Ndrea Prendi rrëfen anën e tij të ngjarjes. Dhe është një "Bombë"!

Edhe pse nuk eshte me ne uniforme, ish komandanti i Gardes se Republikes ka hedhur nje "bombe" mediatike sot ne sallen e gjykates ku perballet me akuzen e vrasjes se njerit nder kater qytetaret e pafajshem qe u u qelluan barbarisht ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. 

Prendi rrefeu sot 45 faqe te shkruara me kujdes, dhe nder te tjera foli per informacionet qe kane patur burim Policine e Shtetit, te cilat njoftonin ate se me 21 janar ishte planifikuar nje sulm me snajper te blere ne Gjermani, per te eleminuar fizikisht Kryeministrin Berisha, kur ky te udhetonte per ne shtepi me eskorten e tij. Nuk kuptohet e kush ishin keta "snajpere", dhe pse nuk ekziston asnje grimce prove qe te provoje vertetesine e ketij versioni shokues, por rrefenja shkon edhe me tej. Ate dite, kishte patur nje plan qe te sulmohej edhe Presidenca e vendit, madje jo vetem e vendit tone, por te gjitha presidencat e rajonit (njofton News24). Pra ne Tirane, Prishtine, Shkup, Athine, Beograd, Podgorice, Sarajeve, Zagreb dhe Lubjane (s'jam i sigurte per Bukureshtin dhe Sofjen) ate dite do kishte sulme ndaj presidencave respektive.
Kataklizmooooooooo!!!! - thirra une me vete. "Por per fat te mire nuk ndodhi." - e mbyll raportimin gazetarja Klodiana Lala, ne lidhje direkte me gjykaten.

Keshtu miq, sic po na tregon Ndrea Prendi sot, 21 janari mund te kishte qene nje dite shume e zeze, jo vetem per Shqiperine, por po ta mendosh, per te gjithe planetin. Se e dime qe luftrat boterore ne Ballkan nisin. Gjithesesi, per fat te mire nuk ndodhi na thote media sot. Per fatin tone te mire! C'fat (kurve?) kemi! Vdiqen vetem Faiku, Hekurani, Ziveri dhe Aleksi, fshatare kokepalare, qe nuk kishin dijeni per konspiracionin e madh per te vrare Kryeministrin me snajpera gjermane, e per t'i vene flaken rajonit tone.

PS. Sulmi ndaj parlamentit ne ore 16:00, ishte nje tjeter zbulim i sotem qe duhet te kishte qene pjese e ketij komenti, por per nje arsye qe me shpeton, harrova ta permend. 

162 Komente

Nqs. ka bere me te vertete kete deklarate atehere behet akoma me i pabesueshem. Rrjedhimisht fajtor!

Gjithsesi nuk e besoj se Avokati i tije te jete kaq diletant per ta lejuar te shkoje me gojen e vet si cjapi te kasapi.

E shef qe e keqja s'ka fund o Blend? Na pa zoti dhe ksaj here.

Zoti me nje dore te hedh, me nje dore te pret.

E para shyqyr 100 here qe shpetuam, ne ketu, e ju atje - se do ishte bere nami. Po une vras mendjen kush te jete ky "pissome" qe kishte kurdis kete plan?  o_o

me qe ra llafi, e ke pa at filmin "a bullet for the general"?

Ky posht eshte Gringo, qe e permen un najher, ky bjondi nga amerika verilindore smiley Gringo i thot zhan maria volonte.

http://i306.photobucket.com/albums/nn267/evilwrenchman/BFG3.jpg

Eh ca filmi ka qene ky!

filmi ka qene i bukur , po gringo snajperi ishte imperialist dhe ky magjypi ishte revolucionar heheh

Tani mo...asnjoni nuk eshte perfekt. 

Blend, mos u habit. Armiqte e brendshem gjithmone kane qene te lidhur me armiqte e jashtem. Sa shpejt e harrove Gazideden dhe planin Greko-Amerikan qe donte t'ia jepte Shqiperine komunisteve! Meqe ra fjala. Po dritat a i paguan ky Prendi?

Eh pra, shyqyr qe shpetoi se s'i do ja benim te perballonim vuajtjen e humbjes se naltmadhnise.

Është qorr kush nuk ka vënë re se këtë vend e kanë sunduar pareshtur ose kopila, ose maskarenj. Këta zgjedhin më pas, në ndihmë të sundimit të tyre të gjatë, palaço, psikopatë besnikë dhe sharlatanë, si puna e këtij ish komandantit të Gardës Republikane. Mjafton vetëm emri i gardës, që të të kujtojë regjimet antipopullore, të mjafta për të t'u futur drithmat.

Blend, merzitesh shpejt. Pushteti automatikisht rreshton ne krahun kunder dhe shume armiq. Liderin e opozites, Edi Ramen, u perpoqen ta vrisnin me kitare ne ato kohe, por instancat e shtetit vepruan shpejt. Me kujtohet qe u shqetesove shume dhe atehere. Nuk bie shteti aq shpejt.

eh cna doli ky lajm , kisha shpresa te medha per tek tema e tradhetise se futbollisteve smiley

sha zodin me gjet gjo Sali Brishen t'gjej ven Edi Rama
Si tha ai baca prej Hasit dje ne Hamallaj: po iku sali brisha vetem prej CEZit ka per t'hik

Blendo, me fjale te tjera, ky ish komandanti po na thote qe ata 4 u vrane per te parandaluar nje rrezik me te madh? He...?! Mos duhet qe mbas pafajesise, komandanti te dekorohet dhe nga Presidenti i Republikes?

Kjo nuk ishte një nga ato përrallat që të ve në gjumë. Përralllë mbetet ama.

Me siguri qe sulmoin ndaj presidences sone e ka organizuar Sali-u, e kush tjeter? Por per te mbuluar gjurmet e ka menduar ta beje diten e demostrates keshtu me kete rast akuzoheshin socialistet. Kush e di se cfare ka ndodhur dhe plani i eshte prishur dhe prej inatit urdheroi te qellohet ne turme per te vrare ca pederaste. Ka shume mundesi qe grupi militar per te asgjesuar presidentit ishte i organizuar nga Imami, ...... do pyetur edhe ai. 

