http://www.shqiptarja.com/home/1/as-100-...

Duke lexuar kete artikull me vjen vetiu te mendoj se nuk ka si Meksi, antare apo ish antare te pd, jo per albumin po per qendrimin. Pse edhe nese ka apo njerez qe i perafrohen disa qendrimeve perfundojne si spiune, lakej te ulet, bukeshkale ... Epitetet vazhdojne.

Por valle pse s'ka njerez qe mos te kene ngerdheshjen e ulet prej sahanlepiresi e nje ftohtesi te moralshme ndaj kryeministrit tone?

505 Komente

Klesi, Meksi me duket se eshte i martuar, apo s'eshte e thene?

Para se te binte qeveria Meksi,pashe ne enderr sikur Meksi hipur ne nje makine te zeze qe po ecte,kish nxjerre koken nga dritarja e makines dhe shihte mbrapa,drejt meje.

Na u duk sikur e keqja mori fund kur ai dha doreheqjen

Tani,kur e sjell kete enderr ne kujtese dhe pas gjithe atyre ngjarjeve qe kane ndodhur mbrapa,me duket sikur Meksi ka dashur te na paralajmeroje"qe i keqi s'isha une ,te keqin jua kam lene mbrapa".

Pse ty s'te ka dale ndonjehere gjumi duke marre fryme thelle dhe duke gulcuar emrin e ndonje politikani? smiley

ty te duket cudi ?

Duke pas parasysh se sa here  i shohim ne tv,se sa shume eshte e politizuar shoqeria jone,mos te duket cudi.

Nejse,per ju qe jetoni jashte ,cudi eshte.

Kjo pra eshte psikologjia e semure qe po krijohet aty. 

qe do te thote,qe une jam e semure ?

 smiley Jo mi Venus, ti mire je. smiley S'ke ndonje gje ti. Por thjeshte merrni e englendisni veten me ndonje gje tjeter, e mos shikoni lajme.smileysmiley

ufa ,se me bere merak.kush linte leke dhe neper psikologe tani,jo per gjesmiley

Ke ka marre malli per Meksin ? Po deshet e ftojme smiley

pavaresisht qendrimeve politike meksi si qytetar eshte 4-5 shkalle me lart se sala. posti me i larte qe meriton sala eshte kryetar bashkie ne kamez

Sa doreleshuar  ne note o i ...vjeter!

Klepsidra Asperigillus, cila është pyetja? smiley

 

Duke lexuar kete artikull me vjen vetiu te mendoj se nuk ka si Meksi, antare apo ish antare te pd, jo per albumin po per qendrimin. Pse edhe nese ka apo njerez qe i perafrohen disa qendrimeve perfundojne si spiune, lakej te ulet, bukeshkale ... Epitetet vazhdojne.

Por valle pse s'ka njerez qe mos te kene ngerdheshjen e ulet prej sahanlepiresi e nje ftohtesi te moralshme ndaj kryeministrit tone?

Nuk eshte pyetje mo jo,e ka marre malli per Meksin smiley Per komentet e Meksit me sakte smiley

lexo tamam dhe  e gjen pyetjen.sperdredhja e emrin nuk te ben me te kendshem as me te mire..nese ske gje me te mire per te bere po e perseris dhe njehere bashke me brandland ka plot faqe neper ppu ku mund te kenaqesh

Spërdredhja? 

unë e kisha mendjen për shtrirje!

 

ti e para mëso të shkruash, e dyta, me dëshirë, mëso të shprehësh çik më mirë ato që mendon, pyetje përgjigje, habi etj., dhe e fundit mos më thuaj mua ku të vete të komentoj e ku të mos komentoj, se s'e ke ti në dorë atë punë(apo e kam gabim?).

 

pyetjet perpara se te publikohen.i kalojne nje filtri.besoj qe korektohen .kshu qe edhe po te shprehem une keq,dikush qe e lexon me perpara dhe e korigjon nese ka gabime.nese shprehem un keq,heres tjeter do shprehem shume me qarte,mbase do jesh me i kenaqur nga pyetja

uroj qe tmos thoni me vone pse nuk ka me si Berisha!
Flisni nga nostalgjia peshq, meksi ju kujton rinine, sado e veshtire te kete qenesmiley

mua meksi me kujton veten time deri 6 vjec kshu qe skam nostalgji fare..pyetja ishte gjetke......

as une skam nostalgji sepse ne kohen e meksit mendjen e kisha te 'solletico' i rai unossmiley
sa per pyetjen, politikanet larg funksionit rikthehen ne njerez normale, te zhveshur nga solemniteti dhe pesha e pergjegjsise per te veshur karakteret humane qe gjenden tek shumica e njerezve te thjeshte dhe te afert me realitetin, ndaj dhe behen me te deshiruar e simpatike. Kjo vlen per politikanet qe kane pasur vlera dhe jo per horrat e gangsterret qe njesoj mbeten gjithmone.
Meksi ben pjese tek ata te paret, por druaj se po te kthehej ne politike do te gezonte te njejten pershtypje.

kriskulli dhe brandland..pyetjen e keni ne balle edh eartikullin ne lidhje me pyetjen..polemikat lerini ku i gjeni dhe per me teper nese skeni gje me te mire per te bere shkoni kerkoni sherr apo pyetje ne vend tjeter.......

Pse e ke kete pershtypje te gabuar qe une dua sherr ?

Duhet ta kesh se nuk shquhem per sherrxhi dhe skam ndermend te bej sherr me njeri , ishte thjesht nje koment,kaq.

Sigurisht qe e mora , dhe ska  nevoje per debat kot.

Pyetja eshte kot fare.

Bersha vjen ne kete eveniment i FTUAR nga Meksi qe eshte edhe autori i librit.

Po te mos donte Meksi, Berisha nuk do te kishte marre ftese dhe rrjedhimisht nuk do te vinte.Por me kete ardhje Berisha e nderoi ish kolegun e tij te PD-se.Keshtu qe te dy jane sjelle si xhentellmene.

Mesa shikojme jane takuar dhe me pas secili ka takuar miqte e tij,kjo gjithnje sipas Anila Bashes qe zakonisht nuk eshte fort e besueshme kur vjen puna per PD-ne.

Cka ketu per tu bere apo jo si Meksi?

Meksi ka kritikuar qeverine Berisha me shume te drejte,por asnjehere nuk ka hedhur helme,nuk ka shpifur dhe nuk ka share lart e poshte vend e pa vend,se vertet nuk eshte sahanlepires.

Poooor gjithashtu Meksi asnjehere dhe ne asnje rrethane SKA perkrahur dhe as ka per te perkrahur Ramen.

mirembremasmiley po si nuk shkembyet asnje fjale me te ftuarin more meksi??

po he, erdhi Meksi, dora vet... take your chance..smiley

 

Lene se na vuni ne siklet. Na kapi kshu pa gatit. Tkishim bo noj bakllav a noj gjosmiley

do ta kemi shume te shkurter sot. bakllavane ruaje per ndonje here tjeter smiley

meksi qenke bere komplet sex symbol... hallall plako. Njeres i del ne enderr, tjetra do te te japi bakllava, eh c'behet he, vetem ne Shqiperi eshte politika profesion sexy !

vetem ne Shqiperi eshte politika profesion sexy !

Ate mos e thuj tismiley Une po ndiqja traditen shqiptare.smiley

Epo mire pastaj po them qe vetem shqiptaret (femra) e shohin politiken si profesion sexy! smiley

 

ai mund te pergjigjet per arsyjet e nje sjellje te tille,qe duhet vlersuar por qe ama le dyshimet e mira dhe te liga nese ishte apo jo vendi i duhur,menyra e duhur e te shprehurit te mendimit reciprok qe kane tashme pas kaq kohesh per njeri tjetrin.(uroj te jem shprehur qarte mjaftueshem e kriskulli tme kuptoj)

qyqja jo,mos filloni se do shkojme te flejme gjume smiley

naten e mire !

Shoh qe Bradland e kishte marre malli.

Mroma Profesor smiley Sigurisht qe na kishte marre malli te gjitheve .

Vallai vetem per grupin e jnjerezve pa katakter qe "ishte gati per lufte " dhe mbushi poturet nuk te merr malli ndonjehere .Ty te pervetsuan dhe emrin dhe fshine sumen me te para do koheve dhe te pakten te thoje "jam burre me musteqe " smiley

Rri URTe se ta nxorri Dosjen dhe ty Berisha smiley

o brad ku je?? je bo si llamba e aladinit.mjafton me t'ferku icik ene na plotson deshiratsmiley

profesor do na besh içik muhabet ,apo erdhe vetem me na pershnet?

 

varet nga muhabeti. tema e sotme eshte paksa e komplikuar per ta bere online, dhe jam i sigurte qe shume nga ju jane kurioze ose te interesuar. Por historia e ketyre 22 viteve eshte shume e komplikuar...

Profesor , shkurt me qe ske kohe ,marrdheniet me Sali Berishen i ke ftohur teresisht apo ka ngelur ndonje shteg per Bashkepunim.

jo vallai mu sminterson as me kurizon hic tema

as juve, hic fare.

e shkumja prapa

a ka nai gjo per hallet e somte, se te djeshmet e pame se ku na shpune smiley

nejse, une thashe po rri pak por sapaska as bakllava , pune koti

naten e mire, e shendet !

smileyune vetem nje deshire kisha.keni pergatitur gjithe ate album,i bete prezantimin gjithandej por ne peshqit e varfer sna moret ne konsiderate fare.nuk po them nje artikull te gjate shpjegues,po as kopertinen me nje lajmerim??

megjithate ngushellohemi me klajdin e lgbtsmiley

po lere ore sa e komplikuar eshte. ne nje tas jeni te gjithe.ja dukeshit aty tek perurimi albumit. te gjithe si nxenes perpara babasqapit te demokatrahures. gjithe paria e tiranes e tredhur para tij.

urime per Albumin. pastaj te tjerat vari lesht. selanik e tatepjete...

cili eshte tasi i te gjitheve?

cilet ishin paria e Tiranes te tredhur?

tasi na bashkoi rjepja e ketij vendi. per me shume lexo Ali Asllanin.E keshe ne album besoj.

meksi

A jan njerezit qe kan bere politiken shqiptare keto 20 vjet politikane dhe njerez te afte, dhe nese ju mendoni qe PO, a ju njihet kjo aftesi edhe tek homologet e tyre nderkombetar?

do na shpjegosh dicka per albumin???

Albumi eshte nje perpjekje e jona (jo vetem ne dy autoret, por nje grup i gjere bashkepunetoresh, nje shtepi botuese dhe dy miq financues) per te i dhuruar dicka te vecante popullit shqiptar ne kete vit pervjetori. Permban nje panorame te historise sone ne shekuj, nepermjet fotosh, dhe shpresojme qe kemi paraqitur sa me mire Shqiperine dhe shqiptaret. I ngelet lexuesit te na thote me kohe se si i duket.

do te na begenisesh me nje permbledhje??ose me kopertinen te pakten.nuk e meriton peshku kaq gje??

Po pyes nqs mendon se ata qe kan bere politiken shqiptare keto 22 vjet jane politikan te afte apo jo, njerez te afte apo jo. C'mendim ke ti mbi aftesite e tyre ne politike dhe dipllomaci, dhe nqs jan te afte a ju njihet kjo aftesi edhe nga homologet e tyre te jashtem?

eshte pyetje shume e komplikuar, sepse nuk eshte mire te vihen te gjithe ne nje tas smiley. por duke i rene shkurt mund te them qe klasa politike shqiptare e ketyre 22 viteve nuk qe aspak ne nivelin qe i duhej popullit. Pastaj mund te shtrojme edhe pyetjen, a ishte populli ne te njejtin nivel qe pritet? Sepse, shpresoj te mos gabohem ne lidhje me pyetjen tende, si nivel baze ne marrim ate perendimor, le te themi Europe Perendimore dhe USA. A jemi te tere se bashku ne nivelin e tyre?

Jo nje debat e patem edhe ketu para disa ditesh per popullin, dhe une me popullin nuk merrem, as nuk diskutoj fare nivelin e popullit, populli eshte popull, nuk ka popull me nivel te ulet e nivel te larte. Si politikan i popullit tend ti duhet ti pershtatesh vlerave dhe nivelit* te popullit tend me krenari dhe te punosh per mireqenien dhe progresin e popullit. Nqs ke turp nga populli yt as mos ju fut fare politikes dhe turp te te vij, s'ke c'ti besh. Pyetja ishte per politikanet kryesor dhe me the qe nuk kan qene aspak ne nivelin qe i duhej popullit. 

 

Pyetja qe me lind nga kjo pergjigje e sinqerte juaja eshte. Cfare e shtyn nje njeri te rrij ne politike per 22 vjet duke qene i ndergjegjshem qe nuk eshte i denje ti sherbeje popullit te tij, dhe duke u bere gazi i botes ne syte e homologeve nderkombetar qe e perfaqesojne sejcili popullin e tyre me krenari dhe perkushtim?

Pyet personin per te cilin e ke fjalen nqs deshiron nje pergjigje te sinqerte. Per veten time ato 7+4 vite qe ndenja ne politike aktive (prape jam i interesuar dhe i shqetesuar) per mua kane qene periudha me interesante e jetes sime. Jam shume i nderuar per punen e kryer. A ka pasur probleme? Sa te duash. Po ku nuk ka. A kam pasur une gabime? Prape po te them qe po. Por eshte e thjeshte te gjykosh nga jashte. A kam kryer krime apo vepra penale ne detyre? Une te konfirmoj qe jo. I ngelet lexuesit te krijoje i lire mendimin e tij.

Sa per popullin, nuk u ankova se nuk e dua. Thjesht bera nje konstantim. Une e dua popullin tim, dhe jam krenar per postin e mbuluar. Por qartasi, une e ti e te tere shqiptaret, kemi shume rruge per te kryer.

Nuk e di c'rruge paska populli per te kryer? Populli e gjen vete rrugen sic e ka gjet gjithmone, por populli nuk eshte shpikje e re qe punon me telekomande. Populli shqiptar ka treguar qe nuk eshte as me budalla as me i keq se popujt me te civilizuar te botes, biles shpesh ka dhene leksione ne te dyja, madje ka treguar edhe aftesi te jashtezakonshme per mendimin tim duke ngritur ne tulla me  shtepi, vila e pallate nje vend te tere me kontribut 0(zero) nga shteti. Pavaresisht se popull me cene (te gjith popujt moo e kan nga nje cene)  kemi bere edhe mrekullira.

Ne nuk mundemi me te jemi pjese e ndare nga Europa. E shoh shume te pamundur dicka te tille. Jo se te tjere popuj te futur paksa me te shtyra ne Europe treguan se e meritonin. Por pikerisht per kete arsye ne duhet te zeme mend nga gabimet e meparshme. Eshte urgjente qe secili nga ne te jete paksa me europian ne sjellje e veprime te perditshme. Nderkohe akoma verehet e kunderta ne realitet.

E ke te garantuar qe jemi me mire nga c'mendoni ju, por shqiptar ka shume dhe veshtire ti njohesh te tere. Jemi ndoshta i vetmi popull qe ne emigrim nuk kemi krijuar geto!  Cilin realitet te shohim? Kemi qene popullsi 70% fshatare dhe me 20% nga 30% i mbetur qytetar te brezit te pare. Te lutem.  Te them me bindje qe kemi qene si popull me te emancipuar se bullgaret rumunet etj popuj para se te hynin ne BE, ndoshta edhe vazhdojme jemi ende. Problemet e imazhit te shqiptareve ne bote pastaj ti i di me mire se cdo kush tjeter ketu, se nga rrjedhin, perse etj etj.

Une nuk kam pare akoma Taken 2 nqs e ke fjalen per te. Por une jetoj ne Tirane dhe shoh Shqiperine reale. Dhe jam shume i ngeshem per te observuar.

Ti thua nuk kemi krijuar geto ne emigrim. Une po te them qe nuk kemi krijuar as klube shqiptaresh, te pakten ne Europe ku kam bredhur ca. Nderkohe qe ke klube turqish sa te duash, thjesht per te mare nje shembull.

Dhe mos ve fjale ne gojen e te tjereve. Une nuk thashe qe jemi keq. Thashe qe duhet te jemi me mire.

Ahhh qenkam gabuar une, shembullin e turqve do te ndjekesh ti? 

Nuk e kisha fjalen per Taken2 ne vecanti por per gjith goditjen shumevjecare te medias te miqve europiane dhe amerikane.

dhe e thashe qe mora nje shembull smiley

Patjeter smiley vetem une desha te te sqaroja qe nuk jam aq largpames sa ty smiley

nuk eshte ceshtje largpamesie. eshte ceshtje mbijetese te nje kombi ne kohe moderne e te veshtira.

Kam nje pyetje smiley Te lutem mu pergjigj, edhe shkurt s'ka poblem sepse eshte pyetje qe ja kam bere edhe vetes disa here dhe nuk jam i sigurte si mund te jete pergjigjia. 

Si e perfytyroni nje Shqiperi pa aspiraten e BE-se? 

nuk eshte dicka e qarte as per mua. thjesht e shoh te pamundur. Cila eshte alternativa? Federate Ballkanase?

Qofte edhe per arsye ekonomike e shoh te pamundur. Termat ekonomike jane shume te lehte per t'u konsideruar. Ato historike e te kultures me te komplikuar.

Por personalisht e shoh Shqiperine me shume ne BE se sa jashte BE-se.

Profesor, do te coj zile kur te na duhesh.

Naten e mire.

a mund ti beni juve berishes blackmail,duke perdorur ato qe dini per te si president e si kryeminister?22 vjet jane shume ne politike e per me teper pa asnje gjemb ne kembe

ti e sheh si pa asnje gjemb ne kembe. po Nanon apo Meten me cfare i shantazhova? Ata paten 8 vite kohe. Dhe per cilen/cilat ceshtje duhet te bej shantazh?

nuk e kisha ne ate lloj shantazhi.por a dihen pislleqet e te gjithve ne rrethet shume te ngushta?si mbulohen?sepse realiteti na tregon qe ata vertet skane asnje lloj problemi.e kuptoj qe kjo eshte thjesht imazhi per publikun injorant.por.....sbesoj te jete kaq e thjeshte te mbulosh cdo gje qe ben!mjafton qe te dish mbase dicka per dike dhe te gjithe fillojne te kene frike mos di dicka edhe per te tjeret.eshte pushteti i frikes nga zbulimi qe i ben te gjithe te bashkuar.

keshtu si e thua ti duket si ndonje prej episodeve te filmave Bourne...

