Ka nje problem ne kendveshtrimin si shtjellohet ky problem. Per ne qe jemi lindur e rritur aty arsyetimi deri diku qendron. Histeria qe shpertheu kesaj here ishte e panevojshme dhe vetem per faktin se do luanin kunder nesh. Zgjedhjen e kane bere me kohe e asnjeri nuk u revoltua me pare. Kane marre pjese edhe ne boteror e media shqiptare u kushtoi shume pak ose aspak vemendje. Por keta djem jane rritur ne Zvicer e ndoshta s'kane qene asnjehere ne Shqiperi. Lidhjet e fuqishme qe kane ne Zvicer me boten e sportit e deri diku edhe detyrimet ndaj ketij vendi ne pergjithesi, bejne te domosdoshem kujdesin e interesimin e veçante nga shteti yne, respektivisht Federata jone. E ky si ne shume raste ka qene i pamjaftueshem ose inekzistent. Ne nje replike qe beja me nje gazetare serbe me rastin shpalljes se pavaresise se Kosoves per nje artikull te sajin qe pati shume polemika ne "Weltwoche", asaj mjaftoi vetem nje fjali qe te zbythej. E pershkruante Kosoven si ferrin e vertete, te varfer e te pafuqishme te mbijetonte pa Serbine. Si gjithmone nuk mungonte arsyetimi i pretendimeve serbe për Kosovën si zemra, djepi e nena e Serbise historikisht. Artikulli ishte kontradiktor ne vetvete, por mjaftoi vetëm një fjali dhe ulerimat serbe heshten: "Nëse nje komb nuk kujdeset per zemren e nenen e tij, atehere nuk e ka merituar".

E njejta gje vlen per keta djem dhe shume shqiptare me vlera nga fushat e ndryshme te jetes ne bote.

U jap te drejte ketyre djemve per zgjedhjen qe kane bere edhe per nje arsye tjeter. Çdo sportist, ne kete rast futbollist, enderron te behet protagonist i nje kampionati europian ose boteror. Kudo e sidomos ne Zvicer kjo eshte nje zgjedhje e zakonshme. Trajneri i Chelsea, di Matteo zgjodhi Italine, e shume te tjere si vellezerit Yakin etj. Per rastin e Lorik Canes kemi te bejme me nje rastesi fatlume. Ne mos gaboj nuk pati oferte per te luajtur ne ate kohe me kombetaren franceze. E si shume te tjere nga fushat e tjera shteti yne nuk i vlereson, kujdeset ose akoma me keq i injoron. Shaqiri e co. shpallet sportisti i vitit ne Zvicer e pse jo ne Shqiperi. Neser dikush prej tyre do shpallet edhe me i miri ne Europe ose ne Bote, perseri te ne nuk do kujtohet njeri ose shume vone. Fatmire Bajramaj nuk njihet ose njihet shume pak ne Shqiperi. Ishte nder tre kandidatet per futbollisten me te mire te vitit ne bote. Sa reklame i eshte bere ketyre te ne, sa here jane ftuar ne Shqiperi? Mbulojne shpesh titujt e mediave ne bote e te ne vetem ndonje lajm te shkurter. Sikur vetem punonjesit e ambasadave tona te merrnin kontakt te herpashershem me ta e familjet e tyre do luante nje rol te rendesishem ne zgjedhjen e tyre. Marketingu qe u ben bota ka dhe interes ekonomik. Secili prej tyre do kishte bere reklame me plot deshire per firmat ne Shqiperi e Kosove edhe per nje shume modeste, por nuk kujtohet njeri se mediat te ne jane te zena deri ne bajatje me mbretin e radhes, rivalin e tij dhe shpurat e tyre. Bota i vlereson se ne profesionin e tyre kane arritur majat e te ne shumica e funksionareve perfshi presidentin jane ne ate pozite per te vetmen merite se i binden mbretit te radhes e jo per aftesite e tyre. Per moshen qe kane, bejne maksimumin. Xhaka kur pyeten ne Gjermani se cilen kenge pelqen, kendon himnin kombetar, Shaqiri porosit kepucet e lojes me flamurin tone, Behrami ben tatuazh shqiponjen, Nikci ne Hanover feston golin me shenjen e shqiponjes, e te gjithe pohojne vazhdimisht se jane shqiptare.

Per politike kombetare te ne nuk mund te flitet. Shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi e te Maqedonise i kane pasur e i kane syte nga Shqiperia. Çfare ka ofruar Shqiperia "demokratike" per ta keta 22 vjet? Eshte poshteruese t'i mohosh nenshtetesine shqiptarit. Sa qorre, e pakuptimte dhe antikombetare eshte kjo politike shihet nga rasti i meposhtem.

