Sipas ish-Presidentit është i papranueshëm fakti që Shqipëria dhe sot vijon të jetë vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka marrë ftesën për t’u anëtarësuar në BE.

Ashtu siç pritej, ish-presidenti i vendit Bamir Topi zyrtarizoi sot rikthimin e tij në politikë dhe mori drejtimin e “Frymës së Re Demokratike”. Në një ceremoni të organizuar në selinë e kësaj partie në Tiranë, z. Topi zyrtarizoi pjesëmarrjen në FRD, vetëm pak javë pasi dorëzoi detyrën e kryetarit të shtetit. 

I pari që mori fjalën në ceremoni ishte kreu i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, i cili bëri të ditur se grupi nismëtar pranoi propozimin tij, që zoti Topi të drejtojë “Frymën e Re Demokratike”. 

“Eksperienca e tij politike do të jetë një vlerë e shtuar për FRD-në. Kemi 10 muaj kohë deri në garën e parë elektorale, është detyrimi ynë të flasim hapur me qytetarët. Është vota e tyre që duhet të vendosë gjithçka.”- deklaroi Oketa. 

Sipas Oketës, “FRD mund të sjellë ndryshimin e kërkuar nga shqiptarët dhe ta bëjë Shqipërinë siç e kanë ëndërruar ata patriotë që shpallën pavarësinë 100 vjet më parë.” 
Në fjalimin e parë si kryetar i FRD, Topi bëri të ditur arsyet se pse pranoi të drejtojë këtë forcë të re politike. 

"Në përputhje me deklaratat e mia të mëparshme dua të shpreh vendimin tim politik për tu bërë pjesë aktive politike e FRD-së për të bërë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Për 5 vite pata fatin që të përfaqësoj gjithë qytetarët. Unë rikthehem në politikën aktive me një përvojë shumë herë më të madhe politike, me synimet e qarta në arritjen e atyre standarteve të demokracisë. Dëshiroj të shpreh deklarimin tim politik në FRD, si një sfide time personale dhe në shërbim të qytetarërëve, të vendit, të bëj më të mirën e mundshme” 

Ai ka theksuar se tashmë qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e cila është ndjekur deri më tani dhe kërkojnë një ndryshim pozitiv. 

“Qytetarët pritën 20 vjet. Ata janë të shqetësuar për klimën e rëndë dhe zhgënjyese të tranzicionit të ndjeshëm. Me të drejtë kërkojnë një ndryshim pozitiv për veten, familjen dhe për vendin. FRD-ja ka për qëllim këtë ndyshim që s`ka të bëjë vetëm me ndryshimin e jetës së qytetarëve por me ndryshimin e sjelljes politike, me formën sesi zhvillohet politika në Shqipëri dhe cilësinë e produktit që sjell politika” shtoi më tej Topi. 

Sipas Topit është i papranueshëm fakti që Shqipëria dhe sot vijon të jetë vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka marrë ftesën për t’u anëtarësuar në BE. 

‘Kjo nuk e nderon politiken tonë, por prit të shkojë drejt një debati të pavlerë, që sjell vetëm tension. Në sondazhe shqiptarët kanë treguar një gatishmëri të plotë dhe respekt të plotë për integrimin në BE, por jua sollën qytetarëve në majë të hundës qytetarëve këtë situata. Ata janë që sollën tranzicion të tejzgjatur”. 
"Ne e kemi pasur të mundur të marrim ftesën për anëtarësin, dëshira ajo që e bëri të pamudnur ka qenë ajo politikë që duhet ta kontestojmë sot në mjaft elementë, ku qytetarët e thjeshtë e thonë çdo ditë në mikrofon e hapur. Sot ne kemi rastin të shohim mjaft gjëra që kanë të bëjnë me themelet e një shteti demokratik, ne kemi rastin të shohim që çështja e pronës, e votës, janë ende të parealizuara.’ 

FRD theksoi Topi nuk do të hyjë në koalicion me asnjë nga partitë kryesore. “Ne nuk bëjme koalicion me asnjë nga partitë e vjetra të tranzicionit , as PD e as PS. 

‘Ne ndahemi nga 2 partitë e vjetra të tranzicionit vetëm apo së bashku, ata janë dhe mbeten përgjegjës së dështimeve të njëpasnjëshme të vendit. Sa herë vinin në pushtet përjashtonin qytetarët nga vendimmarrja dhe privuan ata nga të drejtat kushtetuese”, theksoi kreu i FRD duke shtuar se pavarësisht kësaj mes FRD dhe partive nuk do të mungojë dialogu.