Ne fakt plot gjera dihen dhe nje pjese jane edhe te qarta per publikun e gjere. Kush deshiron i sheh.

Per periudhen qe une drejtova qeverine, gjerat ishin shume me te thjeshta. Nuk ka pasur ne ate periudhe asnje teme qe t'i afrohet ketyre qe jane verejtur qe prej 1997. Une per pjesen qe me perket kam qene mjaftueshem i qarte ne plot artikuj e ne disa libra. Jam perpjekur te sqaroj mjaftueshem per publikun. Por kam pershtypjen qe publiku yne kerkon ne cdo paragraf ndonje revelacion te tmershem, gje qe nuk gjendet ne shkrimet e mia. Edhe per temen me te rendesishme te qeverise sime, fajdet, une kam shkruar e folur mjaftueshem, ne gazeta e ne TV, por prape, kushdo ka krijuar nje pershtypje te tijen, kjo ndodh shpesh ne Shqiperi, dhe eshte veshtire t'u nderrosh mendjen apo opinionin. Une e kam te qarte qe nuk jam orator karizmatik (nuk eksitoj shume turmen) por jam ky qe jam. Detyra ime ndaj popullit shqiptar eshte te sqaroj ngjarjet qe une di. Por nuk eshte nje proces kaq i thjeshte sa duket. Dhe nuk besoj se njerezit jane gati te degjojne te qete.

sa shpejt e ngrofet ambjentin mer zot i modhsmiley

Nqs PD-ja do ishte parti per te qene, do kishte qene Berisha ai qe do largohej pas 97 e jo Meksi. Cuditerisht, ndodhi e kunderta. 

Jo me jo! Paska fillu ene Firauni me ja fut kot noshti. Te ishte PD-ja parti siç duhet Berisha do vazhdote te PKSH-ja.

O Brado, se ti e di qe une me ty e kom qejfin me bo pyetje me rendesi, a osht e vertete qe m'Tropoje çunat ne moshen 22-23 vjeçare shkojne te daktorri ene i thone :

"Daktorr, jom bo pishmon e du qe te ma kalosh zemren djathtas!"

Te gjithe bashkefajtor ne 92 Guce, keshtu u tha. 

Firauno, une i vetmi gabim qe i njof vetes m'92-n ka qene qe jom bo tape m'kinemo (filmi ka qene wayne's world), kurse ti s'ke pas le akoma smiley kshu qe nuk e di se car bashkefajtoresh ishim ne?

Tani seriozisht, une e kuptoj ironine tate ne kete qe thu po mos ji kaq i holle se kemi te trashe me shumice verdalle.

Vjen dikush me pseudonimin meksi dhe o burra te gjithe kujtojne se eshte Leka.

A thua se ska pune tjeter Meksi po te merret me PPU-ne.

Aleksander Meksi eshte. Ka pune te tjera, ashtu sic ke dhe ti pune te tjera por rri me nje sy ketu 24 ore. E di punen e disa kokave me te medha qe njeh historia e botes? Futja nga nje gote vere e muhabet gjith naten. E ishte pune serioze jo vari qillot.

Me raste me raste smiley po ene raste skena pas hyc smiley

profesor jam me te vertete i interesuar per albumin. mund ta merrni ne konsiderate nje prezantim ketu? nqs do t'ju pyesja per politiken,vetem mendimi dhe pershtypjet mbi greven e te perndjekurve me interesojne. shume tema i kemi konsumuar radhen e kaluar

mund te pergatis nje permbledhje me nje kenaqesi. ndoshta botuesi mund te me lejoje te hedh edhe ndonje material te shkurter online. por ne faqen time ne Facebook ke nje kopje te Deklarates se Pavaresise ne nje version te ri. Eshte nje perpunim interesant i realizuar me iniciativen time, me qellim per te pasur nje pamje me te qarte te versionit te meparshem, pa prekur anen origjinale te fotos.

ok, po te kerkoj miqesine menjehere.smiley

Cili eshte versioni i ri?

Mesa dime versioni i vetem eshte ai qe ka botuar Lef Nosi dhe qe e ka nxjerre kusheriri im Niko Kotherja.

jo i ri ne sensin e fotos se re. Eshte perpunuar ne sensin e paraqitjes te dy faqeve ne nje.

Po po ju be qejfi atij, t'ja thuash qe c'ke me te!smiley Per cfare ka mbaruar Niko, cfare profili ka?

shqipo,kjo eshte diçitura e fotos se meksit;

Po paraqesim pamjen e Aktit te Shpalljes se Pavaresise i rindertuar ne faqen e prapme duke u mbeshtetur ne fotografine e Kel Marubit te vitit 1937 zbuluar nga Niko Kotherja. Ne faqen e prapme jane vendosur firmat sipas montazhit fotografik te realizuar nga Lef Nosi, pamje e cila paraqitej deri me sot. Por qe ishte gjithashtu nje rindertim por jo real.

Nese eshte Leka Meksi atehere bravo i qofte se ka drejtuar qeverine shqiptare me te mire te te gjitha koherave,duke marre parasysh se si e morri vendin pa nje lek ne banke dhe cdo gje sheterore dhe jorentabel.

Nje KM patriot qe ju pergjigj kerkesave per autonomi te Vorioepirit te Micotaqit dhemb per dhemb.

Fatkeqesisht komunistet e PS-se e sabotuan aq sa munden duke nisur qe nga grevat sabotuese ne Polican,mosmeshtetjen per punen e akteve terrorriste ne Peshkepi dhe arrestimit te minoritareve spune e deri ne diten qe u largua si KM,nuk e lane te punonte rehat.

Nejse urime profesor per librin!

Nga nje ish student i Dhjetorit.

 

Nese eshte Leka Meksi atehere bravo i qofte se ka drejtuar qeverine shqiptare me te mire te te gjitha koherave,duke marre parasysh se si e morri vendin pa nje lek ne banke dhe cdo gje sheterore dhe jorentabel.

Ne defto pak se si e la vendin leka meksi?

Mos me pyet mua por ja ku e ke Leken dhe pyete vete.

Nga sa di une kishte akoma nja 200 milion$ ne banke Shqiperia.

Por le te jape pergjigje vete Leka.

Me ato c'ka pashe e la vendin ne tym e flake.Vendi nuk kishte as me as ushtri as polici , burgje gjykata , shkolla.Per here te pare qe nga viti 1913 qeveria kishte nen hyqem vetem bulevardin nga kryeministria deri tek ura e lanes. 

Te thashe puet Leken mos me pyet mua.Ai ka qene ne krye te vendit dhe te jep pergjigje me te sakte.

Megjithate ai ka te drejte kur thote qe sado qe perpitet qe sqaroje njerezit,nuk mund ti kenaqe deri sa te thote ate qe mendojne ata.

Ka te drejte kur thote qe degjuesit duhet te jene me te qete,atehere behet dialog,ndryshe ska kuptim me te sqarosh.

Shiko Noshken ,arturin apo ca te tjere poshte ti dhe pastaj thuaj behet dialog apo jo.

Meksi flet me shkresa e fakte ata me sllogane.Meksi thote me te drejte qe rrethet qe u ngriten me shume si puna e Vlores kane humbur me pak dhe flet me shifra,ai toci bazhdon me parrulla.

Kur turma te pranoje shkresat dhe dokumentat e firmosura si baze te besueshme,atehere KA mundesi qe te behet dialog.

Perndryshe kemi kakofoni,Meksi thuaj sic them une se ndryshe nuk degjoj.

Hajde shendet,besoj se zoti Meksi mund tju sqaroje me mire.

fiqo ka me la pjatat bradosmiley

pune e bukur.po me dhate leje po e sjell ketu deklaraten e pavaresise.

Ku e ke mor burr ta shohim dhe ne te tjeret?

tani seriozisht profesor,cfare mendoni per greven e te perndjekurve,sjelljen e qeverise, te disa personazheve publik?

Po mar per te mireqene motivet e greves si jopolitike sepse nuk kam asnje element te sakte per te menduar ndryshe. Eshte nje ceshtje qe meriton zgjidhje. Dhe me kushtet e sotme ekonomike te Shqiperise (krahasuar me mundesite per borxhe prane Bankes Boterore te 1995-1996) nuk e shoh te veshtire zgjidhjen ekonomike te ceshtjes. Ka nje ligj qe percakton disa te drejta te te perndjekurve (ne terma ekonomike) dhe detyrime te qeverise (te sotmes dhe te se ardhmes ne rast se ndryshon me 2013). Qeveria duhet te ofroje nje zgjidhje ekonomike transaparente dhe te sigurte (jo premtime elektorale).

Nqs pastaj duam te gjejme motive te fshehta (sic e kemi zakon) mund te bejme lloqe deri ne mengjes pa dhene zgjidhje.

A ishte e drejte? Cdo qytetar ka te drejte te kerkoje ate cka i takon. A eshte greva e vetmja menyre? Nuk mund te shprehem pa njohur ne detaje situaten e grevisteve. A ka ndonje nga ju te jape ndonje rruge tjeter?

personalisht u revoltova nga mosperfillja dhe trajtimi qe ju be atyre njerezve te vuajtur.pavaresisht nga situata e tyre personale,ne fund te fundit kane pesuar nje padrejtesi dhe u eshte neperkembur dinjiteti.kam sjelle dicka tek peshku per greven.zgjidhja? minimumi respektimi i ligjit.

ajo qe me peshtirosi ishte perkulja e bashkevuajtesve te tyre.shkuan nga heshtja ,ne sulme ,tallje e shpifje.

Po mar per te mireqene motivet e greves si jopolitike sepse nuk kam asnje element te sakte per te menduar ndryshe.

 

Jam kurioz per elementet, sic thoni ju, qe ju bejne te besoni se greva ishte pikerisht ekonomike.

juve thate qe shteti jone ka mundesira ekonomike,marrim nje nga keta skenaret e pamundur po sikur shteti jone te mos kete asgje dhe prandaj po shitet pak e nga pak?

Ishte e shkurter pra sonte ,neser me kismet vjen prape.

brad,geniu i llambes se aladinitsmiley

e ke ne kllapa zgjidhjen: BB.

Sapo e lexova .Nje rresht i tij eshte nje Enciklopedi cilesimesh e shpjegimesh !!!!! Bravo Merua qe e ka "thithur"

Nje i PDH-it sot ( kushdo )....kërkon të jetë më mirë një popstar sesa një cowboy ordiner me leshin e zbehur nga djersa ndanë sqetullës....

Madheshtore !!!!! Mos vdeksh kuuuuurre o Blendi Mane !Po ku i njeh ky kategorine e Mekserve dhe Neobllokmeneve smiley

 

Zoti Meksi, si ish drejtues i lartë i qeverisë, si i cilësoni trazirat e vitit 1997: Rebelim komunist, apo reagim popullor ndaj humbjes së kursimeve tek firmat piramidale?
Unë isha në krye të qeverisë për të bërë detyrën time në ecurinë e reformave dhe përparimin e vendit tonë. Këtë detyrë e kam bërë me korrektësi, përgjegjshmëri dhe saktësi maksimale. Ndërsa gjetja e cilësimeve, apo emërtimeve për të përcaktuar periudhat e ndryshme është detyrë për gazetarët dhe historianët.

Sipas jush cili ishte shkaku i ndodhive të vitit 1997?
Ajo ç’ka ndodhi në fillim të vitit 1997, sigurisht që pati nxitës, apo shkak fillestar krizën e fajdeve. Dihet qartë se me fajdet ishin përzjerë në një mënyrë apo një tjetër, shumica e rretheve apo qyteteve të Shqipërisë. Dhe megjithatë gjatë janarit dhe shkurtit nuk u ngritën veçse Lushnja Berati, Vlora, Fieri etj, rrethet që më përpara se të tjerët ishin futur në këtë lojë dhe që më shumë se të tjerët kishin përfituar, madje kishin shkallë më të vogël humbjesh, se rrethet e tjera që u futën më vonë, në këtë aktivitet, por që e quanin se ishin humbës. Ngaqë nuk do të fitonin më prej tyre. Dhe u ngritën duke akuzuar qeverinë se nuk ka të drejtë të mbyllë fajdet. Këtu një rol të veçantë luajtën akuzat se, “paratë i ka marrë qeveria”, (vjedhur qeveria, i duhen për buxhetin etj, etj). Ndërsa, drejtuesit e disa firmave piramidale vazhdonin të thoshin sa për të mashtruar njerëzit se: “loja mund të vazhdojë, se ne kemi para”. Kështu premtonte “Xhaferri” e “Populli”, ndërkohë që media e mbështeste. Të gjitha këto së bashku gjetën mbështetje te parulla: “Duam paratë tona”, që ishte një kërkesë ekonomike dhe kërkesa për rrëzimin e qeverisë që ishte një kërkesë e pastër politike.

Përse nuk keni marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni?
Ky ishte një problem midis një individi që jepte borxh, dhe një tjetri që merrte borxh, por me fajde. Pra, për këto kishte zgjidhje ligjore në gjykata. Por rreth mesit të gushtit të vitit 1996, çështja u agravua. Dhe kur kishte më pak se një muaj nga krijimi i qeverisë së re, unë i kërkova me një letër të posaçme Guvernatorit Luniku dhe ministrit përkatës të gjitha sqarimet e nevojshme dhe masat që duheshin marrë. Për këtë vura në dijeni edhe instancat e tjera më të larta.

Çfarë shkruanit në atë letër?
Në këtë letër kërkoja kontrollin e aktivitetit të firmave piramidale nëpërmjet detyrimeve fiskale duke bërë dhe përmirësimet e duhura ligjore. Aty kërkoja edhe që të merrej informacion i plotë për aktivitetin e tyre, dhe t’u kërkohej firmave të deklaronin masat që do merrnin për bilancin e aktivëve dhe pasivëve. Po kështu, që t’i kërkohej ndihmë institucioneve dhe specialistëve të huaj për të gjetur baza për parandalimin dhe luftën kundër fenomenit. Si edhe të mbylleshin menjëherë firmat e reja që po nisnin aktivitetin dhe të studioheshin masat e nevojshme duke  bërë edhe plotësimin ligjor.

 

Përse nuk e keni ndaluar dot procesin e fajdeve?
Kjo nuk ishte detyra ime por e guvernatorit të Bankës, i cili u largua jashtë vendit. Por pengesat ligjore ishin gjithashtu një shkak.

Pas gangrenizimit të këtij problemi dhe pas nisjes së trazirave, përse nuk keni pranuar, ose përse nuk keni dhënë dorëheqjen?
Po kush ma kërkoi mua dorëheqjen që nuk e dhashë. Sapo m’u bë një kërkesë e tillë gjithçka u zgjidh menjëherë.

 

Vazhdo laj duart si Ponc Pilati, vazhdo. ose vazhdo laj me shurre justifikimesh mootin e mekateve ne kurriz te ketij populli. Nuk eshte cudi qe po te ngjallej Envere kete do thoshte:nuk na linte populli te zbusnim luften e klasave. Ish kryeministri ja pason topin e pingpongut te pergjegjesive ish guvernatorit. Pengesat ligjore ISHIN SHKAK thote!! Po sigurisht nismat ligjore i prisnit nga ndonje UFO.Nuk mund te shfajesoheni as me mungesen e dijeve, as me mungesen e ligjeve. Thjesht u mungonte vullneti politik si force politike sepse mandatin e ri qeverises e siguruat  permes mirazhit te eldorados se piramidave mashtruese.Je dy here mashtrues, si ish kryeminister dhe tashme si pseudohistorian. 

Nqs po mashtroj sipas teje, me thuaj se ne cilen pjese dhe pse. A ke ti ndonje fakt te ndryshem?

Se dyti, nuk po pasoj topin gjekundi. une po shpjegoj versionin tim te ngjarjeve. Nqs ti ke ndonje version tendin, je i lire ta propozosh. Nqs ka te tjere me versione te tyrin mund edhe ta ta thone fjalen e tyre. Une nuk di qe Saliu, Fatosi, Iliri apo te tjere politikane qe kane pasur fjalen e tyre ne kete ceshtje, nuk kane sqaruar asgje. E ke degjuar ndonjehere Edi Ramen te permende fjalen fajde? Ndoshta eshe s'ia ka idene se cfare ka ndodhur ate periudhe. Shume prej jush, politikane gazetare apo qytetare, keni disa ide te prestampuara, dhe kur ndokush mer mundimin te ju sqaroje keni nje sjellje tejmase agresive.

Une jam ketu e po sqaroj. Dhe edhe pse nuk jam i detyruar ne asnje forme ligjore apo morale ta bej. Detyren time e kam kryer me kohe, per kenaqesi ndaj publikut po them ato qe them. Nuk eshte se kam ndonje interes apo ndonje kanosje qe me detyron te shprehem. Mos harro se ky muhabet u hap ne nje teme per nje album per 100 vjetorin.

Persa i perket ceshtjes se ligjit po te shpjegoj edhe njehere si me poshte:

1. Ne shkurt 1996 me ligj iu hoq e drejta qeverise te kishte fuqi mbi bankat.

2. Une i kerkova guvernatorit te atehershem (me pashaporte amerikane!!!) te vendoste limite mbi perqindjet qe quhen te ligjshme. Modeli im ishte nje material italian qe quhej Disposizioni in materia di antiusura i cili percaktonte interesat e nje kredie ne menyre qe te mos hynte ne kategorine e fajdeve, duke pasur parasysh qe keto ndalohen kudo ne bote. Zakonisht nqs nje kredi kalon normen e interesit te rreth 1.5 here te bonove te thesarit quhet fajde (usura ne italisht).

3. Tre here guvernatori me solli pergjigje ne te cilat nuk specifikonte asnje limit.

Kesaj pjese i referohesha me lart ne intervisten qe ti ke paraqitur ketu. Dhe nuk i heq nje presje asaj interviste.

