Automjeti i Kryeministrit Sali Berisha është goditur sot paradite me qese mielli në hyrje të ambientit të Kuvendit ku po vijon seanca plenare e radhës. 
Policia ka shoqëruar 2 persona si autorë të incidentit. TvNews24 mëson se 2 ish-të përndjekur politikë kanë hedhur qese me miell në drejtim të automjetit të Berishës sapo kanë parë që eskorta e Kryeministrit po i afrohej hyrjes së Kuvendit. Efektivë të policisë të komisariatit numër 1 kanë reaguar menjëherë duke prangosur 2 persona. Mësohet se një prej të arrestuarve është shtetasi, Skënder Tufa. 

Balkanweb

88 Komente

Ok mund ta kuptoj që janë te vojtur, po më veprim kalamojsh se ky s'kam parë ndonjëherë

Ashtu eshte, ato jan kalamoj  kurse ti do jesh burre i modh

pse qenka veprim kalamojsh mi?po ata udheheqesit qe qellohen me damote,neper bote?!bohet llaf per nje gjest domethones,jo per veprim ojektdemtus.

Amon o Pjeter, do e quaja veprim domethenes nqs do behej nga nje grup te rinjsh "revolucionar"

E di ça i kemi bo Cezit ne para disa muajsh kur donin te ndryshonin cmimin, e lyem me veze, miell dhe boj te kuqe! Nga 40 te rinj qe ishim 8 u bene, dhe as nuk u be buje fare, as njeri nuk shkruajti per ne! Ja, si nuk i ftuam dhe keto te perndjekurit thuaj

Ca i paskeni bo Cezit ju , e paskeni bo terbjet fare,e paskeni bo halaq pranej nuk i rriti cmimet Cezi

do e quaja veprim domethenes nqs do behej nga nje grup te rinjsh "revolucionar"

ti je "mishërimi" i vet pseudonimit tënd! eh të keqenn ore/moj!

smiley

Po ti pse vjedh rradhen? smiley

Ky duhet ta kete emrin Lek Plepi se vetem ai eshte Legjende. smiley

Po ti pse vjedh rradhen? smiley

na fal xhaxhi Lizandër! kaloni përpara... nuk ka problem!

smileysmiley

smiley

 smiley O sa kam qeshur.Soo cutesmiley E paskeni bere kek Cezin. Po boja kuqe c'ne? Mos me thuaj qe i keni ngjit dhe posterin e Che's si goditje perfundimtaresmiley

Po ti e kupto qe gjesti juaj me ate te perndjekureve eshte vite drite larg. Thjeshte per info, meqe je e resmileysmiley

Pse Dora, ne nuk po i vuajme pasojat e ketij sistemi?!!

Jo moj Urbanushe, te gjithe i vuajme. I vuajme dhe ne ketej pasojat e atij qelbesirlleku qe behet ne Shqiperi. 

Por dua te them qe ka disa ndryshime thelbesore me te perndjekurit( flas per ata qe jane denuar kot). Per te cilet cdo shqiptar duhet te kete shume respekt. Atyre i ka ikur jeta nga duart . E kane kaluar rinine ne burg, dhe po kalojne pleqerine ne varferi. Eshte e tmerrshme!! Jane ne mjerim. Per te mos thene qe gjesti qe kane goditur me miell diktatorin eshte perlesmiley

Kurse ti je ende e re,ke plot gjera perpara. Une madje te pergezoj shume per aktet e tua revolucionare. Madje here tjeter te keshilloj qe jo godines, por ti bini direkte drejtorit te CEZ ( me miell ta kam llafinsmiley )kur vete ne pune nga ora 8. Pastaj shkoni ne internet mblidhni nja dy email TV dhe dergoni nje deklarate te vockel. Keshtu merret vesh nga te gjithesmiley

tregove injorance totale mik

ku mentalitet nuk na lejon ta jetojme jeten ashtu si duhet.

te njejtat deklarata kam degjuar per protestuesit e 21 janarit "eshte fatkeqsi, por dhe ata e tepruan" - per shume arsyje boshe, ne shohim nga bota. Ndersa per te kerkuar te drejten, nuk shohim boten. 

