Po shifja nje film 'Superbad' ne nje televizion ketu, dhe me beri pershtypje cilesia jashtezakonisht e keqe e perkthimit. Kishte me qindra gafa, po njera me ngeli ne mend: How tall? - About 5' 10" - u perkthye si '5 e 10 minuta'.

Me vjen inat qe s'mbajta ca shenime, por ishte e pabesueshme. Ju ka ngel ndonje keqperkthim ne mendje?

 

65 Komente

Mos u merzit. Mund te ishte dhe me keq. Cfare te besh? smiley

Me vjen inat qe s'mbajta ca shenime, por ishte e pabesueshme. Ju ka ngel ndonje keqperkthim ne mendje?

Po. Ka qene njoni qe perkthente "e mblodhi shkopin nga toka" ne vend te "e ngriti", me pretendimin se kshu thuhet ne fshatin e tij. smiley Puna eshte se ne ate vend, cdo njeri qe di nje gjuhe te huaj quhet perkthyes, qe eshte si te quash notar cdo njeri qe noton. Une akoma nuk di te kete nje shkolle te mirefillte perkthimi ne Shqiperi. Flas nje fakultet ku te mesosh ne rradhe te pare gramatiken e sintaksen e gjuhes shqipe (ato te suedishtes presupozohet se i ke mesuar diku tjeter smiley ) pastaj shkollat e perkthimit, teknikat e vecanta etj. Dhe te mendosh qe ne nje vend te vogel dhe me resorce te kufizuara si ky i yni, kjo duhet te ishte nga gjerat e para... pak a shume ajo qe bene japonezet ne fund te shekullit te 18 me kulturen perendimore.

kane nje rregull per 37 karaktere ne nje rrjesht.bashkuar kjo me mediokritetin e perkthyesve del puna mysybet.

Eshte e vertete qe shume perkthime lene shume per te deshiruar ne televizione dhe ne media ne pergjithesi.

Dhe kjo per mua ne pergjithesi jo nga mungesa e perkthyeseve profesioniste/te zote por nga te ashtuquajturit perkthyes (shpesh here emigrante ne vendet nga merret filmi). Nga keta dhe ata te ashtuquajtur perkthyes qe paguhen me kile ka sa te duash neper mediat shqiptare.

Perkthyesit e mire kushtojne ndersa keta me kile marrin maksimumi 500 Leke per faqe. Cfare pret nga leta KUALITET???!!!

Sa i perket shkollimit te perkthyeseve ne Shqiperi ka disa fakultete te Gjuheve te Huaja. Ne keto fakultete ka si lende sintakse shqipe, morfologji shqipe, letersi shqipe, analize teksti shqip dhe gjithashtu te njejtat lende per gjuhen e huaj qe po studion. ka teori perkthimi, teknika perkthimi, biles behen praktika simultant dhe interpreter.

Tani nese shkon ne fakultet per gjuhe te huaj pa njohur paraprakisht gjuhen meme, atehere kjo eshte fatkeqesi per vete studentin, sepse kjo eshte kohe e humbur per te dhe tregu i punes do ta skarcoje menjehere. them tregu i punes serioz dhe jo perkthimet pacavure apo perkthime te dokumenteve te makinave qe te ofrojne cdo noteri ne Shqiperi.

Ne Shqiperi duhet te formohet nje komision ne mbrojtje te gjuhes dhe te monitoroje te gjitha mediat. Ne rast se keta abuzojne me gjuhen shqipe standarde (ajo qe eshte tani, nuk perjashtoj ndryshimet konsesuale), atehere te gjobiten aq shume sa mos te punesojne palo redaktore apo perkthyes (emigrante), por te punesojne profesioniste te vertete.

 

Ke te drejte. E kisha harruar Gjuhet e Huaja. Thjesht sepse dikur ka qene vetem nje fole ku shkonin kryesisht kalamajte e Bllokut dhe nje pjese studentesh me medalje ngaqe ishte ven pllumash per te zene pune qe dilje jashte shtetit si perkthyes e deri ambasador. Nga ana tjeter mesimdhenia ishte thuajse ne nivelin e antikes dhe i vetmi kontakt me foles te gjuheve te tjera ishte nepermjet anetareve te grupeve marksiste-leniniste qe vinin te bisedonin me nxenesit per praktike. Shpresoj qe tani te kete ndryshuar ndjeshem. 

