Pas 20 vitesh kryeqyteti i vendit Tirana, do të mund të ketë planin e saj të përgjithshëm të zhvillimit. Pas përfundimit të draft-planit nga ana e Bashkisë së Tiranës, më 17 shtator do të nisin konsultimet në 11 njësitë vendore me qytetarët e Tiranës.

Ne hartimin e Draft Planit, eshte parashikuar që gjithë metropoli i Tiranës, nga 850 mijë banorë që është sot te kaloje, 1 milionë banorë, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë ne rreth 800 tek 850 mijë banorë Ky Plan ka në themel të tij parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Me këtë Plan rivendoset hierarkia e strukturës urbane që nis nga blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë administrative.

Hapësirat e gjelbra zënë një vend të rëndësishëm. Draft Plani parashikon që të kete tre parqe periferikë. Parqet lokalë, në konceptin e Planit do të rikuperojnë nga funksioni i tyre, siç është Parku i Liqenit, Parku i Farkës dhe Parku i ri i Paskuqanit nuk do të arrijnë të realizojnë plotësisht funksionin e tyre, në rast se nuk do të mbështeten me parqe periferikë, me parkun e Kasharit, parku Sauk deri në Stërmas dhe parkun kombëtar të Dajtit.

Njëkohësisht do të ketë koridore të reja ekologjike që shtrihen përgjatë Bulevardit të ri dhe Lumit të Tiranës, si dhe parashikohet rritja e biodiversitetit në korridorin e Lanës. Po kështu të gjitha rrugët që do të ndërtohen dhe rikonstruktohen në Tiranë do ta kenë të detyruar të kenë rrjetin e korsive të biçikletave.

Për më shumë...

 

23 Komente

po po qytetaret posi..

Posi posi ...

Posi, qytetarët, posi. Na njoftoni kur të kaloni nga koridori i ri ekologjik i zonës time. Po pra, qytetarët, ata janë të parët.

sa gjë e bukur qenka !Sidomos ai huni Nastradinit për qendrën qenka vetë mrekullia për tê lidh gomarin. Bika në sy jeshillëku madh.Sa plane shkruhen për Tiranën apo s'kanë këllqe ta zbatojnë dhe bëjnë plane të tjera që prep nuk do i zbatojnë.

wow, sa gje e bukur!! Do te kete edhe pallate, edhe kende lojrash ne mes tyre, edhe rruge te gjera jo vetem per makinat, por edhe per biciklistet, edhe parqe me peme e jeshillek, edhe, edhe........bo bo sa onder e bukur qe qeka. 

Ky or vlla, kot thote qe kerkon mendimin e qytetareve. Ca kishte per te bo i ka bo. Pra ka marru pune: sheshet e ndertimit jua ka nda ndertueseve dhe hakun per mundimin e ka morre kryesisht ne m2 ndertim. Se osht i ndershem e nuk merr pare paradhenje. Nuk eshte si sali-u!!

Ky është "mister 0 %", hahaha.... Iku koha e 15 përqindshave. Nuk ka Gebels që ua hudh këtyre fasadistëve.

Me përqindjet merret Moni...or çun!

Projekt qe nuk realizohet ndonjehere. Shyqyr se qe nje budallek i madhe.

A ka njeri me me thone mu, nese eshte ai plani qe u diskutu ketu para nja dy vjetesh apo ndonje plan tjeter. Sun e kuptoj. A bojme plane te reja cdo dy vjet, apo fillojme e i diskutojme nga fillimi cdo dy vjet smiley

Rama qe beri nje pune te shkelqyeshme gjate mandatit te pare si kryetar bashkie, gjithashtu solli dhe nje zakon te keq: ate te fluturimit me presh ne b*th. Qe nga ajo kohe, c'do zgjedhje eshte nje gare se kush do nxjerri projektin me pak realist dhe fantastiko-shkencor, ose kush do ta beje tramin me te gjate. Prit nga 2015 ti, kulle 100 kate qe te vi Google ne Tirane, mu mbi liqenin e paskuqanit.

Kaposh! Meqë e ke sjellë këtë lajm të gzum, them se duhet të dish diçka më shumë, si i brendshëm që je? Ja pyetja: di gjë se ç'far u bë me atë trenin që do montonin brenda qytetit për transportin publik (tramvaj i thoshin këta)? Ishte një premtim i Bashës për zgjedhsit në prag fushate.

