49 Komente

I lutemi dikujt anglishtfolës për një përkthim. Shtojmë këtu se kemi bërë anglisht në shkollë e mund edhe të hapnim fjalorët për ta kuptuar, porse nuk e shijojmë dot.

E bejm pak sipas zakonit me filma? smiley

http://www.youtube.com/watch?v=vhVFFEjH2...

(videoja duhet te hapet tek batuta e meposhteme):

Po te kete miresine autorja, dhe po te me lejoje zoti Mirazh, une me kenaqesi do ta perktheja kete poezi.

smiley

 

Perkthimi duhet bere fillimisht ne Frëngjisht. 

Moment i cuditshem:kurrgja s'i pelqen

kerkan,kerkun s'ia ka qefi me shku

krahet hap me ngadale

e gjitha shtigjet i len mas krahve

 

Globi rreshqet neper mjegull

si nje varke qe hum tej,mas diritareje

pemet qe kalojne vrikthi

me te njajten histori me ulje ngritje per te tregu...

 

kaq mujta une me perkthy, pothujse djeshem...smiley

pjeter,po pse mo,autorja ne "gegnishten angleze" e ka shkruar poezine qe e perktheve ne gegnisht ti?smiley

smiley rrofsh

lene Belul,lene!u dergova nje pm atyne te qeverise t'ma hiqnin,po ska miq kopi krasta jo.smiley

av,t'kerkoj ndjese!

smiley

tani e pash kete. Loool! shum i modh Pjeter! smiley

 

Shakate bllogishte menjane:

kemi te bejme me nje poezi e jo me nje vjershe.

Oferta ime mbetet serioze.

Ha. Me kujtove bradin kur i bertiste hurit: Bravo hurbo, futja atyne poeteve! smiley

Une desha te them qe nuk eshte te poezite me te bukura te AV.

Cik e rende kjo, po ca s'bojm per shoqnin smiley

 

S'di c'do beje Mirazhi me te veten, po un per vete e pranoj oferten. with thanks madje.

"Nje cast i percude; nuk pelqen me gje,
Askend, asnje vend.

Duart i shkreh ngadale
Te gjitha i leshon, itineraret.

Rruzulli rreshket mes mjegulles
Si varke pa drejtim; nguten pemet
Jashte dritares me te njejten histori shkelqimi
Dhe humbjeje per rrefim.

Pas kesaj asgje, asgje e re per t'u shenuar.
Ai rrin i ngurte, kujtesen don te vulose
Gjithe cka i marshon ne fytyre - nje ushtri pa fytyre
Suveniresh te pakuptimte.

Por nuk eshte ky ai, jo; ai s'ish lindur qe
Te ngece ne gracken e nje sirene te verdheme
Shurdherie. Erdh' koha ne shtepi te kthehesh,
Kendon ajo pa ndale - t'u veniten magjite, qellimet,
Kersherite.

Nuk do ishte aq ndihme veshet po t'i mbyllte,
Ndaj fjalet e saj perserit ai gjermesa
Perhutohet krejt e ne stomak i perzihet llahtara
E mendimit qe prej shtepise se vet
Ai kurre nuk kish dale."

Flmnd lost, like it.

 

Udhtari

 

Një cast përhumbje: s’do asgja,

Askë, askund me shku më tej.

I hap ngadalë duart

E i lëshon krejt rrugëtimet.

 

Globi rrëshqet në mjegull

Si një barkë pa zot; tej dritares

Pemët kalojnë me ngut duke treguar

të njëtën përrallë turrandalje.

 

Pastaj, asgja që me u mbajte mend.

Ai, i ngrimë përpiqet me ngulë në mendje

Gjithçka i marshon para syve

Ushtri e panjohur suveniresh boshe;

 

Cka u ba kështu? Ai s’pati lindë

Me ra në pritën e një sirene të saitë

Heshtjeje. Asht koha për tu kthy në shpi;

Këndon papushim ajo, të është kry magjia,

S’ke ma qëllime, s’të tërheq asgja.

