Sipas informacionit qe keni apo eksperiencave tuaja, nese dini emra universitetesh/kolegje (vetem ne Europe) qe e kryejne mesimdhenien ne gjuhen angleze, por qe ofrojne edhe ndihme financiare (financial aid), jeni te lutur t'i rekomandoni.  

40 Komente

Ke plot daje.

Ne Itali te japin ndihme financiare psh, por duhet te dish ta mbash. Dhe ka dhe programe ne gjuhen angleze, por varet cfare eshte scope i studimeve, dhe bursa duhet mbajtur me rezultate te mira ne shkolle pastaj.

Ne hollande po ashtu ka programe ndihme dhe shkolla pa fund me ndihme financiare. Struktura e financimit eshte vecmas, quhet nuffic.

Ne gjermani sjam e sigurt, por dhe atje ka si programe ne anglisht, si skema asistente. Plus ke DAAD qe jep bursa nga shqiperia , pasi ti e ke fituar shkollen.

Ke programet Erasmus qe ben kokrren e qejfit neper univ europiane, nje vit ketu , nje vit atje.

Britania e madhe pastaj eshte histori me vete, me e veshtire. Por dhe per atje psh british council jep bursa qe nga shqiperia.

po kto te fundit jane zakonisht per studime master e me lart

thanks Rrusho!

Ke programet Erasmus qe ben kokrren e qejfit neper univ europiane, nje vit ketu , nje vit atje.

Ruzhe,

Mos ja ngref kot menjen njerzve sepse me sa di une ti ke te drejte vetem nje semster ne 5 vjet ta kalosh me Erasmus , te pakten ketu ne Austri.

smiley

une jam plake ere, i kam maru shkollnat e mija.
po llafi qe bie.

une e di qe postgraduate studies me erasmus jane nji vit ketu , nji vit atje smiley

ne dy shtete dmth .

kur je bachelor exchange pastaj i have no idea.

le te flasin specialistet e fushes smiley

Bo waki.  Por un nuk e vej doren ne zjarr per kete se sic thu dhe ti le te flasin specialistet.

Erasmus ka qene andej nga vitet 90 me sa di une dhe pas Bolonjes sikur spo i ndigjohet mo zeri.

une jam plake ere, 

Për ti hudh hi syve Gjonit.smiley  Kuazi ka thënë ndryshe.

E ruzhe cilin te besoj tani ? e keshtu dalin rrenat smiley

jam plake per shkolle er burre, por rrokotelat m'punojne hala

megjithate , this is none of ur business.

kpusni qafen te dy tani, se m'late pa dreke smiley

smiley T'baft mirë !

Me druajtjen se mos jam jashtë teme, gjej rastin të vë në dieni komunitetin e peshqve se në Shqipëri, me vitin e ri akademik, plotësohet gjithë hapsira e emërtimeve të Universit. Me gëzim ju njoftoj se filluan regjistrimet në unversitetin "Hëna e Plotë", emër që, nga gjithësia, në mënyrë të padrejtë i mungonte dhe krijonte një zbrzëtirë në hapësirën tre dimensionale të kozmosit.

Me që rasti erdhi, duhet të dini edhe se universitetet jo publike do aplikojnë provime për kandidatët. Pyetja e parë që Universiteti me famë botrore "Kristal", do u drejtojë aplikantve do jetë: cili është kryeqyteti i vëndit tuaj?

Asnje nga universitetet italiane nuk ben pjese ne listen e 100 univeristeteve te para ne bote. Ai i Bolonjes rreshtohet ne vendin e 129 ne bote. Vendi me i mire sot eshte Anglia. Per mendimin tim edhe me i mire se USA.

E ke shume zor te futesh falas ketu, dhe nqs paguan, kane shume kerkesa dhe rreth/gati £9000 ne vit per nje BA kjo per vendasit ose per ata te EU's, ma merr mendja se do te jete me shtrenjte per ato studente jashte EU dhe per master.

Sistemi edukativ ne Angli ndryshon shume nga ai i SHBA'se. Ne Angli, fillon seleksionimi i lendeve qe ne moshen 16 vjeç, ku t'i zgjedh vetem 4 ose 5 lende, e ne baze te ketyre vendos degen universitare. Ndersa ne SHBA mer kredite per disa klasa qe realisht mund t'i konsiderosh qesharake, ketej jane me strikt. Eshte e pamundur qe te punosh dy pune, te studiosh full time, dhe te dalesh me nota te shkelqyera - ne SHBA kjo eshte e arritshme.

