Zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me rinegocim për një marrëveshje të re me palën greke, me gjykim ndërkombëtar, ose me arbitrazh. Por shtypi grek jep të tjera lajme...

Për shtetin fqinj, Greqinë, marrëdhëniet me Shqipërinë janë pozitive dhe se të dyja ato ndajnë të ardhmen e përbashkët europiane. Diplomacia greke është e qartë kur pyetet për marrëdhëniet me Shqipërinë, por mbetet e rezervuar për Marrëveshjen për Delimitimin e Zonave Detare. Pa u futur në detaje, Greqia kërkon që kjo çështje e mbetur pezull të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky qëndrim vjen për gazetën “Mapo” nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, z. Gregory Delavekouras.

Pak ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti befasoi përmes një raporti që ai paraqiti në Kuvend, ku përcillte të gjithë skenarët e mundshëm për ecurinë e Paktit Detar me Greqinë. Në këtë raport përfshihej edhe rasti më ekstrem, ai i vështirësimit të menjëhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, me pasoja në procesin integrues të Shqipërisë. Për këtë arsye, “Mapo” kërkoi një koment nga ambasada greke në Tiranë, e cila ndërmjetësoi për gazetën një qëndrim zyrtar të diplomacisë greke.

 

Ministria e Jashtme Greke

“Greqia dhe Shqipëria janë vende mike, të cilat ndajnë të ardhmen e tyre të përbashkët europiane. Dinamika e marrëdhënieve tona është e jashtëzakonshme, ndërsa perspektiva e lidhjes energjetike të të dyja vendeve përmes gazsjellësit TAP, i jep bashkëpunimit tonë karakter strategjik. Këtë fryme ndjek qasja jonë për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe besojmë se çështjet pezull që ekzistojnë, mund edhe duhet të rregullohen. Kur ekziston predispozicioni i mirë dhe vullneti politik, ekzistojnë gjithmonë edhe hapësirat për t’ u marrë vesh”, – tha Gregory Delavekouras për gazetën “Mapo”. Sipas tij, Greqia nuk  ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë, aq më tepër në rivalitetet partiake. Por kur bëhet fjalë për marrëveshjen detare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke specifikon: “Çështja pezull që ka lidhje me Marrëveshjen për Delimitimin e Zonave Detare, është e rëndësishme dhe do të ishte në favor  të dy vendeve që të zgjidhej sa më shpejt që të jetë e mundur”. Në qëndrimin zyrtar, zëdhënësi Delavekouras kujton se ministri i Jashtëm grek, z.Dimitris Avramopoulos ka ftuar homologun e tij, z. Edmond Panariti në Athinë, në mënyrë që të diskutojnë të gjithë spektrin  e marrëdhënieve Greqi – Shqipëri në frymën e mirëkuptimit. “Dy vendet duhet t’i japin një start të ri dhe dinamik bashkëpunimit të tyre, në bazë edhe të perspektivës europiane të Shqipërisë. Në ndërtimin e këtyre marrëdhënieve, një faktor i rëndësishëm mbetet minoriteti grek në Shqipëri, i cili përbën një urë miqësie midis dy vendeve, sipas edhe Planit të Veprimit të Bashkimit Europian”, – shprehet Gregory Delavekouras

 

Skenarët

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes kreut të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, dorëzoi pak ditë më parë në Kuvend një raport të hollësishëm mbi ecurinë e marrëveshjes detare, ku informonte deputetët edhe për skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Që në krye të raportit bëhej e ditur se ekzistojnë tre skenarë të zhvillimit të mëtejshëm të situatës: 1) rinegocimi i marrëveshjes, që sipas MPJ-së ka pak gjasa të ndodhë, pasi pala greke nuk pranon të hyjë më në këtë proces; 2) pala greke mund të vijojë të njohë marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi këtë ka lënë të kuptohet në notat verbale që ka shkëmbyer me MPJ-në dhe 3) MPJ parashikon edhe rastin më ekstrem, atë të vështirësimit të menjëhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, me pasoja në procesin integrues të Shqipërisë. Paralelisht, MPJ-ja parashikon edhe rrugë të tjera për zgjidhjen e situatës, nëpërmjet gjykimit ndërkombëtar ose arbitrazhit.