Ky fakt as nuk me cudit fare ...kur kane dashe me vra dhe enver hoxhen bile per kete kane fut ne ate kohe dhe njerez nga jashte ...kam pershtypjen se ne kohen e sotme  cdo lideri i majte apo i djathte ja bejne palnin per snajper.

me keto ka***qe Nrea po loz kartrn e ezaurimit nervor. dhe ta marr persiper ai pasojen. po si i cekuilibruar i shpeton burgit.

Ja paskan injektuar drogen me shiringe derrash edhe ketij per te folur me b@the....

Cfare loje qesharake dhe deshperuese po behet ne ate shtet pacavure........ Mjere.....Mjere.....Mjere kush duron me.....

Ideja e atentatit eshte aq e vjeter sa Veza e Kolombit.
Po sigurisht qe per atentatin e Z.Kryeminister do kene porositur ndonje snajper te mire.

Po mire komploti, po per ata qe vrane, a u tha ndonje gje? Snajperat nga bulevardi i prisnin keta?

Ata te shkretet qe vdiqen, s'm'u duk se kishin kaq fuqi sa te ngriheshin ne krahe. smiley S'kam per ta harruar sa te jem gjalle se si u mefshos ai burri, si pa gje te keq.

hm...nuk paska fol kot ky liqeni i ppu-se dmth...

Nje gje nuk e kuptoj se perse ky ish komandant qenka i mosbesueshem ne ate cka thote?!

Me nje njeri si Edi Rama, qe shikonte i etur se si u rrihnin policet, gardistet, socialistet nga ballkoni i kullave te fidelit, çfar nuk pret!

Nuk e di, por nese eshte e vertete qe ka ekzistuar nje informacion i tille shteteror, dhe Shish'i nuk ka permendur gje, atehere Sala ka te drejten e tij te thote qe ky ishte koke e kembe nje komplot.

 

smiley sipas kesaj llogjike, boj proteste, rrifu, mobilizo gjith policine, kalo eskorten ne gjendje alarmi, garden ne gadishmeri, ngrif ushtrine etj, per ta bo me te lehte vrasjen? smiley 

Per ta bo me te detyrueshme levizjen e Kryeministrit mendoj une....

smiley derri nuk vritet me snajper shoku, por me slugs! Mos ju bashkoni klithmave te ketij funderrines frikacake qe shtriu njerez te pafajshem ne bulevard.

Vuvuzelat e sistemit nuk e bejne me te lehte vrasjen e 4 protestuesve me duar ne xhepa....

slugs, nuk e kuptoj se c'kuptim ka, por nje snajper eshte shume i besueshem.

A nuk eshte e qarte pamja filmike e organizimit te dhunes nga deputetet?

A nuk i ke pare valle organizatoret e dhunes ne bisede me deputetet perpara sulmit?
Mendon se njerezit jane kaq te leshte sa te mos shohin se kush i vuri zjarrin bulevardit?

 Presupozohet qe demonstrata te jete paqesore dhe jo te kercenohet as te sulmohet, goditet policia me arme te ftohta ose arme zjarri,as perleshje dhe dhune fizike me policat.. Tani na qenkan vuvuzela?! Buh, ndoshta.

Me vurte e ke? smiley 

Une te mirkuptoj dhe do ta mbyll ketu ket bashkbisedim, pasi nuk du me te heq nga puna. 

Ps: keto jane slugs.

K.O.

Ju kur pridhni të qelbni fare.

Uroj qe te jesh Dhjera Prendi, me fal Ndrea Prendi dora vete se keto lloj halucinaciones vetem nen efektin e ekstazise justifikohen.

Ta kish bo planin me e perplas me makine, edhe do ta mirkuptoja blerjen ne Gjermani. Helbete dihet qe Mercedezi nuk do ta tradhtonte atentatorin. Por, te blesh sniper ne Gjermani e jo ne Amerike? Kjo tregon joseriozitet nga ana e snajperistit. Si te thush fyerje per gjith na; deshen me na e vra kryeministrin me arme inferiore? Pse ca ka me pak kryeministri jone se kryeministrat e presidentet e tjere, kundra te cileve, ne filma si ky i Prendit, perdoren vetem snajpera Amerikane?

Duuuuul njeee yyyyyyyllllllllllllllllll

Oh shnriti n'planet

N'fund t'shekullit oh t'njezet..

Per Shqiptar't ou e cau errsir'n..

Komunizmit oh mor ja kthym shpin'n.

Si ather' o n'ball stuhise

Me i dhan' jet' oh demokracis'

N'ciellin blu oh e lire krejt Shcipja

Pri n'ball ohh Sali Berishaaaa

Blendi kuptohesh shume qarte .Edhe me sens edhe me nons sens ...edhe me sentimente edhe pa sentimente dallkaukesh .Shtet NUK KA .Ka nje Bande qe ka Uzurpuar Shqiperine dhe nen shembullin e Shtetit ka ngritur nje katraure qe nuk ka zot nene ta kuptoje cfare eshte .Pervec Lopeve te Grazhdit qe kane sentimente dhe u behet syri me shume melakolnik kur kendojne kenge per Kryebanditin berisha . Po ti je qe je futi nje bashkebisedim si te forcosh Shtetin  me dallkauket e Berishes mbase kushedi nga Interneti me bashkebisedime e Forcon Shtetin e Lefqeniase smiley .....E kuje o kuje cfare niveli qe kane !

Po kete fare mostre nuk e gjeti gje as gjate 97 , as pas 97 kur i lau duart me gjakun e mijra te vrareve pasi i rrezuan Ngrehinene e Regjimit Bandit si Lecke . Nuk e gjet gje as pas 98 kur leshoi Banditet , njehere duke mashtruar ate Te Kurores Mbreterore ne Korrik e njehere kur SULMOI Realisht e pushtoi Godinat e Shtetit ne 98 . Kete hale nuk e gjen gje ne dhjetra panaire e inagurime Rrugesh e dalje ne Publik si Mumje me pancir  te hekurt brenda kemishes e dhjetra kohorta qenesh qe e ruajne . Thjesht se me kete HALE nuk do ti ndyje DUART asnje !

Finua i tha nje llaf faqe gjithe shqiptareve dhe ky MOSTER Heshti ne Parlament

Harram te qofte ndihma ne 97 !...qe do te thote ...I ndalova kot te te qeronin si nje  qen rrugesh !

