Videoja e e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ku shfaqej vetë ai me vartësin e tij Leonard Beqiraj duke ndarë para mes tyre,  është shpallur e papërdorshme nga Gjykata e Lartë. Vendimi është marrë me shumicë votash nga Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë hodhi poshtë provat e prokurorisë ndaj Dritan Priftit. Për avokatin e Priftit, ky vendim do të thotë “pushim i çështjes”. Seanca gjyqësore e radhës ndaj çështjes Prifti-Beqiraj pritet të mbahet më 14 shtator. Ish-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/Ministri i kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin. Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.

 

26 Komente

Kajani nonen ketij veni se keni gjet legena qe ju votojne!

pse e lodhni kete popull me ''institucione te pavarura'' e terci-verci!  drejtesia,policia,administrata etj jane ne sherbim te partise.

qe te marre fund filmi vizatimor, shkruajeni edhe ne kushtetute (rolin udheheqes te partise) dhe jemi ne rregull.  hajduti me i madh fiton zgjedhjet.

 ne,njehere ne 50 vjet reagojme.  deri atehere ,mendon partia per popullin

E Brado, ky ishte zyrtarizimi i armepushimit? Per kete karallone thuhej se mbasi nxorri ate videon me Meten, i kishin bere nja 180 ore filmime ku hapej bythesh me nje dashnore (gruaja e nje shokut te vete) e thoshte se si kishte paguar ate e kete (Inen, Arvizune etj.) per te bere ate e kete per kete karallone.  Kopjet ja u kishin derguar personave te permendur ne ligjeratat e krevatit te karallose and the rest is history...

Legenat, e thashe ne nje teme tjeter, bejne dallime midis atij qe eshte zhytur deri ne gjoks ne hale (me i mire), dhe atij te zhytur deri ne gryke (me i keq).  E meritojne teresisht karjen e nones.

I Pakapshem , si eshte kjo puna; ".... i kishin bere nja 180 ore filmime ku hapej bythesh me nje dashnore (gruaja e nje shokut te vete) e thoshte se si kishte paguar ate e kete (Inen, Arvizune etj.) per te bere ate e kete per kete karallone. Kopjet ja u kishin derguar personave..."  

Lindin disa pyetje ketu; 1) Kush ia kish bere keto filmime Priftit ku hapej bythesh? 2) Kush ishte ky shoku i tij? 3) Vertete te kete paguar ky Arvziun? , se historia boterore ka treguar se ambasadoret paguajne politikane te ndryshem per ti perdorur. 4) A ka ndonje vidio, a qarkullon ndonje me ato ligjeratat e tij ne krevart. Nese po, na i kalo dhe ne te Europes, te mesojme diçka. 

Pjer, filmimet ja kishte bere Meta dhe kontigjenti i LSI-se.  Shoku i tij, ishte nje LSI-ist.  Gjasat jane te paperfillshme qe ky ka paguar Arvizun, por permendja e Arvizuse nga ky e kompromenton Arvizune ne rast se filmimet behen publike, pavaresisht se ca ka ndodhur realisht.  Jo, asnje nga keto video nuk qarkullojne publikisht.

Po ca lesh armepushimi si per Meten dhe per kete trapin ka nderhy ai Ducja Vucidolit.

Detaje te parendesishme...

Meqe tani ka dhe vendim gjykate, tragjikomedia mund te vazhdoj me aktin e saj te rradhes ku Prifti futen ne listen e deputeteve te PS-se per zgjedhjet e ardhshme...

ja u mbyll dhe ky muhabet.... tani tamam tamam nuk eshte mbyllur akoma. besoj,si Prifti dhe Meta,tashme te pafajshem, do kerkojne demshperblim nga shteti.. sa qe ajo shifra qe dikutohej ne video? nja 700 mije euro me duket.. e,keto leke do ti marrin keta. hallall!smiley

Ky shkrim duhet te vihet me vete kulak.  

