Tahiraj është vrarë me armë zjarri automatike pasditen e së enjtes, ndërsa ishte në një aksion policor duke ndjekur një të kërkuar.

Mesohet se kryepolici kishte ndalur nje automjet duke e kontrolluar, kur eshte qelluar me arme zjarri automatike, për pasoje është plagosur edhe një e moshuar kalimtare, e cila është në gjendje shume të rëndë në spitalin e Durrësit.

Ndersa polici qe shoqeronte shefin e komisariatit eshte ne gjendje shoku ne spital. Policia ka shkuar ne vendngjarje, qe ndodhet ne Katund- Sukth prane nje kompleksi privat. Forcat e RENEA-s jane aktualisht ne aksion. 

Mesohet se policia ka shoqeruar dy persona identiteti i te cileve nuk behet i ditur ndersa aksionet policore po vazhdojne ne te gjithe zonen. Policia ka rrethuar ne nje hark te gjere zonen e banuar dhe kontrollon cdo person dhe mjet. Mesohet se edhe nje vile qe i perket familjes Xhaka policia po ben kontrolle te imtesishme. 

Ne zone ka prani shume te larte policore dhe mesohet se ka edhe te tjera shoqerime dhe kontrolle te imtesishme. Thuhet se ne vendngjarje eshte gjetur nje automjet i braktisur. Per shkak se operacioni eshte ne zhvillim e siper ende nuk ka ndonje informacion ne lidhje me kete ngjarje shume te rende.

Adem Tahiraj ishte kryekomisar dhe drejtonte komisariatin e policise se Shijakut. Ai ishte 49 vjeç, i martuar dhe baba i dy femijëve. 

58 Komente

Nuk ja di historikun ketij, po kush vdes ne krye te detyres, sic i tha i madhi te udha e shkronjave:

O trima, shqipe permbi male

bini mbi armiqte, shkrepni si rrufe

o trima, me gjoks cu godite

token qe e deshe, ti me gjak vadite.

O trima, re per memdhene

ndrin si yll mbi shkrepa enderon sa jeta.

e paska vrare personi nr.1 i Olldashit, ai qe e ka bere Olldashin te fitoje zgjedhjet ne Shijak. as ka per t'u kapur

Ademi u prehte ne paqe!

me e forta e ketij lajmi eshte qe kushdo mund te marre nje automatik dhe te ta shkrehe gjithe karikatorin ne trup nese i ke zene vendparkimin,ose me  keq akoma nese ke bere punen per te cilen paguhesh.

shume me eshte dhimbsur ky burresmiley

U prehte ne paqe! S'e di si do dalin historite ne vazhdim, por per respekt te detyres se tij kjo vrasje meriton vemendje te plote.

Vrasja s've kurre drejtesi, dhe s'mund te justifikohet ne asnje rrethane.

Per disa: “E mos shikoni kisha e xhamia / Feja e shqiptarit është shqiptaria”-Pashko Vasa.

policia eshte segmenti me i qelbur i shtetit te qelbur shqiptar.

shumica jane mitingashe ordinere. ne gjithe boten prania e policise krijon siguri,ndersa ne shqiperi ndodh e kunderta.  bande gjobevenese.

Nuk eshte dita per te share policine sot, se tingellon sikur thua 'Mire ja bene'. Shpresoj te mos e kesh ne ate kuptim.

 

All things have their season, and in their times all things pass under heaven. A time to mourn and a time to dance. ...

Ecclesiastes 3 : 1-8.

 

Cfare po do te thuash, qe mire ja bene qe e vrane?

nuk vjen ere e mire ,se dy palet jane te partise.

Gabohesh.

Policia mund te kete plot mitingashe ordinere (por dhe plote kuadro profesioniste qe zakonisht jane njerez te varfer e te thjeshte), por gjithesesi per nga pushteti jane bisht kavalli.

Segmenti me i qelbur i shtetit shqiptar eshte sistemi gjyqesor.

por dhe plote kuadro profesioniste qe zakonisht jane njerez te varfer e te thjeshte

... dhe qe rrezikojne koken per nje rroge skandaloze.

kur qellohet mbi policin........imagjino......