Njemijen e nje qorrsokake ka nxjerre ky nenbanditi i tij para Gjykates .

Po ky me strukturat e tij eshte i DETYRUAR te Informoje Shikun per vepra te ketij karakteri ????

Perse ti raportojne ketij strukturat e Policise per "Puce " organizim pritash me snaipere etj ?

Ne se keto Informata i ka marre babasqapi perse nuk ka kerkuar raport me shkrim nga SHISH dhe ne se e ka kerkuar KU ESHTE si argument ?Perse nuk i ka mbledhur te gjithas strukturat sipas Ligjit ? Cfare Shteti eshte ky ne mos po vetem nje TUFE Banditesh te kombinuar me Hajdutet e Mafien nderkombetare qe e ka ven dhe qe e mba me paterica per ti ruajtur e Lare parate ?

Ne se ky mashtrues klasik njesoj si kryebanditi i tij qe ruan , perse nuk bashkepunon me strukturate tjera sipas Ligjit por vetem me Lulen e Partise Basha ?

Njemije e nje qorrsokaqe ku i mbytyri kapet pas fijes se kashtes .Le ti japin BURGIM te Pertjetshem si Vrase ordiner dhe ta shohem se si do lepije buzet kryekrimineli Berisha

 

 

 

 

 

 

Hahahahaha, boll se late nam! E lane aty ne mes te bulevardit te organizonin rremujen. Na thuaj tani edhe qe aty po jepeshin direktivat per snajperat dhe vrasjen e Berishes, edhe he... Fluturon gomari, si jo?!

Aha, aty ra ne sy se kush ishin organizatoret, pastaj "mendja" ishte atje ku nuk kishte kamera, ndersa aty ishin martiret qe do te shetisnin korridoreve te kryeministrise.

Keto jane supozime pa asnje prove. Ne te kundert ke ca njerez te mjere qe lane jetime pas. Buka ne fyt fajtoreve, kushdo qofshin! 

O djali, se ti duket sikur bene vet. Turmat mund te jene te dhunshme. Ne greqi njerzit i vune flaken policeve me molotov, etj etj, Ne Angli gjithashtu, ne Rumani, e kudo ku ka pasur nje grup njerzish te pakenaqur .

Por te besosh se nje dore njerzish do vinin ne pushtet me te tilla skenare.smileyShiko , hape kalendarin dhe kontrollo daten.Jemi ne 2012.

Bekam vete ?! Sepse mendoj qe mund te kishte nje komplot ndaj Kryeministrit!?!

Prandaj mesoni te respektoni ligjin kushtetues, mesoni te respektoni institucionet demokratike te ngritura mbi ate kushtetute qe vete socialistet hartuan e aprovuan me votat e tyre. Dhe kushdo qe ju shtyn qe te sulmoni e dhunoni institucione, nuk duhet ti shkoni nga pas, por duhet ta denonconi ne prokurorine e vendit, ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten.

Detyra e gardistit eshte te mbroje keto institucione demokratike nga dhunimi i tyre. Gardistet nuk jane duke mbrojtur "kryeminstrine e Berishes", jane duke mbrojtur kryeministrine e shtetit shqiptar, privilegjin e drejtimit te se ciles e kane vetem ata njerez qe arrijne te sigurojne mbeshtetjen e shumices se shtetasve shqiptare, e askush tjeter.

Eshte me mire te vriten 4 apo 400 ne mes te Tiranes duke dhunuar keto institucione demokratike, se sa te vritet demokracia, paqia dhe liria e 3 milion shtetasve shqiptare qe jetojne ne ate vend.

Ky eshte mendimi im, nuk do te thote ta mendosh edhe ti keshtu. 

Red, shif se do kish pi nej raki me alkol industrial daje. Osht i keq fort, te bo me dhimje koke dhe fillo ja fut pordhes ven e pa ven. Pi uje te nxehte dhe fut gishtat n'fyt se do lirohesh.

smiley

Ligji, rendi, institucionet. Paske humor smiley.

Ps, ju besoj nga 1998 i paskeni nxjerre mesimet smiley

smiley te kishe pa Salen tek 15 vjet opinion do ishe "lli" tu qesh

Jam me pushime, s'shoh pis"lli"qe smiley

Redo, mire mo xhan mire. Ti gezosh lirine, paqien dhe demokracine.

Dhe kushdo qe ju shtyn qe te sulmoni e dhunoni institucione, nuk duhet ti shkoni nga pas, por duhet ta denonconi ne prokurorine e vendit, ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten.

Nuk e di a ke qene around ne 1998-ten kur kryeministri i sotem shtyu njerezit te digjnin Kryeministrine.

e ku krahasohen tanqet e anti tanqet me cadrat pistolete? Tanqet i shef, i ke ne shesh pergatitesh per to etj, nderkohe qe cadrat pistolete jane te vogla, te kamuflushme. tmerr, ankth.. lere lere....

E drejte. Une s'e kuptoj pse vazhdojne kineastet Shqiptare bejne filma me refugjatet e 1991-ishit e tema te tilla te shpelara kur kane gjithe kete material per seri 007-e Shqiptare. Ai snajperi Mane "paska qelluar si kalama"

Kur kryeministri i sotem i cyste njerezit t'ia mesynin kryeministrise, gardistet me gjase duhet te kene qene nga zonat qe paguanin dritat. 

Ja po materializohen paranojat e perversitet te pushtetit .  Po mire mo gjithe keto informacionet qe paskan pasur keta, pse nuk i bene publike qysh heret , qe te dekonspironin planet makabre? 

Brenda ne institucione ka nje fole servilash qe ushqejne nje regjim diktatorial ,me perralla dhe paranoja hedhje pushteti me dhune. E gjithe kjo psikologji psikodelike gjendet mu ne mes te Europes, ne Shqiperi.

Prokuroria shqiptare eshte e paafte te beje detyrat e veta kushtetuese qe te zbardhi ngjarjet e bujshme te ndodhura ne vend.

Fakti qe prokuroria kerkon ndihmen e te huajve, eshte ne vetvete nje deshtim profesional i saj. Po te kishim te benim me njerez profesioniste e me integritet ne kete institucion, do te kishin dhene doreheqjen me kohe pasi nuk ishin ne gjendje qe te benin detyren, te hetonin e zbardhnin ngjarjet.

