Një gjë është e sigurt: Guvernatori i Bankës Shqiptare e ka gjetur veten këto ditë personazh kryesor të pjesës më të madhe të mediave. Akuza, shpesh të skajshme, për rrogë të madhe e benefite të tjera lidhur me postin, allishverishe në blerjen e Hotel Dajtit, dhe më e fundit: buxhet i tepruar për financimin e ekipit të volejbollit të stafit të Bankës... 

"Krahasimi i të dhënave zyrtare nga buxheti i bankës dhe Ministria e Sporteve tregon se në katër vitet e fundit, ekipi i volejbollit me anetar nga stafi i Bankes se Shqiperise ka shpenzuar më shumë fonde se sa Federata Shqiptare e Volejbollit, ajo e Atletikës, Mundjes dhe Boksit.

Sipas të dhënave, në katër vitet e fundit Banka e Shqipërisë ka shpenzuar 374 mijë dollarë për aktivitetet sportive, mesatarisht 93.5 mijë dollarë në vit.", pretendon Top Channel në faqen e vet.

 

29 Komente

Po mu lumte kur gjetkan kohe edhe per te luajtur!Une propozoj ta shkrijme fare kombetaren e volejbollit edhe ta zevendesojme me keto cupat e BSH-se.Fullani le te behet trajner,vetem te na nxjeri kampion pa hallall ta kete edhe nje rroge +

Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.

ky eshte i vetmi lloj komunizmi qe njohim, gjynah. nderkohe qe merremi me veshet, gomari ka ngordhur.

Kur ngordhi gomari u pa qe barku qe plot drithe e bereqet.
Turqvet iu sos durimi.

Ah per ciklone qe behen ne Shqiperi, ereeee. Le qe, keni ngaterruar shkallen : nje shkalle me tutje eshte per gomeret.

Rrespekte Fullanit,mund dhe ti harxhonte te gjitha ne Kazino,neper Busuqe me femra,gara me kuaj,njeri kursimtar tjetri.

Dhe ne qaheshim nga Lenka Cuko se kishte fushe tenisi!!!

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/02...

Familja

Mbesa e guvernatorit: Mbesa e vetë guvernatorit Ardian Fullani punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në BSH

Nipi i guvernatorit: Nipi i guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në BSH

Mbesa e gruas: Mbesa e bashkëshortes së guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Informatikës në BSH

Politika

Vajza e Jozefina Topallit, nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit, punon prej disa muajsh në Departamentin e Kërkimeve në BSH

Vajza e Ridvan Bodes, ministrit të Financave, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH

Kunata e Sali Berishës, Kryeministrit të vendit, punon si këshilltare e guvernatorit të BSH

Djali i Fatos Bejës, ish-nënkryetarit të Kuvendit, punon në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH

Djali i Robert Çekut, ish-kryetarit të KLSH, punon në Departamentin e Kontabilitetit në BSH

Motra e Ylli Manjanit, zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, punon në Departamentin Juridik

Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit

Departamentet ku janë punësuar fëmijë, vëllezër, motra, nipër e mbesa politikanësh

Familja

Mbesa e guvernatorit: Mbesa e vetë guvernatorit Ardian Fullani punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në BSH

Nipi i guvernatorit: Nipi i guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në BSH

Mbesa e gruas: Mbesa e bashkëshortes së guvernatorit Ardian Fullani punon në Departamentin e Informatikës në BSH

Ka një arsye që i përligj shpenzimet e luksit në Bankën e Shqipërisë. Zyrat e shtrenjta, pagesat për ushqim e deri për aktivitete sportive janë favore që i gëzojnë një numër i madh familjarësh të njerëzve me pushtet politik në këtë vend.

Bij, bija, motra, vëllezër, kunetër e kunata të pushtetarëve janë të punësuar në administratën e Bankës së Shqipërisë, ku njerëzit paguhen dhe trajtohen si në asnjë institucion tjetër.

Burime brenda Bankës së Shqipërisë i treguan gazetës “Shqip” lidhjet nepotike të disa nëpunësve në departamente të rëndësishme të administratës së BSH.

Një nga emërimet e fundit me lidhje në politikë është ai i vajzës së nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në Departamentin e Kërkimeve. Ndërkohë mësohet se vajza e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH.

