93 Komente

E kam pare diku. Me jane mbushur syte me lot. Duhet te mblidhen me shume deshmi, te behen me shume dokumtare si keto, tani sa keta njerez jane gjalle.

Keto dokumentare duhet te shperndahen e te shfaqen kudo neper media shqiptare dhe te huaja. Faleminderit Gjembi.

camet u ndodhen te pambrojtur perpara nje cmendurie evropiane dhe mercenareve primitive qe ju thane se ishin grek te vjeter.

sot shqiptaret jane ne kushte te tjera, por nuk duhet te harrojne ne asnje menyre tragjedite e cameve dhe kosovareve.

shume njerez duket se kane harruar qe ne keto troje neper shekuj kane lulezuar qytetet me te medha shqiptare, qe fatkeqesisht edhe sot vazhdojne te jene jashte kufirit shqiptar.

ne keto troje eshte ruajtur dhe zhvilluar neper shekuj tradita me e mire shqiptare.

"Harresa eshte rrezik dhe meshire njekohesisht" (Theodor Heuss, presidenti i pare i gjermanise se pasluftes).

nje thenie e tille nuk degjohet as sot (70 vjet pas luftes) nga llumi i ashtuquajtur grek.

gjithsesi e pare ne kontekstin shqiptar dhe nga kendveshtrimi shqiptar do thoja se harresa eshte shume e rrezikshme per ne.

kurse persa i perket meshires, punet kane radhe.

e para vjen kerkimi i faljes, pastaj ndoshta mund te vije meshira (ndoshta jo).

por nuk mund te kerkosh nga shoqeria greke sot qe te ngrihet ne nivelin e shoqerise gjermane.

nuk kane as forcen as nivelin intelektual.

vazhdojne te mbeten bizantine-primitive si shoqeri.

Qe te ngrihesh e te kritikosh genocidin e baballarve te tu, duhet te kesh kurajo qytetare dhe kulture demokratike, dy elemente kryesore qe ju mungojne grekerve. 

Po mire, ky Napoleon Zervasi, nga e ka origjinen?

e para e punes nuk ka rendesi fare.

rendesi ka kush i ngre sot permendore ne greqi. shko e shikoji permendoret gjigande qe i kane ngritur vetem vitet e fundit dhe pyeti se kush i ngrin.

e dyta nje njeri qe e quan veten grek nuk mund te kerkosh me thelle per origjinen, se me poshte vetem majmuni eshte.

te gjithe ata qe e quajne veten grek jane njerez qe ka mbetur pa identitet dhe mundohen te krijojne nje te tille me cdo kusht.

shqiptaret ne greqi edhe sot e gjithe diten e mbajne veten per arvanite, dhe ky napoloni qe edhe emra e ka qesharak per nje grek te lashte dhe nuk ka qene arvanit, as me gjak shqiptari nuk ka qene.

nqs ky person ka folur shqip nuk eshte cudi fare se pjesa me e madhe e greqise deri para 100 vjetesh shqip ka folur.

ke me dhjetera libra qe ta deshmojne kete (libra te shkruar nga te huaj dhe para 100-200 vjetesh).

keshtu qe ska nevoje te hidhni fishekzjarre se na paska qene shqiptare se jane pa kuptim.

Napoleon zervas eshte vlahcos .......çoban vlleh nga  epiri......ne  Epir   po te heqesh greket me origjine shqiptare ,greket me origjin vlehe, greket me origjine sllave......greket e "paster" numerohen me gishta.......ahhh po greket e paster i gjen ne himare.......

smiley

seshte cudi, se keto vllehet ne shumicen e rastave kane ngrene buken e shqiptareve dhe kane bere lojen e "grekeve".

E keni filluar historine gabim ... filloni me Betejen e Navarinos se si flota angleze , ruse dhe franceze ja shkerdhyen robt klyshit turkut Ibrahim Pasha ..http://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_N...... pastaj vazhdoni me Otton e Bavarsie qe beri revolucionin kultural ne Greqi ... rrafshoi gjithe minaret e xhamite muslimane ... pastaj vijme te   arb(V)anitet shqiptare te Epirit ne bashpunim me greket ...i vrisnin e i debonin camet e turkut qe kishin ngelur nga placka e luftes e Perandorise Osmane ...

deri te otto i bavarise te kuptova , po ate fjaline e fundit sta mora vesh as nga ana drejtshkrimore as kuptimin sja nxjerr dot....

ne bashkpunim me cilet "grek"?

cmdth "camet e turkut"?

 

ju kryqtaret keni nje difekt te madh, nuk beni dot dallimin midis fese dhe kombesise sepse edhe vete nuk kini kombesi.

jeni muxhahedin te krishteresmiley

po shqipen ku e mesove?

E mesova nen flamurin e Gjergj Kastriotit ...!!!

ku e mesove? ne "akademine" e voskopojes? smileysmileysmiley

muxhahedin te krishtere, sakte fare ... ske ca ti shtosh me teper

 

po ai ka qene shqiptar, dhe me 3 fe gjate jetes se tij.

po ti qe shqiptaret e camerise i konsideron armiq duket ca malli je.

po shqipen kush ua mesoi atyre,sulltani?

rralloje nje cike propaganden fetare dhe shto seksin oooo gjarper

Zervas ka qënë suliot.

shoku, nuk vinte njeri emer napoleon e leontin ne sul.

te tjere i perdornin keto emra... :

smiley

Ore ti kam dash të të pyes një herë, nga të kemi ty ne? 