 

Me mbyllë veshët nuk asht ndonjë ndihmë,

Prandaj kthen fjalët e saj deri sa asht krejt i hutum

E i randë në bark prej idesë së tmerrshme

Se kurrë se pat lëshue shtëpinë e tij s’pari herë!   

 

C'na ka gjete dhe ne, ne kete dite t'xhuma, dite t'zotit t'lumnuem...

S'po di si ta mbeshtjell fjaline e pare, por po e leshoj ketu cope :

Pse na çani kaptinen me poezi ANGLISHT ne nje faqe 100% shqiptare dhe shqipe, dhe aq me teper duke dale atje ne krye te vendit ?

Tre fjale te qelbura frengjisht i shkruaj dikund, e ato fshihen sistematikisht nga fshesaxhiet e turnit.

Estrada tjeter pastaj, vjen kur autorja e tekstit bie ne hall sepseeeeee (dhe ketu mendjen ne mesim çike) ajo e di shume mire poezine ne anglisht, por ah sa keq ! nuk di ta ktheje ne shqip, dheeeeeee ketu fillojne sterhollimet psikologjike te tipit :

Po ja ti djali, neve e kemi ndjere poezine ne anglisht, ashtu me dritheron ne shpirt, e blah blah blah. Shume bukur. Kur e ndjen poezine tende ne anglisht, shko e ndaje me anglezet gjekundi, perderisa kjo poezi s'do te beje pjese ne fondin e poezise shqipe. Ku eshte qellimi njehere te bombardohemi me kesi lloj poezish ? S'e marr vesh.

Per ta mbyllur, vari qillon, po aq sa mora vesh ne anglisht, aq edhe ne shqip. Por s'eshte çeshtja ketu, siç thoshte nje dite nje lexues i llahtarshem argjentinas, mbase kjo lidhet me nxenien time te kufizuar, megjithese nuk e besoj fare. Badaboum, badaboum, siç thote frengu, tung.

... Estrada tjeter pastaj, vjen kur autorja e tekstit bie ne hall sepseeeeee (dhe ketu mendjen ne mesim çike) ajo e di shume mire poezine ne anglisht, por ah sa keq ! nuk di ta ktheje ne shqip, dheeeeeee ketu fillojne sterhollimet psikologjike te tipit...

Të jap shumë të drejtë këtu dhe e kam theksuar shpeshherë këtë, pavarësisht se është një fenomen që më ka ndodhur edhe vetë, kur kam shpënë kohë të gjatë pa kontakt me shqiptarë apo gjuhën tonë.

Mirazh, nje bisede te vogel ketu :

Samuel Beckett ishte dygjuhesh, i shkelqyer anglisht-frengjisht. Gjysmat a me shume te veprave te veta, i perkthente vete nga frengjishtja ne anglisht ose anasjelltas. Dhe ato vepra qe ia perkthenin te tjeret, psh Robert Pinget, ishin keshtu vetem per arsye kohe, apo interesi, dhe jo se nuk dinte si t'i sillte. Shto ketu se Pinget ishte nder miqte me te aferm te Beckettit dhe madje shpirterisht ishin ngjitur fare, pra Beckett kishte besim te plote tek Pinget.

E kam fjalen qe gili-vilit e pamundesise se dikujt per ta sjelle ne gjuhen e vet amtare nje poezi te shkruar paraprakisht ne gjuhe te huaj, jane pese me hiç. Dhe nga ketu e mora shkasin per te thene se kur poeti e ka mundesine 100% ta sjelle nje poezi te veten ne SHQIP (per çka eshte dhe faqja ppu), atehere perse sillet ne anglisht ?

Edhe mua me ndodh qe te shprehem me mire ne frengjisht per nje problem te caktuar, por nuk vij ta qaj hallin ne faqe shqiptare, shkoj e diskutoj ne faqe franceze. Kjo eshte mese normale. Aq me teper qe poezia vihet ne krye te vendit aty, ne tabele te nderit, dhe s'eshte fare shqip. Ne blog, gjithkush shkruan ne çfaredo gjuhe qe t'ia kete zogu i qejfit, kinezçe fare, por keshtu ne tabele aty ne gjuhe te huaj ? Me duket pa lidhje. Nejse, se tani do turret autorja vete e na ben nje analize psikologjike te llojit "je ziliqar e blah blah blah". Po, po, jam.

