Në një investigim të saj në kryeqytet dhe në rrethet kryesore të vendit, Gazeta “Shqip” ka mbledhur denoncime, rrëfime dhe përvoja të qytetarëve, të cilët kanë paguar për të blerë një vend pune në arsim. (...) Rezulton se për t’u punësuar sot në një shkollë të ciklit 9-vjeçar apo të mesëm, nëpërmjet sekserëve apo duke përdorur “kartat” e kredibilitetit të ngjyrave politike paguajnë shifra të majme parash për t’u punësuar si arsimtar. Tarifa që paguhet në fillim të çdo viti shkollor nis nga 2 milionë lekë në 7 milionë lekë apo edhe më shumë. “Duhet të paguash para, të kesh lidhje politike, si dhe të gjesh personin që të jetë i besuari i atij që të merr në punë dhe t’i japë zarfin me para. Shifrat janë të ndryshme, por kryesisht paguhet 3 milionë lekë, 5 milionë lekë (të vjetra)”, tha mësuesja I.K., që prej 15 vjetësh ka punuar si mësuese në Tiranë.

marrë nga Shqip

52 Komente

Kjo dihet me kohe.

Biles eshte dhe diku e shkruajtur tek Programi i Qeverise ne lidhje me qarkullimin e Lekut.

Sipas shifrave ketu i bie qe nje mesues te punoje gati 1-2 vjet gratis, e pastaj te fusi leke ne shtepi. Eh ç'maskarallik. 

paf, për tre muaj ikën drejtori dhe vjen një i ri! si i bëhet? nuk funksionon "sistemi"! dikush duhet ta "hajë", me patjetër!

Imagjino se cfare do i mesojne nxenseve keta mesues...

Mesimi i pare, sa lek duhet te paguash per te dhene mesim.

Vetem me pare meret vendi punes, apo zyshave te reja u behet edhe ndonje ulje cmimi?

Hajde te cosh kalamajt ne shkolle pastaj.

nuk eshte ashtu sic e mendon ti sepse ka shume mesues te mire te cilet nuk gjejne dot vende pune sepse duhet te paguajne pare 3-4 milione te vjetra po puna eshte se ka nga ata qe skane . Ose nderrohet drejtori i arsimit dhe i heqin ca fusin te tjeret sepse i kan mbeshtetur me vota dhe keshtu qe ska cte beje tjeter , do detyrohen keta qe i heqin te gjejne pune tjeter smiley

Ja nje rast i nje te afermi tim. Kishte 7vjet mesuese gjuhe-letersi ne nje fshat , erdhi nje kohe u nderrua drejtori i arsimit dhe e hoqen nga puna futen nje tjeter e cila ishte me te njejten parti me drejtorin dhe kush e di ndoshta dhe e ka paguar. kjo goca e hodhi ne gjyq dhe e fitoi gjyqin sepse i kishte te gjitha me diplome etj... nuk kishte arsye drejtori perse e kishte hequr , pra e fitoi gjyqin (rreth 4 milione lek) , tani po mundohet te gjeje pune po duhet me i pagu ato 4milioje sepse ste gjen pune njeri , por dhe me lek nuk gjen dot me .

Nuk e di si do na vere halli ne te rinjve qe jemi student akoma smiley 

Oh, oh, oh pika mua per "investigimet" e gazetes Shqip! Ma merr mendja se keto "investigime" i ka bere te dera e PS me militante qe presin aty kotheren e rradhes dhe ata jane shprehur me pergjegjesi per korrupsionin e madh. Ky "investigim" ka aq besueshmeri sa ai "sondazhi" per partite politike kur nxirrte PD-ne partine e trete a te fundit dhe si lajmi per vjedhjen e ores se Bushit.

 

ost sioct:Comment">AL Bardhok - 15 Shtator 2012 - 12:55 

Kjo dihet me kohe.

ost sioct:Comment">AL Bradland - 15 Shtator 2012 - 13:19 

Biles eshte dhe diku e shkruajtur tek Programi i Qeverise ne lidhje me qarkullimin e Lekut.

 

Si të duket këtu, Huro, mirë?

Ja këta psh, po i heqin nga puna se janë "komunista". 

Çfarë nënkupton ti me "komunist" së pari. Duhet të ketë një përkufizim. Po ky varion.

 Për një fëmijë në veri psh, Ben Andoni që do bënte reportazh ishte "komunist". Kshu i tha ai fëmija, që adoleshencën nuk e kishte kaluar. Çfarë kishte komuniste Ben Andoni? Kishte dialektin dhe veshjen. Nuk dukej si prej zonës nga ishte fëmija. 

