Humbin jetën Ambasadori Chris Stevens dhe tre punonjës të selisë diplomatike amerikane në Bengazi. Dhunë e pakuptimtë, deklaron Obama.

Traileri i “Innocence of Muslims” bën të shpërthejnë protesta dhe dhunë. Skenaristi i filmit është Sam Bacile, një hebre izraelit me nënshtetësi amerikane. “Vepra ime do të ndihmojë Izraelin, sepse i tregon botës papërsosmërinë e Islamit”, është shprehur regjizori.

 

Një film i konsideruar blasfemues për Muhametin, prodhuar nga një grup egjiptianësh koptë me qëndrim në SHBA, shndërrohet në katastrofë. Viktimat deri tani janë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Libi, një funksionar amerikan dhe dy marinsa, të vrarë gjatë sulmit të mbrëmshëm kundër Konsullatës amerikane në Bengazi. Sulmi është organizuar nga një grup manifestuesish që protestonin kundër filmit, edhe pse nuk përjashtohen infiltrime të aktivistëve pro-Gheddafit. Janë të shumtë vëzhguesit që nënvizojnë përkimin me datën e 11 shtatorit. Sidoqoftë reaksione të ekstremistëve lidhur me filmin mbi profetin janë në zhvillim e sipër në vende të ndryshme arabe. Kajro dhe Bengazi, kanë qenë dje teatro të sulmeve ndaj përfaqësive të SHBA-ve me flamuj të djegur, përleshje e incidente.

Ambasadori Chris Stevens ishte njohës i thellë i botës arabe dhe ka qenë i dërguar special pranë Këshillit kombëtar të përkohshëm në Bengazi gjatë revoltave kundër Muammar Gheddafit. Disa burime thonë se Stevens ka vdekur nga asfiksia, mundet i mbytur nën tymin e flakëve që kanë pushtuar zyrën e tij. Ndërsa sipas burimeve të tjera, makina e tij është goditur nga një predhë.

Kanë qenë zv.Kryeministri libian Mustafa Abushagur dhe zv.Ministri i brendshëm Wanis al-Sharif, ata që kanë dhënë detajet e para të sulmit. Sipas tyre, personeli që kujdesej për sigurinë e konsullatës ka hapur zjarr mbi manifestuesit e mbledhur pranë zyrave mbrëmë; çka e ka tensionuar gjendjen, duke i shtyrë manifestuesit te sulmojnë. Pamjet e një burri, që përkonin me atë të ambasadorit Stevens, transportuar në krahë, me këmishën e bardhë të ngritur në shpinë dhe plagë në fytyrë, kanë qarkulluar në rrjet duke parathënë lajmin e vdekjes.

Dje në mbrëmje një tjetër protestë është organizuar kundër filmit në Kajro, ku ndër tre mijë manifestues disa janë shkëputur nga korteu dhe kanë mundur të ulin poshtë flamurin me yje e shirita të ambasadës amerikanë dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër që himnizonte Allahun.

Dënoj ashpër sulmin poshtërues kundër selisë sonë diplomatike në Bengazi, ku kanë humbur jetën 4 amerikanë, mes të cilëve Ambasadori Chris Stevens, deklarata zyrtare mbërrin drejtpërsëdrejti me fjalët e Presidentit Barack Obama, i cili e komentoi ngjarjen përmes një komunikate të Shtëpisë së Bardhë lëshuar disa orë pas lajmit të dhënë nga autoritetet libiane. Dhunë pa kuptim, lexohet në dokument, Shtetet e Bashkuara hedhin poshtë çdo përpjekje për të denigruar besimin fetar të të tjerëve. Presidenti amerikan ka urdhëruar gjithashtu intensifikimin e masave të sigurisë për të mbrojtur ambasadat amerikane në të gjithë botën.

 

Marrë nga “La Repubblica”

 

152 Komente

ju kryqtaret me ata poturetrecekshit nuk keni asnje ndryshim.

jashteqitje kombetare

Bobobo booo bobobo boo smiley

C'te mbjellesh, do te korresh. Gjynah ata qe u vrane, mish per top i shkreti ambasador se ndoshta mund ta kishin hequr qe andej me helikopter qe dje po ashtu qe nji muhabet. 

Muhabetin e shpjegoi me poshte PF-ja

Shit. E pashe kete lajmin sa hapa syte sot ne megjes. Lere me mire qe mos them ndonje llaf. Ambasadori i shkrete kishte shkuar te lajmeronte stafin qe te largoheshin se mund te ishin ne rrezik. smiley

Per ate pune flake u ndez Karaci me dyqind e kusur punetore te djegur, por edhe per ambasadorin me vjen shume keq. Derra te ndezur. BBC-ja jepte nje liste ambasadoresh amerikane te vrare ne detyre, vitet 70 i paskan grire, ne Qipro madje duket se e kishin vrare vete greket. Po edhe derrat kinematografe jane shtuar shume.

Cudi. Ne Shqiperi kane nje toge marinsash nderkohe qe atje kishin kaq pak trupa sigurie...

Bame, te kafenete ndane ambasades amerikane ishin shtuar qamet forcat e nderhyrjes se shpejte, me sa pashe ne dimer. Por ky koment nuk eshte per kete teme, eshte per ate tjetren, te komplotit. Ajo qe me ben pershtypje perhere ne trotuaret afer Liceut eshte sa te varfer jane rojet e shkreta, djem te rinj te kequshqyer ne femijeri. Ndoshta ka filluar t'u trembet te varferve, prandaj kerkon shtresa te tjera mbrojtese.

dy fjalë: FUTURE SHOCK. 

... edhe një mësim: ruani robt me mendime prapanike, se kanë për të vujt jashtë mase shumë. 

Lajm shume i hidhur.

Te gjithe fete monoteiste e kan fashizmin brenda, por me sa duket Islami ka problem strukturore (eshte fe me strukture horizontale dhe jo vertikale) qe te reformohet. Dhe me sa po duken bathet nuk ka per tu reformuar kurr. Perendimin e pret nje lufte e gjate.

Ajo qe te ben pershtypje eshte niveli i "sensitivetit" te muslimanve kur del dicka qe paraqet nje Muhamed ndryshe nga dogma e tyre. Nderkohe qe nga ana tjeter muslimanet nuk e kan proiblem fare te bejne aludime me figura "sensitive" per fete e tjera, bie fjala per Krishtin! 

 

Rono, 

keta qe bene sulmin e armatos, nuk ishin dele. Jeshen barinj! smiley 

Gjera krejt normale. Cdo grupim i madh shoqeror, ne rastin tone islami, ne nje çast apo tjeter do t'i duhet te kaloje nga nje stad A ne nje stad B, dhe hopi i kalon caqet e nje evolucioni te bute. Ne çdo fe (perveç judaizmit qe mbetet feja me e mbyllur, me jo-proselite ne bote) ka pasur konvulsione (drithma e perpelitje) te tilla : islami ka hyre me ne fund ne epoken e termeteve, pune qe fete e tjera e kane kryer para nja ca shekujsh, me perjashtim te ortodoksizmit qe vazhdon te mbetet i pasigurte ne lidhje me keto "perpelitje".

Per mua, keto zhvillime jane pozitive, dhe sa me shpejt te shtrydhet qelbi, aq me shpejt do te sherohet islami. Ngacmimet dhe kruarjet e kores qe i behen atij, nuk jane te rastit dhe ne vetvete kane nje mision vaksinimi : duke e kruar shpesh dhe rende islamin, vjen nje dite dhe ai e humbet ndjeshmerine, duke u kthyer keshtu drejt normalitetit.