Hurbinek,

Të dhashë të drejtë më sipër, por nuk më pëlqen mungesa e qetësisë në komentet e tua dhe një qesëndi pa vend. Mua nuk më interesojnë motivet se pse autorja na e paska harruar shqipen, më trishton vetëm fenomeni.

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt: pavarësisht se nuk kam simpati për komentet e autores, por edhe tuat, përpiqem të mos gabimin e të lexoj poezinë e saj, që vërtet mendoj se është e mirë, me syze të tilla.

Në mos qoftë ajo vetë e zonja për ta përkthyer (siç shkrova, ka të ngjarë vërtet të ketë probleme me gjuhën amtare), nuk është se nuk kemi këtyre nahive njerëz që frymëmarrin anglisht dhe shqip njëkohësisht dhe shqipërimi nuk është se s'ndodhi.

Por poezia është e mirë e vetëm kjo ka rëndësi.

Tani më bëhet t'i jem qasur, falë edhe përkthimeve më sipër, thelbit të kësaj poezie. Më bëhet, autorja të më falë nëse nuk po flas mbroth, se shoh në këtë turist Odiseun, i cili përjeton dilemën e iluzionit të të mos paturit udhëtuar kurrë. Këtë ndjesi ma përforcojnë edhe më shumë figurat e sirenave, dhe mbyllja e veshëve (siç dihet ai iu lut bashkëudhëtarëve ta lidhnin në direk, kur kaluan pranë ishullit të sirenave), por kemi të bëjmë këtu me një Uliks depresiv, ekzistencial.

Poezi e mirë. Përgëzime!

Historia ne pak fjale:

nje autore ben nje poezi ne anglisht (ne mendimin tim goxha te mire), dhe vjen nje kellire si hurbineku, i cili mbledh vertet lukunira, dhe lukunira them sepse nuk prodhojne ASGJE te tyren ne domainin qe flitet, vetem komente pa fund, dhe e ben corap. Sepse hiena e di shume mire, qe stinet e vivaldit nuk mund te shijohen kur perreth fillojne pune gjithfare mekanikesh, saldatoresh, sharrexhinjsh... dhe ai pikerisht kete ben.

e trishtuara ketu eshte qe njerez qe vertet prodhojne poezi klasi, si mirazhi,  qe duhet te ishin qofte edhe per solidaritet mes te ngjashmish ne krah me autoren, dhe qartesisht kunder grupit "jarem jarem jarem" te urbinekeve te felliqur, dalin ne ca vende te tipit as mish as peshk, hiq e mos keput, gjeja me e gabuar qe mund te benin ne nje mexhlis me harbute ne nje ane aq me teper.

Ndersa moskuptimi me PF-ne eshte ajo qe e ben rrokopujen te persosur. S'ke c'thua, te prishesh eshte me kollaj se te ndertosh, te dhjesesh eshte me kollaj se te krijosh nje buqete me lule, te jesh urbinek & Co eshte me kollaj se te jesh Majlinda Bashllari.

Nuk e shohim si çështje klanesh e dasish këtë punë i nderuar, me një fjalë si punë sherri vorrabomsit me lapraksit, apo PF e Emigrant e co versus Hurbinek, Brad etj. Gabimi është pikërisht tek fjalë si "këllirë" dhe "solidaritet" "kundër" "urbinekëve të fëlliqur" etj.. Një herë i thashë PF "plehër", jo se e meriton ai këtë, por për të parë efektin. Efekti është viza më sipër. 

Trishtimi më duket se është i anasjelltë, por nuk ka gjë. E nuk po e them këtë për karshillëk, përkundrazi. Gjithë të mirat!