 

 

Vendimi

Më 19 mars 2009 përfunduan në Tiranë bisedimet dhe u siglua “Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për Delimitimin e Platformës Kontinentale dhe Zonave të Tjera Detare. Projekt-marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat përkatës të Punëve të Jashtme më datë 27 prill 2009. Në po të njëjtin vit, Partia Socialiste e ankimoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke shënuar për herë të parë në historinë e kësaj gjykate por edhe shtetit shqiptar, që një marrëveshje ndërkombëtare t’i nënshtrohej shqyrtimit gjyqësor.  Fillimisht, Kushtetuesja vendosi pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga ana e Parlamentit dhe më pas iu përgjigj pozitivisht kërkesës shumëfaqëshe të PS-së për të parë pajtueshmërinë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. Një ndër arsyet kryesore që detyruan Gjykatën të merrte një vendim kundër marrëveshjes, lidhej me faktin se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Neni 4 i ligjit të vitit 1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, sanksiononte se dokumenti i plotfuqishmërisë në rastin kur subjekt i marrëveshjes është shteti shqiptar, lëshohej nga Presidenti i Republikës. Për këtë arsye, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese gjykuan se subjekt i Marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar duhet të ishte detyrimisht shteti shqiptar, ndërkohë që në rastin konkret ekspertët nuk e kishin plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore u konsiderua nul nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me rinegocim për një marrëveshje të re me palën greke, me gjykim ndërkombëtar, ose me arbitrazh.

 

 

Rinegocim i marrëveshjes me palën greke

Nëse dy palët shprehen dakord, pala jonë është e detyruar të hyjë në bisedime me një projekt, i cili mban parasysh të gjitha përcaktimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast do të duhet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional, i pajisur me plotfuqinë e kryetarit të shtetit për negocimin, ndjekjen e procedurave të brendshme të miratimit në përputhje me ligjin “Për traktatet dhe marrëveshjet”, nënshkrimin, si dhe hyrjen në fuqi të saj. Mundësia për rinegocim duket shumë e zbehtë. Pala greke është shprehur zyrtarisht se “ka negociuar marrëveshjen në besim të mirë” dhe se ka vendosur “të respektojë atë që është rënë dakord midis palëve” (Nota Verbale e datës 25 shkurt 2010 e Ambasadës greke në Tiranë: “Greece intends to honor the Agreement”).

 

Zgjidhje me gjykim ndërkombëtar ose me arbitrazh

Nëse palët nuk bien dakord për rinegocim të marrëveshjes dhe kanë dëshirë ta zgjidhin çështjen në një periudhë afatshkurtër, mund ta kanalizojnë atë në dy drejtime:

1. Në kuadrin e përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se ka ekzistuar një vullnet shtetëror për zgjidhjen e dhënë në marrëveshjen e nënshkruar, ende të paratifikuar dhe e pahyrë në fuqi sipas së drejtës ndërkombëtare, pala greke mund të kërkojë mjete ligjore për aktivizimin e marrëveshjes që e ka cilësuar të drejtë dhe të lidhur me vullnet të mirë. Nëse pala greke vendos të ndjekë këtë shteg, ajo mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për mosrespektim nga ana e Shqipërisë të dispozitave të Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve. Argumenti i palës greke: (a) negocimi është bazuar në mirëbesim dhe vullnet të mirë, dhe (b) legjislacioni i brendshëm nuk mund të jetë pengesë për zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare – neni 27, 46, 47 dhe 66 i asaj Konvente.