Ngjarje shume e rende, flashback i viteve qe mendonim se i kishim harru.

 

Nderime e ngushellime familjes.

ngushellime familjes!

 

p.s  shume ''i nxehte'' ky behar ne Shqiperi.  e spo mbaron akoma...

Te kem une 120 roje nga pas, po c'i q.. t'emen njerezve, kokat hengshin. 

shume ''i nxehte'' ky behar ne Shqiperi.  e spo mbaron akoma

Dale prit, iken si pa u ndjere 20 vjet, edhe 20 vjet te tjera aty e ke ate. Se ai as duhan nuk pi, as alkoolin nuk ve ne goje, dhe femrat nuk i terheq. Do rroje 120 vjet si ai nga Dagestani.

 

Po komentin tim te pare pse e fshite? Nejse, ngushellime edhe njehere dhe respektin me te madh per kete punonjes te shtetit te rene ne krye te detyres.

 

Sipas burimeve policore, Ilir Xhakja është autori i vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj.

Ndërkohë, bashkautor për vrasjen dyshohet të jetë edhe vëllai i tij, Arben Xhakja, ndërsa ata janë ndihmuar të largohen nga nipi i tyre, Ledi Krasniqi. 

Shtetasi Ilir Xhakja pak muaj më parë ka dalë nga burgu, ku vuante dënimin për një vrasje, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash të tjera.

Ilir Xhakja nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, edhe pse në vitin 2007 ai është dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun.

Ilir Xhakja akuzohet si person i dyshuar për një sërë vrasjesh në rrethin e Durrësit që nga viti 1994. Procesi i tij vazhdon ende sot e kësaj dite në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për akuza të tjera. (shekulli)

Ngushellime familjareve! Krimi s'po i trembet me asgjeje, s'po ndeshkohet dot ne instancat e duhura. Shume shenje e keqe kjo vrasje. smiley 

''Shtetasi Ilir Xhakja pak muaj më parë ka dalë nga burgu, ku vuante dënimin për një vrasje, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash të tjera.

 

nderkaq zoterinjte e gjyqesorit ankohen, me te drejte, se ka 1 vit qe eshte vrare nje koleg i tyre dhe akoma nuk jane gjetur vrasesit..  ndersa nje pjese e mire e atyre vrasesve qe kapen, pikerisht keta gjykatesit, ose u japin denime qesharake, ose i lene te lire...

Edhe kur s'iu japin denime qesharake, shume here ju japin "leje" per te vizituar familjen gjoja, e keta ose s'kthehen hic nga "leja" ose kryejn ndonje vrajse tjeter.  Shpesh here keto leje ama jepen me urdher nga larte, per te kryer vrasje qe ju nevojiten pushtetareve. 

Me duket do e haje prap ndonje vit burg ky Xhakja.

Jete e veshtire.

Me vjen keq per kete shefin e policise se Shijakut, por ketu mendoj se nje pjese e fajit eshte e qeverise, qe nuk i pajis keta me veshje anti plumb, dhe nje pjese e fajit eshte i vet personit te vrare, sepse kur nisesh ne kerkim te kriminelit, nuk mund te nisesh pa veshje anti plumb. Kur e di se mund te konfrontohesh edhe me arme, e mira eshte te mos nisesh si trim, por si njeri qe e do jeten, qe i respekton rregullat. 

Ngushellime familjes!

Krime te tilla ka kudo por kur mendon per Shqiperine keto krime behen edhe me te renda duke ditur menyren se si funksionon shteti-policia dhe marrdheniet polici-publik......

Policia e ka cuar profesionalizmin nen nivelin zero dhe publiku e shikon policin si mender polic dhe me neveri nga menyra se si e zbatojne ligjin. Jane bere policat me keq se ata qe lypin ne ane te Lanes.....

Urojme qe te mos degojme te ndodhin me te tilla akte kriminale dhe policia te rrisi profesoinalizmin!

po zberthehet shteti....kjo ka ndodh.

Jo. Keta qe vrane, te pushtetit jane.

do thush ti qe vrasin njeri-tjetrin. ke te drejte. po te vritet shefi i komisariatit nga dora e tyre, kot me kot, shthurje e pushtetit eshte.