Mirazh, ke zënë temë interesante për të diskutuar. Unë kam bërë dy tre vjersha në greqisht, dhe do refuzoja t'i përktheja vetë në shqip. 

Është harresë gjuhe? Nuk më duket. Çdo gjuhë ka fjalë me peshë specifike që i përgjigjet regjistrit të përdorur. Ka tjetër peshë një fjalë e caktuar në shqip dhe tjetër peshë në gjuhë tjetër. Në tjetër kontekst mund të lëvrosh shqipen, në tjetër anglishten. 

Ja të marrim si shembull për të ilustruar strofën e parë:

 

A strange moment: he likes nothing,

nobody, no place to visit anymore.

Slowly opens his hands

and releases back all itineraries.

Fjala itineraret psh, është një fjalë e rëndomtë në anglishte. E përkthyer në shqip, vjen me peshën e huazimit, dhe duket fjalë disi "moderniste". 

Po nuk ka asgjë, asgjë fare moderniste në kontekstin anglisht. Është madje përshkrim klasik i një gjendjeje të rëndomtë.

Nuk është problemi që poezia u shkrua në anglisht; çështja qëndron këtu: ky është, siç shkroi Hurbineku më sipër, blog shqip. Është kjo arsyeja pse po marrim pjesë këtu. Për sa kohë autorja publikon në blogun e saj ky problem nuk qëndron. Kur një shkrim sillet në anglisht në krye të faqes në një faqe shqiptare, minimumi që pres unë është edhe përkthimi adekuat në shqip. Mendo sikur të nxirrje edhe ti ato shkrimet e tua në greqisht në krye të faqes, ose unë në gjermanisht.

Ajo për çka të vjen keq është dualizmi " o me ne, ose kundër nesh!". Hurbinekun nuk është se e dua edhe unë: normalisht ia anashkaloj komentet, për arsye të ndryshme, me të cilat nuk kam dëshirë të përballem tani. Por jo që, a priori, çdo gjë që thotë ai është pa vend. Qortohem më sipër për mbajtje ane, por edhe në "grup" me Oidrizo unë nuk po dua të bëhem or mik! 

Ky ishte edhe komenti im i fundit për muajt që vijnë. Pasi shoh që kjo punë, ndonëse motivet e mia, që i di vetëm unë, qenë thjesht për të lëvduar një poezi të mirë, sjell veç ngatërresa, zhgënjime e trishtim.

me të mira

 

Mirazh,

Besoj te dy e kemi te qarte problemin, s'mund te thuhet me shkoqur. Dhe s'kemi pse te ndalemi mbi te, them se e kane marre vesh ata te qeverise qe na e zbukurojne tabelen e nderit me gjera te tilla.

Gjithashtu, ideja e "lukunise" siç e kam shpjeguar heret me fjalet e Canettit, eshte nje ide e rende, acaruese, dhe ne fund te fundit e mjere. Qe ta kene te qarte anetaret e lukunise, nje nga nje dhe ne grup, NUK E TURBULLOJ fare per idiotsirat e tyre. Por kete besoj e kane marre vesh dhe ata.

Persa i perket pastaj qendrimit individual te gjithkujt, ti e thua shume bukur : "nuk eshte se me pelqen dhe mua, por ama ne "grup" nuk hy". Pikerisht kjo eshte menyra : nuk i shmangem debatit me asnje, kur ai vjen vertet per debat, me mendimet, idete, dhe menyrat e veta. Fakti i mospelqimit qe shpreh, nuk duhet te me shqetesoje, e rendesishme eshte te debatojme per diçka te caktuar qe ska lidhje me "kush je ti e kush jam une".

Shumica e anetareve ketu e anashkalojne dobine e debatit, nuk i vleresojne sa duhet vetite e tij. Une kam vetem perfitim nese filloj te debatoj me ty mbi nje cilesi (te mire apo te keqe) te nje poezie apo te poezise ne pergjithesi. Edhe nqs me duhet ta pranoj qe diskutimi yt eshte i shkelqyer. Madje pikerisht ketu eshte dobia : te marr vesh qe kendveshtrimi im mund te jete me vend, por I CUNGUAR ; dhe kete vjen ta plotesoje me nje kendveshtrim tjeter bashkebiseduesi perballe.

