Kjo jave ka qene e tensionuar per Xhaken, Behramin, Shaqirin, Xhemailin dhe Mehmedin duke qene se ata luanin kunder Kombtares se Shqiperise. Sjellja e tifozeve tane nuk eshte per t'u lavderuar, duke qene se shume prej tyre i akuzuan si tradhetare keta shqiptaret qe, po sipas tyre, duhetj medoemos te vishnin fanellen kuq e zi. A mendoni se reagimi i tifozeve tane eshte i drejte?

71 Komente

Nese po anketon per ndonje studim, do te ishte me e ndershme ta thoje. Perndryshe, uroj te te permbushen te gjitha pritshmerite.

Mendoj se jane lapanjoze,jo sepse luajne per nje kombetare tjeter,por per shkak se shtiren sikur e kane bere nga halli.Tregohen dhe te poshter pastaj,ku hapin llafe se u kane kerkuar leke,se ata zemren e kane pas me kombetaren shqiptare.S'jan te ndershem as  me kombetaren per te cilen luajne.Legenllik e gjitha!

 

jo.

pse re me budalliqet e tifozave trupeshk do merremi ne.

mos e ulni kaq piacen e muhabetit

likesmiley

e mendoni se tek kjo teme , nga futbolli e tradhetia do kalohet tek grate socialiste smiley??

mendoj se po  smiley

E ke thjesht hipoteze apo mos valle ka bere gje Zaloshnja ndonje studim qi tregon se grate socialiste qikan më tradhetare dhe më futbolliste sesa femrat demokrate apo te pavarurat? smiley

Gjithsesi, siq do thoshte Billi i Klintonajve, varet qa nenkupton me fjalen "lavrake".

per mua jane legena ndonese jo ne shkallen e l.shabanit e piro dhimes pasi te pakten nuk e mohojne kombesine e tyre.       per qytetbotistet qe bejne tifozllek per kombetaren e marsit nuk ka problem.

po ky flamuri i be-se eshte bonussmiley!  si fanella me simbole greke e kombetares dhe targat e saliut!!

jo

Cilen fanele duhet te veshin?Fanelen qe e shet Duka me pare?Ik ore pirdhu me gjithe Duken.Ata jane futbolliste dhe nuk i kane asnje borxh atdheut.E duan flamurin po ndoshta nuk jane gati te sakrifikohen per te.E cfare?Per kete duhet te behen me faj?Boll me me politike edhe ne futboll.Mjaft qe te luajne bukur !Une personalisht nuk bej me faj as Pirro Dhimen nese do te kishte luajtur per Greqine dhe do te shmangte deklaratat antishqiptare.Dhe te mendosh qe Pirron e beri sportist Shqiperia dhe i detyrohej. Po keta shqiptare te kosoves shumica e te cileve ose kane lindur ne Zvicer,ose kane shkuar atje 2-3 vjecare,c'borxh i kane Shqiperise?

Nuk na ngelet vetem te flakim veladonin nacionalist te tipit te Kreshnik Spahiut dhe te krenohemi me ata djem me gjak shqiptar.

Z NEZHA , per cfare sakrifice e ke fjalen, do te benin ndonje sakrifice po te vishnin fanelen e kombetares ?! se nuk e kuptova

Sigurisht qe eshte sakrifice te luash me kombetaren shqiptare,nderkohe qe ke mundesine te zgjedhesh.Qe te heqesh dore nga te ardhurat me te mira,pra nga te qenit me i paguar dhe te zgjedhesh te luash per Atdheun,a nuk te duket sakrifice?kujton se te tjeret qe luajne per Shqiperine kane patur oferta te tilla dhe i kane refuzuar?Jo!Ata luajne per Shqiperine jo per shkak te patriotizmit,por per shkak te pamundesise per te qene diku tjeter.Besoj u kuptuam.

Varet se cfare kuptoni ju me tradhetine. Psh, te jesh i martuar dhe njekohesisht ta lush bishtin me nje tjeter quhet tradheti; te jesh kryeminister dhe te firmosesh traktate/mareveshje qe cenojne integritetin e vendit si saliu me detin Jon eshte dhe kjo tradheti. Tani, keta djem jane rritur ne Zvicer, kane nenshtetesi Ziceriane, me shume gjasa edhe prinderit e tyre, ndersa e vetmja gje qe i lidh me vendet shqipefolese eshte se prinderit kane origjinen nga Shqiperia apo Kosova. E cfare tradhetie eshte kjo? Tradheti do te ishte sikur te lenin shtetesine Zviceriane dhe te mernin ate Shqipetare, nderkohe qe jane rritur, shkolluar dhe stervitur nga shteti Zvicerian.

