Ishte bere qull e gjithe balte, kishte uri, ftohte dhe ishte pesedhjete mije vite drite larg nga shtepia. Nje diell i huaj leshonte nje drite te akullt e te kalter dhe graviteti gati dyfishi i asaj qe ishte mesuar i veshtiresonte cdo levizje. Edhe pas dhjetra mijera vite lufte, ne kete kend ku luftohej nuk kishte ndryshuar asgje. Ishin rehat ata te aviacionit me anijet kozmike te shkelqyera dhe superarmet e tyre; po kur vinte puna tek thelbi i takonte ushtarit te tokes, kembesorise te merrte pozicionet e t'i ruante me gjak, pellembe me pellembe. Ky ishte nje planet i huaj, i parendesishem i nje ylli te padegjuar me pare derisa zbarkuan, dhe tani eshte truall i shenjte sepse ketu ia behu edhe armiku.

Armiku, e vetmja race inteligjente e Galaksise.... mizore, te shpifur na kane hale ne sy. Kontakti i pare kish ndodhur afer qendres se Galaktikes pas nje kolonizimi te ngadalte e te veshtire te mijera planeteve, dhe paskesaj menjehere lufta. Ata filluan te qellonin pa kerkuar as edhe nje marreveshje apo zgjidhje paqesore. Dhe tani planet me planet duhet te luftojme me shpirt nder dhembe.

Ishte i lagur e gjithe balte kishte uri dhe ftohte, frynte nje ere e furishme qe te thernin syte.

Armiqte kerkonin te avanconin dhe keshtu cdo pellembe toke ishte jetike.

Rrinte vigjilent me pushken gati. Larg pesedhjete mije vite drite larg nga atdheu per te luftuar ne nje bote te huaj dhe me nje pyetje ne koke: a do t'ia dale te shpetoje lekuren. E nderkohe njeri prej tyre po zvarritej drejt tij, ai mori ne shenje e qelloi. Armiku leshoi nje britme te mprehte e te huaj qe ne pergjithesi ata e leshonin, pastaj nuk levizi me. Pamja e kufomes i beri te dridheshin. Shume me kalimin e kohes ishin mesuar, nuk iu bente pershtypje, por atij jo. Ishin krijesa shume te shpifura me vetem dy sy, dy krahe dhe dy kembe, ishte lekura e felliqur e nje te bardhi pa luspa.

 

1 Komente

Bukur, ja dy shume te forta:

"Armiku, e vetmja race inteligjente e Galaksise ..."

"Ishin krijesa shume te shpifura me vetem dy sy, dy krahe dhe dy kembe, ishte lekura e felliqur e nje te bardhi pa luspa".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).