Suli ishte i përbërë me klane. Gjithë Boçarët, Xhavellat, Drakot, dhe Zervat, janë nga Suli.

ore ti mire ben qe pyet se kush nuk pyet mbetet budalla.

nga suli me ke.

suli perbehej nga shume fshatra o kapedan.

zerva ska qene nga suli fare, po edhe nqs vinte nga suli nuk dmth qe ka qene shqiptar.

po ty o trim nga te kemi?

Më ngjake me një nga Librazhdi, prandaj të pyeta. Po nuk qenke ti. 

unë jam nga Mani. 

Një sulioti si ty, nuk i lejohet të thotë më parë s'ka qënë, e pastaj edhe nëse ishte. 

O ishte, o nuk ishte. Nuk janë nga ndonjë vend tjetër Zervat, përveçse nga Suli.

...dhe une qe e dijsha qe Napolon Zerva ishte nga Himara.....

Zerva ka qënë nga Suli, alidemso. Ai ishte ekuivalenti i forcave nacionaliste në Greqi. Si ballistët tanë... Dhe kundër tij, ka pasur një komunist, me prejardhje të largët po nga Suli. Ari e kishte emrin ky. Aris Veluhiotis. Çamët në grupe të vogla luftuan me komunistët bashkë, EAM-i ekuivalenti i frontit NÇ, i ka mbrojtur çamët, me aq sa mundeshin. Edhe sot e kësaj dite, të majtët në Greqi do i gjesh të shkruajnë libra pro çamëve, që dënojnë bandat e Zervës.

Spiromilio ka qënë nga Himara. Mbase e ngatërron me këtë.

..ah, po sorry, ke plotesisht te drejte, e kisha une gabim, e ngaterrova me Spiromilon....

nacionalist apo mercenar ?

per cilin nacion na paska luftuar ky?

Po zerva eshte suliot ...pra nga zemra e epirit ,por nuk do te thote qe eshte shqiptare, ne sul apo epir ka nje amalgam popullsis, shqiptare,vlleh,sllav,grek, etc etc

 

Mund te e lexosh tek wiki thjsht : http://en.wikipedia.org/wiki/Souliotes

___

In Ottoman-ruled Epirus, national identity did not play a role to the social classification of the local society; while religion was the key factor of classification of the local communities. According to this, the Muslim communities in Epirus were classified as Turks, while the Orthodox, like the Souliotes, were classified as Greeks.[26] As sources claim, they had rather a strong local identity.[27] The Souliotes were of Albanian origin (Albanian: Suliotët), while the dialect they initially spoke is classified as one of Cham Albanian dialects[28] of Tosk Albanian.[29] Nevertheless, they identified entirely with the Greek national cause.[30]

Moreover, religiously, they belonged to the Church of Constantinople, part of the larger Greek Orthodox Church.

In some sources Souliotes are characterized as "Albanian-speaking Greeks".[31]. However, first-hand reports of early 19th c. say that Souliotes were speaking "a little Illyrian" (Byron[32]) or that their maternal language was Greek and knew also Albanian[33]. Furhter evidence on the language of the Souliotes is drawn from the Greek-Albanian dictionary mainly by Markos Botsaris and his elders, composed in 1809. Titos Yochalas who studied the dictionary concluded that either the mother tongue of the authors was Greek or the Greek language had a very strong influence on the local Albanian dialect, if the latter was possibly spoken in Souli.[34]

Zervas ka qënë arvanit. 

Fisi i Zervave në Sul, jetonte në një lagje të quajtur Qafa. 

Nga fisi i Zervave vijnë dhe Kundurjotët, që pas shkatërrimit të Sulit shkuan në Hydra (ishull arvanitësh). Këta e kanë të njohur përkatësinë e tyre arvanitase. 

ok pra, nuk ishte.

dhe fakti qe jep pergjigje vetem te pjesshme (komenton vetem ate qe do) eshte shume tipik dhe te vjen per shtat.

thelbi eshte ka qene shqiptar apo jo.

dhe shqiptar nuk ka qene, ooo taleban. smileysmiley

Çfarë do të dish më tej? Që shqiptarët u vranë me njeri tjetrin në Çamëri? Po, pjesërisht kjo ka ndodhur. 

kush tha qe dua te di gje nga ty. smiley

pse u c'akordove fare ti? mire ishe.

 

shume njerez kane lindur ne arta.

edhe nje shoku im gjerman gjyshin nga arta e ka pas.

ka pas dhe gjerman andej ne ato vite.

e sheh pra qe nuk ishte nga suli.

qe nuk ishte shqiptar as nuk vihet ne diskutim fare.

i yni ka qene legeni i yni.  dhe nuk eshte as i pari as i fundit shqiptar qe lufton me shqiptar. ne kemi edhe kryeministrin zervist.  edhe i ashtuquajturi revolucion grek i 1820-s nuk ishte gje tjeter vecse lufte midis shqiptareve te krishtere dhe atyre mysliman.

organizimi i lashte fisnor e ka bere te veshtire organizimin kombetar. kjo eshte arsyeja qe ''jabanxhinjte'' ballkanike rekrutojne kohe mbas kohe drejtues fisesh shqiptare kundra fiseve te tjere.

ndersa greket jane shet fetar.gjithe identitetet e tjera atje jane shtypur me dhune,nder ta edhe shqiptaret qe nuk kthyen.   prandaj greqia eshte i vetmi vend ne be qe nuk e ka te ndare kishen nga shteti.  sepse ne te kunderten do te shperbehej

shiko nuk eshte cudi qe njerezit e nje kombesie te vriten per pune besimi.

ki parasysh naten e shen barolemeut ne france ku u vrane protestantet nga katoliket ... etj etj.

revolucioni grek ishte shume me teper se nje konflikt fetar, dhe aq me teper nje konflikt fetar mes shqiptareve.

nuk u vendosen flotat ruse , franceze dhe angleze ne brigjet greke per te pare se si luftonin shqiptaret me njeri tjetrin.

identiteti shqiptar ka ekzistuar dhe ne ato kohe.

problemi eshte se ne ato troje ka pas shume njerez qe flisnin shqip e nuk ishin shqiptar.

zerva ka qene nje prej tyre.

edhe ne pamjen e jashtme ka disa tipare.

shiko marko bocarin, apo kico xhavellen qe kane qene shqiptar dhe shiko zerven.

me gjej nje shqiptar me ate lloj mjekre prej talebani si e ka zerva.