2. Palët kanë mundësinë t’i drejtohen për zgjidhje sistemit të Konventës për të Drejtën e Detit. Pjesa XV e Konventës paraqet një sistem të detajuar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet palëve lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës. Ajo i kërkon shteteve palë të zgjidhin mosmarrëveshjet me mjetet paqësore të parashikuara në Kartën e OKB-së. Konventa adopton parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës së detit. Pas shkëmbimit të pikëpamjeve, palët me marrëveshje mund t’i drejtohen një procedure pajtimi sipas Aneksit V të Konventës. Palët së bashku caktojnë pajtuesit, formën e raportimit dhe përgjegjësinë për kostot. Palët mund të mos i pranojnë rekomandimet e dhëna nga pajtuesit. Por, nëse palët dështojnë që të arrijnë marrëveshje me këto mjete, atëherë vihen në lëvizje procedurat që sjellin vendime detyruese. Mekanizmi detyrues i krijuar nga Konventa parashikon tri alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve: Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, krijuar në përputhje me Aneksin VI të Konventës (Gjykatën e Hamburgut), Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykatën e Arbitrazhit ad-hoc, sipas Aneksit VII të Konventës. Çdo palë është e lirë të zgjedhë një ose më shumë mënyra me një deklaratë të shkruar që depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në çdo kohë. Vendi ynë nuk ka bërë asnjë deklaratë sipas nenit 287, ndërsa Greqia ka deklaruar se preferon Gjykatën e Hamburgut. Nëse palët në një mosmarrëveshje nuk kanë aprovuar të njëjtat procedura, automatikisht mosmarrëveshja i nënshtrohet arbitrazhit, gjithmonë nëse palët nuk bien dakord ndryshe.

N.Perndoj (Mapo)

 

Sakaq duket se shtypi grek e gjykon ndryshe çështjen:

Shqipëria po zhvillon një aktivitet intensiv lidhur me çështjen e kufijve detarë me Greqinë, nën presionin e afateve për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik (TAP), një nga projektet në garë për transportimin e gazit azer. Kështu thuhet në një raport të botuar sot në gazetën greke “Kathimerini”. 

TAP konsiderohet një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do ta vendosë vendin tonë në hartën e energjisë, do të rrisë rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe do të shtojë investimet. 

Raporti i “Kathimerini” këmbëngul edhe një herë se parakusht i nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e TAP, siç ka deklaruar Athina, është përfundimi i marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë detarë, marrëveshje e nënshkruar në prill 2009, të cilën Gjykata Kushtetuese e anuloi, pas kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë. 

Gazeta, i referohet një raporti konfidencial që ka “rrjedhur” nga Ministria e Jashtme shqiptare, ku vihen në dukje kompromiset me palën greke, por listohen edhe skenaret negativë e të rrezikshëm, me të cilat mund të përballet Tirana zyrtare.

A. Jole (Balkanweb)

20 Komente

Hera e pare ne nje kohe te gjate qe lexoj nji artikull cilesor nga gazetat tona. Rrofsh postues.

Pse mos te ishte edhe artikulli i fundit per nje teme qe po na can veshet me muaj e vite me rradhe?

Fiqiri shko behu antar i PS-se sepse atje eshte nje grup "pune" i tere qe merret vetem me mbajtjen ne tension te publikut per te thene votoni PS-ne se Berisha eshte tradhetar. Morali i ceshtjes ne vertetesine e specifiken e saje apo deklaratat e njepasnjeshme te qeverise Shqiptare se nuk kemi te bejme me tradheti por me nje ceshtje qe egzagjerohet e keqperdoret per interesa te ulta elektorale nuk ekziston. Mjafton te bucase militantizmi kanunor per veshet "opozitar".