Jemi popull injorant dhe nga kjo injorance perfitojne politikanet. Pasi protesta me mielli na duket loj kalamajsh, ndersa barcaletat qe hidhen e priten nga deputetet ju duken Burrerore ose humoriste 

ik ore injorant!

ma kishin fshire kete por une e vendos prape pasi jam i bindur se nuk do sillem me si kalamajt keta.

e paskan qellu me karbon ne hidrogjen...tjeter element duhej...

Aq kalamajsh sa i arrestuan mu si te rritur.

p.s. keta do kene qene atentatoret per te cilet flisnim mbreme.

Dhe kjo eshte me e keqja, ose me sakte fatkeqesia tyre, sepse po han burgun per nje veprim qe demton vetem veten e tyre. Popullit nuk i jep asnje domethenie apo shtyse per kryengritje !! Besoj se keni degjuar per Pussy Riot ne Rusi?! E gjithe bota foli per veprimin e tyre, vertet me mend qe ja vlejti per dicka! Po ky mjell per cfare do ja vlej, do zbardhi faqen e nxire te Saliut asgje tjeter!

 

E rendesishme eshte dora jo shpata. Me vjen te buzeqesh.

mu më vjen të të përqafoj. të du fort. smiley

 

smiley 

Edhe ju te Cezi po te kishit ron ne burg do ishit bo te famshem si Pussy riot

ok. c'duhet te bejne sipas teje? Nuk jane seksi si PC e rusise. Te nxjerrin allatet para parlamentit?

Nga ata qe njof une, kush ka qen ne burg per noi vjedhje, mashtrim a noi gjo te pahijshme o sekelldis ne kohen e PD-se. Te tjeret kerkojne akoma pronat e gjysherve e noi lek per vitet e burgut. 

Vazhdim i projektit puçist per te marrë pushtetin popullor me dhunë. Kryeministrit te gjithefuqishem s'ja bëri syri vërr. Armiku Ramist more toça eshte mes nesh. Dje çadra kalash, thikë me helm dhe snajpera, dhe sot nitroglicerine ne qeska mielli. Ahhh ku je o Ndrea ti  rregullosh keto punë... Puçistja i ka ditet te numeruara. 

@ Bama
Me degjo Bama, une jam e para qe them duhet bere dicka, une vete jam perpjekur per te bere dicka, por c'mund te bej une vetem ose me 10 miq?? C'mund te benin edhe ato 2 pleq me miell! Ti me thua mua "c'duhet te bejme si pas teje" Dmth do nje zgjidhje vetem nga nje individ! As nga 2-3, zgjidhje nuk merr dot! C'mund te bejme thuaj! Si te bashkohemi edhe ne me ato, si mund ta shfrytezojme inatin e atyre 2 ish te perndjekurve, qe te kemi nje rezultat te hajrit, jo miell dhe te vrare!

Kjo eshte normale dhe e nevojshme. Por une mendoj se ata nuk kane pse presin me, nuk kane pse presin gjer sa te piqen kushtet per "ne".

''po ky qenka miell more zullap....

 

p.s  ore ishte tamam miell, apo nga ai ''mielli'' tjeter?smiley

Te ish "miell" nuku kerkonin kompensim ata. smiley Plus qe do jua sekuestronte Olldelja.

do kenaqemi me petulla oreee...smiley

Mbaje (humorin) se me shpetoi smiley

Kohe krize...nuk paska lek pushteti as te blej dy kokpalare...

Andej nga shekulli komentuesit po sygjerojne, qe "atentatoret" ti kishin gjuajtur me bajga ose me jashteqitje njerezore. smiley

po pra

pasken pas leke dhe me ble mill pale smiley

ja kishin fal fukarait e kish hanger buke 2 dite

Jane mosmirenjohes prandaj shperderojne parate. Tani e kuptoj qarte kur thote kryeministri qe niveli i varferise ne vend = 0 %!! smiley

Jane mesuar me buke lepurushi...

Efektivë të policisë të komisariatit numër 1 kanë reaguar menjëherë duke prangosur 2 persona. 