Pastaj ne fund te fundit si ka thene krimineli sali? - Shqiperia eshte si nje Zvicer por me det.

une mendoj qe ju planetopolitet te krenoheni me jusein bold-in !  c'te keqe ka!!(pasi te keni flakur veladonin nacionalist gjithmone)

O "shqiptar"!Po a e kupton se je me pak shqiptar se sa shitesh?Do te doja te te shihja se si do te futeshe ne vrimen e miut nese plas lufta.Ky eshte nacionalizmi jot dhe i Nikut!Ju kini deshire te hidhni te tjeret ne lufte ,po vete nuk dukeni gjekundi.Eee,s'kini faj.Te vret lufta,larg qofte!!!

ju ,miqte e fazllicit dhe bollanos tju hedhim ne lufte??  mos e dhente zoti!  juve e shumta qe ju lejohet eshte te vrisni ndonje shqiptar .  apo jo?

smiley

 

Simbas hymnit tone, jo vetem qi jane tradhëtorë, por nuk jan as burra. Dhe kjo vlla, kjo eshte e rende.

''Dhe kjo vlla, kjo eshte e rende.

dhe ne kesaj, or tungjatjeta, i themi spekullim!!      (ktu ka tradhti burra.smiley)

vete the qe gjithe ekipazhi e donte.

ps. ika smiley

hem, me keta do ta beni Shqiperine...

po pse ike kaq shpejt?smiley

Patjetër që jo, është shqipëria që i tradhtoj ato që kur morën rrugën për në Zvicër.

Jo tradhtarë nuk janë, por HERONJ. Duhet të iknin këta që të merrej vesh se federata nuk menaxhohet si të jetë feud mesjetar. Apo nuk e kanë marrë vesh shumica akoma? 

 

TRADHTARE. Zoti Kreshnik Spahiu bashke me ekipin e tij te juristeve ka nisur pergatitjen e dosjeve per secilin nga keta lojtare. Per Shaqirin, qe shenoi dhe gol, do te vendoset per burgim te perjetshem. Procedurat e ekstradimit do te nisin te nesermen e dites qe AK-ja do te vije ne pushtet.

Jo.

Jane te formuar dhe ndonjeri i lindur ne Zvicer. Nuk e mohojne vendin e tyre dhe nuk perkedhelin stemen duke thene "Per Greqine" si Pirro Dhima.

Do t’i këndoj të dy himnet”, thotë ylli i Bajernit të Mynihut. “Është shumë emocionale. Për çudi, duket sikur ne luajmë në transfertë dhe Shqipëria në shtëpinë e saj.

P.S. Leksione atdhedashurie nga bq greke 15 Eurosh sherbimi nuk pranohen.

o 55-ca, ikni e kendoni internacionalen ,se nuk jini per keto gjera ju.

dhe thoni ndonje llaf me mendjen tuaj, se nuk u be kiametismiley.  tani duhet te fleje fahriusmiley

jo ti shoku, jo ti. tjeter... smiley

tung

Fariun nuk e ze kur gjumi ...vetem dremit , gerhin dhe pjerdh , po dhe atehere nuk kuptohet sepse nuk i dallohen syte nga mollzat e dhjamura smiley Nga shoku Fari kemi dhe Intervista te lloit babasqapshe : Me mire Lope ne Zvicer se ne rob ne Shqiperi smiley
Po kur ke dhe zanat ne Zvicer si futbollist ? Do presim cfare Intervistash do bjere se keto me urra patrioter nuk ngjisin .

Une parashoh edhe nje strategji tjeter te babasqapit .Sa here te kemi ndeshje te tilla le te shkoje ne stadium me ate cifteliasin dhe te nxise skuadren per fitorje te raja !

Ndonje mendim si Futboll ka nga speciHaleistet e vuvuzelerise patriotike !

jo.

dhe me vjen per te vjelle me `patriotizmin` shqiptar doja te shtoja.

Pse te vjen per te vjelle? Se nuk je e qarte.

Ne kemi patriotizmin me te dobet ne Ballkan dhe ne Europe!

femrat nuk jane prej natyre patriote. par default te huajt i duan me shume nga vendasit. 

Pa patriotizem Shqiperia me Shqiptaret nuk do te egzistonte, do ishim duke fole Turqisht, Greqisht apo ndonje nga gjuhet sllave te ketyre te ballkanit.

Femrat kane patriotizem me shumice, se ke shume femra ne evrope qe jane neper politike dhe jane patriote. Dhe ne jeten e perditshme femrat greke dhe serbe jane shume-me-shume patriote se femrat Shqiptare, nuk po marr shembuj te tjere.

