A u ofendua Presidenti nga thumbat e regjizorit të madh? "Jooo" - thotë Obama. "Jam tifoz i zjarrtë."

Presidenti Obama ka dashur të sigurojë gazetarët që e shoqërojnë në avionin presidencial se nuk është ndier i fyer nga thumbimet e Clint Eastwood-it gjatë Konventës Republikane. Ai ka thënë se mbetet një admirues i Eastwood-it. "Ai është një aktor i madh, dhe si regjizor, akoma më i mirë." - u shpreh Obama. "Një gjë rreth të qënit President, apo kandidat për President - nëse ofendohesh kollaj, është më mirë të zgjedhësh një profesion tjetër." Gjithësesi, batuta më e shpërndarë në Twitter në lidhje me Konventën Republikane vinte nga një demokrat dhe ishte, "Kjo karrige është e zënë."

28 Komente

Fantastik Pol ketu, sidomos mbyllja. Femije me fat, me kingu nder beatlles, me jetegjati dhe me nje ze per tu admiruar edhe ne kete moshe.

Rrofsh emo. M'pelqeka.

Admirim shume kam per Obamen, por ne kontekstin e zgjedhjeve qe po vijne si edhe ne vijim te fjales se parafolesve, i bie qe ai tani te degjoje per qejf te vet kengen e Bitellsave "Let it Be" smiley

We own this country. Politicians are employees of ours!

shume pak veta besoj e dine ket gje ne Shqipri (dhe ktu nuk e kam llafin vetem per politikanet)

shume pak veta besoj e dine ket gje ne Shqipri

= 0

Epo, edhe ne Amerike e Kanada shume veta mund ta dine kete thenie, por ne realitet nuk funksionon tamam ashtu. Pra, ajo "emplyoees of ours" ne thenien qe ka cituar Bredharaku nuk i referohet te gjithe popullit, por korporatave te fuqishme qe dominojne tregjet. Corporations are the real employers of politicians here.

Sponsorizimet per fushatat elektorale te dy kandidateve per president kesaj rradhe kapin shifren 2.5 miliarde dollare. Sic shpjegon Time Magazine, pjesa me e madhe e ketyre parave vijne nga miliarderet. Romney kap pak me teper, aty tek 1.4 miliard me duket, por edhe Obama nuk ngelet shume prapa me 1.2 miliarde te thata per te bere fushate deri ne nentor. You do the math.

Epo, edhe ne Amerike e Kanada shume veta mund ta dine kete thenie, por ne realitet nuk funksionon tamam ashtu.

Ke te drejte. Ndonese ne nivelet e ulta funksionon ca.

Jam shume dakort per shpenzimet e cmendura zgjedhore.

Po, pra. Titulli i plote i artikullit te Time eshte: "A Rich Man's Game: Forget people power. Billionaires are fueling the money race to the White House". Shume troc e kane shkruar pasi edhe donacionet nga individet e pasur qe listohen ne artikull variojne nga disa dhjetra ne disa qindra milione dollare!! 

 

 

 

Bredho, ckemi grup? smiley

We own this country. Politicians are employees of ours!

eshte madheshtore.
Ne Shqiperi, nuk njihet shume. Jo vetem per mungese dije, por sepse shume duan, deshirojne, kane nevoje te udhehiqen.

ej, po ne rrime pa buke e pa drita o burr, vec liderat t'i kemi jo qejfprish

John Stewart mbi fjalimin e Clint-it...

Batuta "This seat's taken" ishte nga vete Obama ne llogarine e tij te twitterit si pergjigjie.

Ps: Siper ka nje gabim smiley "ndier e fyer" duhet i.

Stewart gjenial si gjithmone....Brutal dhe i pameshirshem me preformancen e plakut Eastwood por me teper me Republikanet...

"The old man and the chair"  smiley

The best video of the week!!

se nuk është ndier e fyer nga thumbimet e Clint Eastwood-it gjatë Konventës Republikane.