 

Djali sa njerez ka aty per te dhene doreheqjen , do kishim shpetuar te gjithe njehere e mire. Ju andej dhe ne ketej qe na nxihet faqja sa here duam te flasim per atdhe.

Prokuroria do hetonte ngjarjet pas lengut. Pasi vdiqen 4 njerez, dhe pasi ushqen ushtaret e partise me paranojen qe do na merrnin pushtetin. Ti e kupton qe po te kishte minimumin nje qellim per te eleminuar kryeministrin , s'do kishin nevoje te krijonin trazira, sepse eshte me e thjeshte. Mua te tilla situata me kujtojne kohen e monizmit, kur paranojaku i diktatorit qe na ra per hise, shpikte armiq imagjinar dhe komplote puciste qe te shoshiste gjithe shoket e tij dhe te sundonte me frike nje popull.

Kam shumë shpresa, se gjatë dëshmisë së Ndre-ut, do jepet info edhe për adresën e dyqanit ku ps-istët blenë çadrat kallsh. Pse, do thotë ndonjeri? Do fillojnë shirat dhe ajo çadër do më japë mbrojte të dyfishtë. Plaça, po nuk e gjeta një.

epo ca ti besh me siguri pjese e komplotit botereor per te marre ne dore pushtetin ne shqiperi  

hajde idiotllik hajde 

S'je gje tjeter vecse nje vrases i 4 njerzve te pafajshem...te uroj vetem fatkeqesi ne jeten tende te ndyre!!!

Ce bere ate komentin e atij me bashkebisdime ne Internet per te forcuar shtetin smiley. Ne mos qofte ndonje "shaka " e metodes benzine per zjarr sic e kini bere mode me shumeniker ker ker - shit , them se urgjenitsht duhet bere dicka .Pervec Hurit e disa kokrave te njohura e te pranuara si niveli nen zero , si Hundderri , Boisa etj them se te nderuarit admin duhet te gjejne nje menyre testimi per te percaktuar nivelin inteliDjent te pjesmarresve smiley Psh me hapje rubrikash te Reja ku tu jepet perparesi debati me shembuj nga dete e Historianit Blendi Uturak Fevziu per forcimin e  shtetit smiley

ps nga keta rojet e shkalleve te k/ministrise si ky REDI mund te hapet rubrike me vete .psh rekrutojme Gardiste ne mbrojtje te K/Ministrise ...ose ...kerkohen prokurore me Integritet per te eleminuar Laviret e Bulevardeve ...etj

Ate dite, kishte patur nje plan qe te sulmohej edhe Presidenca e vendit, madje jo vetem e vendit tone, por te gjitha presidencat e rajonit (njofton News24). Pra ne Tirane, Prishtine, Shkup, Athine, Beograd, Podgorice, Sarajeve, Zagreb dhe Lubjane (s'jam i sigurte per Bukureshtin dhe Sofjen) ate dite do kishte sulme ndaj presidencave respektive.

Ketu duket qarte dora e Illuminati.

Pas se ciles fshihet ajo e Vellazerise Masonike.

nuk u forcu kot dallari para protestave....

E ke fjalen per Muratoret e Lire? Po te humbet vigjilenca pak me duket smiley Fjala kyc eshte qe snajperi (pushka apo personi?) eshte blere ne Gjermani. Nga ky vend kane dale Illuminati dhe Rosenkreuz.

puc katalik? Xhazefina? A asht Zana ne korrent per ket tradhti te nalte?

Luteran me duket - megjithse, e di qe s'e ke keq ti? smiley

Hopa! E shef si dalin gjonat?

The power of crowdsourcing! Kot harxhon leke/euro Shqiperia me SHISH, ja ku jemi ne, brenda 10 minutave e zgjidhem smiley

Ky po mundohet ti bej karshillek Berishes per fantazi apo ca? S'i ka thene kush qe s'i behet karshillek naltmadhenise per fantazi?

Fati i Sals e Rams eshte qe nuk e ndy njeri doren (deri me sot) me harxhu paret me ble snajper per ta as ne Gjermani e as ne Kashar. Se po t'ja kishin vene syrin per snajper s'kishte Nre Prend qe u dilte per zot. Ja kaq u ka dasht me thon prokurori.

Po mire, te gjente snajperin Komandanti dhe ta qellonte...pse qelloi ata te shkretet?!

"Kishim te dhena per veprime terroriste dhe egzekutim me snajper te KM-se, POR meqenese nuk pame ndonje gje te tille nuk donim te dilnim kot dhe vrame 4 njerez qe kishin duart ne xhepa"

Cfare justifikomi klasik per nje kryexhandar....... papapapa tamam sikur vjen direkt nga koha e Naltmadhenise si tij Zogit te pare perpara te parit......

 

I pabese. Etaloni i te pabesit.

Po mire te besuam, po tyten dyfekut pse, pse e ndryshove?

Mos i thuaj vetem mbiemrin, Permendi edhe emrin e vertete Kriminel

Emer   Mbiemer

Kriminel I Pabese!

Ka një ngatërresë këtu. Çështje hutimi, nga tronditja e thellë që jeta e Baba Dovletit ishte në rrezik. Puna qëndron kështu. Berisha i nxehur që mirë që nuk ia dinë për nder këto derra komunistë për të mirat që i ka bërë këtij vendi, por edhe ia kthejnë me qeder, u tha besnikëve të Mretit dhe Atmesë:

Më gjeni planin e komunistëve amerikanë për të më vrarë.

Këta e dëgjuan më gjeni planin e amerikanëve për të vrarë Enverin. Dhe vajtën në arkiv dhe nxorrën demaskimin që Enveri i bënte planeve për atentat. Dhe lexuan:

Pas hapjes së kasafortës së Mehmetit, disponohen të dhëna të plotë mbi armët e sofistikuara që do të përdoreshin deri te bastuni pistoletë … që do të përdoreshin në grushtin e shtetit.

E shkruan shpejt e shpejt dhe ia dhanë Atij, të Madhit. E lexoi Ai dhe doli në televizor:

Disponohen të dhëna të plota, mbi armët e sofistikuara, çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushtit të shtetit.