 

Ti habitesh perse pengesat qenkan ligjore! Po pse si duhet te jene pengesat? Ku jashte ligjit do t'i gjejme? Ndoshta ti nenkupton pengesa ne PD apo ne interesa private. Jep prova. Dallohet qarte qe ke nje konceptim te pushtetit si dy liderat maksime te sotem ne PD e PS: lideri ka ne dore cdo gje! Une nuk kam qene i tille pushtetar, e kerkoja fuqine time ne kuadrin ligjor. Pastaj, a nuk jeni ju te tere si popull, qofte dhe vetem ju qe jeni online, qe ankoheni pse vetem nje person i ka ne dore te tera sot? Edhe zoti Majko sot ne nje interviste pikerisht per kete ankohej?

Une nuk pata ne doren time te beja asgje qe nuk kam bere. Qe nga fillimi i 1996 i kerkova me rradhe, Presidentit, Guvernatorit, Ministrit te Financave qe te merreshin masa. Ndryshe nga cfare mund te mendoni ju, PD-ne nuk e kisha ne trashegimi qe te beja si te doja. Nga mesi i 1996 ia shtrova te njejtat probleme edhe BB dhe FMN. Kerkesat e mia kane qene edhe me shkrim nqs e ke merak pjesen e provave!

Ne asnje moment nuk me mungoi vullneti politik mua si person tek. A i mungoi PD-se? Per mua pergjigjja eshte e qarte, por sic e thoja ne intervisten me lart eshte pune e historianeve te thone te tyren. Une thjesht po paraqes versionin tim, te pelqen a s'te pelqen ty eshte problemi yt. Por mund te shtoj qe komenti tregon qartasi qe ti flet me mendje te ndare perpara. Nuk me duket si kusht i mire per debat civil.

Pershendetje,

me shpresen qe nuk jeni nje sharlatan qe perdor emrin e A. Meksit, them qe nje kryeminister i vetedijshem per rrezikun e piramidave dhe guximtar, duhej te kishte dhene doreheqje nese alarmi i tij nuk degjohej per aprovimin e nje ligji anti-piramide. Kam frike qe ju nuk kishit asnjeren nga ato dyja, as nuk e kishit idene qe gjendja do te degradonte ashtu si degradoi dhe as kishit guximin per doreheqje per te imponuar vullnetin tuaj.

Kurse sa per ceshtjen qe keni folur apo jo kunder piramidave, per kete nuk duhet aspak te kerkoni falje e as nuk keni pse shfajesoheni. Kam shkruar nje koment tjeter me lart. Edhe sikur ta benit, askush nuk kishte per t'ju degjuar. Te aferm te mi, me njefare niveli arsimor dhe te paralajmeruar mire si funksionojne piramidat, i futen parate njesoj qe njesoj. Dmth ka pasur nje miks injorance dhe deliri ne ato kohe, qe jo Meksi po edhe Jezu Krishti te kishte dalur e te thonte, - Ore njerez te mire, mos fusni parate ne firma se jane mashtrim, - njerezit ne gjithe Shqiperine do ti ishin pergjigjur, ik e mos na caj derrasat.

Ja psh nje video e 1996 link  Rapush Xhaferri, mashtrues, sharlatan, nje video surreale, qesharake. Citoj

Ishte Naim Frasheri e pas tij Ali Pashe Tepelena, Shqiperia Shqiperiaaaa

Kur te mbaroje uji i detit, atehere mbarojne punet e Xhaferrit

Ja nje personi te tille i besuan njerezit. Shikoji njerezit si kercejne, si i hidhen rrotull si majmun. Popull toç mooo hesapi. Car duhet pretenduar me shume? E dinin cfare eshte e njesoj i dhane leket. Apo Sudja. Fene ja luajti. Kur gjen idiote, pse jo.

Nejse, histori te shkuara. Ndonje gje me vlere per te ardhmen, me mire, me te vlefshme?

Je paksa konfuz me duket. Mua me kerkon llogari se nuk ka folur mjaftueshem, nderkohe thua qe edhe po te kisha folur mjaftueshem asgje ndryshonte. Se pari po te jap nje tek ide se cfare do te shkonte ndryshe (me keq): do te kisha qene une shkaktari i shkaterrimit direkt te skemave sepse dihet qe paniku eshte armiku numer nje i skemave piramidale. Nderkohe qe u perpoqa deri me 28 shkurt 1997 te gjeja zgjidhje paqesore. Se dyti, cili eshte standardi me te cilin po me gjykon? Domethene, cili lider qe njeh ti ka thene me shume? Une thashe aq sa mjaftonte per te levizur tere qeverine, BB dhe FMN. Mos duhet te bllokoja tere TVSH vetem me intervista te miat? Dhe me cfare baza llogjike duhet te beja tellallin? Une u perpoqa deri ne fund te rregulloja situaten. Sepse u perpoqa une,  u shpetuan leket e Xhaferit, Popullit dhe Vefes. Ato te Xhaferit dhe Popullit arrita t'i shperndaja perpara se te jepja doreheqjen. Ato te Vefes i lashe ne banke. 80 milione dollare. Te cilat u zhduken ne vitet qe vijuan. Te pakten nuk dime qe te jene shperndare popullit. Per ato nuk ke ndermend te pyetesh ndonje qeveritar?

Kam frike, qe nuk me keni kuptuar, sepse nuk po ju kerkoj aspak llogari. Te kerkosh masa institucionale (ligji) dhe te shprehesh kunder me fjale jane dy gjera te ndryshme.

Ju thoni qe keni paralajmeruar per rrezikun qe kanosej.

Nje lider i vetedijshem per ate rrezik, do te impononte aprovimin e nje ligji anti-piramide me kohe, jo ne shkurt 1997, por shume me perpara. Perpara se te behej fenomen social. Nje lider i vetedijshem per ate rrezik duhet te jape doreheqje, nese fjala e tij nuk degjohej nga strukturat, qe duheshin angazhuar me kete ligj. Eshte si te thuash, une ju paralajmeroj, ky eshte rreziku, kjo eshte zgjidhja. Parlamenti, qeveria, BSH nuk me ndjek? Shume ne rregull, i laj duart, doreheqje.

Kjo eshte mase istitucionale. Ju e kishit kapacitetin intelektual dhe largpamjen per te bere nje parashikim te permasave dhe degradimin e sistemit te piramidave? Pa asnje ofendim, nuk besoj qe e kishit. Por jo vetem ju, askush ne Shqiperi. Askush tjeter ne Shqiperi nuk ka bere apo thene me shume. Biles kryeministri i ardhshem Fatos Nano, ne sheshin e Flamurin, perpara te njejtes turme qe vullnetarisht futi parate ne firma, do te shkonte akoma me tej dhe do ti premtonte kthim 100% te parave.

Tjetra, sikur te kishit ate kapacitet intelektual dhe largpamjen per ate te ardhme, do te kishit guximin te jepnit doreheqjen nese alarmi juaj do te binte ne vesh te shurdher? Nuk besoj, por ky eshte vleresim personal dhe s'kam asnje prove per ta deshmuar.

Ndersa, paralajmerimi me artikuj gazetash, deklarata anti-piramide, qe po i marr te mireqena, thjesht nuk do te pinin uje; ashtu sic nuk pine. Nuk varet nga ju. Njerezit i vejne veshin asaj cfare deshirojne te degjojne. Mbi kete jane ndertuar dhjetra modele marketingu, per te cilat njerezit blejne 170 Euro nje pale kepuce Nike si ato te Michael Jordan.

I dashur hunter,

ti po flet per nje bote teorike ne te cilen Kryeministri cdo dite kercenon Presidentin apo Partine e tij me doreheqje! Se pari, disa here edhe mund te kete ndodhur smiley. Se dyti, nuk eshte nje loje qeverisja qe te tallesh me te. Qe ne fillim te 1996 dhe jo shkurt 1997 u perpoqa te realizoja kuadrin ligjor qe duhej. Kaq per kete pjese. I kthehemi doreheqjes sime qe ti e paske pasur aq qejf (eshte kurioz fakti qe asnjehere nuk merreni me ate qe ndodhi pas doreheqjes sime, as ju "te majte te supozuar" ketu po as plot te djathte, qofshin edhe ish koleg te mi te qeverisjes 1992-1997). Ne rastin e skemave piramidale cdo qeveri ne bote nuk jep doreheqjen por tenton te zgjidhe problemin. Se pari nuk eshte problem i qeverise por eshte problem totalisht privat. Qeveria hyn ne valle ne momentin qe problemi mer permasa te tilla qe rrezikojne ekonomine ose rendin publik (kujto Maddoff ne USA 2008). Se dyte, menyra se si zgjidhet nje skeme piramidale njihet nga tere ekonomistet dhe nuk me ngelet mua ta shpik. Dhe atehere dihej. Eshte e njejta si per cdo falimentim kompanie private. Qe te realizohej menaxhimi i kontrolluar (sic quhet) i firmave piramidale duhej qe se pari te shpalleshin te falimentuara. Ne te kundert do te ishte shtetezim (mbase ju pelqen smiley. Qe te shpalleshin ne falimetin kerkon qe palet te cilave u detyrohet borxhi i firmave te kerkojne falimentimin. Ishit dakort ju me 1996 qe te mbylleshin firmat? Ti thua qe ishte detyra ime ta beja me force? Sepse keshtu ishte e mira e popullit? Po e thua pas ngjarjes, eshte tejmase e lehte! Pastaj ji pak realist! Ju ishit kaq te lumtur ne Vlore nga fabrika e tullave qe ndertoi Vefa! Apo i keni harruar

Ti merresh me kapacitetin tim intelektual? Une te them disa here qe kam edhe provat per veprimet e mia por sic duket nuk te pelqen kjo pjese. Dhe ke kurajo te krahasosh hapat e mia me premtimet e Nanos ne qershor 97 ne Vlore!

 

Larg qofte i majte. Kam bindje liberale, krejt kunderta me ato qe mund te mendoni ju. Per mua psh pergjegjesine per humbjen e parave ne firma e kane pronaret e frmave, pastaj populli i zgjuar qe i futi, pastaj qeveria qe i lejoi. Shembulli i Nanos qe solla, ishte per te thene qe edhe pasi falimentaun kishte nje kryeminister i ardhshem qe premtonte te pamunduren.

Ligji te cilit i referohem eshte nje ligj i cili, nuk lejon subjekte te tjera pervec bankave te marrin depozite nga publiku. Nuk ka lidhje Madoff (financier i licensuar si investues), nuk ka lidhje % interesit e cila quhet fajde. Eshte ne radhe te paree drejta per te mbledhur depozita nga publike, nje e drejte ekskluzive e sistemit bankar. Akoma pas kaq viteve, me duket se nuk e keni kuptuar qe problemi eshte qe JO TE GJITHE mund te marrin para depozite nga publiku. Kjo eshte barriera e pare. 

Nuk kishte ne ate periudhe te tille ligj. Quhet ligji i bankave. Ti mban gje mend banka private ne ate periudhe? Mund te themi qe edhe mungesa e bankave private eshte nje prej arsyeve te shumimit te shpejte te fajdeve si fenomen. Por nuk besoj se qendron ketu arsyeja. Sepse edhe sot e ke kete proces shume aktiv. Nuk eshte me i perqendruar ne kater-pese firma, por eshte ne shume njerez qe japin leke me fajde, po aq shume njerezve qe kane nevoje. Dhe kjo po ndodh per shume te vogla ashtu si per te medha (deri ne investime ne ndertim). Dhe sot ke ligj per bankat. Dhe nuk ka kontroll financiar qe t'i kape. Ngelet atehere t'ia vejme fajin mungeses se mundesive per investime private aksionere (sepse personat qe i dhane leket me fajde nuk paten mundesi ne treg per investim) si dhe mungeses se konkurrences. Por mund te shtojme me pak risk qe eshte edhe faji i kultures sone. Nqs. ti e ke preokupimin se sa i qarte isha apo jam per fajdet, mund te rrime te flasim nja nje muaj ketu online, qe te te heq merakun.

 

Shtese:

Ligji i bankave u mbyll si ceshtje per here te pare ne shkurt 1996. Lejohet hua-marrja dhe nuk ka specifikim teknik se kur hua-marrja quhet fajde. Kerkova disa here sic e thashe me lart qe te behej dallimi (ne sensin precis teknik ne menyre qe te kishte zbatim) hua-marrje dhe fajde. Pati edhe nje debat mbi faktin qe hua-marrja lehjohet nga Kodi Civil dhe i takon kesaj hapesire ligjore ta trajtoje.

zoti meksi,jane te paket tashme njerezit qe vijne ne peshk,dhe qe kane me te vertete interes per te degjuar ose edhe per te diskutuar seriozisht.pastaj sa flasim per fajdet dhe te shkuaren(ju pas 97 nuk keni marre me pjese ne politike aktive)pse nuk sillni ndonje teme per zhvillimet e sotme ne politike,me saktesisht per FRD.e dime se ju keni shkruar programin,keni ndihmuar ne themelim etj,etj.jo me kot ju pyeta per greven e te perndjekurve. 

Nuk kishte ligj ne ate periudhe?!

Po pse, kush do ti beje ligjet? Une?!

Ju qe ishit\jeni politikan. Kjo eshte puna juaj, jo e imja si qytetar i thjeshte.

Per aspektin e "riskut" qe kemi ne shqiptaret, çka shtyu njerezit te fusnin parate ne firma, une nuk do te thoja qe ishte risku shtysa. Sigurisht eshte edhe riskut, por perpara tij mendoj vjen dembelizmi, por akoma me perpara mendoj,qe vjen injoranca dhe shtysa e shoqerise. Shikonim teper cfare ben shoqeria. Mentalitet kolektivist i trasheguar nga komunizmi kjo, shohim cfare ben komshia, kushuriri, sa leke nga Xhaferri mori ai, sa leke nga Gjallica mori ai tjetri. Po une pse jo? Kshu po bejne te gjithe. Psei vetmi budalla jam une, qe nuk fus leket? 

Ligjet i ben parlamenti. Projektligjet i ben qeveria. Dekretet presidenti. Mese e thjeshte, apo jo?

Une shtrova projektiligjin. U be ligj ne 1996, me te tera amendimet dhe ndryshimet qe parlamenti ka te drejte te beje. I takonte Bankes Qendrore ta vinte ne zbatim. Koeficienti i hua-marjes te barabarte me fajde nuk vendoset ne ligj. E percakton Banka. Kete kerkova. Qe te kishte nje percaktim ligjor qe fajdet e jona ishin realisht fajde ne sensin teknik. Qe te mos kishim me lojra fjalesh ne ambientet e PD-se. Qe te niste nje plan, pa kthim prapa, per zgjidhjen e problemit te fajdeve. Ne te kundert, fajde s'kishte dhe atehere as zgjidhja e problemit nuk shtrohej ligjerisht.

Ne te njejten menyre kerkova disa here, ne janar-shkurt 1997, gjendjen e jashtezakonshem. Ia kerkova Presidentit, ia kerkova Parlamentit. Nuk u dha. Nuk kisha me asgje cfare te beja. E di qe e thene keshtu iu duket e habitshem dhe shume e thjesht, sepse qartasi prisni ate momentin kur nderhyn ai agjenti sekret i atij shtetit armik ne versionin Bourne ose Bond, por ky eshte realiteti. Une nuk kerkova gjendjen e jasahtezakonshme sepse doja me force te mbaja pushtetin (cilin pushtet? timin jo ne cdo rast!) por thjesht sepse isha i bindur qe po te qetesoja situaten ne Vlore do te kisha edhe shansin te zgjidhja problemin e fajdeve. Dhe plotesisht te zgjidhur jo ne versionin e Nanos premtim elektoral ne Vlore.

Ti thua qe isha politikan. E vertete. Si i tille po pergjigjem ndaj jush per ato qe di e qe mund te fliten online! Cka po them une jane fakte te ditura, mund te te numeroj ne cast rreth 50 gazetare, shumica akoma ne aktivitet qe i dine, tjeter pune a duan te flasin per keto ceshjte.

 

Ok. Kryeministri nuk ka ne dore te aprovoje nga parlamenti nje ligj. Ok. Hera e pare qe e degjoj, por ok.

Mgjs vazhdoj te mendoj qe ju nuk kishit idene e asaj dallge qe po u pergatiste. Dhe nese e dinit, le te themi nje vit perpra dhe nuk nderhyte qofte edhe me masa ekstreme si psh doreheqja, meqe nuk ju ecte fjala, edhe kjo eshte mungese guximi. Sdq flm per pergjigjen tuaj.

P.S. kam redaktuar komentin e meparshem, per pjesen e riskut qe shtyn shqiptaret, por pa prekur pjesen te ciles ju referuat ju.

Mjafton te shohesh Italine e Francen dhe te jap sa te duash shembuj ligjesh qe Qeveria kerkon apo deshiron dhe parlamenti nuk voton. Per nje mije arsye. Por sic duket qenke keq i informuar, ose je koke ke vetem modelin e kryeministrave pas meje. Atyre u ankohesh per ligjet qe bejne vetem sipas deshires se tyre, mua me ankohesh per ligjet qe nuk bera dot sipas deshires sime.

Goxha arritje!

Pa he njehere cfare premtoi Nano sipas jush?

Mjafton te shikoj Italine ne fakt. Viti 1998. Qeveria e Romano Prodi. Diskutohet aprovimi i buxhetit per vitin qe vjen. Partia Komuniste, aleate ne qeveri, kerkon nje norme ne buxhet ne lidhje me pensionet. Pergjigja e kryeministrit Prodi: me kete norme rrezohet gjithe struktura, parimi i ketij buxheti, linja e kesaj qeveria. Eshte ceshtje parimi, une jam i bindur qe nuk mund te bejme ndryshe. Une (Prodi) jam i gatshem te sakrifikoj per bindjen time, ketu nuk mund te bej kompromis. Do ta sjelli njesoj ne parlament. Nqs nuk deshironi ta votoni, mbani pergjegjesi dhe une po ashtu do te mbaj pergjegjesi.

Rezultati, propozohet ne parlament, nuk aprovohet, kryeministri jep doreheqjen.

