Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është në periudhën e studimit të çmimeve të ofruara bashke me dokumentacionin e kompanive. Megjithatë, fakti që 75 për qind e pikëve i merr çmimi i dhënë dhe 25 për qind, oferta teknike, i jep mundësi të mëdha fitimi kompanisë “Vetro Energy Pte Ltd”, që doli sëfundmi se ishte nga Singapori dhe jo SHBA-të, e cila ka ofruar 850 milionë euro. 

Por çfarë nxirret në shitje bashkë me “Albpetrolin”? Menjëherë pas nxjerrjes në shitje, qeveria i kaloi shumë pasuri të tjera “Albpetrolit” me qëllim rritjen e vlerës së tij për të joshur oferta sa më të shtrenjta. Si fillim qeveria i kaloi kompanisë së naftës dy licenca të reja në sektorin e energjetikës, të cilat datojnë që në muajin mars 2012. E para është licenca për shpërndarjen dhe tregtimin e gazit që do të vijë nga gazsjellësi Transadriatik (TAP) në Shqipëri. Ky gazsjellës ka shumë mundësi për të fituar duke e bërë që vetëm ky koncesion të jetë një biznes tepër fitimprurës për kompaninë që do të blejë “Albpetrolin”. Në të njëjtën periudhë, qeveria po nëpërmjet ERE-s, i dha “Albpetrolit” edhe një licencë për tregtimin e energjisë elektrike. 

Por kjo do të ishte një vlerë e vogël e shtuar në shërbim të “Albpetrolit”, e cila do të kalojë më pas automatikisht në dorë të pronarit të ri. Qeveria kaloi gjithashtu në fondin e kompanisë së naftës, një pjesë të mirë të territorit të vendit, në të cilin ai (dhe më pas pronari i ri) do të mund të japë lejë kërkim-shfrytëzimi tek kompanitë e tjera që do të duan të bëjnë kërkime në këto zona. Nën administrimin e “Albpetrolit” kaluan edhe blloqet e mbetura të lira, si ai 1, 4, 6, 7, 8, të cilat përbëjnë rreth 60 për qind të territorit të vendit. Bashkë me tokën, qeveria i kaloi “Albpetrolit” edhe hapësira të mëdha deti nën administrim nëpërmjet dhënies së zonave: Adriatiku 1, 2, 3, si edhe zonën “Veriu i Rodonit”. Kjo sipërfaqe është sa 40 për qind të hapësirës detare të Shqipërisë. 

Me dhënien e këtyre hapësirave nën administrim, qeveria i kaloi gjithashtu privatit që do të blejë “Albpetrolin” edhe të drejtën për të lidhur marrëveshje hidrokarbure me kompanitë që do të gjejnë naftë në këto zona. Marrëveshjet hidrokarbure janë zakonisht me ndarje prodhimi duke bërë kështu që fitimi që deri më tani merrte shteti, të kalojë tek pronari i ri i “Albpetrolit”. 

Kompania private do të gëzojë edhe të drejtat që “Albpetrol” kishte deri më tani në raport me të tretët. Të tilla janë marrëveshjet e ndarjes së prodhimit me kompanitë që ushtrojnë aktualisht aktivitet në fushën e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, të cilat gjithashtu gjenerojnë të ardhura për buxhetin e shtetit. 

Nëse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave sheh që dokumentacioni dhe oferta e dhënë është në rregull duke e shpallur “Vetro Energy Pte Ltd”, çmimi i dhënë vlen jo vetëm për “Albpetrolin” por për të gjithë pajën që qeveria ia ngarkoi atij gjatë gjashtë muajve të fundit. 

 

Publikohet me shkurtime. Për më shumë, këtu.

39 Komente

Po shitet praktikisht Shqiperia.. Qeveria e shqiperise ketej e tutje do jete akoma me e varur/interesuar per te mbrojtur interesat e ketyre megakompanive sese te shqipetareve.. Shqiptaret do te  jene skllever ne "token" e tyre. Djersa dhe mundi i nje brezi te tere do shkoje ne barkun e barkederrave.....

Eshte ironike qe ne 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, nuk do te kete me Shqiperi. Ajo qe do te mbetet, do te jete nje karikature e kolonive te shekullit te 19 (karikature, se kolonive u merr te keqen). Ne ate shekull, zezaket e Kongos u detyruan me force te punojne e prodhojne per kolonizatoret belge. 