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

50 Komente

Susekse, cdo njeri qe i ben karshillek Berishes eshte pozitiv sikur dhe vetem per ate akt. Por, pak me te kursyer ne paraqitjen si born-again-virgins, keni po aq kohe sa Berisha ne politike, anipse jo ne krye te tribuse.

Si nuk ka skrupull ky hajvan?

Ka ik turpi n'kurbet!

Ne Europe apo pertej oqeanit?

Kevo fakti qe e mer c'do kundershtar te sales si armik personal, do te thote shume per inteligjencen tende!

Kuptohet qe komenti im nuk vlen nese ti paguhesh per te qen zar i berishes. Ne ate rast, ato qe te kan punsuar kan bere zgjedhjen e duhur.

kevinjon, nese shum politikane largohen nga Berisha, duhet te mendosh nje here (te vetme) se; çfar ka ky qe i largohen te gjithe, pse. 

skrupull nuk ka babi yt, alias sali ram berisha. ai eshte nje kriminel qe fatkeqesisht vazhdon te jete gjalle duke te lumturuar ty, por duke shkateruar jeten e nje populli te tere dhe e brezave te do te vijne. 

Karshillek Berishes i bejne e i kane bere shume veta xhib gjate ketyre 20 vjeteve (shume nga te cilet i ka thyer e i ka futur nen b*then e tij serisht).  Problemi qendron, a barazohet Berisha me sistemin? E pame te thyej e te binte ne nje pike nga ku, ne kondinta normale, askush nuk do ishte ngritur, ama sistemi nuk ndryshoi por u perfeksionua ne ate fare feje sa qe i dha mundesine te rikthehej prap ne pushtet.

ueee, çar surprize!!

Me thone te drejten nuk me pelqen fakti qe nuk kemi filma te periudhes "se demokracise", per partine kuptohet... Kush do ta lunte Bomin sipas teje? Une them Alban Skenderaj...

Po B'rishen?

 

e  ke fjalen per aktor te rinj?  nuk i njoh fare..

por nga ata te dikurshmit  them qe Bamirin mund ta bente mire Xhevdet Ferri.. tip i qete..

ndersa Salen, nuk e di.. rol i veshtire...smiley   vetem per nga fytyra  dhe hunda spic,  i afrohet aktori korcar Minella Borova..smiley

O Bomo, 

Po shitet A-Petroli mer jahu!!!!!!!! O qyp cingiesh!!!!

floket si cun i ri. mos nigjo PF-ne ti per basetat smiley  smiley

 

sa për flokët si ky si Sala tregon se janë konservatorê tê pandrydhueshêm e pa fantazi që nga mosha e adoloshencës nuk e kanë ndryshuar pamjen .çer qëndrueshmërie heroike .

tani kshu thote ky, qe nuk ben aleanca. Ket tha dhe Sala per Lirin...edhe Mozi para 2 ditesh tha qe ishte i hap per aleance me LSI nqse kjo ndahet nga PD dhe hyn prape ne rrugen e hyqymetit...luhet politike e modhe aty. Lum poplli per kto politikane qe ka po qe nuk ua di kimetin! popull legen!

Bredh, e di si i benin gjykimet andej njerzia? Kush eshte i zhytur deri ne gjoks ne grope te hales eshte ca me i mire dhe si rrjedhoje ja vlen, se sa ai qe eshte zhytur deri ne gryke.

I meritojne nga i pari te i fundit, sepse nga gjiri i tyre kane dale.

Flamuri i ri partise do jet "Pacja Ploncit"!

Pa hudhna e uthull? smiley 

As spec te kuq nuk duket se ka kjo e siper

Nese motoja e tij eshte te jete ndrushe nga PD e PS. Atehere edhe ky sja flen fare. 

Nje parti - ne nje vend normal - duhet te kete nje program, dhe pastaj populli vendos nese eshte ndryshe apo jo. Por koncepti i te pasurit nje program nuk edhe themelor ne Shqiperi, as nuk jepet as nuk kerkohet

ata janë dhe mbeten përgjegjës së dështimeve të njëpasnjëshme të vendit

Po ju nga podhet, nga ato parti dolet apo jo????