Mirepo, ajo qe nuk kuptohet aq mire, eshte se kruarja dhe gerricja duhet shoqeruar me nje literature te bollshme, pra ne rrafshin e ideve, duke i bere thirrje vetedijes dhe unit te gjithkujt. Keto ngacmime me filma apo me fjalime hollandezesh tek-tuk, jane thjesht format primitive te zgjidhjes se menduar, pra Perendimi, mendoj une, eshte ketu ne kerkim te formules me te sakte per ta sheruar kete plage. Me sa shihet, nuk e kane gjetur ende.

Dhe zgjidhja do te vije kur te jene terhequr me vete ne kauze vete intelektualet arabe myslimane, pra kur gerricjet e jashtme te shoqerohen me "insinuata" te brendshme, ose shqip : me nje helm te distiluar holle, ne doza homeopatike. Po arriten Perendimoret qe ta fusin "xixen" e debatit ne boten arabe, atehere kane shpetuar. Mirepo ky debat kerkon heronjte e vet. Nuk jane te pakte intelektualet arabe qe lene jeten e tyre neper kete lufte, por ja qe s'ke nga i bie tjeter, dikush duhet te behet shembull.

Me nje fjale, dinamika e vendeve arabe, eshte pozitive.  

problemi nuk eshte me islamin si ideologji,por me maskarallekun dhe padijen e arabeve.dhe kjo e fundit ka ne themel edhe perpjekje serioze qindravjecare perendimore.

Nuk është se kam ndonjë afeksion të madh ndaj amerikanëve dhe sidomos diplomatëve, po kjo është kafshëri. 

Gjithsesi të shohim kur dhe ku do t'i dalë tymi kësaj pune. 

Islami eshte feja e paqes, ça thoni ju?! smiley

Fatkeqesia me e madhe e shqiptareve ka qene perhapja e tij ( me force ) ne Arberi. Edhe me e keqe se komunizmi. Mjere ne smiley

Video per te cilen flitet eshte kjo.

Per sigurine e stafit me sa duket jane perdorur vendas dhe jo marinsa amerikane, keshtu raporton CBS .

Ambasadori ka vdekur nga asfiksimi pas nje sulmi me RPG.

According to al-Sharef, members of the Libyan security team seem to have indicated to the protesters the building to which the American officials had been relocated, and that building then came under attack.

Ambasadori i fundit amerikan qe ka vdekur ne krye te detyres ishte Adolph Dubs ne Afghanistan 1979. 

Obama ne konference shtypi:

"Libyans helped some of our diplomats find safety, and they carried Ambassador Stevens' body to the hospital, where we tragically learned he died."

Corriere della Sera ka postuar nje foto ku thuhet qe civilet po transportonin trupin e ambasadorit per ne spital.

 

Mendoj se jemi ne nje situate kritike dhe pergjigjia e Obama-s ndaj ngjarjes mund te ndikoje shume ne zgjedhjet e ardhshme amerikane. smiley

o po po... 11 dje, 12 sot! iku edhe shtatori!

si thote populli: uthulla e forte prish enen e vet! 

 

une mezi pres te lexoj/degjoj se c'do te thote papa (me p te madhe!).

smiley

e tmerrshmesmiley

kafshe keto islamiket. Bene nje film per profetin e tyre e who gives a shit? Shume barbare jane. Sikur erdhi fundi i botes. lol

 

 

well, ne fakt disa zera qe u mundun me sqaru se Kadafi, Mubarak etj i kishin mbajt islamiket nen fre u injoruan. Ideja ishte se kjo mbeshtetja pa kufi qe ju ofru "pranveristeve" ishte e parakohshme nqse ne fillim nuk vecoheshin ekstremiket islamike.

Këto shpërthime të zemërimit të masës, që cojnë drejt lincimit të funksionarëve janë një shprehje dhe e dështimit të dipomacisë perëndimore në trajtimin e botës arabe. Ajo që provojnë këto shpërthime është një lloj dritëshkurtësie e Perëndimit në trajtimin e botës arabe, si një ‘çështje’ arabe. Sipas meje, nuk mund të ngushtohet bota arabe në një çështje arabe. Kjo botë/qytetërim është kaq i pasur dhe kaq dinjitoz në thelbin e vet, i krahasueshëm me qytetërimin perëndimor. Bota arabe ka qytetërimin e saj, të ndryshëm, por të krahasueshëm me qytetërimin perëndimor. Është e pafalshme, mendoj unë, që Perëndimi të mos shohë dinjitetin e kësaj bote, por vetëm problematikën e saj. 

"Është e pafalshme, mendoj unë, që Perëndimi të mos shohë dinjitetin e kësaj bote, por vetëm problematikën e saj."

Shko thuaja kete familjarve te Ambasadorit. Tregoji qe te shohin dinjitetin e botes arabe dhe te mos fokusohen shume te problematika. Kam idene qe do te te ftojne per caj dhe do te kerkojne tu tregosh pak me teper per boten arabe, sidomos per dinjitetin, guzhinen dhe artin arab.   

 

Ajo që dëshiroj të theksoj është që nuk mund të reduktohet bota /qytetërimi arab në një cështje arabe. Një cështje ka nevojë për zgjidhje, apo jo? Bota/qytetërimi nuk ka nevojë për zgjidhje. Ajo e ka zgjidhjen e vet brenda. Ndërkohë, që mendoj se qëndrimi i diplomacive ka shkuar drejt dëshirës për zgjidhje të cështjes arabe, e jo drejt për/qasjes së dy qytetërimeve. Unë mendoj se Perëndimi mund të përfitojë shumëcka prej botës arabe dhe anasjelltas.   

P.s. Vrasja e Ambasadorit dhe personelit tjetër të Ambasadës është absolutisht e papërligjur. Tejet revoltuese. Sigurisht, që solidarizohem me qëndrimin që e dënon atë.

Nard Ndoka?

Cja fut kot dhe ti o Dejon. Administrata thote!!! Po pse si mendon ti qe me urdher administrate jan djeg Kuranet??? Ata qe i kan djeg kan qene 3 rednecks qe kan qen tu pastru zyrat, dhe as qe e kan pas idene se si dallohet  kurani kur eshte ne mes tenje pirgu librash arabisht.

 

Nenkuptova kerkesen zyrtare te faljes per djegjen e kuraneve si gafe Rono.

Te vrasesh nje ambasador... Cfare barbarie!

Dihet ndjeshmeria e muslimaneve per Muhamedin, Une per vete pashe ca pjese ne youtube te ketij filmit eshte i mbushur me te shara dhe ofendime per profetin qe muslimanet  e permendin 5 here ne dite, ai qe e ka bo sdo as dy pare men me e kuptu qe donte me provoku duke ditur ndjeshmerine ndaj kesaj teme.

Si me e thone shqip eshte si ti shkosh njonin qe e di qe e ka merak motren edhe ta shash nga motra keq fare, kshu qe mund te presesh edhe qe te te bi aa te te vrasi .

 

Po me pelqeka islami. Kom per ta perqafu ket fe. Do bohet Islom. Ku duhet me u regjistrue?

Shko tek hoxha, thuj shehadane dhe pastaj ke mundesi me marr deri ne 4 gra, edhe me u martu me femije 6 vjeçe siç beri profeti i tyre, Muhamuti. smiley

Del nje idiot, diletant me zero talent dhe hedh nje gure ne lume...Hidhen ne lume njemije budallenj te tjere per te gjetur gurin dhe copetuar...