Pra në fakt  fjalimi është i Enverit, por gabimisht ia servirën të Madhit. Që të jemi realistë, "thikat me helm" nuk ishin në origjnal, por Ai mendoi që duhej plotësuar tabloja, dhe mungonin pikërisht "thikat me helm" dhe "shigjetat me mbushje bërtahmore" si të Rambos. Por këtë të fundit e harroi.

smiley

Une s'e kuptoj pse nuk e ka apdejtuar me teper dhe pervec thikave me helm, te shtonte edhe izotopet radioaktive. "E kush do e ndalonte?" (TM Bradland)

E c'e keqe mund te na vije nga nje pompe? Lereni te kaloje.

Ore ty të ka bërë kurs intensiv Beluli se nuk ka mundësi. Këto kohët e fundit...s'të mbaj mend kështu unë ty? smiley

Po këtë duhet ta kesh poftisur nga literatyra. E kam lexuar diku po shumë të vagullt e kam.

Dhe atë batutën me "zotin Hunt" nga e psonise? Mos na e mbaj sekret të shkretën, se ne jemi edhe shokë partie. Komunistët nuk i mbajnë të fshehta njëri-tjatrit.

- Ka nje mundesi me rimorkjatorin qe eshte per remont. Por ju mos e merrni te mbaruar...

- Tani po e shoh qe qenkeni tamam si thoshte Hunt...

emo. quhet zoti Han, e jo zoti Hunt.smiley

''detyra e tyre eshte te na gjurmojne.  e jona te humbim gjurmet...smiley

qendra nuk ka te drejte te jape urdhra qe nuk mund te zbatohen...

pse sthua qe na kane zbuluar..

kur isha i vogel kisha nje kostum te tille

Po ç'jane keto perralla me gishto, mor amman..... Po a i di Genc Qorri keto, qe mbahet edhe avukat i modh mer jahoo...????

PO sikur Policia deklaroi se nuk kishte pas asnje te dhene per veprime subversive, dhe ja deklaroi me shkrim prokurorise....... atehere nga na e nxorri ky Ndrea ket njoftim qe ja paskan bo atij...si me ken Xhejms Bondi ????

Po a nuk ju kam thone ne ate temen kur e arrestun ket Ndrea martirin, se ky eshte kokrra e kokloçes...????

sy fytyre e pare po me duket ky snajperi. smiley.  

Eshte nje si bicim rregulli; sa me e madhe pordha aq me e besueshme behet. Kshu ene puna e Prendit..

"... pra zoti gjykates, per te trembur snjaperin, ne shkerdhyem kater fshatar, ide gjeniale nese me lejoni te them. Per ndryshe ajo dite do kthehej ne dite zie".

Gjukatesi: "por ajo dite u kthye ne dite zite - me kater te vrare"

"me respekt, nuk eshte e vertet, as nje shqipetare nuk e ven uji ne zjarr per ata fshater. Sepse, qe ta dini zoti gjykates, ne kemi ven ne shenjester 4 fshatar, dhe e dinim qe as nje shqipetare nuk do e cante koken per ta"

Gjukatesi: "si mund ta thuash qe as nje njeri nuk e can koken, po ajo protest qe u be pas krimit"

"ne radhe te pare nuk eshte krim por eshte akt heroir, pasi per ndryshe i gjidh balkani po ishte ne te zeza sot! Per sa i perket protestes, zote Gjykates, ne ate protest ishin me bledhur me ftesa disa simpatizant te edirames. Kur them qe shqipetaret se cajne koken, nuk mund te pretendosh qe ne ate protrest ishtin tegjith shqipetaret, pasi sic e tha dhe shefi juaj, shqipetaret e ndershem jane ne shtep ...."

Gjukatesi: "shefi im?"

"Doktori pra"

Gjukatesi: "OK tani Besoj se cdo gje eshte e qaret, eshte aq e qart se skemi nevoj per tu mbledhur per te konkluduar ne nje vendim. Ju zoteri, ne emer te tegjith qytetareve shqipetare shpalleni i pa fajshem. Fajsia Faiku, Hekurani, Ziveri dhe Aleksi; per sa kohe ato nuk mund te jene present, kjo ceshtje mbydhet, dhe kater te permendurit me lart shpallen armiq te popullit"

Ne kete moment tegjith Shqipetaret qe shohin nga ekrani qajen .... nga gezimi qe Berisha eshte jashte reziku per jeten qe shoku i ti doli i pafajshem.

Thashethemet e fundit thojne qe, pasi me 21 janare snajperi helmues i ballkanit nuk u shkep, 21 janari, per meritat heroike te shqipetareve, shpallet feste. 
- Me befasi e tegjitheve, dhe vete edi rama bie dakord, persa kohe ati, si artist i jepet detyra per te organizuar festin 

Por cfare ndodh me imazhin e Faiku, Hekurani, Ziveri dhe Aleksi ... per hatrin e popullit, ato shpallen kriminel

HEJ KJO ESHTE SHPIKJA IME, POR NUK DO BEFASOHEJA NESE SHQIPETARET NUK DO E PRANONTE NJE SKENAR TE TIDH

 

Njeriu që kishte dieni se më 21 Janar do vriteshin një sasi e madhe presidentësh e kryeministrash, ka qenë një kohë të gjatë në taracë të KM, nga ku ndiqte protestën e kokëpalarve dhe jepte udhëzime. Më pas është parë të ketë zbritur poshtë me armë në dorë dhe sy të nxirë, të vrarë keqas. T'i ketë rrëshkitur këmba vallë dhe të jetë rrëzuar nga shkallët duke zbritur? Ka kush ndonjë të dhënë për syrin e tij të vrarë?

Dy pyetje per bashkebiseduesit:

1.

A eshte i pranueshem bashkepunimi i nje force politike, qe vepron duke respektuar rendin kushtetues, me individe qe njihen boterisht si shkeles te ligjit, ne funksion te arritjes se objektivave te ligjshem?

(Ne rastin konkret, a eshte i pranueshem bashkepunimi i Partise Socialiste me individe si Tom Doshi?)

2.

A behet i pranueshem nje bashkepunim i ketij lloji, edhe ne mos qofte ne vetvete, ne kushtet kur kundershtaret politike e realizojne ate "pa teklif"?