 

me gjej nje shqiptar me ate lloj mjekre prej talebani si e ka zerva.

Fan Noli?

Nga stili i mjekres u njihkan nga jane njerezit?

jo po talebane ke me shume me ato lloj mjekrash se suedeze.

thjesht kaq.

Gjembi me vjen keq, por krahasimi s'ishte i goditur. Imzot Noli ishte klerik.Mjekren edhe e ka mbajt edhe se ka mbajt.Pas zhvendosjes ne USA, ne pergjithesi se ka perdorur mjekren.

Sidoqofte ,jam dakort qe s'ka lidhje me mjekren njohja e njeriut.

...jeronim - 16 Shtator 2012 - 18:33

smiley

seshte cudi, se keto vllehet ne shumicen e rastave kane ngrene buken e shqiptareve dhe kane bere lojen e "grekeve"....

 

Cfare flet keshtu o idiot?

Po 50% te figurave te Rilindjes Kombtare Shqiptare i ke vllehe me origjine.Po keshtu dhe shume figura te artit dhe te fushave te tjera,qe kane kontribuar per Shqiperine.

 

 

.

jeronim, mos se ka te drejte ai  siper! Mos,  me vllehet tane !

une nuk pretendoj te drejten absolute.

thjesht mbroj mendimin tim.

une varem nga kembet e mija, vllehet kane kembet e tyre per tu varur.

secili varet nga kembet e tija.

idiot?? sikur ste ofendoj njeri o shqiptar i flakte....

50% ??? nga e gjete kete statistike ti?

nqs ka pas ndonje vlleh apo cfaredo qofte tjeter qe ka kontribuar per shqiperine ka treguar formimin dhe zgjuarsine e tij personale dhe asgje tjeter.

persa i perket pjeses tjeter shqiptaret i kane pare dhe i shohin, nuk ha shume diskutim ajo pune.

I kane pare ,i shohin????

Cfare budallalleqesh flet?

Qe nga Naum Veqilharxhi,Asdreni,Papa Kristo Negovani,Papa Lambro Ballamaci,Dhaskal Todri e deri tek Edmond Budina,Viktor Eftimiu apo Albert Veria aktori, ke nje plejade te tere vllehesh qe kane kontribuar per Shqiperine.Dhe po ta them qe eshte ne mos 50% por eshte aty afer.

Edhe ne LANC ke shume deshmore me origjine vllahe.Edhe deshmorin e pare te Demokracise ne Kavaje, Josif Buda e ke me origjine vllahe.

Vete jam nga Korca dhe kam nje gjysh vllah, dhe te barazosh vllehet me 100- 200 kriminela te Lagjes 1 ne Korce, eshte idiotizem ne rastin me te mire dhe tradheti ne rastin me te keq.Vete i njoh ca nga keta tradhatare qe punojne per grekun.Deri ne 1990-en ose punonin si spiuna te Enverit si puna e Naum Dishos,fisi i te cilit ishte me prokurore qe te futnin ne burg, vetem se degjoje ndonje kenge greke apo italiane, ose ishin ne burgje si kriminele oridinere me 25 vjet burg qe per kohen ishte afati me i gjate.Edhi demokracia dhe keta kriminele dolen nga burgjet dhe u bene pjesa militare e stafit e konsullates greke ne Korce,ndersa Naum Disho dhe fisi i tij puro komunist u be pjesa politike.

Por duhet ta dish qe distanca mes ketyre dhe vlleheve te tjere eshte jo det por oqean.

Me idiota si juve qe ka me shumice madhe edhe ne Kosove apo Maqedoni,cdo pushtues e ka te lehte te sundoje ne Shqiperi,se jeni juve te paret qe do ti sherbeni me keto mendesi qe keni.

degjo, e para e punes qetesohu se e more shume personale.

as me njeh as te njoh, po te jesh i sigurt se nuk jam nga ata qe ndjellin urrejtje.

po merrem thjesht me fenomenin dhe me faktet.

sot ke dhe shume shqiptare qe jane kthyer ne "grek".

vllehet e kane pasur dhe e kane shume me kollaj nje gje te tille, se identitetin shqiptar nuk e kane fort per zemer (dhe ky seshte faji im).

sidomos ne kushtet e sotme kur eshte vertet veshtire te jesh shqiptar.

keto jane faktet sot.

dhe persa u perket krimeve, kush nuk distancohet eshte edhe sot kriminel.

cdo shqiptar sot (perfshire edhe vllehet) duhet te kuptoje se nuk behen punet vetem duke shitur bythen e duke vjedhur per interesa personale.

te gjithe ata qe jetojne ne shqiperi kane nevoje per nje shtet te forte shqiptare.

perndryshe do ngelen gjithmone vegla te te tjereve ne ballkan, dhe kjo seshte e kendshme per asnje.

 

Ky eshte nje vllah nga Korca:

http://www.youtube.com/watch?v=OwhflUDJMSo

 

...vllehet e kane pasur dhe e kane shume me kollaj nje gje te tille, se identitetin shqiptar nuk e kane fort per zemer (dhe ky seshte faji im)....