Vetem i  Lym Ket ka pas tirona.. ky o hallv e ftoht !  "Hallv e ftoht"-sa me pelqe kjo shprehje! smiley

Nuk me pelqen kjo menyre zgjidhje keshtu! Pa gare, pa alternativa..... si rrjedhoje pa arsye per te tjere per t'iu afruar partise. 

Endrito besoj se eshte vene ne krye te "grupit nismetar", jo si kryetar perfundimtar. Gjithsesi edhe zgjedhjet me antaret e partise kur te mbahen nuk eshte se do zgjedhin dike tjeter. lol.

Suksese Bamke,nuk e shaj me FRD dhe as ty,po te kishe thene me kohe atqu qe ishe me ne smiley

A bojn qofte ke kjo partia e re hhhmmmm,,,,po naj teke rakismiley

 

"...Si nuk ka skrupull ky hajvan?

Ka ik turpi n'kurbet!..."

 Nuk i  meriton, ky çun i edukuar tiranas, keto te vjella mbi te.Ne se do autori do te kishte miresine dhe  doren e lehte  per te zevendesuar, ne te leshuaren... fjalen "hajvan me kriminel", do te  jepte "dhuraten" me te merituar, per te dashuruarin e tij te zemres, "qeverrisesin" e kusarive mbi  ket epopull....  

te shohim bamke cdo besh...po mirserdhe

Mire Bamka! Ju bofte kaushi i farave top! Po une nuk kam besim se ndonje nga politikanet e sotem eshte ne gjendje ta zbrese Berishen nga pushteti me mjete paqesore si votimet "e lira". Berisha e ka treguar qe eshte gati ti heqe vendit edhe gurin e fundit qe te mos largohet nga pushteti, dhe ne keto 8 vite qeverisje e ka forcuar goxha rrethin e interesave dhe grupin e gangstereve qe e mbeshtesin. 

Basti im eshte qe ai i fiton keto zgjedhje, por brenda dy vjetesh mas fitores do hiqet nga protestat popullore. Kush te doje, le te hudhet.

PF me gjithe respektin qe kam per opinionet  e tua, me duhet te  te them se perfundimi  jot  vjen nga realiteti, per  ate kryegangster(eshte tamam ashtu sikurse thoni  ju,kryekusar  i krimbur ne euro), por me zullumet  e tij pa ane e fund, dua te te them se ....  jeni  ca larg...Nuk mba me uje ky pilaf me thane...

Besome dhe ke me pa!

Grave, pilafi ka qe  kur ndodhi Grdeci qe smban uje, por ja ku jemi sot!

Vetem per nje njeri (nga klasa politike) me vjen keq. Per Spartak Ngjelen! Eshte i vetmi qe ka paralajmeruar qe Berisha do ta coje deri ne fund marrezine e tij. Te tjeret kan jetuar me shpresen se "he me se do e marri vesh qe ska ku shkon dhe do bjere". Nuk e harroj kurre Ngjelen ne nje emision, me duket se qe Top Show kur u tha te ftuarve se tipa si Berisha futen ne Bunker dhe vazhdojne "betejen" deri kur ruset i trokasin ne dere.

Ngjela e ka kapur tamam si per klasen politike si per masat popullore se, "jetojne me shpresen se drejtohen nga nje njeri normal"!

Rrespekte avokatit, te gjitha fjalet i kan dale!

Kur behet fjale per politike, une i besoj me shume Endritit, alias Endrity. Me duket se eshte i majte, por me duket gjithashtu se ka nje formim shume te mire ne lidhje me funksionimin e gjese politike. Ajo qe desha te diskutoj me Endritin, eshte kjo : si e shpjegon ti mik se ne tere keto fjale qe thote Bamir Topi, ne ligjerate te drejte e te zhdrejte, nuk del asgjekundi se cilit kah politik i perket kjo parti ? E majte ? E djathte ? E qendres se majte, e qendres se djathte, liberale, konservatore, nacionaliste, komuniste, fetare, etj etj ?

C'eshte kjo parti qe nuk e ben te qarte vendndodhjen ne spektrin politik ? A eshte harrese e Topit, apo veprim i qellimshem ?

C'mendon ti Endrit mbi kete ?

Falemnderit. 

Pse Hurbo, ti kujton se partite ne Shqiperi i marrin votat se jane te "majta", te "djathta" apo ndonje gje tjeter?