Ca mund te presesh kur ky robi ka kry nja 10 vrasje te ditura, dhe ka pas si mburoje ish ministrin e brendshem?

vallai, me hutoi kjo ne nje artikull "Shtetasi Ilir Xhakja pak muaj më parë ka dalë nga burgu, ku vuante dënimin për një vrasje, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash të tjera."

Nuk eshte polici i pare qe vritet ne krye te detyres, por per fat te keq, ashtu si edhe koleget e tij te larguar nga kjo bote, jane teknalitetet apo me mire me thene moszbatimi i tyre qe i cojne keta punonjes ne detyre te humbasin jeten. Duhet shume te mesojne nga perendimi se cilat jane modalitetet/veprimet e duhura per tu kryer ne rastin kur duan te ndalojne dhe kontrollojne nje mjet automobilistik ne rruge.

hej..po sa shefa ka nxjerr Tropoja mer jahu...

Kontroll per arme????!!!!!!!

Dy polica me duar ne xhepa kontrollojne kriminelet te armatosur deri ne dhembe..... Une nuk arrij ta kuptoj kete gje.....

Praktikat qe perdor policia Shqiptare jane jo vetem jo profesionale dhe te rrezikshme por edhe qesharake dhe humoristike ne te njejten kohe.

Ku eshte planveprimi i o tyt cfate masash merr ti si Kryekomisar per te qene jo vetem i suksesshem por edhe sa me i mbrojtur per vete dhe ata qe te rrethojne police apo civile (eshte edhe nje grua ne gjendje te rende aty)

Komedite e Cekes me polica jane pak per kete tragji/komedi Shqiptare....

E perjetova shume te rende lajmin, per vrasjen e Demit.Te shtunen e shkuar bashke me njerin prej importusve kryesor te gazit,  pime nje kafe  sebashku.Ne bisde e siper na foli per rritjen e kriminalitetit, per veshtiresite e punes, per disa  probleme.Kam pas pershtypjen se ishte burre i pjekur.Ishte nje kuader  dhe njeri  i mire sipas meje.

Shpirti i tij u prehte ne paqe!

  Shteti eshte shume borxhlli karshi ketyre njerezve, qe lene koken per nje rroge pa asnje shkalle sigurie  jete, prej krimineleve.Krimenelet kane suport politik dhe kjo eshte e padiskutushme.

 Ky vend eshte i pasigurte edhe  per shefat e  atyre, qe duhet te  ruajne rendin, sigurine e jetes......

   Ç, mund te pritet me shume,  ne nje vend, qe "qeverriset" nga kryekriminel e  kryekusar.Faktet flasin

+10

per kte klanin e shijakut dhe lidhjet me olldashin folen shume gjate edhe kallogramet e ambasades amerikane..

prit sa te dale ne konference shtypi doktor Noka ...

 

Krimi ka marre permasa te frikshme ndersa politikanet kalojne kohen duke vrare mendjen nese ikja e zogut ishte apo Jo tradheti.ngushellime familjes.

E dini ca boni per spari sula kur morri pushtetin. U kujdes me cu Niko Brahimin ne Kukes. Komandanti Reneas fat te njejte. Shefi real tani eshte Kulici qe mba numrat a Dritan Dajtit ne telefon. Po kshu e gjith ministria, mbush me maloke qe sdine tabelen e shumezimit. Kane vetem merak te futen poshte makinave dhe ti dalin shefit me sy te nxire kur opozita bo protesta (a ju kujtohet Gjergj Jorgo). Ato qe jane ne terren me keq akoma, antiplumbi i duket pordhe e modhe me e mbajt. Nuk shofin ATE qe e mba dimer vere.

Per te gjithe ata qe jane "super te ditur per gjithcka"

Kryekomisar Adem Tahiraj ka qene nje punonjes policie i perkushtuar, me nje karriere 20-vjecare ne policine e shtetit, ku ka sherbyer ne strukturat me te veshtira te policise duke realizuar detyren ne kapjen e krimineleve. Nje familjar i devotshem.