U detyruan, sepse zezaket, kishin aq krenari sa te mos lejonin europianet e industrializuar tu merrnin atyre pasurite e tokes se tyre. Te bardhet e Shqiperise po ja japin vete, pa lufte, pasurite e tokes dhe nentokes te huajve.

E nderkohe qe Saliu po ia ua jep qyl fare kete pasuri te madhe familjes se tij, Edvin Rama ciceron per taksat e larta ne Durres, kurse Kreshnik Flokelepiri e ka hallin se cfare gjuhe na flasin femijet tane ne dhe te huaj.

***

Diku ne Kanada, apo Amerike po qeshin me te madhe, me plot perbuzje,  me shqiptaret budallenj. Dikur Hollandezet u jepnin njerezeve native te Indonezise, copera pasqyrash, dhe kryetari i fisit u jepte ereza. Nuk ka nevoje t'i genjesh shqiptaret me copera pasqyrash. Ja u merr erezin kollaj, dhe qyl fare, biles. 

Ka ndonje informacion,sa eshte prodhimi aktual vjetor i naftes nga Albpetrol dhe e kthyer ne lefta,sa eshte fitimi vjetor me cmimet aktuale?

Kurse kto licencat e tjera per tregeti, kerkim, shfrytezim nentoke e nendeti, jane bishti mbi thele. Te kujtojne ate katundarin qe kishte dale ne treg per te shit gjelin edhe kaun. Kur e pyesnin myshterinjte per cmimin, plaku pergjigjej: gjeli 100 grosh, kau 5 grosh por kaun e shes bashke me gjelin. Gjeli bente veze te arta. 

smiley Ka vite qe o han pa porta mer!  Qet X deklaro X/2, si shembullin me te thjeshte te te vjedhurit.

Nxjerrja e naftes eshte art! Mund ta shfrytzosh ne maksimum sot dhe ta thash gjer neser. Por edhe mund te kujdesesh per te, qe mos te krijosh vakume, mos te krijosh shembje pusesh e ta shfrytzosh per nje jete te tere. Pislliqet qe bo BP jane te panumerta, por jane te tolerueshme sepse aty i kane ngjy gishtat te tere.

A di njeri te me thote se sa bo me urdheru nje shtatore ne Shqiperi? Sa te boje gjithsesi, kom per ti gjet aq lek sa ti boj nje shtatore Namik Hotit.

KPTHN-ja Ballsh ka kapacitet perpunues 1.2Milion ton ne vit. Ajo e Fieriet nuk e di me mire  por rreth 600Mije.. dhe e gjithe kjo nate ishte llogaritur te vinte nga ALBPETROL. Keto shifra duhet te japin nje Ide se sa nafte ka/kishte ne shqiperi.

Kaviri do thosh mbetet tu u mburr ju komunistet.. smiley 

smiley Ka njerez qe mendojne me koken e tyre , ka edhe nga ata qe mendojne me koken e te tjereve . Ka njerez te lire , ka edhe skllever qe i falen zotit te rradhes smiley

Te mendosh mire me koken tende eshte me mire se te mendosh keq me koken e te tjereve, do thosh Nard Ndoka. smiley 

Po te jete kaq (600 000 ton) i bie qe Albetroli vetem per dy vjet e shlyen faturen e blerjes , pa supozuar investime kapitale e perfitime nga lincencat e dhuruara prej qeverise pronareve te rinj. Atehere ajo shifra 800 mije euro eshte blerje xhaba.

1.2milion Kpthn+600 mije Rafineria e fierit = 1.8 Milion ton nafte ne vit, dhe shifra e shitjes eshte me duket 850 milion euro smiley, Duke futur edhe licensat e tjera : si e drejta e transportit te gazit, e drejta te licensoje kompani te tjera per kerkim nafte ne afersisht 60% te territorit shqiptar Krijohet nje Megakompani qe praktikisht eshte pronare e shqiperise dhe rrjedhimisht edhe e shqiptareve.

Jam shume dakort, krijohet nje oligopol qe praktikisht do te kontrolloje qeverite si garanci per stabilitet te tregut dhe investimeve.

Me keto llogaritje, une mendoj se albpetrol e ka vleren te pakten 80 miliard euro. Te kishim qeveri, duhet te ishim ne duke blere gazpromin.