Partite ne Shqiperi jane zyra punesimi. Jane aty per te fut njerez ne pune, per t'iu zgjidh halle, per te dhene licensa. Qe nje parti te jete ideologjike duhet te jete demokratike, ku njerezit ndjekin disa ide qe dalin nga strukturat partiake se perndryshe te shkarkojne. Nqs ky proces nuk ndodh, ca presioni kane politikanet per te mos ndjekur interesat e tyre pragmatike?

Falemnderit, Endrit. Qe forcat politike shqiptare jane teper te paqarta ne lidhje me disa parime baze qe rregullojne jeten politike, kjo eshte tashme e qarte. Por ne rastin e FRD-se, me beri pershtypje sepse ka dy mundesi :

1. Ose njerezit e FRD-se nuk jane aq te pjekur politikisht (le te mos themi intelektualisht) dhe nuk e shohin si kurrfare problemi percaktimin e tyre ne boshtin majtas-qender-djathtas,

2. ose perkundrazi, e dine shume mire, por jane me te zgjuar se kaq, sepse e harrojne qellimisht ta permendin qe te kene mundesi te luajne ne te dy krahet, si ne periudhen para-zgjedhore (pra te vjelin vota nga votuesit te majte e te djathte bashke), ashtu dhe pas-zgjedhore (te futen ne koalicion me cilendo parti te madhe, e majte apo e djathte qofte).

Deri me sot, ketu ne France nuk kam degjuar asnje parti qe nuk e di veten ne nje pike te boshtit, dhe e kete e ben te ditur qe ne themelim, e lere me pastaj gjate periudhes se zgjedhjeve.

Me habiti sepse Topi kishte folur jo pak, por s'e zinte askund me goje kete gje. Nje anomali, per mendimin tim.

Mos beni krahasime me vende si Franca, USA etj ashtu sic bente Veliaj sot. Topi mund ti bjere goja nga mengjesi deri ne darke te flasim per parime te djatha (anasjelltas Rama per parime te majta) e nuk do iu siguroj asnje vote me shume. 

Ne fakt ka nje rast per ta ilustruar kete. Ne 2009, LSI ishte partia qe kishte bere deri diku programin me te qarte. E nxorri dhe ne publik, e mbrojti, foli shume per parime te majta. Si perfundim? Morri me pak vota si % se ne 2005. U fut ne qeveri gjithsesi, po a ndoqi ndonje pike te programit? Absolutisht jo. Si ndikoi e gjitha kjo? Me gjithe rezervimin per ti marre si komplet te verteta votat per partite ne 2011, morri 120 000 vota. Ose thene ndryshe 50% me shume se 80 000 votat e 2009. 

Perfundimi: nuk voton njeri per ide apo programe ne Shqiperi? Qe te votohet per ide duhet qe te kesh nje parti qe ju ofron njerezve mundesi per karriere politike. Kete nuk ua ofron njeri. Partite jane zyra punesimi, e atehere njerezit do votojne per partine qe ju ka zgjidhur e do vazhdoj t'iu zgjidhi halle ne te ardhmen. Dhe FRD nqs nuk e kupton kete do ngeli ne vend si gjithe partite e tjera. Po nuk hapen partine per zgjedhje ne gjithe vendin nuk kane ca tu ofrojne njerezve, se hallet ua zgjidh PD e PS jo keto te tjerat. 

Basti im eshte qe ai i fiton keto zgjedhje, por brenda dy vjetesh mas fitores do hiqet nga protestat popullore..

Hudhem une Pf . Koeficienti 1 per ty - fito Berisha ....10 jap une qe JO .Me nje paranteze ne se e kishe koalicioni Berishes dhe jo thjesht Berisha smiley Sa e njeh dhe sa e njoh jaten Politike ne Shqiperi ajo ka ardhur drejt ZBEHJES se nje FORCE te vetme dhe Ruajtjen e Liderit te saj ( strumbullarit ) e veshur me grupime te tjera . Ai hale shiti gjithshka me nje te MAJTE per pak karrike . Realisht ai mund te kete arritur nga 17 % me ish komuniste te reformuar e ish sigurimsa e pjella te tyre pa tru ( si Hunj ose numurore topi&nbspsmiley  , tek 27 % si force e vetme Poitike , ku 10 % do te jete shtuar keto vjet me njerez te kompromentuar deri tek ..... LITARI ...+ Musteqetenderat e Huaj qe  kane perfituar Miljarda nga shitjet e pasurise ( per nje Grosh tek Populli dhe Nje hale me Para ne " Familjen" e tij ) !