Cfare faji ka policia qe i liron gjykata, pasi keta i arrestojne???!!!.

U prefte ne paqe shpirti i tij!

P.S. TE JU VIJE TURP te gjithe atyre qe komentojne origjinen e tij dhe nga kjo japin epitete nga me te ndryshmet!!!

Pse t'mos vrase miku? Sipas deklarates se zedhenses se ministrise se brendshme,i kishte palos nja 4 vete me perpara dhe, s'ka bere asnje dite burg.Asnje dite! Dredh zingjirin dhe te shpon kafken,pa pas gajle.

Ky popull qe maban ne kurriz bandite te tille,s'meriton me shume! smiley

Shefi komisariatit te Shijakut, lindur ne Tropoje smiley

eshte gjeja me normale per kte sektor,urban.Ne tropoje, me gjysmen bie farefis dhe gjysmen tjeter i ka shoke e miq.kjo natyre pune ka te beje me prangat, dhe nuk duhet te jete e lehte t'u veshe prangat njerezve t'u.

Kuptoj smiley

ADMINO a mund ta di-me, pse na i hoqet komentet.

P.S Kursi intensiv ishte per gjuhen (shkojshe, kuptojshe), meqenese se shpejti do behet gjyhe zyrtaresmiley

Kapet Ilir Xhaka!
Mgjs nuk duhet gezuar shume, sepse ka mundesi qe Gjykata e Larte ta liroje pas nje viti. Si kishte emrin ai gjykatesi i larte qe per 4 vite emigrant ne Kanada beri 500mije $ duke punuar si nepunes i thjeshte? Fatos Lulo me duket.

GSH PUBLIKON VENDIMIN QE LIROI ILIR XHAKJAN NE VITIN 1998 Gjykata e Lartë e ka rrëzuar në vitin 2009 dënimin e Ilir Xhakjas me 21 vjet burg. “Gazeta Shqiptare” publikon vendimin e plotë të kësaj gjykate që e kthen çështjen për rigjykim këtë rradhë jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e shkallës së parë të Durrësit. Argumenti në vija të përgjithshme është ky: gjykata e Krimeve të Rënda nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe japin vendime për akuzat që gjykohej Ilir Xhakja. Me një ndryshim në Kodin Penal, këtë kompetencë e kanë gjykatat e rretheve përkatëse, konkretisht ajo e Durrësit. Pasi çështjashkoi në gjykatën e Durrësit, kjo e fundit i ka dhënëlirinë Ilir Xhakjas duke i dhënë pafajësinë.

KUSH ËSHTË IILIR XHAKJA I forti” i Shijakut, Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Nuk dihet pse ai është i lirë, por burime zyrtare thanë se ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Durrësit.

Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim në dëm të viktimës Qerim Maloku. Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Nertina Kosova pushoi ndaj Xhakjas akuzën e “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me vendimin e 31 dhjetorit 2006. Ka mundësi që Xhakja të jetë liruar në Gjykatën e Lartë.

Në korrik të vitit 2007, dy grupe te RENEA-s arritën të arrestonin në plazhin e Durrësit, në derdhjen e lumit Erzen, të shumë kërkuarin nga policia, Ilir Xhakja (ditëlindja 5 nëntor 1974), i cili më parë ishte dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. “Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Nuk dihet me siguri se si ka përfunduar i lirë, por burimet thanë se Xhakja mund të ketë marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Gjatë operacionit në 2007, policia arrestoi dhe pesë persona të tjerë gjatë një operacioni të bujshëm”, - raportojnë gazetat e kohës, 5 vite më parë. Në makinën e të dënuarit, burime zyrtare të policisë thanë asokohe se u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy pistoleta, ndërsa bëhet e ditur se në shoqërinë e tyre ka qenë edhe një femër.

Sipas meje ky eshte vrare ne krye te punes se tij ,nje pune qe kete rrezik e ka ne llogari.Ndjese paste....Asgja ma shume se kaq.

prisni se nuk i dihet, ben vaki qe s'ka qene xhakja fare aty .... tani vetem sa eshte kapur , rruges shume gjera do ndryshojne dhe ky mund te dale nga burgu sic paska dale dhe here te tjera.....

nje komisar ne fund te fundit eshte nje njeri si gjithe te tjeret, prandaj s'ka per ta care njeri menderen per te, sapo te ftohet situata........ 