E kam fjalen qe te pakten me personazhin "hurbinek", je i lire te futesh ne çdo lloj debati letrar, sepse e di fort mire se do ta pasuroj kendveshtrimin tim. Per te tjeret pastaj (lukunia on force) qe i ze fruthi sapo te shohin tete germat hurbinek, s'me kujtohet tani se çfare perdorte gjyshja, por une kam metoden time : hipen me kembe mbi divan (me susta te forta sidoqofte), dhe fillon e kercen ngadale, por duke e shtuar forcen, deri ne çastin fatlumtur te prekjes se kokes ne tavan. E kjo mund te perseritet tre here pas buke.

  Mirë, në parim të jap të drejtë, nëse diskutojmë për këtë çështje. Me mirëbesim dhe respekt t'u drejtova, nuk kam pasur asnjë qëllim konfrontimin, jo me ty. Edhe mu duk interesant diskutimi mbi regjistrin e gjuhës. U fokusova tek ajo pjesë e shkëmbimeve ku flitej për "harresë gjuhe". Ajo që më bën përshtypje, prej kontekstit është se në mënyrë të pavetëdijshme ndonjëherë, shkruajmë në gjuhë të ndryshme, për t'iu përgjigjur kontekstit të lexuesve në atë gjuhë. Çfarë shkruajmë, i përgjigjet dhe auditorit "për kë shkruajmë". 

  Kam nevojë për një vërtetim nga adminët nëse ishte ndonjë nga ata që e vendosi poezinë në krye. Sepse nuk është e drejtë t'i drejtohet dikush autores me ton hakërryes ashtu si e bëri Hurbineku. 

 Atë punë të dualizmit, e ka marrë ferra uratën. Biseduam pak diku për krishtërimin dhe fenë përgjithësisht, ka të meta dhe të mira. Një e mirë është që e hedh poshtë të keqen, nuk e pranon. Nuk e bën dot pjesë të vetes. Për ty mbase është Oidriso, për mua është Hurbineku. Nuk ka si të mos jetë! Kur i thotë dikujt që X-i bëri gabimin më të madh që nuk të futi një plumb ballit, gjithë të tjerat që mund të thotë degradohen në pordhë. 

Ky lloj shkëmbimi, apo sjelljeje qofshin këto virtuale, mbart dilema morale me vete. Nuk janë të lehta për tu dhënë dum. Megjithatë heshtja është e respektueshme. U bënë vjet që "të njoh" e të lexoj. Që nga fsh.com. Ta kam respektuar heshtjen, por edhe fjalët tani që të shkruaj. Mbase heshtja është gjëja më paqësore në botë, e bardhë, e pamasë, e pakohë, e rehatshme. 

shëndet Mirazh. 

 

Banalitetet nuk jane fshire akoma. smiley 

Thanks per prurjen! 

pjese organike e jona smiley... thank u for ur time smiley

Ju e beni si ai qe donte te blente djathe tek dyqani i bukes. 

Av, good job! Une e dua poezine tende.

Amour Avos, maybe 1 day u will get it right, in the mean time keep practicing. Sdq. me kenaqe disi.

ti je ai specialisti i prozes, e? kalove edhe ne poezi tani?

Av, bera nje trishke* mbreme, soba ma perzhiti poshte dhe ma la bjonde siper. Ajo e gjyshes ishte gjithmone dhe fund e krye nje e kafenjte e bukur. Megjithate, ne berjen e cheesecake-ut jam akoma me e pasigurt. Analogjia nuk eshte fort e mire sepse une nuk jam ndonje kuzhiniere embelsirash.

