Rritja e çmimeve në treg dhe fuqia e dobët blerëse për produktet bazë të ushqimeve. Të dhënat zyrtare që tregojnë se shqiptarët po “kursejnë” edhe për ushqimet e domosdoshme. Tregu, papunësia dhe borxhet e dyqaneve…

E moshuara 67-vjeçare qëndron në krye të tregut dhe hedh sytë nga tezgat me perime. Nuk merr mundimin të ndalë përpara shitësit. Pesha nuk do anojë nga kilet që do marrë, por nga çmimet që shikon. Ajo e ka mendjen tek pusullat prej kartoni që tregojnën çmimin e çdo produkti dhe diku në fund të aradhës së tezgave zbulon: tre kile, 100 lekë. Çalon në njërën këmbë, por rend drejt ofertës. Është një grumbull me speca të vyshkur që tregtari duket se do t’i heqë qafe sa më shpejt, që të mos dalë krejtësisht i humbur. Mbush qeskën dhe Nadirja jep 100 lekë të shkoqura, duke marrë tre kilogramë speca dhe i mban në duart plot deje të kapërcyera nën lëkurën e vrarë nga mosha e vuajtjet. Nuk bën më tjetër pazar, do marrë dhe një bukë dhe më pas drejt e në shtëpi. Pensionistja ankohet, lëshon një ofshamë të sikletshme për çmimet e kripura dhe merr rrugën drejt banesës. Tregtarët duket sikur janë edhe ata në pikë të hallit. Ka rënë fuqia blerëse, njerëzit nuk kanë para. Nuk dëgjohen as thirrjet për të tërhequr myshterinjtë. Ndihet kriza, ka rënie të fuqisë blerëse dhe më shumë se statististikat shtetërore dhe anketat e zyrave, e tregon terreni, vetë tregjet. Të dhënat e INSTAT-it flasin për një rënie të fuqisë blerëse me afërsisht 9 për qind, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo vetëm për mallrat si fruta-perime, ndërsa rënie ka edhe për mallrat e shportës, kryesisht ushqime dhe pije. 

Jemi ende në tregun e Pazarit të Ri në Tiranë dhe kur ora shënon 09.00 tezgat janë plot, ndërsa blerësit janë rralluar shumë. Ademi është një nga tregtarët më të vjetër dhe ka një vend të mirë për shitje, mirëpo duket se në këtë kohë nuk bën punë as thirrja, as “pozicioni gjeografik” dhe po ashtu edhe cilësia e mallit. Gjithçka vërtitet nga çmimi. “Kam 16 vjet që shes në këtë treg, por si në këtë kohë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Njerëzit blejnë pak dhe kjo si pasojë e çmimeve të larta”, thotë Ademi. Në periudhën e verës gjithnjë kishte një shtim të shitjeve për shkak të futjes së prodhimeve vendase, por në dy vitet e fundit çmimet kanë qenë të larta. Një nga arsyet është se produktet bujqësore kanë gjetur treg edhe në Kosovë dhe nuk ka ulje të çmimit për shkak të kërkesës së madhe. Tregtarët e pakicës janë dora e fundit që kërcasin peshoren e hekurt dhe më pas një pjatë gjellë në tryezën e qytetarëve është shpenzim dhe mund. Të dhënat zyrtare të INSTAT-it tregojnë se “indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të vitit 2012 arriti 148.0 për qind dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 8.3 për qind”. Mirëpo krahasuar me tremujorin dytë të këtij viti me atë të 2011-ës, është ulur 22.5 për qind. Një shifër vërtetë e lartë që tregon se janë ulur shpenzimet. Nëse në botën që është përfshirë nga kriza janë ulur shpenzimet kryesisht në shërbime dhe investime në banesa, automjete dhe veshje, në Shqipëri janë ulur shpenzimet edhe për ushqimet bazë. Shqiptarët po blejnë më pak për t’u ushqyer dhe kjo lidhet drejtëpërdrejtë me rritjen e çmimeve dhe shtimin e numrit të të papunëve. 

Shifra e lartpërmenduar prej 22.5 përqindësh, ka të bëjë me produktet bujqësore, por rënie të fuqisë blerëse është shënuar edhe në grupimin, ushqime, pije dhe duhan. Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 3.6 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Një familje nuk mund të mbajë frymën vetëm me perime, as me specat e vyshkyr që bleu Nadirja 67-vjeçare… Me qeskat me perime dhe pak fruta, (nëse ua ka mbajtur xhepi), qytetarët ikin nga tregu për të bërë të tjera ndalesa. 