 

Ngushëllime familjes, mendoj se duhet të arrestohet dhe të dënohet me burgim të përjtshëm së bashku me autorin e krimit edhe ai gjykatës që ka firmosur lirimin e këtij krimineli

mos hidh shashka kot, gjykatesit nuk shkruajne dot apriori te zezen mbi te bardhe, provat i administron policia e shtetit dhe inspektoret e krimeve te zones, nese prova humbet apo prishet atehere nuk ka gjykates ne bote qe te denon. para se te shkosh te gjykatesi shiko prokurorin, para se te shkosh tek prokurori shiko oficeret e policise se cfare provash sjellin shiko policine shkencore etj institucione shteterore. prokuroria dhe gjykata jane derivate te provave qe merren krysisht nga policia. mos harro se keta te fundit i mbron po policia. dhe policine politika e perdor si i do qejfi. nuk eshte aq e thjeshte te vesh gishtin tek gjykatesi apo prokurori. 

 

Vetem se ket Xhaken e kishin liru se gjykatesi i moparshem kishte "tejkalu kompetencat".  Nga ato gabimet e famshme, pa dashje si gjithmone.

Policia, hetuesit, prokuroret i njohin me rrenje e me dege kriminelet e territorit te vet, nga hajdutet e pulave tek boset e familjeve te medha mafioze shqiptare. Njohin eksponentet, pronat e patundshme, automjetet, historikun real dhe bemat legjendare te secilit prej tyre. Njohin edhe lidhjet e cdo kokrre me pemet e medha te pushtetit. Kjo njohje eshte e domosdoshme per cilindo qe kryen keto pune, pasi pa to, ne keto zanate, rrezikon koken.

Rasti i komisarit, ndjese paste, besoj se do hetohet me mire dhe do na sjelli informacione te reja. Nuk besoj shume se kontrolli ishte rutine dhe vrasja po ashtu.

Pertej rastit konkret, ngjarja me ben te reflektoj mbi ekuilibrin fare te brishte mbi te cilin qendron ngrehina e shtetit dhe e shoqerise sone. Individi tek ne, prona, familja jane ne vertete ne meshiren e fatit. Asgje nuk i mbron, persa kohe ligji eshte nocin abstakt gjeresisht i papranuar dhei zbatuar akoma me pak. Kete te vertete te thjeshte e kuptojme vetem kur prekemi drejteperdrejte nga ndonje padrejtesi e abuzim, apo kur ndodhin raste te bujshme si ky...

 

 

 

Ngushellime familjes te se ndjerit!

Nje tjeter i vrare nga Koha e Vrasjeve ne Pushtet .Konkluzioni se ky lloj mishmashi qe eshte servirur per Demokraci nuk' eshte vecse vet KRIMI perforcohet edhe me kete rast .

Ngushellime familjes , te dashurve shokeve e miqve .

Po Patjeter nuk eshte nje "kontroll rutine" dhe "nje vrasje " ashtu kot alla shqiptare ne gjaknxehtesi e siper te ushqyera nga shteti i Krimit " ke shef ti mer jahu " Vetem nje detal te analizosh ... Nipi thirri ne telefon DAJEN sepse e kane ndalu ..."kush jane keta mer jahu " Dmth qe daja vendos se si duhet zgjidhur kjo ndalese , pas paralajmerimeve te nipit "E di  ti me ke ka lidhje daja "!!!!  Ne jemi Ligji , ne Kemi Minsitra dhe K/Ministra . Ne jemi te Fortet !