Sa per dashje qe thua ti, dihet qe femrat Shqiptare mbi vlersojne te huajt, dhe nen vlersojne Shqiptaret.

Po xheli, xheli kacurreli c'mendon?

po lerini djemte te luajne futboll se na hapet barkun me keto muhabete..

Jo vetem tradhtare por atyre duhet t'i ndalohet hyrja ne Shqiperi si persona te padeshiruar. Nuk kane vend ata ne Zvicren e Ballkanit. Le te mbajne ate Zvicren malore ku ha njeriu njeriun.

ne syrgjyn!

ne syrgjyn!

ti thuni faleminderit qe s'na zgerlaqen 7-0....ne ishim s'ka me keq. vetem nja 4 veta lujten i cik mir. roshi,hyka, agalliu/agolli, dhe ai 17 se nuk e maj men. pjesa  tjeter e ekipit duhen hedh ne plera.

Absolutisht jo.  

Historia e tyre se pari eshte e komplikuar dhe nuk mund te merren te gjithe ne bllok.  Behrami me sa di, e ka refuzuar ftesen per ne kombetare.  Historia e Xhakes ka versionin e tij dhe familjes se tij, si dhe versionin e federates.  Shaqiri me sa duket s'ka marre asnje thirrje nga federata jone. Nga intervista e djeshme qe dhane, Xhaka dhe Shaqiri per mua spikaten per sinqeritetin e tyre.   E bene te qarte se jane shqiptare dhe ndihen krenare per kete, si dhe thane qe ishte e veshtire per ta te luanin kunder Shqiperise.  Treguan klas dhe permbajtje duke mos reaguar negativisht asnjehere, pavaresisht sharjeve e sulmeve te tjera verbale drejtuar kunder tyre.  Pastaj Xhaken e pane te gjithe se si e fali nje gol te sigurte para portes shqiptare.

Duhet organizuar një celulë, me nja shtatë a tetë djem të fortë e trima për të bërë ca spastrime në radhët e këtyre "zviceranëve". Dmth një si tip "skuadre elitë' si ajo që krijoi Izraeli për të hequr qafe organizatorët e Shtatorit të Zi në vitet '70.

 

si nuk i vajti ndermend njeriu ,qe me ndihmen e sorrosit ,te mblidheshin kozmopolitet shqiptare e te shkonin ne zvicer me fotografite e behramit ne dore.

pa le te goli i shaqirit cdo behej!   do puthnin edhe ndonje zviceriane me ate rastsmiley.

po ai njohesi i historise shqiptare shmuti, e pa ndeshjen? se mund te nxjerre ndonje variant interesant ne lidhje me ata cunat qe luajten per zvicren.  ndoshta u ka care topin ndonje ''shqiptar'' kur kane qene te vegjel,,,

Po si nuk jane tradhetare. Jane tradhetare edhe te medhenj fort biles. A nuk i thame edhe Pirro Dhimes tradhetar. A nuk i beme vjershe

Neve jemi shqipetare,

Pirro Dhima eshte tradhtar.

 

Tani vjersha per kosovaret behet kollaj fare.

Neve jemi shqipetare,

kosovaret jane tradhetare

 

hajde shpellare hajde

Po, tradhtare jane.

U duhet bere fleterrufe ne mes te qytetit dhe t'u internohen familjet.

Jo vetem qe s'jane tradhtare, por jane shpresa e vetme qe te shohim shqiptare te luajne ne Brazil...pastaj edhe Zvicra fanellen e kuqe e ka. smiley
Kur s'ke pulen, tha...

Zvicra u dha konak e jatak , I rriti e seliti , I beri keta qe jane.djemte Kane te drejte te bejne duvane e saj.

po edhe turku i dha konak e jatak smailit.

po arnuti i pabes nuk beri duvane e tyre.

jazek

EDHE ISMAILI UA BERI DUVANE TURQVE NJA 60 VJET,E NE TE NGRYSUR U KUJTUA QE DUHEJ BERE SHQIPERIA....!

Poshte tradhtaret,rro fte sa malet shoku Enver.

Nqs. keta futbolliste jane tradhetare, atehere tradhetare jane edhe qindra mijra shqiptaret e tjere qe jetojne dhe punojne jashte Shqiperise dhe trojeve shqiptare.

S'ka pike lidhje kjo qe thu Ols.