Për një grua nga Tirana, e cila kishte ngritur një pallat pa leje po u lutej punëtorëve të bashkisë: mos ma prishni pallatin, se kam vujt shumë në komunizëm. Besoj se po tia prishnin pallatin, ata do ishin komunista. 

Për një dordomus në Fier, që po u ndalonte kameramanëve të TCH të filmonin, kameramanët ishin komunista. Ikni nga trotuari, ju komunista. Kështu po u thoshte teksa filmonte kamera. 

Për një punonjës të bashkisë së Tiranës kur sapo e kishte vjedhur Luli, ato punonjëset që një tjetër dordomus jo vetëm i hoqi nga puna, por edhe i rrahu, ato ishin komuniste. 

Ajo pedagogia që i tha Lulit vrasës, ajo ishte komuniste. 

Xhaxhai tek PTF, kur nuk bie dakord me disa ide të reja të lëvrimit dhe rolit të gegnishtes, ai është komunist. 

Një punonjës i policisë, atyre që ankoheshin për rritjen e krimit në zonë, atyre u thoshte se ishin nostalgjikë, dhe komunista, of course. 

Për ty, që e ke thënë vetë, ata që janë kundër SRB-it, ata janë komunista. 

Kush është pra komunist. A mund ta përkufizojmë së pari, të dimë për kë flasim. 

@ zhyl,

Leri keto fjalime alla komisar çete. Te lutem, ta ngrejme çike debatin, siç thote Kurreshtari qe per caze e caze eshte vete Hurbineku. Te bera nje pyetje :

"Perse kur e cileson dike si komunist, kur vete ai e mban veten per komunist, quhet fyes ?"

Dhe kur eshte shfaqur nje dukuri e tille ? Se une mbaj mend dikur, kur flisje per dike qe ai eshte anetar i PPSH ose komunist, ai fryhej keq fare. Kur ka kercyer peshorja ? S'e kam te qarte ate çastin e kercimit te kandarit.

Pastaj merremi me keshtu gjerash tip hartimesh "Edi Rama". Si thua ?

O Hu, po ti pse ofendohesh kur te thone malok, kur vete ti e mban veten se vjen nga mali?

O Lule, kush te ka thene ty njehere se ofendohem qe me thone "malok" ? Jo grup jo, e ke kuptuar gabim. Une ofendohem kur ju iu thoni te tjereve "malok", jo mua personalisht. Mua s'me ben gje ti Lule kur me thua ashtu, se di te kthej pergjigje. Por kur i thua ashtu te ngjashmit tim, ketu po. E ke parasysh Krishtin ? Ai i merr te gjitha persiper, heq per te miren e njerezimit. Keshtu dhe yve, lerini maloket e tjere, merruni me kete malokun ketu qe as fyhet as hiç, por jua kthen pergjigjen tek e tek e tek. Me kupton ? Kupton ti Lulo, kupton.

_____

Ndersa per zhylin : m'u pergjigj te lutem, di gje ti si behet debati ? Jo pyetjes me pyetje. Por pergjigje. Une te pyeta dy here. E ke aty. A mund t'i pergjigjesh pyetjes ne menyre pohore dhe jo pyetesore ?

Lojra fjalesh. Pse ofendohesh kur degjon termin malok perdorur kundrejt dikujt qe vjen nga mali, pra?

O Hu, po ti e di si behet debati? Kur pyetja eshte e paqarte, si pyetja jote, kerkohet sqarim, dhe nese pyetja nuk eshte retorike, por vertete pyetje, sqarimi jepet. Mire te pyet Juli, ca dmth komunist. Eshte term subjektiv dhe pa konsensus per sa i perket domethenies, qe kur dogma u rrezua me buje ne Berlin. Keshtu qe, sqaro termat dhe boll bere si pidh i zgjuar. 

Ku e di ti qe ai eshte nga mali? Ndoshta ka linde dhe eshte rrite ne fushe. Dmth me termin malok sipas teje jane te gjithe ata qe kane linde ne zonat malore ne veri, jug dhe lindje te Shqiperise? A u themi laluce atyre qe kane linde ne ndonje fushe?

Tani ne teme - cne ky "lajm"? Dihet qe te gjithe futen ne pune me leke ose me parti dhe miqesi, pavaresisht nga aftesia dhe shkollimi, nga pastruesja deri te drejtori!