Une flas sigurisht me mendje te ndare sepse tashme jemi postfactum dhe historine e fajdeve pak a shume e dime te gjithe. Ajo qe arrij te kuptoj une si qytetar eshte se nqs asokohe si kryeminister keni bere keto percapje qe po thoni ketu, tani si ish kryeminister nuk keni aq kurajo civile te thoni te verteten para HISTORISE.Dhe te vertetat kane emer, lidhen me persona te cilet penguan kete proces.Ti do te thuash dhe me flukse te interesuara, brenda dhe jashte vendit,duke futur ne tave dhe opoziten e atehershme apatike dhe memece e duke perfunduar tek Edi Rama! Po c'lesh te bej Edi Rama kur ju, te dy palet, e arkivuat dosjen e 97 njehere e pergjithmone.  Une kuptoj se ju, nqs kishit nje shqetsim ne rritje per rreziqet e fajdeve, i kishit duart e lidhura nga Parlamenti, Pd dhe sigurisht NJESHI qe vendoste per gjithcka.OK,e marr te mireqene kete fakt. Atehere pas qershorit te 96 e menduat ndonjehere opsionin e doreheqjes perballe murit refrektar Parlament, PD, FMN,BB? Apo doreheqja prishte imazhin e PD-se,  pa sa per imazhin e Shqiperise ne flaket e 97, pune e madhe fort. Eshte shume e habitshme se si nje ish kryeminister shfajeson veten me ca biseda dhe shkresa burokratike kur i vetmi instrument eshte ligji. Nje nisem ligjore mund ta merrnit dhe nqs ajo nuk kalonte, nje kryeminister i pergjegjshem jep doreheqjen. 

Perseri i permbahem idese se ju mungon kurajo civile te tregoni se pengesa ishte PD dhe posacerisht Sali Berisha. Ju lini te nekuptohet qe pikerisht ky nuk e kishte kete vullnet politik (po si mund te prishej imazhi Shqiperise, nxenesit te bindur te FMN dhe me rezultate impresionuese  ne ndertimin e Eldorados postkomuniste!) e , nderkohe, me pyesni mua se, nqs kam prova per kete (pra qe ishte PD dhe SB qe nuk deshironin nje kuader regullator per te parandaluar flamen e fajdeve) ti jap.Po provat jane sheshit.Ju vete po i pranoni me gjysem zeri.

Po c'lesh te bej Edi Rama kur ju, te dy palet, e arkivuat dosjen e 97 njehere e pergjithmone.

Meksi sikur nuk ka qene ne pushtet pas 97-es, keshtu qe si do qenka ai pergjgjes per arkivimin e "dosjes" se '97-es?! Nuk duhet te pyesesh Nanon e te tjeret per kete?

Perseri i permbahem idese se ju mungon kurajo civile te tregoni se pengesa ishte PD dhe posacerisht Sali Berisha.

Para nja dy muajsh, kur ti s'ishe ketej pari, z. Meksi (perseri, nuk e di a eshte i verteti) ka ardhur ketu dhe ka thene pak a shume edhe per rolin e Berishes.

Artur deri diku te kuptoj, si ti ka shume ne Tirane. Versioni ne te cilin ju me preferoni mua eshte si me poshte: te dal ne mengjes per kafe dhe te filloj e te shaj Saliun pa ndalim. Ky eshte versioni qe ju pelqeni, enderroni dhe jeni te merzitur pse nuk e beni dot vete dhe pse nuk e ben sot Edi Rama.

Une nuk kam asgje personale me emra te vecante, qofshin keto emra Sali, Fatos, Ilir, Pandeli a ku di une. Kur pyetem, apo kur permendem ne tone negative ne komentet e juaj ne faqet e Peshku-t, Shekulli etj dhe kur kam nge, pergjigjem ndershmerisht.

Cilin arkivim e ke fjalen ti? Une nuk kam arkivuar asgje. Dhe nuk kisha ne dore te arkivoja asgje. Pati disa qeveri te majta pas meje, nqs mendon se ata kane arkivuar kerkoja atyre. Une nuk kam refuzuar asnjehere te pergjigjem per fajdet. Hera e fundit qe me vjen ndermend ne TV ka qene dy dite para zgjedhjeve te 2009 ne Neser TV, ku paraqita edhe nje dokument.

Ti thua pse nuk dhashe me heret doreheqjen? Por shiko ne intervisten me lart qe i jam pergjigjur kesaj pyetjeje. Une nuk jam person qe dorezohem perpara veshtiresive. Te tera reformat qe nderrmora ne ato 5 vite ishin te veshtira dhe me shume sfida. Ti po thua qe perpara cdo sfide une duhet te dorezohesha sepse ndoshta kisha nje ndjenje apo mendim negativ. Por per cfare duhet kryeministri atehere?

Detyra ime ishte te gjeja zgjidhje. Dhe u perpoqa te gjeja zgjidhjen deri me 28 shkurt 1997. Ti thua qe i vetmi instrument eshte ligji. Jam dakort me ty. Dhe ate kam bere plotesisht. Deshtova ne perpjekjen time? Po ku thuhet gjekundi qe nuk duhet deshtuar ne asnje nisme. Une e quaj qe ne shume pike te tjera te asaj qeverisj kam qene i suksseshem. Ne njeren apo disa te tjera paskam deshtuar. OK nqs e mendon keshtu.

Une i kam thene me kohe pengesat se kush ishin. Por perseri kenaqesia juaj eshte tek pjesa ne te cilen duhet te shaj dike me emer te pervecem. Une nuk mund te jem pjese e nje loje dhe cdo here qe ju deshironi te them te njejten gje. E kam thene mjaftueshem here, e thashe edhe me lart. Lexo pastaj kritiko.

Dhe te lutem mos me ofendo kur thua me gjysem zeri. Jam i vetmi qe kam folur dhe flas!

Po ik ore aman, as ne darke e as ne mengjes kush ka nge qe ta...

Nese s'do kishe nge, nuk do vazhdoje

lol o brad ca paske qene. Ruaje shume mos ta vjedhin kush celularin, se po bien ne dore numrat e Vipave shqiptar smiley

Profesor, politikane te shquar (ne boten perendimore sigurisht) ose marrin pjese aktive ne politike ose terhiqen ne jeten private. Dhe kur terhiqen, terhiqen fare, fare. Punen e bere ia lene ta gjykoje e ardhmja. Ftohen ngadonjehere neper intervista per ceshtje aktuale, ndonjerit i mbushet mendja per ndonje memuar dhe kaq. ASKUSH nuk fillon e justifikon qendrimet dhe politiken e ndjekur me artikuj neper gazeta dhe per me pak forumeve.

Mua sigurisht qe me pelqejne diskutimet e tua ketu, por jo keshtu, jo nga keto pozita.

Cilave pozita  i referohesh? Se nuk e kam te qarte ne cilen pike une bej perjashtim nga rastet e te huajve qe ti pelqeke.

profesor, paske dale heret sot.. zakonisht dilni pas mesnate..smiley

Eshte hera dyte ketu ne forum qe vjen e justifikohesh per cdo pyetje qe te eshte bere qe nga '91 e deri ne '97. Ketu ne forum! Kjo eshte njera nga pikat ku ti ben perjashtim.  

Me fal Patrioti se s'te kuptova. Ti do apo nuk do qe z. Meksi te jete ketu e te bisedoje?

Z Meksi, mendoni se do vihen prap vizat nga BE?

Mua do me pelqente sikur anetari anonim AM te komentonte per ngjarjet e '91, '92, '96-'97, por nuk me pelqen kur ish kministri i pergjigjet pyetjeve direkte dhe fillon e justifikohet pse partine e uzurpoi Berisha, ca tha ai e si ishte situata me fajdet, pse u be kjo e pse u ajo.... kam parasysh edhe nje diskutim tjeter te gjate ketu ne peshk para ca kohesh.

Ndoshta e kam gabim, dhe kurrsesi s'mund te flas ne emer te z. Meksi, por ai me duket ka bere shkrime ne gazeta keto vite - per ato vite. Njerezit bejne pyetje dhe ai (nqs eshte i verteti, sigurisht) po ju pergjigjet. Deri tani s'me duket se e ka bere ndonje politikan tjeter kete gje - por ndoshta jam gabim. Nese s'pergjigjet, prape do i hidhen ne fyt e t'i thone pse s'pergjigjesh. Hip se te vrava, zbrit se te vrava.

Une nuk po justifikohem. Une po sqaroj. Ju edhe thoni qe jeni interesuar por edhe pastaj kur s'ju pelqen sqarimi, beheni pishman. Une nuk te detyroj te me besosh. Per besim kemi profetet, dhe liderat maksime. Une bej pjese ne asnje prej ketyre kategorive.

Jo zoteri nuk po sqaroni. Sqarim do te quhej sikur shpjegimeve te ish kministrit ti viheshin perballe shpjegimet e aktoreve te tjere te kohes per te cilet behet fjale (Berisha, Luniku, Tusha, Shehu, Zhulali etj). Per sa kohe qe kjo nuk ndodh shumica ketu lexon vetem "sqarimet" e ish kministrit. A e kupton se e mjere duket kjo?

Po cfare kam ne dore une ne kete rast? Te mos flas sepse as te tjeret nuk flasin? Kete po sygjeron? Kjo eshte e mjere me duket, jo sjellja ime!

Shkrujta gjithe ato gjona po i fshiva. Nuk me pelqen me lujte hapadollapa. 

Githe te mirat

Por valle pse s'ka njerez qe mos te kene ngerdheshjen e ulet prej sahanlepiresi e nje ftohtesi te moralshme ndaj kryeministrit tone?

E po nuk mund te jene te gjithe arkitekte!

Pershendetje Z. Meksi.

Nuk shoh lidhje me arkitektin, historianin apo tjeter zanat smiley

Po ty s'ta var njeri ke ajo tema koti që ke hap, dhe vjen na prish muhabetin?

Se po t'i kesh dy fije mend, mëson shumë nga kjo temë. Psh, që pse disa tallin bythën, është që ca të tjerë nuk kanë bythë. Si tha amerikani:

Why does the dog wag its tail?

C'eshte ai llaf?  Mos qofte i prishur!

Nje fije, c'ne dy. 

PS: O Lirka, o rruaza e korrekteses ! smiley

Përshëndetje Z. Meksi,

Duke e nisur dhe unë komentin mbi premisën që ju jeni realisht zoti Meksi, dëshiroj të theksoj një aspekt të personalitetit tuaj, që deri-diku i ndikon dhe komentuesit. Unë mendoj se juve jeni një njeri korrekt. Korrektesa, ose më saktë dëshira për të evidentuar korrektesën tuaj në ushtrimin e detyrës, më duket se shpaloset dhe në opinionet tuaja, për menaxhimin e krizës së 97-s. Ndërkohë, korrektesa mund të kuptohet fare mirë në kontekstin e një pune zyre (burokratike madje) ndërkohë, që në kushtet e një trazire (kur kjo merr përmasat e trazirës mbarëpopullore) korrektesa është një element që nuk pi shumë ujë. Pra, korrektesa juaj (që ndoshta pak vetë e vënë në dyshim) përballet me ineficencën. Më vjen realisht keq, sepse një aktor politik, sikundër Juve, kapitali i të cilit mbështetej në formimin profesional kryesisht dhe në atë burokratik (duhet të jeni një burokrat i shkëlqyer kam përshtypjen – pra njeri i zyrave) më duket se nuk dha kontributin e duhur në marrëdhëniet politike. Por, kam një pyetje specifike për Juve. Cili ka qen këshilltari juaj Zotëri, kë keni ftuar Juve për bashkëpunim (më thoni cilët janë ekspertët tuaj, bashkëpunëtorët tuaj) për menaxhimin e  krizës. A ka ndonjë protokoll të këtyre mbledhjeve (cila është data?); a ka ndonjë relacion që i dërgohej institucioneve të ndryshme (Ku është relacioni për Guvernatorin). Dhe së fundi: dëshmia juaj si gjithnjë i referohet zyrës, dhe asaj cka ndodh brenda saj (prototipi i zyrtarit në fjaline: e thirra Guvernatorin e Bankës) por a ka dëshmi për jashtë zyre. Ku keni shkuar ju vetë? Cili është itinerari i lëvizjeve tuaja gjatë periudhës së krizës? A bëni dot një përshkrim të tij? Apo do të thoni: në zyrë!

Eh Lirka, Lirka... sa holle e tjerr ti. Une e kam ndare me kohe historine, dhe po e them me dy-tre fjale :

Shqiperia e 1992-1997, ishte nje Shqiperi me lecka neper kembe, me nje klase drejtuese qe, edhe pse me vullnet te mire, kishin nje te mete te vockel fare po qe i kushton shume shtetit : NUK ISHIN TE FORMUAR PER TE QEVERISUR, shkurt fjala, ishin te gjithe NE MESIM E SIPER, ne pune praktike, siç thoshim dikur.

Ku ne djallin do ta merrnim ne klasen burokratike, kur burokratet tane te kohes se Enver Rrumpalles ishin me mediokrit e mbledhur skutave te Shqiperise ? Me thoni emrin e qofte dhe nje shkolle e cila te pergatiste kuadro qeveritare, pra qe t'i dinin te mblidhnin 1+1=2 ? Me Institutin e Studimeve Marksist-Leniniste do ndertonte shtet Enver horri ?

Terapia e shokut, e predikuar nga Gramoz Pashko, ishte thjesht nje emer mbulese per ate qe do te ngjiste me çdo kusht, donte apo s'donte Pashko e Meksi e Berisha e vete Butros Butros Gali, po deshet. Do te ndodhte kjo qe ndodhi :

Ringritja e themeleve te shtetit nga e para. Dhe ne kete ringritje, te gjithe ishin me kokerroçe se tjetri, edhe keta qe bejne si kokemedhenj sot, nje zero ishin. Gramoz Pashko jepte teori te ekonomise politike ne Fakultet. Po pse, me pallavrat e librit te Lazrit e te shpjeguar nga Pashko u ndertoka shteti ?

E vetmja gje e papritur, dhe qe i kushtoi tmerresisht shtrenjte njerezve shqiptare, ishte kunderrevolucioni i kuq i bandave te Jugut, me ne krie ish-oficeret, ish-kapterret, ish-kalecet e sigurimit, e qe sot i ke te ulur kembekryq, majtas, djathtas, qender, anash, ballas, bythas, kaluç e galiç mu ne parlament. Grini sallate tani.

Me vjen mire qe Aleksandri paska gjetur rrugen e Peshkut, veç une do ta pyesja, se; Ku shkuan parate e njerzeve qe u katandisen ne 7-8-9-10-11% . Pyetja nuk eshte akuze, siç e kuptojne rendom njerzit, por a di ai ndonje gje qe ne populli nuk e dime, se eshte per te vene duart ne koke (eshte çudi) te zhduken parate, se ato (dorzimet, kapitali kesh) ekzistonin kur u bllokuan firmat,  gje qe do te thoshte se 50% e me teper mund tu jepej popullit, siç iu dhane ato te firmes Populli qe Meksi i permend me te drejte ketu. 

Gjembi,e lexova ate,lexova ter komentet, por nuk ka gje konkrete, kushkuan parate, ai nuk flet per kete gje, por per tjeter gje. 

Ato te Xhaferit dhe Popullit arrita t'i shperndaja perpara se te jepja doreheqjen. Ato te Vefes i lashe ne banke. 80 milione dollare. Te cilat u zhduken ne vitet qe vijuan.

I pakapshem, ate temen e kemi diskutuar, por pyetja shtrohet hapur per te gjithe; Ku shkuan parate. 

U perlane o Pjer, pergjithesisht nga Nano e socialistet por dhe nga Berisha e te tijet.  U "shiten" asetet e konfiskuara te ketyre firmave per nje perqindje qesharake te vleres reale te tyre.

Une nuk kam informacion se ku kane vajtur. Mund te perseris ate cka thashe me larte: sa leke/usd lashe ne banke ne diten e doreheqjes sime. Me nje korrigjim te vogel, shifra e lene ne lidhje me Vefen nuk eshte 80.000.000 dollare por 130.000.000. Dhe totali qe u konfiskua ishte 400.000.000 dollare, prej te cilave 270.000.000 Xhafer dhe Popull u rindane gjate kohes qe une qeverisja.

Tani, pas meje nuk u nda asgje me. Nxiri vete konkluzionet: sipas llogjikes, sipas perkatesise politike, sipas versionit te urban legend qe te bind me shume, ose sipas mendjes se ndare qe me perpara ne kohe smiley

o gjembi...ca e ke meksin? daddy apo suga daddy

Terapia e shokut e Pashkos. 

A e shpelafte panullka Sachs e shokun Milo para tij.  

Karagjozllek pa mase, pa din e iman.

Mirembrema. Nejse une kam nje pyetje qe ka te beje me shume me sqimën.
Duhet te shkoj ne nje zijafet, por nuk du te blej kostum te ri. Kam nji te vjeter gri e thelle me nje rrige te hooooll bojeqielli a akua ce quajne. A thua do dukem shum demode e i shkuar, apo te shkoj te marr nji tjeter cqtmn?
Rralle ma bje rasti te shkojme ne kshu gjerash kshuqe spo du me prish pare. Po prap edhe me kohen duhet me u azhornu. Cte bej?

Shko e bli nje te ri , nuk je djale per kostume demode ti smiley 

cqtmn, merr nji tjeter dhe pastaj ktheje prap fiqo

E blej mer e blej, po jam i sigurt qi prap ke nanji gri e thelle me viz te holl bojqielli ka per tmnjel syni smiley
Duhen menu thelle kto pune se robi duhet ti paraprije gjith rrethanave; supozojme largqofte i shko per dasem dhe tjetrit i vdes gruja.
Duhet me qen i vesh me largpamesi dmth. Ca sikleti.

Të vishem si gjeraqinë, 

apo të vishem si kallogre.

Eja motër, sikundër je.

Fiqo bleeeje heu bre burre! Leket ikin e vijne, jeta njehere eshte, lene mo zijafeti. Madje te jesh brenda , merri leket e jepja grus ta zgjedh, keshtu qe s'blen te njejtin.