Nuk ka gje per tradheti ketu. Nuk beson kush socialistet kur flasin per tradheti e qe jane aleatet e Vangjel Dules qe ne deklaratat e veta nuk njeh vendimin e GjK. Eshte bere nje marreveshje e cila eshte rrezuar nga GjK e Shqiperise me arsyetimet qe ka dhene dhe kjo marreveshje eshte zero tani, duhet rinegociuar nje e re, nese Greqia nuk pranon, ka edhe menyra te tjera: gjykim nderkombetar. Nuk ma merr mendja qe ne kete krize e gjendje politike qe eshte Greqia te tensionoje marredheniet me Shqiperine per sa i takon integrimit ne BE.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes kreut të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, dorëzoi pak ditë më parë në Kuvend një raport të hollësishëm mbi ecurinë e marrëveshjes detare..

...kjo eshte vertete nje nga rastet e ralla,nje ndermarje ligjore, profesionale dhe transparente qe ka bere min. e jashtme.(perfshi ketu edhe pasqyrimin profesional te gazetari).Tani i mbetet per detyre parlamentit te vendosi rrugen e zgjidhjes...

ka nje kontradikte ne ate cka thote ministria e jashtme greke  dhe cka thote ministria e jashtme shqiptare..

''Gregory Delavekouras për gazetën “Mapo”. Sipas tij, Greqia nuk  ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë, aq më tepër në rivalitetet partiake. Por kur bëhet fjalë për marrëveshjen detare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke specifikon: “Çështja pezull që ka lidhje me Marrëveshjen për Delimitimin e Zonave Detare, është e rëndësishme dhe do të ishte në favor  të dy vendeve që të zgjidhej sa më shpejt që të jetë e mundur”. Në qëndrimin zyrtar, zëdhënësi Delavekouras kujton se ministri i Jashtëm grek, z.Dimitris Avramopoulos ka ftuar homologun e tij, z. Edmond Panariti në Athinë...

dhe skenaret e ministrit te jashte shqiptar...

1) rinegocimi i marrëveshjes, që sipas MPJ-së ka pak gjasa të ndodhë, pasi pala greke nuk pranon të hyjë më në këtë proces; 2) pala greke mund të vijojë të njohë marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi këtë ka lënë të kuptohet në notat verbale që ka shkëmbyer me MPJ-në.....

ou,  si keshtu z Panariti.. per greket, sipas zedhenesit te tyre, ky problem nuk konsiderohet  aspak i zgjidhur, por qe kane deshire ta zgjidhin sa me shpejt te jete e mundur.

Belul, Ti lexon 2 verzione te ndryshme qe nuk i dihet se kush eshte fallsoja dhe ti beson gjithnje ate te Grekut!???

Po te besosh njehere ate te qeverise shqiptare nuk te ka shkuar ndermend?

nuk eshte puna qe te besoj ate apo kete. fundja dipllopmaci eshte..  asnjehere nuk jane te gjitha kartat e hapura...

por eshte nje fakt ama. pakti detar per greket nuk kosiderohet i zgjidhur. por ata duan ta zgjidhin dhe po nguten bile..  (ministri i jashtem i tyre ka ftuar ministrin tone te jashtem ne Athine ,thote) ...dhe  gjersa jane ata qe po nguten,    jane ata nen presion, e jo ne..

 

Belul, kush ka thene se ceshtja e detit eshte zgjidhur? Problemi qe ngrita te ty eshte thjeshte se perse beson nje Grek dhe jo nje Shqiptar? Ta ngrita sepse nqs. nuk ke besim fare tek ndonje Shqiptar ne negociata per atdheun atehere perse dhe kur ja vlen preokupimi atehere? Mos je gje me Shqiptar se tjetri ?

...........................................................................