Po kryeministri i tanishem shqiptar sikur ka qene komunist, si nuk e heqin nga puna ate p.sh.?

ka qene por nuk eshte me. Ndryshim i madh apo jo? Ka qene edhe malok por tani eshte qytetar. Edhe ky eshte nje ndryshim i madh. Por a mundet qe nje malok komunist te behet qytetar demokrat? hahahahahahahah kurren e kurres, edhe sikur ne Paris te jetosh!

Çfarë ulje debati? Unë po të jap ampilitudën e identifikimit të termit. Po të jap dhe shembuj të variacionit në të cilin përfshihet i përdorur termi. 

E di kujt i thonë pyetje "loaded"? Kjo tëndja është pyetje loaded. 

Shiko sa terma cilësorë (subjektivë) ke në pyetje. 

- komunist

- e mban veten

- quhet fyes. 

Unë po të them një pyetje shumë të thjeshtë, mu përgjigj ti kësaj, kë mor zotri quan dhe konsideron ti si komunist? 

Pse nuk debaton dot pa përmendur "komisar çete"? Apo aludime ndaj komunizmit e komunistëve? 

Ty nuk po të duket i vështirë identifikimi se me kalimin e kohës keni përfshirë aty brenda këdo që u ka dashur bytha, me qëllime oportuniste përfitimi? 

Ja të të shtoj ca të tjerë:

 

Arben Puto, Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo, kur flasin për historinë, janë komunistë. >>

Ardian Klosi (ndjesë pastë), Mustafa Nano, Artan Lame, Pirro Misha (ky është vllaho-ortodokso-komunist), kur flasin për kulturën, trashëgiminë dhe mediat, janë komunistë. >>

Ledi Shamku, kur flet për arsimin, është komuniste. >>

Arbër Zaimi, Ardit Kola, Andi Kananaj, (Klod Burri, megjithëse nuk jam i bindur që ekziston lol), edhe këta janë neokomunistë. >>

 

s'ka gje, se i mbledh leket prape si Isidor Koti ne elbas0n lol

O jylo meqe ke kap kete anen, a me sqaron edhe ti mua nje gje? Si eshte e mundur qe ty te vrasin syte gjithe keto perdorime idiote te fjales komunist dhe i konsideron me te drejte idiotlliqe, por kur bie fjala tek xhaxhai (obobo) gjithmone mbyll syte dhe e pranon pa kundershtim si te ishte ai Zoti yt. Si eshte e mundur qe ti, por edhe te tjeret, keni kete qasje ndaj tij? Psh kur ai shante gjuhetaret qe bojkotuan konferencen e bere para ca vitesh si komuniste e me mendesi totalitare, perse nuk u ngrite ti te thoshe: ç'behet keshtu? Pse e pranon symbyllarizi çdo gje qe thote ai? Gjithmone me eshte dukur e pakuptimte kjo sjellja juaj sepse ai per me teper i ka te panumerta idiotlliqet, qe nga Odise Paskalin qe e nxjerr fashist vetem sepse ka bere buste te Skenderbeut e deri tek Gjergje Elez Aliaj qe q.ihej me te motren.

E di çfare eshte kjo o Jyl, kjo eshte shenje irracionaliteti qe prek njerezit te gjithe, kush ne nje gje e kush ne nje diçka tjeter. Edhe keta qe shajne komunist çdo gje qe fluturon dhe qe rastesisht u ben kaken mbi jaken e xhaketes, edhe keta jane te prekur nga e njejta semundje si e jotja kur vjen puna tek xhaxhi Vehbiu. Dhe njerezit e paprekur nga keto irracionalitete (sepse mbase jane irracional ne nje diçka tjeter) i dallojne menjehere qe kemi te bejme me besime dhe ndjenja fetare, dhe qe prandaj eshte mire te mos i ngasesh se s'ua del dot.

Po ti them keto shoku thjesht per te te bere te ditur se edhe ti ke probleme dhe je i prekur nga besimi Vehbist (jo Vehabist, mos u ngaterro) dhe prandaj nuk ke si ti vesh re ca gjera qe per njerezit normal jane mese te qarta. Si psh komicitetin dhe gomarllikun e dikujt qe ne konferencen e gjuhes mban kumtesen me titull: Bukuria dhe domosdoshmeria e fjales se Huaj, ne gjuhen shqipe. Ose thene ndryshe, Pasurimi i gjuhes shqipe me ane te fjaleve te huaja.

Ps. e kot te ti ve linket se prape as ti e as finisterre e te tjere s'do i besonit.

e shef pra qe gjithçka eshte e thjeshte dhe njerezore. keta qe shajne komuniste edhe pellumbat qe u dhjesin ne koke, jane thjesht te infektuar nga ndjenja te paperpunuara.

