Çfarë tha ish-Ambasadorit amerikan John Withers në Top Story.

Kur u larguat nga Shqipëria ishit i shqetësuar për nivelin e demokracisë në vend, balancimin e pushteteve, korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe në fakt raportet ndërkombëtare kanë treguar atë që ne jemi duke shkuar keq në çështje që lidhen me korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e të shprehurit gjithashtu ne nivelin e demokracisë. Kjo ju jep të drejtë juve, por a jeni i kënaqur me këtë?
- Jo, nuk besoj që asnjëri, i cili e njeh Shqipërinë dhe kujdeset për të, do të gëzohej nga zhvillimet më të fundit. Atë kohë shpreha shqetësimet e mia. Tani si një observues në distancë, pasi nuk mund të jem një observues i afërt siç e bëja në të shkuarën, duke parë atë që është duke ndodhur tani, situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni mbi to ishte i dukshëm. Tani me zhvillimet e fundit, përfshi këtu edhe zgjedhjen e presidentit nga vota njëpartiake duke zgjedhur një person, të cilin unë e respektoj shumë si individ pasi e njoh nga koha kur ishte ministër i Brendshëm. Ai është një burrë kurajoz. Por situata me shëndetin ku ai u gjend e kaloi me një durim të madh dhe trimëri, gjë të cilën mbase shumë njerëz nuk do ta kishin demonstruar. Të tilla karakteristika dolën gjatë situatës ku ai ndodhej. Por nuk po merrem këtu me individin Bujar Nishani si njeri, por me rolin e zotit Nishani. Ai është edhe siç premtoi kryeministri, një besnik i Partisë Demokratike. Nuk është aspak gabim të jesh besnik i Partisë Demokratike, por në klimën dhe rrethanat që kalon Shqipëria sot, a do të demonstrojë zoti Nishani se është një njeri i pavarur në ato raste kur do t’i duhet të ngrihet kundra vullnetit të kryeministrit? Jam shumë skeptik se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik pasi nëse shikoni shumë politikanë shqiptarë besnikëria është diçka për të cilën kur kryeministri flet për diçka ata veçse e ndjekin nga pas. E kam të lehtë ta drejtoj gishtin tek shumë prej tyre që futen në këtë kategori. Ndjesia ime është se në një demokraci merr parësi ndëshkimi: ai politik dhe moral. Nëse ju nuk keni pikëpamjet personale dhe vullnetin për t’i mbrojtur këto pikëpamje, thjeshtësisht ktheheni në atë që ne e quajmë “YES Man”, njeriu lepe-peqe për gjithçka.

Pra po thoni se zoti Nishani nuk mund të ngrihet dhe të ketë qëndrimin e tij për çështje të caktuara duke u kthyer kështu në një YES MAN?
- Nuk mundem të parashikoj se çdo të ndodhë në të ardhmen, por ai duhet ta provojë gabim skepticizmin tim rreth rolit të tij në lidhje me marrëdhëniet me kryeministrin. Tani ai ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Ja ku jemi tani, kemi kryeministrin dhe kishim presidentin Topi, i cili kërkonte të vendoste drejtues të mirë në sistemin e gjykatave. Tani lind pyetja: cilët do të jenë njerëzit që do të emërohen nga presidenti Nishani dhe a do të munden ata të qëndrojnë të pathyeshëm nga tekat e PD? Sepse kështu Bujar Nishani ka krijuar deri tani karrierën e reputacionin e tij sikurse edhe të tjerët si Lulëzim Basha e të tjerë e të tjerë. Tani nëse keni një gjykatë të kompozuar nga gjykatës, të cilët do të anojnë nga njëra parti politike, si mund të keni një sistem drejtësie që flet dhe i shërben të gjithëve? Ne e dimë rrezikun e politizimit të gjykatave.

Në çfarë drejtimi na çon një zhvillim i tillë? Drejt çfarë rreziku?
- Për momentin kemi situata interesante po aq edhe ironike në rrethana të caktuara. Partitë po tentojnë të heqin imunitetet e zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Unë jam një mbështetës i fuqishëm i kësaj gjëje, për të cilën u përpoqa kur isha ambasador. Arsyeja për këtë është se me pasjen e imunitetit mund të ndodhin shumë gjera pasi një person mund të kryej diçka, ta fshehë dhe mos të jetë përgjegjës. Prandaj imunitetet duhet të hiqen dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë. Pavarësisht kësaj vjen ajo që do ta përshkruaj si një rrezik. Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të keni gjykata të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Ju patjetër duhet të keni gjykata që flasin vetëm në emër të ligjit dhe jo për cilindo që është një aktor i fortë politik. Në të kundërtën gjykatat kthehen në një armë në duart e një partie politike duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Kam lexuar sot një citim të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Berisha. Ai sulmonte Partinë Socialiste për mosvotimin më datë 6 gusht. Dhe çfarë ai deklaronte. Thoshte që të gjithë deputetët e opozitës janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve duke sulmuar deputetët e Partisë Socialiste?