Cilat llogaritje? C'fare nuk te pelqen? sqarohu si te doli 80 miliard euro? 

Mire mer mire po po m'bo merak Edi qe nuk po Tvit hic per ket problem. a mos valle ai Rikeri i tha te mos ndihet per ket ne shkembim te miratimit te paketes se PS ne parlament? Nuk e besoj kurre. Edi nuk shitet.

Ekuacioni eshte i shkalles se trete, dajosh (Oborri Berisha, mekembesi Meta dhe X-Faktor, bleresi (kush eshte?), parate (nga vijne? ) .Eshte hutuar edhe Kompetenti.Hidhi nje sy Temes dhe fantashkences se Meros.Opozita s 'po ha dot pshesh me kos jo me pshesh me nafte.

E drejte spiritus. Edi yne kurre nuk ka patur talent ne matematike. Nuk mund te pritet me shume.

Po problemi nuk eshte se ca po shitet.

puna eshte a do merren ne te vertete paret per ate qe po shitet, apo jane thjesht shifra ne tym, dhe ne arken e shtetit hyn zero ne fund te dites, dhe Salen se luan njeri nga kolltuku ?

Shifra 850 milion euro, eshte joshese, une e kisha vlersu Albetrolin aty tek 500 milionçi, duke patur parasysh qe nafta sa vinte e binte aty, mjetet jane degraduar nje pjese, dhe kete shifer e kam percaktuar duke llogaritur vetem zonat nafte mbajtese, mjetet, objektet , pa llogaritur blloqet ujore per te cilat flitet ketu dhe te drejten e shfrytezimit per gazin qe do vije/shtrohet, te drejta qe jane nje plus i madh per firmen qe do e bleje. Ne kete rast, me interes, do te ishte qe ne kontrate, firma qe do e bleje, te detyrohet qe fitimet qe do nxjerri, ti perdori/investoje ne token shqiptare. Sepse ligji shqiptar, eshte shum liberal ndaj kompanive/firmave te huaja, ku ju u lejon qe fitimin ta nxjerrin jashte po te duan.

Ne fakt, Albetroli, mundej te mbetej edhe nje firme shteterore shqiptare,  sepse i ka mundesite te rikuperonte humbjet, jo vetem nga e drejta e shfrytezimit te rrjetit te gazit qe mendohet te behet, por edhe nga obligacionet e ndryshme, pa permendur asetet e saja, oshilacionet e vleres se tyre ne interes te firmes, loja e se ciles luhet ne burse.  

Pjero, 

Po te isha pergjegjsi yt dhe te te lexoja vetem 2 fjalite e para, do te te kerkoja te shikoje mundesine e perftimit te nje diplome me te eperme nga ajo cka posedon.

kjo qe thu ti eshte blasfemi sepse ne kushte normale, ti nuk mund te ishe pergjegjsi i Pjerit. Kurre!

Shqiptaret e paten nen hyqem per 70 vjet dhe nuk pane ndonje hair nga fushat naftembajtese.

Di qe Serbpetroli i shit per 400 milion $ ruseve ,Albpetroli 850 milion euro me duket shume.

Per Galileo Galiein,

Shqiperia edhe ne kohet e arta nuk ka nxjerre me shume se 1 milion fuci ne vit ja po ta vendos 2 milion per te te bere ty qefin.

Nafta shqiptare eshte me shume squfur dhe nuk eshte e cilesise se pare,keshtu qe shitet ne tregun nderkombetar me gjysem cmimi.

Tani shumezo 45$ per fuci me 500 mije fuci apo me pak qe do te vazhdoje te nxjerre Shqiperia vitet e ardhme,nuk del ndonje shifer e madhe duke patur parasysh qe 45$ per fuci eshte e ardhura bruto dhe jo fitimi neto.

Edhe per aeroportin u ngritem dhe i thame qeverise e ke gabim qe e jep me koncension,por ja qe aeroport si ky as Enveri nuk ndertonte.

Mania per te pare kolonizatorin tek i huaji,eshte rrenjosur thelle tek brezi i revolucionit kinez.

Jam i sigurte qe nese Albapetroli do tu shitej ruseve apo kinezeve per 1milion euro,te gjithe zogjte qe cicerijne ne kete teme,do ta quanin fitore te madhe.

