetesuese eshte se eshte nje shenje tjeter (pervec takimit te famshem ne Gjirin e Lalzit), qe per hir te karriges, keta jane gati te puthen me Meten. Nje kujtese e vockel: ishte Meta (xhirimi i fshehte i Priftit) arsyeja per demonstraten e 21 Janarit ku humben jeten 4 veta. Kreret e PS-se po shkelin haptazi me kembe gjakun e atyre te shkreteve! Turp! Dhe asnje nga adhuruesit e majte te PS-se nuk pipetin per kete - madje kete intervisten me siper kam nja 5 dite qe e kam sjelle per t'a publikuar dhe s'e kane nxjerre.

Apo kjo perla tjeter "ka një program që është në përfundim e sipër" - 20 vjet per te bere nje program!

E gjitha shume e sakte, po kjo qe shef ti eshte pasoja dhe jo shkaku. 

Shkaku eshte mungesa e demokracise se brendshme. Nje parti normale demokratike e shkarkonte qe te nesermen Ramen mbas takimit me Meten. Kuptohet qe politikanet keto veprime jane ne gjendje ti parashikojne dhe Rama nuk do e kishte bere kurre ate takim nqs ndjente presion nga partia. 

E njejta gje me deputetet e PS qe votuan Vishen per anetar te KLD. Nqs ata zgjidhen nga primaret ne parti asnjeri nuk e votonte. Po duke qene se per te qene deputet duhet ti plotesojne tekat kryetarit e asgje me shume, e votojne. 

Ne te njejten fryme, tani po shkrihem duke lexuar nje perle qe ka botuar Veliaj te Respublica (se vdes per tu duk icik expert per all things USA. Po pate kohe lexo dhe kometet. http://www.respublica.al/opinion/2012/09...

 

Endrit, te kam lene nje shenim tek tema e FRD dhe Bamir Topit. A mund te me sqarosh pak ne lidhje me ca gjera atje ? Meqe kam ca besim tek ty si majtist legalist (se keta te tjeret i kemi revolucionare, anarkiste, komuniste, e ç'te duash ti).

Hurbo po pertoj me e hap me thene te drejten, se ne peshk nuk futem rregullisht gjate kesaj periudhe. Si ishte halli?

edit: ok, e gjeta

Nje parti normale demokratike e shkarkonte qe te nesermen Ramen mbas takimit me Meten.

+1

Faleminderit per shkrimin e Veliajt. M'u desh te rimesoj gjuhen Shqipe ne menyre qe t'a lexoj. Ka aq shume perla sa s'di nga ta filloj e mbaroj, dhe s'kam kohe te them te drejten. Di gje ti, Veliaj eshte keshtu 24x7 pas Rames apo ben ndonjehere pushim?

24x7x365!

Sepse eshte ne konkurence te forte me Shalsin, Tahirin etj se kush e ben me shume. Mrekullia e konkurences gjembo, fillon e punon me shume. Prandaj e kane inat lideret t'u bejne konkurence te tjeret, jane mire rehat ne kolltukun  e tyre ku shpikin ca parrulla si puna e kesaj e asgje me shume smiley 

Nje parti demokratike Ramen e kishte larguar qe ne 2009 kur humbi zgjedhjet. Lideri ne nje parti demokratike dhe elektorale ka vetem nje detyre, te sjelle partine ne pushtet, kur nuk e kryen kete detyre liron vendin, me qejf ose pa te. Veliaj ka te drejte per ate ekipin dhe liderin nese Rama merr pergjegjesi ne rast humbje, por kur kete nuk e ben, ajo kenga e bashkimkit rreth liderit eshte si kenga qe i kendohej Enver Hoxhes dikur.

Lideri ne nje parti demokratike dhe elektorale ka vetem nje detyre, te sjelle partine ne pushtet, kur nuk e kryen kete detyre liron vendin, me qejf ose pa te.

Tamam sic beri Berisha ne 2 zgjedhjet para 2005-es

Perralla me tregon mua ti? Vetem budallenjte konsiderojne zgjedhje ato te 97 dhe 2001.

Mjafton te lexosh pak PPU te kuptosh qe thenja e mencur "Toute nation a le gouvernement qu’elle mérite" (Cdo komb ka qeverine qe meriton) eshte mese e vertete.