Pyetja ime për kryeministrin mund të jetë kjo. Tashmë për shtatë vjet ju jeni kryeministër, përse ne nuk kemi pasur një luftë madhore ndaj korrupsionit gjatë këtyre viteve. Për një moment mund të themi se kjo s’ka ndodhur pasi njerëzit janë me imunitet. Por po ata të cilët janë dyshuar për korrupsion dhe nuk kanë imunitet? Përse ju nuk u morët me ta? Dhe nëse çështjen e imuniteteve e keni sinqerisht, a do të jeni ju i gatshëm të merreni edhe me të korruptuarit brenda partisë tuaj të dyshuar për korrupsion? Apo vetëm për deputetët e PS-s? Nëse në këtë deklarim kryeministri është cituar në mënyrë korrekte, kjo për mua është shqetësuese. Është ky motivi i vërtetë? Dhe nëse ky është motivi i vërtetë, e gjithë çështja ngre pikëpyetje në lidhje me nevojën imediate që Shqipëria ka për tu pastruar sa më parë nga korrupsioni. Nëse tentohet një manipulim i korrupsionit, kjo nuk sjell asgjë tjetër përveç zmadhimit të korrupsionit duke gllabëruar çdo institucion të formuar për të mbrojtur jo të pasurit e korruptuar, por qytetarët e thjeshtë.

Në fakt zoti ambasador ndërkohë që flisni, mua më vijnë ndërmend disa fakte. Fakte që vërtetojnë këtë që thoni ju. Faktin që gjatë këtyre muajve të fundit shumë vendime të gjykatës për shpifje, të ngritura kryesisht nga qeveritarë ose familjarë të tyre, ka akuzuar dhe dënuar më pas deputetët e opozitës. Apo faktin e kundërt, disa çështje të mëdha, që lidheshin me korrupsionin apo me abuzimin e pushtetit duke filluar nga Gërdeci, rruga Durrës-Kukës apo edhe një video-skandal i vitit të kaluar që solli më pas edhe 21 janarin, të gjitha këto çështje të mëdha u mbyllën në favor të zyrtarëve të qeverisë dhe kjo në fakt është situatë shqetësuese për demokracinë apo jo?
- Është një risk shumë i madh mospasja e një sistemi të pavarur drejtësie. Është një kërcënim i madh tejet e i madh për një demokraci. E tërë ideja e një demokracie është një qeverisje e kufizuar ne pushtetin e saj. Dhe nëse do t’ia thonit këtë çdo politikani amerikan, zotit Romney apo zotit Obama, ata do të binin dakord me këtë. Pushteti domosdoshmërisht duhet të ketë atë që njihet si kontroll dhe balancimi i tij. Pushteti i përqendruar në duart e një partie politike apo individi konsiderohet si një rrethim i demokracisë. A e dini se cili është rreziku një sistemi gjyqësor të politizuar? Këtu në shtëpinë time është një foto e Musine Kokalarit gjatë gjyqit të saj ku në fytyrën e saj duket një shprehje shpirtërore pafajësie, sepse ajo ishte e pafajshme. Por ishte politikisht e domosdoshme për regjimin komunist të sulmohej, pasi konsiderohej e rrezikshme për ata.

Mos doni të thoni se jemi duke shkuar drejt të njëjtit model?
- Për momentin Shqipëria është duke qëndruar në buzë të greminës. Nëse gjykatësit apo njerëzit e drejtësisë zgjidhen sipas kritereve politike apo u janë borxhli pushtetit në një formë apo tjetrën për mos të kundërshtuar njerëzit e pushtetit, atëherë kjo është e rrezikshme. Sepse gjyqësori përdoret për qëllime politike dhe jo por të përmbushur misionin e dhënies së drejtësisë. Kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Shikoni se çfarë është duke bërë Putini në Rusi. Shikoni ç’po ndodh në Hungari, Rumani, Gjeorgji. Në të gjitha këto vende, shikoni ç’po ndodh në Ukrainë. Atje ju keni një kundërshtar politik të gjithë-pushtetshëm, i cili e burgosi atë, të cilën fliste në emër në popullit, duke urdhëruar gjykatat të vepronin në këtë mënyrë. Kjo është ajo rrëshqitja e ngadaltë në drejtim të së keqes. Për tre vjet unë kam ngulmuar kur jam shprehur për t’i pasur institucionet e pavarura. Tani gjithnjë e më shumë kjo pavarësi po rrëmbehet.