Me konkretisht per vjershen, shoh aty fraza te gatshme te anglishtes (ndoshta kjo e ben me te lehte per ty te shkruash nje vjershe te tille ne anglisht) qe me bezdisin edhe pse e kam te qarte qe perditshmeria eshte element i qellimshem i poezise tende. Pertej metaforave te strofes se dyte,   qe kontrastonin me zhveshjen e rreshtave te tjere (por e verdha tek sirena  me beri pershtypje), vjersha me erdhi prozaike ne menyre te paqellimte** dhe mezi mezi mezi po i qasesha kuptimit.

*Tre veze, tre sheqer, tre vaj, miell sa te behet brume biskote.

**Thuajse te gjitha vjershat "urbane" qe kam lexuar e pelqyer nuk i bejne karshillek poetikes. Edhe vjershat e tua ne shqip kane plot pretendime formale, tradicionale apo bashkekohore.

S'di vertet c'te them, tropizma, vete zakonisht gatuaj pa recete smiley

 

Recetat jane inherent.

No, inherent is just our willing to break them and produce the dishes that never have the same taste.

Nuk dua te futem ne gare shpejtesie te intelektit smiley. Ajo qe po thoja ne lidhje me trishken dhe cheesecake-un ka te beje me kulturen e gjuhes dhe veshtiresine e rimisherimit te nje ndjesie brenda vetem nje kulture. Ne rastin konkret, veshtiresine e te shprehurit, tashme, vetem ne shqip, apo vetem ne anglisht.

Nga ana tjeter, le te mos interpretojme cdo kundravajtje si akt revolucionar.

Me vjen ketu sikur kam bere ndonje mekat smiley, po kushedi edhe kam bere ndonje. cheers, nuk bej gare intelekti, por te pergjigjem per edukate smiley se edukata ka thene totoja smiley eshte si kmisha e bardhe, s'del prej mode( resipije smiley ) asihere.

Nuk me bind teza e edukates. Si perfundim, shpresoj qe komentin tim ta marresh si neutral, me tendenca here te dukshme here te padukshme te dashamiresise, edhe pse thelbesisht i eger smiley.

don't worry, nobody is perfect.

neqoftese komandanti s'bindet, e bind koburja

Nako Spiru

smiley

 

Av, ti rri e nga rri e na sill nganje poezi. Me budallenjte merremi ne. smiley

eee, shakaja shaka, po nuk thu shyqyr që është. Ajo dhe nja dy goca të tjera. Ky vend do mbante erë ... ndryshe.

 

Me budallenjte merremi ne. smiley

Po kush te le te merresh se smileyHuri thote o Budalla cilesor si une o rashe e vdiqa . I vjen mbrapa dhe nje pas avazit si budalla me pak cilesor me komente........ dhe pastaj , Fshesa .Lavdi Budallejve te provuar !

Sepse hiena e di shume mire, qe stinet e vivaldit nuk mund te shijohen kur perreth fillojne pune gjithfare mekanikesh, saldatoresh, sharrexhinjsh... dhe ai pikerisht kete ben

Hahaha.Megjithe respektin per saldatoret.

Mire. Se tani doli qe s'pelqeva as perkthimin e lost-textit. Nuk eshte fjala aty. Megjithese e lexova prape perkthimin e mikut, perseri nuk u ngazelleva. Per mua, nga perkthimi po flas, poezia ishte si me thene nje rruge e rrahur 700 here. Pra nuk pashe ndonje xixe te re, ndonje imazh flakerues. Me eshte bere ves, sa here qe shkoj ne restorant, kur vjen puna te aperitivi, i them "nje uiski". Jo gje e mire kjo. Me duhet te ndryshoj, te provoj gjera te reja. Uiski eshte vertet pije e dashur per ne maloket tinzake, por prape, me duhet te provoj dhe burbonin, dhe birren belge, me perjashtim te rumit qe eshte pija me skandaloze ne bote (kam qene duke vdekur njehere nga kjo, por per kete do bej nje tregim per konkursin Pena e Lehte). Po thosha qe, siç thote nje poet i njohur, mbase Jacques Roubaud, s'e mbaj mend mire, sot ka nje inflacion poezish. Perse inflacion ?