Patjetër që do shkojnë në një furrë buke. Thomai ka hapur një furrë buke prej gjashtë muajsh, ndërsa shprehet se është i vetmi biznes që ka shitje gjithnjë. “Buka blihet se është ushqimi bazë, por afërsisht 20 për qind e blerësve marrin edhe bukën me listë. Nëse do kisha ndonjë dyqan ushqimor ndoshta nuk do u jepja veresie, por buka nuk mbahet”, pohon ai. E ndërsa flet me ne, një vajzë e vogël, jo më shumë se shtatë vjeçare i kërkon dy bukë dhe i thotë se paratë do t’i sjellë babi nëser. “Ja kjo familje është një nga ata që merr bukë më listë, m’i kanë larë një pjesë, por përsëri borxheve nuk u ndahen”. Sa më shumë futemi në lagjet e Tiranës, aq më të mëdha janë blloqet me emrat e qytetarëve që marrin ushqime me listë. Në afërsi të Brakës është një dyqan i vogël, sa të zihet fryma kur futesh brenda, por këtu ka plot hapësirë për lutje e ankesa. “Më jep edhe kësaj radhe ushqime, të paktën dhjetë mijë lekë (të vjetra), se ma di hallin, me datë 2 t’i laj të gjitha”, lutet qytetarja. Ndërsa ankesa është në majë të gjuhës së shitëses. “Po ç’të bëj edhe unë, ti nuk ke larë të parat, nuk kam lekë të marr ushqimet tek pikat e shumicës”, thotë shitësja. Aty është errësirë, pasi edhe dyqanxhija është në borxh me CEZ-in, sepse nuk ka paguar energjinë dhe kusuri është shkëputja e energjisë elektrike që e ka detyruar shitësen të heqë frigoriferin dhe mos mbajë produkte që prishen. Të paktën nuk ka vend për turp, pasi si pronarja e dyqanit ashtu edhe qytetarja kanë borxhe… Tregtarët e ushqimeve tregojnë se prej të paktën dy vitesh çmimet e ushqimeve bazë nuk kanë lëvizur shumë; pasi morën një kolpo të madhe rritjeje, çmimet mbesin thuajse po ato. Përsëri janë të shtrenjta kur një litër vaj, një kilogram makarona dhe pesë kokrra vezë kushtojnë 420 lekë. Shtrenjtimi i energjisë elektrike, i ujit të pijshëm dhe taksa e pastrimit të qytetit ka bërë që qytetarët të shpenzojnë mesatarisht rreth 6000 lekë muaji për këto shërbime. Ata janë të parat që paguhen, pasi ndryshe mbetesh jo vetëm me barkun bosh por pa u larë e në mes të territ. “Edhe në vitet e kaluara ka pasur persona që merrnin ushqimet me listë, por i lanin shpejt dhe kryesisht në periudhën e verës kur u vinin fëmijët nga emigracioni”, shprehet Liria, një grua që ka një dyqan ushqimor në Tiranë. Mungesa e punës dhe keqpagesa në sektorë të ndryshëm ka sjellë më pak të ardhura vjetore për qytetarët. Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë 2012 forca e punës është 1.076.714 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.32 për qind. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor për tremujorin e parë 2012 është 506.664. Pra nga fuqia punëtore më shumë se gjysmë milioni shqiptarë rezultojnë të punësuar për qeverinë, më saktë të vetëpunësuar pasi janë në fshat dhe çdo person që ka kaluar moshën 18 vjeç edhe pse tokat i ka djerr me statistika ai konsiderohet i punësuar. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të parë 2012 është 143.421 persona ndërsa numri i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9569. Sa më shumë dalin shifrat zyrtare, aq më qartë kuptohet se varfëria ka ngulur rrënjë të thella në Shqipëri. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3390 lekë muaji, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 4195 lekë në muaj. Me një “ndihmë” të tillë nuk shlyejnë dot as faturat dhe zgjidhja është borxhi në dyqanet e lagjeve. Bojë e letër për të shënuar listën e borxhlinjve, ka mjaftueshëm... 

Çmimet në treg/ lekë kg 

Domatet 120 

Kastraveca 110 

Patëllxhanat 70 

Bostani 30 

Pjepri 50 

Rrushi 120 

Speci 40 

Barbunja 120 

 

19 Komente

Rendesi ka te kemi miell mjaftueshem te nxjerim vitin pa keto te tjerat jane gjera luksi...