Morali:nuk bahet shaka me miellin e gjermanit !smiley

keta ketej thone: 

''Qëllohet me vezë dhe miell kryeministri Berisha në hyrje të Kuvendit!albnow.com
Lajme Shqip,Lajme nga vendi dhe bota

po pse mo vlla, po te shtoje pak uje e sheqer, behej nje goxha kek..  jo per gje , po jemi ne kohe krize.. te kishit gjetur ndonje objekt me praktik per te qelluar..

Ju lumshin duart!!

Deshe mjell per komunistat ti...

Ndonje qese me moot nuk kishin ata apo edhe per te 10re ju eshte taposur nga diktatura...?!

Topa bore hedhin shoket tane....

   Nuk ka mallkim me te madh se .."Te vrafte  mielli per buke  !" Ta vrafte buka !"

   Kete legen e hajdut  edhe buka ka per ta vra.Zullumet e tij nuk kane me ane e udhe.Ata te mjere  kane bere nje gje  shume shume te mençur ...te clen kalamajt, nuk mund ta kuptojne.Sepse nuk i ka vra hala ...samari. Nuk e dine  ça domethene kur  kryefamiljarit  i  mungon  buka, ushqimet, gjitheçka.

 Dhe me ne fund edhe shpresa.Pikerisht ky eshte caku kur nga thellesia e shpirtit u del mallkimi."...Shkaktar, te vrafte buka..!"

E kete ja thane duke i hedhur surratit  miellin,  si nje mullixhiu, qe u ka vjedhur dyfish... Ujemin(pjesa ne natyre e  per bluarje),  nje mullixhiu kusar.

Po kto tpernjkmit tape rrikan tgjith, gjith diten smiley

Fiqo,  te gjithe barkplotet ashtu i kane  quajt.. barzbrazmit. Te dehur tape...! Eh sa i poshter eshte xhepi bosh,  more Fiqo.Po nuk ti hedh kush syte, degjove...!Surrat te "peshtire" ka varferia....

Berisha ka humbur cdo lloj respekti ne njerez. As te vetet nuk e shohin dot me me sy. Eshte koha qe ti jepet nje shkelm bytheve dhe pastaj historia le t'I ngreje nje monument prej bajgash, sic I takon.

nejse... i paskan liruar.

Eshte e pamundur te te zgjasi lumturia kur vjen ketu tek peshku.

Lexon kete lajm te mrekullueshem dhe te behet zemra mal. Dy njerez te persekutuar shprehin dufin me c'te mundin dhe  pa ju bere syri terr nga 120 gangot e kokeministrit. Fillon te te rritet optimizmi se ai popull mbase do te behet, me ne fund.

Kur fap!!! te del perpara nje Legjende Fshatare dhe te perplas ne fytyre eren kerme te edukimit kristalor te te rrrrrinjve ne Shqiperi.

A ka mundesi juve qe nuk u pelqen gjesti i ketyre trimave te vazdoni te hani Fiq ne Amerike, dhe na leni ne te tjereve ta shijojme kete lajm ne qetesine dhe lumturine tone?

Shume faleminderit!!

2 ish-te burgosurit: Ja pse qelluam me miell
Tufa dhe Kollçaku e kanë komentuar këtë gjest të sotëm ndaj kryeministrit si një akt simbolik, për t'i kujtuar qeverisë, gjendjen e mjeruar të burgosurve politikë dhe te mos tallet me problemet e tyre. Sipas Tufës, kjo formë proteste është brenda normave demokratike. 
“Kemi 2-3 ditë që përgatitemi për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit. Sa herë që ne dalim dhe bëjmë një protestë, ai nxjerr një ligj. Ligji i fundit ishte që duhet të jesh i sëmurë me kancer, të kalosh një komision me 15 mjekë që të marrësh lekët e burgut. Pra këto janë një tallje, vazhdë talljesh që bën me ish-të burgosurit politikë. Ne ishim parapërgatitur, ne të dy me Agimin, pa të tjerë shkuam dhe qëlluam me miell, në mënyrë simbolike është brenda normave demokratike”. 

