Ajo është vajza e katërt nga tetë fëmijët e çifit Zela, të cilët jetojnë me pensionet e invaliditetit të të atit dhe të një vëllai të sëmurë: gjithsej 28 mijë lekë të reja. Lekë për libra s’ka e megjithatë Suada është e sigurt se edhe këtë vit, rezultatet do t’i nxjerrë të gjitha dhjeta. Deri më tani, shkolla i ka siguruar libra falas. Përndryshe nxënësja e klasës së shtatë do t’ua marrë librat shokëve e shoqeve për të studiuar e pastaj për t’ua kthyer prapë. Kështu e mësoi italishten vitin e shkuar.

“Dua të jem nxënësja më e mirë në të gjitha klasat që do të frekuentoj në vijim, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike. Nuk mendoj se më mungon gjë, nuk i kam zili shoqet”, tregon Suada.

29 Komente

Na rrofshin OJQ-rat qe mendjen e kane vec per politike dhe rrjepje fondesh nderkombetareve.

What can I do? How can I help?

histori te ngjashme para ca kohesh tek CNN. Familje te prekur nga kriza, qe nuk kishin me shtepi dhe jetonin ne RV ose makine. Qe nuk parkonin per kohe te gjate ne te njejtin vend qe te mos binin ne sy, dhe ne te njejten kohe, femijet qe ishin studente te shkelqyer. Te bente pershtypje kur e krahason me standartin. 
 

Bredho, a e ke pyt ndonjehere vehten se pse e kane pushtu kinezet U of T?

familja PF! Ngjalli debat te modh vjet ky lajmi i ksaj nones kineze. Edhe statistikat tregojne qe ne kolegj shkojne me shume aziatike dhe kryesisht femije emigrantesh. Mgjte jena dakort qe ka kineze dhe kineze...njoni aty n'pune i kish hy nji kursi sic futen shume rendom qe dun me kap naj pozicion me lart. Duke njoft tipin e leshte te ktij, e pyti dikush ca sistemi perdorte me msu. Ja kam gjet - tha, - po e perserite 10 here nuk e harron mo!
Kshu...ky sistemi i 10 here te perseritme ka per ta qit n'selamet nji dite me certifikatat e ktyne kurseve po une as te tabela e shumzimit nuk ja kam besen ktij. 

Sa gjynah! smiley. Me kenaqesi do e jepja ndihmen time per kete vajze. Shume e shkathet dhe e zgjuar duket.

Po ketu ne Amerike ne nuk u blejme me leke librat femijeve, pervec fletoreve dhe mjeteve te tjera shkollore. Pse nuk behet edhe ne Shqiperi qe librat te jepen falas?

ishte nje here e nje kohe keshtu , tani jemi ne krize duhet te paguajme biles librat e anglishtes dhe italishtes nxenesit i paguajne me cmim te larte . 15-20 mije leke vetem anglishtja qe juve emigranteve ju duken pak , por ne shqiperi jane shume.

bravo i qofte vajzes, per tu admiruar! dhe si cndodh ne keto raste, vajza eshte e rritur apo e pjekur para kohe...
.....por a mund te thuash qe prindrit e Suades jane te pjekur?? nese e degjova mire Suada eshte femija i katert nga 8 femijet e tyre... po cbeni o njerez, si mund te besh 8 femije, duke ditur qe jeni kaq te varfer e jetoni me pensione invalidesh??

bravo. 

 

te pjekur jo te pjekur*, ka metra e metra per te gjykuar. po ashtu edhe per vajzen me dhjeta. 

dhjetat nuk do i hyjne shume ne pune(ca klase ishte? e shtata ee?). dale kur te kuptoj se duhet te gjej ndonje pune! ose kur ti thone se duhet te gjeje ndonje pune. se eshte mosha;  ben te sajen edhe mosha... te japin "idealet", "modelet" e "detyren" dhe ti duhet t'i ndjekesh. 

*sa ishte mesatarje e femijeve per familje gjate diktatures? ve bast se 4-5!

ne kohen e monizmit, femijet qe lindin ishin edhe te familjes, por edhe te partise/shtetit. Ne shumicen e rasteve, kur familja nuk i mbante dot, ishte shteti qe perkujdesej ne menyren me te barabarte te mundeshme.  

kuazimondo, kuazi kuazi e merr edhe ti boten.

edhe tani ka shtet. shteti eshte i te gjitheve, i te dy partive, apo njehere i njeres dhe njehere i tjetres? s'ka gje. sido qe te jete, i kujdo qe te jete shteti, po me thua se shteti nuk ben asgje per keto raste? dakord!

apo po me thua se vetem shteti i pd-se nuk ben gje per keto raste? 

lol, jo, jo, kjo tregon se sot nuk ka shtet social. Ne kohen e monizmit seksi behej i pambrojtur (pra pa kapote) seps edhe sikur te ngelte me barre kishte se kush perkujdesej. Ndersa sot duhet ti maresh masat mire perpara se te besh seks, por per kete gje minimalisht duhet nje kulture apo edukate seksuale dhe qe prape minimalisht nje shtet sado i dobet, duhet ta jepte. Por ne nuk kemi shtet jetojme tamam si ne xhungel. I forti e shfaros te dobtin.