Leket po ndejten ne vend qelben , mos e boj llaf. Ble me te bukrin, edhe ik e hapu si pallua. Beji qejfin vetes se ke rene shume nga morali. smiley

Ika tani .. smiley

Mendjen vetëm për të prishur paratë e keni ju graria.

cqtmn Fiqo, leket e kostumin boji birra , dhe shko me ate qe ke. Ti je domosdo djale i bukur, dhe ste prish pune kostumi. Pastaj ska kuptim te ndrisesh ti me shume se gruja smiley

Si m'tha mu i here çeti : e kam venos, nuk do shkojme n'darsem. Se, tha, qinmileke do hudhim ne zarf. Nja izetmijeke do dorovisim ne karcimin e nuses etj.  Po une nai gjo t're do e blej. Pastaj do me thush ti, du ne une i fustan te ri, ene leket mu do mi kerkosh.

Jo re , bohen minimumi tre a katerqinmilek ashtu, na marrshin te keqen, se mo mire i bojme pushime

ca rasti eshte zijafeti ? smiley

Zija-feti është ai sebepi ku të zjen festja, dmth të vjen festja vërdallë.

Tani mos më pyet se ç'dmth sebep, apo ç'dmth "të vjen festja vërdallë". 

I si pune sallahane per 100 vjetor

Këtë fjalën "sallahane" as unë nuk e di, por ato dy rrokjet e para të ndjekura nga ato dy rrokjet e dyta më bëjnë të dyshoj që do jetë llaf i pistë.

zijafeti, festja, sallahane ....!  na tranut krejt 

black is black, black is chic, black is sexy, me black dukesh edhe me i dobet smiley 

Ore se e kam dëgjuar shpesh këtë fjalën "tranuat, tranove, tranoj". Ça dmth 'tranoj"?

....po vetem ke ty spaska kom kosovari m duket...qekan te gjithe ketej nga ne per azil smiley 
m'tranove krejt dmth m'cmene fare smiley 

Jo mër, këtu ku jam unë janë të gjithë skrapallinj.

p.s Bullnicë? Kjo "nicë" mos është kosovarçe për "-shit'?

as mos luj hiç kaviro.skraparllinjt dine te jetojne.ka ca krahina qe ta heqin tepelekun fare  sikur edhe vetem njohje-pershendetje te thjeshte te kesh. 

cmendje kavir,e perdorin kosovaret shume.po bullnice e ke degjuar ndonjehere?smiley

Alke,  
mos dmth e trash/bufe ? 

e fundit qe kam mesuar eshte shprehja : a't'kojti 
 

jo,jo.bullnice i thone spitalitsmileykam nje mik te mire nga bujanova ne luginen e presheves.ai i thote ndonjehere keto shprehje sidomos kur do te beje qyfyre me disa te ndonje krahine tjeter.te garantoj qe shqipja ne krahine e tij flitet si te ishte  shqipnija e mesme 

...nuk e di ca theksi apo ca gjuhe ka shqiperia mesme....por shqipja e preshevareve eshte shume e jugosllavizuar per mendimin tim...

edhe une ashtu mendoja por kur shkova u habita.me te jugosllavizuar e kane mitrovica dhe nigjoni,nigjoni,gjakovaretsmiley

ej sapo me konfirmuan qe jugosllavisht spitalit i thone : Bolnica 
 

shkurt per trand-trandem (m'doket)

 

TRAND kal.1. Tund, lëkund, shkund diçka me forcë që nga themelet. Tërmeti trandi dheun (tokën). 
2. fig. E trondit a e tremb shumë dikë; e shqetësoi shumë. Ia trandi zemrën (shpirtin). E trandi shumë.
TRANDEM vetv.1. Tundem, lëkundem, shkundem me forcë. U trand shtëpia. U trand lugina. 
2. fig. Tronditem a trembem shumë; shqetësohem shumë për diçka. Mos u trand! Pse trandesh kështu!

Tranoj mesa kuptoj, rimon me shkalloj.

Kurse trandem: vendi trandej, ai s'pjeti, se nuk trandej nga tërmeti. smiley

 

A't'kojti? Tani ose kam unë mendje të pistë, ose edhe ky është llaf i pistë (kshu nga nuhatja them).

 

 

...definitivisht ke mendje te piset smiley se nuk eshte fare e piset ...po fare fare smiley 

me duket se do te thote a te pelqeusmiley ndoshta gaboj,duhet me pytsmiley

po fare fare

Dmth 'a't'kojti' ka kuptimin 'fare fare'?

jo jo smiley 

kur mbaron se ngreni te pysin zakonisht a't'kojti, qe dmth: a te pelqeu/a t shijoi/a tshkoi n bark/etc
por...nuk mund te thuash a't'kojti per gjera te tjera...te pista psh smiley 

Rimon edhe me shkallmoj smiley.

Tani ose kam unë mendje të pistë, ose edhe ky është llaf i pistë (kshu nga nuhatja them).

I shkallmuar je vete, tha smiley

Ça ke që sha ti? Apo shyqyr që ke revole, dmth pushtet desha me thonë?

Se më dole në shtek. Sa ju njit pushteti ju tropojanëve mi. 

Disa lindin të pushtetshëm, disa e kërkojnë pushtetin, disave iu njit pushteti.

 

p.s Rrofsh EH.

zijafete per te qene ben kryetari i bashkise se Kavajes, ai trafikanti i femrave, merr edhe avion charter.

...te gjithe politikanet e derisotshem perdorin te njejten gjuhe, komente e justifikime, korrektesi me ligjin e popullin etj, etj...por ne teresi pa vecuar asnje jane te gjithe qe me punen e tyre te perbashket e kane lene Shqiperine ku eshte sot....

...dhe une si njeri i thjeshte, me nivel mesatar zgjuarsie, ....gjithe KETO me lene nje shije:- se jo vetem politikanet por edhe ata ish vazhdojne te tallen moralisht, materialisht etj etj me popullin qe sipas vet shprehjeve popullore....i meriton, pasi i "zgjedh" vet....

ja te te jap nje tjeter kendveshtrim ne lidhje me cfare mund te shohesh nisur nga niveli yt, sic e quan edhe ti vete:

meqenese ty te mungon informacion mbi disa ceshtje te caktuara ti i gjykon te tere njesoj. por kur dikush perpiqet te te jape informacion, sado pak qofte i vertete, ti nuk e degjon, por prapeseprape kthehesh tek versioni yt i pare. Te jete kokefortesi? Te jete ligesi? Mund te kete edhe te tjera shpjegime piskologjike, por ne kete fushe nuk te ndihmoj dot.

Ajo cka mund te them eshte qe procesi i futjes te te tereve ne nje tas, sic dikush e quajti dje, eshte i demshme jo sepse ne tas u futa edhe une apo ndonje koleg i imi, por sepse nuk gjendet/dallohet me kush ishte realisht qe ne fillim brenda ne tas! Nuk e di sa i qarte jam kesaj rradhe.

Pse nuk ka të tjerë si Meksi?

Japim doren nje krimineli qe e krijuan me duart e tyre? Jo Flm.

@ admin

po ndonje teme te vecante per kostumin e ketij fiqiriut do hapni?

 

Uee me rop shpije erdhi prap. Miredita zoti Meksi. Un jam kokolepsi shkurt familja me thot koli, shoqnija te kalceto gjimnazit partizoni me thon sklepi. Shpin e kam te selvia. 3 pyetje kam. Sa perqind te votave synoni ne tirane? Ca do beni per borxhin e jashtem, do vazhdoni te merrni borxh pafre? A mendoni se edi rama nuk di ta maksimalizoje potencialin e votuesit socialist? Flm. Respekte. 

deri t'honen shko 5qinçja ktusmiley

T'shofim ka apo ska Profesori kohe ne fundjave smiley

ishalla i mushet men'ja te na japi nje permbledhje te albumit,se ngelen tu e pyt per ato qe iken.po dhe ai spo na thot asigjo cere menon per ditet qe po vijnsmiley

Pse jo ? Duhet te ndjehesh shume  e rrespektuar.

ndihem vertet,por sdua qe temam te behen debate politike,kisha nje ide tjeter kur postova pyetjen nuk prisja nje "si te gjykojme meksin!"

Klesidra, ti shtrove nje pyetje interesante. Me shume se sa te gjykohem une nga ju, apo une te jap shpjegime tek ju, ceshtja eshte pse politikanet shqiptare kane tabu si psh te flasin lirshem, te shprehin edhe te tera kundershtimet qe kane ndaj liderit maksim, te shprehin idete e tyre (nqs kane) mbi reformat qe duhen ndermare se pari ne Parti dhe pastaj ne Shqiperi. Pergjigjet e ketyre pyetjeve mbi emrin tim, japin indirekti edhe pergjigjen e pyetjes tende te pare. Une e quaj shume te dobishem nje debat, qofte edhe online megjithe veshtiresite qe paraqet, mbi strukturat demokratike te partive, dhe te shoqerise. Ngelen motivi kryesore per gjendjen ku jemi.

'' Si te gjykojme Meksin "

Eh ca halli qan , Meksi eshte cun garip smiley

Tema pyetje eshte "Pse nuk ka te tjere si Meksi". Hapsja temes me poshte larteson qendrimet e z Meksi sidomos ne maredhenie me Berishen. 

Hmmm le te shofim njicik:

Shqiperia ishte vertet nje nga vendet me te varfra dhe te fundit te Europes lindore qe ndrroi sistem, por si asnje nga ato vende ajo pati avantazhin qe shume probleme sociale te lidhura tia transportonte Europes (Itali, Gjermani, Greqi etj). Shqiperia si asnje nga vendet e Europes Lindore jo vetem qe "eksportoi" jashte varferine, por pati te ardhura te pakrahasushme me vendet e Europes Lindore (GDP correlated). Ndihmat humanitare (falas) dhe kredite e buta qe mori Shqiperia ne ato fillimvite te demokraleshit, ishim me te larta per fryme popullsie krahasuar me vendet e tjera te lindjes. Shumica e vendjeve te lindjes as nuk e kane poziten gjeografike te Shqiperise e as pasurite natyrale te saj. Megjithate Shqiperia vazhdon  e rradhitet vendi me i varfer ne Europe dhe nje nga me te varfrat ne bote. Kaq per ekonomine.

Le te shofim cfare bohet ne politike. Ka 20 vjet qe zgjedhjet (qe presupozohet se jane baza e demokracise) vidhen. Pasojat gjithsekush i shikon vete, po spo zgjatem se sdel vendi. Si ne asnje vend te Europes lindore, ne Shqiperi ka 20 vjet qe vazhdon nje politike perjashtuse, asgjesuese dhe konfliktuale. Frontet jane ndare keqas dhe askujt nuk i rruhet te beje kompromis per te mire te asaj gjose qe quhet popull. Vendet e Europes lindore kane nja 5vjet qe i kane hy ne BE dhe vijne e i japin Shqiperise edhe SOT leksione demokracie. 

Politikat e mbrendshme me zi akoma. Ceshtja prones private u degjenerua, katilet qe kane ly duret me gjak shqiptari nuk u denuan, dosjet nuk u hapen, ish te perndjekurit presin hala per demshperblime, naltmadhnia ashtu si ne 97 sa maroi pune me presidentin dhe SHikun dhe do filloje me Silvia Kontin. Asnje politikan i larte i denuar deri me tani. Kaos rrugor e kaos urban ne te gjitha qytetet e mesme dhe te medha te Shqiperise. SHkurt muhabeti Shqiperia vazhdon te jete ku na thret qameti dhe shuuuuume me mbrapa se vendet e europes lindore. 

Une per te gjitha keto bej fajtor Bufin, Meksin, Nanon, Majkon, Meten, Berishen, Ramen. Cdo ish kMinister, cdo ish president kush me shume e kush me pak kane dhe vazhdojne te kene gisht ne gjendjen ku eshte Shqiperia. I kane bo mutin dhe vazhdojne ti bejne mutin. Ndryshimi eshte qe disa vazhdojne e ciren podiumeve, ca ja fusim me gin tonic ne Wiene, ca hane ngjala ne lalez, e ca te tjere qyraviten forumeve. Nejse, qe ti kthehem edhe njehere pyetjes se temes. Ishallah mos pafshim politikane si Meksi.

Kjo quhet avazi i tasit! TE GJITHE NJESOJ! E thashe edhe me lart, dy motive ka per mendimin tend:ligesia dhe injoranca(ose mungese informacioni).

patrioto,nuk i heq asi presje pasyres qe ke bo,pervec paragrafit te funit.meksit i ra per pjese me qeveris kur kopuku kishte bo veten president dhe shqiperia ishte pa kushtetute.me i fjale kopuku ishte ene sekretar partie ene president.mas 50 vjet diktature kulti i njishit ishte(dhe eshte) shume i fuqishem.meksi po thote shume qarte se aq i kishte mundsite.historia do ta gjykoje me mire por mendimi im eshte se meksi ka qene kryeministri me i kthjellet dhe njekohesisht me i pafuqishmi ne keto 22 vjet. me i fjal kishte celsat e kashtes. ky 8vjecar i pdh ne pushtet eshte si nje pasqyre e atij 6vjecari te pare.fakti qe meksi nuk eshte angazhu me ne politike duke mos ju lepi kopukut, me ben ta respektoj.  

Alke, fuqi nuk eshte te ushtrosh pushtet pa limit. Fuqi mund te quhet edhe te realizosh reformat kryesore te nje shteti. Ne kete pike une e quaj veten shume te fuqishem. Realizova 90% te reformave te ketij shteti. Por nuk mund te mbush mendjen e njerezve qe nuk duhet te kete lider te perjetshem. Historia e ka konfirmuar ne 5000 vitet e fundit, por jo aq sa per ne. As ne kohen e PD-se se viteve je 90, as ne PS-ne qe vijoi e as ke PD-ne e sotme. Dhe as nuk mund te ndaloj deshirat e jona per korrupsion apo thjesht per te shkelur rregullat. Pjesa me e madhe e atyre qe sot bejne opozite thjesht duan te zene vendin atyre qe kane sot pushtetin.
Ti thua celsat e kashtes? Une te ftoj te vendosesh ne peshore reformat qe realizova une me ato qe jane bere me vone. Keta sot mburren per kopjimin dhe perkthimin e ligjeve europiane. Dhe vetem 12 ligjeve...qe nuk po i mbyllin akoma.

Naten e mire!

Klesidra, ti shtrove nje pyetje interesante. Me shume se sa te gjykohem une nga ju, apo une te jap shpjegime tek ju, ceshtja eshte pse politikanet shqiptare kane tabu si psh te flasin lirshem, te shprehin edhe te tera kundershtimet qe kane ndaj liderit maksim, te shprehin idete e tyre (nqs kane) mbi reformat qe duhen ndermare se pari ne Parti dhe pastaj ne Shqiperi.

Shume e thjeshte: sepse keshtu funksionon (it works)! Me kete lloj lidershipi ti ke Berishen qe suksesshem eshte ne pushtet apo opozite qe nga 1990-ta, Nanon, Ramen, etj...

Thone italianet: squadra che vince, non si cambia! Ne kontekstin e pyetjes suaj versioni i kesaj shprehjeje do te ishte: taktike (sjellje, qasje) politike fitimtare, nuk ka pse te ndryshohet!

Tani do thoni juve: fitimtare per ke?

Pyetje tjeter kjo. smiley

 

Naten.

Mua me habit nje gje. Ish kryeministri  edhe jep fakte qe kaq kishte ne dore te bente, edhe i vjen keq kur i thone kishte celsat e kashtes. Reformat me te cilat zotnia mburret ishin standart dhe te diktuara nga financuesi, FMN pa lere vetemburrjet dhe heroin qe ben tani.Shqiperia ishte nxenesja e bindur e FMN-se.Edhe pse ai komponenti alla shqiptarce ishte i pranishem. FMN-se i interesonte vetem RRITJA ekonomike, pavaresisht nga FATURA SOCIALE. Ku dinin keta more c'ishte kalimi nga socializmi ne kapitalizem kur edhe shkollat e mendimit ekonomik u kapen ne gjume nga renia e murit te Berlinit. Gjithcka ishte eksperiement. Terapia shock dhe Ceku i Bardhe, kaq dinin birbot te benin. Meksi,Berisha  dhe Pashko &co ishin Partizani Meke i 91.Patriot e ka thene shume mire. Pas 22 vjetesh ka nje bilanc te qarte. Pertej fasadave me NATO dhe kandidat per ne BE, ne jemi ku therret qameti. Po nuk kane turp faqezinjte per kete derexhe ku kane cuar nje vend me 3 milion banore, me pasuri dhe pozite gjeografike te lakmuar. Akoma hane dhe vjedhin nga dhjami Enverit.

Pra nje katastrofe si ajo e 97 nuk ka asnje justifikim. Nuk ishin vetem fajdet.Ishte revanshizmi juaj i qelbur antikomunist, gjuetia e shtrigave, privatizimet, grabitjet, liberalizmi ekstrem.Ishte ajo RRITJA pra , pa dimensionin social qe pergatiti terrenin e 97. Kur them JU kam parasysh politiken dhe klasen politike .Ju personalisht mbase keni bere aq sa per te qetsuar ndergjegjen tuaj. 

Kur u thua keto, thartohen dhe fillojne etiketimet:ligesi dhe injorance. Ligesia dhe injoranca eshte misheruar tek klasa jone e pjerdhur politike. Hani pini dhe rrembeni e Ali Asllanit ju ndjek nga mbrapa si mallkim. 

Ku dinin keta more c'ishte kalimi nga socializmi ne kapitalizem kur edhe shkollat e mendimit ekonomik u kapen ne gjume nga renia e murit te Berlinit.

Kete me duket se po pohon edhe Meksi

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhes zhduku per 45 vjet inteligjencen dhe klasen drejtuese modeste shqiptare. Eshte me se e qarte tashme qe tranzicioni u udhehoq nga ajo pak materie gri qe kishte mbetur: amatore kryesisht, qe ndoshta kishin vullnetin e mire, por iu mungonte virtuoziteti, kapaciteti, formimi, eksperienca. Nderkohe kishin ne dore nje shtet te rrenuar qe ne ate pike ishte e veshtire qe te ringrihej pa ato impakte e trasformime te forta qe perjetuam.