Më tej Tufa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me zërin e tyre. 
“Kjo e sotmja ka qenë vetëm fillimi i ndërgjegjes së popullit shqiptar. Të gjithë të marrin vesh se Sali Berisha, diktatori i Shqipërisë është një karton prej letre, i cili edhe mundet të kapet me dorë. Të largohet nga qeveria sepse vuajtjet tona, dhimbjet tona ashtu si cdo shqiptar janë duke u shtuar përditë. I presim para parlamentit për të ngritur zërin dhe t'i themi kësaj qeveria, largohu!”. 

Tufa theksoi se pas gjestit me miell, është dhunuar nga eskorta e kryeministrisë. 
“Jam qëlluar barbarisht nga eskorta e kryeministrit. Më kanë marrë zvarrë, më kanë thyer syzet, orën, më bënë me gjak. Protesta jonë ka filluar prej 21 vitesh dhe prapë po vazhdon. Na liruan sot që të mos bënim zhurmë”. 

Kollçaku theksoi se kategoria e ish-të burgosurve politikë vijon të vuajë ende. 
“I gjuajtëm kryeministrit, nesër do japim dhe jetën po qe se nevojitet vetëm për të drejtat tona. Mielli ishte gjest simbolik, vetëm për ti kujtuar kryeministrit se jemi në pikë të hallit, jemi pa punë, pa dreq pa shejtan. Në parlament janë të gjithë miliarderë, të burgosurit e ndershëm dhe të sinqertë janë pa lekë pa bukë në shtëpi”. 

Kush janë 2 autorët
Emrat e tyre nuk janë të panjohur për policinë dhe mediat.

Në 6 gusht të këtij viti, Agim Kollcaku dhe Skender Tufa janë shoqëruar së bashku me 5 ish-të përndjekur të tjerë politikë për shkak të protestës të dhunshme që po zhvillonin para parlamentit. Ata kërkonin dhënien e dëmshpërblimeve si dhe të një trajtimi më të mirë social ndaj ish të përndjekurve politikë.

Incidenti i sotëm me autorë ish-të përndjekurit politikë pason atë të muajit Mars të këtij viti, kur 2 ish-të burgosur politikë qëlluan me grusht kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe njëkohësisht deputetin PD, z. Ilir Rusmajli. 

Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë inkurajoi gjestin e kryer ndaj Rusmajlit, duke theksuar se ishte gjest i drejtë ndaj fodullëkut të politikaneve në qeveri që nuk interesohen për hallet e të persekutuarve politikë në kohën e monizmit.

 

"Bashke me qeset e miellit atentatoreve ju gjeten arme pistoleta, tip okllai" thone burimet e kryeministrit smiley

Ju heq kapelen se e paskan bere si burrat...ja me ne fund dolen 2 burra ne ate vend.

Mielli ishte blere ne Gjermani.

Shakate menjane, ju lumshin duart!

hallall u kofte! 

.. te kishin hedh bajga lope do te kishte qene me mire, athere e meritonin nje hallall. mielli eshte simbol bereqeti! smiley

C'thote Lubonja per kete akt ? Ka ndonje perpjekje per ta shtjelluar si gazetar . Ndoshta shikon thelle se Rama nuk ka leke ti paguaje .

Kete kategori specifike qe Babasqapi e emertoi si te "perndjekur " artificialisht , pa asnje specifike , qe e joshi dhe mashtroi e shndrroi ne nje shtrese pa forme , pa karakter , thjesht nje tufe Lypsaresh e Rebelesh qe dine vetem te shkelin Ligjet , ai duhet ta mbaje mire mbi supe. Tanime jo me miell e me "grushta " po para Ligjit si Mashtrues !

Kete kategori qe nuk e pame gjekundi ne Drejtim ketu e 20 vjet por qe nga vuvuzeleria te hane moone nga mengjezi ne darke per vlerat e tyre , duke spekulluar se "te perndjekurit zotnie " se "rrethimi me tela dhe gjemba zotrie " , kete kategori artificiale qe u be dhe baza e formimit te letrareve Tundes Dybeku e YP Xhixhi  , Hunjve e lloj lloj kalemshkruesve me gjendra loti , ka ardhe KOHA (dhe ka Kaluar ) ta trajtojne SERIOZISHT e te mos ta lene ne dore te Uturakeve Fevziu me Opinione .

