”Parlamenti i ri Kuq e Zi" si dhe "qeverisja" e kuqezinjve pas pak muajsh do t'i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri-tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të nisë me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga Neni 208 i Kodit Penal, Dorëzimi i Territorit, Neni 210 i Kodit Penal, (...)"

A do të mundë AK-a të mbajë këtë premtim, qoftë dhe me krijimin e dosjeve të krimit dhe botimin e tyre për politikanët që e kanë bërë një krim?

33 Komente

Prizrenzaranika, e ke degjuar besoj qe ka ardhur koha per ndeshkim dhe se AK-ja nuk pranon ne radhet e saj, asnje deputet, ish-deputet, minister, ish-minister etj.

Krimi politik ka prekur qenien shqiptare dhe Sali Berisha eshte simboli i ketij krimi qe ha prekur shqiptarine si thika ne kocke. Vuajtet me te medha nuk jane ato fizike, por ato te shpirtit dhe ketij kombi po i nxjerrin shpirtin nga hundet.

 

Ca do behet me Lisien Bashkurtin? Do perjashtohet apo eshte  perjashtuar? Se me duket se ka qene deputet ne kohen e ramizit

Lisieni i nderuar eshte mit ne Maqedoni per punen e paçmuar kombetare qe ka kryer atje. Ne vend te merresh me germime te kota, ne kohen e Ramizit apo ne kohen e Skenderbeut, merru me kete 20 vjeçar PS-PD. Kush ka kryer pune ne dobi te kombit e ka çertifikaten ne rregull.

Po ti thuj shyqyr qe merrem me kohen e Skenderbeut, se po te merrem me kete kohen e fundit i bie te merrem me gjyqesorin dhe rrjedhimisht drejtperdrejt me kreshnik spahine

Merru me ke te duash ti, vetem me nismen e AK-se mos u merr, se keshtu e ka opoziten soji yt, ti, i biri, nipi, katranipi i filanit.  Ju PD-PS keshtu jeni mesuar, po jemi te nje sere tjeter morale e politike, ne...

ah sëra e re... po përtyp fjalët dhe mezi i dalin nga dhëmbët që Saliu na qenka kriminel. Ta lexoje pas 21 Janarit këtë ti Swed... 

Kreshniku na e paska bërë ugrade me dhunë Akëistin tonë. 

 

Ou, po s'ishe ti qe pas 21 Janarit humbe serisht shtyllen kurrizore, kur une mora flake ti u fike, apo do t'i sjell ketu komentet ?

Po ti kriptoberishist, nuk je? Ti e vazhdove justifkimin bacës dhe më pas. Të ka bërë Niku me detyrim anti-bacë. Hallall i qoftë për këtë. Po kjo s'ta heq stigmën ty. 

 

Ti sheh endrra me syhapur.

Kjo me ngjan me shume me mundesite e kufizuara qe tashme partia e kllounit Spahiu ka ne diskursin publik. Nuk po arrin ta gjeje veten dhe ne kete rast nuk mungojne budallalleqet.

Kreshnik Spahiu si bisht i politikes nuk ka dale sot, ka qene anetar i KQZ-se ne vitin 96. Ka qene nenkryetar i KLD-se, me rekordin me negativ ne kete institucion, keshtu qe se pari te ja filloje me veten.

Nuk e ka shume te veshtire per veten se nje dosje e ka ne prokurori qe tani nga komisioni hetimor parlamentar qe u be per te.

Lisien Bashkurti ka qene ne hierarkine e larte komuniste kur ky sistem po vinte drejt fundit. Ishte njeriu i Ramiz Alise ku perpiqej me cdo kusht te pengonte Levizjen e Dhjetorit. Ka qene ambasador i socialisteve dhe per disa kohe edhe i demokrateve.

Eshte kunder Shqiperise etnike (si parti nacionaliste qe meton te jete ak-ja).

Shkurt, a ka budallenje qe mund te humbin kohen me keta kllouna?

Budallenj paska se ti ke bere postimin me te gjate ne kete teme, apo e kishe llafin perveç vetes, se ti dhe budalleku jeni e njejta gje, prandaj nuk llogaritesh.

Po ik or burre se po tallen njerezit me ty. Ja je preja e preferuar edhe e Swed.