Rama, mesa kam degjuar, ka vendosur te bashkepunoje me kedoqofte, ne funksion te fitores ne zgjedhjet e ardhshme. A eshte e pranueshme kjo gje? Ku i duhet vene kufiri, nese i duhet vene diku, pranueshmerise se aleateve/mbeshtetesve?

 

e thene ndryshe, nqse morali nuk ekziston, pse duhet t'kem une frike prej tij?

Po pergjigjia te fut ne nje rreth vicioz nqse ti i pari luan rolin e moralistit n'fillim. Prandaj permenda dhe pergjigjen e Rucit ne interviste lidhur me koalicion te mundshem me Meten.
Kompromenton kauzen tende (nqse vertet ke nji kauze me moral qe shkon me larg se "te largoj nga pushteti Saliun") po llogarite behen dhe duke pas parasysh votuesit (per keta tanet besoj se morali nuk eshte me paresor, per fat te keq). Perndryshe nuk besoj do i votonte njeri

Cfare eshte bere me komisionin hetimor parlamentar per te zbardhur grushtin e shtetit te 21 Janarit? Pse nuk i kryejne detyrat e tyre anetaret e ketij komisioni? Une them qe Xhozi ti shkarkoje nga kjo detyre, dhe te emeroje te tjere me te afte se PD-ja dhe grupi i saj parlamentar kane bollo kriminele te tjere qe i dalin per zot kesaj pune.

Kurse une po i bije shkurt, nese nje gje e tille do kishte ndodhur para shtepise se bardhe me perplasje deres kryesore me makine, jam i bindur qe jo 4 vete po 40 vete mund te ishin vrare, dhe personeli i rojes do te ishte dekoruar, dhe behet fjale per vendin me demokratik ne bote. hajde tani merruni me cadrat pistolet e stilolapsat tani.

smiley Cili banues i shtepise se bardhe i ngjet dhe sillet si Katallani? smiley 

Le ti ngjite shkallet si te doje, deri sa kete katallanin e kane votuar shumica.smiley

Kape videon ke Shqiptarja. Shif c'thote kokrra legenit " as une e as edhe nje ushtar i gardes nuk shtiu mbi turme" smiley Ene ti hoqe gjith ato paraele me Ameriken per ti bo mbrojtje.

Eshte futs ..po jo se heq paralele me Ameriken  .Po kujt i humben ti gjej ai .Hajde Bama hajde ....smiley Po ke pyet pash zotin ? Keta sipas ketij duheshin vrare te gjith nga Ramiz Alia se e zgjodhi populli .Keta jane te gjithe te rot *arizuar , prandaj shin ai ne Gjyq me dokra per bathoras .."Heu bre po kan dash me shtie dhe n 'babasqap bre " dhe turma e vuvuzeleve gati eshte . Po surrat bicimi tyre qe "do u ngrinte buzeqeshjen " protestoi me muaj te tere duke krijuar shqetesim te paimagjinushem ne jeten Qytetare ne Tirane dhe nuk e ngau NJERI . Sulmoi Shtetin me arkivolin e Azem Hajdarit , ndezi Zjar K/Ministrine nga Brenda dhe jo vetem qe nuk e plagosen po e lane te rrembente dhe Tanket e te behej gati per sulm nga Selia e PD-hit .

Me keta morra merresh o i nderuari Bama ? Po keta jane mbeshtetja kryesore e Krimit qe ka shperthuyer sot ne Shqiperi . Keta lepuj qe mendojne se u ka "ardhe ora per me marre hak " jane ushqimi shpirteror i asaj katraure ne Shqipri . Dhe Ndrea  qe nuk e lidh asgje me keta ,pervec injorances se trasheguar qe pasqyron vuvuzeleria ,  nje cope Fshatar i varfer qe perfitoi nga Politikat e arsimimit te ish partise dhe u kualifikua si nje BESNIK qe 14 vjecar i partise smiley  nga keta Palo te zgjuar u shndrua ne kriminel dhe Idiot sic e kane soin te Pabeset !

e vertet.. Obama do kishte dale ne konference shtypi dhe do shante nga nena e motra republikanet qe donin te benin grusht shteti.. ndersa garda amerikane do mbyllej ne bodrumet e shtepise se bardhe 4 jave duke ju sjell buken me kamion ushtrie..

Ambasadori shqiptare ne Washigton te nesermen do ta quante Obamen "burre shteti".

Po nuk i tha njeri ketij derbederi aty ne gjyq, se; rrufeja nuk bie kurre ne hale. 

Matt Damon ka dashur te vrase Saliun tone?

Nuk me besohet.

* e paska thon Lirka poshte

Eh c'beri Matt, c'beri Mark. Rendesi ka qe eshte nje amerikan qe paska dashur ta vrasi.

Është Mark Wahlberg (në fotografi). Sigurisht, që nuk mund të ndodhte ndryshe.

te ndodhte ndryshe s'kish se si

u desh te ngordhnin dinosauret

qe ne mes tone te vije ti. smiley

Po mire, se kush donte ta vriste nuk e dijne po snajperin nga e moren vesht qe ka ardh nga Gjermanija.

po kur nuk e di ti, kush tjeter e di Brado? apo do thush, "hape se e ke ne fq. aq e kaq te VQ"?

Epo, ne Gjermani ishte Marku se po xhironte nje film.

Kur xhirohej nje film?

Shtigje lufte II

Hap sytë Brad se ti nga Gjermania ke ardhë më duket !smiley

Kam degjuar lart e poshte qe Berisha eshte mjaft paranojak persa i perket sigurise se jetes se tij. Pershkruhet shpesh here si frikacak.

Nuk e di se sa te verteta jane keto cilesime apo jane thjesht llafe qe perhapen nga kundershtaret e tij politike.

"Paskan dashur të vrasin Berishën me Snajper

"Ndrea Prendi rrëfen anën e tij të ngjarjes. Dhe është një "Bombë"!

perfundimisht,me snajper apo me bombe kane dashur ta vrasin Berishen?smiley

Nese snapjeri s'kishte sukses, do ja fusnin me bomba

paskan pasur plan B... epo sdo kene qene shqiptare pastaj. sjemi kaq te sofistikuar.