Këtu intervista e plotë.

22 Komente

Mos e caj trapin o Withers se me ate krye K.... qe ka Shqiperia ben akrobacira qe edhe ne renie te lire drejt gremines te jete e merr kthesen dhe behet superfuqi ekonomike boterore..... Model...Model......

Dmth institucionet jane me te rendesishme se njerezit??? 

Po Rama do ishte hope-and-change i Shqiperise. C'eshte kjo qe institucionet qenka te rendesishme per te frenuar egon e pushtetit individual.

Mbase do jete rasti qe ata qe e lexojne intervisten te fillojne te mendojne edhe per menyren se si ata e shohin sistemin politik te nje vendi. Nuk mund ti jepet nje njeriu pushtet i pafundem, e prandaj institucionet krijohen nga organizata baze e nje partie e deri te shkallet me te larta te shtetit. 

Po eshte duke qendruar ama. smiley

Nga cfare u tha ne tersi, me pelqej jasht mase. Disa momente mu renqeth trupi - gje qe nuk e prisja - nga disa te observime qe ne si popull veprojme si te verber e si te shurdher nga problemet qe na sidhen neper kemb gjith diten, probleme qe na marrin frymen dhe qe ne (si njerez) nuk e vem ujin ne zjarr per mos ti pranuar keto probleme. 

Me pelqej observimi i tij ndaj femive te vegjel, qe dhe perse ne mosh te vogel - me te drejte - jan te prehte e te mencur, ne nuk na ben pershtypje (ne si prender) ne c'klim te korruptuar po rriten qe c'flera do marrin keta femi - femijet tan. Un jam 24 vjec, se kam ndermend te martohen ne keto moment, dhe e kuptoj dhe femijet "tane" duhet te rriten ne nje ambjent ndrushe, pra me duket e pa besueshme qe "ju" qe jeni me te rritur se sa un - ju prinderit e vertet - nuk ju ben pershtypje ky problem. Nderkohe, keta prinder te LAVDISHEM nuk kan logjiken as per te "protestur" ne momentin kur shkolla i zhvad femijet e tyre per mitingje politike, per te plotesuar numrin - ne keto rrethan, qe nga njera an duken pa flere, shfaqet qartazi morali dhe logjika e prinderve shqipetare - duke i shumzuar me zero mesueset

Withers e perseriti disa here, ne forma te ndryshme faktin qe populli shqipetare - ai i thjeshti (do thoja ai qe ndervlersohet nga cdo shqipetare qe i duket vetja "dikushi") - duhet ta marr ne dore fatin e tij te kerkoj shtetin me te dobishem. Me pelqej jashte mase kur tha qe deri me tani, shtepatert votojn per personalitete dhe jo per qeveri efektive. 
- kjo me duket si nje nga observimet me te mira ne kete intervist. Edhe tek PPU e kemi pare shpesh here, qe lexohen artikujt pertej thelbit dhe thjeshte komentohen individet. Ne twitter, nje shqipetare me ka then qe Rama nuk duhet te vi ne pushte se eshte imoral (duke u referuar jetes se ti private). Ne te njeten kohe, kush flitet per spitalet, shkollat etj kritikohet Berisha Personalisht, a thua qe edhe roja qe kerkon lek te dera e spitalit ne shkoder ka linje direkte me Berishen. Leri keto, por ka dhe te tjere qe me nje humor psikopat i krahasojne keta 2 figura me Zotin Enver Hoxha, a thua se ka vdekur para nje jave. 

Nga tegjithat fjalet e tjera interesante, keto vezhkime ndaj popullit tone, e keto sygjerime per popullin tone, mu duken me me vlere se gjerat e tjera qe tha. 