Dhe nuk do vonojne Barku qe e pjell kete Krim te paraqitet ne Ekrane duke shtrengur Nofullat e duke u perlotur Betuar " Krimi do Ndeshkohet ". Cfaqja e rradhes nga sharlatanet me Pushtet do jete ndonje thirrje nga Presidenti ..." Krimi te Goditet " nga ai qe kishte Dosjet , emrat e mbiemrat e bemat e Krimineleve dhe jepte urdhera se si te trajtohen me "kujdes " Me pas po ndonje komision , nga po ky Musteqelli per te "hetuar "se perse jane dhene vendime ne favor te Krimit ..dhe dite pas dite procese gjyqesore ...deri ne mbylljen per "procedure " te ceshtjes , ne baze te Ligjit nr ..date .. paragrafi shtate pika tete ...te miratuar nga Kuvendi kryesharlatanes Jozefpercke qe Ligjeron me gliuhen e Fashtes , Fushtes , Fishtes !

Njemijehere u duhet perseritur ketyre qe merren me Krimin . Zbatoni Ligjin . Politika Ju ka Numra dhe Fasada . Ju ka kembe Karrikje ! Nje i rene nga rradhet tuaja eshte nje Pike gjak ne favor te Krimit Politik te Palo Shtetit qe ka ngritur Babqasqapi ! Ruajeni Jeten per vete dhe Familjet . Politika Ju ka nje tufe Lulesh ne Varreza dhe nje Kronike Televizive keqardhjeje nga Blendi Uturak Fevziu !

Ndersa polici qe shoqeronte shefin e komisariatit eshte ne gjendje shoku ne spital. 

Ore di gje njeri a doli nga gjendja e shokut kolegu i komisarit te vrare, apo akoma nuk eshte bindur se cfare duhet te thote?

Krimenelet do te marrin denimin e merituar-ka thene Berisha!  Mbas 7-8 vrasjesh! smiley.

"ore ne,  per budallenje na merr ky?!"smiley 

Ngushellime familjes se komisarit.

Xhakja e shumta 1 vit do qendroje brenda se eshte personi qe mban ne parlament Olldashin dhe furnizon llogarine bankare te Kulicajt cdo muaj.

Burgun e duan gjykatesit qe e kane lene te lire me pare kete kriminel.

Balzac, nje pyetje kisha une,  si e mban ne parlament ky, Olldashin, me çfar mekanizmi dhe pse, dhe kush eshte ky Kulicaj, dhe si e pse e furnizon llogarine e tij bankare. Na sqaro dhe ne te tjeret te lutem. 

Ngushellime me te sinqerta familjes Ademit te ndjere.

Nuk ka fjale per ta pershkruar kete ngjarje. Rihetimi nga KLD se si nje krimenel i tille ja ka bere paq me drejtesine, shpresoj te vendosi pikat mbi "i", dhe me shprese qe te shikojme me se fundi nje gjykates pas hekurave.

Shtimi i kriminalitetit vjen per shume arsye njeri nga keto eshte temperamenti i zjarrte qe ne kemi si popull. Mjafton te gerrvishesh me makina, ne vend qe shoferet te pyesin njeri tjetrin nese jane mire, gjeja e pare qe bejne eshte te thone se "kush je ti", "ti jap çelsat ne dore", "te heq qafe", "mire se do te shifena para se te perendoje dielli"...etj.

Shtojme dhe ketu drejtesine. Jane te shumte rastet e denoncuara, qe te maresh emerimin si gjykates apo nje transferim drejt Tiranes apo Durresit..., "Atdhetari" Kreshnik kerkonte "kaq para", se do te bente partine, normalisht gjeja e pare qe do bente gjykatesi ishte te nxirrte leket qe kishte paguar.... .

Gjithsesi, autori i krimit nuk do t'ia beje me paq me Drejtesine, edhe pse me nje çmim shum te shtrejte.

P.S Dy policat qe shoqeronin shefin e komisiaratit, jo vetem te largohen nga uniforma blu, por edhe ne burg te futen, per mos reagim.

 

 

 

Ketyre te gazetes shqiptare u ka lojtur huri I kokes me duket.ne te njejten faqe me foton e xhenazes te policit te vrare , deshmi qe kriminelet PO hedhin Valle jepen fotot seksi te krieprokurores ne plazh.

E mire Ina ne plazh,gjithe ate kofshe kishte.

Cne shefi i policise kontroll barrikadash !!!! dhe pikerisht me te fortit te fisit !!!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).