Gjithë bota i ka hequr me kohë tramvajet, si dukuri të fillim shekullit të XX-të dhe ndërton metro. Ne, meqë s'kemi vixhut me i ndërtu metrotë, i premtojmë popullit injorant (si Basha dhe Rama), ndërtim linja treni në rrugët e Tiranës (!?)

Duhet të jesh fare rrafsh të të shkojë në kokën boshe mendimi se transportin publik do e përmirsojnë trenat brenda qytetit (Trame u thonë)

ca lesh plani or mik, Tirana shihet si lope qe do milet, hajt themi qe do behet bulevardi i ri e paskuqani etj etj , jane te parealizueshme ket me te thjeshtat e jo me perrallat me mbret , te personave qe drejtojne tiranen

keto jane idera me ju shit apartamentet biznesmeneve te ndertimit

po jane te gjitha petulla me uje, sepse asnje plan rregullues nuk ka llogjike ekonomike,  vene ca piketa edhe kaq ,kush mundet te ndertoje dicka e ta shese , pjesa tjeter eshte e parealizueshme

keta  te drejtimit te bashkise se sotme nuk kane as leke e as bythe per te bere gje. kjo ishte per bashen

sa per ramen, atij i ra lloto , kur beheshin atahere pallatet ne tirane ishin shitur qe ne themel. edhe ai sqe i zoti ta bente nje plan perfundimtar dmth bashke me te dhe PS qe ishte ne qeveri.

Plani u be ceshtje politike dhe ska per tu bere kurre i hajrit

Kaposho, pashe edhe ate "per me shume" po nuk kuptova ca gjera.

1. Kush e ka pregatitur planin?

2. Mbi c'baza mbeshtetet studimi?

3. Sa eshte kostoja e zbatimit te ketij projekti?

4. Sa kohe kerkon zbatimi i tij?

dhe se fundi, thjesht per kuriozitet: cfare u be me planet paraardhese te zhvillimit te qytetit?

Po ke ndonje info, na e hudh.

P.D. Gjithashtu duke pare nga shtrirja e ngjyres se gjelber i bie qe te rrafshohet e gjithe qendra ekzistuese qe mund te kete shume nderlikime legale. Di gje si kane menduar ta zgjidhin kete?

 Gjithashtu duke pare nga shtrirja e ngjyres se gjelber i bie qe te rrafshohet e gjithe qendra ekzistuese

sa holle vre ne ti mer jahu smiley

Ca t'bosh mo! Qe kur  Luterkingu ia futi popllit amerikan me "I have a dream..." ina trem. Shko e boje nje xhiro ke drimi i Luterkingut ne Detroit downtown.

e kom bo smiley i had a nightmare smiley

Pranej.

 eshte parashikuar që gjithë metropoli i Tiranës, nga 850 mijë banorë që është sot te kaloje, 1 milionë banorë, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë ne rreth 800 tek 850 mijë banorë

1.000.000 - 850.000 = 150.000 veta shtese ne metropol

800.000 - 600.000 = 200.000 ose 850.000 - 650.000 = 200.000 veta shtese vetem ne qytet.

150.000 < 200.000 qe dmth qe perqendrimi i banoreve ne qytetit edhe keshtu te dhjere te tiranes, do shtohet. njekohesisht do shtohen edhe siperfaqet e gjelbra, do permiresohet trafiku, do shtohen fushat e lojrave etj.

Tani vjen pyetja: A jane ne terezi keta te bashkise qe rrejne kshu hapur fare?

sigurisht qe e kane ne terezi dhe nje tjeter premtim i mbajtur smiley

smiley egzakt

keta or swed jan tu bo planet me bo pallate e me bo noi lek .... po leke per te blere apartamente ska, keshtu qe jane ne pike te hallit, e dyta skane leke me bo nji cope rruge mbrapa gjykates se krimeve te renda e jo me bulevard 2 fishi i ketij ekzistuesit nga treni te korpusi, pra jan tu vra menien si me bo lek ..... edhe tu qit rrena pa hesap

 

jan bo t'gjith si leo messi, me parrullen "po s'rrejte s'bohet goli"

Lek kam , shtepi nuk blej na kaq tu behet dhembi ,ne nje pallat qe bie cope cope nuk blihet . Te punojne si duhet te fitojne ate qe meritojne e ndoshta atehere edhe mund ti bejne njerezit te nxjerrin leket nga depozitat qe kane ne banka. Iku koha e te marreve

ke homeplan te rruga e kavajes. eshte shume i mire po eshte pak i shtrenjte  edhe garazhin e ka bo me veshje mermeri 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).