Jo jo Berisha nuk ka humbur asnje pale zgjedhje! Edhe Rama po ashtu. Jane gjithmone fitimtare. 

Une per vete, jo se jane me te zgjuar po se jane me te pavarur, mjaftohem me vleresimet e nderkombetareve. Dy zgjedhje nuk kane njohur ata ne Shqiperi. Te pergjithshmet dhe lokalet e 96. Te tjerat megjithe problemet kane dhene nje fitues te njohur boterisht. Pastaj se ca llafesh bejne Berisha dhe Rama..... halli i tyre po dhe i yni qe i mbajme mbi supe. 

Gabim, zgjedhjet lokale te 96 jane njohur nga nderkombetaret, bile edhe nga PS-ja vete. Zgjedhjet e 97 ishin vetem "te pranueshme per momentin", ndersa te 01 u damkosen me rezolute te parlamentit evropian qe nuk njihte legjitimitetin e parlamentit per te zgjedhur presidentin.

Zgjedhjet e 97 dhe 01 nuk plotesuan asnje standard, ishin te mbushura me manipulime te evidentuara ne raportet e nderkombetareve, ndersa zgjedhjet e 09 e ke te shkruar e zeze me mbi te bardhe ne raportet e nderkombetareve se ishin zgjedhje qe "plotesuan shumicen e standardeve nderkombetare" dhe qe nuk "kishte prova per manipulime". Tani se cfare thote Rama une nuk e di, une lexoj e besoj vleresimin e raportit nderkombetar.

Gabim, zgjedhjet lokale te 96 jane njohur nga nderkombetaret, bile edhe nga PS-ja vete.

Lexoje dhe njehere raportin e DASH. Per PS-ne, ta garantoj une qe nuk i njohu asnjehere. Nejse, nuk po flas shume me ty se pastaj merzitet thepi. 

thepi te garantoj se nuk ka lidhje me PS-ne, ka pune vetem me Ramen, kur te ike Rama iken edhe thepi nga mbeshtetja per PS-ne.

Jo jo, jeni te cuditshem ju. The king is dead, long live the king!

 

Por ne tersi kjo intervist me duket teper e pa perfunduar. Pasi shumica e pergjigjeve ngjadhin pikpyetje qe jo momosdo tregojne "pa aftesine" e PS por te programit

Me befasoj qe jane te hapur per bashkepunim me LSI - kjo do ishte gafa me e madhe duke mare parasysh  21 janarin

Por ne tersi, nje intervist e pa vlere pasi ngjadh me shume pikepyetje se sa te shuaj ato 

Me media u fol se ju eshte derguar ne celular nje ftese me sms

Per kete spikopatdhek nuk replikon njeri; pasi per shqipetaret - analist e gazetar - kjo ju duket veprim me se normal. 

Por arsyeja qe sna ben pershtypje eshte qe tegjith ne shqipetaret kemi po te njejten injorance ne DNA-n tone - dhe sna ben pershtypje qe Kreu i shtetit tone perdore lelularin per te bere ftesa. Dhe as intervistuesit psikopat nuk i ben pershtypje

 

Gramoz Ruçi po me zhgenjen. Ky eshte vrulli, energjia revolucionare e provincialit idealist dhe te paperthyeshem? Ku ka perfunduar? E shoh te zbutur, te korruptuar nga meskiniteti, lukset dhe rehatia e kryeqytetit. Ehh kur Roma zbuti edhe vikinget qe e plaçkiten, cfare te presesh me shume nga njerezit tane.

Do ishte mire nese do nisej nje fushate e sinqert - jo politike as jo per te treguar qytetari, por e sigjert - per vleresimin e gruas shqipetare. Qe te ndryshohet rrejesisht  mentaliteti ndaj gruas. Qe tju jepet rendesia (qe kur se kan pas).

Ne nje komente me siper u tha se mi mundet Rama te vlas te grat kur kan ndar disa - dhe kjo duhet tryshuar rrejesisht - te kuptohet ose te kthehet ne (po thuaj se) vertyt divorci ne momenti qe cifti nuk eshte i lumtur.