Po ti je i afte t'i ndjekesh ca argumente si puna e atij varferimit te shqipes si rezultat i obsesionit me purizmin, apo gjen ndonje term qe ne menyre siperfaqesore tingellon kontradiktor, edhe bjeri t'i biem? Edhe sille kumtesen me titull te sakte, po qe i zoti, perndryshe te del telefon i prishur muhabeti.

po kur nuk pranon lumin e madh gege per te pasuruar detin e shqipes letrare me cfare te drejte e fytyre del e flet per fjalet nga gjuhe te tjera qe do na pasurojne shqipen?! Apo duhet vetem "purizem" kur behet fjale per dialektin gege?

Ik he dreq se nuk mbron dot gje ti. Merru me mire me komunizmin si etikete turpi por qe njekohesisht qenka edhe i mire po edhe i keq e keshtu do kerkojme nje term a emer tjeter, por permbajtjen do e mbajme te njejte, a thu se ne kemi gje thjesht me emrin e jo me doktrinen e ideologjine si te tille!

Po ti o derezi je kryeprifti i vehabizmit. Je ti qe deklaroje ne ekstaze qe sic ekziston Marksizmi, Darvinizmi, Lubonjizmi e shkerdhatizmi, po ashtu kishte lindur se fundmi ne shqiperi edhe nje shkolle tjeter mendimi qe e quaje vehbizem, dhe ishte pikerisht ky izmi i fundit shkolla e mendimit ku deshiroje te beje pjese.

Po c'te te them une o mavri? Ja shikoje vete se cfare nxirrje nga goja vetem ndonje vit me pare dhe me thuaj ti se cfare mund te te them une ty? Ti je i indoktrinuar me vehabizmin o vella. je prift laik

vehbizmi e? Po ku konsiston (e pasurova shqipen?) ky vehbizmi? Ne nje gjuhesi te cunguar dhe ne teknikat psikanaliste (ketu eshte ne nivelin e qesharakut krejt) qe te cdo femije mashkull shikon nje perdhunes te nenes se tij dhe armik te betuar te babait te tij?

Ne ato terma nuk mbaj mend ta kem thene, por ca s'ben vaki. Di gje edhe sot te me pyesesh, kush eshte mendimtari me bashkekohor shqiptar, Vehbiu te them. Edhe cfare pastaj?

Thep, gënjen.

Kumtesa e Ardian Vehbiut në konferencën gjuhësore të Durrësit titullohej:
"Leksiku i shqipes së sotme - sfida të pasurimit."
Mund ta (ri)lexosh kur të duash, në lidhjen që të dhashë.

Ti je nga ata njerëz që kanë humbur hijen (dinjitetin; nëse e ke pasur ndonjëherë). Nuk duhet të jetë dhe aq ndjenjë e këndshme.

Për ata që mund të jenë kuriozë: njeriu pa hije këtu më lart gënjen kështu vetëm e vetëm sepse e kanë nxjerrë përjashta nga Peizazhe të Fjalës; kryesisht ngaqë thoshte atje budallallëqe.

O plak, po cdo njeri me dy pare mend ne koke dhe natyrisht me nje moshe e shpirt mjaftueshem rinor, do e kuptonte qe ajo imja per titullin ishte thjesht nje humor i nxjerre lirisht nga shkrimi/kumtesa jote, ne te cilen hidhje teza shume te mencura si puna e asaj qe duhet te jemi pragmatike dhe te zgjedhim se nga c'depozita nderkombetaresh duhet te huazojme fjalet qe i mungojne shqipes. Dhe vazhdoje, mbase ne shkrime te tjera, se anglishtja s'eshte e pershtatshme per shqipen dhe prandaj, Ti, propozoje frengjishten. Ose me sakte propozoje qe mos te themi me kompjuter por ordinator sic i thone ne france.

Ore se ti mbase nuk e kupton akoma, te gjitha keto i shkrijne me lot njerezit si puna ime, dhe te jete per mua rrofsh e qofsh gjithmone se je burim gjigand humori, por une e kam hallin me keta te tjeret qe te shohin ty si Modernin dhe dihet se Modernia duhet ndjekur me patjeter. Kam gjithashtu nje si ndjenje sikleti kur shikoj qe te mburr nje si puna e Shqiptarit te vjeter, i cili mjaftohet me faktin se ne nje shkrim te fundit ti hedh poshte paskajoren gege, dhe nuk e di qe ti e ke ndryshuar nja tre here mendjen keto dy vitet e fundit lidhur me paskajoren, dhe qe nuk e ka idene se cfare thua ti per ata si puna e shqiptarit te vjeter. Ky eshte problemi im me ty, se perndryshe o plak, as qe dua t'ia di per ty.

