Dritare në nivelin e rrugës dhe të afërm që s'dinë të interesohen për çfarë ndodh me të dashurit e tyre pas hekurave. Cili është legjislacioni që rregullon trajtimin mjeksor dhe asistencën e të sëmurëve mendorë në Shqipëri?

Të sëmurët mendorë në vendin tonë ende trajtohen në kushte skandaloze. Ata që janë më rëndë, janë sistemuar në katin e nëndheshëm, dhe kanë vetëm një dritarez të vogël, të mbyllur me rrjetë dhe sigurisht me kangjella hekuri, nga ku ata shikojnë nëse është ditë apo natë.

Fiqiretja është nga Berati. Çdo 10-ditë udhëton nga qyteti i Beratit për të parë nipin e saj që është i shtruar pranë Psikiatrisë te Qendra Universitare "Nënë Tereza". Nuk ka nevojë fare të futet brenda dhe të takojë mjekun. Shkon tek dritarja, i thërret në emër dhe ai shfaqet i zbehtë pas kangjellave të hekurit. Ajo nxjerr ushqimet e preferuara të nipit nga çanta dhe ia jep një e nga një nga dritarja. E përshëndet, i çon të fala nga të afërmit dhe i thotë të mos mërzitet se ajo do vijë sërish ta shikojë.

Dhe si kjo nënë veprojnë thuajse të gjithë ata që i kanë të shtruar të afërmit e tyre në këtë shërbim. Sigurisht, na tregon ajo, në katin e nëndheshëm "jetojnë" vetëm ata që janë të sëmurë më rëndë. "Unë kam nipin tim që është shtruar që prej një viti e gjysëm. U bë shumë i dhunshëm dhe e sollëm në spital. Vij çdo 10-ditë, se jam larg, vij nga Berati dhe i sjell ca gjëra. Sot i solla fiq, një koka-kola që atij i pëlqen shumë, ca fruta të tjera. I solla gjërat që i pëlqejnë më shumë", - na tregon Fiqiretja. Sa i përket mënyrës së si i trajtojnë ajo thotë se është e kënaqur, pasi vetë në shtëpi nuk mund ta mbajnë. "Po e kënaqur jam moj vajzë, ku do ta mbanin ne aty në shtëpi? Pastaj çdo të bëjë njeriu i shkretë, po të jetë i mbyllur aty brenda. Se mos i ka parë njeri se çfarë u bëjnë???" - e përfundon dialogun, jo pa një dyshim, gruaja e moshuar.

Ajo që të bie në sy është fakti se të sëmurët janë vendosur në katin e nëndheshëm, që ngjan më tepër me një bodrum. Duket se i vetmi ndryshim nga të burgosurit, është fakti se familjarët nuk duhet të marrin leje nga askush për t'i takuar. Ashtu si edhe dhomat e burgjeve, këta të sëmurë mendorë, kanë vetëm një dritarez fare të vogël, të blinduar me kangjella hekuri, rrjeta dhe madje në disa raste edhe të kyçura me dry, që është në lartësinë e murit. Ky është i vetmi komunikim me botën reale, dhe nga ku atyre u futet pak dritë brenda. Dhe si për t'i vënë kapakun të gjithë kësaj situate, me të sëmurë mendorë që mbyllen në kushte burgu, shërben edhe ambienti përreth. Mbeturina të ushqimeve që u dërgojnë familjarët, për të cilët askush nuk është kujdesur që t'i largojë, por që me sa duket shërbejnë për të ushqyer macet e qentë që vërtiten vërdallë. Ndërkohë që spitali psikiatrik në Tiranë, është rikonstruktuar nga themelet dhe bërë një ndër shërbimet më të mira vetëm dy vite më parë, duket se mënyra se si trajtohen të sëmurët shumë pak ka ndryshuar nga metodat tradicionale... 

 

Marrë nga Shqiptarja.com

9 Komente

nuk dyshoj se i mbajnê keq kur sheh gjëndjen e spitaleve për të sëmurët e tjerë çdë mendosh për kta që mentaliteti ynë as nuk i pranon për njerës të sëmurë.Megjithse të sëmurë mendorë kanë drejtuar dhe drejtojnë  drejtojnë shtetin tek ne  prap se prap ne nuk ndjejnë dhimbje e keqardhje për kta tê sëmurë .

Duan ti fusin ne dhet se kane hall se u marin shkelqimin.

Shqiptarja .com le te kete pak maturi dhe te njohe Historikun e Shqiperise keto 20 vjet , sidomos prioritet e Liderit Hyjnor Sali Ham -Hum Vucidol Berisha . Eshte i vetmi person qe ka deklaruar Boterisht per soin e tij te handikapateve mendore ."  Tek Kujdesi per Ju , shikoj  te Ardhmen e Shqiperise  " Gjithkush mendoi ne ate kohe se kjo qe nje deklarate e papergjegjeshme dhe pati edhe nota talljeje . Vone realizoi se kjo kishte te bente me qenien e TIJ me diagnoze "sizofreni te theksuar " dhe prognoze  "perparim i perkeqsuar "  Ftoj gazeten  "shqiptarja .com " ta kete parasysh kete fakrt se keshtu nxin realitetin shqiptar me nenkuptimin Shqiperia eshte ne rruge pa drejtim , se e Udheheq nje sizofren !