Belul, s'po lexon me vemendje. Shiko me siper se eshte thene qe ka qene komplot nderkombetar per Presidencat e tere Ballkanit. Gjithashtu ne e zbuluam kush ka qene pas ketij komploti.

Gjermani, po edhe une bashke me gjermanin...

e pse ta vrisnin? "burre me te mire se S.B zgjen ne tere kasabane....

Nje pyetje kam une...

Kur ky gjeneral Prendi thot kishin planifikuar sulm me snajper te blere ne Gjermani, c'nenkupton? Qe blene nje snajper gjerman per te vrare Berishen? Mos e ka fjalen e paguan nje gjerman per te vrare Berishen?

"AL Qaeda" ato punera ben.Desh  na la  shkrete vendin e kryekusarit.Hajde mentalitet e formim  cubash injorante, hajde!

Ku flet keshtu ku mercenar i peshtire?

Apo para nje trupe te ngjajshme.....

o cu kenaqem!smiley

Meqe ra fjala, perse nuk bejne nje film me kete skenar te shkruar nga   comrade Prendi me titull  The snaiperist ose .....

per Belulin:

Ate dite, kishte patur nje plan qe te sulmohej edhe...

 

At' dit, kisha sherbimin.

fol toger, fol.... Petrooo, nuk e prisnja...

tjeter nuk di me.

Ju thirra per t'ju thene se qe nga ky moment, jeni e lire. Po, po, e lire. Jashte ju pret edhe shoku juaj, Gjergji, i cili firmosi nja dy gjera te vogla qe ia kerkuam...

S'paska gjet asnje rruge tjeter per tu mbrojt pervecse te shpallet menderisht i paafte

Une nuk e kuptoj perse juve ju duket e pabesueshme ky versjoni Prendit. Edhe Kreyministri Yne vet, pas ekzekutimeve te 4 civileve nga Garda Shtetit SHqiptar, deklaroji qe ishte bere kompllot dhe qe demostruesit ishin te pajisur me stilolapsa-pistolet dhe me thika me helm, dhe donin te mernin Kryeministrin.

Biles qe ka komplot kjo duket qarte edhe ne faktin qe Gjykata e Apelit te Tiranes ka gjetur parregullsira ne ekspertizen e realizuar nga FBI.

Kur populli, me vota te lira, ve ne fuqi po te njejtin tip qe gati e coji Shqiperine ne luft civile ne 97, do te thot qe ky tipi do beje si ti doji e ndenjura e tij sepse populli ja mban ngrohte.

mas ores 23.00 hyka ne veprim censura ne peshk kto kohet e funit.qeka bo xhibisi redaktor m'duket(hipoteze).  blendi ja ka var nai qeni(moceje) melcit n'qaf se fjalorin nuk e ndyj asiher.flas ne zhargon shpesh po qe zhargoni te ishte motiv per heqje komenti se besojsha.ne allbanja po duan te ndryshojne gjuhen shqipe mua sme lejohet pak zhargon ne ppu.do ti ankohem drejt per se drejti akademise dhe ardian ndrecessmiley.ose po e boj si kysmileysmiley

http://www.youtube.com/watch?v=8BxdKhTH4_8:

alke,duhet te jesh me e moderuar,kishe nje koment qepare jo simpatik,ketu jemi shoke,do me sha Salen shaje sa te duash ,me ne ske pune,se po tu vume pastaj ta bome gati dosjen,kapito ? 

Me duket mua apo te gjithe jemi bere me te ndjeshemsmiley

jo mi dora na u ka bo lekura si sholl kpuce per ate pun,po doli ky redi ene tha dicka.un 1 pytje i bona.komenti im shkoi per lesh po  me ate rast ene ai i redit.gjynof se ishte kryeveper(komenti i redit se pytja ime ishte ne zhargon).

Shiko Alke, ka nje ndryshim thelbesor ndermjet Redit dhe ty. Redi te flet direkte nga baza e partise, kurse ti flet direkte nga dhoma jote studentore smileysmiley

ca t'boj mer brad un e bashkangjis veten me kokpalaret e 21 janarit.ene m'djeg icik kur ma qujn per dobsi. e bashkangjis veten ene me ata t'gerdecit po gjonat kapen simas rradhes.ktu po u folte per ata te 21 janarit.masnej un 1 pytje bona.si hudhet shorti me letra me vrym???

kur bo nje koment mos fol ne shumes,atij ose asaj qe te ngre kacabunin pergjigju poshte e boje telef fare,kollaj kjo pune.

ok po grup po quja nenpunesit tane te ndritur, absolutisht asnji present ktu. masnej brado ktu kam ngju tu fol per lukuni,turma,milet.un vetem grup thashe,dhe se kisha fjalen per anetaret e ppusmiley

Superhetuesia Kryeministrore ne pergjigje te skeptikeve dashakeqes mbi planet ogurzeza per te snajperizuar Naltmadhenine e tij Berisha prodhon evidence me video nga hard drive-i qeveritar para formatimit (thjesht per qellime mirembajtje teknike) te 22 janarit: Komploti snajpernderkombetar kunder Berishes

Ore, po ky paska qene plan i vjeter, i thurrur qe ne vitin 1977!!!

Augushi ka blere pushken dhe ja ka derguar Mato Grudes per te eleminuar Plakun Mere (Saliun). Emrat e personazheve kan qene te koduar, qe do te thote qe plani ka qene i pergatitur shume hollsishem.

Tani mbetet vetem qe gjykata e Tiranes ta shpalli Prengun hero kombetar, sepse duke vrare nje te pafajshem ka shpetuar jo vetem vendin por gjithe Ballkanin, dhe ne vend qe ta denojn me burgim do i japin nje medalje.

Po me Berishen c'paten? Perse duan t'i bejne te mira atij vendi se kuptoj? smiley

noten t'gjithve se filloi" band of brothers "dhe sdu me e hum smiley

dhe kte po e boj per ty brad ne shenje paqeje

ja preva majat pirunit per sotsmiley

Lereni kete qyqar se kete e ka vrare Jeta qe kur hyri servil me pagese ne familjen e Babasqapit.tani sherbimin si qen le ta paguaje si qen.