Dhe mos i defomo gjerat, sepse nuk je ti qe me nxorre perjashta por isha vete une qe pasi degjova (per mua cmendurine) sipas se ciles ata qe duan ta therrasin dritaren, dritare dhe jo penxhere, qenkan Naziste etj. dhe duhet te kurohen sepse eshte krim te mos i duash turqizmat apo te mos te te pelqej emri i Sllapuzhanit. Ja, se mu kujtuan te gjitha, ti o burre ulerisje me te madhe per te drejten historike te emrit te sllapuzhanit, dhe une duhet qe te vazhdoja te qendroja ne blogun tuaj. E perse? per te lexuar himnet qe te thurte luliani apo te te lexoja oskeolen?

Ah po, edhe nje gje tjeter. A ma shpjegon edhe nje here se pse eshte fashist Odhise Paskali. Se me ka ngelur fiksim. Nje artikull do ishte me mire them une, se me i detajuar

thep, duhet t'i kërkosh falje Xhaxhait, kam përshtypjen. 

O jyl, ja pikerisht per keto e kisha fjalen kur thosha qe eshte krijuar nje si fryme fetare rreth ketij Vehbiut. Vjen ti dhe me thua t'i kerkoj falje si te ishte vete Perendia ky, ose sikur te ishte Enver Hoxha, se edhe ate e therrisnin xhaxhi dhe edhe atij me duket se i kerkohej falje.

Ca jane keto mer burre. Dhe si eshte e mundur qe vete ky xhaxhai i pranon njehere dhe nuk i skuqet faqja nga keto gjera? Eshte nje pifto, pifto aty tek faqja e ketij qe jam i bindur qe do te vriste per xhaxhain. Le nje here qe boll o burre i dheut e therrite Xhaxha, se eshte turp. Therrite Vehbi

Po jo or burre se ky kulti i ri gjallon vetem online, me ndoca persona qe i bejne fresk ketij se kshu ne realitet, n'Tirone kete nuk e fton kush edhe per nje kafe (aty ku bluhet e nxirret miell akademik e kulturor e kam llafin). Kur nuk ja var njeri ky fillon e i shan ne blog pastaj, deri sa ndonje te kujtohet qe ekzistoka edhe filani qe ka 20 vite qe ka ikur nga Shqiperia dhe s'ka arritur te integrohet atje ku ka shkuar keshtu qe fillon e ben analistin ne cdo gje per Shqiperine.

Meqë ra fjala, edhe ty ta kanë dhënë dërrmën nga PTF-ja.

Mua? Gabohesh, je bere me hije! Nje here kam komentuar tek blogu jot dhe u largova me deshiren time megjithese me beje lutje te gjeja nje vend ne blog dhe si une sic duket paska edhe te tjere.

Mbase edhe ngatërrohem (kushedi më ngatërroi fakti që edhe pseudonimin që përdor këtu e ke zgjedhur nga talking points të Sali Berishës); por ti nuk më dukesh nga ata që nuk vijnë në Peizazhe të Fjalës, përkundrazi - pa çka se paske pikasur plot gabime të rënda ideologjike atje. Ti dhe kolegët e tu të tëmthit të përjetshëm keni shkuar dëm; në një kohë tjetër, siç ua tha Emigranti, do të ishit bërë komisarë pararojë, udhëheqës çetash të pionierëve, masovikë, organizatorë të Formave të Edukimit, komandantë të brigadave vullnetare të grumbullimit të plehut, rrëzues të antenave të televizorit, detektorë të basetave të kalamajve, mirëmbajtës të Këndeve të Kuqe, disiplinues të radhës së gjizës. Gjynah që koha e sotme, kur s'ka kush nevojë për zellin tuaj prej murgu, ju katandisi ta bëni jetën e Partisë në anonimitet!

 

Ua ke lujt fene!

Shiko, mardheniet tona nuk kane qene te shkelqyera, por per renien kokes ndaj ketyre mostrave, si ky robi qe merr vesh nga proza, por pa lene pas dore edhe poezine smiley , apo dhe atij te kukesit qe kujton se perkthen ferngjisht, kam vetem respekt!