Pjesa e dyte ..protesta popullore ....Mos ta nije KUSH ! Shqiptaret jane Cope Cope dhe pa asnje INTERES te perbashket . Ata i bashkon Varferia dhe humbja e dinjitetit po qe ti shndrrosh ne Protesta keto VETI duhet nje perfaqesim KOCKOR . Protesta Jo - ve 15 ...ti Protesta po -  vur 1 ! Limit bastit deri 20 $ per bet . Me shume lejohen Milioneret e Maljzise smiley Shperthime Inati e mpleksje Veprimesh te te deshperuarve nuik perjashtohen ...por ...por ....por  u provuan ne 97 . Regjimi Bandit dhe vete Banditi Berisha u flak si Lecke dhe iku si qen i rrahur nga Banditi popullor Zan Caushi .Te tjerat .... Ai prape mba fjalime me Dylqinjen Jozefpercke mbrapa dhe .... Zani eshte ne BURG !

Hidhu ! smiley

Zgjedhjet e 2013 kam idene se do te shkojne si zgjedhjet Serbe te 2000. Milloshi i humbi por me nje diference shume te vogel. Meqe diferenca qe e vogel Milloshi tha ti perserisim zgjedhjet! Doli opozita me popullin ne rruge dhe e flaken si lecke Milloshin. 

 

Roni ! Berisha eshte Flakur dhe Pshurrur . Eshte 100 her me pavlere se Miloshevici ne flakje . Eshte kulish i tij ! E Rickloi si garbixh me Vlere Nanua .Ai ( berisha ) perseri eshte i flakur ne cdo kohe , por po te lexosh me Kujdes te HUAJT qe kane he per he ne Dore te bejne Politike brenda dhe Jashte KUFIJVE zyrtare , Ai me Bandat e tij ne Ekomomi , Ligj dhe Polici , akoma mbetet Pronar i Lavatrices se Parave te KRIMIT dhe te DROGES te njerezve me te kompromentuar ne Europe e Gjetke . Vetem ne se Forcat e Reja ne Europe ndryshojne Kandarin dhe desherojne Seriozisht te Godasin KRIMIN Ekonomik e Klanet Korruptive , ai Berisha , eshte nje kercke Hunde , nga ato topthat e vegjel qe ben Neobllokmeni me komenete smiley Nga brenda vendi as MOS e Qeth ...me keq ardhje po eshte keshtu dhe VETEM keshtu ! Me viziten e  Reeker ( ku si gjithnje  askush nuk di c'bisedohet REALISHT , pasi KURRE nuk ka patur dhe nuk do kete Transparence ) gjithsesi nga deklaratat ne shtyp them se ka nje "shikim ndryshe " Perse ??? Nuk jam ne gjendje ta them , po nje mendje ma do qe nuk do jete me Burre Shteti smiley po sic eshte ne te vertete nje MUT Burre ! , armiku e percaresi me i Madh i Shqiptareve ne Shekuj ... edhe mbi Otomanet !

Nga brenda vendi as MOS e Qeth ...me keq ardhje po eshte keshtu dhe VETEM keshtu ! 

Idriz po ve re te ty sindromen "Eqerem bej Vlora".

As Eqeremi nuk pat besim hic ne kryengritjen e fshatareve te Vlores. Por, pasi e hodhen taljanin ne det, Eqeremi tha "me falni shoke, ju nenvletsova".

Me besim te populli, Idriz!

Ron, Idriz dhe grava. Une them se me te mire e me te keq, me blerje votash paraprake e me vjedhje mbrapaprake, me manipulime te vjetra e te reja, koalicion apo tek pulle, Berisha pas zgjedhjeve te ardhshme do jete prape ne ate karrige ku eshte. Edi nuk ka as men, as zemer e as bythe qe ti dale perpara Sales dhe kete e ka treguar nje here (jo...2...3...5 here tamam tamam), po edhe ato socialistat profesora nuk ia thone dot. Keshtuqe 1, maksimumi fare dy vjet mas zgjedhjeve, ka per te ndodh nje gjo e keqe e organizuar nga komunistat ne bashkepunim me agjenturat e huaja qe do ta heqi qafe se u bo muti mullar. 