Askush nuk po i thote atyre qe te lejne punen (klubet) e jeten e tyre e te vijne te luajne ne kampionatin shqiptar qe te kenaqen tifozet ne Shqiperi me sport cilesor. Futbolli i klubeve eshte biznes dhe lojtaret luajne atje ku i intereson me shume (me ca perjashtime si Del Piero, Totti, Maldini, Baresi, Puyol, etj) Kurse ceshtja e ekipeve kombtare eshte gje krejt tjeter. Nese thu qe je shqiptar kombtarja jote mund te jete vetem nje. 

Dhe ky fenomen eshte shume me i gjere se sa keta te 5, apo sportistet e tjere shqiptare qe perfaqesojnevende te tjera. Ky eshte berenje fenomen qesharak ku asnje kombtare europiane (me perjashtim te spanjollve) nuk eshte me e tille, po thjesht nje klub me flamur kombtar. Disa kombtare biles keqperdoren per te tregu se sa tolerante jane me emigrantet por ne realitet shume vende i shkelin me kembe.

Edhe mos u tallni me veten duke deklaru qe keta qekan shembulli i suksesit te shqiptarve ne Zvicerr apo i integrimit te tyre. Integrimi i tyre behet kur te jene pjese e vendimmarrjes politike, te pakten lokale, e jo duke i marre ne kombtaren e futbollit se femijet zvicerriane preferojne te bejne shkolla te mira per te siguru jeten e te mos e lujne jeten ne lloton e futbollit me koeficient 1/10000

Sa per info nje nga keta te 5-te ka kerku edhe nenshtetesine shqiptare dhe i eshte edhe te jatit se ai ishte minoren, dhe si perfundim lu me Zvicrren. Kjo pervecse tradhti eshte edhe tallje.

Edhe nje keshille per ca euro-atllantiko-integrues ketu. Jepini fjalve kuptimin qe kane sipas kontekstit. Ne futboll kjo e ktyne quhet tradhti. Ne dashni, kur dashnori(ja) shko me nje tjeter. Ne lufte kur kalon me armikun.

Ne futboll shahen ne stadium e neper forume na dy dite e myllet me kaq.

Ne dashni, te le tjetri(ra) po edhe te vret ne ca raste.

Ne lufte tradhtari kerkohet te vritet me siguri.

Nqs ju nuk e kuptoni diferencen e "ngjyrave" ne kete mes ky nuk o faji jone por i juaji.

Mua s'me beri shume sens kjo qe the. Me shume mllef se sa arsyetim llogjik. 

Pse s'flet per mekanizmat oktapodian tek federata e futbollit? Apo do merrnin shpaten ne dore si Skenderbeu dhe keta?

Dora te shkrujta nje pergjigje te gjate po mu fshi.

Rilexoje edhe nje here dhe me thuj pastaj se kur paskan deklaru keta se nuk lujne me Shqiperine se ka probleme federata. Shif edhe shembujt e futbollisteve afrikane qe here pas here refuzojne te lujne me kombtaret nese nuk zgjidhen problemet e federatave respektive. Por ama nuk shkojne te lujne me kombtaret e tjera.

Tani kemi dy alternativa o do ta qujme Canen hero-budalla (po ashtu edhe Hasin, Mavrajn, Strakoshen e shume te tjere) ose do qujme keta tradhtare. 

Po nese e di a me thu pak se ku ka lind Drogba? Po Messi e Eto ku u bene futbollista? 

Sa ishin shancet per Francen per te fitu boterorin (sidomos me Drogba apo Eto) dhe sa ishin per Bregun e Fildishte apo Kamerunin? Po keta jo vetem qe lujne per venin e tyre po edhe e mbajne mbi supe kombtaren e vet. Biles bejne edhe investime ne infrastrukture per te rinjte. Me vrafshin mu per derr po pati bo gjone me te vogel Bregu i Fildishte per Drogba kur ky jetote ne getot rrotull Parisit.

 

canes dhe atyre te tjereve nuk u eshte bere asnjehere ftesa, per ne kombetaret respektive, nga vendet ku jetojne. gjithashtu kane zgjedhur kombetaren shqiptare, jo per patriotizem por per interesa te tyre te karieres. nje lojtar internacional ka vlere rreth 20% me te larte ne tregun e futbollit sesa nje lojtar qe nuk eshte i tille.

po te ishte cana, ose te tjeret, patriot i vertete, nuk e merrte as nacionalitetin francez. 

Isha mbreme ne stadium. Tifozet shqiptar nuk e kuptojn se cka thone. Gjate ndeshjes degjohej vazhdimisht: valon maxhupi. Etj. Fishkellimat ok. Jane pjese e lojes. Po thirjet raciste ama! Sa per çunat qe luajne per Zvicren. Jane zvicerian me prejardhje nga Kosova e Maqedonia. Me nje fjale veç spermes nuk kane gje nga bota shqiptare. Te gjitha te tjerat Zvicra ua ka dhene.