Mirdi Limani, nga Struga, shtate here kampion i botes ne kick-box dhe si shume kampione shqiptare i panjohur ne Shqiperi. Nje dite vere per stervitje noton deri ne Pogradec. Kapet e shoqerohet ne rajon. Sigurisht pa dokumente, u thote se jam shqiptar. Jo, je maqedonas e ke kalu kufirin. Gezohem qe ju takoj se edhe une jam shqiptar, e sa per kalim kufiri u thote nuk pashe as vije as gardh rruges. Per ta vertetuar qe jam ky qe po ju them eshte kollaj. Jepni emrin tim ne google. E vetekuptueshme policet impresionohen se shohin vetem video e foto te tij ne mbrojtjen e titullit neper metropolet e botes qe fillojne me himnin e flamurin tone. Me respekt e leshojne e kthehet perseri me not.

Si mund te refuzohen njerez te tille nga shteti yne, pa permendur me mijera nga keto treva qe jane persekutuar e vrare per flamur e atdheun "meme". Familjeve te ketyre djemve edhe sot u refuzohet nenshtetesia nga atdheu "meme". Tradhtaret jane diku tjeter, ne qeveri e parlament.

Çfare mund te bejne keta djem 20 vjeçarë me teper per atdheun e tyre ne rrethanat ku ndodhen pervec paraqitjes dinjitoze?

Shkurt po pyes: per cfare krenohemi ne sot qe jemi shqiptare? Personalisht vetem per djem si keta.

8 Komente

Kujtova se fliste per faljen e ujrave te Jugut, Greqise.

Nuk ja vlen te hapesh teme per gjera aq te parendesishme,Koth.Kufijte ne kohen e sotme e kane humbur kuptimin e tyre.Greku po ben kerkime per nafte prane brigjeve tona!E cfare pastaj?Edhe ne mund te kerkojme per tartuf matane asaj zones se quajtur dikur,kufi tokesor...

Sa per temen mendoj se ky muhabet u zgjat e u be llastik.Njerin e rreh babai perse i beri gol Shqiperise,tjetri i jep topin portierit ne dore se ka hall se e shan stadiumi nga nena.Lerini ore cunat te luajne futboll edhe shikoni te gjeni ndonje cope pune per te ushqyer kalamajte.Keshtu eshte gjithmone kjo puna jone.S'kemi mendere t'i rrahim me top e i rrahim me llafe.Ne nuk i meritojme ata djem se nuk kemi bere sagje per futbollin.punto e basta-kur thote taljoni...

Kufijte ne kohen e sotme e kane humbur kuptimin e tyre.Greku po ben kerkime per nafte prane brigjeve tona!E cfare pastaj?Edhe ne mund te kerkojme per tartuf matane asaj zones se quajtur dikur,kufi tokesor...

Seriozisht e ke? Mos je gje Kristaq Gerveni se vetem ai mund te flase ne kete menyre!

Akoma me këta ju? Unë tani që u bë kjo ndeshje i njoha nuk kanë pasur ndonjë vlerë për mua dhe nuk kanë për të pasur ndonjëher, për aq kohë sa nuk i shikoj me fanelën shqiptare. Pra ishin hiç e janë hiç asgjë më shumë. Mbarë ja u bëft për vete të tyre.

se kush i genjen shqipot qe nuk ka me kufij e identitet kombetar!  po rendshem ama.

sa keq qe ka goxha njerez qe kujtojne se ''tufezimi'' do i nxjerre ne selamet.

''evropian''??smiley

 

shkrim i sakte.... ne jemi te dhjere po krenare..... ja te tille jemi..... edhe ata shqiptare te medhenj qe kemi i peshtyjme, e perpiqemi qe ti zhvleresojme dhe nga kush, nga ata qe nuk kane hedhur, jo me nje tulle, por asnje guriçke te vogel ne kete ndertese te madhe qe quhet Shqiperi, po vetem e vetem perpiqen qe ne emer te nacionalizmes, ta mjelin e ta rrjepin per se gjalli.... dhe shembuj ka plot e plote....

... keta futbolliste me orgjine shqiptare i nxori ne drite Europa dhe aty ku moren edukim dhe iu krijuan mundesi te shkelqyera, aty edhe po shkelqejne. Po te ishin ne Shqiperi, do vuanin per buken e gojes ose do endeshin pa pune, rrugeve. Prandaj dhe ti bejne hyzmet futbollit dhe te nderojne vendet ku jetojne. Sa per keta qe bejne ketu, komente duke i rene gjoksit per Shqiperine, te behen njerez per se mbari njehere (se jane pjese e nje populli me cene e me plot zakone levantine) e, pastaj, te flasin per "fanella e flamure" ...

 

princesh na ilumino po deshe, cfar domethen levantin

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).