Jane nje mase e MASHTRUAR me LIGESI e perzier dhe e futur ne nje Kazan pa diferencime , e shitur  si Vlere por ne fakt si kamikaze e shkop kercenimi per shtresa te tera te popullsise , duhet ta shikojne ne sy dhe me Sinqeritet pa Hile dhe pa Hipokrizi . Koha e llogaritjes per numer Mitingashshesh e per eskorta Vjedhesish te votave ka qene e destinuar te vdese pa lindur .

E diferencuar dhe pa asnje lajle e Lule , duke moslejuar asnje Talles me kalem te perfitoje nga vuajtjet e tyre , duke moslejuar asnje Media ti perdore si figurante me kostume e kullaro ne emisione uturakesh te Fevziut , dhe shume e shume te tjera , kjo shtrese Reale per aq sa eshte e njohur , duhet te marre fatet e saj ne DORE LIGJERISHT . Me keto skena miellore e grushtmedhejsh ata duhet te kuptojne se vetem i sherbejne nje Regjimi me shume per te Uleritur si Kryehajduti e K/mashtruesi Berisha " Se ligji zotrie " Pra per te shmangur si zakonisht edhe thelbin e kundershtise ndaj ketij  Palo Shteti e kesaj palo Bande ne krye  qe ka shtyre ne mjerim pothuaj gjithe Popullin ...pervec kastes se saj !

Nje shtet Bandit e me Bandite nuk duhet Luftuar si Bandite . E Mundi kur ishte KOHA  Zan Caushi si Bandit dhe e flaku nga Presidenca si QEN Rrugesh . Tashme ne kete FAZE ,  kur ne krah ka edhe Fertsat e Perendimit , ate duhet ta munde LIGJI !

mielli...osht simbol komunist. 

per ca i akuzojne? agjitacion-propagande? smiley

Hallall u qofte per gjestin qe kane treguar dhe nuk rrin indiferent ndaj problemeve te tyre.

Sa i perket protestave te njerezve ne Shqiperi ato kane vdekur se bashku me ndergjegjen e komunitetit te banoreve te Shqiperise.

Ne Shqiperi dalin njerezit ne protesta vetem dhe vetem kur i therret SRB ose EKR. Te gjithe duan te marrin nje cope nga torta, te paret duan te vazhdojne me ato qe kane dhe te dytet te ju zene vendin ketyre!!!

Nuk kam pare asnjehere sheshin Skenderbej apo Nene tereza te mbushet per hallet dhe te drejtat e popullit (komunitetit). Askush nuk proteston per rritjen e cmimit te energjise (vetem ne rastet kur duhet te paguajme e nuk e kemi me shume qejf kete pune). Askush nuk proteston per papunesine, per abuzimet qe behen ne emer te shtetit!!!!

Nje nga keta qe nuk proteston jam edhe vete, por jo qe s'kemi deshire apo vullnet, thjesht ja protestuam dhe detyruam kete qeveri te dorehiqet, cfare do te beje ai qe do te vije?! Thjesht do nderroje dore LEKU dhe cdo rradhe mua me duhet te zgjedh mes 2 mootave. Gjithmone tendin nuk i vie era, vetem te atij tjetrit!

 

në këto raste i duhen mendjet kombit, popullit shoqërisë, që t'i gjejë një rrugëzgjidhje!

smiley

Mir e ke ti, po ku jane keta se?! Secili me i perlyer se tjetri!!!

Dalin Analistet dhe OJF-te flasin per politike, sport, mode, "e lagu se lagu", brek te kuqe apo blu e ku ta di une. Flasin dhe flasin derisa fap kapin nje projekt/tender. Ketu mbaron filmi.

Ja doli levizja "Mjaft" ne fillim, thashe epo mire shyqyr qe doli rinia (te shkolluar dhe jashte), kur paf shkrihen me PS, kur paf dalin qe kishin si qellim me heqe Nanon per Ramen, kur paf dalin te sponzorizuar nga Berisha!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Per tu pergezuar gjesti i tyre qytetar e guximtar i nxitur nga zemerimi i mbledhur nga tallja qe eshte i ju eshte bere aty personalisht dhe gjithe kastes se ish-burgosurve e ish te perndjekurve politike keto 22 vjete te tranzicionit te qelbur si dhe gjendja e mjeruar ne pergjithesi qe gjendet vendi.  Per tu pergezuar sepse eshte nje gjest pa nxitjen a thirrjen e filan apo fistek parti-bande gjoja opozitare.  Per te ardhur keq ama se kete zemerim kaq qytetar e kaq te sinqerte e shendrrojne ne veprim njerez nga kasta me perdhosur e shoqerise shqiptare keto 70 vjetet e fundit.