Per mua nuk jane tradhetar,per tju pergjigjur pyetjes siper.

Me vjen keq qe te kundershtoj, por Zvicra nuk i ka dhene asgje. Deri para 5 vjetesh i kane trajtuar si qen. Lexo intervisten e Babait te Behram-it tek Blick am Abend. Dhe prape ai dhe e bija tha se do te valevitin flamurin zvicerian.  Kjo tregon shume per mentalitetin e tyre.

Zvicra eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk te jep asgje, por vetem te mer. Po fillove ti maresh ketij shteti te con ne shtepi. Secili ketu ja ka bere vete vendin vetes. Bile nuk ka vend tjeter ne bote ku shqiptaret te urrehen aq shume (me perjashtim te Serbise). Mjafton te lexosh gazetat zviceriane ku shqipetaret trajtohen si qytetare te dores se dyte. Ne institutin ku jam une  pasi te pyesin nga je ata qe nuk te njohin dhe ju thua se je nga Shqiperia te shofin si UFO dhe te thone qe nuk ngjake me shqiptar. Sikur te jene Shqiptaret specie dhe jo popull me njerez si gjithe te tjeret. 

Te 5 lojtareve ja befte zoti mbare, por te gjitha arritjet i kane nga vetja dhe jo nga Zvicra. Zvicerianet ishin ata qe pasi Rakitic vendosi qe te luaje me Kroacine i benin telefonata prinderve te tyre dhe i thoshin qe do ti vrasin. Jane po keta Zviceriane qe lojtaret si Pajtim Kasami kur bejne ndonje gol dhe bejne shqiponjen shkruajne nje jave te tere  per te. Keta te lyejne vetem kur ta kane nevojen.  

Per mua te 5 lojtaret jane lojtare shume te mire dhe eshte zgjedhja e tyre per cilin ekip do luajne. Ketu nuk behet as fjale per parate qe fitojne sepse nga kombtarja zviceriane nuk fitojne pothuajse asgje, por fitojne nga klubet. Eshte zgjedhja e tyre per ke luajne dhe nuk dua te degjoj qe nuk kishin zgjidhje tjeter. Une me kete thenie e kam problemin. Behrami ne interviste me Digitalb tha qe "Une i njoh kush jane ata dhe me cfare meren. Ne po ngrejme emrin e shqipetareve ketu". Ketu e kam edhe une hallin qe nuk i ngrihet emri shqiptareve sepse luan me kombetaren zviceriane sepse zvicerianet as qe e dine se ka shqiptare nga trevat si shqiperia, kosova, maqedonia ose mali i zi dhe mbi te gjitha na urrejne nga thellesia e zemres (me shume pak perjashtime).  

 

Emil, une e kisha ne kuptimin qe ne Zvicer kane lindur dhe jane formuar. Se po te ishin ne Shqiperi Kosove e Maqedoni asgje nuk do arrinin - me shume gjase. Sepse suksesi eshte normal qe eshte me shume fale punes se tyre, por ka edhe shume rendesi ne cfare kushtesh punon. Per pjesen tjeter jam plotesisht dakord. Per paçavuren Blick am Abend dhe Blick ne pergjithesi kam degjuar se jane ca djathtiste perzier me ca serbe qe vetem kerkojne momentin te shkruajne kunder shqiptareve.

P.s: falje per gabimet e mundshme se isha nga celulari.

Ben te jape te drejte per shume gjera. Ndoshta pa infrastrukturen ne Zvicer ata nuk do te ishin ata lojtare qe jane sot. Por gjithashtu nga mundesite qe u afrohen shqiptareve ketu kjo ishte e vetmja qe ata mund te benin (Statusi nuk ja lejonte te benin dicka tjeter. Edhe kjo eshte Zvicra. Gazeta kur pershkruante familjet e tyre i cilesonte si shume te varfera dhe se vetem kur ata u bene te shquar erdhen pak ne gjendje megjithese kane mbi 15 vjet ketu. Ishte aftesia e tyre qe ariten kete dite se perndryshe kete fat do ta kishin edhe baballaret e tyre, po te ishte nga Zvicra).