P.S. Gocat i kane pas yll. Jam martu vete me njonen prej tyne. smiley

Une e kisha fjalen per ata qe duan te studiojne dhe te punojne ne ate zanat, dmth. i kane mundesite nese duan ti mesojne teknikat e perkthimit.

Problemi qendron diku tjeter, sepse shume studente shkojne tek fakulteti i gjuheve te huaja, sepse nuk kane mundur te kapin piket tek ndonje fakultet tjeter. Nuk ka nje seleksionim paraprak nese i ka njohurite baze te gjuhes qe deshiron te studioje. Ne leksione kur shpjegon pedagogu ne gjuhe te huaj (psh. tek gjermanishtja) te garantoj qe minimumi 50% nuk e kuptojne fare se per cfare po flet, 30% e kuptojne gjysma-gjysma dhe jallah nese e kuptojne mire 20% tjeter. tek perqindjet jam treguar goxha bujar!

P.S. Gocat i kane akoma yll, por kane konkurrence te forte nga shkencat sociale (juridik, psikologji, pune sociale)

Problemi qendron diku tjeter, sepse shume studente shkojne tek fakulteti i gjuheve te huaja, sepse nuk kane mundur te kapin piket tek ndonje fakultet tjeter. Nuk ka nje seleksionim paraprak nese i ka njohurite baze te gjuhes qe deshiron te studioje.

 

une e shikoj i çeshtje tendence. nxenesit priren drejt... modes. jane te rralle ata qe vene me deshire tek gjuhet e huaja. qe e kane psh dege te pare, apo edhe te dyte. te tjeret, pastaj jane sic e thau ti. kane ngecur. 

seleksionimi do te sihte te behej me konkurs, por jo si konkursi qe bejne tek arkitetktura! jo ashtu. mire eshte pjesa e matures shteterore, por kesaj ti shtohej edhe nje "provim" nga vet fakulteti. per te seleksionuar ata qe e kane "fituar" ate dege dhe ata qe kane "ngecur" ne ate dege. 

tek p.s.-ja  jote shtoj edhe shkencat politike! 

Me seleksionim paraprak kete kisha ndermend. Nje provim/test nga vete fakulteti per te kuptuar nivelin e njohurive paraprake te gjuhes qe do studiohet. Tani ne njohim edhe persona qe kane mbaru gjuhet e huaja dhe s#dine me te pershendete ne ate gjuhe por te pakten keta nuk pretendojne qe jane perkthyes, ata thjesht kanwe pase nevoje/detyrim me marre nje diplomesmiley.

P.S. Gabim i imi qe nuk kam shkruajtur .... per deget e tjera si shkencat politike, filozofi ...smiley

Mos ia hidhni fajin fakultetit, sepse shumica e atyre qe perkthejne, nuk kane mbaruar gjuhet e huaja, por dicka tjeter. Cilesine e dikton tregu. Nese perkthyesi paguhet $30 per film, dhe duhet ta mbaroje per nje ore, natyrisht qe cilesia nuk del e mire.

 

Blete. Le ta kthejme ceshtjen ndryshe. Le te mos themi se cfare duhet per te arritur maksimalen, po cfare eshte te pakten minimalja. Une ketu fus njohurite gjuhesore, studim kritik te teorise se perkthimit dhe pastaj njohurite dhe praktiken ne gjuhen e huaj. Ose anasjelltas. Tani, ti keto mund ti mesosh keto edhe nga rruga, sic i mesojne ca gjeni (Njeh ti ndonje perkthyes gjeni? Nejse. Une jo.) ose nga edukimi akademik qe eshte edhe rruga me e thjeshte dhe me e mire do kishte thene Nard Ndoka.