Denoj primitivizmin,barabarine dh injorancen e fanatikeve(gje qe pritej) por me teper denoj kete pacavuren me pasaporte amerikane...Pe 5 minuta fame personale vene jeten e mijerave ne rrezik

Po kur regjizori eshte çifut, ç'pune kishin me vendet e tjera. Eh ç'budallenj qe mban kjo bote. 

Dmth ti Pjer thua qe po qe se viktimat do te ishin cifut te pafajshem athere vrasjet ishin te justifikuara??? Pjer nuk po u besoj dot syve qe ke shkruar dicka kaq te tmerrshme. Turp!!!!!

Ron , menoje dhe njehere , ka shume mundsi qe se ke  kuptu ca ka dash me thone Pjeri

Roni, çlirohu nga idete fikse, sepse ndodh qe tjetri flet per ekonomine dhe ti kujton se ai e ka per politiken, tjetri flet per infrastrukturen dhe ti kujton se ai po flet per ndryshimin e kufinjve. 

Nese regjizori i filmit eshte kinez, ç'pune kane turmat qe shkojne e bien ambasades se Shqiperise, ketu ta kisha fjalen,  pra nese regjizori eshte çifut, ç'pune kishin turmat qe i rane ambasades amerikane  dhe per me teper vajten e vrane nje perendimor europian qe ishte mik i popullit libian. Kjo me duket mua budedallik, idiotizem, injorance. 

O Kuazimondo thuji njecik Pjerit  edhe kto cunat dje  Shqiptare ishin po golat i bon per Zvicren

Me sa duket Romney po e humbet mundesine ta kthente ne avantazh kete qe ndodhi.

Inteligjenca  Romney-t nuk eshte larg nga ajo e Rick Perry-t. C'priste Romney nga Obama? Te dergonte aeroplanet dhe bombardonte Tripolin?Bengazin? Republikanet kane humbur cdo lloj kontakti me realitetin!

Pse? Mua me duket regim shume me vend ky i Romney-t, duke pas parasysh deklaratat e para te DSH (nepermjet ambasades ne Kajro). Salon me duket se eshte sit pro-Obama, normal qe nxijne çdo fjale te Romney-t. 

Sepse po mban ate sjellje qe pritej. Ne vend qe te linte te fliste Obamen dhe pastaj te reagonte...

I pe rezultetet ne poll-et ti qe thua nuk ka fituar pike Romney apo ja fut nga radakja jote ose e moveon.org?

Rezultetet duken pas disa ditesh dhe jo sot,dhe zakonisht ne keto raste republikanet kane avantazh.Prit ca dite para se te flasesh dhe mos lexo vetem njeren ane.

Shqiptar shikoje vete deklaraten e tij per shtyp.

http://www.youtube.com/watch?v=MENsuSbv1b4

nuk kuptoj pse insiston te mbrosh te pambrojtshmen... 

Ne kete rast duhet te rrinte urte ose te fliste pasi te merrte vesh faktet. Duket ne sekonden e 33 qe lexon ne leter pasi nuk e ka idene se cfare po thote. Do kishte fituar me shume pike po te mos e sulmonte nese me kupton.

Ja ,psh, sjellja e duhur nga John McCain.

Presidenti priti 14 ora para se te shprehej publikisht kur i pushtohen dy ambasadave dhe i vritet nje ambasador. Nderkohe kishte kohe te organizonte mbledhje fondesh ne Las Vegas. Reagimi i Obames me kujton kete vidjo te Hillary Clinton gjate perzgjedhjeve demokrate ne 2008-n :http://www.youtube.com/watch?v=7yr7odFUARg

 

Channel 4 ndalon transmetimin e një dokumentari mbasi autori dhe prezantuesi mori kërcënime me vdekje. Titulli dokumentarit "Islami e vërteta e pathënë" mund te shikohet vetëm online. BBC mori ankesa pafund kur filloj transmentimin e një komedie me 6 pjesë mbi një familje muslimane që jeton ne Angli. Komedia është krijuar nga një artist musliman që luan rolin e kryefamiljarit. Islami vetëm terrorë mbjell dhe në të nuk gjendet asnjë fije llogjike. Jo se fetë e tjera janë më të mira por të paktën kanë evoluar me zhvillimin e shoqëris, islami ka ngelur akoma në shpella.

Nuk jane fete ato qe kane evoluar por shoqerite..Shoqerite e vendeve te zhvilluara i jane drejtuar sekularlizmit. Feja eshte  eshte thjesht percarje tribalisto/shpirterore.

po te jap anen tjeter te monedhes primitive, i cili jeton ne nje vend te zhvilluar...Ky idioti qe djeg Kuranin ne emer te Bibles

+1

Ky me siper eshte dhe promovues i atij palo filmi te bere ne studio me green screen.

Promovoi edhe filmin...

Promvoi nje filem idotesk pa kurrfare profesjonaliteti dhe tani po fshihet.. smiley Ne fakt ai duhet ti kerkoje falje publike atyre familjeve te te ndjereve.

Lexova diku qe nuk eshte emri i tij i vertete dhe kombesia mbetet ende mister(megjithese spekulohet si izraelit).

Nuk eshte nga dora jone thone izraelitet. Fshihet ai pastori me lart, thuhet

Filmi është sponsorizuar nga emigratët egjiptian të besimit hebre , kopt a si quhen ata . Dhe është më shumë për mënyrën që ata janë trajtuar dhe trajtohen nën sundimin e shumicës islamike, qysh nga koha që i vetshpalluri profet krijoj ushtrin dhe u fuqizua dhe u tregoj dhëmbët atyre që nuk i nënshtroheshin.

Kopt jane te krishtere.

koptet jane te krishtere,jo cifute

Njeriu qe fshihet pas pseudonimit Sam Bacile, pretendon se grumbulloi nga donatoret cifute $5 milone(te cilat i shpenzoi ne prodhimin e filmit). Ne anen tjeter Filmi duket sikur eshte prodhuar nga nje grup studentesh amatore me nje buxhet qesharak, dedikuar per "Youtube academy". Gjithe kjo histori i perngjan asaj te djegjes se Kuraneve, dedikuar per te perhapur trazira dhe urrejtje.

I paska rruajtur ca dollare te mire ky Bacili. Te kushtoje $5 meleone nje film aq amator, i bere ne studio me green screen (nga c'pashe nga dy copeza), eshte qesharake.

Godo, koptet jane te krishtere, njerez te urte, te diskreminuar, me shum pak te drejta ne Egjypt, shumica e tyre nuk kane akoma pashaporte apo karte identiteti, dhe nuk faforizohen/shin  nga regjimi  ne/per pune. 

E di historin e tyre pak a shumë, dhe nëse e shikon në fillim të videos janë pikërishtë një familje e atij minoriteti që paraqitet. Dhe në një shkrim që lexova thuhej që emigrant të këtij komuniteti kishin investuar për këtë film.

 

The attack in Libya came after an American flag, which had been flying at half-mast to mark the anniversary of the September 11 attacks, was torn to shreds by protesters who scaled the wall of the US embassy in Cairo.

Reports suggest both incidents were sparked by anger over a film which was produced by expatriate members of Egypt's Christian minority resident in the US. 

@ Art Changed the...

Plotesisht dakord me ty!