Në Departamentin e Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë punon djali i një tjetër funksionari të lartë të PD-së, ish-nënkryetarit të Kuvendit Fatos Beja, i cili është aktualisht kryetar i Komisionit Parlament për Politikën e Jashtme.

Në BSH punon edhe djali i ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, republikanit Robert Çeku. Djali i Çekut mësohet se punon në Departamentin e Kontabilitetit.

Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit. Kunata e tij është këshilltare e Ardian Fullanit.

Në radhët e nëpunësve të Bankës së Shqipërisë mund të gjesh pastaj familjarë të pushtetarëve të të gjitha niveleve. Të paktën tre nga zëvendësministrat e qeverisë së koalicionit PD-LSI, Eno Bozdo i METE-s, Ylli Manjani i MPPT dhe Alfred Rushaj i MF kanë njerëz të punësuar në BSH – dy të parët motrat, i treti kunatën.

Burimet brenda Bankës së Shqipërisë i thanë gazetës “Shqip” se në këtë institucion janë punësuar gjithashtu të afërm të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, të prefektit të Tiranës Kletis Kruja, të ish-kreut të ALUIZN-it dhe ish-deputetit demokrat Shaban Memia etj.

Lista e nëpunësve të BSH-së me lidhje në politikë është e gjatë dhe përfshin edhe ish-funksionarë të së majtës, si Ylli Bufi, që ka të punësuar vajzën dhe Xhoana Nano vëllain. Në BSH mësohet se punon gjithashtu edhe një nga mbesat e udhëheqësit të fundit të PPSH-së, Ramiz Alia.

Ndërkohë, burimet e gazetës bëjnë të ditur se në poste të rehatshme në BSH janë emëruar edhe persona nga rrethi familjar i vetë guvernatorit Ardian Fullani. Kështu mësohet se një nga mbesat e bashkëshortes së guvernatorit punon në Departamentin e Informatikës. Një mbesë e vetë guvernatorit punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ndërsa nipi i tij, në Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Numri i nëpunësve të Bankës së Shqipërisë me lidhje direkte apo indirekte me persona të pushtetshëm është më i madh, por çfarë u numëruan më sipër janë fakte të njohura për të gjithë në administratën e fryrë e të mirëpaguar të këtij institucioni që ka për detyrë të kujdeset për paratë e shqiptarëve.

Gazeta nuk disponon prova dhe nuk ka pretendime se emërimet e sipërpërmendura janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Por logjika e thotë që diçka nuk shkon, kur sheh se sa shumë njerëz të lidhur me politikën kanë zënë vend në karriget e paguara shumë shtrenjtë me para publike. Ky realitet mund të shpjegojë në njëfarë mënyre edhe mbështetjen e fortë që gjeti në Kuvend Ardian Fullani, për të marrë një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.

Politika

Vajza e Jozefina Topallit, nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit, punon prej disa muajsh në Departamentin e Kërkimeve në BSH

Vajza e Ridvan Bodes, ministrit të Financave, punon në Departamentin e Stabilitetit Financiar në BSH

Kunata e Sali Berishës, Kryeministrit të vendit, punon si këshilltare e guvernatorit të BSH

Djali i Fatos Bejës, ish-nënkryetarit të Kuvendit, punon në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH

Djali i Robert Çekut, ish-kryetarit të KLSH, punon në Departamentin e Kontabilitetit në BSH

Motra e Ylli Manjanit, zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, punon në Departamentin Juridik

Edhe kryetari i PD-së, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka një të afërm pranë guvernatorit

Shpenzimet

Të dhënat nga bilanci zyrtar i bankës tregojnë se shpenzimet e personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin 2009

Favoret

Ç’përfitojnë nëpunësit e BSH-së

Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, jo vetëm që janë më të mirëpaguarit në vend, por kanë edhe benefite të tjera. Si askush tjetër në këtë vend, kush punon në Bankën e Shqipërisë ka të drejtën të aplikojë të marrë kredi nga vetë banka me interes 0.5 për qind. Ky nivel konsiderohet më i ulëti, madje të pastrehët kur marrin kredi nga shteti, paguajnë interes 3 për qind (kategori e caktuar). Në “qeverisjen” e guvernatorit Ardian Fullani, Banka e Shqipërisë ka dyfishuar stafin dhe fondet për shpenzime personeli janë rritur çdo vit, sikurse edhe për pagat, duke kapërcyer 1 miliard lekëshin. Kështu në vitin 2009, shpenzime për personelin ishin 950 milionë lekë, kurse në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i miratuar i vetë bankës, ka arritur në 1.3 miliardë lekë, pra 400 milionë më shumë, ose 30 për qind më tepër. Në shpenzimet për personelin, BSH përfshin edhe kompensim për ushqimin, si dhe financim për aktivitete sportive në shifra tepër të larta.