Une jam i sigurt qe keta (Meksi, Ceka, Imami e "compagnia bella" e 90-es), ishin te vetedijshem (apo gjysem te vetedijshem) qe kishin ne dore timonin e nje ZIS-i rrangall dhe me e bukura eshte se nuk kishin as patenten per t'i dhene atij apo cdo makine tjeter. Por kush valle mund te dilte vullnetar per t'i dhene asaj barake? Kush do ta kishte kurajon? Ramiz Alia, Adil Carcani apo Pali Miska? Ja, dolen keta, njeri me i llastuar se tjetri (nga regjimi): te diplomuar ne deget e preferuara, kush aktor kush mjek, kush cun i atij apo i asaj, kush ish-kandidat per byro e kush studjues ne institutin per studime marksiste-leniniste, e kushedi, ndonje tjeter ndoshta edhe me ndonje nofke tek Sigurimi... Paria jone e momentit, me pak fjale.

Nqs. diku mund te thuhet se u perjetua "revolucioni i portokallinjte", ketu ne Shqiperi ne 90-en mund te themi se perjetuam "revolucionin e leshit". Por kaq ditem e kaq beme: popullesi fshatare e percudnuar nga 5 shekuj otomanizem dhe 45 vjet diktature staliniste.

Ishte nje cmim qe duhet ta paguanim dhe po vazhdojme ta paguajme. Por le ta kthejme dhimbjen ne force! smiley

That's life!

Gjithsesi ne ndryshim nga te tjeret, respekte Meksit qe pati kurajon per t'u terhequr dhe vazhdon te jete koherent me zgjedhjen e tij.

PS: In my opinion.

Kjo quhet avazi i tasit!...

Me qe pretendon qe je " CUN  Tirone " , dhe duhet te jesh deri sa e thote edhe Bradi dhe Bradi di cfare thore , jo si keta mbllacitesit me theOrira , po te them i gjo me qe erdhe ne shteg me ket Llaf ..dhe e ke pru si qemoti !!! Tamom cun Kohe !!! Ketu te PPU :

Derstila eshte zene , ka dhe Drejtoreshe

Mulliri eshte zene ka edhe Mullis

Llogjetrapasit jane zene , ke Neo me kuintal "se komunizmi "..

Llogjekosasit jane zene ...me numra e pa numra mbrapa .

Te ka mbete te jesh vetem Llogje Tasasi ! Ha pershesh e leju kujtime lagjes , per "tasin tuej u munuem zotrie " smiley . I ke ra ne koke Karitasit . Meksi me shoke moren Tasin dhe i lane Lagjes ....

Ndersa ne fshat tone kur bluan vene doren ne fund ...Ka dora apo s'ka

Ju hengret edhe Guret e Melin e pulave e jo me te linit Grure ! Ju ishit dhe jeni Palca e Arrogances , Injoranteve , te Papergjegjeshmeve dhe Hajduteve ! Ju s'pate ne dore se nuk u linte BOTA dhe kushtet e Reja se te kishit ( dhe te keni ne Dore me shume se21 Janari ) Enveri do ishte simbol i Krishtit para JUSH ! Dhe ka 22 Vjet qe vertetohet kjo "padija juaj "

Gezo ato paraqe ke vjedhur dhe ngryse ate Jete i qete , se keshtu paska qene shkruar . Rane Malet u na Mbyten Halet !

Z. meksi ne c'moshe keni filluar ti lini mustaqet?

Z.Meksi . Nuk e di me se merreni tani nuk me duket e udhes qe te merreshit me ppu , do me dukej e udhes te gjenit ndonje forme te merreni me politike. Mos e kini frige riciklimin se e kane bere edhe bura te tjere , plus qe kapaciteti juaj intelektual apo moral duam s'duam eshte me i larte se i shume prej atyre qe na "perfaqesojne" sot smiley

kur do e vini ne gjume ket meksin...se kto figura te pegera te tranzicionit nuk kane pse pluskojne ne siperfaqe akoma.

Z. Meksi, flm per pergjigjen qe me kthyet me larte, por do te shtoja se si nuk dini gje seç u be me pjesen e mbetur. Kjo me le te dyshoj se ne prapaskene, disa njerez a segmente, kane fuqi me shume se ata te skenes. Une nuk jam akoma me asnje parti, partia ime -gjer me tani- eshte Shqiperia. Pavarsisht kritikave qe mund t'ju kem dhene me te drejte juve dhe shum politikanve shqiptare, bashke puqemi ne nje pike, qe nuk e duam Buall Mavrine, menyren se si ai drejton e manaxhon. 

Qeverite qe vijuan nuk kane qene aspak transparente ne kete ceshtje. Nqs. une publikisht them se cfare vlere te konfiskuar nga firmat piramidale lashe ne Banke, keta qe vijuan nuk jane shprehur asnjehere te vetme, dhe e cilesoj asnjehere, mbi vijimin financiar te firmave piramidale. Pyetjes qe ti shtron: ku vajten leket pas shkurtit 1997?  as une nuk di t'i pergjigjem. Por mbi te gjitha nuk me takon mua te shprehem. Me kemi zakon te shprehemi per gjera tejmase teknike me informacion te degjuar larte e poshte (sic po ndodh edhe ne kete temen tone ku po bisedojme). Eshte shume kurioz fakti qe as qeveria/qeverite socialiste qe me vijuan nuk u morren kurre me dhenie informacioni mbi gjendjen financiare te konfiskimit qe iu be firmave piramidale, qofte dhe vetem per te treguar nje "permiresim te praktiva te punes" ndaj qeverise Meksi sic ata premtuan. Por akoma me kurioz eshte fakti qe qeverisja e PD-se e ardhur ne fuqi me 2005 nuk e ka prekur as edhe nje here ceshtjen e fajdeve. Eshte nej ceshtje madhore, e zymte, me pasoja indirekte te renda, dhe cuditerisht kjo qeveri e re e PD-se qe ka lidhje historike me ate te 1992-1997 (apo jo???) nuk i intereson ne asnje menyre te beje transparence. Keta qe vijuan, PS&PD, kane pasur tere kohen e duhur (15vjet tashme nderkohe qe une pata nje fund qeverie mjaftueshem te vrullshem per ta konsideruar si te ngeshem) per te dhene publikut cdo informacion qe i duhet per te pasur te qarte se cfare ndodhi ne ate periudhe.

Qartasi nuk u intereson! Une kam idete e mia sepse nuk u intereson as te majteve e as te djathteve (megjithe paqartesine se cfare eshte e majte dhe e djathte ne Shqiperi) te sotem e te atehershem te bejne drite mbi vitet 1996-1997. Por a jeni ju te gatshem te degjoni/lexoni pa fyer, sic paska ndodhur ne shkrimet e kesaj nate nga disa nga ju? Ne nje forme aspak serioze dhe burrerore!

profesor,  shoh qe jeni  vazhdimisht disponibel  (dite, nate.smiley, per tju pergjigjur publikut... 

perse nuk shikoni seriozisht mundesine te hapni nje numer ''hotline'', dmth nga ata qe fillojne me 0800 apo 0900.....    fitimi do jet i mire, medoj..  sic e shikoni interesi i publikut eshte i madh..

 

Meksi; ".... Por a jeni ju te gatshem te degjoni/lexoni pa fyer, sic paska ndodhur ne shkrimet e kesaj nate nga disa nga ju? Ne nje forme aspak serioze dhe burrerore!..." 

 

 I dashur, nese nervat i keni me te tjere, mund t'ju drejtoheni atyre, une per vete kam nje parim, qe nuk fyej njeri kur bashkbisedoj. Mund te dal jashte kultures time, vetem kur tjetri e tepron. 

Qe ju keni nje sinqeritet kur shpreheni apo nje shqetesim te drejte kur shpreheni, kete gje e kam vene re me kohe, se i kam ndjekur shkrimet, intervistat e tuaja, por do te ishte me interes qe edhe juve te njihnit me mire disa nga diaspora ketu. 

Ne lidhje me çeshtjen ne fjale -te fajdeve- PD e PS e kane dhjere fare, dhe kane treguar nje paaftesi monstruoze. Une kam folur per kete çeshtje ne librin tim "Vizione te Qarta" , dhe u kam ofruar ndihmen time, si qeverive te PS ashtu edhe te PD, sepse mundesite e kthimit 100% jane/ekzistojne. Plani im ishte qe ato te ktheheshin me 4 keste, ku kesti i pare do ishte 25% kash/leke, per 1-2 vjet,  25% i dyte ne letra me vlere (bono) per 1-2 vjet, kesti i trete ne leke/kash per 1-2 vjete, dhe kesti i katert ne bono (letra me vlere) per 1-2 vjet, e i gjithe proçesi mbaronte per 6-7 vjet, qameti 8 vjet.  

Jo Pjer kete rradhe e kishte me ty,nuk duron Meksi ti drejtohesh Naltmadhnise me " Buall Mavria " prandaj e kishte dhe ate " pa fyer ".

Brad i dashur, se ti nuk i di ca gjera, e merr rrogen kot ti me duket smiley Meksi qysh ne ate kohe nuk e kish me qejf Doktorin (apo Veterinerin me sakt) . Dhe kish te drejte, se Doktori, me sakte Buall Mavria, megjithse President, sillej sikur ishte akoma sekretar i PPSh.   Seç lidhje/raport kishte Hysen Shoshori me doktorin dikur, besoj e ke lexuar ne shtyp, por seç lidhje kish intervista e Cenit me Meksin, besoj nuk e di, dhe jam i sigurte se nuk di gje.  Pyet plakun (mua, kur te vij aty), qe kontrrolloj gjysmen e planetit. 

Kur u shpreha me "ju" nuk te referohesha ty si Pjer. Por lexuesve ne pergjithesi. Une nuk mbaj inate, po te kisha inate apo hesape per te lare nuk do te isha qytetar i lire, ndoshta do te me kishe ne qeverine e sotme, i konvertuar smiley. Une po shkruaj me kenaqesi, jam i bindur qe ngjarjet e atehershme ishin fatale per Shqiperine, ndryshuan rrjedhen e ngjarjeve. Jam i bindur edhe per rolin e paleve te ndryshme ne ate periudhe. Dhe here pas here, kur gjej kohe e motivim, i shpjegoj publikut ato qe di ne masen qe mund te tregohen.

Persa i perket planit, te pergezoj per bindjen tende se mundesite e kthimit ishin. Une e kam thene ne shume raste qe vizioni im per aspektin financiar te firmave piramidale nuk ishte i ndryshem nga menaxhimi i kontrolluar qe kompanite private hasin kudo ne bote ne momente veshtiresi financiare apo falimentimi. Nuk shoh asnje arsye sepse te mos kishte qene keshtu edhe atehere. Nuk m'u lejua mua ta veja ne zbatim kete ide, nderkohe qe qeverite e PS-se nuk deshiruan ta benin. Shume lexues shprehen te habitur kur u flet per menaxhimin financiar. Dhe eshte e habitshme nderkohe qe kjo teme haset shpesh jashte Shqiperie dhe supozoj qe ju jeni nje pjese e mire jashte Shqiperie. Po ju kopjoj disa paragrafe ne anglisht dhe italisht ku jepet nje pershkrim i shkurter i ketyre procedurave:

"L'amministrazione controllata, abrogata con il D.L. n. 5/2006, era una procedura che consentiva, ad un imprenditore in difficoltà economiche, di continuare ad operare, per un massimo di due anni, sotto il controllo del giudice e di un commissario giudiziale nominato da quest'ultimo. L'imprenditore ottiene una dilazione generalizzata dei pagamenti per poter conservare l'impresa.

La procedura veniva applicata, previa verifica da parte del giudice delle possibilità di risanare l'attività del debitore, a delle aziende in difficoltà economiche, ma non ancora insolventi, per consentire la continuità dell'attività allo scopo di salvare l'azienda dalla chiusura. Era subordinata all'approvazione della maggioranza dei creditori e prevedeva la sospensione del pagamento dei debiti pregressi che sarebbero stati poi onorati entro la fine del periodo di amministrazione. L'attività dell'azienda veniva monitorata dal commissario, che era tenuto a presentare al giudice una relazione bimestrale sull'andamento economico dell'azienda. In caso si evidenziasse l'insolvenza del debitore, il giudice avrebbe dato inizio immediato alla procedura fallimentare."

"Chapter 11 in general

When a business is unable to service its debt or pay its creditors, the business or its creditors can file with a federal bankruptcy court for protection under either Chapter 7 or Chapter 11.

In Chapter 7, the business ceases operations, a trustee sells all of its assets, and then distributes the proceeds to its creditors. Any residual amount is returned to the owners of the company. In Chapter 11, in most instances the debtor remains in control of its business operations as a debtor in possession, and is subject to the oversight and jurisdiction of the court.[1]"

 

Po te kerkoni ne google me termin "files for chapter 11" do te shihni pafund lajme per kompani private amerikane qe kane aplikuar per kete te drejte te tyren. Doni shembuj: Kodak, Nortel, Digital Domain...

Ne Itali ke dhe amministrazione straordinaria dhe Parmalat eshte nje shembull i madh. Parmalat kur falimentoi pati nje "vrime ne bilanc" prej 14 miliard Euro. Keni edhe nje pershkrim ne Wikipedia http://en.wikipedia.org/wiki/Parmalat_ba... ku tregohen fazat ne te cilat kaloi procedura e Parmalat.

Nuk ishim ne te afte te ndiqnim nje procedure te ngjashme?

 

Ide interesante, por te jemi te qarte, implementimi i saj ne Shqiperi eshte praktikisht i pamundur. Gjithe kjo ide, do nje gjakftohtesi te pamase, dhe qetesi politike. Nderkohe qe vetem kur po e mendoja implementimin, me dolen gjithe ata "element mosbindes". Pastaj duke menduar dinamikat e historikut, ishte e qarte pse nuk u mor paraysh si ide as nga pasardhesit. Sidoqofte e ri-them , ide interesante. 

Ne fillim te 1997 u be dicka e ngjashme, shume e shpejte si praktike, me Xhaferin e Popullin. Keshtu qe e pamundur nuk ishte. Qartasi u luftua kundra pothuajse nga te tere. Por nuk jam dakort per pjesen e viteve me vone. Asgje nuk e ndalonte qeverine e PS-se, e cila nuk kishte as probleme me te huajt ne ate periudhe te fillimit, te niste nje procedure te ngjashme per cfare mbeti nga firmat piramidale. Jam dakort me ty kur thua duhej qetesi dhe gjakftohtesi. Por hajde ti therrasim ne emer te pervecem ata qe prishen keto kushte sepse jam i sigurte qe emrin nuk e kishin Meksi.

Dhe ne cdo rast ketu po flasim per aspektin tregtar te firmave piramidale ashtu si cdo tjeter kompani. Por duhet te vleresojme edhe aspektin piramidal, dmth skemat e Ponzit. Asnjehere nuk flitet ne media per sasine e parave qe u rikthyen ne popull. Gjithmone flitet ne terma humbjeje totale cfare nuk eshte aspak e vertete. Sa eshte vlera e parave qe nderroi dore? Kjo vlere nuk eshte e humbur ne sensin makroekonomik. Dhe per te marre shembullin e Parmalat kur shprehej qe vrime ishte prej 14 miliarde euro realisht nenkuptohet pare e humbur. Dhe po te rikthehem ne rastin e Xhaferit dhe Popullit parja e humbur nuk eshte kurresesi e barabarte me totalin e depozitave ne keto dy firma. Po te te jap disa detaje nga aspekti historik i ngjarjeve:

ne fillim te shkurtit 1997 une propozova nje projektligj qe kthimi i lekeve te bllokuara te Xhaferit te behej ne baze te perllogaritjes se vleres te depozituat te cdo qytetari minus vleren qe kishte terhequr deri ne momentin e bllokimit. Grupi Parlamentar i PD-se nuk qe dakort dhe votoi propozimin e Presidentit i cili percaktonte kuoten qe do te kthehej cdo qytetari mbi perqindjen e totalit te lekeve te bllokuar mbi totalin e depozituar. Nje forme komuniste barazie: njesoj te gjithe. Dhe keshtu u veprua. Ne fund te fundit qeveria zbaton ligjet. Kjo procedure e gabuar solli disa pasoja paradoksale si psh. totali i marre nga qytetaret e qyteteve Tirane dhe Lushnje ishte 22.000.000 USD me i madh se totali i parave te depozituara po nga keta qytetare!

Ne maj 1997 kur isha ishkryeminister kembengula prane FMN-se qe firmat piramidale te ktheheshin ne shoqeri aksionere dhe te aplikohej mbi to versioni amerikan me emrin Chapter 11 Bankruptcy. FMN kundershtoi kete propozim me force. Arsyet? Nuk i di.

E qarte . E lexova me vemendje dhe mua duken propozime te sakta. Tani ketu po duket qe ka pasur nje problem politik brenda partise, sesa nje ballafiqim idesh.

Te jem e sinqerte une s'e kisha as idene, qe paska pasur tentativa te tilla gjate '97's. Une dua ta shpjegoj me shume fjale te varfera si e mendoj: problemi qendron qe nje njeri i vetem s'bene dot asnje gje. Ashtu sic ti e ke kuptuar ne jete. Planet qe ti propozon duan nje rrjet shume besnik , korrekt, dhe te ndershem njerzish. A ka mundesi te gjeje te tille brenda ne Shqiperi, kur te gjithe ishin te perziere direkt ose indirekte me skemat? Atehere e vetmja mundesi ishte ti hapje dyerte nje hegjemonie te huaj? Sa mund te pranohej kjo ne afatshkurter, madje si do gjykohej ne afatgjate?

FMN-ja eshte njohur per levizje te gabuara ne kohe krizash, madje dhe para tyre. Ndonese do isha kurioze te dija ne baze te cilave argumenteve e ka mbeshtetur( sepse jane te detyruar te japin arsye), prape e kam nje ide te llogjikes se tyre.

Sidoqofte profesor, ka ardhur koha qe ju keto informacione te vyera ti hidhni ne nje liber kujtimesh. Njerzit duhet ta dijne.

Nja dy detaje me shume mbi tentativat e asaj periduhe:

1. Ligji i falimentimit parashikon shpalljen nul te tera veprimeve fiannciare te kryera ne harkun e 3 (tre) viteve te fundit. Kjo do te thote qe ne rast se vijohej me idete e mia, paret e terhequra nga qytetaret shqiptare ne firmat piramidale gjate 1994-1997 duheshin kthyer te tera dhe vetem pastaj mund te tentohej me venien ne terezi te llogarive bankare te ketyre firmave. E ke te qarte sa absurde i duket njerezve kjo ide edhe sot e kesaj dite? Por eshte nje praktike nderkombetare biznesi. Paret e mara padrejtesisht duhen kthyer. Pse padrejtesisht? Le te te pergjigjem pak ndryshe: po te ishin te drejta atehere pse u duhet mbyllur biznesi ketyre firmave? Le ta quajme deshtim kete investim/investime dhe e mbyllim me kaq.