Identitetin shqiptar se kane fort per zemer,prandaj i kane dhene Shqiperise gjithe ato figura qe te permenda me siper qe nga hartuesi i pare i abetares shqipe e deri tek deshmori i pare i demokracise?

Me ty nuk ja vlen te besh muhebet.Do te jesh ndonje turkofil qe cdokush qe nuk eshte musliman nuk eshte shqiptar.

Hajde shendet!

shendosh qofsh.

e kam pare live dhe jam ne sinkron me priftin.

muhabet nuk te kerkova une te besh.

dhe nuk jam as turk, as mysliman nuk jam, meqe e paske merak.

hartuesi i alfabetit te pare shqip ka qene hasan tahsini meqe ra fjala.

tung

dhe persa i perket shqipeve te kosoves dhe maqedonise, laj gojen kur te flasesh.

E kisha fjalen per abetaren e pare shqipe ne fakt jo per alfabetin.

Sa per Kosoven dhe Maqedonine te gjithe e kane pare ne kete blog se sa pro tyre jam.

Se thashe qe ka njerez atje (si dhe ne Shqiperi) qe etiketojne cdo shqiptar orodoks apo vllah ,si grek kjo eshte nje e vertete.

detyra jone eshte ti bindim qe jo cdo ortodoks eshte grek,dhe jo cdo vllah eshte grek,gje qe duke pare komentues si puna jote,puna behet me e veshtire.

nuk e di se ca kane pare te tjeret, po ajo qe shoh une se ti je duke me ofenduar mua gjithe kohes, ofendove shqiptaret e kosoves, te maqedonise dhe mburre vllehet.

keto pashe une.

ti fillo bind njehere ortodokset, e vllehet qe nuk jane grek, pyeti pse vene i falen nje prifti thellesisht antishqiptar si ai qe kane ne krye, pastaj e sheh vet se sa thjesht binden shqiptaret.

 

Jeronim dhe Shqiptar, debati eshte i kot. Kam pershtypjen ,se deri diku mbroni te njejtat gjera.

Eshte e vertete qe vllehet kane pasur kontribut te madh, sidomos ne Rilindjen Kombtare, por eshte e kot te behen pergjithesime. Ka pasur te mire, ashtu sic ka pasur te keqinj.Njesoj si shqiptaret.

Mos te harrojme qe per shkak dhe te interesave ekonomike, marredhenia organike ndermjet vlleheve dhe shqiptareve, eshte turbulluar pak. Ne keto koha ka plot vlleh qe mund te shkojne ne Greqi si Grek, ashtu sic ka dhe Shqiptar qe bejne te njejten gje.Kjo eshte mese e kuptueshme.

Sidoqofte s'ka asnje aryse qe te hidhen kontributet e atyre atdhetareve vlleh , ne historine e Shqiperise.

und do doja te kishe te drejte dhe vertet te mbronim te njejtat gjera po nuk me rezulton se eshte ashtu.

une nuk jam historian dhe nuk u mora me kontributin e njerit apo te tjetrit ne historine e shqiperise.

le te merren historiianet me ate pune.

thjesht fola per nje fenomen mese te dukshem ne shoqerine e sotme shqiptare.

dhe faktet jane vertet aq te dukshme dhe kokeforta sa eshte pak e veshtire ti mohoj njeri me lojera fjalesh.

eshte nje debat qe u bene mire atyre te gjithe atyre qe ndihen shqiptare, dhe i irriton ata qe jane mesuar te jetojne si spiune, hajdute, e parazite... pavaresisht nga kombesia.

Pikerisht, te dy niseni ne perceptime personale per kontributin e nje komuniteti. Por te dy mbroni ndertimin e nje Shqiperie te shendetshme dhe te fuqishmesmiley

te nderuar miq.....

se pari, Greqia u be shtet me vete, thjesht ne saje te luftes heroike te te krishtereve shqiptare... kete mos e harroni dhe ne ate kohe lufta mes feve ishte me e tmerrshme se lufta mes kombesh....Ne kohen e Ali Pashes, sundonin muslimanet qe i vune ne sater kaurret.... deri sa i nenshtruan.... me pas erdhi radha e te krishtereve, e ketyre u erdhi radha pasi kishin krijuar shtetin grek, ( pas marreveshjes me Porten e Larte) ku i vune ne sater te gjithe muslimanet e Greqise.... e me pas u identifikuan te krishteret si greke dhe muslimanet si shqiptare... ja kjo eshte historia e cila na vjen edhe sot. nese Greqia eshte Greqi, kjo ne radhe te pare fale Kolkotronit, Bubulines  me shoke qe ishin shqiptare, e me pas fale baronit te Bavarise, qe ishte i fuqishem dhe kishte debulese per Greqine e lashte, dhe e barazoi me Greqine e atehershme, dhe prandaj Greqia eshte ajo qe eshte sot.... duhet shume pune per ta zhbere , por kjo nuk behet as me qarje, e as me sharje, po behet me nje shtet te forte shqiptar, e jo nje shtet sahanlepires si jemi bere ne, dhe me nje  histori te forte e te dokumentuar. Dokumente ka plot, te cilat presin te çpluhurosen, dhe presin historianet tane dhe qeverrite tona qe ti pastrojne nga pluhuri... Ja kaq e thjeshte eshte...aq sa nuk vlejne as patetizmmat tona patriotike e sa apologjia e grekeve te vjeter.....