Pastaj vijne extrat, talenti e di une cfare qe e bejne gjithnje e me te arrire punen e nje perkthyesi, qe sidoqofte ashtu si edhe ne paradoksin e Zenonit me Akilin dhe breshken, nuk e arrin kurre dot krijuesin. Gjithashtu perkthyesi profesionistet fillon e specializohet duke u ngulur jo vetem ne nje gjuhe, por edhe ne nje lloj te caktuar letersie qe e njeh me mire e nganjehere edhe vetem tek nje shkrimtar.  Dhe aty pastaj mund te bejme mrekullira si puna e Vrionit me Kadaren p.sh. Po kur perkthimet behen nga kacidhjare qe shikojne vetem si te bejne ndonje lek ne treg dhe sot perkthejne Shekspirin nga frengjishtja dhe neser Mamane e Zeqos nga sanskritishtja, vari hejbet kesaj pune. Nga ana profesionale dhe editoriale flas. Se ketu tek PPU-ja kam sjelle edhe une perkthime nga kinezcja sa te shqepesh.

Perkthimi ne TV pastaj eshte tjeter pune. Aty s'ka kohe njeri per trangulliqe, po te pyet sa fjale/minut shtyp ne kompjuter. Bile nganjehere as nuk i perkthejne me germa dhe marrin njerin qe ben voice over. Te trashe per burrat, te holle per grate.

Edhe nje gje tjeter, nuk mungon talenti, por mungon kontrolli. Nese perkthyesi nuk korrigjohet, nga do ta marre vesh gabimin?

Blete, e tregova nje histori andej matane, tek "leximi". Po kush te te korigjoje pa ! Ketu eshte kleçka. Te te kontrolloje nje qe s'njeh as autorin, as perkthyesin, as vete letersine ? E qe me nje diplome filoqyli, shkon duke me ecur me taka dhet centimshe, a thua se e ka çliruar vetem ?

Punet shkojne bashke : perkthyesi duhet te jete ne njefare niveli me autorin, e korigjuesi me perkthyesin. Dhe fundja, une e thashe troç : lerini budalliqet me redaktime se u bete gazi i botes. Ska bythe redaktori qe te kete te drejte te fuse duart ne stilin dhe menyren e fjalive. Ose perndryshe ke zgjedhur perkthyes te keq, dhe kjo nuk zgjidhet me nje plugim nga ana e redaktorit, por thjesht me kerkimin e nje perkthyesi te ri. C'kujton redaktori i famshem shqiptar, se do t'i jape mend edhe autorit, edhe perkthyesit ?

Pa le po, me e forta eshte na i rreshtojne nja 5 emra aty ne kapakun e brendshem te librit :

redaktoi, recensoi, korigjoi, grafika, e gomarlleqe. Ska 500 emra ne liber. Vetem dy persona kane te drejte autori mbi nje tekst, te njohur ligjerisht : autori, dhe perkthyesi. Dhe kur tjetri fut ne loje te drejten e autorit, ska bythe redaktori qe t'ia ndryshoje tekstin sepse kete s'e njeh kurrkush, e s'mban asnje pergjegjesi.

Shkurt, keto pune s'behen as me plenume koqepepesheje, as me forma edukimi ne simpoziume, por behen individualisht, artizançe. Ska diplome qe te ben ty perkthyes, nuk ka uzine perkthyesish. As kombinate, e as pulari. Ka pune, pune, pune. Djerse, deshtime, gezime, suksese, dyshime, lot, vetevrasje, gjithçka qe quhet jete.

Per te tjerat, fyellit te gjate te gjithe dine t'i bien.

Punet shkojne bashke : perkthyesi duhet te jete ne njefare niveli me autorin, e korigjuesi me perkthyesin.

Tani te kuptova pse

Ta sponsorizoj une nje vizite tek mjeku. smiley

Lene se me te nigjume i ka. Shife kur gafurret me "vetvrasje" pshemull. smiley 

Qenka rende vertet mer. smiley

Mire. Por druaj se s'ke kuptuar gje. Meqe ra fjala, di gje ti se ç'do te thote fjala "njëfarë" ? Na e çkoqit çiçke se mbase e rrokim te gjithe pastaj. OK, se keshtu thelbin e ke te mire.

Por kur mendoj qe perkthen dhe ti... Me autorin aty afer, pak fare ndryshim smiley

Si behet ai nishani per te vra veten ketu ?  smiley

Nuk te marr me seriozisht...