Në studimin e tij “Përrallat e Tranzicionit Shqiptar” (Botimet Princi, 2012) Prof. Shinasi Rama e përkufizon parinë si një shtresë oligarkësh plutokratë të përbërë nga anëtarë të ish-gardës së vjetër të Partisë së Punës, si dhe nga disa pjesëtarë të profesoratit dhe inteligjencies. Ndonëse ka dasi nominale mes grupeve kundërshtare, ata veprojnë politikisht në simbiozë të plotë për të ruajtur monopolin e pushtetit si dhe përdorin shtetin për pasurim vetjak. Së bashku, ky grup kontrollon shtetin, interesat e mëdha ekonomike si dhe paraqitjen mediatike që i bëhet qytetarit për t’i krijuar idenë se sistemi funksionon.
Me gjithë retorikën e përditshme në media, në praktikë dallimi i vetëm mes grupeve të parisë është interesi i klanit që ata përfaqësojnë brendapërbrenda parisë dhe motivi kryesor i veprimit të tyre politik është ruajtja e interesave të veta. 

Ndonëse sot të gjithë gëzojmë lirinë e shprehjes, interesat klanore, përfitimet materiale dhe varësia nga struktura të dukshme e të padukshme e bënë shtresën intelektuale të mos ishte në gjendje të bëhej shpirti kritik i shoqërisë. Shumica e tyre ende sot identifikohen me përkatësitë politike, një pjesë luan elektronin e lirë (i jepet ofertuesit më të mirë sipas rastit), kurse një pjesë tjetër e ka gjetur përfitimin te boshllëku i madh në mjedisin akademik duke rikrijuar dhe ushqyer një minikozmos politik me mendësi katundare nëpër universitete. Më të pazotët ndër ta emigruan në Perëndim, u vunë në shërbim të kujtdo që i ofronte sadopak rilevancë,  dhe tashmë të rreshkur i këndojnë lavdisë së vjetër imagjinare nëpër kafene virtuale duke ripërtypur nostalgjinë hipokrite për Tiranën e viteve ‘80.

Dakord jam Pakap po nuk e di a i ploteson kushtet e moderatoreve. smiley

Qendron teper lart ky shkrim per nivelin militantesko-katundaresk te se keqes me te vogel/madhe si justifikim per te bere tifozllek per banden e zemres, qe gjen pergjithesisht ne peshk.

Pra krisma s'ka patur

Krismat kane qene bucitese o gjemb po te gjithe bejne sikur nuk i degjojne. Eshte e ngjashme me ate qe thote Rez Delisula sot per eren e qelbur te plazhit te Durresit. Te gjithe e ndjejne (edhe ata me vila tek pishat e buta) por bejne sikur s'ndodh asgje.

Une nuk e di se cfare ka pas ketij muhabeti, por ajo qe pashe ne tv ishte Minstri me zv.ministirn duke ndare 70,000 Euro per afera korruptive, kjo bente muuuuuuuuuuuuu.

Them se hapja e te gjithe videove te Priftit do e trondiste te gjithe sistemin fort! Mendoj se nuk kemi nevoje per kete pasojat do ishin shume te rrezikshme, fatkeqesisht  reformim i avashte nga brenda ehste zgjidhja e vetme racionale, pak me mire, pak me mire etj etj.

Por se si njerezit mund te votojne akoma MEten, PRifitn e kompani pas ketij muhabeti une nuk e di...

Sic po dalin bathet (videot) me te rrezikshmit ne shqiperi nuk qenkan "maloket e vicdolit" por katunart plebej ost jugor qe kete popull per 50 vjet e cun 500 vjet mbrapa.

Njerezit do votojne rregullisht cka kane votuar deri tani pasi, sic shkruante nje tjeter komentues, shteti ne shqiperi eshte i vetmi punesues i madh per te mbajtur frymen gjalle, si dhe per te mbajtur rreth vetes te tjere.

Nje rreth vicioz, pasojat e verteta te sistemit i ndjen greqia tani me mire se kushdo.

Tani, meqe kjo ceshtje po shkon drejt fundit, i vetmi hall eshte te dali ai biri i botes, qe ka mbi nje vit qe ka humbur pa lene gjurme.

Ps.Belulo, prape ne greqi ti? smiley

Edhe thoni pastaj qe drejtesia ndikohet nga qeveria.