jeronim puna e camve eshte pak me e koklavitur se sa e paraqet ti.ne shqiperi ne vitet 40 nuk u vendosen me shume se 30.000 cam.ku shkuan ata shqiptare qe banonin arten,prevezen,janinen??qytete keto te medha ne krahasim me fshatrat ku u vendosen sipas fjaleve te tua ne nje teme tjeter.ku shkuan o jeronimi?se cemerit nuk ishin vetem ata tridhjetmij qe erdhen ne shqiperi apo jo? aty jane jeronim ku kane banuar ne shekuj ne po ato qytete.prandaj mos na hidh hi syve se coku lecitim dicka. arvanitasit aty jane por asnje nuk ma mbush mendjen mua qe ata e kane humbur shqipen. sepse edhe ne itali kam takuar greker qe flasin shqip jo vetem kur shkoj me pushime ne greqi.ti pyet veten pse arvanitasit nuku pelqejne shume te puqen me shqiptare. dhe ndoshta dicka do te kuptosh po te vesh ne pune llogjiken.nga shqipnia e mesme  ka nje thenie te vecante per ta qe s'arrij ta kuptoj nga ka dale se shume pak vite bashkejetese jane vetem 60 vjet.o sa mire me qen shqiptar shitet mir tek postanalfabetet e ndreces po jo ktu. tjeter muhabet nqs peshku eshte bere pazar pasi shume gjo e gjalle leviz ketej kohet e fundit.

une sjam ekspert per kete teme, por punet e shqiptareve jane te koklavitura vertet.

por disa gjera mund te ti permend.

sot ne turqi ke mbi 5 milion shqiptar , kryesisht te debuar nga kosova dhe cameria.

nje pjese e cameve dhe arvanitasit jane vertet fizikisht aty, por qe te arrish te kuptosh pse nuk jane realisht aty si cam dhe arvanitas, mundohu ti japesh pergjigje pyetjes:

pse arbereshet pas 600 vjetesh vazhdojne e flasin shqip ne itali, kurse camet dhe arvanitet per vetem 60 vjet (e kupton sa pak jane 60 vjet) e humben shqipen.

mjafton te shohesh primitivizmin grek sot qe edhe te vdekurit i zhvarros per ti bere grek dhe e kupton situaten e atyre njerezve.

nuk kane humbur asgje jeronim. kendo vella kendo se libra ka shume.arbereshet flasin shqip sot sepse jane nje komunitet shume i vogel(100.000) ne zona te humbura te italise dhe sperbejne asnje rrezik per italine,perkundrazi,i kane dhene dhe vazhdojne ti japin italise.komunitete me te medha te shqiptareve u vendosen ne venezia,por (cuditerisht) sot asnje prej tyre nuk flet shqip.i tradhton mbiemri sepse ketu i ruajne defteret.ne turqi shperngulen kosovaret ne mase te madhe jeronim dhe jo camet. cuditerisht edhe turqit,edhe serbet i ruajne defteret.ajo e greqise nuk eshte primitivizem, eshte lufte.60 vjet e humben shqipen. e flasin djale e flasin por jo me mua as me ty.

nje shtojce te vogel. e di se kush ishte ne perberje te ushtrise qe mundi ali tepelenen mo?? 90% shqiptare, deri edhe markagjonajt prej mirdite.

leri vllehet se ate qe kane bere vllehet per shqiptaret shume pak shqiptare e kane bere per veten e tyre.

 alke,... te jap  leje plot pesembedhjet dite, qe  te  mos  thuash me asnje llaf ne blog.....me kete llafin ketu me poshte...

"leri vllehet se ate qe kane bere vllehet, per shqiptaret shume pak shqiptare e kane bere per veten e tyre...."

shkurt fare...

shqiptaret kane bere shqiperine

shqiptaret kane bere kosoven...

dhe skane mbaruar akoma

smiley

Ke nje perqasje romantike per historine e shqiptarevesmiley Ka plot kazani ,si te keqija ,si te mira. Historia s'mund te jete aq njetrajtesisht e paster. Edhe sikur te mos kesh lexuar asnje gje, fakti qe ne si shqiptar ne vendet tona perkatese nuk po shkelqejme ende, duhet te te bej te mendoj. Sidoqofte e respektoj bindjen tende. Sa per te pasur nje ide, do te keshilloja te lexoje Nolin dhe Konicen. Ndoshta i ke lexuar, por per te qene te sigurtesmiley

smiley

ndoshta, por mos harro qe greqia eshte nder te tjera rezultat i paster i nje romantizmi europian qe ne menyre romantike dhe aspak racionale i kerkonte rrenjet ne greqine e lashte.

besoj se i di po aq mire sa une rrethanat historike ne te cilat jane zhvilluar shqiptaret (shume specifike me thene te drejten) dhe kur i kaloj neper mend, shkelqimi eshte gjeja e fundit qe mendoj.

Ke te drejte nga njera ane. Duhet te themi shyqyr qe ekzistojme. Mister i madh eshte se si shqiptaret nuk u zhduken me gjithe perpjekjet sistematike te fqinjevesmiley

Ika ika naten.

p.s.kjo teme me te vertete , do me shume libra dhe fakte, se sa perceptime romantikesmiley

 

naten

Alke, vetem nje saktesim te vogel per shpernguljet e shqiptareve drejt Turqise.

Ka pasur disa vale te shpernguljes se Shqiptareve, sidomos ne zonat veri-perendimore e perendimore te Turqise, gjate fund shekullit te XIV dhe fillim XX .Duke lene menjane ata qe kane qene me heret si nizamet, memuret ,vekilet etj, ose me mire shqiptaret qe ndodheshin gjate perandorise ( zakonisht keta mund ti gjesh dhe ne brendesi te Turqise, ose fillim te Anadoll), te tjeret kane ardhur me vone.