Dhe sefundmi, per te te qetesuar edhe ty, nga 1992 e ketej ne shqipot nuk kemi arritur akoma te krijojme nje shtet. Nderkohe, ironike por e vertete, qeveria e xhungles kerkon te festoje 100 vjetorin e shtetit shqipetar. 

mire o mire, flasim per tani e me clexuam e pame... se cdo ndodhi ne te ardhmen nuk e dime.

ndersa  keta lloj ''prinderish'' jane te papergjegjshem!  mire eshte te kesh sa me shume femije,  por kur nuk ke mundesi tu ofrosh gjera minimale per tu bere te mundur  nje jetese  normale, atehere eshte jo thjesht papergjegjshmeri, por ''krim'', do thoja une.

Shqiperia ne nje ane eshte me e perparuar dhe ne anen tjeter me e shkateruar se ne kohen e diktatures. Se besoj se mund te dalim ne ndonje konkluzion nga krahasimet. 

Ne shqiperi tegjith, per fat te keq (jo vetem femijet), mburren me diplomat (a.k.a notat). Por logjika te thote qe nese ka takat te marri 10 ne keto kushte, ska se pse mos te perparoj ne pune; persa kohe pena nuk ka kushte si "pranojme vetem puntor te pasur, ose me miq".

Sa per "modelet" mund te ndiqen por mundet dhe te krijohen (edhe idealet pse jo). 

e Belul, Belul po atë invalitet kanë : se  njohin planifikimin familjar , janë globalistë ! (ndryshe do paksohej njerzim)

dmth ti prizreno po thua qe keta jane vertet invalide ne organet e tjera, po gjenetalet i kane ne rregull ama.smiley

smiley ( jo tamam  po ç'tê thuash për ta sot)

po mer, ja ka bo analizen vet 'zreni

Ndonjehere kushtet te "imponojne" te jesh nxenesi me i mire. E meqe ra fjala, ajo vajza nga fshati , qe bente nje ore ne kembe per te shkuar ne shkolle, qe doli me e mira e matures vjet, di gje njeri ku eshte sivjet?

Sivjet thone qe ka filluar te kullosi lopet...

Shqiperia eshte nje vend ku notat dhe dipllomat blihen. Keto shembuj te rralle nxesish te mire tregojne qe 10 mund te merenedhe me zotesi.

Per nxenesit e shkelqyer, duhet te kete fond te veçante, mirpo si duket aty i vjedhin fondet. 

ose te perdorin fondet qe clirohen nga CO2.. po kujt tia thuash, Buall Mavrise...

Ne nje vend tjeter kjo do ishte nje histori rrenqethese suksesi. Por e di si eshte puna, kjo goca do mbaroj shkelqyeshem,dhe pas shkolle do punesohet nje vend me nje rroge bastarde, ku do kete mbi koke nje shef qe s'ka kryer te mesmen i cili do ja bej jeten me te veshtire se cfare e ka pasur.

Ne ate vend eshte sistemi qe eshte i kalbur.

Sidoqofte vajzes i prifte e mbara.

Nje dite optimiste diten tjeter pesimiste,dhe ty ste merret vesht.

 smiley Ne kete rast realiste. 

Puna eshte o Dora qe kjo goca ne radhe te pare nuk po mbush dot barkun me buke, pa neser edhe sikur te mbaroje shkelqyeshem do ngelet e papune, si mijra studente te tjere qe kane mbaruar nga dy fakultete me rezultate te shkelqyera dhe bredhin sa ne nje dere ne nje tjeter per te gjetur pune, se po nuk pate mikun piu lengun dhjetave..smiley

 

Zakonisht me te rriturit i vuajne brengat e pamundesise.Kur je i vogel , buka s'eshte qellimi yt kryesore. Une me gjithe shpirt i uroj kesaj vogelushe ti prij e mbara.

Ne Kosove per shkollat 8 vjeçare librat jepen gratis. Pse te mos jete keshtu edhe ne Shqiperi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).