 

E paske ngrene mengjesin me Alben. smiley 

Ti me duket se po ngaterron Kekun me byrekun. Shqiperia nuk ka nxjerre kurre 1 Milion fuci ne vit . Ti ngaterron njesite matese.(dhe eshte e rendesishme kjo) une thashe : Kpthn e ballshit ka kapacitet 1.2 Milion ton dhe ajo e Fierit rreth 600 mije Ton.

 E dallon dot diferencen midis njesise fuci dhe Ton? e para kjo.

e dyta dhe me e rendesishmja : Ne kete rast ka me shume rendesi sa nafte ka nen toke ,sepse per ta nxjerre jashte te siguroje se do ta thajne dhe nuk kane per te lene pike..jo 1 milion por 10 milion ton  kane per te nxjerre. dhe per ta vertetuar kete lexo ketu:

The Balkans region has total proven oil reserves of approximately 345 million barrels, with 198 million barrels of that located in Albania. Croatia has proven reserves of 69 million barrels, while Serbia holds the remaining 78 million barrels. Although a number of companies are active in the region and exploration is picking up, especially in Albania and offshore areas in the Adriatic Sea, oil production in the Balkans remains low. In 2005, the entire region produced only 41,000 barrels per day (bbl/d). Croatia produced 28,000 bbl/d. Serbia and Montenegro produced 13,000 bbl/d. (In June of 2006, Serbia and Montenegro – until March of 2002 known as the Federal Republic of Yugoslavia – split into the two respective nations of Serbia and Montenegro.) ketu eshte edhe source:http://www.eoearth.org/article/Energy_profile_of_the_Balkans

Tani me thuaj kush ka me shume nafte or trim...

Kur une i bridhja ato fusha nafte  zotrote ka mundesi lozje me cingla..

 

E sa nafte gjetet?

Lesh,vetem sa per te plotesuar nevojat e Shqiperise.

Ju futi edhe koburen ne koke Enveri dhe sgjetet nafte,per aresyen e veteme se nuk kishte.

Apo qe thuhen me te verteten jane larg.Kur te nxirren atehere mund te thuash ka kaq apo aq.Deri tani jane vetem llafe ne ere.

Or trim di te lexosh ti? 

e para ti duhet te shpjegohesh dhe te sqarosh nqs e njeh dallimin midis njesive qe bere lemsh. Ton dhe fuci.

e dyta e lexove artikullin qe te nisa? lexoje deri ne fund... dhe pastaj fol..gjithnje nqs ke dicka per te thene. Ai artikull ty te provon rrenjesisht se Shqiperia ka rezerva nafte me shume se c'do vend tjeter  ne ballkan. di te besh dallim e numrave.. ti kame bere edhe me bold.

The Balkans region has total proven oil reserves of approximately 345 million barrels, with198 million barrels of that located in Albania. Croatia has proven reserves of 69 million barrels, while Serbia holds the remaining 78 million barrels.

Di anglisht apo ja fus kot une ketu . me thuaj nqs di anglisht . nqs jo do te ta perktheje qe te ta kuptosh

 

 

smiley me vjen keq por akoma nuk ka siguresa efektive kundra rrufeve antikomuniste. smiley 

smiley ke te drejte. Ajo qe me heq petullen eshte siguria me te cilen flasin.

Nashi na provuam eksperte ruse kineze .cuam inxhiniera ne algjeri e France .   Beme gjithe ato investime .provuam dhe friken duke u vene inxhinierave koburen Tek koka megjithate nafta s'dul qe s'dul .

 

 

 

 

 

 

Kur une i bridhja ato fusha nafte zotrote ka mundesi lozje me cingla..