Ben te keshilloj ta lexosh kete artikull per te theksuar ate qe dua te them.

http://www.spiegel.de/schulspiegel/unerwuenscht-brueder-sadinam-kaempften-sich-als-fluechtlinge-an-elite-uni-a-855234.html

behet fjale per 3 vellezer iraniane qe kane shkuar me familjen ne vitin 1996 ne Gjermani dhe si i kane trajtuar para se te mernin pashaporten. Sapo moren pashaporten politikanet i trajtuan si shembujt me te mire te integracionit. Fjalet e tyre ne fund jane shume domethenese. Keshtu eshte edhe puna e lojtareve shqiptare ne Zvicer. Ndryshimi eshte qe keta lojtare nuk shprehen dhe jane aq te sinqerte sac jane vellezerit iraniane.

Po te jap nje shembull tjeter te vajzes shkodrane nga Zyrihu (Anxhela Martini) qe megjithese ka pasaportat e te dyja vendeve e cau rrugen e vet nga oferta shqiptare se ne Zvicer as ne konkurs bukurie nuk e pekrahen. Tani qe u be e famshme (me shume se Linda Fäh qe fitoi konkursin) e nxjerrin ne faqe te pare dhe e cilesojne si zvicerianen (femer) me te famshme te kohes. Me kete dua te te them se megjithese u rit ne Zvicer famen e fitoj me mundesite qe i dha Shqiperia.

Une nuk them se jane tradhtar dhe kete nuk mund ta them kure. Por kur ata luajne kunder kombetares time dhe bile me shenojne edhe gol, ky fakt nuk duhet te me gezoj dhe duhet ti vleresoj patjeter ata si lojtare shqiptare. Zgjedhja e tyre per kombetaren zviceriane nuk ishte e detyruar. Kjo zgjedhje nuk u sjell as fitime monetare. Pra une nuk kam pse te mburrem me ta. Nje Zvicerian po.

Shvejk mirë thotë Tropi do bësh ndonjë studim! Pse askush s'ka pyet deri më sot se a është tradhti firmosja e paktit të kufujve detarë ? A është tradhti vjedhja e votave e ndryshimi i rezultatit ? A është tradhti vjedhja e shpërdorimi i pasurive kombëtare ? etj etj Pyetja është acaruese. -Përgjegjës për sjelljen e tifozave janë deklaratat e papërgjegjshme të Armand Dukës dhe Aleancës KZ

Dalim tek sporti në përgjithsi:

A është tradhti sabotimi i ekipeve sportive ? A është tradhti shitja e ndeshjeve të kombëtares ? A është tradhti mos finanacimi i sportit në përgjithsi? Shqipëria kishte disa sportistë e dhjetra zyrtarë në Lojrat Olimpike  dhe ishuj me 20000 banorë kishin më shumë. A quhet tradhti kjo ndaj vlerave të kombit ?

Sportin shqiptar e ka tradhtuar me kohë pushteti dhe shteti shqiptar.

Me qindra është rasti i sportistëve të huaj që natyralizohen në ekipe të vendit natyralizues dhe disa mendokan se qenka tradhti . Përderisa janë natyralizuar dhe natyralizimi nuk quhet tradhti (se kështu dalim me miliona tradhtarë ) ata kanë të njënjtin detyrim për përfaqsim dhe ndaj vendit natyralizues (lene sikur të jenë të lindur aty)

Ne duhet të ndjehemi të kënaqur e të vlersuar që gjysma e ekipit Zvicerian përbëhet nga të rinj shqiptarë , që e shpallin dhe e mbrojnë prejardhjen e tyre . Ata i japin emër shqiprisë e shqiptarve më shumë se 1000000 Armado duka apo 100 parti AKZ apo 1000000 tifozë surragato si ato që shanin djemtë e talentuar shqiptarë që luanin për ekipin e Zvicrës.

Më shumë për kta djem më ka ardhur keq që të ndrojtur e fajsonin veten deri sa dhe rastet për gol i humbnin.

Nacionalizëm sportiv jo vetëm bajat por dhe i turpshëm.

Sikur shqiptarët të mendonin si një pjesë e tifozave për tradhtarët e vërtetë  të kombit nuk do ishim në kte derexhe si komb e si shtet.

I uroj përparime më të mëdha ktyre djemve  futbollsistë.

fjala shqipe me e pershtatshme eshte TE SHITUR, jo tradhetare. 

ngaqe ata luajne per zvicren thjesht per interesat e tyre vetiake (letra per familjaret, para me shume, kariere me te mire sportive, etj), dhe jo me ja fut vendit te tyre te origjines. sikur mos te kishim pas rastin te luanin ne nje grup me zvicren as njeriut nuk do t'i binte ne mendje te merrej me ta. perkundrazi do te na nderonin ndoshta arritjet e tyre te larta sportive edhe pse individuale, ngaqe ata nuk e mohojne te qenit shqiptare. 

po ta shohim kete pune me holle, them qe nje person i cili e ndjen realisht veten te huaj, ben gabim kur perfaqeson shtetin ku jeton, sigurisht ne plan kombetar. sviceranet nuk i kane per zemer shqiptaret e atjeshem (nga kafeneja bile i perzejne po ta dine qe jane shqiptare, po te flasin shqip mnjf) dhe besoj se vetem po te jene qorra ose fare budallenj keta shqiptaret e kosoves duhet ta vene re kaq gje. nga ky fakt ata nuk duhet ta perfaqesonin zvicren, them.