Feja eshte injorance, hipokrizi, dhune, qe e largon njeriun nga Krijuesi. Te dashurohesh pas fese eshte si te dashurohesh pas gishtit qe te tregon Henen, te hash menune ne vend te gjelles, t'i hipesh makines e t'ia qepesh syte duke harruar destinacionin. Feja eshte mjeti, jo qellimi, por fatkeqesisht masat injorante per te lene kokat dhe presin kokat.

Per nje bote me te mire, do te duhej qe kete mustaqedashin e vrazhdet ketu, ndjekesit dhe donatoret e tij primitive, bashke me zjarrvenesit e Lindjes se Afert, t'i ngarkoje na ca anije e ti braktisje ne det te hapur 8 balle.

Ky me siper, megjithe shemtirsine e ideve te tij, ushtron te drejten kushtetuse te fjales se lire pa vrare, djegur apo marre zvarre kufoma. Tjeter pune nqs do shkonte ne Libi dhe do digjete Kuranin ne mes te Bengazise apo te projektonte filmin mbi muret e qyetit; por ne USA ka te drejte te thote çi vjen per mbare. Po pyetje vetes a nuk i bejme, pse i behet reklame nga mediat nje debili te tille kur dihet reagimi ne boten myslymane (pjesa radikale)?  Sa debile te tille gjen gjithandej amerikes? A do kishte mundesi financjare ky debil, pa ndihemen e medjave te fitonte kete popullaritet? Ja e dogji Kuranin pse CNN, NBC, ABC, NYT, WP ... e gjithe derivatet e tyre ne perendim e japin lajm te pare?  

 

@ Godo

Fete e tjera kane me shume pushtet politik dhe i "zgjidhin" problemet ne heshtje, siç me rezulton se po sistemohen problemet e shumta per pedofiline e shume perhapur te Kishes Katolike.

Po ne fund te fundit edhe pse me pak ndryshime, fete njelloj jane, institucione qe prodhojne injorance, semundje mendore & dhune. Inkuizicioni e la boten shekuj prapa, duke ndaluar thuajse çdo shkence, per mos te folur per terrorin dhe milionat e vrasjeve ne emrin e Krishtit.

Vetem njeriu i pafe mund t'i jape diçka te mire kesaj bote, i pafe por i mbushur me dashuri e respekt per çdo gje te gjalle - duke filluar qe nga planeti Toke qe po na jep mundesine e evolucionit.

ॐ नमः शिवाय

Kush mbjell ere korr fortune, thote populli. Tani Sionizmi boteror le te pergatitet per nje front te ri kunder Islamit! Siç duket nuk u mjaftoi Iraku dhe Afganistani, duan me doemos te evitojne falimentimin ekonomiko-financiar nepermjet luftes. Shpresojme qe te pakten Netanyahu dhe kriminelet e tjere te shtetit te zi sionist te Lindjes se Aferme, te jene te kenaqur!

Clidhje ka Natanjyahu me budallalleqet qe ndodhen ne Libi?Apo kudo qe ndodh dicka kane dore cifutet?Mos degjo vetem hoxhen e lagjes por shikoji pak gjerat ne kontekt,nese ke pak llogjike.

Nuk te shkon mendja se NDOSHTA,NDOSHTA kjo eshte pergatitur nga ata qe dje e quajten Kosoven kuazi-shtet,per te hequr vemendjen nga Siria?

Perse qytetaret me tru te Bengazit qe deri dje u luteshin amerikaneve te rrinin dhe ti mbronin,sot qenkan kthyer ne anti-amerikane dhe per me tej kane vrare ambasadorin?

Ka shume mundesi qe keto gatuhen nga guzhina ruse qe se bashku me elementet pro Gadaf,jane te interesuar per armiqesimin e Bengazit me Perendimin.

Prandaj edhe reagimi amerikan eshte me i permbajtur se sa duhet te ishte ne kete rast ekstrem,kur vritet ambasadori.

@ Art,

Ndoshta republikanet jane shkeputur nga realiteti,por edhe ti me teorite konspirative per cdo gje,je shkeputur me shume se republikanet.

Per c'teori e kishe fjalen zotrote?..Apo keshtu futja percart sic e ke zakon

Nga sa kam pare ne keto punet globale qe nga Lm deri ne ngrohja globale apo shkuarja ne Hene e amerikaneve ,ti gjithmone beson apo sjell teorite konspirative.

Edhe ketu,Mitt Romney do te flase sic flet nje opozitar,sic do te fliste edhe Obama po te ishte kandidat per president.

Se dyti,te thuash republikanet jane jashte realitetit me duket pak alla suedezce,se nuk i njeh mire republikanet ti,por i njeh nga filtri i gazetave majtiste europiane.

se treti,clidhje ka ky prift idiot me vrasjen e ambasadorit ne Libi?

Nuk te shon ndonjehere ndermend qe pas kesaj mund te fshihet Rusia dhe kelyshat e Gadafit?Libioanet ne Bengazi dhe Tripoli keshtu mendojne,por edhe amerikanet duhet te mendojne keshtu,duke pare qe reagimi i tyre nuk eshte aq i forte si ne rastin kur u vritet nje ambasador.Mund te jene pak me te thella keto gjera se sa nje film dhe nje prift idiot.

Apo shaj Ameriken dhe je brenda.

Ne radhe te pare lexo mire se cfare shkruajta per ate pastorin idiot dhe pastaj hajde te debatosh ketu...lexo me perpara se per cfare po debaton smiley

Sa per Romney-n dhe Republikanet ata ende jetojne ne 11shtator te 1999s nderkohe qe shoqeria amerikane eshte nja 13vite "ahead"...

Republikanet ata ende jetojne ne 11shtator te 1999s

Cfare e ben 11 Shtatorin e 1999-es kaq simbolike?

Vura gabim vitin, 11 shator 2001

Art, cdo qytetar qe e quan veten qytetar amerikan s'ka per ta harruar kurre 9/11. Ashtu si dhe cdo qytetar tjeter i kesaj bote qe eshte nga ana e lirise kunder obskurantizmit dhe e jetes kunder vdekjes. 9/11 e ndau kohen dhe hapesiren me dysh. Nese je nga ana qe do qe kjo te harrohet, puna jote. Nga ana ime s'do ta harrojne kurre. Kshu or mik.

Une dua te perqendrohem tek pasojat e pas 9/11. Ishte nje pikenisje e nje fushate terrori, ironikisht nen emer te luftes kunder terrorit(te cilen akoma po e vuajme sot ne kurriz).

Thjeshte Republikanet ende vazhdojne te mbrojne vijen e Bushit dhe kerkojne bombardimin e Iranit dhe futjen e Lindjes se mesme ne kaos total. I vetmi ze Republikan qe i pershtatej llogjikes ishte Ron Paul i cili fatekeqesisht u skualifikua.

Ron Paul i llogjikshem!

Ore e ke pare programin e Ron Paulit ti apo thashe i merr te dhenat nga filtri suedez?

Ron Paul eshte per komplet,dmth komplet terheqje jo vetem nga Lindja e Mesme por nga cdo vend i botes.Ok deri ketu eshte ok me ju europianet qe doni ti nxirrni geshtenjat me duart e te tjereve.

Po Ron Pauli eshte edhe per mbulljen e cdo gjeje pubklike qe nga shkollat e deri tek posta.Per Ron Paulin taksa duhet te jete 0%ose gati 0% dhe e vetmja gje qe duhet te beje shteti amerikan eshte te mbaje nje Garde nacionale per raste emergjence.Dmth kthim ne shekullin e 18.