Nje masiv shqiptaresh eshte shperngulur ( ca me dhune, e ca me qejf) ndermjet luftrave Ballkanike. Keta kane qene pergjithesisht shqiptar te zones se Maqedonise dhe deri diku te Kosoves.. Ndaj po takuat ndonje shqiptar te levizur gjate kesaj kohe, qe zakonisht ndodhen ne zonen e Edirnes apo Bursa, te thote qe jam Uskuplu, ose nga Shkupi.

Pastaj nje tjeter masiv ka qene gjate marreveshjes se " Shkembimit te popullatave, ndermjet Turqise dhe Greqise", ose e quajtur e Lozanes. Sipas marreveshjes , myslymanet e Greqise( qe asokohe emeroheshin si turq) do nderroheshin me orthodokset e Turqise. Ndermjet tyre, nje pjese e madhe ishin cam.Keta u vendosen ne ne zona perendimore te Turqise , ne Egje .Nje pjese ndejt ne Stamboll ose rrethina. Zakonisht, sot e kesaj dite njihen per aftesi te mira ne tregti.

 

dora ty te kam borxh nje darke se me rinove tek nje teme tjetersmileyte isha edhe nje here studentsmileytani tu kthehemi shpernguljeve. po kishte edhe cam.pak a shume 40-60000.ndersa vetem nga zona e nishit, vranjes,dhe rrethina deri ne ternov-bujanove ne serbine e sotme, u shperngulen diku tek 600.000 shqiptare.sa per aftesi ne shitje blerje eshte nje nga karakteristikat me te spikatura te tyre.

Me behet qejfi, qe te paskam rinuar.Mos u plaksh kurresmiley Sa per darken, sikur te filloj te mbledh premtimet e PPU-se do kemi per te ngrene e pire per nja ca muaj qylsmiley 

nje shtojce te vogel. e di se kush ishte ne perberje te ushtrise qe mundi ali tepelenen mo?? 90% shqiptare, deri edhe markagjonajt prej mirdite.

hë, po pse Marko Boçarin kush e vrau? Llesh i Zi prej Mirdite.

 

 

cte them jyl. hedhim syte andej ketej per te pare kush na i ka fajet dhe cilin te akuzojme per gjendjen ku jemi. vete i kemi fajet jyl vete per cdo te keqe qe na ka ardhur ne kete 250 vjecar te fundit.

.

.

@ jyl ....hajde kamikaze hajde, taleban komplet....

ngaterron dicka...

kur thua se shqiptaret nuk perbenin rrezik ne itali te kuptoj, se kishin vajt ne vend te huaj dhe ska nevoje ta zgjas.

po camet qe ishin ne trojet e tyre per ke perbenin rrezik???

 

mos u nxeh djale. dhe mos me pyet kot. te te shpjegoj gjithcka ne internet do te me zinte viti i ri ketu. lecitu se libra ka plot.hapi horizontet e tua dhe ndoshta do te besh dicka te mire ne jete per veten dhe per kombin tend. nqs do te vazhdosh me, o sa mir me qen shqiptar,nuku kullundris asgje,as per veten as per kombin as per mua. 

ty te faleminderit, po nuk te kerkova te me shpjegosh gje ne fakt.

nuk di cfare quan ti horizont po une nuk me duket se po diskutoj ndonje teme qe do horizont te madh e libra shume.

edhe njehere eshte nje fenomen qe duket hapur fare dhe eshte turp ta mohosh.

sic eshte turp ta anashkalosh.

ashtu sic eshte turp te mos ti kundervihesh.

llafe te bukura thone te gjithe.

te djelen shkojne e falen ne kishe(nuk kam gje me kishen po te ishte shqiptare).

sa per te qenit shqiptar, eshte mire vertet.

Camet perbenin rrezik per shteti homo-gjen-grek, i ndertuar vone , ne mes shekulli te 19. Kurse arbereshet s'perbenin te njejtin rrezik. Po ka shume muhabet kjo temesmiley Se ka lidhje dhe me mentalitetin grek , italian, rrjedhen historike , perfshirjet ne perandori etj etjsmiley

mendoj se ka te beje me shume me mentalitetin kryqetar te europianeve, e nderthurur kjo me nje konflikt te forte interesash ruso-franceze-angleze nga njera ane dhe gjermano-austriake nga ana tjeter.

dhe sigurisht me renien e kontrolluar te nje perandorie dhe pozicionin strategjik te nje vendi qe u quajt greqi.

Osht icik me e komplikume se kaqsmiley Domethene ti ke nje vizion makro, por ka plot dimensione qe nuk perfshihen ne keto qe ti quan boshte interesi , nderthurur me krishterimin. Pastaj mos harro elementin "momente historike" etj etj.

arbereshet kane shkolla shqipe ne itali.

ku i ke shkollat shqipe ne cameri?

 jyl, me kujtove "Kapedan Mihalin" e N.Kazanzaqis.Ka nje pasazh  mjaft te bukur e kuptimplote per greket....edhe per kete teme..

   Djemte greke, nden komanden e Trasaqit, te  armataosur me ..thupra  shelgu  prej komandant Trasaqit  nisen te mesojne ABC e luftimit kunder turqve.

-Kur je i mesuar  te godasish , godet  qe çke me te greku-u tha Trasaqi djemve.