Po kujt i plasi mer burre, si tha ai tek filmi, mes kepuces dhe bubuzhelit nuk ka konflikt.

Po te isha si ti do votja PD-ne, se gjithsesi i jep mundesine nje nxenesi autodidakt te filozofise si puna jote te ushtrohet, po jo partine e kllounit Spahiu.

Keta jane sa per keto zgjedhje or burre e pastaj edhe ti do vish te flasesh ketu kunder Spahiut dhe Bashkurtit e me gjase do kthehesh ne origjine te vargmalasit, ndersa Spahiu do punesohet ne ndonje shoqate te Gylenit.

Kam frike se tek PD-ja te vetmen nxenie do kisha si te vidhja.

Voto per AK-ne qe te pastrohesh nga mekatet.

 

Jo re jo,Kreshua keshtu smiley

Nga Mero Baze

Në shumë vende të botës ku demokracia ka humbur standartet e saj, si në Shqipëri, regjimet mbijetojnë nga diktatorë që i japin fund vlerave të demokracisë, por që mbijetojnë me oferta të tjera për shoqërinë, të cilat justifikojnë mungesën e demokracisë. Në përgjithësi, regjime të tilla, ashtu sikundër dhe ish regjimi ynë komunist, mbijetojnë me bilance të tjera sociale dhe morale mbi shoqërinë. Fjala vjen, ato zhvillojnë arsimin, zhdukin krimin, vendosin rendin, vendosin kontrollin mbi territorin, disiplinojnë ndërtimet, i japin prioritet shëndetësisë, zhdukin drogën dhe prostitucionin, kontrollojnë tregun dhe mirëqenien minimale etj si këto. Falë këtyre arritjeve, regjime të tilla, edhe pse të urryera, arrijnë të kompensojnë për një farë kohe mungesën e lirisë dhe demokracisë, duke i kompensuar ato me shumë siguri në aspekte të rëndësishme të jetës njerëzore.

Rasti më i keq dhe më degradues për regjimet është ky i yni. Ky me siguri është regjimi më atipik në botë. Si gjithë regjimet, ky ka zhdukur demokracinë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ka zhdukur zgjedhjet e lira dhe lirinë e shtypit. Ka degraduar opozitën dhe ka nën kontroll gjithë institucionet. Pra, ka bërë pak a shumë atë që bëjnë gjithë regjimet për ti pasur gjithë pushtetet në duar.

Por, ndryshe nga regjimet e tjera, gjithë pushtet e grumbulluara në një dorë, këtu shërbejnë vetëm për një qëllim: thjesht garancinë që regjimi të ketë gjithnjë pushtetin.

Diktatori ynë është një plak që të bën dhe të gajasesh dhe të pataksesh kur flet, një i paaftë që ka bërë lëmsh financat e vendit, një delirant që ka keqorientuar ekonominë e Shqipërisë, sikur të ishte mulli me erë, një burrec që ka futur Shqipërinë në luftë civile me një mesatare prej 3 vrasjesh në ditë, më e larta për frymë ndoshta në botë, një Neron që ka futur Shqipërinë në flakë dhe nuk gjen dot një kovë ujë ta fikë, një diktator qesharak që nuk tremb dot as laraskat, por që mban gjithë frenat e pushtetit në dorë të mos i marrin karrigen.

Pra, ndryshe nga çdo shoqëri që jeton nën regjime atipike jo demokratike, shoqëria jonë është e dënuar të vuajë mungesën e lirisë dhe demokracisë, por dhe mungesën e shtetit, mungesën e rendit, mungesën e sigurisë fizike për pronën dhe mjedisin, mungesën e shërbimit shëndetësor, mungesën sigurisë në punë, mungesën e sistemit arsimor, dhe gjithë mungesat e tjera sociale, që nga rrogat dhe pensionet, tek vendi i punës apo sigurimet.

Shoqëria jonë, ndryshe nga gjithë shoqëritë e tjera në botë, vuan edhe nga mungesa e demokracisë edhe “nga mungesa e diktaturës”, ose më mirë të themi që jemi të ekspozuar para gjithë të këqijave të demokracisë dhe para gjithë të këqijave të diktaturave.