Sepse poezia eshte me te vertete shtrenguese : ne dhjete rreshta te duhet te japesh nje bote te tere. Balzaku s'pertonte, ia kepuste 80 vellime me kapelen dhe kollaren e Rastinjakut, kurse poeti eshte nje mjeran : shume pak mjete ne dore. O ia qellon, o s'ia qellon. Shumica e poeteve s'ia qellojne, eshte normale kjo, si ne proze. Por kjo e poezise bie ne sy me shume sepse njerezit genjehen nga shkurtesia e teksteve dhe lexojne me shume poezi se proze (romane). Psh, une mund te kem lexuar deri sot nja 246 poezi, por vetem 24.6 romane, pra raporti 10:1. Andaj njerezit jane me te shliret te thone se kjo poezi s'na pelqeu. Sepse koha eshte shume e shkurter : 10 sekonda lexim, o e la gjurmen, o s'e la. O te tronditi, o te la aty pa lidhje. Shkurt, inflacioni eshte normal qe do te beje te pakenaqur, njerezia nuk i do çmimet e shtrenjta, jetesen e veshtire.

E gjitha kjo, s'di gje pse e thashe. Te vime tek çeshtja e vertete :

Perse nje poet, çfaredo qe te shkruaje, nuk te prek ? Dhe perse nje tjeter, çfaredo qe te shkruaje, te duket e ndjere ? Kam pershtypjen se nuk eshte çeshtje humori apo shansi, apo diçka vertet objektive (psh 10% perla, 90% skarco), por eshte çeshtje BOTE, botekuptimi, idesh. Mirepo, dikush mund te me thote ate fjalen e Flaubertit apo dike te ketij lloji, qe thoshte shkurt : "nuk behet letersi me ide". Jam dakort, letersia do fjale, idete mund t'i kesh gjigande, por kur s'gjen melodine e fjaleve, nuk shkon. Megjithate, ne rastin e gjuhes shqipe, mua me duket se vuajme edhe nga mungesa e melodise se fjaleve, edhe nga idete. Arsyet jane te shumta : levrim i vonshem i gjuhes shqipe, perqendrim i tmerrshem mbi karakterin kombetar te poezise, pra te veshur me nje mision kombetar, dhe se fundi me shkelmin fatal te komunizmit, ku poetet kishin nje mision historik boteror. Mungesa e ideve vjen pikesepari nga huqet e marra ne kohen e komunizmit, nga varferia e skajshme e debatit te asaj kohe (pothuaj inekzistues), dhe nga mbyllja e tmerrshme pa asnje lidhje me idete boterore. Shto ketu shkallen zero te filozofise, shkallen zero te studimit kritik te feve, dhe tabloja eshte e qarte.

Keshtu, te vetmit poete qe kane arritur te nxjerrin krye mbi uje, jane ata qe kane punuar ose deshiruar nje formim intelektual alla-perendimor, dhe nuk kane ngelur rober te budalliqeve te bordurave me hahaha e hihihi, Suela derr femne, dhe Alen Deloni derr mashkulli ; Selimi dijetar popullor dhe Kadriu budalli i fshatit. Anastasi shkerdhate burre, dhe Sofokliu hallall ia bofte zoti. Kur truri mbetet i bllokuar ne kesilloj budalliqesh, eshte normale pastaj qe te mos presim as proze e as poezi te hajrit. Disa poete shqiptare, nga rrethanat apo vullneti i tyre, kane arritur t'i kapercejne keto nivele dhe te lidhen me koleget e tyre poete te medhenj. Te pakten ne tema, ne figura, e pse jo, ne ide. Romancieret e medhenj ruse, vertet shkruanin per fshatare e budallenj fshati, por botekuptimi i tyre i tejkalonte caqet e nje anekdote perfundimisht debile.

E lashe se as vete s'e di ç'desha te thosha. Por qe e thashe, e thashe.