Ashtu i kishte folur atij,  nje dit i  gjyshi i vet.Dhe ai e kishte çmuar shume ate keshille.Po bindete edhe shoket   e vet  qe te perfitonin prej saj.Emesuan shume shpejt ate ABC-e dhe   nisen ta perdornin  hobene...(Gur i hedhur prej nje cope bezeje ne dore bere forme rripi).Trasaqi   ishte bere  shume krenar. I hidhte rregullisht shoket  ne  "sulme", ndersa vete shkonte ne krye me karabinen e te  gjyshit.Prapa i shonin dy palikaret  e tij kryesore, Manoli dhe  Andrikoja., te armatosur me hobete kunder  ..turqve  .Te fundit qene nja  pese a po  gjashte rrugaçe te  fshatit  te armatosur me  shkopinj te gdhendur  si shpata, per kunder turqve..Ne te vertete turqit e tyre  ishin gjembaçet e mbedhenj, qe kishin mbire  gardheve te arave rreze kodrave.

   Ne mbremje ktheheshin , duke sjelle seicili  ne  qafe,  shkuar  si gjerdan , kokat e gjembaçeve qe kishin grire e pere..Ashtu po rriteshin me urrejtjen kunder  turqve dhe madheshtin  e fitoreve duke grire koka gjembaçesh, per  koka turqish... dhe arrnautesh....Ata  femije  kishin nje femijeri  qe vinte nga bashkejetesa mes te njegjaku, gjakperzierish dhe krejt  te ndryshem, por qe i bashkonte "lufta" e mesuar  ne ABC-ene e femijerise....Ashtu  i rriste koha e ahershme...

smiley Pikërisht grava, pikërisht!! Po lajmi i mirë është që grekët po duan ta ndryshojnë ABC-në e tyre këto kohë. Ai dokumentari (1821), është fakt për këtë. 

Libri Kapedan Mihali është KLAS! E mban mend Idhomenen? Që i thoshin, ti që di katër gjuhë, nxirre njërën dhe fol! ahahaha. 

Po shprehja "kokë turku" e di nga ka dalë? Në luftë kur vriteshin me turqit, ua merrnin kokat dhe u thoshin fshatarëve të shtinin mbi to. Edhe ky mësim i atij lloji ABC-je ishte... 

 

Si jo ore! I mekullushem, por shume pake greke e kane  kenduar ate liber, besoj.Shqiptare  akoma me pake.Gjynah !

Shif dhe një gjë për Zervën, meqë u ëmbëlsua muhabeti, dhe ia vlen për të thënë dy fjalë më shumë... E kishin vënë ministër të rendit grekët pas lufte nopranin. Me detyrë të luftonte komunista. E lanë një vit ministër dhe pastaj e hoqën. Ky më shumë i shton sesa i pakëson komunistat - kishte thënë inglizi. Se ishte i pashpirt, prandaj. E refuzonin njerëzia të pashpirtin gravë, nuk e donin. S'ua dheks shpirti, bëheshin komunista me detyrim. 

 

Si  Salihu, ....  i ketyre !

opo tëpkë! 

krimet e grekeve ne cameri lidhen vetem me nje emer Napolon Zerva, nje ultra nacionalist greko shqiptar, ajo qe eshte absurde eshte se ky tek nje pjese e madhe e grekeve konsiderohet "hero" !!!!! Sebepi i krimit simbas tyre , eshte se camet bashkpunuan me gjermanet, dhe emigruan nga frika e hakmarjes, por kjo nuk eshte e vertete! Vet Zerva ishte nje lloje  nacionalist  ultra shovinist racist, i ngjashem pak a shume  me ballistat tone qe me fjale deklaronin se luftonin per kombin por me vepra bashkpunonin me nazismin!  Vet greqia u perfshi ne nje lufte civile ne vitet e luftes dhe pas saj, per pushtet! Napolon Zerava ishte nje diktator dhe kriminel, ai perfaqson nacionalsitet grek  ekstremist, te vorio epirit! Ne 48` mbas luftes keta filuan nje ofensive jo kunder cameve sic ben ne 43-44, por kunder gjirokastres dhe korces, kundr shqiperise, por Ushtria e Enver Hoxhes i vuri kufirin tek thana!Shpreheje e njohur kjo popullore per ate qe eshte i zoti te mbroj kufijte e vendit vet! 

ky greko-shqiptari pse vrau vetem shqiptare dhe asnje grek?

zerva shqiptar, georgis kastriotis grek...

ka ikur koha kur deformohej historia e shqiptareve..

ai talebani me mjeker nuk e ka pas dit as vete ca ka qene,

po ca nuk ka qene eshte e sigurt...shqiptar.

 Greko shqiptar. Jo shqiptar, shoku! Po te kemi parasysh origjinen e sulioteve shqiptaret qe emigruan nga rreziku turk ne gerqi!  Ka nje ndryshim te madh aty. Po edhe grek ka vra sa te duash, per merak lexo pak per Naplonin! 

une e kuptoj qe ti ke qejf ta ndash mes grekeve dhe shqiptareve, por ne shqipatereve as na ka dashur as e duam.

greket i ka dashur dhe e duan.

keshtu qe ske pse e quan greko-shqiptar fare.

grek mjafton dhe i rri fiks fare.

kur them greko shqiptari eshte thjesht dicka qe lidhet me racen nuk ka asnje gje tjeter thjsht per kulture, Loni i vlersonte njerzit ne baz te nacionalizmit vorio epiriot dhe besimit ortodoks, mjafton te ishe ortodoks, dhe vorio..dhe beheshe vella ideali me Lonin 

po, dicka e gabuar ne rastin me te mire.

rraca greko-shqiptari??? vella ideali me lonin???

cpune kane vorioepiriotet ketu?

so nice smiley jo po smarin vesh mileti cjane suliotet! smiley

Ndersa ne Shqiperi, ne 1914:

Gani Vila: Masakra e Panaritit, si u fsheh nga historia gjenocidi grek

Drejtuar Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademikut Gudar Beqiraj. Për dijeni Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Sali Berisha. Unë që po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit të Shqiptareve të Amerikës.
Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptare në emigracion që e kanë harruar vendlindjen. Sivjet populli ynë feston ngjarjen më të madhe historike, 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kuadër, si bir i fshatit Panarit të Korçës, mora iniciativën për t’ju drejtuar këtë letër nëpërmjet së cilës ju kërkoj që e ashtuquajtura “Masakra e Panaritit”, por që në fakt ka përmasat e genocidit të vërtetë, që është kryer në këtë krahinë dhe në zonat e tjera përreth nga shovinistët grekë në vitit 1914, të zërë vendin e duhur si pjesë e historisë sonë kombëtare.
Qeveria greke e Venizelosit në kuadër të realizimit të ëndrrës së Vorio-Epirit, krahas vrasjeve të popullsisë shqiptare në krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korçës etj, nëpërmjet ushtrisë së saj dhe të andartëve grekë të liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914, theri si bagëti, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogji 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme të tjera. Mizoria e këtij gjenocidi tërhoqi edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, saqë Lordi Lamington më 28 Korrik 1914 i bën thirrje Qeverisë së Anglisë që të reagojë kundër masakrave greke që po kryhen në Shqipërinë e Jugut. Po këtë ditë gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët” dënon rëndë aktin barbar mesjetar të tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V.K. që ka qenë pjesëmarrës në Masakrën e Panaritit, janë të llahtarshme. Ai ndër të tjera tregon “…një nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit … Grave shtatzëna ua çanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën më dysh dhe ju nxirrnim trutë… Disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vramë…”
Edit Durham kur shkruan për Masakren e Panaritit, ndër të tjera shton: “Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s’kanë si t’i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…”
Për Masakrën e Panaritit në atë kohë është folur e shkruar shumë, ka dokumentacione, fakte dhe dëshmi nga njerëz të pranishëm. Por është i pa kuptueshëm qëndrimi indiferent i të gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve të kohës që nga viti 1914 deri në vitin 2012 të cilat nuk kanë përmendur, nuk e kanë studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit. Përkundrazi, kanë mbjellë dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë pre e lojërave të shovinistëve grekë. Të masakruarit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë pa varre, të injoruar, përdhosur e çuditërisht të fajësuar e harruar. Heshtja ndaj këtij gjenocidi të paparë ngarkon me përgjegjësi veçanërisht qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial të Enver Hoxhës për qëndrimin injorues, antinjerëzor dhe antikombëtar që kanë mbajtur ndaj fatit të 375 shtetasve shqiptarë të masakruar në vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturave greke në Shqipëri.
Çdo shqiptar, kur të mësojë se në fshatin Panarit të Korçës në korrik të vitit 1914, ushtria greke ka kryer këtë gjenocid duke masakruar në shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t’ju dhembë zemra, do të çuditen e do të pyesin se përse nuk është folur më parë për këtë krim të shëmtuar, përse të masakruarit nuk janë respektuar, përse kjo masakër është mbajtur “sekret” në opinionin shqiptar dhe trajtohet përciptas në tekstet e historisë së Shqipërisë, përse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj në jetën politike e shoqërore shqiptare.
Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke?
Të gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga historianët dhe shteti shqiptar.
Unë vlerësoj shumë punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por në ribotimin e Historisë së Popullit Shqiptar, kapitulli 3-të, kur flitet për masakrat dhe genocidin që grekët kanë kryer në vitin 1914, akademikët tuaj, nuk kanë hequr apo shtuar asnjë presje të tekstit të Historisë së Vjetër të regjimit komunist, kur shkruhet për Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim më indinjon pa mase dhe kërkoj që historia e Masakrës së Panaritit t’i bëhet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi është masakra më e madhe në tërë kohërat e historisë së shqiptarëve dhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Masakrës së Panaritit t’i jepet vendi që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar.
Në këtë mënyrë, historiografia dhe shteti shqiptar do të korrigjojnë një gabim të madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësit e tyre do të kemi mundësi të përulemi me respekt dhe të vendosim lule në vendin ku do të caktohet memoriali në kujtim të të masakruarve, me synim që në 100 vjetorin e genocidit (Masakrës së Panaritit), në korrik të vitit 2014, përkujtimi të bëhet nën kujdesin e shtetit shqiptar.
Skenari (sekret) i përgatitur nga shovinistët grekë në Athinë, gjenocid për pastrim etnik me legjendën: “Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët”, e arriti qëllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar për 100 vjet harresën shtetit shqiptar.
Ka ardhur koha që shtetit e popullit grek, ti themi publikisht se paraardhësit e tyre, të inkuadruar në formacionet e ushtrisë së Jorgji Zografit (ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë), kanë kryer masakrën e Panaritit të cilët megjithëse kanë kaluar 98 vjet, nuk kanë kërkuar akoma të paktën falje. Ndaj do t’i demaskojmë në organizmat ndërkombëtarë dhe do t’i paditim para drejtësisë në Gjykatën e Hagës për gjenocid.
I nderuar kryetar është në nderin tuaj, të institucionit që ju drejtoni si dhe të Qeverisë Shqiptare që të merrni në konsideratë këtë kërkesë, të vlerësoni genocidin grek në mënyrë që “Masakra e Panaritit” të zërë vendin që i takon në Historinë e Popullit Shqiptar, që përfundimisht 375 të masakruarit të kenë më së fundi një memorial dhe një ditë përkujtimore.
Me respekt dhe konsideratë të lartë, Michigan, SHBA, shtator 2012.
*Drejtor i Televizionit
të Shqiptarëve të Amerikës.

Gazeta Shqiptare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).