Me emërimin në titullin e temës, ...Fullani në "syrin e ciklonit", për të mos i dhënë shkas ndonjë keqkuptimi (që noshKaido nuk e saqaron) se mos ky ciklon do lindë ndonjë Katrinë të re e do fshijë gjithëçka do gjejë përpara, siç ndodh rëndom në natyrën e zhvillimit të këtyre fenomeneve , po orvatem të komentoj se nuk duhet kuptuar kështu. Këtu nuk është Gjiri i Meksikës apo deti i Saragaseve. Tek ne nuk ka zhvillime "atmosferike" kaq të vrullshme. Guvernatori i ndodhur në syrin e ciklonit, së bashku me ekipin e volejbollit, kushërinjtë e Byrosë së re Politike, kunatat e anëtarve të Këshillit të Përgjithshëm, dashnoret e revolucionarëve që "shembën" regjimin komunist, etj., në syrin e ciklonit do bëjnë një fresk, një masazh, dhe do dalin prej saj më të fortë, më energjik e këmbëngulës, me pasione e epshe seksuale edhe më të zhvilluara. Ja, ky do jetë efekti i të qenit "në syrin e ciklonit". Detyrohem të komentoj sa sipër, sepse shoh vesh të ngritur (edhe këtu te PPU-ja) të opozitarve dhe pjellave të tjera të mbrapshta, të mbetura si atavizma nga periudha komuniste, që fërkojnë duart dhe shpresojnë që Fullani me sojin e sorrollopin e tij në Bankë, të thyejnë qafën. Hihihi....ç'ju gënjen mëndja, mor të mjerë! Asgjë nuk do ndodhë.

"...Hihihi....ç'ju gënjen mëndja, mor të mjerë! Asgjë nuk do ndodhë...."

    Po ty more, vesheuluri Petro, te lumturon fakti, qe nene kete lloj qeverrisje kusarie te vendit tend, nuk do te ndodhe asnje lloj ndeshkimi  i ketyre  kermave te qelbura qe  i pine gjakun  dhe ja kane zene frymen popullit? Nuk e ndjen eren e keqe  te kusarive,qe kudo e mbi çdo pasuri, ka  kutrubuar  tere dynjane ? Kaqe larg hundes tende te jete kjo ere ?

Lumturohu, lumturohu !  

Më zhgënjeve grava! Nga sa të kam ndjekur në komente, kisha krijuar për ju përfytyrimin e një individi të kultivuar, ndaj ndjehem i befasur që nuk arrini të ndjeni në rreshtat e komentit tim sarkazmën e talljen. Madje sarkazëm të trashë, se hajde de të ishte ndonjë ironi e hollë, epo...por tallja ime bën muuu...

 Unë nuk e mbaj veten për ndonjë luftëtar" të thekur, por jam i sigurtë se ndihmesa që jap në shoqërinë Shqiptare, për t'u kuptuar se qeverisemi dhe ndodhemi nën një regjim kusarie, ka qenë e është në vazhdimësi konstante dhe jam i bindur se nuk mbetet për te PPU-ja.

Gjithësesi, basti im me ju është: po qe se Fullanit nga "në syrin e ciklonit", i hyn gjemb në këmbë, ke një drekë ose darkë te restorant Berlini. Nëse nuk i hyn gjemb në këmbë, bastin e fitoj unë dhe s'kërkoj asgjë, përpos se t'ju tregoj që derrat oligarkë do mbrojnë parreshtur tërë qelbësirat, fitimet e pushtetin antipopullor, me të gjitha mjetet.