Mire, koth. E di pse me pelqen kjo koha e sotme mua ? Se ti si lexues nazeli, s'je i detyruar te lexosh perkthimet e Hurbinekut, por tak-fak ! shkon tek ato te Rrumçekut. Mos ta befte punen edhe ky, paf ! ia keput ne origjinal. Por asaj kohe ç'ti beje ! Kjo eshte ç'eshte. O do duroje ate tjetrin aty me nje ushtri 8 nentori nga prapa, ku kushdo qe kalonte, ia fuste nje ndryshim ndajfolje, o ska. Ku ka si demokracia, miku im.

Per te vra veten ? Oh, ja psh, ju do te ishit nder redaktoret me te dhjere ne bote. Se s'dini as te lexoni. Me kupton tani sa te drejte kam ?

Mire, mire, ja dhe adrenalinen na e rrite, ta leme tani, se kam ca pune ashtu. Shendet.

s'ka nevoje ta tjerrim kaq shume pse-ne. jepni ca shembuj ju lutem...

Po ti noshe pse lexon perkthimin ne shqip kur di anglisht vete?  smiley

apo thuaj na ka ngel fiksim qe ne kohet "e lashta".. Ndersa vete kur isha ne shqiperi po ju shjegoja njerezve ngjarjen ne film se gjysmat e fjalive nuk perkthehshin fare... fliste tjetra 1 ore dhe kta e permblidhin shkurt me dy llafe dhe nja ca pika si kto.... smiley

po te zene ekranin titrat ... 

gjeje kujt i thoshin 'kokoshi' ...

pules?

Tani po c'mitizoni Fakultetin e Gjuheve te Huaja! smiley Une nuk e di si eshte kjo shkolle tani ne vitet e demokracise, po ne komunizem, na dilte bytha venit t'u mesu ore. Po, po,po. Edhe kete po ma beni. smiley Ka bere ndonjeri nga ju mesim me Haderin, Kriston, e Bezhanin, per te permendur vetem disa prej tyre?

Kam bere une...dhe me Maksin me vone. smiley

Uh shyqyr qe me doli nji qe na e di hallin. Maksi qe na mesonte gjuhen figurative. smiley

Mua me ka dhene Letersine moderne amerikane. smiley
Me Maksin binim nga karrigia sa here thoshte fjali qe kishte "both", sepse e bente si tip "y"-je ate o-ne e shkrete... smiley

Ik o Gaia tani, tregoja ndonje tjetri ato smiley

Po kur mesonit anglisht me tekste "John is a poor negro worker..."

Po tani edhe qejf kemi bere, se mendje hapur njerez kemi qene, edhe nuk ishim peshkopa komplet. Po shkollen e kemi bere ama, e ke dokument ne shpi. smiley Kot nuk na u dhane mundesite me vone, jo per syte e bukra po per trunin dhe oret e tera mbi libra. smiley

I marrsh te ligat Johnit ti, se ai ishte ke shkolla e mesme. Po gjuhes se Shekspirit ca ti benim. Na merrni me shume modesti ju neve, po hajt mo.

Eh s'eshte shpata tha, po dora e skenderbeut qe e ben punen. smiley  Nejse mo, kur degjoj ca histori presorash dhe zyshash nga shkolla juaj, me ze gazi. Shoqet e tuja i tregojn...

Jo se nuk keni qene ylla, jo.

Eh mire, histori zyshash e presorash eshte teme me vete ajo, ato i tregojme ne konfidence. smiley Me i tregu ketu shko shume komente. Tallej trapi pa fund. Po ama noten ne dore ata e kishin edhe me mesu nuk kishe nga ta lujshe. Kam taku i here Uk Bucpapaj qe na jepte nje lende ne vit te 4t e se mbaj mend. Me tha, me ju nuk ishte shaka, duhej me qene serioz gjithe kohes, se ta shkundnit dyshemene nga kembet me ironi.

E di qe kam lexu ca perkthime te ketij Bucpapes dhe nuk me jane dukur keq? Poezi amerikane kryesisht. Nuk di nese i ke pare.

Uk Bucpapaj eshte nje njohes i shkelqyer i gjuhes dhe poezise angleze. Perkthyes nga ata "te rrallet", vetem qe ka nje problem te vogel "rakine"

Rakine, dembelizmin dhe poshtersine. Njeriu me plehre qe kam pare. Duhet te kete dhe probleme mendore.