(Jam i sigurt se ato pak mosmarrëveshje mes nesh kanë lindur mbi keqkuptime.)

Jam pothuaj i sigurt edhe une.

thepo, lë vend robi sa të kesh respekt për të. Ja që ka ca njerëz që të bëjnë t'i respektosh. Ndjen një detyrim njeriu. Po të më shanin mua, nuk do flisje ti? 

Realisht thepo, me ta thënë lali ty, kështu është përftuar respekti i ndërsjelltë me ca NJERËZ këtu rrotull. Unë u ndihem shumë në borxh për ca situata. 

Hidh sytë rrotull, shif me kë po bëhesh palë, kur ndan mendime të njëjta me një si Neobllokmeni... smth is wrong here. Mos u bëj një me Hodo leckamanin.

Ti nuk je sëra e këtyre lal, mos zhgënje tani. 

 

@ Zhyl & Lyl,

Pyetja nuk eshte "loaded", siç i thoni ju (dhe mundohuni çike te shkruani shqip).

OK, ta ftilloj pak :

Nga vitet 1970 dhe 1980 sidomos, qe bere keq per t'u futur ne Partine komuniste shqiptare. C'nuk benin njerezit, leve pas leve, sepse nje emer i tille t'i hapte dyert automatikisht per ne ca vende te mira. Disa teper te bindur e te zellshem, e disa puro karrieriste, fakti eshte se ata ishin KRENARE qe ishin komuniste. Dhe e ndjenin veten te tille.

Mirepo, erdhi njefare çasti kur ky llagap filloi t'i vinte ne siklet llagapmbajtesit. E megjithate, ata s'kishin ndryshuar ne thelb : ishin po ata komuniste si me pare (me perjashtim te nje pakice te vogel qe u ndergjegjesuan se nuk ishte rruga e tyre). Fakti eshte se po ai qe ishte ndjere krenar per qenien komunist, filloi ta vriste kjo fjale, edhe pse ai vazhdonte te militonte per rikthimin e komunizmit.

Tani pyetja eshte kjo : perse ndodhi diçka e tille ? A mund te na beni njefare psikologjie te ketij tipi, dhe ne rast se ka shume lloje tipash, a mund te beni nje lloj tipologjie ?

Dhe e fundit, çfare parashikoni ju, a do t'i rikthehet krenaria ketij komunisti te dikurshem ? Po me neokomunistet, a do te dalin me ne fund ballas qe ta pranojne pa kurrfare kompleksi se jane komuniste ? Dhe nese po, a parashikohet formimi i nje partie neokomuniste ku anetaret do te ishin diku tek moshat 18-30-35 vjeç, te ndjekur nga nje rini komuniste 15-16 vjeçaresh ?

Falemnderit per pergjigjet. Jeni shume te mire. Ju dua shume.

O Huro, mos u anko kur të thonë katnar, sinqerisht! Prej shpjegimit tënd VETËM, del se pyetja është loaded. Gjeji term ti që je përkthyes. Mos i shto gjuhës vetëm kurte dhe lalushje. Ka një sërë logical fallacies, që kërkojnë terma të duhur shqip. 

Ti po doje t'i përfshije të gjithë, se katnari pushton Peqinin dhe kërkon Stambollin më pas. Prandaj të thanë, përcaktoje. Ti tani e ke fjalën për anëtarët e partisë në vitet 70-80, dmth ata njerëz që nëse atëherë ishin të paktën 20, sot janë 60-70 vjeç. Hajt po zëmë edhe ata që janë 50! U uroj të gjithëve pleqëri të mbarë. 

Ok, tani që të jem korrekt me ty, këtë dukuri e kam parë në Greqi vjet, kur dilnin njerëz tek asambleja popullore në Athinë, dhe rrëfenin se kishin votuar PASOK. Nuk e di se çfarë bënë më pas me jetën e tyre, ka që mendojnë kthim të Papandreut, po kanë dhe një ndjesie pafuqie dhe të qenit të dhjerë në një farë mënyre. 

Nuk kishte lavdi komunizmi i dikurshëm, që të sugjerojë njeri të kthehet (lavdia). Ka ripërcaktim identiteti politik, dhe evolim. Partitë e dikurshme markiste në botën perëndimore, janë kthyer në socialiste. Këtë evolim do ndjekë edhe komunizmi i atëhershëm. Edhe identiteti kombëtar evolon. Dikur (nëse e marrim të mirëqënë) quheshim ilirë, më pas u quajtëm arbër dhe më pas shqiptarë. 