Por, pervec sloganit qe po me pelqen, ky fjalim pa tjeter qe _duhet te jet_ falso, ose pa ndo nje benefit pertej grumbludhimt "simpazantesh" - gje qe mund te vleresohet ne vetvete por qe do ishte fenomenale, ose teper e domosdosheme qe te ndrushoj vleresimi i femres shqipetare dhe qe vleresimi i tyre ndaj vetes duhet ne dryshoj; nje vleresim pothuaj se i shpifur qe nga jugu ne veri

Por, e di, ky koment ka shume pak lidhje me artikullin 

Non ne azzecca una...

Shqiperia eshte grua... hmmm

Tani e kuptoj pse e  ashtusin ate gjithmone politikanet e saj.

Nuk eshte metafore partiake, por sllogan mirefilli partiak. Puna eshte se ky sllogan ta shpif sic ta shpifnin edhe slloganet e tjera qe ka perdorur Rama (kujtoni slloganet "hap kutite ose largohu", "hap kutite dhe dicka me ekonomine dhe vizat" dhe "gjithe fajin e ka Saliu"). Te gjitha sllogane te shpifura qe ne fund edhe nuk funksionuan. Ai qe ja keshillon Rames keto pacavure duhet shkarkuar si i paafte. Ne nje veshtrim me ndryshe, ky sllogan ka te beje ndoshta edhe me njefare pendimi te Rames me menyren se si i sheh dhe i ka trajtuar grate. Rama njihet nga te gjithe si problematik ne maredheniet me seksin tjeter dhe ky sllogan o tregon tallje ose tregon pendese. Sdq. kjo e fundit nuk behet me sllogane te tipit te Partise se Punes, bile kjo eshte ofenduese per grate, por me reforma e qasje tjeter si parti politike e lider ndaj gruas.

Megjithate Rama i eshte afruar pensionit politik dhe kjo nuk ngre peshe shume as per mire e as per keq.

po normal qe eshte gru,

kur them une se ktu eshte shujt fara burrave juve sbesoni smiley

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker

Kalimi i ligjit për heqjen e imuniteti, miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë por edhe atij të Reformës Parlamentare, për SHBA, sic tha Reeker, është rruga në të cilën duhet të ecë Shqipëria.

“Falenderoj Ramën që më takoi të dielën. Jam tejet i kënaqur që e vizitova Shqipërinë, takova një sërë njerëzish dhe dëgjova larmishmëri pikëpamjesh si dhe ndava me këta njerëz pikëpamjet për të ecur përpara. Besoj se kam pasur takime shumë konstruktive këtu në Tiranë. Në zgjedhjet e ardhshme sic e kam thënë, Washingtoni do ju ndjekë nga shumë afër, presim të zhvilloni zgjedhje demokratike, të keni institucione demokratike. Mund të them se javët e ardhshme janë kritike, për të demonstruar arritjet e reformave. Parlamenti ka mundësinë e tij që të mund të ndikojë në mënyrë pozitive progres raportin e BE, kalimi i ligjit të Gjykatës së Lartë, imuniteti, rregullorja e Kuvendit tregojnë hapat e rëndësishëm për të ardhmen e saj”, tha i dërguari i SHBA.

Hajt gjithe te mirat smiley

I kishte thene Arvizuja,hajde se me ate Palloshin nuk merret njeri vesht,erdhi Zoteria dhe keta te opozites do votojne me qetesi te plote per heqjen e Imunitetit,prape e ngreni ngjalen smiley

Thonte gjithmone im ate, - Ec mo se filma i kane. Vijne t'huajt, i kapin nga veshi, i ulin ne tavoline dhe i miratojne te gjitha.

Brad thuhet hengri jo ngreni, nuk te lejohen ty keto lapsuse.

O gjahtar leprash, ajo qe thote amerikoni eshte qe krahas heqjes së imuniteteve të  behen regullimet perkatese ligjore per gjykaten e larte dhe per regulloren e parlamentit, pra te rriten shanset e pavarësisë së gjyqësorit dhe të Prokurorisë, si dhe te mos censurohen deputetet duke votuar ne resht ne menyre te hapur etj. Pra ky amerikoni eshte ne te njejten gjatesi vale me PS-ne/opoziten. Withers e paska bo punen e vet!

Me duket mua, apo eshte bere e pamundur per salibanet te flasin per Edi Ramen pa kaluar ne vulgaritete qe ne fjaline e pare?