Lexojeni njehere mire Ron Paulin,pastaj thoni duhet te fitonte apo jo.Mos lexoni vetem ato qe ju vijne pas oreksit.

Ne fakt filmi, thane, thjesht ka sherbyer si pretekst dhe maskim per nje sulm te planifikuar qysh me pare nga al Qaeda, i cili ka marre persiper pergjegjesine e aktit. Kunderpergjigje per vrasjen e Abu al-Libise. (cnn)

Dje Al-Qaeda po kerkonte armepushim 10 vjecar me Perendimin ne CNN.

Sot na del qe Al Qaeda eshte pas sulmit?

Por une mendoj se kjo rremuje i intereson me shume Rusise dhe Sirise,qe te hiqet vendendja nga Siria dhe te fokusohet perseri ne Libi dhe Egjypt duke disktetituar libianet dhe aleatet e tyre ne Perendim.Ska llogjike ajo ne Bengazi eshte njesoj sikur kosovaret te hynin dhe te vrisnin ambasadorin amerikan me te njejtin pretekst.

Personalisht mendoj qe eshte pune e Rusise dhe aleateve te saj.

Tani Sionizmi boteror le te pergatitet per nje front te ri kunder Islamit! Siç duket nuk u mjaftoi Iraku dhe Afganistani, duan me doemos te evitojne falimentimin ekonomiko-financiar nepermjet luftes. Shpresojme qe te pakten Netanyahu dhe kriminelet e tjere te shtetit te zi sionist te Lindjes se Aferme, te jene te kenaqur!

Si gjithmone, fajin e kane hebrenjte... Komploti boteror...

Keshtu e mendonte edhe austriaku Hitler dhe here pas here edhe romanjoli Musolin. smiley

Normal, shkon ne perpjestim te drejte me krizen ne vendet perkatese; kur vene punet keq, fajin gjithmone e ka çifuti gjakpires qe nuk fle naten se mendon si te kontrolloje boten. 

Cilin do version te besosh ky incident vjen era inkompetence dhe naivitet. S'eshte hera e pare qe Obama kapet me breket poshte.

Te shohim sa kohe do u duhet forcave speciale te zene ndonje peshk andej nga Libia.

Kjo me duket nje levizje e qellimshme per ti dhene te drejte atyre teorive, qe vendet arabe per te mbajtur nen kontroll fondamentalizmin, duhen qeverisur me dore te hekurt nga diktatore.

   Ka kohe qe po nxitet nje histeri e cila synon te cenoje Mesine e Islamit.Nxitesi i saj, si gjithmone eshte  Mosadi Izraelit dhe struktura te specializuara per te ndezur keto lloj urash me pasoja shume te renda, per te ardhmen e nje bote e cila edhe  mundet  te  behet  paqesore.

    Sipas meje duhet te merret vesh qe e gjitha edhe kjo ngjarje nuk eshte absolutisht ne te  miren, ardhmerine e Islamit.Te perendimit,  jo qe jo!Por dikush eshte i interesuar  tamem per keto zhvillime  te cilat nuk duhen pare si shperthime te fondamentalisteve.Egzistojne fondamentalistet, e megjithate  ky fakt  kurrsesi nuk eshte faji i islamit, por i trajtimit te vendeve arabe prej perendimit me ne krye SHBA dhe Angline.Te gjitha keto jane vetem  pasoja te politikave te gabuara te tyre, ndaj problemit arab ne teresi dhe atij palesitnez ne  veçanti. Perendimi nuk po ulet per tu folur hapur arabeve duke vene para tyre   rrenjet e se keqes dhe njekohesisht tu ofroje paqen si zgjidhje.Arme  e ndihme te gjithanshme izraelit dhe perçarje e infiltrime spiunazhi, blerje te klikave kolaboracioniste arabe nuk  besoj  se do te kete  fund te mire si politike.

   Deri sot kane perfituar ekonomikisht perendomoret se i kane rrjepur arabet, por djemte e tyre, te  shkolluar ne perendim....kane nisur te sjellin "pranvera", per vendet  e tyre dhe mesiguri priten "dimra", per perendimoret.... 

Kush eshte zgjidhja? Lot per emisare te  vrare...

    

...Nxitesi i saj, si gjithmone eshte Mosadi Izraelit...

Perse duhet te jete Mosadi dhe jo KGB-ja ruse apo kinezet?

Se mua me duket sikur ruset dhe kinezet perfitojne me shume nga keto rremujerat ne LM,as Israeli as Perendimi.

P.S Me fal se akuzova ruset apo kinezet, grave.

U hodhe tek ruset dhe kinezet..Pak komente me perpara po me akuzoje mua per konspiracjonist smiley 

Nuk jam hedhur tek ruset dhe kinezet.

Edhe ne komentet me perpara kam thene qe besoj qe ruset se bashku me elementet pro Gadaf, jane pas keasj qe ndodhi ne Libi,se libianet nuk ka aresye te kalojne ne ekstrem,aq me pak te vrasin ambasadorin.

Nuk po bej konsipaci thjesht hamendje e kam.

Deri sot kane perfituar ekonomikisht perendomoret se i kane rrjepur arabet, por djemte e tyre, te  shkolluar ne perendim....kane nisur te sjellin "pranvera", per vendet  e tyre dhe mesiguri priten "dimra", per perendimoret....

Perendimoret dikur mund ti kene rrjepur arabet me kompanite e nxjerrjes se naftes. Por ka dekada e dekada qe nafta eshte nacionalizuar. Pastaj, qe parate e perendimoreve perfundojne ne xhepat e 2-3 familjeve, kjo nuk eshte problem i perendimoreve.

Tjeter. Djemte e shkolluar ne perendim, jane djemte e atyre 2-3 familjeve qe mund ti lejojne vetes taksa 100mije Euro ne vit. Bashar i Sirise eshte nje nga ato djem smiley I shkolluar ne Londer per mjekesi. Pranvera arabe ka lindur nga poshte, nga rinia e thjeshte me twitter e fb, jo djemte e shkolluar ne perendim. Njesoj sic tek ne, ne '90, kur komunizmi nuk u rrezua nga elitat e ndriçuara, por nga njerezit e thjeshte me nje minimum aksesi dhe njohurie kuptohet.

Kshu.

Nuk me duket  se e ke te drejte idene .Djemte e mbi 120 milion arabeve nuk jane ...tre  kater.Basharasader apo basharazater. Le me pastaj kur paske bindjen se ..

"Njesoj sic tek ne, ne '90, kur komunizmi nuk u rrezua nga elitat e ndriçuara, por nga njerezit e thjeshte me nje minimum aksesi dhe njohurie kuptohet...

Me te vertete e beson kete qe ke thene? Nga keta u rrezua?

Mos o burre!

Z. grava, nje gje qe sot na lejon levizja, teknologjia dhe zhvillimi eshte mundesia e komunikimit dhe informacionit. Shyqyr zoti, per te mesuar, per te njohur, nuk ka me nevoje te mblidhemi rreth zjarrit bubulak e te degjojme me goje hapur me te rritur. Kjo pa mohuar respektin ndaj moshes. Ne ate komentin e pare te tuaj me lart si ne shume te tjere ka shume pasaktesi, te cilet i ulin vleren fjales.

Me miresjellje.

 hunter -me kete  qe me the, me bere te shpreh nje kenaqesi dhe nje merak , njeheresh.

Kam kenaqesine qe rinia...jone 

"nuk ka me nevoje te mblidhemi rreth zjarrit bubulak e te degjojme me goje hapur me te rritur.." 

