Shoqëria civile i dërgon letër të hapur Kryeprokurores Ina Rama dhe shprehet kundër "shoqërisë së spektaklit".

“Gjithë gëzhojat e vrasjes së Muçës nga arma e Nazimes”, “Familjarët e Nazime Vishës: Ishte betuar, ose do ta vras, ose do vras veten. Avokatja: Krimi mund të ishte parandaluar”, “Nazime Visha: Isha sa vajza e katërt e tij. SMS-të intime janë sajuar nga Fiqiriu”, “EKSKLUZIVE, Nazime Visha 4 vitet e ferrit me Fiqiriun”, “SMS-të e Nazimes me Fiqiriun: Pres fëmijë. Ekspertiza: S’ka qenë shtatzënë”... e kështu me radhë.

Më në fund dikush u shpreh kundër. Kundër varganit të titujve demencialë që kanë pushtuar prej javësh faqet e të përditshmeve shqiptare; kundër shfrytëzimit live të një tragjedie shoqërore, por që ka marrë pa dashur nota të groteskes; kundër përgjimit, përgojimit, përndjekjes, fotografimit dhe raportimit të lajmeve, që duhej të ishin informacion, por që, përkundrazi, janë shndërruar në katalizatorë reflektimesh të ulëta e pa asnjë dobi shoqërore.

Kësisoj, me anë të një letre të hapur, shoqëria civile shqiptare protestoi dje për mënyrën se si mediat e kanë përcjellë rastin e 45-vjeçarit Fiqiri Muça, që u vra më 13 gusht nga e reja 18-vjeçare Nazime Visha. Mesazhi i drejtohet shprehimisht Kryeprokurores Ina Rama duke i kërkuar asaj të ndalojë rrjedhjen e informacionit nga institucioni që drejton.

Nisma natyrisht është për t’u përshëndetur, por mbetet shqetësues niveli sipërfaqësor i analizës që i bëhet ndikimit të mjeteve të informacionit në ndërgjegjen kolektive. Shoqëria civile u kujton mediave misionin e tyre, por ndoshta dikush do të duhej t’i kujtonte shoqërisë civile misionin e saj, mision i cili s’mund të ketë thjesht karakter vigjilues e kritikues. Me gjithë fondet e derdhura, sidomos nga organizma të huaj, për ngritjen e një shoqërie civile në Shqipëri, akoma sot kjo s’është në gjendje t’i ofrojë kolektivitetit instrumente të analizës dhe reflektimit publik. Asnjë alternativë s’ofrohet përkundër kulturës së telenovelave dhe logjikës së mekanizmit fitimprurës të bizneseve private, të cilave shoqëria civile u bën tani thirrje të ngrihen kundër natyrës së tyre.

 

Në vëmendje të:

Znj. Ina Rama – Prokurore e Përgjithshme

Gjithë mediave vendase

Letër e Hapur në lidhje me trajtimin e çështjes së Nazime Vishës

 

Përmes kësaj letre shprehim shqetësimin tonë si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijëve lidhur me mënyrën joprofesionale dhe diskriminuese, me të cilën po trajtohet nga mediat shqiptare rasti i adoleshentes, Nazime Visha.

Ne jemi po aq të shqetësuara me informacionin që rrjedh nga Institucioni i Prokurorisë dhe me pafuqinë e Prokurores Znj. Ina Rama, për të ndaluar rrjedhjen e informacionit.

Faqet e para të gazetave shqiptare në vend që të trajtojnë çështje të tjera shumë të rëndësishme për vendin dhe opinionin shoqëror, trajtojnë me detaje historinë e dhimbshme të një shtetase viktimë e shumë lloj dhunimesh.

•I kërkojmë Prokurores së Përgjithshme të ndalojë shpërndarjen e informacionit nga institucioni që drejton për të pandehurit si në rastin e Nazimes.

•I kërkojmë mediave Shqiptare të ndalojnë së trajtuari çështjen e Nazimes si një telenovelë të përçudnuar vetëm e vetëm se i konsideron histori të tilla si burim të ardhurash dhe të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, në përputhje me ligjin.

Si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijëve, pretendojmë nga mediat që të jenë më të  kujdesshme për respektimin e të drejtave të shtetasve gjatë hartimit dhe publikimit të materialeve që përzgjedh të trajtojë, sepse kjo është një nga funksionet e natyrshme të tyre në një shoqëri demokratike.

Shpresojmë që institucionet shtetërore e ato të medias se shkruar dhe elektronike të Shqipërisë të marrin parasysh kërkesat tona.

Sinqerisht,

Komiteti i Helsinkit

Rrjeti kundër dhunës gjinore e trafikimit

 

16 Komente

Une them shume mire, qe trajtohet publikisht kjo histori. E para, ndoshta sepse mund te ndihmoje ndonje tjeter ne situate te ngjashme. E dyta, sepse rreth Nazime Vishes krijon nje opinion publik mbeshtetes, i cili nuk mund te mos ndikoje mbi gjykatesit.