2. Ne fillim te janarit 1997 bllokova llogarite bankare te firmave duke lejuar levizje ditore deri ne kuoten e 300.000 USD ne menyre qe te eleminoja sa me shume dizbursimet apo terheqjet e padrejta (ne sensin edhe te njerezve qe nuk kishin depozituar asgje).

3. Gjate shkurtit 1997 pati ankime per kete procedure timen. Se pari, Genc Ruli qe atehere ishte shume i majte shkroi nje artikull ne gazete ne te cilen shprehej mbi paligjshmerine e llogarive bankare. Se dyti, Sabri Godo u shpreh qe as nuk duhet marre fare keto masa sepse nuk ka falimentim. Keto jane thjesht dy shembuj.

4. Qeveria e re socialiste qe vijoi pas meje lejoi terheqjen e parave menjehere. Parate u zhduken shume shpejt.

Sa me shume te lexoj, aq me shume me konsolidohet bindja, se aty ka pasur interesa personale te qarqeve te caktuara, te cilet kane bllokuar nje menaxhim normal te asaj katrahure ekonomike. 

Mua s'ka as nevoje te me bindesh per padrejtesine e marrjes se parave. Por dhe sikur ky te mos ishte ky formulimi, kthimi i parave mund te bazohej mbi keq-investimin.

S'me duket shume si problem terminologjik ky sistemi do pengonte individin per zgjidhje ligjore, sesa si nderthurrje interesash. Ruli mesa mbaj mend une, ka qene i flakte mbas firmave. Ndaj sigurisht do dilte kundra. Fundja ka nje arsye pse ai eshte ende aktiv ne politik, dhe juve s'jeni. Te njejten gje mund te them dhe per socialistet.

Sidoqofte mendoj sinqerisht se ju duhet te jepni nje kontribut me madhor per shtetasit atij vendi si dhe per brezat e rinj, sikur te shkruani kujtimet tuaja politike.Faleminderit.

Grupi Parlamentar i PD-se nuk qe dakort dhe votoi propozimin e Presidentit i cili percaktonte kuoten qe do te kthehej cdo qytetari mbi perqindjen e totalit te lekeve te bllokuar mbi totalin e depozituar. Nje forme komuniste barazie: njesoj te gjithe.

Aleksander, une te vlersoj per bashkbisedimin dhe anen ku je pozicionuar ne politike, ana kundra Buall Mavrise , kundra paftesise, kundra megallomanise te tij, indiferendizmit te tij.  Une uroj qe juve, politikanet qe jane jashte PD, te formojne nje pol te trete, se bashku me forca te reja, te formuara tani dhe te pa provuara ne qeverisje. Nje mendje me thote se 50% e elektoratit shqiptar, nuk do as PD e as PS . 

Ne rregull legjislacioni per falimentimin. Po legjislacioni per te drejten per te kerkuar para publikut psh obligacione/aksione? Ka nje tufe ligjesh, normash, rregullash qe duhen respektuar perpara se dikush te kerkoje para publikut, sepse cenon interesin publikun. Si mund te lejohet nje Sude, nje Xhaferr te grumbulloje para nga publiku?!

Ne radhe te pare eshte çmenduri per ato debile qe ja besojne parate, por eshte e papranueshme qe Sudja e Xhaferri te lejohen te mbledhin lirisht para nga publiku. Ne vendet, qe ju citoni ekzistojne gjithe keto normat per falimentimin, por ta provoje ndokush a i lejohet te marre para lirisht, pa asnje license, pa asnje autorizim nga istitucionet? smiley

i jam pergjigjur me lart, u quajt hua-marrje dhe ishte dispozite e Kodit Civil. Kam shpjeguar po me lart ne lidhje me masat qe kerkova qe te merreshin per te anashkaluar kete menyre te te shikuarit te hua-marrjes. Ishte aspekt teknik i Bankes Qendrore. Dhe nuk u krye. E kam te qarte qe sot ju duket e habitshme por keshtu eshte e verteta.

E habitshme. Nuk e konceptoj dot. Nejse e kuptoj, nuk mund te gjykohet me mendte e sotshem per ate periudhe. Niveli mesatar intelektual, kritik, kulturor, atehere ai ishte.

Hunter,

perse e ben kaq komplekse? Politika eshte lufte interesash. Interesa te kombit  (idealit), te partise, te klanit, te grupit ku ben pjese apo te vetvetes. Kesaj i duhet shtuar nje doze paqartesie politike-ekonomike te aktoreve te kohes dhe del perfundimi. Por te tilla raste kemi ne vazhdimesi kudo ne bote. Mashtrimet financiare apo investimet e gabuara ekzistojne kudo. Ne forma nga me te ndryshmet: skeme e Poncit, insider trading (ki parasysh filmin Money Never Sleeps ose shefin e Airbus ne Europe i ndjekur penalisht per dicka te ngjashme me ato qe ne film kryente Michael Douglas). Diferenca me Shqiperine eshte qe ne keto raste e vende, klasat politike lejojne prokurorine dhe institucionet financiare te kryejne detyren e tyre, njerezit apo investitoret nuk i ze paniku (se edhe ne Itali ka patur njerez qe kane humbur leke tek Parmalat por nuk kemi degjuar ndonje qe te djege komisariatin e policise ne Parma), dhe mbi te gjitha, nuk i jepet pamje politike dickaje totalisht financiare ne natyren e saj.

Te lutem, me thoni, qe atehere aq dinim, aq kuptonim, aq merrnim vesh. E pranoj, biles jam i pari qe e mbeshtes. Vete njerezit aq dinin, aq kuptonin, aq merrnin vesh, prandaj futen leket ne firma. Shume OK.

Por krahasime me Madoff, Parmalat etj. kete Jo. Ato jane raste te izoluara qe i shpetojne filtrave te sistemit. Jo si te ne, ku 80% e popullsise humbi leket e ku nuk kishte asnje filter. Ka nje dallim kolosal.

Nga e ke ate shifren e 80%? Dhe cfare quan humbje? Vleren e depozituar? Po vleren e terhequr? Parmalat nuk mund te quhet shpetim nga sistemi, ishte nje kompani italiane shume e madhe, dhe prandaj mban rekordin per humbjen, dhe kjo eshte tamam humbje ne termat fianciare reale, me te madhe ne Europe. Dhe ishte kompani e lidhur me pafund aktivitete publike, dmth njihej nga te tere. Po Enron ne USA? I shpetoi sistemit edhe ajo? Atehere duke qene pas Enron qeveria USA krijoi ligje te reja per kontrollin financiar (Sarbane-Oxley Act) i bie qe amerikanet ishin naive dhe te paditur po aq sa shqiptaret.

Ore, une nuk e kam per turp te them gjerat qe nuk di. Por nuk mund te fsheh ato qe dija, dhe qe i kam thene ne publik, sepse ndoshta nuk i pelqen dikujt. Dija apo s'dija une nuk ndryshon asgje ne jeten e perditshme te shqiptareve sot. Por te mos kuptuarit te gabimeve politike e ekonomike, kjo po, i sjell dem shqiptareve sot.

Ti thua qe u njerezit aq dinin. Une kete nuk e mohoj ne teresine e saj, por ama duhet shtruar edhe pyetja paksa naive: vertet qytetaret mendonin se Xhaferi, Sudja etj ishin te afte te trefishonin te ardhurat e tyre ne 1 muaj? Kjo per mendimin tim eshte me shume ceshtje per t'u studiuar nga sociologet sesa nga ekonomistet apo politikanet.

80% vleresim personal. Nuk njihja familje ne pallat apo te aferm, qe nuk kishte futur para brenda. Humbje? Humbje pa llogaritur kestet e marrur, e drejte. Leket qe kishin depozituar heren e fundit dhe qe i mbeten brenda.

Keto raste e skandaleve financiare, jane raste qe kane ndodhur dhe kane per te ndodhur gjithmone, por ka nje sistem i cili mbikqyr dhe nuk e le te shnderrohet ne fenomen social si ai i piramidave ne Shqiperi. Habitem pse insistoni ti vendosni ne te njejtin plan?

vertet qytetaret mendonin se Xhaferi, Sudja etj ishin te afte te trefishonin te ardhurat e tyre ne 1 muaj? Kjo per mendimin tim eshte me shume ceshtje per t'u studiuar nga sociologet sesa nga ekonomistet apo politikanet.

Ahhh kjo ka nevoje per nje studim te thelle. Une me lart shkurt e kam quajtur nje miks injorance dhe deliri.

Ne nuk kishim sistem mbikqyrjeje as per kuoten ne te cilen hua-marrja quhet fajde! Me kupto qarte! Jo me te kishim te tjera analiza financiare me te detajuara. Transaksionet e njerezve realizoheshin ne dore. Kjo ama nuk me ndalon te bej analogji midis biznesit "firme piramidale" dhe rasteve te njohura boterore te ngjashme (skemat e Poncit, i fundit eshte Maddoff, rreth 60 miliarde dollare). Fenomeni eshte shume i ngjashem. Ishte shteti yne akoma jo gati per ta luftuar. Une nuk po mohoj kete gje. Une thjesht po tregoj perpjekjet ne kete drejtim. Shteti shqiptar ishte ai qe ishte me 1992. Dhe qeveria u perpoq te bente reforma. Disa nuk u bene dot. Mese e vertete. Por me lejo te lutem te te them edhe arsyet se pse. Dhe pse nje pjese e mire akoma nuk jane bere as sot!

Perqindja e popullesise se perfshire ishte rreth 70%.  

Sikur per asnje arsye tjeter, ose sikur te mos kishte ndodhur asnje gje tjeter, vetem per permasat e fenomenit qeveria e atehereshme duhej te ishte ne burg. 

Preferoj akoma te mendoj qe nuk je Meksi.  Se Meksit pe verteti te pakten per kete ceshtje do i thosha thjesht: Mos bzaj! 

Nqs mendon se jam per burg shko ne prokurori! Dhe be denoncimin tend. Burgun per qeverine e premtoi edhe Nano&Co por cuditerisht pas qershorit 1997 i harruan premtimet. Thua sepse nuk gjeten gje? Koleget e tu neper parti PD&PS nuk kane arritur te me mbyllin ndonjehere gojen, jo ti online. Une e kuptoj qe s'te pelqej. S'ka problem. S'je as e para as e fundit. Ama une pranoj te bej debat i qete, ti jo. Qartasi ti e vuan kete teme me shume se une. Sidomos ke nje fizionomi te qarte qe me kujton njerez te vecante sepse kerkon burg per kundershtarin tend politik!

Qartasi ti paske vizione te qarta.  

Profesor pak si vone i jeni futur makroekonomise. Ne aspektin praktik kjo, sepse keshtu teorik, une e dhashe mendimin tim per librin. A ju duket me kuptim qe ju tani dilni me teza e sterteza pas pilafit? Qofsha gabuar por per hobi te gjithe i themi nja dy fjale.

E di pse them me shume, sepse ne jemi nje gjenerate e re, qe kur shofim '97 themi me vete, po edhe sikur nje 2 flete ne ekonomi te kishin lexuar keta politikanet tane, s'do e linin vendin ne ate derexhe. Nga ana tjeter, politikanet e asaj kohe e kane gjetur preteksin " e ku e dinim ne!" . Injoranca s'eshte arsye. Por nese s'e dinit ju, nese s'e dinte populli, atehere cfare u pa nga ky muhabet. Plus qe shumica e ketyre politikaneve dolen si zonja te renda me fustan te palagur, madje ca u ricikluan. Ndaj ju respektoj! Sepse besoj se dhe ju ndani mendimin tone ( une , Monda , etj) qe disa njerez duhet te ndeshkoheshin. Apo jo ? Pastaj mund te na ndahen mendimet se ne cfare menyre te ndeshkoheshin.

Sidoqofte, sa te merreni ti mbushni mendjen antareve te nje blogu mbi njohurite dhe aftesite tuaj analizuese , do ishte me mire, qe te uleni te shkruani ato qe mendoni dhe te ndani informacione mbi skema te ndryshme. Akoma me i vyer do ishte sikur te kishin dhe nje liber me kujtime politike. Ku i dihet mendimet tuaja mund te konkurojne nderkombtarisht meqe keni qene direkt ne skenen e nje ngjarje.

 

S'ka sepse eshte shume e veshtire qe te mos biesh pre e nje lufte me kundershtarin tend. Ballafaqimi i ideve kalon ne lufte klanash e keshtu idete harrohen. 

Ne mund te bejme lufte, por tashme pas 15 viteve eshte lufte e ideve. Dhe besoj se pas kaq viteve shume shqiptare kane te drejte te dine se cfare ndodhi ne ate periudhe dhe se ku u gabua. Eshte kurioze te veresh qe pasi pyetem per dicka jap shpjegim, akuzohem qe mbrohem dhe vetem justifikohem. Duket sikur ata qe pyesin presin vetem qe une te konfirmoj versioni e tyre dhe "te pranoj fajin". Prandaj dhe me lart iu referova me ligesi ose mungese informacioni. Dhe jo ligesi ne sensin qe jane te lige ne pergjithesi por ne sensin e ligesise ndaj meje ne forme te vecuar si kundershtar politik.

Lufte klanesh? Cilet jane keto klane? Une e quaj qe bej pjese ne qendren e djathte shqiptare e cila sot mund te thuhet se eshte totalisht e paperfaqesuar ne politiken shqiptare. Por qe klan nuk eshte ne cdo rast.

Jam dakord zoti Meksi e ate po them edhe une: duhet te bejme lufte idesh e jo lufte personash. Por, e perseris, nuk behet kjo sepse eshte shume e veshtire. Pse s'behet hajde e diskutojme. Une besoj se nuk behet sepse ne nuk jemi akoma aq te pjekur saqe ta diskutojme ashtu si duhet. Kjo, per fat te keq, ndodh ne cdo fushe, nga kultura te letersia te arsimi. Pra -gjithmone sipas meje qe mund ta kem ghabim-ne shume fusha ka nje konfliktualitet shume te larte qe ben te harrohen idete e te zihemi mbi gjera te tjera pa rendesi. 

 

Meksi; ".... Ne maj 1997 kur isha ishkryeminister kembengula prane FMN-se qe firmat piramidale te ktheheshin ne shoqeri aksionere dhe te aplikohej mbi to versioni amerikan me emrin Chapter 11 Bankruptcy. FMN kundershtoi kete propozim me force. Arsyet? Nuk i di..." 

 

I dashur, ç'eshte kjo; versioni amerikan me emrin Chapter 11 Bankruptcy. 

Ne shtete te ndryshme menyrat e falimentimit jane te ndryshme. Ne ligjin amerikan per falimentimin menyra e kapitullit 11 ishte ajo qe kisha ne koke per firmat piramidale. Eshte nje menyre e cila lejon riorganizimin e aseteve te shoqerise dhe nuk ve si kusht mbylljen totale dhe imediate te saj (kapitulli 7). Kapitulli 11 lejon ristrukturimin e kompanise dhe tentohet qe kompania te vihet ne operacion dhe te shlyeje borxhet. Ne cdo rast evitohet likujdimi i menjehershem qe sjell shitje te nxituar dhe me cmim te lire te aseteve te kompanise.

E he, e kuptova, kjo metode aplikohet edhe ketu ne Europe. 

ej, se vjen nje moment dhe nuk eshte me as per te qesh.. Ca krahasimesh ben o burre i dheut? Firmat piramidale ne Shqiperi nuk ishin kompani biznesi, ne shume raste kishin shume pak ose aspak asete dhe udhehiqeshin nga mashtruse ordinere.. E kupton dallimin ti? Si mundesh tani te vendosesh paralele midis nje hajduti dhe nje biznesmeni?

Ngadale pak se Vlora nuk u dogj rastesisht dhe njerezit nuk moren armet ne dore se ashtu ua futi kapteri i Vefes.. E dinin shume mire njerezit se kush luajti me parate e tyre dhe ku depozitoheshin kto para!

Turp, edhe vetem per ate qe bete me 97 ajo Franca dhe Amerika do ju kishte vare prej bolesh nese do ndodhte ne vendin e tyre..

 

 

Firmat piramidale jane kudo ne bote shoqeri te tipit shpk ose sha por firma ngelen. Derisa nuk eshte provuar qe jane piramidale (qe do te thote qe te provosh qe kane ngritur skeme mashtrimi) ngelen shoqeri normale biznesi. Nqs per ty paska qene e qarte (per mua ishte ne cdo rast) qe ishin skema piramidale qe ne fillim atehere ne nuk kemi asnje debat bashke. Thjesht te lutem thuaja mendimin tend edhe te tjereve qe bejne sikur nuk dinin.

Nga ana ligjore, pa provuar ndonje shkelje e tyre, nuk mund t'i mbyllesh me pretekstin se une, ti apo dikush tjeter, sado shume qofshim, mendojme se ato jane piramidale. Sepse ajo eshte diktatura! Une isha kundra tyre sepse isha i bindur qe ishin piramidale. Dhe kerkova rrugen ligjroe per te nderhyre. Rruga ligjore e vetme eshte pjesa ne te cilen nje firme piramidale bie ndesh me bankat e licensuara sepse ofron depozita me interes me te larte. Cili eshte ky interes, matane te cilit quhesh piramide? E thashe edhe me pare qe te Itali ne ate periudhe ishte 1.5 here interesi i bonove te thesarit. Vetem kur ti ke nje limit te fiksuar qarte me ligj mund te nderhysh. Kete limit e percakton Banka Qendrore sepse ajo monitoron tregun e parase. Ashtu si sot AMF ne Shqiperi monitoron tregun e sigurimeve. Po te kisha gjetur nje menyre jo ligjore per te nderhyre dhe te kisha nderhyre sot do te ishim po prape duke komentuar se bashku per fajin tim. Dhe kush do te kishte qene faji ne kete rast: shkaterrimi i firmave piramidale sepse u bllokova aktivitetin! Sepse dihet qe keto firma rrezohen ne momentin e pare qe likuidetit i tyre nuk mjafton per te shlyre kestet qe duhet te kthejne.