Ja kaq di me thone vllai jot. Ktu do jemi e mase edhe PPU gjalle ka per te qene prap, megjithese megjithe keto budallenj qe kane mesy kohet e funit, si hallve e ftofet me duket. smiley

O Ron ka qene koha e kandilit or burre dhe kananit  qe ish BURRE nuk i tremej syri KURRE  smiley Po pse heq dore nga tregtia e Shalqinit Nanua me bo Levizje per kunder ketij DESHTAKU smiley ? Te sakrifikoje Nano Shalqinin eshte njesoj sikur Udheheqja te tradhetoje ngjalat ne Gjirin e Lalzit . Ngjalat gjithmone Populli i ka ngrene dhe ai Prap do i Haje ashtu si dhe Shalqinin ! Si tha Gjibi , Hundderrit kur po i fusnin kumllen pa" e prishur " sipas porosise Sulltanit ...

Pse qesh e dreq .Apo se e ke molle ?

Jo mer tha Hundderri . Po qesh me Salen se zgjodhi Shalqi !

Pf . Bast nuk vure . E kalove si gjoja pa dashje smiley Kuotohu . Pastaj , nuk jane me rrezik komunistat . Ata nuk dine te bejne Shaka ! Jane fashistet si Hundderri . Ata dun MO... dmth akoma ! Nuk leshojne pa kalu mbi kufomat si ne  21 Janar . Po ata i ka shalu Sala . U ka nxi dhe synin smiley . U ka vene dhe fre dhe yzengjij . Edhe nga nje shilte siper dhe i perdor per kuaj para  mitingasheve !

Edhe te vetmin me patllake qe ka si origjine , e ka shpall Princ si perfaqesues i Republikes Demokratike Monarkike Popullore ..... socialiste mbrojme smiley

Ne ja befte Bum ndonje nga ata me Callme eeeeeee . Ketu nuk me ke . Nuk e nof kete fushe smiley Po dhe po ja beri si Haxhi Qamili , eshte trekembeshi gati  Po ishalla ndonje si Ai , pak kohe po me vlere , se ca HUNJ i futi neper sumra ai para se ta varnin smiley

Ketu me ke daje. 1000 USD nese Sala nuk eshte me ne pushtet mas 2013. (Nuk po them i fito zgjedhjet eee, se fitorja eshte fjale e madhe) Firma. Vula. DV

...menoje njihere ate punen e bastit  o PF-e ,se mbase te ndryshon menja  pas deklarimit te funit te kreu i PS-së, Tiranë, Ndreu qe tha se ;“Çdo cenim  vote do të provokojë lëvizjen popullore që do vërë në vend gjërat dhe se PS ka hartuar strategjinë për mbrojtjen e votës.PS njeh tashmë gjithçka. Gjithë bota e di tashmë se si vidhet vota. 2011-ta në Tiranë e tregoi në faqe të botës se si vidhet. Hajdutët janë të identifikuar.smiley

 

Pse ti kujto se do i japi leket idrizi kur ta humbi bastin a si?

Ah po, me doli nga mendja smiley

E drodhe ose nuk ke lexu fare per bastin qe ftove smiley . Mbi 20 dollare NUK Lejohet ! Vur Betin ( kuootoje ) Ja Basti JOT

Basti im eshte qe .....ai i fiton keto zgjedhje, .....por brenda dy vjetesh mas fitores do hiqet nga protestat popullore..

Ke dy pjese lali te pandame , ndryshe nga 1000 dollarshi ! Une i kam kuotu sipas Bastit tat !

Ne rregull. 

Ju kom thone un qe politika sot ka aq vlere sa dikur neshja Tirona-Partizoni? Ja ku u vertetu!

Pa, pa, ç'keni per te heq. Kush me ne e, kush me ju e, e ma men kur jua çame ballin? Bast ne qoftese keni per te fitu! Ho me ho se topi (jo Flamuri) i rrumullaket o! Vari lesht kampionatit tone, a e pe Beken mrome? Pa pa pa, xhom ishte, xhom fare, rrafishate e m'tullum. Ku merr vesh nga futbolli ti me ... 

Bast me sa t'dush idrizo qe sala nuk eshte me ne at karrige mbas zgjedhjeve te 2013. Ne po ju vezhgojme smiley

Nje milion perqind e sigurte qe eshte ne ate karrige,biles me 75 deputete vetem te PD -se.

Ehu, sa do habiteni ju

A do të mund të hyj deputet TOPI në 2013, apo do të shoqërojë S NGJELËN.......me 0.99% të votave....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).