Hajduti me cizme, Dritan Prifti, kaloresi anti-korrupsion i Edi Rames, qe filmoi veten duke marre para me zevendesin e tij, del pa lare nga kjo afere per shkak te drejtesise shqiptare. Zaten, kjo pune ka qene e ditur qe kur prokuroria e mbronte kete individ.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë provat e prokurorisë ndaj Dritan Priftit.

Eshte ndryshe puna. Prokuroria per sy e faqe e ka cuar ceshtjen ne gjykate, por sipas edhe vete Priftit ne filmime sekrete, ky ka paguar kryeprokuroren, nderkohe qe kjo e fundit megjithese u mor vesh se kishte edhe nje video tjeter Prifti-beqiri, e ka mbajtur te fshehte nga publiku. Eshte marre vesh shume vone.

Ne nje batak jane te gjithe, dhe si te tille ne fund te fundit e mbrojne njeri tjetrin.  Ti pastaj je tifozi i rradhes i bandes ne pushtet.

1 hajdut + 1 hajdut= 0 hajdut. Edhe pastaj meren me imunitetin smiley ....Te zgjohemi, prej gjumit te zgjohemi. Katundar e puntor, prej nga shkodra e gjer ne vlor ( jo himare e sarande, jane te grekut brenda pak vitesh)

Turp, drejtesi dhe turp. Si me meten ashtu dhe me tanin.

Te lumte palla. Nejse nje video ne vetvete nuk do te thote asgje, edhe sikur te ishte pranuar nuk provon faj. Nje hetim serioz do te kerkonte te deshmonte nga vinin ato leke, per cfare ishin, ku jane marre, si justifikon pasurite e tij. Me rrenje e dhemballe sic duhet.

Po si te hetojne, kur pikerisht ne Gjykaten e Larte, e cila nuk pranon si prove videon e Dritan Priftit, ke gjykates si Fatos Lulo

Sipas biografisë së tij, më 1999 emigroi në Kanada ku punoi si jurist në zyrën e Emigracionit të Kanadasë para se të kthehej në Tiranë më 2002 si avokat. Më 2003 u zgjodh komisionet në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Ai vijoi karrierën si avokat deri më 2006 kur u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë. Si zyrtar i administratës publike, Lulo u detyrua të deklarojë pasurinë dhe të ardhurat që nga viti 2003. Në deklaratën e parë të pasurisë më 2004, Lulo shënoi se kishte nën pronësi një apartament në Tiranë me vlerë 68 mijë euro të blerë me kursime personale dhe nga shitja e një shtëpie tjetër. Ai kishte gjithashtu një apartament në ndërtim në Kanada me vlerë 100 mijë euro dhe një zyrë me vlerë 95 mijë euro, të gjitha të blera me fitimet e punës së tij si avokat. Lulo deklaroi se kishte një llogari bankare në Toronto të Kanadasë me vlerë 400 mijë dollarë kanadezë, (324 mijë euro), të cilat i kishte fituar gjithashtu si emigrant. Zyra e tij avokatore në Shqipëri qe regjistruar si biznes i vogël me të ardhura më të ulëta sesa 8 milionë lekë, (58 mijë euro) në vit, por rezulton se i dha atij afro 195 mijë euro brenda pesë viteve nga 1994 deri më 1999. Problemi me këto shifra është se ai gjatë kohës që punonte si avokat nuk deklaroi kurrë të ardhura më të larta sesa 1.2 milionë lekë në vit, (8700 euro). Deklarata se ai kurseu 400 mijë dollarë kanadezë në tre vjet punë në Shërbimin e Emigrimit në Kanada, krijoi gjithashtu dyshime. Pagat për punonjësit publikë si juristë në Kanada janë mesatarisht 60 mijë dollarë kanadezë në vit. Më 2005, ndërsa qe ende avokat, Lulo deklaroi se i ka kthyer të motrës, Drita, një kredi me vlerë 480 mijë dollarë amerikanë. Ndërkohë, më 2008, gjykatësi mori një dhuratë nga e motra me vlerë 100 mijë dollarë dhe në vitin 2009, mori një dhuratë tjetër po nga e motra, gjithsej 172 metra katrorë zyrë në Tiranë, e cila vlen rreth 200 mijë euro.  I pyetur për të shpjeguar diferencat e stërmëdha mes kursimeve gjatë punës si avokat në Toronto dhe Tiranë dhe të ardhurave të deklaruara apo arsyet se pse motra i bënte dhurata kaq të mëdha, gjykatësi refuzoi të përgjigjet.