Per mendimin time populli akoma vepron si te jete ne komunizem ose me sakte si te jete ajo gruaja tipike qe thunohet nga burri, qe ne veten e saj thote "cfare ti bej, jam prone e tij, skam nga te mbutem". Dhe ne, me siguri nuk kemi mesuar as nje fjale nga kjo intervist, pasi tegjith i time keto probleme "por cfare te bejme" - epo te pakten mos ta genjejme veten qe e duam me cdo kushte democrasine, pasi nese kjo eshte e vertet do ta kerkonim ate me cdo kushte (cka pak a shume tha Withers)

p.s - ne hidhemi dhe perdridhemi per te treguar qe jemi me patriot se njeritjetri, ndersa Withers (dhe shume te huaj) tregoj me respekt per figurat tona histori, dhe ju dha me shume vlere "luftrave" te tyre se sa ne. 

 "Personalisht, a thua qe edhe roja qe kerkon lek te dera e spitalit ne shkoder ka linje direkte me Berishen. "

 NUk do isha aq i sigurte (e nisa per batute por pastaj mu kujtua se edhe lokalet rrotull spitalit ne Shkoder kane rponare tropojane), dhe KJO eshte semundja e vertete.

E permenda "shkodren" pasi sme erdhe ndermend nje emer gjuteti tjeter. Tani e njejta fjali mund te perdoret per krujen, tiranen etj. Edhe "roja i spitalit" mund te jete vare mire "mesuesja qe jep notat". Personalisht, jam 100% i bindur qe smundet qe tegjith keta te kene nje linj direkte me Kryeministrin. 

Doja te thoja qe ne si popull nuk mund ta ndalojme Berishen, Ramen apo Meten te bej korrupsion, Por me siguri eshte vetem ne doren tone nese e ushqejme ate "roje" apo "mesuese". 
- Kete tip "korrupsioni" e kam pare me syt e mi, ku as nje person nuk do mund tia vite fajin (100%) personit qe pranonte bakshishin.

Nese e dhe thjesht si batut ... ok. Por imagjinoni nese nje i aferm i juaj eshte ne spital, dhe ju deshironi ta takoni. Roja te del per pare te kerkon para. 1) mendoni qe ka lidhje me berishen? 2) - cfare do ndodhte nese ju dhe tegjith "vizitoret" mos te hunin ne spital, por te rreshtohen ne lulishten e spitalit si nje protest paqesore. (pastaj nese vjen policia, thjeshte te shkonit ne shtepi). Jane kete hodhesira qe mendoj qe populli eshte i obliguar ti dhikoj.

 

Fiqo,

Dy gjera te paqarta kam une : ku dreqin e gjejne kete uidhin qe ta pyesin per çdo jave ? Ju ka lene adresen e skajpit ky a si e ka hallin ? U lodh i shkreti. Ky ne befte keshtu per te gjitha ato vende ku ka qene ambasador, paska ngele para kompjuterit i shkreti.

Dhe e dyta : ky shtatori eshte duke me dukur speed fare, data 7 ketu. Nje jave shtator, as s'e mora vesh. Po andej, Fiqo ? C'kuptim ke per ti Kohen ? S'po te pyes per Qenien se na shkon vone koha.

Tani nëse keni një gjykatë të kompozuar nga gjykatës, të cilët do të anojnë nga njëra parti politike, si mund të keni një sistem drejtësie që flet dhe i shërben të gjithëve? 

Kur ne fakt atje nuk e ka patur drejtesi te vertete as qe diskutohet fjala "si mundet". Atje n Shqiperi eshte fatkt i kryer mungesa e drejtesise se vertete! Kjo eshte humbje kohe ta konstatosh tani, sepse atje fjala (drejtesia per te gjithe) me nje vesh hyne dhe me nje vesh del! 

1. Kush kerkon, gjen.
2. Koha ktej, in my humble opinion, eshte e vetmja mize mes kopesë së mushkonjave.
Mbrem shkuam ne nje kurs vallzimi me zonjen. Mu duk vetja aristokrat ose si thote Camaj: korbi u ndje pllumb per pak çaste smiley

Per qenien dua te flas gjate e gjate e gjate derisa ...

Un kam besim se njerezit e besuar te Sales nuk do e shperderojn detyren!