 

Me sa di une ne shqip kur eshte i ( i fyer ) gjinise mashkullore shkruhet me i dhe i gjinise femerore shkruhet me e (e fyer) 

Besoja se vetem une beje gabime kur shkruaj ... por ky rasti ketu kur nje profi ben nje gabim drejtshkrimor sikur me lehtson pak dhimbjen per gabimet e mia sepse nuk jam profi  smiley

Faleminderit. E ndreqa. Pra, "e" ne femerore, "i" ne mashkullore. Do perpiqem ta mbaj mend. smiley

Duhet me bo krahasimin Sali Lubonja tani

Nuk do mungonte dhe Jay Leno...Clasic smiley

Clint Eastwood foli shume mire,pavaresisht se demokrateve te majte nuk ju pelqen.Ne fudn te fundit te sulmosh egersisht dike qe te kritikon me fakte, sic po bejne keta palacot eshte thjesht nje forme diktature.Jon Stewart eshte nje nga keta diktatore qe ne vend te merret me problemet qe ngriti Eastwood,merret me moshen e tij.Cfare funderrine!

Nuk eshte plak i rrjedhur Eastwood,ai gjithmone ka qene Republikan i moderuar edhe kur ka qene i ri,por mesa shoh liberalet e ekstremit te majte,qe sot komandojne DNC, nuk i pranojne kritikat.Per ta edhe centristet si Eastwood apo edhe Romney jane ekstremiste te djathte.

Sa per kandidatin Romney,nuk e di nese do te jete i suksesshem apo jo,por di nje gje qe kur e kemi pasur Guvernator ne Massachusetts ka qene periudha me e arte per kete shtet.Ka pasur nje bashkepunim me demokratet qe kontrollonin legjistaturen,por edhe kundeshtime qytetare kur keta te fundit qe perbehen kryesisht nga pasardhes irlandezesh e italianesh, e teperonin duke emeruar kusherinjte ne poste te larta.

Ka luftuar korrupsionin klanor me mish e me shpirt(nuk eshte vetem ne Shqiperi ky fenomen) dhe ka marre nje shtet me minus 3 miliard $ ne defict dhe e la me + 2 miliard dollare dhe kjo ne me pak se 4 vjet.

Plus qe i beri te gjithe shtetasit me sigurime shendetsore.

Plani Obama per shendetsine,eshte thjesht kopjuar nga Romney dhe kete e di edhe nje femije.

Megjithate nje gje eshte se sigurte,kushdo qe te fitoje politika e jashtme amerikane ,nuk ndryshon.

liberalet e ekstremit te majte,qe sot komandojne DNC

Betohem perpara kolektivit qe pas kesaj zbulese do ta mbyll faqen e PPU-se per diten e sotme.

Ne dac mbylle ne dac hape.Mund te flasesh si te duash sic po flasin keta palacot neper show et e tyre,por ne krye te DNC ishte Howard Dean deri ne 2009 dhe shpura e moveon.org pas 2009 apo e kam gabim?

Dhe nga te gjithe njihet qe Dean eshte ekstremi i majte i PD-se ne SHBA,keshtu qe mos fole kot.Shpura e moveon.org e ka per krenari qe te quhet ekstremi i majte dhe kete nuk e them une por vete ata.

Nje nga aresyet qe Dean humbi betejen ne 2004 ndaj Kerry-t ishte se ishte shume ekstremist i majte qe cirrej dhe therriste si Jon Stewart dhe njerezit nuk para i kane qef ekstremistet(pervecse ne situata ekstreme si ato te 2001).Prandaj edhe Obama levizi ne qender dhe Romney ska pares te levize se centrist eshte.

Eshte e drejta jote te kritikosh dhe te mos e pelqesh Romneyn ashtu sic eshte e drejta ime te te them ca fakte pasi kam jetuar nen guvernen e tij.

Shqiptar, nuk po thoja krejt te verteten me siper, faktin qe sinqerisht nuk kam kohe te debatoj se me sa budallallek nga ana e demokrateve dhe me sa zgjuarsi nga ana e republikaneve qendra politike amerikane po shkon perhere e me djathtas, sa me shume identifikohen si 'te majte ekstreme', 'socialiste', 'radikale' e ku di une c'u vjen per doresh analisteve te paepur (apo ideologeve te zgjuar) qe te quajne liberalizmin standard te Partise Demokratike Anerikane.