Agim Kollçaku është një i ish i burgosur politik. Veprimin e sotëm e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër ish-të burgosur politik, Skënder Tufën. Kollçaku dhe Tufa së bashku me ish-të përndjekurin Gjergj Ndreca është e disata herë që vihen në qendër të vëmendjes së publikut me akte të tilla. “Po ju them o njerëz se ai është një tigër prej letre. U tmerrua kur i hodhëm miellin,” - tha Skënder Tufa, në një intervistë për A1 Report para pak.
Kurse TCH citon Kollçakun (në foto duke u prangosur): “Ne dolem ne nje revolte te vogel dhe gjuajtem me miell Kryeministrin qe te kujtohet qe ne jemi akoma gjalle. Nuk kam patur frike Enver Hoxhen dhe nuk do te kemi frike edhe tani qe gjithe te kuqte jane me poste". - A.N.

I lumte. Edhe me zi t'ia kishin bere.

Veprimi i dy ish te perndjekurve, eshte i guximshem dhe per tu pershendetur,  te mos harrojme se Buall Mavria ruhet nga nje tufe bodiguardesh, plus policia, dhe ti afrohesh atij eshte nje gje e pamundur. 

 "dhe ti afrohesh atij eshte nje gje e pamundur.

Pjero mos do te thuash qe dhe ti je munduar ti afrohesh por nuk ja ke dal dot.

Interesante Pjero qe fill pas hikjes tende nga Shqiperia, filluan ish te perndjekurt te perdorin metoda me active. Kjo po me kujton orvatjen tende per te hedhur letrat sekrete ne ambasaden Polake ne fillim vitet 90.

Me vjen mire qe po e lexon VQ . Kur do te ikesh ne Shqiperi. 

se shpejti kam ndermend te shkoj. 

shume strategjike zgjedhja e polakes.

@Ron: e di qe ka nje kapje ne mundje qe quhet "polake". "I boni polaken" thuhej shpesh dikur.

pse duhet thene i lumte, kete se kuptoj.

Ka ca gjera qe s'i kuptojne dot te gjithe.

Lajm i fundit:

Njeri nga atentatoret tha: Kishim ndermend ta qellonim me petulla por nuk gjetem vaj per ti gatuar dhe vendosem ta egzekutonim KM me miell safi smiley

Ka lezet keshtu protestash,me miell,me pilaf,edhe Salen nuk e demtojne edhe Demokraci ka.

paska thon nje te vertete te madhe ky skender tufa.

tiger prej letre. 

Ja Lubonja,ka marre Pronat dhe leket e burgut dhe nuk del ne proteste,po mire mor Sali pse nuk ua jep dhe ketyre te shkreteve? 

E nga e di se cfare ka marre Lubonja?

Si nga e di une,une me ate pune merrem.

Leje mo, ti merresh me cdo pune.   Rreshteri i gjithanshem i naltmadhenise.

E felliqur pa mase kjo menyra se si mundoheni ti poshteroni njerzit e ti ulni me lloj shpifjesh te ndyra, por ne te njejten kohe banale deri ne ate fare feje qe behet qesharake.  "Ky ka marre pronat e leket e burgut, prandaj nuk proteston."  Lubonja flet e proteston vazhdimisht me ane te shkrimeve te tija per instrumentalizimin e te perndjekurve, per perdorjen dhe mashtrimin qe ju ka bere politika keto 20 vjete, dhe psikopati me etje te pafundme per pushtet qe ti quan naltmadheni.

Shembull 1 : Vila qe ka tek rruga " Shaban Jegeni " e pervetesuar nga Lubonja ne vitin 2008 - te,biles ja futi dhe Valerit,cunit te xhajes se vet.