O te nderuar admin.ka vit te ri shkollor ai vend apo nuk ka . Na jepni ndonje lajm , me statistika , jo Politik se vjen kaposhi ...dhe kiki ki ki e ki ki mbi pleh pastaj smiley

Historite qe ia tregon sotiri pas darke shoku majko I merr per te verteta historike.sipas shokut majko beqir balluku I paska thene atasheut rus(perfaqesues I nje fuqie berthamore) se nese I ndodhte dicka shokut enver ne moske do ti vinte gjithe qytetaret ruse pas murit e do ti pushkatonte. Me kete tru ai duaj te punonte dhe ne okb te ndreqte hallet e gjithe dynjase.

OK, po edhe ti me hamendje e ke qe nuk i ka thene. Apo jo?

Nje deklarate e tille eshte shpallje lufte o njeri I perendise.kamunistet s'kishin bithe per lufte me ruset.

 

Ce nget o emi ...Deri sa njeh Sotirin si Strateg Lufte qe keshillon Majkon pranoja te thomi U.

kamunistet s'kishin bithe per lufte me ruset....smileyna ben me dije zonja Alba me nja 2265 permrapa !

E po keshtu e di ti , se te besh Lufte duhet bithe .Ne fakt duhen ca gjera te tjera qe jane afer bithes po mashkullore , ca te rrumbullakta , qe i them se i kishin deri sa e shtuan Popullin nga teteqindemije ne 44 , ne 4 Miljone . Po ti e di se  pillet me gishta se gjithnje mrapa teje vje ai qe ta FUT smiley

E po keshtu e di ti , se te besh Lufte duhet bithe .Ne fakt duhen ca gjera te tjera qe jane afer bithes po mashkullore , ca te rrumbullakta ,

Ato gjera sipas fjalorit quhen Idriz.

 

Vure doren mbrapa dhe do shohesh ..se ..tunden e s'keputen edhe kur ne vere tende fuuten ...!

PO shkruan manifestin e pederasteve te shqiperise me keto lirika.

Lirizmin idiotesk gjithmone e frymezon ti me ato mbrapa . Gjithsesi .....une disa here te kam lene ta shijosh fitoren si ALBA , jo si ato qe mba mbrapa .Aq tu befshin jo ne dite as ne jave se si mba dot . Po deri ne nje muaj dukesh qe mba !

Gjene mire qe e pranon vete se thua idiotizma.

Majkos ja ka  dhene tekserene e defiçentit, i ndjeri Profesor Agalliu.

Neta( e ema punonte ne Rektoratin e Univesitetit) dhe  me qe kishte provimin me Agalliun i vajti dhe i tha si me terezi, qe ta kalonte, sepse..

"Hiç mos me thuaj gje Neta! E di hallin qe ke por besome se tere jeten defiçent do te  mbetet.Keq me vjen te ta them por ky ka lindur me nje difekt i cili do ti shfaqet here pas here.....Si kur te marri pesen dhe kur te marri  gjashten...."

 Gjete rahmet Profesor Agalliu, Majko!

E ema quhej janulla.mister mbetet fakti si nje student qe nuk kalonte dot klasen behet secretary rinie I fakultetit.i ben fleterrufe adil carcanit ,7 vjet me vone krieminister.

Janulla ka pas nji ftyre te vrenjtme qe o zot. Ne '92 kur kam shku une, tha nja 2 fjale shkurt per me informu studentet e rinj per klasat e oraret. Dukej shume e inatosme me ca qe kishin fitu si te perndjek dhe te tjere qe hyne pa konkurs ate vit (se nuk u plotsu numri m'duket). E kish hallin te cilsia e studentave qe nuk ishte krejt gabim nqse do dilte nga goja e nji dekani po dukej cik e cuditshme kur dilte nga goja e nji sekretare.

grava, ti dukesh thesar te dhenash intime. Nga i di tere keto?

Popull I Vogel jemi te gjithe krushq e kusherinjsmiley

  Ku  e kendove "intimen" more gjemb? Hallin e Netes(ashtu i kan fole qe persevogli) me te birin e dinin te  gjithe te Rektoratit a derbardhe...Nuk e kupton qe e di mire kete mesele? Kam pase te shtepise time,... qe punonte me mamane e Majkos.

Kush  e njeh Kujtim Hshorven,  le te pyesi pake per studentitn e tij,...  qe ju be kryeminister...

  Lexojani pake reagimin me titull "zogizmi im"..E ben beli qe eshte komplet debil i lindur....

Jemi thesar i çudirave si vend...

...dhe thesaret me te medha, jane populli dhe partia!

C'kemi grave?

E çte kemi a derbardhe! Rrukullimat...Sa ngrihet Majko, prish rehatine e te qenit debil, dhe ze e na mollois historira.Nuk ka faj as ai.Thote mire   Alba.E  vuri  Nano ate hajvan,  per te treguar se burre  qeverrises ishte vetem ai.....Dhe zu e vinte te tille debile, qe as libreza pune nuk kishin...

Tani kemi perfunduar tek nje i  marre...me te gjitha te ligat e botes persiper.

Nuk kemi keshtu  ... te gjitha Rrukullimat mo  ?

Majko me shkrin kur ia shoh syfetne ne gazete se merr poza prej filozofi te madh.Te pakten meta ruan ate prakticitetin e fshatarit  qe nuk e harxhon kohen me gjera abstrakte por me gjera te prekshme qe vidhen, hahen, pihen apo depozitohen ne banke.

Alba2265 ,  sakte, Meta eshte "derr- domuz", por nuk shket ne ugar te  lagur, si ky tjatri. Ben llogarite  me gishta dhe numurimet.... me okare...Ehuuu! Jan shume larg njeri tjetrit

Kur themi  debil, lipset ti kerrejme mire kuptimin fjales se perdorur...!

vendosja e majkos kyeminister ne vitin 1998 kur shteti ishte shkaterruar dhe duhej ndonje burre 400 derhemesh ta sillte ne islla mu duk kulmi i papergjegjesise.qe aty e humba komplet besimin ne socialistet.ne demokratet e kisha humbur vite me pare.

"Por per fat te mire nuk ndodhi." - e mbyll raportimin gazetarja Klodiana Lala, ne lidhje direkte me gjykaten.

Kjo deshte me tall meneren apo e tha me seriozitet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).