Kur kam qene une ne fakultet, lenden e tij e kishim me iniciale ne orar. Asnjehere s'e morem vesh se c'ishin ato iniciale, sepse s'erdhi asnjehere te bente mesim. Te vetmen here qe erdhi, donte te na shiste nje liber qe i binte te ishte i lendes se tij per 50 mije leke, libri me i shtrenjte qe kishim degjuar ndonjehere, dhe kush s'e blinte nuk hynte ne provim. Kete e tha shkoqur fare. Dhe me e bukura, ai liber gjendej ne internet me 20 dollare. 

Rrinte gjithe diten ne lokal me nje shishe "Glina" te mbushur me raki dhe nje here u cua ne mes te lokalit plot me studente e me profesore dhe i futi duart nje gruaje rreth te dyzetave (pedagoge ose sekretare) qe s'ishte fare ne tavoline me te. 

Njeri me antipatik s'kam pare. As e marr mundimin te lexoj c'ka perkthyer. Shpresoj vetem te mos jete me ne universitet.

smiley

I paska dale emrin kot "filoqyl" sic duket.

C'na kujtove Maksin tani? Me ka bere ta urreja letersine amerikane thjesht per mesiin e tij monoton

ka pas kerkese llogarie; nga ana tjeter, tekstet kane qene per ibret. Dhe si perfundim, ka te beje dhe vete nxenesi. Zysha anglishte ka pas 2 psh te shkolla ime po njona ishte e hajrit. E mgjte. te dyja nga e njejta shkolle kishin dale...

Shume prej perkthyesve ne TV nuk kane mbaruar gjuhet e huaja, dhe nuk eshte fjala vetem per anglishten. Koha per te sjelle filmin e gatshem eshte e shkurter, ndonjehere perkthejne vetem me audio, titrat jane goxha problematike se te kufizojne shume...ndonjehere edhe gabon njeriu. smiley

Po, po, ne komunizem gjithçka ishte me mire : shkolla, puna, jeta, druret me te jeshilte, deti me blu, po edhe rere kishte plot, le pastaj agrume e fiq rrogozhine.

Sot ska asgje. Hiç fare. Studentet e sotem jane per te vene duart ne koke. Eh kur isha une... Sa mire, sa mire qe ishte. S'kishim batanije, por ama kishim vullnet. Ishim te rinj ahera, revolucionare te vertete. Ne zbor benim betimin "ne lufte per çeshtjen e partise e te atdheut, te jemi gati : gjith-mo-ne ga-ti !". Ehh, ku pyesnim ahera, kishim nje deshire, nje qellim... na vlonte gjaku.

Si e dinim ne gjuhen e huaj atehere, e mire o mire. Te na marrin te keqen sot ca emigrante qe shesin dengla. Esenshelli e mozheja çante bllokaden. Ku kishte bythe francezi te hahej me ate shokun tim qe flinte me mozhe poshte kokes. Po kur erdhen amerikanet e pare ne Shqiperi, e mbani mend ? U turperuan fare : filluam neve duke ua zgjedhuar foljet ne vend, ca te parregullta s'i dinin fare ato. Dhe ato gocat e kishave ia benin : uaaaa mami, çfare gjenish jane keta ! na kane vjedhur gjuhen qe prej 50 vjetesh dhe s'i kemi ndjere fare. Kohera te lavdishme thuaj... s'vijne me.

Nje mikesha ime qe ka mbaruar per anglisht ne kohen e dulles, me ka treguar se erdhi nje kohe qe Partia e kuptoi nevojen e mesimit te gjuhes se huaj me pedagoge te huaj.

Keshtu qe sollen tre kineze per tu mesuar pronounciation e anglishtes, you know, tuning, intonation etc. .

Dy prej tyre tha, s'i kuptonim fare cfare thoshin, kurse i treti, e fliste pak me mire, se e kishte mesuar anglishten nga nje kuzhinier rus ne Shanghai qe kishte punuar dikur per nja tre muaj ne ambasaden angleze ne Moske.