Pergjithesisht rreth temes:

Qeveria Shqiptare ka bere te qarte se verzioni i pare i zgjidhjes nuk ekziston me sepse nuk te le kushtetuta pas vendimit. Greqia thote ceshtja te zgjidhet. Kete e thote edhe Shqiperia. Realiteti eshte se ka nje problem me kufirin detar midis dy vendeve. Se cfare verzioni per zgjidhje pretendon fillimisht cdo pale kjo nuk ka rendesi sepse ka gjithnje dy verzione fillestare midis dy paleve negociuese. rendesi ka verzioni perfundimtar qe kur te jete gati e per nenshkrimin e fundit do ti nenshtrohet sigurisht cdo standarti ligjor me ligjet e vendit. Cdo gje tjeter e thene neper Media -poshte e larte, -andej e ketej kufirit eshte spekullim i paster per demagogji e trysni te rendomte. Mjere te paditurit e budallnjte qe eksitohen pa shkak natyral! Ne diplomaci ka gjithnje trysni e spekullim, ky eshte normalitet, njejte sic eshte edhe ne jeten e zakonshme kur dy pale pretendojne dicka nga njeri-tjetri.

Ca fjale per temat qesharake me qellim elektoral e baltosje te kundershtarit politik:

Pse i duhet rene daullja kaq fort per dicka qe i perket kohes, politikes dhe se fundi ligjvenesve te popullit? Pse duhet krijuar dite per dite ne shtyp pershtypja se po behet krim kombetar? A nuk ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe frenoi nje marreveshje perpara se ajo te behesh ligj? Mundesia ka qene dhe do te jete gjithnje te parandalosh nje "tradheti" qe supozohet apo jo? Vendimi i gjakates kushtetuese nuk thote "u be tradheti"! Aty shkruan bardhe e zi se duhet te ri-negociohen nga e para disa pika qe bien ndesh me kushtetuten e ligjet Shqiptare. Kjo nuk eshte bilete juridike per ta tundur e stertundur duke perhapur panik se po behet hataja! Ne cdo vend te botes demokratike ndodh per vit qe nje gjykate apo edhe gjykata kushtetuese hedh poshte nje veprim apo ligj qeveritar. Kjo eshte normalitet demokratik i ndarjes se pushteteve. Nuk hyn fare ketu tradhetia sepse Gjykata nuk ben politike dhe as nuk mbron nje pale kunder tjetres ne jetes politike te vendit. Nje gjykate thote vetem Po Jj sipas normes kuhstetuese. Kaq! Politiken e artikujve e denoncimit me tradhetar e ben pala e interesuar te mashtroje elektoratin me mjetet e propagandes sepse elementi tradhetar nuk ka se si te ekzistoje ne nje shoqeri demokratike ku secila pale e interesuar ben punen e vet ne menyre korrekte. Pra sa per thjeshtesi: Edhe sikur te kishte kaluar me vote parlamentare verzioni i pare (me gabime ligjore) i marrveshjes detare dhe te mos ishte hedhur poshte ne disa pika nga Gjykata atehere do te kishim precedentin se dikush nuk e ka bere punen si duhet. Nuk mund te fajesosh nje pale sepse mund te jete treguar " e dobet" ne negociim kur ti si opozite (kontrolluese) e ke per detyre te besh punen tende. "dobesia" e qeverise Berisha ne verzionin e pare nuk ka qene per tradheti por ka pasur arsye te tjera qe do ti kishte kushdo qeveri qe do te negocionte nen presion ate kohe.

Mese fundi, cfare kerkohet ne Media nga populli per rastin ne fjale pervec propagandes me kucedra qeveritare e engjej opozitare?

Ceshtja e kufirit detar eshte ceshtje e politikes, eksperteve te fushave dhe se fundit te Parlamentit e ne rast dyshimi edhe Gjykata. Ashtu sic ka ndodhur kurdohere dhe u vertetua me rastin e verzionit te pare te marrveshjes. Vigjelenca eshte institucionale dhe jo popullore sepse per ate paguhet shteti e cdo institucion nga taksat e popullit. Asnje tjeter nuk ka tagrin e ceshtjeve nderkombetare! argumentohet me Historira qe nga Skenderbeu e deri sot. per nje ceshtje unike ne llojin e vet qe ska te beje me historia te nje populli(!) Vetem injorantet argumentojne me histoirne e Shen Naumit apo Enver Hoxhes nje ceshtje qe i perket nje sistemi tjeter, nje brizi tjeter politikanesh, nje kushtetute tjeter, nje kohe tjeter dhe nje ceshtje krejt tjeter me rendesi krejt tjeter! Pershtypja per tradhetarin eshte me e rendesishme se sa racionaliteti per ceshtjen ne fjale! Cfaj ka Greku qe ne Shqipot kemi paranoja gjithnje nga tradhetaret? Ketu me kesiso lloj artikujsh duke u kap pas cdo prejsje qe te degjon veshi behet nje propagande populiste me futjen e frikes qe ska si te ekzistoje nqs. nje opozite a jurist ben detyren qe i takon -pa qene nevoja e popullit populist!

