Mesazhi pothuaj kërcënues vjen drejt e nga konferenca për shtyp që zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, dha sot në Tiranë pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha: “Siç i thashë Kryeministrit, Uashingtoni do ta ndjekë vitin që vjen nga shumë afër. Presim të shohim përparim të vazhduar me reformat, si dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike. Veçanërisht javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar”.

“Mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohje për mbështetjen e madhe të SHBA është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira”- është përgjigjur Berisha.

Deklaratat bëhen në një klimë inkandeshente politike, teksa opozita dhe maxhoranca rreken të tregojnë zellin e tyre për plotësimin e kushteve për kandidim në BE, si edhe më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2013-it.

 

25 Komente

Po ju vezhgojme, po e monitorojme nga afer situaten, jemi duke e pare, duke e kqyrur, po e marrim ne konsiderate mundesine per t'ju pare nga me afer, jane fjalet qe kam degjuar nga USA dhe BE keto 20 vitet e fundit.

A ka mundesi te mos na shohim me?smiley

Le te na shohin pse mos na shohin? Ne s'jemi laskuriq dhe u turperuam!

Edhe ate te bejne ata, te largohen, qe te kemi perseri nje 97 tjeter. Ata jo vetem qe s'duhen larguar, por a ka mundesi ta spostojne Buall Mavrine me gjith ekipin e tij dhe ta drejtojne vet ata Shqiperine. Jua garantoj se do ta bejne me mire punen, se Buall Mavria me shoke. 

I plas fort Amerikes per zgjedhjet tona.

Berisha merr fund me 2013, por vetem pasi shiti çdo pasuri te mundshme publike. Nuk ka si te ndodhe ndryshe. Problemi eshte se te majtet qe do te vijne ne pushtet, jane gjithashtu te felliqur, hajdute, mashtrues, genjeshtare, marxiste, kane ne perberjen e tyre njerez te korruptuar koke e kembe, pasardhesit te komunisteve, te financuar nga institucione te dyshimta, do bejne aleance me LSI-ne, Aleacen Turqezi, do fusin taksen progesiste etj. Keto qendron problemi!

Ky sistem dhe vend eshte i deshtuar per sa te jene gjalle gjithe te lindurit pre-1985.  Te lindesh ne Shqiperi eshte mallkim.

 

pre-1985-sat i ka rru perja te gjithe smiley

Tallesh, apo jo?

Fatkeqesia me e madhe, pas pushtimit barbar otoman, Shqiperise i ka ardhur nga komunizmi. Nuk mund te presesh zhvillim me njerez qe lindur e rritur ne komunizem. Eshte e pamundur, u eshte shpelare truri shume nga shoku Enver e zagarte e tij.

E vetmja shprese jane te rinjte, me frymen pro-perendimore, anti-anadollake e anti-totalitare.

Kujdes gjethen...big brother osht tu t'pa!

nuk i tutet njeri arvizuse se asht burre , atij tjetrit po ia kishte anda .... smiley

Kshu burra duken te gjithe keta ne fillim po nga fundi dalin gra..e ka fajin doktorri qe ju rri me dore ne zemer se te isha une i beja lanet me gjithe ambasade..

Si kishte thënë ky Rikeri: Jemi krenarë që ju quajmë juve aleatët tanë.

Batutë e papame.

Si ka qenë ajo kënga: Beni, vjen gjithmonë me ne/ne shëtisim bashkë që të tre.

Pastaj zoti Hunt tha se ne luftojme per idealet e lirise...

ishte parodi...

nje cift i fejuar prane bufe Kanines,
endej i hutuar i pret rrugen makines,
buzeqesh shoferi dhe i bje borise,
sa e embel eshte fejesa parathenia e lumturise..smiley

refreni:

Beni vjen gjithmone me ne,
ne shohin bashke qe te tre.. etj etj

p.s Beni ishte vellai i vogel i te fejuares.. te cilin prindrit e vajzes ua jepnin si ''pako'' me vete ciftit kur dilnin, se mos benin ndonje paudhesi..smiley

iku, mbaroi kaq e pati

henen e shoh nga krevati,

sa per peshq e ngjala e midhje

tek xxxx* ka plot me kile...

*do kete qene ndonje emer tregu te peshkut ne Vlore... dicka si grazhdani, grazhani... mbiemri nuk me kujtohet.

ps. kjo s'qenka pune

ka telashe... smiley

 

Vizhdani..smiley   ky ka qene shitesi i famshem  peshkut ne Vlore.. dyqani ka pas qene te tregu fshatar..

e mban mend ket numer? une i di edhe melodine smiley

smiley

 

une mbaj mend shume parodi nga ata,  por melodia e Vizhdanitsmiley  sme kujtohet..

p.s  ky Vizhdani ishte popullor already ne Vlore (vetem  nje dyqan peshku ishte) po pas parodise..... fama ne qiell..smiley

behet fjale per nje te ri qe donte te fillonte pune, por qe sa shkonte atje, trembej nga veshtiresite smiley  smiley

dhe e fillonte me romantizem, deti i qete, hena reflektohet mbi syprine si nje shteg argjendi, shushurima e valeve dhe peshkataret plot histori te lashta qe hedhin rrjeten dhe pine duhan me llulla (ca i shtoj une, e?) kur mbaron istorija ala makar cudra, peshkatari i mocem shkund cibukne dhe thote, e po mjaft per sot, le te nxjerrim rrjetat, i nxjerrin, ato jane plot peshq te gezuar ngjyre ardjendi... kshu endrra. kur vete ne pune pastaj, atje ne frontin e jetes ku prodhohen te mirat materiale per masat e gjera punonjese, i del pak ndryshe, deti ka ere, ftohte, laget, as hene asgje... dhe ai i shkurtri i parodisteve thote pak a shume: ere, ftohte, nate, une?/ kjo s'qenka pune/ ka telashe... smiley

konkurrence te forte iu bente theofili. (kur sheh vulen tek kutija/ made in Albania - edhe ksaj ne vend muziken smiley   )

O miq! Po torturoj veten nga dyshimet e të mos parit të Arvizusë në TV. Zotnia e tij dilte për ditë. Thomëni, ju lutem nëse e di kush, ku ndodhet? Se mos i ka ndodhur ndonjë shkarkim, mor amani? Po ma tha njeri sot, do ta bëj gjumin tamam. Jo, për perëndi, s'jemi mësuar ne të rrimë 2-3 ditë pa e parë ambasadorin.

Arvizuja o eshte i semure ose do e shofesh shuuuuumeeee rraaaalleeee deri diten qe do iki nga Shqiperia

Arviziu ky felliqesire dipllomatike, mban edhe amerika plehra te tilla per ti perdorur ne ato shtete qe e meritojne nje te tille. 

Ke do vezhgosh ti mor mik,ti dhe 2 muaj je pervete zv ndihmes Sekretar.

ehe po shteti amerikan ka vazhdimesi o Bradi..! nuk ka rendesi personi qe flet!

Shume dakord ciu ciu cerr smiley

Nick i papare smiley

Shtohen tonet e ashpra nga Departamenti i SHBA pas spekulimeve te shkarkimit te Kryeprokurores Ina Rama..Ina po kthehet ne kafshate te madhe per Sali Qamilin.

...Ju jeni funksionaria me e paster e gjithe institucioneve shqiptare.Gezoni  besimin dhe mbeshtetjen tone te plote.Ket do te vime ta themi  hapur edhe ne Shqiperi..." !

   Keto fjale ju thane Ina Rames(para ca koheve) ndersa ishte e ftuar ne D.Shtetit... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).