   Pasi sa  flet siguria jote  mbi faktet,  ajo eshte bere, prej shume dritareve  te hapura,   si  te  thuash, kavaleria e lehte e  shoqerise tone.

Mirepo  meraqet e me te vjetreve, vine prej frikes se mos kthehet ne  kavaleri mendjelehte, nga qe mund ti duket se i  di te  gjitha...

E ke gabim Hunter. Komunizmi u rrezua nga intelektualet dhe studentet, jo nga punetoret e Rrubikut. Shif pak fotografite e dhjetorit 90 dhe harten e votimeve te para demokratike. He xhan. Tjeter c'u thoni nxenesve te fillores ne libra historie e tjeter ne qe e beme historine. Se pastaj do thuash edhe qe nuk e hodhem ne Berishen prape ne 97, po erdhen serbet si ne kohen e Zogut.

........................

njerezit e thjeshte me nje minimum aksesi dhe njohurie kuptohet.

Ketu fus studentet konviktore, njerez te thjeshte pa privilegje e jo te shkolluar jashte. Punetoret e Rubikut s'kishin as akses e as njohuri qe te merrnin iniciativa te tilla. Pse me kupton gabim perhere ti?

Po po edhe te shkolluar jashte kishte ne ato demonstrata . por ti nuk i di sepse nuk ke qene prezent. dhe ato qe di ti kane treguar te tjere. Po ka pasur studente qe kane stjuduar ne suedi. france qe ju bashkuan studenteve te tiranes edhe kane qene aktiv ne  demonstrata... 

Po Saliu qe kishte bere shkollen e Tucit ne France? Po Genc Pollo? Po Gramoz Pashko? Po Neritan Ceka? Po dora e Kinostudios? Po dora e Teatrit popullor? Hmmm...

Pa ato dhjetra mijra studente te thjeshte konviktore ne shesh Saliu, Gramozi, Neritani etj do te vlenin Zero. Impakt zero.

Varet si e shikon Hunter. Kjo e jotja i shkon per shtat shprehjes se Enverit "Jeni ju, pa jemi na". Barutin te thate e kemi mbajtur gjithmone. Ate me fitil presim.

E pranoj, per batuta e parulla te kohes me rref deri neser. smiley
Sidoqofte mbetet qe protagonistet ishin te thjeshtit, studentet me njefare aksesi e njohurive, jo intelektualet e aq me teper "djemte e shkolluar jashte"

O Hunter, po edhe ne Harward po te besh proteste, shumica studente do jene. Ajo qe dua te them ishte qe rrezimi i komunizmit u be nga njerezit e shkolluar e jo nga punetoria e fshatarsia. Shkodra dillimisht e pastaj Tirana ishin ato qe e kthyen fleten. Kur ne Tirane u rrezua busti, doli llafi qe do vijne robt nga rrethet dhe do na bejne mut. Ne votimet e para Ramizi humbi tek shkolla e Kuqe, qe presupozohej qendra e "komunistave' po PPSH fitoi shumicen ne Shqiperi. Shqiperise gjithmone e keqja nga prapambetja i ka ardhe mor burre, jo nga intelektualet. Si dhe gjithe botes xhanem.

pf gabon icik kronologjine .ke harru kavajensmiley

+1

Ore tashti qe po ma shti ne men. Sherri i pare me policine eshte bo per nje ndeshje futbolli ne Qemal Stafa...

Sheri i patre eshte bere ne Kavaje me Policine ( 326 ) dhe ca te dehurve qe ktheheshin nga Dasma .Situata ishte e ndezur dhe ... thone qe Polici pasi mori ca goditje nga turma dha nje goditje !

Sherre stadiumi ka ne cdo fillim kampionati futbolli !...ose per here te pare REALISHT Plasi ne Kucove smiley

Eh me kujton ca ato rremujat e vitit 87-88(nuk po me kujtohet mire viti se isha femije) ne ish Qytetin Stalin(Kucove). Luante Naftetari me Dinamon. Dinamo binte nga kategoria nese humbiste dhe Kucova asojkohe quhej fusha e vdekjes(nuk kishin humbur asnje ndeshje ne shtepi). E mbaj mend si tani kur arbitri dha dy penallti per Dinamon pa asjne lloj shkaku. Dinamo ne anen tjeter ishin pergatitur per rremuja se kishin ardhur te shoqeruar me repartin 325 te cilet me pas u fshehen neper banjot e stadjumit. Plasi rremuja, erdhen reparte specjale nga Berati,Fjeri,Tirana...Autobuzet dhe makinat e policise u kthyen perbys dhe u dogjen. Fatmiresisht askush nuk humbi jeten. Asojkohe mbaj mend qe e denuan dhe fshen per nja 5-7 vjet.

Bravo, kete s'po kujtoja.

Po pse jane nje takem ketu smiley Ja per te te kujtuar ca gjera qe Hundderri i kujton si palce gjeje dhe ndryshojne situatat , sidomos nga tifozet e futbollit !!  Po malli ai , se Huri yne ka qene i ekzaltuar nga ndenjeset e Gurta te qytetit Studenti ku Trim Tribun i Vegjelise hypte dhe frymezonte  dhe me pas  Udhehoqi Popullin Punetor e Patriot drejt Revoltave smiley per renximin e komunizmit te Babasqapit !

hunter mos je gjo ky cuni i vogel ktu ti ?

  Tek neve ra, kur ne krejt lindjen si ne, kishte marre fund gjitheçka.Faktori  determinant  ishte i jashtmi.Edhe pse te vonuar, por ne krye dhe pse ne hije, ...... ishin intelektualet dhe ndjekesit e tyre rinija studentore...

Ra se ra kudo. Por dikush e mori iniciativen dhe guximin.

ishin intelektualet dhe ndjekesit e tyre rinija studentore...

Jo, eshte e kunderta. Rinia studentore dhe ndjekesit (ose shoqeruesit me mire) intelektualet.

Ne radhe te pare quhej Socializem, jo Komunizem edhe ka nje diference te madhe mes tyre, por ty te paska zene virusi perendimor... e te paska globalizuar para kohe!

Ishte rend apo sistem i kalbur, ndaj edhe u rrezua. Mos te te genjeje mendja qe e rrezuan dy studente e intelektuale, se keta koleget e tyre e provuan edhe ne Kine, Kube e gjetke e s'ia arriten dot qellimit. Nje sistem shoqeror kur arrin tek fruta, nuk ka perendi ta mbaje ne kembe. Nje dite jo shume te larget po i njejti fat do t'i rezervohet edhe Kapitalizmit - gabimisht te quajtur "Demokraci". Edhe ate dite do te dalin "te mençurit" e diaspores e do te thone: e rrezuam ne te mençurit, paria e shoqerise! smiley

Me nejt shtremet e me fol drejt , ne rradhe te pare ishte Diktature , masanej Komunizem apo Socializem

Po i tanishmi çfare eshte? Ke deri diku... lirine e fjales edhe ndonje liri tjeter, por ne total nuk eshte shume me superior se Socializmi marksist.

Njesoj sic tek ne, ne '90, kur komunizmi nuk u rrezua nga elitat e ndriçuara, por nga njerezit e thjeshte me nje minimum aksesi dhe njohurie kuptohet.

Me sa e mbaj mend une ishin studentet qe u ngriten te paret ne demonstrata me kerkesa politike . u futen edhe ne greve urie..  smiley ti duhet te kesh pare nje filem tjeter ate kohe . ose ke qene duke luajtur me kuklla.smiley

Jo ore, Shqiptar, je i fale dhe akuzoi  sa te mos kete me kufi por,..

