20 efektivë policie të komisariatit 1 (ndër ta edhe shefi i grupit të gatshëm) janë zhveshur për shkak të qeses me miell të hedhur mbi makinën e Kryeministrit nga dy ish-të përndjekur politikë, Agim Kollçaku dhe Skënder Tufa. Siç njofton shqiptarja.com urdhëri është firmosur dje në mesditë nga drejtori i Policisë Burgaj. Motivimi: “u përgjumën, lanë zbuluar eskortën”. Burime të brendshme thanë për gazetën se është pezulluar krejt grupi i gatshëm së bashku me policët qe gjendeshin në atë kohë në vendngjarje.

Vetë “agresorët ” u shoqëruan në rajon për t’u marrë në pyetje për t’u lënë të lirë më pas nga policia. Ata pretendojnë se janë keqtrajtuar dhe fizikisht nga policia (normal, prej tyre ‘u pushuan’ 20 vetë nga puna.)

Lajmi i vërtetë brenda lajmit, është se Kryeministrin e mbrokan përveç truprojeve të veta edhe të paktën 20 policë (përveç makinës së blinduar që kemi blerë për të), kudo që të gjendet. Shumë a pak? Kjo varet nga rreziqet reale që mund të ketë Kryeministri, por për të cilat nuk është folur ndonjëherë publikisht. Publiku meriton të dijë nëse dikush a diçka kërcënon kaq shumë Kryeministrin e vet.

Nga “incidenti” i miellit nuk ka pasur asnjë dëm, përveç dëmit emocional, pasi sipas shqiptarja.com, dëshmitarët rrëfejnë se Kryeministri është trembur shumë.

k.c.

15 Komente

Lajm shumë i mirë, u hapën vende të reja pune për ata (ish) peshëngritësit.

 

Ha-ha-ha, s'kanë ç'i bëjnë gomarit dhe i bien samarit! Madje, as ata shokët e Ndrecës nuk pësuan gjë, sepse ata vepruan me qeset e miellit, me porosi të ambasadorit amerikan, i cili bëri thirrjen për gjithë shqipot, "Vepro tani". Të vetmit që e pësuan janë këta të mjerët, që marrin rrogë 300 USD në muaj. Duhen 10 mijë policë për të ruajtur "udhëheqjen" nga ndonjë e pabërë, kudo ku shkelin, në këmbë apo me automjet.Parashikohet vendosja e një takse të veçantë, që do hyjë në fuqi nga 1 Janari 2013, për mbrojtjen e "udhëheqjes" së Shqiperisë e të popullit. Rroftë KQPDSh, Lavdi Demokraturës!

Mire keto Policet e shkrete qe kane qene te Gatshem po Policin qe ka qene tek dera e ATSH -se me sherbim pse e kishin heq,apo pune 200 metrash duhet te jesh vigjilent.

Se kush i kishte tall bythen me Salen qe eshte anthrax ..  smiley

E tha mire Petro ketu, s'kane ç'i bejne gomarit dhe i bien samarit.  Ne radhe te pare, duhen shkarkuar ai grupi i shoqerimit te Buall Mavrise qe kishin dhunuar dy ish te vuajturit e socializmit. Te gjuash me miell eshte nje veprim simbolik, nje veprim demokratik, dhe qe nuk e demton Buallin, perkundrazi, Mavria mund ta perdorte kete veprim si shprehje e demokracise, por jo, si dallkauk qe eshte, si diktator qe eshte, vete e i dhunon dy ish te vuajtur te socializmit. Me kete veprim qe kryeministri ka bere se bashku me trupat e tija sampiste, i kujton popullit shqiptar, se nese nuk pranon miellin, domaten, vezet, fare kollaj mund te perdoret kallashnikovi, dhe s'ka me dhunim me pastaj ndaj ish te vuajturve. 

''vete e i dhunon dy ish te vuajtur te socializmit.

smiley.smiley

Pjero i ke njoft kto cunat qe i gjujten Berishes me miell?

Roni, ata dy burrat (se jane te vjeter, dhe nuk jane çuna) nuk i njof personalisht, por per njonin nga ata (Skender Tufa) kam ndigjuar nga Ligori dhe Bariu. 

Mos harro ti permendesh tek 2-shi!

......................

Perse mos te kete pezullim nga detyra?! Kur polici rrin ne sufllaqe apo duke shikuar femrat qe kalojne rruges!

Pak rendesi ka se kush eshte kryeminister, puna eshte pune, se policet krujne hunden e nuk e kane mendjen ne pune, ta mirepresin pezullimin, dhe jo shkarkimin, qe mos ta keqkuptojme.

Boll me ate makinen e blinduar, po i gjenden nje krimineli 2 makina te blinduara, e nuk paska te drejte kryeministri i shqiperise te levizi me nje te tille. Perjashto nje shtet, te gjithe te tjeret levizin me makine te blinduar, edhe nese kryeministri çmendet e nuk do te donte nje makine te blinduar, ka protokolle qe ja ulin "bythen" me zor, deri sa te kete ate post.

    Ne se vertete jane bere pezullime apo shkarkime  policesh, per veprimin shume dinjitoz e kuptimplote,  te   e dy te persekutuarve, do te vertetohej "me ferman", qe Sali  Berisha dhe gjithe shpura e tij  anadollake, ka iku prej nefereje... fare- fare !

Dhe duhet tja shkulim te qarit me ulurime....

Kaqe mund te them une..

po e thame pra: "nuk behet shaka me miellin e gjermanit..smiley

C'faj kane policet e shkrete?Fajin e kane shoqeruesit e gardes qe i lane miellorristet ti afroheshin aq shume kryeministrit sa ti fusnin miellin ne goje.Po thuaj shyqyr qe ishte miell e nuk ishte arsenik se do i kishin mbyllur deren vendit ditezinjte.Se per bela na i la pas keta bij gjysmake te demokracise Enver katrani...

..."miellorristet.."!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).