Rrini kot ju te Kanadese!

Ky eshte nga nje familje sigurimsash, me sa di une babaji i ketij ka qene kolonel sigurimi ne kohen e dulles dhe e gjithe familja e ketij kane qene ta martuar jo me bollokista por me sigurimsa dhe krijuan pikerisht ate rrjet qe dulla e luftoj me te gjitha mundesite por sja arriti dot ta ndalonte. Keta jane milioner anonime qe kane kapur te gjithe ekonomine shqiptare dhe i thone politikanve na rruni pak, por pa shkume ....

Hahahahaha, kur shikon sesa e ka rrogen gjykatesi, dhe qe arrin te veri menjan 100 fishin e rroges qe mer, i bie qe ne gjykatat Shqiptare luhen komedi dhe drama, por nuk behen gjykime.

Ne Shqiperi ligjin gjithmone e ka bere 'Kallashi'.

Tani kan vene ne fuqi 'Gjyqetar' te cilet hane jo vetem paret e popullit, sepse paguhen nga taksat e mbledhura, por edhe ato te viktimave ose krimineleve, varet se kush paguan me shume.

 

Mbyllet gjykimi ndaj Priftit, tërhiqet Prokuroria: S`ka prova (Burimi: Ora News, www.ora-news.com)

Shkruar nga shqiperia sotPOLITIKESep 21, 2012

u kry lajm shqipPas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta konsideruar të papërdoshme videon ku shfaqej ish- Ministri, Dritan Prifti dhe ish vartësi i tij Leonard Beqiraj, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë çëshjen, duke liruar deputetin nga akuza e korrupsionit.
Pasi kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi të kthejë në Prokurorinë e Përgjithshme aktet ndaj ish- Ministrit, organi i hetimit ka vendosur të tërheqë dosjen e Dritan Priftit për mungesë provash.
Menjëherë pas vendimit, deputeti ka reaguar duke deklaruar: “Më vjen mirë që sot Gjykata e Lartë mbylli gjykimin ndaj meje dhe ktheu mbrapsh dosjen në Prokurori për mungesë provash. Më vjen mirë që Prokuroria kërkoi vetë tërheqjen nga akuza dhe kthimin e akteve mbrapsh. Skam pasur kurrë dyshim që kjo çështje do përfundonte kështu, sepse në asnjë sekondë të asaj videoje që kam regjistruar vetë nuk ka akt korruptiv. Politika e tensionuar dhe drejtësia në presion politik prodhoi pasoja të pakëndshme ndaj meje, por drejta gjithmonë fiton. Falendeoj familjen dhe miqtë që kanë qenë me mua në këtë betejë. Falederoj median për pasqyrimin korrekt të kësaj çështje”tha Prifti.
Procesi ndaj Dritan Priftit dhe ish-zevendesit te tij nisi ne prill te ketij viti. Ata u vënë në akuzën e korrupsionit, pasi shfaqeshin në nje video duke ndarë një sasi parash. Më 10 shtator, anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë vendosën të shpallin të papërdorshme videon ku shfaqen dy ish-funksionarët e lartë. Ky vendim rrëzoi provën e vetme të Prokurorisë.
21.09.2012

http://www.lajm-shqip.com/2012/09/mbyllet-gjykimi-ndaj-priftit-terhiqet-prokuroria-ska-prova-burimi-ora-news-www-ora-news-com/

Hajde dhe me vule te prokurorise!

Ah c'i beri Fevziut ajo Ina c'i beri! Lecke fare!

Korrupsion? Jo mor burr! As njeri as tjetri!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).