A eshte korrekte te thuhet "a mundet evropa te mbijetoje" ? A nuk duhet te jete "a mund te mbijetoje evropa" ?

Kjo forma "mundet" nuk me tingellon mire ne kete kontekst.

Besoj se kjo forme e gegnishtes -munnesh djale me m'preke me dore, ani pse s'maj ere- eshte e papajtueshme me shqipen standart, dhe tradhton shkruesin, duke na zbuluar mungesa ne njohurite e tij mbi shqipen.

Dikush mund te mendoje qe mund t'i perdorim te dy format. Do t'i degjoja me qejf, ne pachin nge te pergjigjen.

 

* Premisën e diskutimit e gjeni këtu.

6 Komente

Kurse kjo forma "ne pachin nge te pergjigjen", ku fjala shqipe 'pacin' shkruhet me 'ch', nuk eshte as ne gegnisht, as ne toskerisht, por ne mrrokllisht. Flm paraprakisht.

Nivel Peshku i ulur ne "premise" mrroklle ku nje tip njeriu i dalluar per sharje e mallkime me sfond politik dhe i cili nuk mungon te hedhe edhe ndonje shashke krahinore ne kete pyetje qe i ka lindur vete ne koke (se c'pune ka gegnishtja ne kete mes, si edhe fjala 'tradhton' e hedhur aty me lart me dhelperi! Vec Mrroklla e di), ben finte me gjuhen, finte te tipit 'e lagu, s'e lagu bishtin rosaku'. Ose 'kali ne dere te hanit', si te doni.

Dhe sa per shprehjen ne fjale "a mundet Europa te mbijetoje" eshte fiks ashtu sic duhet te jete pasi forma e foljes "mundet" tregon nje vetereferim ('self-reference'). Pra, ideja eshte se Europa eshte ajo qe mundet ose jo ta nxjerre vete veten nga bataku. Ky kuptim humbet kur pyetja shtrohet "A mund te mbijetoje Europa", pasi ne kete rast forma e foljes "mund" sugjeron se ndihma, apo shpetimi, mund t'i vije Europes ngado, e jo thjesht nga vetja.

Keshtu mer Mrrokell. 

Meraku jem kur perdora pachin dhe jo pacin ishte qe mos ngaterrohet ne te shkrujtme nje folje e nerume e shqipes me nje organ po aq t'nerume te shqiptarkave.

Sa per te tjerat, mendoj se je gabim gjuhsisht. Por mos u kastigo fort. Nuk ishte gjuhsia ajo qe t'solli knej pari apo jo.

p.s. 

t'mos boje mo vaki kjo qe t'mdrejtohesh mu personalisht pa respekt. 

p.s. 

t'mos boje mo vaki kjo qe t'mdrejtohesh mu personalisht pa respekt.

smiley

Ky quhet ultimatum. Si cdo ultimatum tjeter, ky ka dy pjese. Pjesa e pare eshte shqetesimi. Pjesa tjeter eshte kercenimi.

Mrroklle, kercenimi eshte bosh. Nese ti mendon te kunderten... pa he njehere, me thuaj c'do besh nese te drejtohem pa respekt? E? Se dua ta degjoj prej teje.

Shqetesimin ta mirekuptoj. Ti kerkon respekt. Shume mire. Respekt du edhe une. Per ty e per te gjithe.

Te kam folur ashper kur lexova dicka qe kishe shkruar per Lubonjen tek nje teme tjeter para nja nje jave. Ato fjale qe kishe shkruar ti, fjale nuk m'i nxe goja, me irrituan fort. U nguta, Mrroklle, dhe te fola edhe une ty fort. Te kerkoj ndjese.

Me thuaj, Mrroklle, meqe jemi tek respekti si koncept, cfare respekti tregon ti kur shan Ramen mbare e mbrapsht (dhe kete po ta ve ne dukje nje jo i majte, e)? Po kur shan Lubonjen me nje fjale nga me te ultat qe mund te behet, tregon ndonje miresjellje ti aty? Po per sa i perket kesaj insinuates per geget qe ke bere tek ky postimi me lart, per c'respekt behet fjale ketu?

Megjithate, Mrroklle, le te shtojme respektin e te pakesojme te sharat e paragjykimet. Keshtu qe po kthehem e po jap vete shembullin tim: me fal, edhe njehere, e qofsh mire familjarisht.

 

Mundet. Ne konteksin e pyetjes sic edhe merluci e ka shpjeguar. Por mundet ka edhe kuptim tjeter, psh flamurtari mundet nga skenderbeu. Belul e di qe nuk je dakort se do thuash qe ju te korces i kishit krahet e ngrohta nga bodja.

Kur u mund Skenderbeu nga Flamurtari?!A mundet Skenderbeu te mundet nga Flamurtari?Jooo joo,kjo kurresesi nuk mundet te jete e mundur!

Aaa,dmth Flamurtari mundet nga Skenderbeu...me fal se e lezzova gabim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).