Komunizmi si ideologji, ka vdekur me epokën industrialiste. Atëherë kishte ata që quheshin klasë punëtore, dmth punëtorë krahu, dhe bujqit. Tani këto zanate janë tkurrur aq shumë sa të mos kenë peshë, e do tkurren edhe më. Ideologjia e vjetër marksiste nuk i përmban dot konceptet e reja dhe dinamikat e marrëdhënies së punës. Dmth fli i qetë se komunizmin e vrave, ti, ti e vrave në vitin 90'. E kreve detyrën me sukses. 

 

Mire. Falemnderit.

Nashi, per "katnarin", eshte njelloj si me "malokun", m'i ngopni mua te gjitha, me te tjeret s'keni pune. S'i kam bere bisht asnjehere shpjegimit mbi "katnarllekun" dhe "malokllekun" tim. Dhe besa jam pergjigjur si vigan, tip Mic Sokoli, e ke parasysh ?

Tani, te vijme tek çeshtja. Une nuk fola per marksizmin, dhe as per kuptimin marksist te komunistit. Fola per komunistin shqiptar. Eshte e habitshme qe, nje anetar i PPSH (1976) vazhdoi te quhej "komunist" dhe jo "punist". Kur dikush bente dosjen per ne parti, thoshte : kandidat per komunist. Megjithese "komunist" ishte zhdukur nga emertimi i partise. Qe nga ketu, une kam nje dyshim qe edhe kalimi i dyte PPSH ne PSSH, nuk kishte kurrfare ndikimi ne emertimin e atij qe donte te hynte ne Parti.

E megjithate ! ne vitin 1991, nje person qe nenshkruhej ne PSSH, i thoshte vetes "socialist" !

Pyetja eshte kjo : perse kemi kete "ndryshim" mes 1976 dhe 1991 ? A mos ndoshta emertimi "komunist" u be problematik dhe i sikletshem ? Nese po, perse ? Dhe a kemi shpresa nje dite qe te kemi rikthimin e ketyre "emerhumburve" tek nena e dikurshme ? Pra tek fjala aq e ngrohte "komunist" ?

Me kupton ? Apo do t'ia kalosh fjalen Lylit ?

Cfare nuk kupton nga fakti qe me rrezimin e bllokut lindor, i cili ishte bazuar ne nje "praktike" komuniste (leniniste, per te qene me te sakte) edhe termi komunist do merrte konotacione negative. Pse duhet te jene ndryshe komunistet shqiptare ne kete mes? Po emertimi u be problematik dhe i sikletshem, dhe pothuaj te gjithe u distancuan. Te qenit komunist nuk ishte me trendi per te bere karriere politike. Perkundrazi, duhej nje lloj antikomunizmi. PPSH dhe faktori burokratik i saj u shperbe, u shnderrua ne PD dhe PS, ku nga nje ane kishe komuniste te flakte qe u gdhine antikomuniste te flakte, dhe nga ana tjeter kishe komuniste te flakte qe nuk mund ta mbronin dot me veten nen kategorine e komunistit, duke qene se dogma thoshte se komunizmi kishte marre fund, e bashke me te edhe historia. Pse ben pyetje qe ti ia di pergjigjen shume mire.

p.s. Jo, nuk ka shprese qe termi komunist te kthehet pa konotacione negative. Duhet nje vale oblivioni ne lidhje me praktikat e komunizmit te shekullit te kaluar prej disa shekujsh qe termi komunist te rehabilitohet serish. Por kjo nuk ka rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte vlefshmeria e konceptit qe fshehet pas ketij termi, dhe qe mund te beje edhe pa termin, apo me nje term tjeter. Por, ku i dihet gjerave. Kujt do ja merrte mendja qe termi "pushtues" apo "occupier," do arrinte te kishte konotacionet qe ka sot.  

Per mua Huri mbetet peng i termave. Ndoshta eshte semundje perkthuesish kjo, perkthyesish te keqij sidomos

 

Kur të thonë që pyetjet e tua janë loaded, jo thua, nuk janë.

Pyetja eshte kjo : perse kemi kete "ndryshim" mes 1976 dhe 1991 ?

Sepse kishim ndryshim sistemi, së pari. Po në vitet 76', nuk kishte ndryshim cilësor, që të bëhej dallimi. Po të të pyes unë nashti, nuk ishin dhe njerëz të ndryshëm ata të 76' dhe ata të 91'shit? Apo flasim për të njëjtët njerëz? 

A mos ndoshta emertimi "komunist" u be problematik dhe i sikletshem ?