Këtu je i lirë të ëndërrosh që je në demokraci, por nuk je i lirë të votosh apo të kesh një medie të lirë, ashtu sikundër mund të jesh i keqkuptuar se jeton nën një regjim autoritar që tremb opozitën dhe medien, por nuk tremb dot kriminelin në rrugë, zjarrvënësin në pyll, hajdutin në zyrë dhe gjobëvënësin në gjykatë.

Ne jemi një shoqëri që paguajmë një çmim të lartë për tranzicionin që po zgjatet mbi 20 vjet, një shoqëri që përjeton degradimin e sistemit arsimor, degradimin e sistemit shëndetësor, degradimin e veprave të mëdha energjike që po shiten për të blerë Berisha “Benz” të blinduar dhe Nishani ashensor, degradimin e tregut të punës dhe sigurisë, degradimin e rendit publik, degradimin e kontrollit mbi territorin, dhe natyrisht dhe sëmundjet e një demokracie të degraduar, siç janë humbja e lirisë së shtypit, humbja e së drejtës për t’u numëruar votat dhe humbja e të drejtës për të ndëshkuar regjimin.

Kjo shoqëri atipike e krijuar nga presioni i një pushteti të grumbulluar i gjithi në një dorë, është ndoshta shoqëria më e traumatizuar në glob, pasi këtu njerëzit janë të lirë të ëndërrojnë si në demokraci dhe të dënuar të ndëshkohen si në diktaturë, janë të lirë të ëndërrojnë një regjim autoritar me gjithë të mirat dhe të këqijat e tij dhe ndeshen vetëm me të këqijat e tij.

Të gjithë diktatorët në gjithë kohërat, kur shkaktojnë debat pas vdekjes së tyre, ka plot ithtarë që u kujtojnë të mira dhe të këqija. Enveristët tanë i kujtojnë Enver Hoxhës zhdukjen e analfabetizmit, ngritjen e ambulancave në çdo fshat të Shqipërisë, cilësinë e lartë të arsimit universitar, ngritjen e veprave energjetike mbi lumenjtë shqiptarë dhe zhvillimin e industrisë minerare.

Po këtij që sot drejton Shqipërinë me dhunë dhe me gjithë pushtetet në dorë të Familjes së tij, do t’i kujtojmë që sa herë është në pushtet vriten tre persona në ditë, gratë dhe vajzat nuk dalin dot me varëse dhe orë në rrugë, digat dhe hidrocentralet e shitura, minierat e shkatërruara ku vdesin përditë njerëz, mungesën e ujit dhe dritave, mungesën e vendeve të punës dhe pasigurinë e jetës, shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë, shkatërrimin e pronësisë reale mbi tokën, shkatërrimin e institucioneve të shtetit, eliminimin e pavarësisë së gjykatave dhe prokurorisë, futjen nën kontroll të presidentit dhe SHISH, dhe më në fund dhe një vepër të qartë antikombëtare, për të cilën Kushtetuta dhe Kodi Penal parashohin dënim të përjetshëm: shitjen e territoreve.

I vetmi rekord që ja kemi pranuar pa dëshmitarë, është rekordi i notit , por dhe atë, jo se e besojmë, por se kemi nevojë të tallemi me të. Si me çdo diktator qesharak, të cilët nuk të lënë as të qash, e as të qeshësh.

Po mire po ne gjygj Saliun kush do e mbroje, apo prape ti, Kreshnik? smiley

ju lumte ,juve te akz-se,jeni te vetmit qe deklaroni se antishqiptarin do ta coni perballe drejtesise.

ps-pd-lsi &co do te jene bashke kunder forcave kombetare ne 2013-n.

salen ,as ju qe e mbroni tani ,s'do tja kujtoni emrin.

Duket si ardhja e komunisteve ne pushtet ne 45sen, fronti i ri ndaj reaksionit te vjeter.

45-a mbaron ne 2013-n

Më pëlqen, më pëlqen që po i sulmojnë nga të gjitha krahët. Dhe nga toka do shohin të dalin "komunista" këta. Pyjet prandaj po i djegin... se kanë frikë mos fshihen "komunista" në to. 

 

 Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të nisë me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga Neni 208 i Kodit Penal, Dorëzimi i Territorit, Neni 210 i Kodit Penal(...)