Po mir mo se habitem une naivi, po ku i gjejn paret xhanem qe shkojn ne antalia, shermalshaek e ku di un smiley

Po jane nje pjese o Fiqo qe ua ka bere det perendia,miser te mbjellin ata,kallamoq me kokrra diamanti u nxjerr ajo e uruar fare...nje berthame pjeshke te hedhin ne oborr e vec kur te del nje peme qe ne vend te frutave pjell lingota ari...ndodhin mrekulli ne bahcene e ca pak njerezve,po ne bahcene e te tjereve te bjere miu behet therrime,pike shiu se shtie perendia..

ke te drejte xhanem se ju ne baze i dini me mir. Mu kshu nga fejsbuku tgjith te lumtur me duken.
Po me ben pershtypje sa njerez flasin ne celular tek i grahin makines ne AL.

Nuk ke pare sa flasin duke ngare gomarin(kryesisht me operatorin e sherbimit)..Kjo nuk ka te beje me mireqenien por me deshiren e njerezve per tu dukur te kamur.Ne jemi nje popull krenar dhe nuk duam qe te tjeret te na shohin duke hequr keq.Ne qeshim kur na dhemb stomaku dhe kjo qeshje pervecse nje reklame e mire eshte edhe nje ilac efikas kunder dhimbjes.Nuk ka rendesi nese del pak si ngerdheshje pasi koket tona me qoshe e bejne te duket normale.

ma kep
ute
shpirtin

Mo u leqendis o xhan i Parandilit se duroj une.Edhe kur me vjen per te qare,dal e qaj te byth e fikut prapa shtepise..nuk e jap veten ne sy te europianeve!

hajt se me mir do behet po he

Ka te drejte user-i me siper, eshte kryesisht ceshtje tangerlleku. Gati te gjithe flasin me 141-shin(falas), vetem qe te duken pak sikur kane leke.

Shqiperia eshte ne fazen e fukarallekut dhe maskarallekut, mjere kush jeton ne ate vend. smiley

Eshte shqepur fare Shqiperia, kane mbaruar trimat qe t'i dalin per zot.

nga parrulla bar do hame e parimet nuk i shkelim kaluam tek shih me sy e plas me zemer...keq ne kohen e xhaxhit dhe me keq ne kohen e doktorit.

Po damotja qe nuk eshte ulur fare gjithe veren, sezonin e vet, asnjehere poshte 1200-it, pale qe shesin ca domate pa shije, pa piken e shijes, mu sikur ha kashte. Thone qe domatja e venit shkon per eksport, po ec e merre vesh. Un them se eshte matrapazlleku i njerzve me pushtet qe e mban cmimin kaq te larte

Edhe ca fshatare zone qe ulen trotuarve qe te shesin ato dy produkte baceje me cmim te lire, i perze Policia e Lul Kanakarit.

Ps. vetem Fiqte i gjen me cmim te lire, si duket nuk i ha kush se fillon e pjerdh pastaj

Thone qe domatja e venit shkon per eksport, po ec e merre vesh

Dmth: edhe kaq pakogje nuk verifikon atje nje gazetar investigues?? smiley

Mu me kane thone qe hane Fiq ....qe u shkon si peshtyme qyqje .

Nga qe dhjesin nje here ne jave nuk ka me nevoje as per kanalizime . Po si thonin atehere ku ishim  ne Canak Kala ...5% flasin me telefon 95% flasin me vete . Qekan shtu rradhet e ketyre me celular nga keta qe flisnin me vete smiley E lumja une per ty o e Lume skyperie smiley Gel ku te dush ne makine , mbi gamor , ne rruge kamsore , ne asfalt ... e kohe o kohe !

po sikur jane rritur rrogat,e ? kryeministri ka renditur shqiperine ne nje nga vendet me rritje rroge me te madhe ne europ, pikerisht ne kohe krize!!! smiley

Përsëri janë të shtrenjta kur një litër vaj, një kilogram makarona dhe pesë kokrra vezë kushtojnë 420 lekë. smiley

...hajde hajde o rumpalle gazetare 

Qeveria e dietes, qe alias do te thote qeveria e milionerve, ka harruar fare ushqimet e shportes, qe ne mos gaboj jane nja 15. 

nuk di...si vajti ajo pune?u hoq imuniteti?? do vemi ne evropi??aman se e kam merak...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).