Eshte paksa e cuditshme llogjikimi i Ambasadorit apo edhe opozites ne pergjithesi ndaj ngjarjeve ne vend. Te thuash qe Topi u mundua te vendose njerez te mire ne gjykata dhe drejtesi, eshte thenja e shekullit, pasi eshte fakt qe gjate rpesidences se tije ai kishte nje harte cmimesh per cdo vend ne republike. Kjo eshte dicka e pohuar shume shpesh nga njerez te cilet kane paguar vete. Te thuash qe vendi po shkon drejt gremines tashme, do te thote qe me perpara kemi qene shume miiiiire, dhe tani gjerat po shkojne me keq.....mos duhet valle tja rikujtojme z. Ambasador qe kemi kaluar periudhen e komunizmit me te erret ndoshta edhe ne bote, nje tranzicion te veshtire gjate post-komunizmit me shume ngritje dhe ulje, edhe ne kohen qe kane qeverisur te djathtet edhe kur kane qene te majtet ne pushtet. 

Fatkeqesisht, mua me duket qe z. Ambasador, si gjithnje dhe vetem perforcon perceptimin qe shume njerez kishin kur ai ishte ne detyre, eshte nje simpatizant i z. Rama dhe nuk e ka problem te prononcohet sa here ja kerkon ky i fundit.

por, per ta mbyllur, une kam nje pikepyetje te madhe me Opoziten dhe z. Ambasador si mbeshtetes te kesaj opozite??? Nese Kryeministri sot do i lejonte qe ata tevendosnin kryetarin e shtetit, shikut, prokurorise, etj etj dhe ne 2013 do vinin ne pushtet, cfare do benin? A do ua prisnin mandatet ne gjysem per tua dhene opozites se neserme ne menure qe pushtetet te ishin te pavruara meqenese nuk kemi besim te qeveria?????

apo nuk behet kjo pyetje pasi opozita nuk e ka ndermend te vi ne pushtet, por vetem te akumuloje pushtet me aq sa ka ne dore!!!!!!

por, per ta mbyllur, une kam nje pikepyetje te madhe me Opoziten dhe z. Ambasador si mbeshtetes te kesaj opozite??? Nese Kryeministri sot do i lejonte qe ata tevendosnin kryetarin e shtetit, shikut, prokurorise, etj etj dhe ne 2013 do vinin ne pushtet, cfare do benin? A do ua prisnin mandatet ne gjysem per tua dhene opozites se neserme ne menure qe pushtetet te ishin te pavruara meqenese nuk kemi besim te qeveria?????

Dakord , por ka nje opsion te mesem apo jo, mund te gjendeshin njerez qe kishin pelqimin e te dy kraheve ose te pakten barazlargimin nga te dy palet.

Te thuash qe vendi po shkon drejt gremines tashme, do te thote qe me perpara kemi qene shume miiiiire, dhe tani gjerat po shkojne me keq.....mos duhet valle tja rikujtojme z. Ambasador qe kemi kaluar periudhen e komunizmit me te erret ndoshta edhe ne bote

ky mentalitet duhet te shkaterohet njehere e mire. Eshte e demsheme, dhe injorante qe vite 2012 te krahasohet me komunizmin. Pasi sipas logjike me lart, per sa kohe qe vendi nuk shpallet vend komunist, shqiperia eshte me majat e saj. Imagjinoni nese Germania do kishte ketee mendim, per sa kohe qe nuk ringjadhet Hitleri, le te behet cdo gje.

Nese ne thjeshte kerkojme te veme jemi vetem me mire se ne komunizem ateher cdreqi duam qe jua varim ketyre ambasadorve, atehere perse nuk ju them " fuck you" sepse nuk e kemi nevojen tuaj sepse tani me ja kemi arritur qedhimit, jemi me mire se ne komunizem. Ky mentalitet/logjik mendoj qe na frenon teper, me iten "hajt ma se nuk jane si Enveri".

mendja qe ato qe tha ambasadori nuk kishin ligje me opoziten. por sigurish ketu filon ajo pyetja e merziteshme qe "hajt mo se as Rama nuk eshte me i mire" nder kohe qe do te ishte me mire nese do te themi "Ropt ku ti kete Rama dhe Berisha, ne thjeshte duam shtet" ... por populli yn nuk ka **qe per kete qendrim

Ne fakt eshte mentaliteti yt qe cedon. Ti flet nga anglia dhe e ke te lehte te flasesh per realitete virtuale.....ti behesh trim per gjera qe per shumicen e shqiptareve realisht nuk jane problem. Per shumicen e shqiptareve po qeveris ai qe di te qeverise me mire, pavarsisht faktit nese te pekqen ty apo pakices tjeter. Demokracia eshte vullneti i shumices mbi pakicen, dhe kur kjo pakice behet shumice ka rrotacion. Shqiptaret kane treguar qe akoma nuk duan rrotacion. A te pelqen ty! Ka pak rendesi per shumicen!