O Trop, mos i ngatarro gjonat, Shqiptari kur thot "DNC" e ka fjalen per kto:

Dmth, Clint eshte Ok ndersa Stewart funderrine? Gotcha!

Ps: Romney pikerisht se si guvernator pati sukses duhet te mbante ate vije jo ta dredhe si ti thote nena parti.

Clint po flet me fakte dhe po mban nje fjalim para RNC.Ashtu mendon ai qe Obama duhet nderruar, dhe eshte e drejta e tij qe te mendoje ashtu.Nuk pashe qe Clint te ofendonte dike per nga paraqitja apo mosha.

Ndersa Steward pervec se po tallej me moshen e Clint nuk degjova ndonje kunderfakt per ta kundeshtuar Clint.Clint eshte Republikan moderator dhe ka perkrahur edhe demokratet kur e ka pare te aresyeshme dhe eshte njeri me tru ne koke dhe jo njeri qe merr si pushka e jevgut.

Por me thuaj nje here kur Stewart te kete thene qe Republikanet ne kete pike kane te drejte.Asnjehere!Dhe ti i thua ketij palacoje,njeri te balancuar?

Clint eshte moderator ndersa Steward eshte ekuivalenti i Sean Henedy-t per te majten.Fakti qe Clint po perkrah Romney-n nuk do te thote qe urren demokratet por thjesht mendon se Obama,sipas tij ka punuar keq,dhe kjo eshte e drejta e tij te mendoje ashtu.

Ndersa e quajta Steward funderrine se ai ashtu si Henedy thjesht jane papagalle te partive perkatese dhe ne kete rast duhej te kishte pak respekt per Eastwood dhe jo ta ofendonte thjesht se Eastwood nuk mendon si ai.

... Romney pikerisht se si guvernator pati sukses duhet te mbante ate vije...

Romney ate vije do te mbaje,ta siguroj per kete,thjesht i duhen votat dhe prandaj po kalon pak me djathas,por nese fiton do te kaloje atje ku ka qene gjithmone,ne qender.ne fund te fundit nuk mund te besh te njejten fushate si ne Massachusetts si ne Florida.Jane shtete te ndryshme dhe popullsi te ndryshme.edhe Obama sa mori nominimin nga Partia levizi ne qender.Jane te zakonshme keto levizje nga kandidatet.

Personalisht mendoj qe Obama ka punuar relativisht mire,por edhe Romney qe ka qene guvarnator ne shtetin tim ka punuar mire.Zakonisht votoj kunder kongresit,pra meqe kongresin e kane republikanet do te votoj per Obamen,por edhe Romney me pelqen...Ndoshta do te votoj Obamen si president dhe Scott Brown si senator,akoma nuk e kam vendosur.

Shqiptar, quhet comedy show ai qe ben stewart a si e ka emrin, pra duke ditur kete nuk ja vlen te harxhosh kohen me komente ndaj tij.

Jon Stewart eshte nje nga keta diktatore qe ne vend te merret me problemet qe ngriti Eastwood,merret me moshen e tij.Cfare funderrine!

smiley   Diktator si puna e ketij ketu poshte?...

Ca ketu vetem djathtas ju pret timoni....

PS: Edhe vete stafi i Romnit kishte vene duart ne koke pas performances se cuditeshme dhe belebezimeve te Clint...Mire ei e kishte nga pleqeria, por ky c'dreqi pati? smiley

Ne fakt kur je ne ekstremin e majte ,te gjithe te djathte te duken.Lexo komentin tim me siper ,megjithese eshte e kote me juve.Nese nuk perserit fjalet tuaja je i djathte,konservator etje etj.

Hajde shendet se po me mbarohen komentet per sot!

Shiko se si u shpreh vete stafi i Romney-t pas performances se cuditeshme te Clint... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).