U bë vërtet. Regjimi u rrëzua, periudha e atyre viteve u rivlerësua.

 

 Dhe a kemi shpresa nje dite qe te kemi rikthimin e ketyre "emerhumburve" tek nena e dikurshme ? Pra tek fjala aq e ngrohte "komunist" ?

Dhe vijmë tek pyetja loaded, cilët janë "emërhumburit"? Biologjikisht i bie të jenë ata në moshë 70 vjeç e lart. Ideologjikisht, i bie të jetë bashkësi boshe. 

Përsëri Huro, pyetja ime shumë e thjeshtë: Cilët sot janë komunistë? 

Zhyl & Lyl,

A me jepni fjalen se do te nderhyni te na ruhen keto shkembime, ose te nxirren diku veçan, sepse vertet qe po me pelqen ? Jo per gje por kam frike nga keto revoltat popullore me propozim nga poshte (al bano and co.) dhe miratim nga lart.

Dua vertet te sigurohem sepse pergjigja e Lylit eshte e shkathte dhe qe hap jo pak perspektiva per ftillim, gje qe me pelqen. Por para se te futem ne ca gjera me te thella (hamendesime ose hipoteza pune), kam nevoje vertet per pak siguri, fizike nqs doni me e dite. Nuk ndihem i sigurte ne kete faqe, fizikisht rrezikoj zhdukjen. Diku, dikush shprehu njefare ngazellimi per kesi lloj "zhdukjesh", keshtu qe kam pak nevoje per fjale te ngrohta : "jo o Hu se ty s'ben kush gje", "o Hu, po ne vetem nje Hu kemi", etj. etj.

Te me ndjesh, Lyl, s'mund ta vazhdoj pa pare ca zhvillime pozitive ne kete drejtim. Dhe mos e merr per ashtu, e perseris, pergjigja jote hap shume hulli te vyera, e qe jam gati te futem ne nja dy a tre.

Kush prek hurin e prek gjarpri!

Jo jo, te mos e bejme balte tani. Une bera ca shaka aty me lart, por duke thene nje te vertete : diskutimi mes meje, Lylit dhe Zhylit ishte vertet serioz, kushdo mund te afrohet aty e te thote nje fjale, por puna eshte se me duket nuk ishim ne livadhin e duhur, dhe ketu e nderpreva sepse s'kam terezi te lodhem ne diskutime e pastaj te vije ndonje fshese apo dhe ndonje perjashtim pas qafe. Do te ishte mire vertet qe zhyli psh te ndreqte nje sofer tjeter, ne nje teme tjeter te posaçme, ku te mund te flisnim pa frike per ndeshkime. Dhe madje te mbarteshin shkembimet tona atje, sepse sinqerisht, kisha shume gjera per te diskutuar, postimi i Lylit dhe Zhylit jep shume mundesi per ftillime te reja.

Ketu s'dua t'iu prish qetesine ketyre qe po flasin urte e bute per shkollen.

Tani po ti kthehemi temes se shkolles, ky korrupsjon po e demton vendin me themel sepse shkolla eshte baza, eshte e ardhmja e nje kombi.

Nese vendet e punes blihen, ose jipen e hiqen sipas deshirave dhe interesave te 'politikanve', me mire ti quajm mashtruesit ne fuqi, ateher cdo gje eshte e humbur qe ne rrenje.

Ata pak student qe bejne studimet jashte nuk mjaftojn per te ngritur nivelin intelektual te vendit sepse mbyten nga masa sapo behen pjese e saj.

Amen to that.ne fakt emigrantet duhet te ngrejne nje trust fund per arsimin .1 million emigrante te dhurojne nga 5-10$ ne muaj ne 10 vjet femijet shqiptare do te kene shkolles moderne qe t'ua kene zili moshataret e tyre ne bote.

Ti mir e ke, ne princip eshte mese e realizueshme, ndersa ne praktik gjerat jane ndryshe...

Duhet provuar njehere.Ndoshta mund te realizohet.Po te presesh nga qeveria edhe nje brez tjeter do te shkoje per lesh ashtu si ky i sotmi.femijet e lindur ne 1990 sot jane 22 vjec ne prag te jetes dhe kane vajtur ne shkolla qe kane qene me shume mbyllur se sa hapur.Kur ky brez i arsimuar ne shkollat e enverit qe megjithe te metat nuk mbylleshin asnjehere po qeveris kaq keq c'mund te thuhet per brezin qe vjen qe me se shumti nuk ka shkuar ne shkolle apo i ka diplomat e blera ne universitetet private.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).