 

Cfare tornonte ai ne ambasade angleze? Grun e ambasadorit? smiley Sa i hajshit edhe ju rrenat e sigurimit kinez.

smiley

haha, ne jemi popull injorant. Vetem analizoni kete:

Mos u merzit. Mund te ishte dhe me keq. Cfare te besh?

nje popull qe mendon qe i meriton keto gjera, dhe qe i thote vetes "mos u merzit" ... ose "te shkojme ne kurbet" se sa te mundohemi te ndryshojme situaten! MOS, LARG qoft. Ne jemi evropia dhe nuk duhet te bejme zhurm sepse eshte turp, thjeshte "mos u merzit" - marigoja desh u helmos nga per hatrin e Botes.

Kjo eshte injorance 

Morali: shqipetar mos beni ze, thjeshte shkoni ne kafene, nga kafeneja ne shpi, nese nuk coni koken dhe nuk merziteni (pasi ka dhe me keq) do e kuptoni qe jetoni ne demokraci. Nese coni koke, do kutoni qe jetoni ne xhungel ku disa jane si tigra qe te shkyejne dhe disa jane si breshka (keto te fundit shihen si qyqeqar)

Hej e kam seriozisht, mos beni zhurme se do tju haj ndonje plumb, dhe tani duhet te beni me kujdes sepse e kuptuat qe nese - larg qoft - ju ndodh, se can trapin kush per ju. Pra, ka dhe me keq, prandaj mbani koken ulur, dhe mos ndryshoni rutinen "qytetareske" kafe-shtepi-kafe. 

Vetem televizionet e medha i kane te hajrit. Edhe mes tyre, top channel qe dallon per cilesi. Klani dhe vizioni prape bejne gabime. Por jo aq sa televizionet e vogla. Arsyeja e gabimeve shpesh eshte cmimi i lire i perkthimit, te cilin e pranojne vetem studente qe e bejne per here te pare dhe qe te bejne nje rroge ne fund te muajit duhet te perkthejne sa me shume, sa me shpejt, ndaj ia fusin ca t'u zere dora, dhe pronaret e trashe te televizioneve qe vene kusherinjte e tyre shefa e s'e kane idene e cilesise se s'dine te shkruajne per vete. vetem te tch qe ka edhe redaktim, edhe perkthim me perkthyes te mire, del puna sagllam.

Sa i perket mediave vizive dhe te shkruara po ju sjell nje shembull. I Metani (profesor tek Gjuhe-Letersi) po u jepte nje detyre kursi stundeteve ne analize teksti shqip, e cila konsistonte te gjeje 100 gabime (drejtshkrimore, ndarje fjalesh ne fund te rreshtit, etj) ne nje media te shkruar (gazete). U ngriten studentet, po jo presor jane shume, ku ti gjejme ne gjithe ato gabime. Ai nxorri nje gazete dhe tha- ju nevojitet vetem faqja nr. 2.

Sa i perket perkthimeve te mira TOP Chanel futet te ato media qe bejne pjese ne rrethin e 2-3 mediave me te mira ne Shqiperi, por qe ata bejne pune sagllam (sa i perket perkthimeve) ka vend per tu diskutuar.

 

 

Sa i perket perkthimeve te mira TOP Chanel futet te ato media qe bejne pjese ne rrethin e 2-3 mediave me te mira ne Shqiperi, por qe ata bejne pune sagllam (sa i perket perkthimeve) ka vend per tu diskutuar.

 

 

Per filmat, flas. Ato i kane mire. Mund te kene te meta si TV, por te filmat s'u kam kapur gabime perkthimi. Ndonje mungese presejeje a ndonje gje e tille dhe aq.

une e kisha tek pune "sagllam" = shume te mire

Une nuk jam perfekt, qe te vleresoj aftesine e perkthyesit apo tenden, por shpesh per mua shume fraza jane perkthyer gabim ose s'kane lidhje fare me ate qe thote aktori/ja. Ne anglisht jane goxha mire, por kur vjen puna tek ndonje film ne gjermanisht ....