  Ndjese o Petro  xhani, por  jemi bere  qe nuk na mban gje shpirtime keto qe po na shofin syte dhe kete fare  njerezie te pandjeshme.Si ne graxhde more burre...! me vjen edhe keq per popullin tim, por dhe nje inat i tmerrshem.Kur une nuk vuaj per  asgje materiale.Miepo rrihet keshtu  duke ngrene, realisht  duke pare sesi na hane shpirtin hjenat pake e nga pake...:tere inatin e kam me te shkolluarit qe jane bere thuajse te gjithe qorra.Mua me bie rasti te shikoj shume.Por shume,  ore...!

Nuk ishte arresye..." kaqe e madhe",  ngritja  e rinise ne luften partizane.Eshte me e madhe sot.Sepse une nuk shof fund te kesaj murtaje.

.....Vetem rrotacion te saj...

me siguri po i kerkojne ndonje kredi me interes te ulet Fullanit, nuk shpjegohet ndryshe ky sulm per nje njeri qe u zgjodh dy here me konsensus politik te te gjitha paleve... 

S'e di per heren e pare,po heren e dyte, nga PS, e ka votu vetem Ben Blushi,me justifikimin se e kishte mik.

Plotsisht të drejtë Pedro fullani ështê dora e zgjatur e Berishës në arkën e shtetit dhe asgjë se gjen ashtu si nuk gjeti gjë Zogun qê e kishte Bankën si arkën e vet si nuk i gjeti gjë ata që morën floririn në Krabë  etj etj - ama kjo s'do të thotë që kta hajdutë të mos kallzohen e delenisen publikisht e të quhen me emrin e tyre hajdutë të djersës 100 vjeçare e më tepër të shqiptarve. Do ti gjejë gjë jo them dhe unë  por e drejta shpesh vonon por nuk Harron.   

Dhe ne qaheshim nga Lenka Cuko se kishte fushe tenisi!!!

...njerzit nuk qaheshin pse kishte fushe tenisi,por per urdherin qe dha qe te mbillnin me miser foragjer smiley

Urdherat per mbjelljen e misrit foragjer dhe mbareshtimin e gjelave i jepte Enveri. Po ti ke qene kaposh i vogel atehere dhe s'e mban mend. smiley

Meqe e ke qejf kokren e misrit a e di ti se cfare eshte misri foragjer o kaposh?

Byth byth o none!

tre dite do maroje edhe ky "skandal" sllavo komunist.

ej, ca u bo me ate skandalin tjeter me anetarin e gjykates se larte qe i jepte motra e vet nga qinmi dallare per cdo vit te ri?

 

Kaloi tre-diteshi edhe per Antarin e Gjykates varfanjak.

Djema, nje banke ka te drejte te investoje, te ricikloje , ku te doje parate e `saja` , pra te tonat, dhe investimi, riciklimi ne nje sport nuk eshte humbje, ato para thjesht riciklohen per te vene ne levizje X vlere bono/letra me vlere qe flejne gjume ne burse. Aty nuk ka humbje. 

Une i besoj Pjerit!!!!

qysh se mbron interesat e Pjerit ne USA ,nuk len rast pa e promovu.Me sa duket leximi i VQ,te ka ndrruar komplet menyren e perballimit te jetes ,te veshtrimit te se ardhmese sidomos,te ka ndrruar vlerat...ndihet kjo ne gjithçka shkruan.A je Full time ne dispozicion te Pierit ne Usa apo punon mbi projekt?

Me duhet kohe per te kuptuat thellesine e mendimit te Pjerrit. Ndoshta mbas nje viti do te kem zberthyer te gjitha mekanizmat qe nderveprojne dhe qe Pjerri i ka pershkruar vetem me nje fjali.

O Pjer megjithëmend e ke se ka riciklim paresh tek ekipi i futbollit të femrave (me dashnore ) të Bankës tê shqipërisë . e kush tha që ka humbje ata ekipi dhe tê tjerët pas ekipit nuk i grisin paret por i qarkullojnë bile dhe me fitim por me një ndryshim të "vogël fare" fitimi është i tyre ; banka e bëri të vetën që kur ja jep.smiley

Man*, baba e dha pelqimin!

*Lulja nuk dinte inglisht. Man ka gjasa te jete shkurtimi i emrit Osman.

smiley

Vajza e Jozefina Topallit, nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Kuvendit, punon prej disa muajsh në Departamentin e Kërkimeve në BSH.

smiley

smiley

smiley

 

e ravijezume po me duket.

"Po sa vajza ka ky kovaçi dhe të gjitha kshu hazat i lëshoka" 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).