   E para,, nuk ka me KGB.Ka tjeter emer...Me te tjera qellime,  programe dhe strukture.

   E dyta, ruset nuk kane patur dhe nuk kane konflikt me arabet.Interesa po. Mirepo sa duket keto  zhvillime, me keto pasoja, nuk flasin per interesa,  por per nje  konflikt teper  te gjate... qe dihet cili eshte.

Kinezet, te  lutem, mos  mi trazo!  

e di ca ma hoqi trunin kur e pashe ne tv ket ne mnjes?
Kur thoshin qe ai qe kish bo ket filmin, nuk deklaronte asnji pike keqardhje qe ky film u bo shkak qe u vrane ata qe u vrane, biles, ne mes te tjerash, nga ai vendi i fshehur ku rrinte tha qe "ambasada nuk kishte siguri te mjaftushme", qe dmth se pak a shume ja la fajin atyne kurse veten e nxorri te paster.

Tjeter, kto te CNN-it kane ca gazetare dangalla.
Ishte shume i suksesshem nder ambientin femror te state dept. - thoshte ajo gazetarja a thu se ky kish qene naj gigolo dhe jo ambasador karriere...

Po ku eshte ky filmi qe s'ka dal akoma ne oksident po e paskan lene si peshqesh direkte ne vendet arabe? Shume e cuditshme.

e ke me lart te postuar, video eshte postuar qe ne korrik ne youtube.

E c'ne qe ky film qenka bere kaq i famshem ne vendet arabe? E kush qenka ky Sam Imbecili njehere qe paska bere nje gje kaq mediokre. Shume sick.

Jam duke e pare over and over, dhe s'me besohet qe u vrane disa njerez per nje banalitet te tillesmiley

se marr vesh si dreqin perfundon muhabeti i temes tek studentet shqiptare te '90.

Apo demek pranvera arabe ? Pranvera arabe nje mut. Libine vetem Gadafi e mblidhte dhe sillte ne terezi. Dihej qe cdo gje do shkonte per lesh after that. Dhe ja , flasin vete ngjarjet ne vendet post-pranverore.

Do bohen pishman, si iranianet qe akoma i bine me grushta kokes, per revolucionin

Ka plot Gadaf te tjere ne Libi, nuk o problem. Sa here gafurren "gadafet", nderrohen. Edhe icik tranzicion bo mire, se ndryshe keta te rinjte nuk do falnin puset e naftes, si te ne dmth...

eh, e the ti me mire me dy llafe smiley

as un se mora vesh si doli muhabeti aty.ndoshta huuunter do me bo lidhje si kjo resmja ktu poshte.

...me kujtohet se e njejta analogji dhe krahasim eshte perdorur edhe nga nje gazete komuniste Italjane ne kohen kur u bombardua Beogradi.smiley

perfundimisht kta islamiket jane rrace e keqe, pale edhe ca nga islamiket tane qe na thone jo po krishtrimi kshu jo krishtrimi ashu.... kur....para 1000 vjetesh, sot gje filma porno me krishtin e sdel njeri ti caje drasat tjetrit kta te vrasin. po mire jau ben usa, ishalla i futen edhe libise se dhe aty ka nafte e ti bejne hi me ushtare femra, rracen e keqe. 

Déjà vu... seç e paten pare, degjuar e konsumuar kete fraze atehere nga Mesjeta. Vetem se e kishte ne goje 90% e Botes kunder te krishtereve ne nje kohe  kur Inkuizicioni - ky nazizem i koheve te hershme, mbillte terror, vdekje e prapambetje kudo qe shkelte mbi dheun e ketij planeti!

Ne emrin e Krishtit, vetem ne Europe u masakruan me shume se 7 milione persona mes te cileve shkencetaret, filozofet, artistet, astrologet me te mire. Pa llogaritur milionat e viktimave te Kryqezatave dhe dhjeterat e milionave te vendasve te te dy kontinenteve amerikane te zhdukur masivisht.

Edhe Hitleri nuk e theu dot rekordin e Krishterimit!

Degjo lajmin dhe shokohesh, pastaj futesh ketu dhe shef ket .... me kryq ne bythe dhe ca .... te tjere dhe prape se prape ngelesh i shokuar.  Ngjarja eshte shume e rende. Ama nje gje e kupton, kjo bote eshte e padrejte per shkak te kanaleve. Jo per gje po aty fshihen mijte e haleve dhe ne vend te tyre vdesin njerez te pafajshem. Kjo sigurisht vlen per te pafajshmit qe vdesin ne Izrael, Palestine, Amerike, Irak, Afganistan, Libi, etj.

Kupton edhe se PPU do mbylli te gjitha zyrat, agjencite, apo edhe mediat investigative se i gje para te gjitheve fajtoret. 

Ja dhe nje pershendetje qe te kuptoni se cdo te thote paragjykim debil

http://www.youtube.com/watch?v=-2ikDzj1_hI

P.S. Per onjorontet Messiah kane qene grup metali svicerrion

 

 

 

 

 

 

smiley 

Ore provokator smiley leri njerzit te ushtrojne te drejten e fjales se lire. 

Deri kur do jesh ketu? 

I paska vene vulen Babasqapi .

Eshte shqetesim thote per mbare Boten ???...Po per ata qe e bene eshte ? apo s'jane BOTE ata .. Te pakten te kishte thene per Partite Popullore te atij musteqetenderit nga Austria   si Enveri per forcat ML , ose ti shtonte nje Botes Peprparimtare smiley . Dhe me pas i jep Udhezime dhe Gajret Amerikaneve sepse ...Terroristet e Al-Qaedes do asgjesohen smiley ...Ky eshte c'te thuash per te ...Jo top-ziqe ta peshoje qe nuk ka po,  me vertet asnje Mase peshoreje ne Bote nuk i mba Gomarlleqet e tij . Dhe me vertet ne kete rast perfshihet e gjithe BOTA !

Naten te nderuar Moderatore ose kush bie Tema . Aman ere se paska bere namin sot me "qarkullim gjaku " pa pllaka te ekonomise shqiptare smiley Aman ere ..., meshire smileyper neser . Kane maru dhe barcaletat dhe e vetmja mundesi per tu DHJERE Gazi jane vetem spichkat e Berishes ! Meshire ere smiley

Thjesht duhet nje Bush ne ate post, po mire tu behet xhanem obamen duan ate le te kene, e mos na cajne trapin si ndodhi kjo!

Cfare IRONIE u vra ne Bengazi vendi nga ku nisi "revolucioni " qe solli ne qeveri forcat "Demokratike " me dy gishta lart,

Cte mbjellesh do korresh, nuk kam per ta kuptuar asnjehere vertet se perse Amerikanet mbeshteten ne Libi dhe jo vetem, dhe vazhdojne te mbeshtesin ne Siri  Radikalet Islamike !!!!!! dhe pastaj kur ndodhin gjera te tilla bejne te habiturin !!!

 

Shume gjynah! smiley

Une mendoj se problemi qendron midis liris se fjales dhe injorances njerzore.

Kur dikush nuk i pelqen ajo qe thote dikush tjeter, ateher le te mos e degjoje. Ne e degjon le ta kundershtoj dhe kritikoj por jo te shkoj te vrasi ne emer te asaj cka u tha.