Askush s'eshte kunder berjes publike te lajmit. Shoqeria civile eshte kunder menyres si trajtohet lajmi. 

Sidoqofte, per t'u thelluar me tej, ndoshta ekzistojne, por une per shembull s'kam pare kurrkund ne tv shqiptare mesazhe publicitare me karakter social. Askund ku te sqarohet qe dhuna ne familje denohet me ligj, ku te jepet nje numer telefoni per ndihme, ku te ndjehet qe shoqeria institucionalish eshte nga ana e te dhunuarit.

 

Mund te duket cinike, por mendoj qe eshte ne favor te Nazimes publikimi i ngjarjes. Plus qe eshte edhe sensibilizues.

Per mbeshtetje sociale, nr telefoni eshte nje mangesi e madhe. Ka ndonje OJQ, psh une di nje qe quhet "Hapa te Lehte" ka disa qendra ne Shqiperi, qe strehojne vajza, gra me probleme.

varet dhe nga lloji i publikimit si thote fini.e kam pare kete lajm te keqtrajtohet shume shemtuar.hidhini nje sy faqes `demotivational ne shqip` per tu bindur.

 

Ja Çfare thote ligji per kete;

 

Neni 103 >>

Ndalimi i publikimit të aktit >>

  1. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

 2. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm,  i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

 3. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.

 4. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe  i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Gjykata mund të lejojë publikimin vetëm kur e kërkojnë interesat e të  miturit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

 >>

Neni 104 >>

Shkelja e ndalimit të publikimit >>

  >>

 1. Shkelja e ndalimit të publikimit e bërë nga nëpunësi i shtetit ose i një enti publik, kur nuk përbën vepër penale, është shkelje disiplinore. Në këtë rast prokurori njofton organin që ka të drejtë të marrë masa disiplinore.

Fatkeqesisht, kam nje rast qe shpejt do gjykohet ne Gjykaten e Larte ku "i pandehuri" ka perfunduar ne burg vetem per shkak te efekteve mediatike...

"Fatkeqesisht, kam nje rast qe shpejt do gjykohet ne Gjykaten e Larte ku "i pandehuri" ka perfunduar ne burg vetem per shkak te efekteve mediatike..."

Jam kureshtare: a do te merret parasysh ky efekt gjate gjykimit? Do te ishte shume interesante te sillej konkretisht rasti ne fjale, natyrisht pas vendimit.

Shume I drejte ky shqetesim. Media luan rol shume negativ atje. Mos permend sa ' amatore' te shemtuar qe Jane. Pa pike profesionalizmi.

Perse asnje nuk thekson faktin qe Nazimja nuk kishte mbushur ende 18 vjec ne castin qe vrau F.Mucen? Ketu kemi te bejme me te mitur, dhe problemi eshte edhe me i madh.

Më mirë vonë se kurrë ! këta shoqata prej kohësh duhet të hidhnin në gjygj prokurorinë për nxjerrje të sekretit të hetimit  dhe medjan veçanërisht Panorama që haptas vazhdon e tjerr historinë në mënyrë manipulative .Kurrë kjo gazetë nuk ka shkruar pse policia dhe prokuroria nuk hetuan në rrëmbimin 11 ditor as minimalen por u mjaftuan me tërheqjen e vajzës se "kishte shkuar me dëshirë" dhe në kte kohë vajza ishte më e vogël se 18.Ky është dhe shkaku i krimit shteti nuk e mbrojti vajzën dhe këtë don të fshehë Panorama dhe Gazetaret e saj .Një gazetare (femër ) gjithmonë thekson 18 vjeçarja dhe më pas emri i vajzës  që vrau të dashurin e saj  baba i 5 fëmijve . Ai po të ishte Baba i fëmijve të tij nuk shkonte me një vajzë në moshën e vajzës së ti të tretë.Këtë gazetare që ja kam përmendur emrin dikur e s'po kujtohet tani duhej ta kishin hedhur në gjygj këto organizata nqs me të vërtetë mbrojnë të drejtat e njeriut e aq më keq të një njeriu të dhunuar aq fort sa ndjehet më e lehtsuar që është në burg.Dhe s'kishin pse bëjnë letra e peticione pa kuptim. Pse nuk e di prokurorja e përgjithshme dhe redaktorët e gazetave çfarë është mirë e çfarë është keq .Majakovski ka 70 vjet që e ka shkruar.smiley

Ato degjeneratat ja nxorren pjeshken ne video "njones" dhe te gjithe boshin sikur sdishin gjo. Shkerdhata qe shesin rrobt e shpis per nji pjat grosh.

Shoh ne leter ca gjera te vockla por qe do t'i permend :

- Me ben pershtypje si nuk eshte thene nga jane keta me origjine, vari qillon ku banojne, origjina ka te beje shume ; gjithashtu, mundesisht emrin e babait, sa me Avdurrahim ta kete, aq me e pakuptueshme eshte mungesa e emrit neper letra dhe gazeta.