Gjithashtu ne se ka ne program te beje edhe info per normat zakonore , per rastet e vdekjeve le te shohe ne Deklaratat e z.Berisha gjenin e thenies ...Jam shume i gezuar qe marr pjes ne hidherimin tuej " ..te cilen gjej vend ta perseris  se vete zonha Dylqinja e Topallajve e vleresoi si nje thenie Gjeniale , te padegjuar  ndonjehere !

nuk e di a e ke vendosur veten ne poziten e asaj nenes qe ka femijen e shtruar, dhe nuk e di nese do te flisje ndryshe ne rast te kundert.

Me qe pask ardhe dhe kerkon mendim serioz ,ne se e ke me mua .

Une nuk jam doktor as gjender loti as kuti mencurie qe sa here ta hapesh te marresh udhezime.

Per mua ka shume rendesi ana shoqerore e problemit JO thjesht nje Individ qe natyra i ka dhen nje veti te ndryshme nga te tjeret .

Per kete kategori ka familje dhe nuk ka perse te ndiej une kujdesje apo te shprehem .Ti ben tenden dhe ne se ke mundesi Kuroje ose ndihmoje, biles shprehu me i avancuar ne prekjen tende te FeLlte ndaj ketij Individi !

Ketu une vij te shprehem se as mos kerkoni ndonje zgjidhje per cfaredo fushe qofte Individuale qofte Shoqerore , perderisa ne krye te vendit eshte nje i SEMURE me diagnoze sizofreni te theksuar dhe qe nuk kontrollon as veten e tij JO me te beje minimalen e asaj qe shtron nje artikull i thjeshte per te MOBILIZUAR of afet ose fytyr grijte ose te preke gjendralotusit .

Ne nje fare kuptimi e vleresoj si Tallje e poshterim per individin konkret ne se pershkruan hallin e tij

edhe???...ne prape do i vjedhim votat,e do mberthejme kallashet!!

Kam nje mesazh bles i beri dy per nje kohe te shkurter smiley

Pretendon se eshte "normal " qe te vret dhe te qee me far e fis , te ben ate qe s'ta pret mendja .dhe nje hap e ndan po ti japesh adresen ????? Eshte member i PPu dhe nuk eshte personazh real i prurjes, por njemije here me shume subjekt i Psiatrise se sa individi qe pershkruhet . Nuk po bije asnje rresht cfare shkruan , por po Ju them me shume perzemersi ...

Kur tek PPU marrin pjese sizofrene te fshehur , te degraduar menderisht dhe qe marrin pjese me  debate inteligjente e mbrapa dergojne mesazhe te tille , po them se mbase te nderuarit admin do gjene nje mundesi ose te NDERPRESIN zerin Mesazh ose te nxisin komente mbi paranaojen dhe sizofrenin e ketyre tipave qe fshihen pas niki nikeve me ate mbrapa ! Ne se perfundojne ne krim ose vetvrasje te pakten te ndihemi te lare ne ndergjegje !

Prandaj thashe se keto prurje duhen pare me shume si fenomene shoqerore se sa si fatkeqesi Individuale , sepse  individe te kesaj kategorie ka edhe tek PPU !

 

Jam dakord qe duhen pare si fenomene shoqerore, por nese nuk solidarizohesh me nje fatkeqesi individuale nuk mund ta trajtosh problemin ne makro-permasa.

Ti vete zgjedh te diagnostikosh dhe denoncosh si psiqikisht anormal nje anetar te PPU (qe te kercenon me mesazhe) me ane te nje komenti publik. Nuk ka ndonje menyre private per te kontaktuar administratoret dhe per t'i bere kerkese qe t'ia bllokojne mesazhet ketij anetari? Forumet virtuale ofrojne mundesi te mira qe nje i semure psikik te manifestoje kliniken e vet, ndaj dhe nuk eshte per t'u habitur qe ketu te gjesh jo nje, por me dhjetra. Por duke qene se ti e konsideron anormal tjetrin, e rrjedhimisht nuk ke arsye per ta marre seriozisht, atehere a nuk mjafton kjo gje per te mos e komentuar ate njeri, te cilit vete blogu ia ka dhene te drejten te shkruaje c'te doje? Ndryshe do te dukej si sulm direkt ndaj atij personi, dmth pavaresisht se e quan subjekt te psikiatrise, funksionalisht e trajton si normal.

Une te pakten keshtu e kuptova, fundja njeriu mund te gjeje qindra shembuj per te sqaruar kendveshtrimin e tij, duke zgjedhur te solidarizohet ose jo me tjetrin.

Ka nje thenie te Dostojevskit, pasi kishte kaluar ca kohe ne burg rus per pune borxhesh kumari:
Niveli i qyteterimit i nje vendi shihet nga gjendja e burgjeve.

Me ndonje ndryshim, mund te thuhet, qe niveli i qyteterimit shihet nga menyra se si ai vend trajton minorancat (jo thjesht etnike).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).