Qe te mos devijoj nga tema:  Kuazimodo, ketu ne MB ndihma financiare nuk funksionon me, edhe ato studente qe konsiderohen 'vendas' tashme duhet te marin hua nga shteti, dhe paguajne pasi te mbarojne shkollen e te fillojne pune. Universitetet japin bursa vazhdimisht, por per keto duhet te aplikosh, nuk mund t'i maresh automatikisht (dhe varen sipas universitetit).

Kuazo, 

Qe mos te grime sallate kot, jep degen dhe sojin e diplomes qe gjuhet. 

Per pas universitarin, nese strikt teknik dhe pa nevoje laboratoresh, une keshilloj sistemet online. 

Me kane caktuar nje detyre per te gjet universitete ne Europe qe te mesojne ne gjuhen angleze per te mare bachelor degree (3 deri ne 4 vjet) ne deget/fushat e inxhinjerise dhe shkencave. Une e di qe ka plot te tilla, por ndoshta ndonjeri nga ju ka dijeni me shume per ato universitete qe te ofrojne ndihme financiare qe ne vitin e pare per te perballuar sa me shume qe te jete e mundur shpenzimet e shkolles, te akomodimit etj. Kjo do te me lehtesonte per te filluar menjehere nga puna me aplikimet dhe dokumentacionin e nevojshem. Studentja potenciale, e cila vazhdon vitin e fundit te gjimnazit ne Shqiperi, ka mbrojtur gjuhen angleze me versionin CAE (klasifikuar tek 84 pike ose grada A) si dhe ka dhene edhe testin llogjik SAT. 

Sa e ka matematiken ne SAT? Do te keshilloja Univ ketej bregut per inxhinjeri.

630 pike. Po nuk me duhen universitete ne SHBA. Me ka urdheruar te kerkoj vetem ne europe.

Nese ka per plan vitin tjeter shkollor, dhe ka mundesi ta coje 760 e siper, ta mori prap them une. smiley SAT o karamele per nxenesit e shkollave te mesme shqiptare. Thjesht do praktike.

Bursa prestigjoze "Shell Centenary" ne Britanine e madhe dhe Hollande.

Studentet shqiptare qe jane te interesuar te bejne specializime ne UK ose Hollande , mund te gjejme informacione me te hollesishme tek faqja:

 http://www.shellscholar.org/?f

 

Studentet mund te zgjedhin universitetin dhe degen e specializimit dhe te gjitha shpenzimet jane te paguara. Eshte burse e posacme per studentet nga vendet ne zhvillim. Duhet qe aplikantet te kene patjeter vendbanimin ne Shqiperi per te perfituar bursen.

Kuazi,

Ta paskan fut fare me kete detyren e re ...te paskan degradu sherbys fare smiley

Po gjeke shkolle per gocen e shefit ? smiley

ps. Po deshe ndonje kimi apo biologji te rekomandoj TU Graz, Austri (ka nxjerr nja 7 nobelista ) nje nga unit me te forte ne evrope e bote qe sbo zhurme fare  365 euro pro semster dhe per jetes duhet ta paguash vete nja 1000 euro ne muaj.

 

Po e vertete Gjono, do perpiqem per gocen e shefit, por kerkesen apo urdherin ma ka dhone gruaja e shefit, nje femen e mushme dhe e bardhe. Kesisoj, nuk mund ta refuzoj, aq me teper qe me shtohen mundesite per ta informuar here pas here. lol.

thanks, por me cfare pashe, KUL-i i jepte mesimet/lendet ne gjuhen hollandeze (dutch) ndersa maastrich university qe kryesisht punonte me gjuhen angleze i kishte shume te larta pagesen e shkolles, ndersa mundesi aplikimi per financial aid sikur nuk pashe. smiley 

KUL ka dhe në gjuhën angleze ndoshta vetëm për master e specializime ?

jo i luvenit sjep gje...asnje nga te belgjikes........