O hurbinek, mos u zgjat kaq shume me muhabete boshe or burre se nuk te lexojme pastaj dhe do te ishte gjynah se ke thene dicka qe eshte diagnoza e gjendjes letrare te ketyre qe e kane hobi letersine dhe shkruajne ndonje gje por qe nuk ngjit, nuk emocionon, nuk te con mallin e letersise. N emendimin tim modest, me aq sa kam lexuar, per te bere letersi te mire sigurisht qe duhen fjalet, menyra e te treguarit, profesioni i te shkruarit po ti biem shkurt dhe idete, tema, subjekti, mesazhi qe lexuesi kerkon te gjeje dhe autori kerkon te shprehe. Po te shikojme shkrimtaret e medhenje, veprat e tyre trajtojne gjera qe jane aktuale edhe sot dhe do te jene te tilla edhe neser, pavaresisht se mund te jene shkruar para 100, 200 a me shume vitesh. Lexo Chekhovin dhe lexo nje shkrimtar bashkekohor dhe ky i fundit del ne pension, ndersa Chekhovi behet me i kerkuar edhe me shume (ketu nuk po flas per gjenine ne te shkruar se nuk krahasot kush nga keta me Chekhovin por vetem per idete dhe subjektin e ajo qe percillet). Pa folur per Tolstoy-n e keshtu me rradhe. Problemi fillon qe kur shkruhet me shume se lexohet, stisen gjera bajate, nje kapsllek qe keta duan ta kurojne me melheme qe s'bejne efekt. Komunizmi ka nje doze te madhe faji se e ngushtoi shume formimin dhe botekuptimin e njeriut qe i ra per hise te ndikohej ne ate kohe, por gjithsesi sot eshte liri, me mundesi te medha per tu thelluar tek fete, ne filozofi, ne gjera ekzistenciale, ne dilema madhore etj. Sinqerisht e them me vjen keq per ta se ne shume raste nuk shkruajne keq, i kam lexuar me raste dhe po perseri ka raste kur te terheq menyra se si shkruajne por subjekti eshte lemeri.

E di cfare te ben te bezdisshem ty Hurbo. Shkon gjymon pulat neper oborr dhe fillon u mban leksione mbi ADN e vezes, permbajtjen e kalciumit dhe vlerat e tij ne forcimin e kocka, permbajtjen albuminoze te te verdhes se vezes, demtimet qe nxjerrja e vezes shkakton ne vagine dhe si te parandalohen ato., cfare kane thene Hygoi dhe Dardanjani mbi dobine e vezes..etj...etj. Nderkohe qe vete as ke bo as ke per te bere veze ndonjehere se s'ke ate lloj bythe dhe as ia ke idene asaj pune.

Kurse kjo goca bo nga bo e leshon nga nje koqe ve nga ato te mirat biles.

Kupton?

Disi jashte temes. Mirazhi gjithmone me eshte dukur nga ata lloj njerezish qe e lidhin veten me fjalet qe vete thone. dmth, po deklaroi Mirazhi qe ky do jete komenti i tij i fundit per muajt qe vijojne, dijeni qe keshtu ka per te qene. Sapo u lidh tjetri vet me fjalet qe vete tha. Dhe nuk ka asnje mundesi qe te bej ndryshe tani sepse nuk mund te kthehet me mbrapsht dhe as mbi fjalen e thene nuk mund te ngrihet me dot, ububu
Dhe kjo sinqerisht qe e ndryshon krejt temen ketu. Sepse nuk eshte me ne loje fati i nje poezie por tashme luhet fati i nje njeriu, Mirazhit. Duhet qe te gjithe ne ta ndihmojme ate qe te dali nga ky vetroberim ku e ka futur veten.
Shkruaj mirazh, shkruaj. Trego qe edhe mbi vet fjalen tende mund te ngrihesh. Asgje nuk te ndodh, te siguroj. As perendia nuk do te te vrasi, mos ki frike. Tregoje veten nje njeri te lire qe edhe mbi vetveten mund te ngrihesh.

Perserisni edhe ju miq te gjithe ne kor : shkruaj mirazh, shkruaj. si nje mantra, dhe mbase ia dalim qe ta shpetojme kete shpirt njerezor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).