Ku shko ky me keto sllogane mer aman? A e ka idene ku jeton ky rob apo vari lesht, ia thote nruja edhe ec perpara. Jo per gjo po shahet poplli pastaj qe nuk di me zgjedh. Me kesi slloganesh nuk fito as ne Skandinave mer carac, jo ne Shqipni

Tironso, ky osht komplet i marum, me te ardh keq. Osht rrotkarizu pa kthim. Mund te kishte maru frazen duke thene: "Shqiperia eshte gruaja ime, por po ma pallon Sala". Noshta kshu mund t'i vije keq njerezve dhe ti hudhin nej vote se ke neri nuk majm ne. smiley

smiley

shtator i buker n'nevjork siti, bro. smiley

 

Mashallah Cimosmiley, mo e hajm m'sysh. Luj venit.

smiley

Dhe kjo na con tek problemi kryesor i fushates: A kane seks engjejt?

E tmerrshme, a thu se Shqiperia po vu nga slloganet e Ed Rames. Ai tjetri bjer me plumb ballit njerzeve, vidh e prit sa majtas djathtas. Kurse skipetaret rrine dhe analizojne sllogane. 

Ja ta pershnes nji her gith popllin shqiptar me kengen e Marsides!!!

http://www.youtube.com/watch?v=0ZkXnxD6uXI

O Rono, nuk eshte se vu nga slloganet e Rames, po edhe kur ti del dhe i thu katunareve te Rrashbullit qe "Shqipnia osht gru" i cudit katunaret mer burre. A thu ti se katunaret jon mledh me pa p* e Shqipnise. Aty iu kenojne 100 kumuria te tjera qe ky robi pritet ti jape zgjidhje.

PF e kam nji pytje per ty.

Kur eshte hera e fundit qe nji force politike ka ardh ne pushtet ne shqiperi si rrjedhoje e slloganeve te gjetur?

 

1945. 

 

Ke te drejte, sllogan i paperseristhem ka qene "do hame me luge floriri"

smiley

Nderkohe ne Shqiperi:

E madhe fotoja. Nderkohe edhe nja 12 te tjere jane agjente civile + shoferi me stafin qe e shoqeron Salen, + infermjerja me doktorin personal + kryetari i pd per zones me familjen (e zgjeruar, kuptohet) + 5 gazetare, tre nga qendra dy lokale. Atehere nga kush ka frike ky, sa kaq veta jane gjithsej?

Nga gruaja?

Shume te drejte ka Rama, grua eshte, dhe disi debile.

sigurisht qe eshte disi debile... por nuk ka lind debile, eshte e bere!

Ka 20 vjet qe e perdhunojne barbaret dhe nuk kane lene rrugice te Evropes pa e shit..Sot i thone edhe kurve!

Lexoji fundurrinat nga Tirana e deri ne Amerike. Shembull i paster i qelbsillekut. 

Shqiperia eshte grua?

Po kush e pallon?

Ja...ja...ja...! Ndaj thashe une qe nuk duhen natarru katunaret e Shqipnise me parrulla sexiste mer Ron. Se do fillojne robt me ardh me palle ne dore neper mitingje. smiley

Tani pritet qe neper mitingje te lektoroje per Frojdin ky, libido, eros, thanatos, ne jemi erosi, ata jane thanatos. Dhe katundari ngre doren e pyt:me leje, kur do hapen kuplarate ne Shqipni?

Tjetri ja pret.ulu mer derr, a nuk t mjafto parlamenti.

Kush mund te jete ky keshilltar i Rames, apo Veliaj Co?!

E paska thone ke "Forumi Grarise" mer edepseza.

me cu kuptoka peshku e kerkoka "shqiperia eshte grua, me strep on"

Po ke forumi burrave cfare thote? Qe Arbrin e kina çun-gushpullum?

Ke forumi burrave bejne rrethin dhe...

Deshen me vu dore, dhe ne grun tate... smiley

smiley

 

Numri një i selisë roze e ka nisur këtë tur nga Kavaja, duke u shprehur se ky qytet e shkroi historinë nga gratë dhe vajzat, forca e të cilave i ndërroi mendësinë. 

Ne fakt kohet e fundit kur mendon Kavajen dhe gruan, te vjen ne mendje historia perralle-nga-e-kaluaraeske e Griseldes se famshme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).