A do t`kene kellqe shqiptaret te arrijne ne kete pike nevraligjike ti hapin dosje Berishes? Ne se arrihet kjo Shqiperia vertet do filoi te ndryshoj per se mbari ne luften kunder korrupsionit dhe mafies shqiptare! 

Në fakt kjo thënie e premtim i Ak të ve në mëdyshje. Ak  premton ngritjen e dosjeve penale për politikanêt e korruptuar dhe premton dênimin e tyre  me ardhjen në pushtet .Qê në formulim premtimi është kundrakushtetues për faktin se Kushtetuta njeh vetêm një organ akuze  Prokurorinë .dhe një organ gjykues gjykatên prandaj kjo thirje është mjaft elektorale e populiste . Nga ana tjetër më pëlqen që ngrejnë akuza tê bazuara në nenet e kodit penal qê kushdo ta marrë vesh që kta janë të dënueshëm .Po si do ti shmangej AK këtij  populizmi dhe dëshirës apo programit për vjedhësit dhe shkatruesit e interesave kombëtare por dhe individuale tê shqiptarve. Ak me kohë por dhe tani nuk ështê vonë duhet të dorzojë në prokurori kallzimet të  faktura e të mbështetura në ligj duke i bërë publike dhe paralelisht ajo të shprehet për mos dënimin e tyre me burgim por veç me shpronsim për vjedhjet e abuzimet me pushtetin e pronën publike dhe heqje të të drejtave qytetare  për tu zgjedhur dhe marrë me politikë për gjithë jetën . Kjo e bën më të lehtë premtimin dhe më të kuptueshëm shkeljen e rënda e abuzimet e pafalshme të ktyre hajdutve .Le ta filloi me dosjen e Berishës me detin dhe aty ka plot . Të nxjerrë dosjet që janë gati dhe të bëjnë kallxim penal për    Janarin kundër Ministrit tê përmrendshëm , kallzim penal për ish ministrin e mbrojtjes Mediun e me rradhë . Me llafe kjo ngelet thjesht populizëm e fushatë elektorale. Bile duhet ta kishte bêrë kallzimin e parë e pastaj të premtonte. Koha do na tregojë që ky ështê sharlatani më i madh pas Berishës apo thëngjilli i mbuluar që Naltmaidhimi ka mbajt në votër. Në qoftë për keq ai shkatron kartën e vetme që ka mbet pa u djegur nga politika  atdhedashurinë.

 

Kreshnik Spahia e mprehi shpaten,

Edhe nje here o per situaten.

Kjo asht shpata qe u rrin tek koka,

Gjithe armiqve o qe ka bota.

 

O Kreshnik o Tungjatjeta!

Sa keto male e sa keto shkrepa!

Zanin Shqipes lart ia ngrite!

Gjithe kete popull ne drite e qite!

Ylli i kuq shnderrin mbi maja.

Bjen daullja edhe zyrnaja.

 

smiley

O Prizreno, une se di nese Kreshniku ka pesu ndonje metamorfoze, po di me te thone qe ne '91 Kreshniku bote kryq per Salen.

po shembuj ke plot per ate pune. Meqe jemi te Fullani, edhe ky bente fushate per Gim Fagun e PS dhe nji kohe e mbushi banken me ps-ista. Masanej t'boje kryq per salen ne '91 nuk duket naj mekat i modh. Per '91 flas...

Bredho mu Sala sme ka ngjit, qe nga fjalimi qe mbajti te studentet. Ne diskutime atehere kishte qe e mbrojshin dhe kaq. Po Kreshniku u drithte kur fliste per Salen, u drithte. Nejse ka kalu kohe dhe mu mund te me duket gjonat njicik ckic tani.

Deklarata eshte e forte, dhe mendoj se do kete ndikim ne 25% te elektoratit, elektorat qe urren PD dhe PS, me sakte Ramen dhe Berishen. Te mos harrojme se 25% e elektoratit eshte me PD, 25% me PS, 25% kundra tyre, dhe 25% te lekundur. 

Te jap 25% te drejte, Pjero.  smiley

Nga njera ane e kam shume bezdi populizmin e AK-s. Por nga ana tjeter, populli yn "inteligjent" vetem populizmin degjon.

Beshtyva,u tha...nuk erdhe..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).