- shoh qe ky komiteti i Helsinkit per dhunen gjinore paska vetem gra ne te. "jemi te shqetesuara" thone diku. Bej habi : nuk ka asnje burre atje qe lufton per te drejtat e grave, more po edhe homoseksual te jete, asnje burre per be ne komitet ?

- dhe se fundi, kur shkruani kesi letrash, mundesisht harrojeni njehere e mire stilin amerikan (sincerely yours), dhe perdorni stil francez. Se kur shkruani letra te tilla, nuk ka nevoje te thoni qe e shkrova sinqerisht, sepse ndryshe i bie se po i meshon diçkaje qe "siç duket" çalon. Vete letra e hapur e nenkupton brenda sinqeritetin. Ne rast te kundert, mire eshte te lash enet e darkes dhe te shohesh nje film.

 

nji gjo doja me e thon un, para se me ju fut analizimeve te letrave dhe kerkesave:

un jom cun garip, i kom kalu te tridhjetat me koh, kom shoqni e fis sa t´dush. Puna osht, qi un s´kom aftomatik. Ene me mu dash, nuk kom ku e gjej.

Ene me thon t´drejten, ktu m´vjen icik inot me veten, se shife gocen, s´i ka mush akoma 18 vjetet, familja e kish bo lanet, shoqni s´ka pas koh me bo, e kur vjen puna, e paskish pas nji aftomatik me myll hesapet.

Ene qi ket moment m´verdalloset n´koke pytja tjeter:

Kur kjo gjo m´shkoi mu n´men, a i ka shku n´men ene atij hetusi apo kapterri qi e ka mor n´pytje ket gocen, se ku gjeti aftomatikun qikjo?

falemneres ene Zoti ua boft mar!

Jo mer njeriu ka merak pse nuk shkrujne frengjisht grate po anglisht, po per aftomatikun nuk e rru fare, se kta me aftomatik tek koka jane rrit. Kupto tina. Pastaj edhe problemi qe pse grate mbrojne te drejtat e grave eshte problem. Se ne France jane burrat qe e bojne ket pune. Po dhe ne Dukagjin po ashtu. smiley Njikshu. Ene te lash jo vetem pajatat, po ene leveret kur te kesh maru. Film s'ka.

 

Qashtu thuj se ofendohet tjetrismiley

Po pranej pra po them ene una, se bo vaki, jo t´gjith dun me e kap demin ka briret, bo vaki ca kon qejf me e kap demin prej koqesh.

Per tu kthy icik tek ajo letra e Komitetit (s´na u ndan komitetet), shkruhet njaty, qi media po tregoka me hollsi vujtjet e ksaj goces viktim t´dhunimeve t´shumta te 45 vjecarit.

A mos bo vaki, qi ky 45 vjecari nuk osht vra hic n´gjak te ftoht, por rron shnosh si kokrra e kumlles t´Tropojes? Sepse kur bohet llaf per viktime ktu, un di qe osht vra njoni me aftomatik ene ka ra viktim.

Se po ju fute holl holl ktij muhabeti, duhet me i pyt icik kto t´gazetave ene kete gocen me gjith farefisin e vet:

A e ka denoncu noiher n´polici kjo goca at burrin qe e griu n´aftomatik?

Nqs jo, pse s´e ka bo ket gjo?

Nqs s´e ka bo kjo ket gjo, po familja e vet c´a ka bo?

Nqs kjo goca ene familja e ka denoncu moperpara n´polici, pse s´ka vepru policia?

A i ka hetu hetusia ene kapterri ata polica qi nuk kan nderhy me bo punen, kur osht bo denoncimi?

Apo doli e vujtme kjo goca, masi e boni tjetrin shosh si kulles makaronash?

Casaubon - Që nga maji 1912 kjo çështje është bë publike kur ai "viktima" e rrëmbeu 11 ditë këtë "agresoren".

Pse të duket lehtë të denoncosh një dhunues dhe kur je madhor? Jo vetëm në Shqipëri që është gati e pamundur por kudo në botë.Sa mijra e mijra vajza janë dhunuar e detyruar e dhunohen detyrohen  me forcë të punojnë si kurva në botë.A thua s'kanë dëshirë të denoncojnë ? Dhuna e frika i mban por shto dhe këtë se do i thonë: Pse nuk erdhe që ditën e parë ti por vjen tani (që e vrave  do shtoja unë )? 

Problemi qëndron se gazetat sidomos Panorama abuzojnë e manipulojnë me kte çështje dhe kontribuojnë akoma më shumë në mbytjen e denoncimit të këtyre rasteve siç them më nalt. Le t'ia lenë hetimeve e gjykatës këtë punë. Qoftë "turpi e nderi" për ta pasi e kanë detyrë! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).