Pershtypja mjerane qe le tek cdo lexues shqiptar e i huaj rreth kesaj ceshtjes:

Cdo Rob i huaj qe do te lexonte keto perralla me "tradhetare" ne Mediat e nga goja opozitare do te paragjykonte ne rastin me te pare se; ose behet nje loje e piset politike me nje popull analfabet ose jemi aq vigjelent arrogante sa nga paranoja prej inferiori politizojme edhe kalimin e kufirit pa pashaporte nga miza e Rizait!?

 

ke harru nenshkrimin...kev.

Realiteti eshte se ka nje problem me kufirin detar midis dy vendeve

Pse s'ka pas problem 95 vjet rrjesht dhe sapo u ndryshua ligkji  mbi kufijtë e shqiperisë doli dhe problemi ? çudi si doli problemi?

Mundesia ka qene dhe do te jete gjithnje te parandalosh nje "tradheti" qe supozohet apo jo? Vendimi i gjakates kushtetuese nuk thote "u be tradheti"! Aty shkruan bardhe e zi se duhet te ri-negociohen nga e para disa pika qe bien ndesh me kushtetuten e ligjet Shqiptare. 

Akti i tradhtisë është konsumuar me firmosjen e marrveshjes dhe me votimin në komisionin e ligjeve .

Vendimi i GJ K nuk e thotë por e përcakton kushtetuta dhe kodi penal. Ti si jurist i shquar që je mun ti gjesh nenet përkatse .

Prizrenzaranika, kur kemi te bejme me tradheti per kete ceshtje (packa se nuk e thote vendimi) e sipas teje te kap kushtetuta e kodi penal atehere perse nuk ka akuze dhe denim per tradheti ndaj firmetareve apo pergjegjesit?

Apo futja kot se e ke lexuar diku tjeter? Mos fol bruckulla se po dyshoj se shkruan nga kopshti lagjes!

Gjithkush qe permend fjalen tradheti per kete ceshtje ka nderin te paraqise ne gjykate provat dhe jo te llafose qesim. Nqs., ska akuze e prova ligjore per kete akt "tradhetia" embetet sa per konsum Mediatik si shprehje urretje.

Behuni serioze se do vdisni injorante.

kjo eshte vertete nje nga rastet e ralla,nje ndermarje ligjore, profesionale dhe transparente qe ka bere min. e jashtme....

Kur lexon nga keto paragrafet e shefave te entuziazmit te PDH-it dhe zv gebelsat e vegjel te tyre , ( perjashtuar Zanen )  me kujtohet nje mencuri e Min te Jashtem te Zogut kur e pyeten se si qendron problemi ne te vertet , jo ashtu sic e ka raporti per ceshtjen e Sh . Naunit . Ministri u pergjegj .

Nje minister i N.Madhnise ( ymer paste ) nuk asht i detyrum me HAP njato Zorre te Barkut per JUE smiley

Kaposh kur permend transparence me qe ke qejf te thuash edhe ti ndonje LLAF te Modh mer jahu , deri sa dhe babasqapi e njeh prevalimin , shqip kupto te TEJPASHEM ose si i themi popullorshe te Padukshem smiley Pastaj ajo nderrmarrje se si tingellon si organizim socialist . Ma me  kujdes , ose para se te shkrush e thush ndonje gje HYP ne PLEH !

