Rreth 700 është numri i fëmijëve që për shkak të ngujimit nuk mund të nisin vitin e ri shkollor; ¼ e fëmijëve në zonat rurale të Shqipërisë, që regjistrohen në klasën e parë, nuk e përfundojnë shkollën tetëvjeçare.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një deklaratë për mediat ka bërë apel, që sot në ditën e parë të vitit shkollor që të bëhet përpjekje dhe të ndihmohen të arsimohen edhe fëmijët, të cilët nuk e kanë mundësinë të jenë sot me bashkëmoshatarët e tyre në bankat e shkollës. 

“Rreth 385 mije nxënës ne arsimin baze dhe 146 mije ne arsimin e mesëm, nga të cilët 21 mije në arsimin profesional,  nisin sot vitin e ri shkollor. Rreth 1500 janë fëmije të regjistruar ne arsimin parauniversitar te emigranteve të kthyer në Shqipëri. Mbi 36 mije fëmijë shkojnë këtë vit në klasën e parë e 75 mijë të tjerë në arsimin parashkollor. Për të gjithë, e veçanërisht  për vogëlushët  e klasave të para - shkojnë sot urimet tona më të mira për suksese në këtë fillim viti të ri shkollor”, tha Totozani.

Avokati i Popullit në deklaratë ka përmendur, fëmijët të cilët nuk e kanë mundësinë të jenë sot me bashkëmoshatarët. “Fëmijët e ngujuar, viktima të pafajshme të krimit, për të cilët ky 10 shtator do jetë një tjetër ditë e zymtë, në errësirën e kullave të tyre të varfra. Fëmijët, të cilëve u duhet të punojnë, apo të lypin për shkak të situatës së vështirë ekonomike të familjeve, për të cilët sot do jetë një tjetër ditë mundimesh që nuk u përkasin”, theksoi Totozani.

 Ai u shpreh se, pothuajse ¼ e fëmijëve në zonat rurale të Shqipërisë që regjistrohen në klasën e parë nuk e përfundojnë shkollën tetëvjeçare dhe ¼ e mësuesve të shkollave tetëvjeçare nuk janë të kualifikuar, sipas një studimi të UNICEF. Të cilat Totozani i cilësoi si, shifra brengosëse për çdo shoqëri që është e përgjegjshme për të ardhmen. (E. L.)

 

Rreth 700 fëmijë të ngujuar, pa shkollë

Rreth 700 është numri i fëmijëve që për shkak të ngujimit nuk mund të nisin vitin e ri shkollor. Shifrat janë bërë publike nga komiteti i pajtimit mbarëkombëtar pas ekspeditës disaditore përmes së cilës synohet çlirimi i grave dhe fëmijëve nga ngujimi.

Sipas përfaqësuesve të këtij komiteti, 123 fëmijë përballen me rrezikun e lartë të fenomenit të gjakmarrjes, ndërsa 600 të tjerë që nuk do të mund të shkojnë në shkollë bashkë me familjet e tyre jetojnë kryesisht në Tiranë dhe në Durrës. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve punojnë për të ndihmuar familjen, duke fshehur identitetin dhe origjinën nga kanë ardhur. (M. A.)

 

9 Komente

nuk e di,po ky Totoja (dmth institucioni Toto) me duket kot fare mua... nje here ne kaq kohe hajd te themi ndonje gje te bujshme,kshu ne pergjithsi, sa per te thene qe ekzistojme, thote ky.

Jam kurioz ta di sa jane ata qe e mendojne keshtu si ty.

as qe ia kam idene, po le te supozojme: nja 11247. e pastaj....

S'ka pastaj fare. E kisha pa tenence. Mbase e kisha si ftese per komentuesit e tjere per te thene ate qe mendojne per Avokatin e Popullit.

ky mezi pret ti ankohet ndonje arixhi ,,

E paskan bere shkollen keto me siper

Tani fenomeni i gjakmarrjes ne baze te kanunit eshte i supertejkaluar dhe duhet te zhduket nga jeta e perditshme dhe te ngele ne histori.

Por duhet thene qe ne baze te kanunit nuk mund te vrasesh GRA dhe FEMIJE, automatikisht keta nuk kane nevoje te ngujohen.

Nese ky numer i madh "ngujohen" nga shoqatat per arsye te tjera eshte tjeter gje.

Qe Avokati i Popullit eshte aktiv ne disa fenomene sociale aty, kjo eshte nje gje pozitive. Te sensibilizosh shoqerine, pushtetin aty, do te thote te kesh bere diçka pozitive, te kesh zgjuar nga gjumi letargjik disa instanca aty. 

Totozani ka hypur te beje politike. Ku i gjeti ato shifra? I ka kercyer te merret me te tjera gjera, se per cfare eshte ngarkuar po e ndrit. Nejse, ben mire qe ben zhurme, por do te na mpije veshet e nuk do e degjojme kur te kete sinqerisht ndonje gje per te thene. 

Ligji i avokatit te popullit: "Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. 

 

Ok nga mosveprimet e paligjshme... por duhet fillimisht te sqaroje se kemi te bejme me nje mosveprim nga ana e adminstrates pergjegjese... keshtu ne tym flasim te gjithe... per me teper duhet te kete nje kallzim.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).