Kjo qe ndodhi nuk eshte ceshtje feje, asnje myslyman me mend ne koke, i edukuar si njeri dhe jo kafsh, nuk do shkonte te bente ate krim qe u be ne Begazi.

si perfundim, kjo ngjarje kaloji ne tragjedi, demtoj tere msylymanet ne bote, i dha rendesi nje vidjoje idjote, dhe thelloji me teper hendekun midis njerzeve, qofshin te te njejtes fe dhe aq me teper akoma midis atyre qe kan fe te ndryshme.

Duhet nje Bush?

Problemet zgjidhen duke vene perball idjotave islamist nje idjot te krishter?

Idjotelliqet jan gjithmone popujt ata qe i vuajn!

Sa ushtare amerikane jan vrare ne Irak? Sa irakjan jane vrare?

Bushi dhe Diku (Cheney) vetem u pasuruan me shume!

 

Kush qëndron pas filmit që ka ndezur botën arabe 

 

Shumë gazetarë në mbarë botën, por sidomos ata në SHBA, janë në kërkim të personit që ka përgatitur filmin që ka ndezur protestat në mbarë botën arabe dhe që po rrezikon një konflikt të ashpër mes SHBA dhe këtyre vendeve.

Sipas BBC, kanë dalë në dritë disa fakte të reja në lidhje me filmin e titulluar “Pafajësia e myslimanëve”.

Filmi është xhiruar në SHBA dhe është shfaqur në një kinema të vogël në Hollivud në fund të qershorit.

Më pas pjesë nga ky film janë shfaqur në YouTube, të përkthyera në arabisht. Kanë qenë pikërisht këto klipe që kanë ndezur protestat.

Videot janë postuar në YouTube nga dikush i quajtur Sam Bacile.

Filmi është i një cilësie shumë të dobët dhe është një prodhim me buxhet shumë të vogël. Ka disa aktorë që aktrojnë dobët dhe nuk ka një linjë skenari.

Ajo që bie në sy është se komentet fyese ndaj Islamit dhe profetit Muhamed janë të dubluara dhe nuk janë të shqiptuara nga vetë aktorët.

Një aktore në film ka deklaruar se nuk ia kishte idenë se do të përdorej për propagandë anti- islamike.

Cindy Lee Garcia tha se ajo kishte marrë një rol të vogël në film, ku do flitej për jetën në Egjipt 2 mijë vjet më parë.

Ajo ka deklaruar se do të padisë drejtorin e filmit.

Por pikërisht këta persona nuk po gjenden.

Një dëshmitar thotë se personi që ka shfaqur filmin në një kinema të vogël në Kaliforni ka qenë një egjiptian që jetonte në SHBA. Ai kishte punësuar edhe dy roje egjiptiane gjatë shfaqjes së filmit në kinema.

Agjencia Associated Press ka gjurmuar emrin Sam Bacile, që fillimisht kishte deklaruar se ishte një izraelit, që kishte mbledhur fonde nga hebrenjtë për këtë film.

Por pas gjurmimit rezulton se ai është një egjiptian koptik. Koptikët janë një minoritet të krishterësh në Egjipt, që ankohen për lirinë e tyre fetare, sidomos tani që vendi drejtohet nga Vëllazëria Myslimane.

 

Tamam

Godo paska patur te drejte kur permendi qe autori ishte koptik egjiptian. Vazhdojne idiotet ti hedhin benzine injorances ne boten arabe.

Autori eshte i lidhur me organizatat ekstremiste kristjane te Kalifornise se jugut(perfshire ketu edhe pastorin Terry Jones), gjithashtu ai eshte i njohur per autoritetet amerikane si mashtrues  dhe hajdut i denuar per fallsifikim kartash bankare dhe grabitje te shume ATMve.

Ironike...kristjan i devotshem diten dhe grabites naten

Uroj qe amerikanet tja revokojne shtetesine ketij pacavures

vdisni per i cik muhabet 'gjiri persik'...

hajd mo justifikime, gjynah ai robi se ishte tu i ndihmu. keta ekstremistet islame jane mase e konsiderueshme ne boten muslimane edhe per faktin se pjesa me e madhe e tyre jane ne varferi dhe injoranonce te plote, perfshire ketu edhe arabet e pasur. por te pasur jane sheiket te tjeret tani von kan fillu me honger tre vakte ne dite... 

keta arabet e pasur te gjirit i kan ndezur pranvererererat arabe me leket e tyre. 

sa per filmin , sa budallenj ka? ske ci ben , po s'me duket normale me e kap me filmin , jo per gje po sa filma behen ne dite e sa media ka qe mund te nxjerrin karikatura te cdo kujt ne minute? i bie qe kta ekstremistet te jene te mireinformuar per keto se ndryshe nuk e kuptoj si e marrin vesh per pune 24 oresh  e te bohen gati per te vrare njerez per 5 minuta,.... 

Ku mund ta gjej kete film dokumentar? Ben fjale gje per femrat qe ju hiqet klitori  qe ne moshe te vogel sepse quhet papasterti qe nje femer te kete deshira seksuale? Po per grat 7 - vjecare te Muhamedit flitet?! Po per ato meshkuj qe kryejne mardhenie homoseksuale te ligjshme me djem te vegjel para se te martohen??!!

I pash dje trazirat ne TV. Ve bast qe gjithe ajo turm as nuk e di fare pse po e ben gjithe kete gjullurdi, po hajde lufte, bomba! Aman ato e kane zakon! Se me ke me ngjajne ..

Quhet infibulacion, praktike qe bashke me ate te te berit synet, eshte e myslimaneve por edhe e çifuteve. Sa per ato paçavuret e tjera qe ke zhgarravitur, e gjetsh... nga nje dore islamike, ti edhe prifti qe te ka ngarkuar me kaq urrejtje!

Prift ?? Ateiste kam lindur e tille do vdes.. Por keshtu sic po shkojne punet ka shume gjasa te me vrasi nje islamik

Une jam ateist, jo ti! Nje ateist nuk pjerdh per fe e per institucion fetar dhe sidomos nuk sulmon nje fe te vetme por te gjitha se bashku! Per mua Kurani, Bibla, Ungjilli, Baghavad Gita, Libri Tibetan i te vdekurve e te gjithe librat gjoja te shenjte, duhen djegur ne turren e druve! Vetem ai qe ben kete, meriton fjalen "NJERI"! Te gjithe te tjeret jane kafshe ne evolucion apo involucion(regresion).

Nje gje nuk kuptoj..Ligesine e ketij personi te vetedeklarohet si izraelit duke e ditur fare mire reagimin e fanatikeve te pales tjeter. Kjo pune bie ca ere por koha do ta tregoje.

Ve bast qe gjithe ajo turm as nuk e di fare pse po e ben gjithe kete gjullurdi.

Mendoj se nje efekt anesor i "luftes se civilizimeve" te Bush-it ishte edhe ai i ektremizimit te pozicioneve te besimtareve muslumane.

Gjithashtu pas pranveres arabe, me ardhjen e regjimeve te reja me lidera jo edhe aq laike, islami (me te gjitha traditat e tij) duket se eshte rikthyer ne mode.

Njerezit ndoshta kane filluar te behen "besimtare me te zellshem" per te bere figure te mire perpara regjimit.

Fakti qe protestohet perpara gjithe ambasadave perendimore dhe jo vetem asaj te usa, do te thote se ceshtja eshte me ideologjike se sa duket. Zakonisht akte te tilla sikurse ajo e karikaturave te Mohamedit sherbejne vetem si pretekste shperthimi te pakenaqsive ne vendet islame qe njekohsisht jane dhe nga vendet me te shtypura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).