 

Kur te rritesh behu futbollist e na ndero vatanin . Deri atehere mos I gjyko te tjeret per zgjedhjet e tyre.

Bravo i qofte atyre cunave qe luajten per Zvicren dhe qe shenuan gol. Me shume duhet te kishin shenuar.

Shqiperia i ka tradhetuar ata dhe ne te tjeret qe jemi ketej ne mergim.

Keta pseudo - patriotet dhe pseudo - intelektualet neper forume po behen teper patetike. 

Dhe shyqyr qe nuk isha ne stadium se do me vinte turp te isha i te njejti nacionaliteti me ata plehra raciste.

-----

Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere...(FK)

T'a marr vesh tan' bota m'ar se At' Gjergj Fishta s'asht ma shqiptar....(At' Gj F)

dava legenash mer burre, nacionalistet me fjale, vete jane rob qe s'vlejne dy leke. jo tifozet sepse tifozet tek e fundit tifoze jane e ate pune kane do bejne te veten, po kur lexoj shkrimet e ca gazetareve , gjoja nje nivel me i larte se tifozet,  per kete pune apo pislliqet e dukes , thu me vete si ka mundesi qe ka kaq plehra, ose me sakte, s'paskan te mbaruar plehrat ne kete vend mer jahuu!

po e kane si shfryrje dufit mduke,  ne mungese te plote trurit,  dhe si pasoje e semundjes profesionale gazetareske-analiste pa llogjike,  sic eshte pjesa me e madhe e tyre.

e ke vene re si e ngrene ne piedestal  profesionin e gazetarit??  duke pare ca gazetare qe jane bere me leke( cupi, frangaj, nikolla, naimi, bo vaki harroj nonji) edhe te tjeret i jane turrur shtypit me qellim qe te behen te pasur duke u qorruar komplet  pra me nje fjale jane te semure.

pastaj perfundojne si toca ari duke shkrujt pislliqe e maskarelleqe neper gazeta e media gjoja per nacionalizmin e tyre bosh, pune legenash me nje fjale .

nacionalizmi i ketyre shkon fiks me shprehjen : nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!

 

Nje gje vetem nuk kuptova, me fal, Kush nga ata palacot qe permend me siper ka lidhje me Nacionalizmin !?

Sa per gazetaret Sportive ka nje konflikt disa vjecar me Federaten, pasi ata ne masen 90% duan nje trajner shqiptar, por nuk eshte se e duan trajnerin Shqiptar per arsye"Patriotike" te garantoj qe jo. Gazetaret duan nje trajner Shqiptar sepse tek ai mund te bejne presion me kollaj mund te nderhyjne , mund te perfitojne, mund te promovojne ndonje lojtar te ri per kombetaren etj etj mesa duket Trajneret e huaj qe ka sjelle Duka nuk u fershellejne shume ...dhe ata si nje lukuni qensh mezi presin qe Kombetares ti shkase kemba qe te hidhen dhe te shqyejne prene e tyre ..Jane bere vertet te peshtire

gazetaret sportiv jane kryesisht shakohoxha manushi e noi tjeter, me vjen keq se e po e them hapur por keta jane gjysmak nga trute or lum miku 

pjesa tjeter jane si tuhaf .  ose debiele nga trute . 

ta them vertet sdi te them a ka  noi rob te hajrit ne gazetarine sportive. me mire eshte marina se keta

lere te mos flasim pastaj per specialistet e futbollit. . niveli eshte shume i ulet.  nje pellg i qelbur fare. 

tani mendo keta gazetare qe shkruajne per patriotizem e nacionalizem ne futboll. nje perziere e nacionalizmit ekstrem me sportin e futbollit . me vjen keq se jane me deficit nga trute . jane komplet patetik. 

tani ta le fare kete muhabet se mu shpif fare sporti.... me mire po lexoj gomarlliqet e goal.com  ku ronaldo do shitet per 200 milion lol 

 

Cne keto muhabete ti me 'rolandb'? Pse perfishini te gjithe nacionalostat ne kllapat fyerse? Fol mor per muhabetin e ketyre futbollistave, si e vlersoni ju te dy punen e tyre.