Pune e  perkthimit ka pak relativitet ne brendesi, nuk eshte shkence ekzakte, se jo cdo perkthyes e perkthen si tjetri dhe prape ngelet perkthim i mire, biles shpesh nese i njejti perkthyes i kthehet te njejtit perkthim pas ca kohesh, nuk do kete perputhje 100% perkthimi i pare me te dytin.

ka filma gjermanisht topi?

rralle

mire ne tv se shpejt e shpejt hesapi,duhet nxjerre filmi,zaten syte rrine te pamja e titrat shkojne me vrap...po te behen gabime korrektimi ne romane 800 faqsh,qe nuk do rregullohen me sa te jete jeta eshte kaq bezdisese saa...

muzeu i pafajesise,sistematikisht emri i lagjes 'çukurxhuma' eshte shkruajtur 'çukurumxha' dhe plot gabime te tjera idiote.

nuku shkon kjo pune,jooo!

 

"you bet your ass it won't" - ve bast qe prapanica jote s'do e beje

Tmerr ! Kam pare disa perkthime te disa filmave online , qe me mire mos ta prish gojen.

nosh shih lajmet tek tvsh vetem nje here dhe perktheji ne anglisht cfare degjon... north korea live!  miracle of freedom..  smiley

 

 

 

Une mendoj se problemi perkthimeve varet nga prioritetet qe kane njerzit dhe nga niveli lexueseve.

Kur qellimi eshte te nxejresh sa me shume lek dhe sa me shpejt, duke e ditur njekohesisht qe 80% e popullsis nuk arrine as ti dallojn gabimet, biles nje pjese e mire as te kuptojn ate qe lexojn ose degjojne, ateher perse duhen perkthime te sakta?

Tani problemi me i madh akoma eshte qe edhe 80% e intelektualeve, profesorave, doktorave, studjueseve etj jane intelektual 'pe leshi' sepse as per te kopjuar nuk kopjon dot sic duhet, je me te krijojn, ndertojne ose zbulojn dicka vete.

puna eshte qe kto perkthyesat nuk dine gjuhen nga e cila perkthejne (gjithashtu, kam dyshim nese njohin shqipen aq sa duhet)....

Papergjegjshmeria duhet te shterngohet me ligj.Ata qe marrin persiper te te japin nje produkt per publikun,duhet dhe te garantojne nje cilesi te caktuar dhe kjo s'eshte me qef,por duhet te jete me detyrim.Ka institucione qe i paguajme per kte pune.Ne nje kanal te "tring"-ut,perkthimi vinte rreth 2' me vonese.Tjeter gje thuhej ,e tjeter shkruhej perfuni ekranit.Nga ana tjeter,ne nje kanal ne digitalb,zeri me figuren nuk jane ne sinkron me rreth 30".

Kur kujtoj perkthyes televizive si P.xhufi.......keta jane ordinere ,nuk dine as shqip e per rrjedhim nuk mund te zoterojne nje gjuhe tjeter ne nivele te tilla.Pastaj perkthyes televiziv eshte nje specialitet i perkthyesit.....Si gjithçka ...Yxhym.....

me e forta eshte kur kaviarin e perkthejne si hajvar! ha ha

 

HAVJAR m.Vezë peshku, sidomos ato të blinit e të qefullit, të kripura e të përgatitura me vaj, që përdoren për të ngrënë. Havjar i zi. Havjar blini. Bëj havjar.

Po Havjari i  Salmonit?smiley

 

AUTARKI f. ek.Politikë ekonomike e shteteve imperialiste, që synon të krijojë një ekonomi kombëtare të mbyllur, për të përgatitur luftëra pushtuese; gjendja e një shteti ose synimi për t'u mbyllur brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave. Politika e autarkisë. Bie në autarki.

Ne Shqiperi? Salmon-el...

me qe ra llafi.. keni pare ndonjehere film japonez.. psh dialog midis nje  burri dhe nje gruaje.. 

flet burri, (zakonisht keta  japonezet flasin me nje intonacion shume serioz),  nja 2 minuta.. thote nja 3 a 4 fjali... dhe perkthimi ne fund eshte: i love you!smiley

perkthysat e mire shpikin fjale te reja - shkencerohet, psh. 

Perkthimi ishte pertoke fare , u knaqshin mileti me rrena sa me mitingjet sa me perkthime filmash , car qefiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).