Nga ana tjeter, ti thua ti themi shpirru edhe Sales edhe Edit! Pse? Sepse ste pelqen ty? Mua me pelqen Sala, pjeses tjeter te vendit i pelqen Edi, ty asnjeri. Kjo nuk me jep te drejte as mua, as gjyses tjeter, e as ty. Thjesht na jep nga nje opinion!

dhe e fundit, qe ta maresh vesh sekretin se pse Sala rrin aty ku eshte, rrin sepse vepron mbi disa parime baze, te cilat nuk i kompromenton, nderkohe qe Edi apo edhe Bamiri, nuk i kane. Deri sa keta te pervetesojne disa parime baze, do te mllacisin lule dielli e do ngrohen ne diell duke ju lene pakicen e sotme pakice deri te pakten 2017 kur do beheni shumice "by default"

 Demokracia eshte vullneti i shumices mbi pakicen, dhe kur kjo pakice behet shumice ka rrotacion. Shqiptaret kane treguar qe akoma nuk duan rrotacion. A te pelqen ty! Ka pak rendesi per shumicen!

Nga e ke nxjerr këtë nga veprat e Leninit apo Enverit dhe ata shumica i votonte bile 99.99%.Ah ke zëvendësuar vullnet me fjalën dhunë . Pse kur vjedh shumicën e votave tregon se shqiptarët nuk duan rotacion.?

Vazhdo bjeri ne te njejten vrime ti shoku se tu vodhen votat!!!!!!!!

Mua s'mu ka vjedh gjë por  vetë SRB e ka pranuar dhe unë e kam parë live shkeljen e ligjit si më 2009 ashtu dhe 2011 dhe që ta kuptosh këtë duhet më parë të kuptosh se demokracia nuk është vullnet(dhunë) i shumicës mbi pakicën.

Prandaj imunitetet duhet të hiqen dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë. Pavarësisht kësaj vjen ajo që do ta përshkruaj si një rrezik. Në mënyrë që heqja e imuniteteve të jetë në përputhje me shtetin ligjor, duhet të keni gjykata të cilat janë të pavarura nga ndërhyrjet politike. Ju patjetër duhet të keni gjykata që flasin vetëm në emër të ligjit dhe jo për cilindo që është një aktor i fortë politik. Në të kundërtën gjykatat kthehen në një armë në duart e një partie politike duke realizuar dëshirat e asaj force politike. Kam lexuar sot një citim të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Berisha. Ai sulmonte Partinë Socialiste për mosvotimin më datë 6 gusht. Dhe çfarë ai deklaronte. Thoshte që të gjithë deputetët e opozitës janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve duke sulmuar deputetët e Partisë Socialiste?

Na jena si puna mocës qy ene me e hudh ka kati 5-t ajo prap bie m'kom ne nuk vritet,po ene po u vra ka 6 shpirtna t'tjer rezerv...

Ej, ju te Shqipnis; a kena sy per qabe me rraf Qipron sot, apo do vjelin mileti pare bastesh ? smiley

Ishte nje kohe qe PD-ja skishte asnje aleat ne perendim dhe ne SHBA dhe kjo kohe ishte midis 1997-2000.Cbente Mero Baze( qe ne ate kohe kryesonte kryqezatat kunder socialisteve) dhe te tjere ne ate kohe?Shkonin dhe merrnin ne interviste Rajersonin.Me kete donin tu mbushnin mendjen simpatizanteve te tyre,qe ambasadori amerikan qe eshte ne Tirane flet kot, dhe ai qe ka ikur flet nga Departamenti i Shtetit dmth tamam.

Nejse kur e pane qe nuk shtyhej ashtu huben nje dy pale zgjedhje dhe si vuri veshin njeri ankesave te tyre , ne vitin 2002 shkoi Berisha vete ne SHBA dhe qe atje mori kthesen edhe vete PD-ja dhe izolimi i saj.

Me duhet se po ndodh e njejta gje me socialistet tani.

“Ju presin javë kritike”, Ju kemi nen vezhgim"  Philip Reeker i thote Berishës...Kane filluar dhe po e ashpersojne gjuhen zyrtaret amerikane.

Rebusi qendron tek paragrafi "jave kritike"....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).