Sa per ate shprehjen, fjaline tende te fundit, nuk po e duroj me, vetem nga ndonje pseudo Shqiptar, tradhetar i bute, dhe nga ndonje mutiritare grek apo serb permendet ketu here pas here pa lidhje. Sipas teorise tende, te gjithe anglezet qenkan maskarenj - se jane shume me nacionalista dhe patriote se Shqiptaret.

Anti nacionalizmi eshte veti dhe streha e pare e legenave, maskarenjve, frikacakve, tradhetareve, minoritareve grek apo serb ne Shqiperi. Ku ne vendet e tyre te origjines keto mutiritare kerkojne me shume patritozem dhe nacionalizem, dhe qe kane shume here me shume nacionalizem se ne Shqiperi!

Po te pergjigjem ty me 'filani' vetem se te kam "patriot".

Do ta prisja kete komentin tend nga ndonje refugjat grek qe i eshte q... nena nga racismi grek dhe prandaj ka zhvilluar nje ndjenje nacionalizmi si reaksion dhe si mbrojtje, por jo nga nje njeri qe i ka rene fati te jetoje ne kete vend te civilizuar dhe te bekuar qe quhet United Kingdom. 

Me degjo pak te lutem:

Mua me vjen ndot kur degjoj qe ne Shqiperi te vrasin per nje stop te thyer makine, ku fodulleku dhe maskarallaku nuk ka te sosur, ku shoferi i taksise ne Tirane te thote mos e ve rripin e sigurimit dhe ku njerezit kane frike te kalojne rrugen ne vijat e bardha, ku ta keput llafin tjetri sikur ja ke per borxh, ku dembelleku eshte profesioni me i paguar, ku mjeket te lene te vdesesh po nuk i pagove, ku gjakesit vrasin femije dhe gjysha teksa ata punojne arren, ku pyjet shkaterrohen dhe plehrat hidhen nga kati i peste. Ku nacionalistet e AKZ ulerasin me te madhe se cfare gjuhe duhet t'u flasim femijeve tane te lindur ne Angli, dhe se me ke duhet te martohen vajzat,  por behen si pula kur vendi kolonizohet, vidhet e digjet.

Prandaj, miku im, At' Gjergj Fishta nuk do donte te ishte me shqiptar po te ishte sot.

Ata qe e duan vendin e tyre e kritikojne kur eshte per te kritikuar dhe e lavderojne kur eshte per te lavderuar. Maskarenjte behen nacionaliste se duan te fshehin maskarelleqet e tyre, jo se u dhimbset vendi i tyre.

 

Sigurisht qe nuk shtrohet ceshtja per Tradhti ne kuptimin qe duan ti japin autori i i pyetjes dhe nje pjese e lexuesve ... kjo besoj se eshte shume e qarte .Perdorja e nje fraze te tille kaq te rende nga autori  behet me qellim per te denigruar konceptin primar te saj.

Ka Shqiptar qe nuk ndihen me Shqiptar, ka pasur gjithmone jo vetem tani..ka njerez qe u vjen turp qe jane Shqiptar, gjithmone ka pasur plera te tilla, nuk u krijuan tani.

Autori perpiqet ti vendosi te gjithe futbollistet Shqiptare te Zvicres ne nje thes gje qe nuk eshte aspak e drejte dhe kuptohet se perse behet ...

NUK BEHET STAN ME LEPUJ

Me vjen keq per ata QORRA qe mendojne se kombetarja eshte e Dukes, me vjen keq qe ka shume pak gazetare sportive qe shkruajne me objektivitet, me vjen verte shume keq qe nuk degjova nje fjale te mire per lojen SHUME TE BUKUR qe zhvilluan cunat e Kombetares.

gjithe te mirat !

 

 

Te jemi te qarte njehere e mire,tha Redi Jupi,futbollistet shqiptare,kombtaren tone, e kane alternativen e fundit dhe vijne e luajn per te, vetem kur s'kane tjeter mundesi.

pjeter, si tu duk Hollanda me keta 'cunaket', jo keq e?   une vetem golat pashe, por lexova dje shtypin hollandes... pershtypja e pergjithshme ishte pozitive: djemte e rinj te v.Gaal imponuan me lojen e tyre..

smiley

fale teje dhe une golat pashe smiley m'u be qefei vecanerisht per te rinjte.ata "akademiket" ,nese s'kane interes te luajne, me mire te shohin punen e tyre ne klubet ku jane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).