Vuani nga sindroma e kaps lockut? Është ngjitëse? Mund të kurohet? 

Njihni ndonjë që vuan?  Vuan ende? Njihni ndonjë që ia ka dalë të shpëtojë nga ajo sindromë famëkeqe?

Nëse njihni ndonjë që vuan, ju lutem, ndonjë shembull, me lidhjen përkatëse.

smiley

p.s. Është një sindromë e re, ndaj materialet në internet s-janë të shumta, kështu që: mund ta përkufizojmë këtë siindromë si një krizë të papritur ku personi (anonimi) që preket fillon e shkruan, në mënyre spazmotike, me tastin "caps lock" të shtypur. Se përse e  bën këtë, kjo ende nuk dihet. Supozohet (nga psikollogët e internetit) se ndodh për shkak të dëshirës së madhe që ka për të rënë së sy. Mbase ngaqë ato që shkruan, në të kundërt nuk do të tërhiqnin vëmendjen e askujt! Ku i dihet. 

Pyes, edhe për të ndërgjegjësuar ata që mund të jenë të prirur drejt një sindrome të tillë, por që mund të bëjnë edhe pa të. Luftojeni sa më parë. Parandalimi kushton më pak se kurimi, nga cilado anë që ta marrësh.

smiley

 

17 Komente

Ouuu sa gjate i paske rene,futja me recel fiku dhe capslliku iken per lesh .

Mirë e ke ti o Bred, po nuk të lë qeveriu italian të marrësh fiq me vete. Thotë: po kishe më shumë se dy fiq, nxirri mos të të kontrollojmë ne!

 

senameq, kumbulla vlejne gjithashtusmiley

une per vete shkruaj ndonjehere me te medha , po kjo ndodh kur me eshte dashur ta perdor te tille dhe pastaj kam harruar/pertuar te nderroj tastieren .mendoj se s`i duhet vene kaq shume rendesi.

smiley

smiley

Nje miku im ben nje krahasim nje cik banal per kete efekt, nuk do ta them jo smiley

dërgoje "privatisht"! smiley 

Po ti duhet ta kishe kuptuar qe ne fillim smiley

Eshte komplet shpjegim mashkullor

po ti dërgoma atë "shpjegimin", që t'i vendos përballë njëri-tjetrit! smiley

Ereksion tastesh ky muhabet smiley  smiley

uaa! për kaq gjë? smiley

mirë mirë!

kumbulla te thata smiley  po mos ha berthamen se te bllokon prap smiley

ë?

MORTJA QE STE BIE O GOSTKOWSKI !!!

Fiqo, mrena mundsive ta ndrrojm temen. Le te flasim per barin jeshil dhe diellin e kuq, zogjte e perhimte qe nuk cicerojne ose per ketrat gri qe dukshem jane me te shkathet se ata te zinj. Po plagen mos na e ngacmo. Ja kshu te keqen!

PER CA BEHET FJALE KETU?

TË KISHA QENË ÇIK MË "I ZGJUT" DUHET TA KISHA SHKRUAR TË GJITHË "PYETJEN" ME GERMA KAPITALE.

NEJSE, JA PO RIKUPEROJ TANI!

smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).