Tani mos te hap listen se funi funit Lubonjen e rrespektoj,dhe ty gjithashtu.

Ore ta rrespektoje ti Lubonjen nuk do flisje keshtu per te.  Ti e rrespekton me pak ate se sa nga lukunia e ketushme soc-komuniste qe e shan pafundesisht pse ben kritike sistemike.

Listat hapi sa te duash.  Keto per mua jane dokrra pa asnje lloj vlere, qe ne momentin qe thuhen ne menyre anonime virtualitetit dhe s'ka asnje menyre per tu justifikuar.

Nuk kam paragjykime,ndershmeria eshte nje nga virtytet qe me karakterizon.

Mire mire po menyra se si flet per Lubonjen si person dhe shtresen e ish te burgosurve e ish te persekutuarve eshte teper poshtruse...gjithsesi e pritshme nga nje i stanit te bimbashit...

Absolutisht ne komentet e mija nuk gjen as edhe nje fjale poshteruese per shtresen e te persekutuarve dhe ish te burgosurve politike dhe mos u mundo me genjeshtra te me ngresh nervat.

Shko mor andej mos be sikur s'kupton.  S'ka nevoje te kete fjale specifikisht poshteruese qe ligjerata te jete poshteruese.  Lexoje ate qe the me siper e shiko sa poshteruese eshte.  Ti i sheh njerzit si mall per tu shitur e blere, qe nqftse ju ploteson disa kushte minimale materiale e mbyllin gojen e s'mbajne me qendrim per dicka.  Thjesht fakti qe thua, "pse nuk u a jep edhe ketyre te shkreteve" eshte poshteruese pa fund.

Mos u bej paranojak kot se skane fare lidhje me ate qe thua ti,jane thjeshte te thene sinqerisht.

brado un ta besoj qe e kishe sinqerisht sepse mendoj qe ti je cun megjithmen per s'mari,pak zevzek po n'pergjithsi cun i mirsmileymos ma mer si ishte fjala per ate gocen qe ishte shum goc e mir,po me nji cen t'vogel fare,pak e perdale. 

Mire vazhdo e fol sinqerisht.

 Diktaturen ne 1990 e rezuan komunistet, tani eshte radha e ishte perndjekureve te rrezojne diktaturen tjeter, ne qoftese vertet shqiptaret duan te vendosin drejtesine dhe demokracine ashtu sic duhet. Me siguri do te kene mbeshtetjen e te gjithe popullit per te korrigjuar qeverisjen e tyre. 

Eshte pak naive por e verte kjo qe them! 

petllapaujë

Bravo ju qoft!

Ky eshte vetem fillimi, Salen nuk e kishin qelluar ndonjeher me miell. Do Zoti heren tjeter e qellojn me dicka tjeter.

Ky do qelluar me bajga po ce do qe s'ka...nje kafshe samari nuk gjen,per be...i kane cuar te gjitha per sallam.

" .... Në momentin e parë që kemi qëlluar, eksorta e kryeministrit është sjellë në mënyrë barbare me ne, mua dhe shokut tim, përmbi 15 minuta. Kanë ardhur tri makina të eksortës dhe gardistë, të cilët na vunë në mes, me goditën, më thyen syzet e grisën rrobat. Pasi na mori në dorë policia dhuna ndaj nesh ka ndaluar. Dua ta falenderoj policinë, edhe pse është rast i veçantë që na ka mbrojtur..."  

 

ç'pune kane kafshet e gardes dhe eskorta e ruajtjes se Buallit, me dy ish te perndjekurit. A nuk eshte shkelje dhe kapercim detyrave te tyre, i kompentencave qe kane. Pse duhet te ushtrojne dhune barbare mbi dy ish te vuajtur. Apo e duan me kallashnikov, qe te rrijne urte. 

Hedhja e miellit, makines se drejtuesit te paafte te qeverise shqiptare, ishte nje veprim simbolik, veprim demokratik, dhe aspak i demshem per Buall Mavrine, qe rri mrena ne makine  si pula ne kuvli. Ky derbeder, duhet te marri te masa (nese pretendon per drejtesi) qe te denohen te gjithe kafshet e eskortes dhe te gardes, qe kane dhunuar dy ish te perndjekurit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).