...ti mund ti kesh bredhur vertete ato fusha nafte por  vetem si sekretar i partise per te  shantazuar specialistet ose  si spiun, per te spiunur naftetaret.Nje i njohur, inxhinjer projektues ne nafte per shume vite me ka treguar se te gjithe inxhinjeret e afte ne nafte e urrenin thellesisht PS dhe se pas 91'  si shumica e inteligjences shqiptare u bene mbeshtetes  te levizjeve demokratike. Te paaftet dhe mediokret qendruan te rinovonin PPSH.Shiko se kush perfaqson naften sot nga opazita.Nje inxhinjer minierash qe ska lidhje fare me naften,Pajtim Bello ish z/vendes minister i diktatures.

ene kaposhi u shtrengu .... prit pak... edhe pak.... edhe pak...... uhhhhh... dhe na beri prap nje gelase te madhe.smiley

po he pra se ka cik ndryshim 198 milionshi me 6 miliardshin e fucive...
Nejse, albpetrolit i kan hyp kaliqafe t'gjithe gjate ktyre viteve se luhej loje e forte me naften e importit...interesa t'mdhaja qe ose t'bojn te pasur, ose t'morin jeten po nuk u binde

Gjeja me kryesore qe merr Albpetroli eshte perqindja e prodhimit, rojalties (royalties) dhe taksat e tjera  nga kompanite qe jane duke shfrytezuar naften e zbuluar aktualisht. 

Me keto kompani, Albpetroli lidhet me kontrata/marreveshje qe quhen Production Sharing Agreements (PSA) (quhen edhe Production Sharing Contracts ose PSC). 

Ne baze te nje kontrate te tille,  ndarja e fitimit midis kompanise kontraktuese (psh Bankers) dhe shtetit (ne kete rast i perfaquar nga Albpetroli *) behet keshtu:

1. Shteti merr:

- Royalty - qe duhet te jete 10 - 12 % zakonisht

 - Nje pjese te prodhimit qe zakonisht eshte 60%**

 - Takse te fitimit qe paguan kompania nxjerrese.

2. Kompania kontraktuese merr 40% te prodhimit plus koston e investimit jo me shume se 50%.

 

Zakonisht, neper bote, keto kontrata, per cdo 100 $ te ardhura nga shitja e naftes, parashikojne: 56.8$ per shtetin dhe 43.2 $ per kompanine kontraktuese.

Ne rastin e Bankers Petroleum,  i ka paguar Albpetrolit (shtetit shqiptar) vetem gjate gjashte muajve te pare te vitit 2012, 36 368 000 US dollars, vetem ne rojalties (royalties)

 

* ne baze te nje amendamenti te ligjit te Hidrokarbureve, 1993, Albpetroli perfaqson shtetin shqiptar.

** Gjithe prodhimi i shitur ndahet ne tre pjese:

- cost oil,

- production oil (eshte ky qe ndahet 40/60)

- royalties.

Ekzaktesisht. kete nuk kuptojne dot kok katroret. Pasqyra financiare e Bankers te jep nje mundesi per te gjykuar se sa vlen AlbPetroli.

Mbaj mend kur Gaz-prom i mori me dhune 60% te aksioneve, Shell-it, ne Sakhalin. Nje projekt qe ne total kushtoi per ndertim ke $40 Miliard. Gaz-promi i mori aksionet me gati 1/5 e vleres, dhe pagimin do ta bente me prodhim per nja 20 vjet, ose "ne natyre" smiley Sinqerisht qe ja futen evropianeve sa krahu. 

Ke ne? Edhe ate qe e kemi e shesim. 

Dul nje yyyyyyyyyyyylllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll

Nuk e di por Serbia e shiti Serbpetrolin e saj tek Gazpromi,per 400 milion$.
Loja me shifra ben kushdo,sipas jush dmth me mire te rrijme ne kete situate qe jemi.
Ok ndoshta me mire.Keshtu i thame dhe Fatos Nanos atehere kur beri koncesionin e aeroprtit por ja qe u gabuam.

Pastaj Albpetroli mesa duket do te jepet per 25 vjet apo jo?

Nejse e leme ,keni te drejte.Si tha Zotrulers ne nje teme tjeter,kot nuk u mbushet menjda njerezve ketu se vijne me mendje te mbushur.Ketu vetem behet debat.

Respekte per debatin!

te qenka rrafshuar kaptina nga aeroporti o provincial... ajo marreveshje ishte e demshme per shqiperine... aeroporti i kukesit sot do te ishte per avionat low-cost si ryanair etj... por per hir te asaj marreveshje eksluzive sot ne kemi monopolin e lufthanses dhe te bellair-it me shifra teper te larta ne krahasim me kompanite e tjera ajrore... justifikohesh si ai miku qe hengri prasin... eh - tha- se gje e ngrenshme ishte - packa se ja kishin rrasur tjeterkund...  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).