te ndihmojne nese i regjistruar dhe vazhdon studimet ne nje universitet tjeter europian nepermejt te cilit mund te shkembehesh,pervec bursave per studime qe jep italia dhe qe te duhet ta mbash asnje vend tjeter nuk te jep.........

studente per vete kshu qe me ckam degjuar e ckam pare jam e sigurt qe ndihmat financiare snuk fare...po gjithsesi pyet te tjere se mso dine gje

Se pari shume mire qe fillon qe tani kerkimet. Eshte ne kohen e duhur.

psh ne hollande :

http://home.tudelft.nl/

http://www.utwente.nl/en/

http://www.tue.nl/en/

(dhe per ndihmen financiare http://www.nuffic.nl/en/scholarships)

Ne Itali vallai se di a ka bachelor ne anglisht, pervec Bocconi qe eshte shkolle me fokus biznesi, edhe pse ka ndonje program me fokus ne technology. Politecnico di Milano qe eshte very well ranked per Computer Engineering ka fillu vjet program anglisht, por per master. Per bachelor me duket se jo. 

Ke ne Suedi kte http://www.kth.se/en qe eshte hata fare. Se di vallai per burse, duhet me pyt.

Ne gjermani gjithashtu Politekniku i Mynhiut ka fillu mastera ne anglisht, por prape per bachelor se di .Si shkolle ka emer te madh mo. Karlsruhe qe eshte me i miri demek si univ teknik nuk di a ka programe ne anglisht.Ta shikoje : http://www.kit.edu/english/

Por shiko, i cike si zor qe programet e bachelor te jene serioze ne anglisht, hiq kto vendet nordike dhe hollanden. Ne masters ndryshon puna. Prandaj britania mudn te ishte versioni me i mire, por dreqin eshte shuuuume shtrenjte pike se pari, dhe pike se dyti sdi se si mund te kapesh ndihme financiare andej.

Gjynah qe Amerika is not an option

 

 

Ty te falemnderit per keto info. Do ti shoh me nge pak me vone. Aresyeja qe po kerkoj ne gjuhen angleze eshte sepse investimi osht bo qe osht bo dhe nga ana tjeter nese do te studjonte ta zeme ne nje universitet ne gjermani (ne gjuhen gjermane kuptohet) do te duhej te "humbiste" edhe nje vit te tere per gjuhen gjermane.

Amerika nuk eshte opsion sepse eshte shume larg (dhe per rjedhoje eshe me shtrenjt kostoja e rruges) qofte per te ardhur ne atdhe per pushime, qofte per te shkuar prinderit atje per ta pare ndonjehere, se helbete vajze osht.

Per mendimin tim harroje Italine, eliminoje si opsion komplet, vetem stres ka studenti ketu nga te gjitha anet. 

Personalisht do preferoja Suedine, Hollanden ose Gjermanine. Per momentin keto vende po ofrojne mundesi me te mira ne cdo drejtim...

+1 smiley

Kuazo, 

Bukuria e Uneve ketej eshte se ofrojne shume klasa on-line. Mund te besh simestra te tere nga shpaja.

Po AUBG e ke pare si mundesi? Afer eshte, anglisht eshte, ndonje ndihme mbase dhe e kap.

interesant ishte! do ta fus ne listen pergatitore, pasi i permbush kushtet : nuk eshte larg, mesohet ne anglisht si dhe mund te aplikosh per ndihme financiare per Only full-time degree-seeking students are eligible to receive financial aid - besoj se e ka fjalen per studentet qe duan te marin bachelor-in. thanks

kuazi, shif ke Google Search lol

smiley

njerez keto jane bursa qe jepen vetem ne raste sh specifike

nuk ka bursa per bachelor qe te te mbajne ata,ndihma te jepet por ti duhet mesa mbaj mend ta kthesh mbrapsh stiepse jepen ne forme huaje.....ste mban njeri se do te shkollohesh

ci doni univ e huaja, coje ne univ shqiptare, te te shofi perendija.Jane cik per ibret, por te pakten do kete justifikim per te ardhmen dhe ne to do mund te mesoje me mire ligjet qe mund te kene ndjeke mama dhe baba, ligjet e xhungles..

Univ perendimore pjellin vetem kanakare dhe debile... ja shif kopistat e perfshire ne qeverisje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).