C'mendim ka Huri si mund te kuptohet transparenca nga Frengjishtja ne Shqip ?

Me greket eshte bela e madhe. Mbajne inatin gjate. Nuk e di e kane hequr ligjin e luftes apo jo? Ligji i luftes me Shqiperine per nje kohe gati gjysem shekulli, nuk eshte kot, ndose eshte absurd,  Greqise i duhet, pikerisht per raste te tilla qe te justifikoj qellimin grabitjen e shqiptarve! Qeverine shqiptare,  MJ, e ka futur ne tave duke e blere Kryeministrin i cili ben Maliqin me gjithe ligj! 

Me ram po llaf ...

me kete Ligjin e Luftes kane nje Arsye te Madhe sidomos me kete Shtet te Sqapit Berisha . Ky lloj shteti nepermjet shume zedhenesve te tij qe perpunojne Politiken ZYRTARE ( kujto deri ambasador ) jane shprehur PRO Pushtimit Italian si nje Rast i Humbur . Pra ata e rreshtojne Shqiperine si pjese e Kurores se Mbretit Emanuel , dhe jane ne gjendje Lufte . Me Italianet nuk e di ne e kane kete Ligj  apo  jo smiley . Po sic duket meqe Italia i sulmoi nga kjo pjese e Teritorit te tyre ,  ata kete pjese njohin si Zone Lufte smiley . Biles bejne dhe fluturime Patrullimi mbi Qiell se mos babasqapi Mobilizon Ushtri dhe i SULMON me strategun Imam Bajlladia , e u merr vatanet !

Po na K/Ministrin e kem dobic . Ju fal ujin qe sa te vene atje tu coje silura dhe ti Mbys .Dhe keshtu shpetojme njehere e pergjithmone nga zgjuarsite e Min.te Jashtem te Babasqapit qe jane transparente !

Tani eshte momenti, qe kesaj marrveshje te turpshme per qeverine shqiptare, ti shtohet me te drejte, çeshtja çame, ku te percaktohen pikat e kthimit te tyre ne fshatrat dhe shtepite e tyre. Kjo pastaj mund te quhej drejtesi dhe marrdhenie te shkelqyera me Greqine. Greqia, s'ka pse te kete frike nga kthimi i çameve ne trojet e tyre autoktone. 

nuk mbulohet mooti me shurre jo,,

kjo eshte tradheti e paster.dhenie territorri nje vendi tjeter.  vetem shqiptare nuk mund te quhet kjo qeveri.  ka bere ceshte e mundur per te demtuar ceshtjen kombetare shqiptare,ka bere ceshte e mundur per te percare shqiptaret brenda shqiperise duke i fryre ndarjes veri-jug.mbeshtet hapur interesat ekonomike serbo-greke ne dem te aryre shqiptare. i ka lene institucionet fetare dhe arsimore ne meshire te talebaneve greko-arabe .

Me thjeshte - nuk ka marreveshje! Ajo pjese eshte e jona dhe duhet te mbetet e jona me cdo kusht.
Greqia ka toka, ishuj, dhe bregdet me shumice, ne vuajme, dhe duhet t'i japim greqise territor tonin.

'' Greqia eshte pro zgjidhjes se marreveshjes"

smiley

Une kete s'kuptova. GrEQia eshte pro-zgjidhjes se marreveshjes se lidhur apo pro-zgjidhjes se problemeve te brendshme te lindur nga kjo marreveshje. A pranon te lidh nje marreveshje tjeter?

Më 28 nëntor Prishtina e Tirana lidhen me autostradë

Më 28 nëntor shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë nga Prishtina drejt Shqipërisë, ose ata të Shqipërisë drejt Kosovës, nëpër autostradë, për të festuar kështu edhe një shekull të pavarësisë së Shqipërisë,”  raporton Koha Ditore.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).