Eshte me te vertete kaq e thjeshte tere situata. Ju mendoni se une po tallem. Mendimi juaj. Une di te te them qe ne nje forme shume te sinqerte po te tregoj realisht si shkuan gjerat. Je i lire te mos besosh. Por mendohu vetem nje sekonde perpara se te ndash mendjen. Ndoshta ne vitet 90 me ke pare si armiku numer nje, ai qe na zuri vendin, ai qe erdhi pa lidhje, ai qe nuk be pjese ne skemen e parashikuar komuniste, por sidoqofte une nuk ju pata armiq. Une kreva detyren time pa krijuar armiqesi me askend. Kam ndihmuar njerez majtas e djathtas pa fund, brenda mundesive te mia. Shume me shume nga ckane bere qeverite klienteliste qe vijuan.

Vlora nuk pati as edhe nje dite zjarr deri sa isha une ne qeveri. Te vetmit te vrare deri me 28 shkurt ishin nga ana e shtetit, dhe ishin ate djemte e SHIK-ut qe u vrane ne menyre BARBARE! Te kishte qene ne doren time qe cke me te qe do te kisha nderhyre. Dhe te garantoj qe do te kisha vene rendin. Por ia late ne dore PS-se dhe e pate ku degjeneroi situata.

Ti e dike se kush luajti me parate e njerezve? Por fol mor zoteri se mezi po te presim te tere! Kemi muaj ketu qe bisedojme dhe nuk po e ndajme dot mendjen.

Sa ke varur ti mo trim prej b...sh deri me sot? Na thuaj listen e krimineleve e hajduteve qe paske hequr nga qarkullimi! Ju trimat ne distance jeni nje mrekulli e re boterore! Nqs je kaq i bindur ne idete e tua hajde ne Shqiperi dhe lufto ne politike per idete e tua. Mos rri online e shaj njerezit dhe shpreh vrer!

ne ato vite kur PD-ja delironte (sigurisht me injorancen e tejskajshme qe e manifestonte tek cdo fytyre zyrtari) dhe sinqerisht besonte se mjafton ndryshimi i sistemit dhe u beme te pasur te gjithe, kur me pyesnin se ku eshte me mire ti fusim paret, une ju thoja me bindje tek Sudja. Pse do thoni ju? Ne fakt Sudja ishte nje ruspije e telendisur sa as qyret nuk mund tia hidhje dhe jo me ti besoje menaxhimin e parave. Pikerisht per kete aresye une kisha bindjen e palekundur qe mesiguri ketu ka dore qeveria. I duhen qeverise ca para, mendoja, per te mbyllur disa pune qe nuk ka pse ti dine nderkombetaret. Dhe meqe tregu i huamarrjes nga qeveria nuk ishte akoma i konsoliduar perdorej kjo metode. Po mua as qe me shkonte nder mend qe qeveritaret tane te ishin super gomere. Deri diku, si tolerant qe jam, kete paaftesine apo padijen po jua fale, por kur edhe pas 15 vitesh nuk e pranojne fajin, atehere keta jane kriminele. 

Kete mendimit tend mbi pjesemarrjen e qeverise ne Sude apo te tjera firma e kemi degjuar ne Tirane jo pak here. Dhe j ue bazoni tek fakti qe Sudja apo keta te tjeret nuk paskan atributet per te menaxhuar gjithe ato pare. Atehere, me jep nje liste te atributeve qe duhet te kete nje njeri per te menaxhuar nje shume te caktuar paresh. Dhe pastaj kerkojme qeveritaret qe kishin keto atribute! Ku jemi ketu? Ne CSI LAS VEGAS apo CRIMINAL MINDS?

Ti vete po thua nderkohe qe sot e paske kuptuar qe qeveria nuk paska qene aq e zgjuar sa per kaq. Dmth ju u gabuat tek analiza juaj per investitorin qe zgjodhet. Dhe kush eshte super gomeri ne kete rast (po perdor fjalet e tua)?

Po pra, sigurisht qe gabova me Suden (per spekullantet e tjere si Xhaferi, Populli, Vefa, e te tjere e te tjere barera te keqia, une ju rekomandoja qe ne asnje menyre te mos fusnin para) sepse nuk e mendoja/besoja qe gomere te tille (dhe jo vetem ju) te ishin ne krye te menaxhimit te Shqiperise. Ah po do te isha super gomar nese do te isha ne marredhenje pune me ju apo edhe me pjestar te tjere te kabinetit te  qeverise dhe nuk do ta kisha kuptuar paaftesite tuaja profesionale ne rolin e nje kryeministri. 

Per mua Meksi e ka dhene pergjigjen e tij per firmat piramidale dhe 97-n. Po te lexoni me siper diku pergjigjia eshte e qarte fare.

Po ta shohim nga nje pikepamje gjeostrategjike Shqiperia nuk kish per ta mar dot kurr nje shkeputje nga rajoni, (jo pozitivisht te pakten). Por gjerat mund te ishin kontrolluar me mire nga politikanet shqiptare sepse te huajve nuk ju hapej barku shume per populin shqiptar, ishin njerez me urrejtje te trasheguar nga lufta e ftohte, urrejtje qe vazhdojne ta kene. Ishte nje njeri qe kishte mundesine te evitonte ate tragjedi dhe ai ishte vetem Sali Berisha. Por Saliun e njhnin mire ne perendim (dhe ne lindje). Misha Gleni ka thene qe kur ka ardhur ne Shqiperi qe ne 89-n dhe ka intervistuar ata qe do te merrnin ne dore Shqiperine e RE, verejti qe Berisha ishte kafshe politike qe nuk i intersonte fare fati i Shqiperise apo popullit por karriara e tij politike. Profilet i kan njohur qe ne mengjes keta ohuuuu s'jan budallenj bota kan eksperience te madhe me te tille liderra.

Ti ke nje kendveshtrim shume fatalist te gjerave. Fuqia e madhe e ka cdo gje ne dore. Por atehere pse debatojme bashke mbi fajdet? Nqs dikush ne 89 e paska ndare fatin tone atehere kot qe flasim. Mua me ngelet te te pyes: a thua dot deri kur na e kane shkruar fatin? Jo per gje, por te mos lodhem kot deri ate dite! Ne cdo rast te konfirmoj qe njoftimi per ndarjen e gjerave mua s'me erdhi ndonjehere. Ah kur s'pata ndonje prej jush per keshilltar!

Cudi eshte qe nuk ka te tjere si meksi qe tha te euronews "lufte duan ata? lufte do bejme". Ky derr akoma s'ka kerku falje, po si duket s'ka kujt ti kerkoje falje me pare, shqiptareve, sales, opozites, kreditoreve te firmave piramidale, vete firmave piramidale, apo organizatave nderkombetare qe e kishin paralajmeruar me kohe? Pas 15 vjetesh pyetja me me mend qe mund te shtroje peshku eshte "c'ne qe s'ka te tjere si meksi?". Bravo

Ne fakt nuk ka thene tamam ashtu, ka thene qe opozita do qe te coj vendin ne lufte civile dhe qe shqiptaret jane gati per lufte. MNJF shqiptaret kunder PS-s. Keshtu e shikonin keta, keshtu e shikojne gjithmone shpellaret opoziten ne demokraci, keshtu edhe Sadami, Gadafi, Asadi te gjith te njejten guhe perdorin..

Per keta shqiptaret ishin vetem PD-istet qe kishin arritur deri aty sa spiunonin edhe kush e blinte ZP-ne !!

Ora, ka thene llaf per llaf ate qe kam thene une, sa per te qene te sakte jo se ben ndonje ndryshim ne esence me ate qe thua ti. Ishte kryeminister kur coi policine dhe ushtrine te shtypte jugun, dhe doreheqjen e dha kur e kishte marre ferra uraten, pra jo se donte te shmangte luften por se nuk e menaxhonte dot me. Ne kete aspekt, me burre doli berisha qe te pakten ne kuptimin shqiptar te te qenit burre (= kokedru) qendroi deri ne fund

Ndajeni mendjen per cfare do te me akuzoni. O pse nuk dhashe doreheqjen heret o sepse nuk gjeta dot zgjidhje per krizen deri ne fund te qendrimit tim. Ti duhet te besh pjese te grupi i pare. Cdo motiv ishte i pranueshem, mjafton qe Meksi te jape doreheqjen. E provuat qe nga 1994. Edhe une po te konfirmoj edhe sot pas 15 viteve qe jam krenar per qendrimin tim. Te kishte qene per mua sot gjerat ishin ndryshe. Ishte paaftesia e PD-se per te kuptuar situaten (disa prej tyre akoma s'e kane kuptuar as sot) dhe ligesia e PS-se qe e degjeneruan situaten. Ti ankohesh per mua se paskak dashur te vrisja njerez. Po ata qe i vrane realisht pas qeveriqjes sime (mos harro kur filluan vrasjet) cfare pergjegjesia kane?

Never try to tell the truth to people who are not worthy of it,especially with a stubborn  enverist smiley

 

Mua mund te me flasesh me ti, pa merak. Kjo nuk eshte histori doreheqje, me shpejt apo me vone, eshte komplet tjeter gje. Kishit popullin ne rruge dhe zgjidhja e vetme qe gjetet ishte forca. Kaq.

Ja perse nuk thua te verteten . Dhe tregon qe je ose

I Paafte . Eshte 100 % me e mundeshmja se nuk ka asnje argument e praktike ne KOHE  te vertetoje qe kishe kapacitet per nje Shtet .

Ose

Je gatues i kesaj  tave  .. Loje Mashtruese fanfare te Kapitalizmit shqiptar te qeverise qe kryesoje ti . Ju menduat e praktikuat se vlente me shume Buria se Timoni !

Ti mund te zhytesh si i zgjuar ne cdo lloj legjislacioni qe ekziston ne Bote dhe me kete te dalesh duar e faqe bardhe  se "sa i ditur ke qene " ...por ah fatkeqesia jote qendronte se kishe ne krye nje Debil fshati !..dhe mos na bej te te pelcasem nga e qeshura sa i Ligjshem  e Naiv ke qene .

Ti qe nuk le Opozitar pa rrahur ne Maj , qe organizove Baterdine e Vjedhjeve etj etj qe mbolle nje pakenaqesi Maximale ne Popull qe po xhvatej prej 92  e  po shtresezohej si varfanjak pa Karakter , qe iu kishte "rrenbyer " smiley pronat kryemaskarejve Historike te pronnesuar me Fermane Sulltani me pagesa Fashistesh e Autorizime Nazistesh !  Dhe ajo u pruri 97 dhe jo Fajdet !

Po hajde dhe teknikisht !

Ato Firma ( po e zeme se nuk ishin Piramidale por nje aktivitet i Ligjshem ekonomik ) ishin ne KRAH te PD si fillim .Dmth VEFA ! Nje kapter batalioni kazmash e lopatash ishte shume here me i afte se JU dhe startoi ne fushen e Armatimeve ( pa licence ) duke krijuar nje Kapital aq Konkurues sa qe i gjithe Populli kujtonte me te drejte se Qeveria ishte VEFA .

Per cfare Ligjesh ben fjale ketu . A ke organe Kontrolli ??? A ke organe informimi ? A ke nje GRAM Inteligjence vete personalisht Jo si i pare vendi por si i Shkolluar te beje nje pyetje Nastradinesh : Si pillen keto Interesa kaq te larta ? Pra ty tu krijua nje Shtet brenda Shtetit , qe shfrytezonte Asetet e Shtetit . Dhe ti na brockullis me Chaptera 11 e shtata .

Dhe nuk ka nevoje te zgjatesh asnje rresht per te te hequr Vellon e Mashtruesit thjesht me nje FAKT Ekonomik ...A paguanin Taksa keto Firma ? Apo ashtu kot kishin ca leke dhe Ja u jepnin Juve te festonit me "La Bushet "

Pa miratuar Ligje mbi Policine Private si funksiononin prapa tyre nje Grup badiguardesh te armatosur qe te benin "gjemen " ?

Dhe ka me mijra jo nje e dy Pyetje e Veprimtari praktike Tuajat  qe Lejuat nje Veprimtari te QELLIMESHME Kriminale por me bindjen se "populli eshte sylesh "

Dhe sa per PS e PD leri ato . Ju Ishit i NJEJTI GRUP qe e dinit shume mire se te PASUR me MAGJI nuk behet askush ...Vetem nepermjet Korrupsionit dhe KONTRABANDES . Dhe kete e bete me "bomba " deri sa Ju plasen ne duar . Por si mjeshtra e hoqet Bythen menjane dhe ja late ti Plasi Popullit .

Personalisht TI je pjelle e Euforise se prezantimit te sharlatanes V.Vokshi si Qeveri e Portofoleve jo e Pergjegjesive ! Dhe mo na  var turite ketu gjoja per Ofeza smileyse ketu nuk gjykohesh si MEKS ..Tu rrosh femijve Gruas e te dashurve .....ketu more persiper ne emer te atij qe te "perdor emrin " te vish si Ish K/Minister !

Ke byth RRI .Po mos kujto se mashtron njeri me "bono thesari " me nje te kartat e kesh me mbrapa me dengla teorike , me fantazi henore ..JU vodhet DHE masakruat nje Popull , djersen , mundin e sakrificen e TIJ te  50 vjeteve ! Dhe argumenti me i forte eshte se akoma SOT kjo palo Qeveri rron e mbahet me ato qe Trashegoi nga te meparshmit , qe nuk ka lene fjale pa Ofenduar , Fyer e Perbuzur . Biles edhe DENUAR !

Vete Ju personalisht mund te gezoheni se keni qene aktiv duke inaguruar 5 a 6 here HEC e Banjes smiley

Ishte paaftesia e PD-se per te kuptuar situaten (disa prej tyre akoma s'e kane kuptuar as sot) dhe ligesia e PS-se qe e degjeneruan situaten.smiley

 

 

Qeveria e korruptuar apo populli budalla eshte nje pyetje pula vezen apo veza pulen.viti 97 i dha nje goditje knock out  shoqerise shqiptare nga e cila nuk besoj se e ka marre ende veten.Deri ne ate kohe shqiptaret kishin shpresa e besim ne vendin e tyre.Emigrantet jetonin me mendimin qe te punonin perkohesisht jashte  e te ktheheshin perseri me para e eksperince  ne vendin e tyre.pas 97 keto plane ndryshuan...

Sa keq qe ca njerez kane internet.

Si tha teto Ollga :kane shitur gomaret e kane blere komputerasmiley

Des tani te lexova .

Ka ketu nivel . Mendoj se nuk eshte ashtu si e trajtoni JU . Ka shume rendesi se si shtrohet problemi dhe nga kush shtrohet .

Ne se para Jush vjen e te thote hajd te diskutojme shtruar nje GENJESHTAR e Mashtrues i Provuar , ai konstatimi Juaj nuk qendron Shqiperia HOQI nje GJEME nga 92 e kulm 97 e akoma shume rende po vuan prej ketyre ...dhe kryemaskaraj , kriminel i provuar perseri jo fshehurazi , ne 21 Janar e me pas me "hajdeni perseri po u mbajti " del e thote "Nuk kishim Ligje dhe i lejuam " ????? Sikur ajo qe ndodhi te mos ishte Rrjedhoje e Cilesimit te Dep.Shtetit ...Regjimi i Berishes .

Tani vjen ish K/Ministri i tij ketu dhe ben Llogje nga Komisionet e Varrim -Zhvarrimeve e Lumit te baltes te hedhur , Megallomanise e Vetmburrjes pa asnje Praktike , dhe thote chapteri 11 e chapteri shtate ., pa vene ne asnje Rast Gishtin mbi PLAGEN qe krijuan me Dashjesi sherbetore te kastes se Mundur me TURP si Fashiste e Kolaboracioniste ne 44 !

 Ky ndoshta , hajde po e zeme nga Naiviteti , por ky nuk mba qendrim as ndaj Kryekriminelit Berisha ??? Por dhe ky vete te mos harroje ( pavaresisht se njihet si emocional ) se qe po ky qe tha faqe Burrave "Ne nuk duam Lufte .Po deshet Hajdeni "...Kryeministri nje Populli i ben karshillek si Bandit nje Populli duke e trajtuar si Bandite ?

Edhe sikur ta filloje me nje me Falni  nuk ben Fajde sepse ai nuk thote asgje Reale per Idene e Fajdeve , Organizatoret dhe Obkjektivat qe donin te Harrinin si kappitalizmi Shembullor i Ppaare Shqiptar . Lexoje SOT po i njti ne krye si Mashtron sepse jane e njeta pjelle .. "Ja kem kalue Norvegjise dhe jem rreshtue pas Gjermanise ". Bene hesap mashtruan e edhe Trupin diplomatik smiley .....qe e dinte shume mire se c 'fare perfaqesonin "Firmat" por Hajduti e njeh shume mire Hajdutin ! Dhe ky lloj Shteti prosperonte per Natje or tie ...

Aleksander Meksi :

Qysh në korrik të vitit 1996 kam kërkuar mbylljen e menjëhershme të firmave huamarrëse…. Me ligjin e miratuar në shkurt të atij viti, qeveria nuk ndërhynte dot në tregun financiar. Vetëm Banka mund të ndërhynte... qeveria dhe SHIK-u i atëhershëm e kanë paralajëmruar Presidentin, por ky nuk veproi”, thotë ai (Meksi), duke nxjerrë zbuluar Berishën që ka pretenduar para ca javësh se për herë të parë ka dëgjuar një ankesë për piramidat nga fundi i vitit 1996.!!

meksi,per ty kam nje pyetje. nese neser, pasneser ,... hapet ndonje gjyq,..smiley per 1997 (une jam skeptik ne pergjithsi  por kurre mos thuaj kurre, nuk i dihet edhe mund te ndodhsmiley&nbspsmiley Ju a do te dilnit  ne gjyq si deshmitar per tu ballafaquar me ish Presidentin, qe te dy se bashku cuat vendin ne kaos ku humben jeten 3000 vet, u larguan jashte shqiperise per mungese sigurie 10 000 vete te tjere..?!!

ilir-jani, ne postimet e kryera ketu e 5 muaj me perpara, nqs memoria nuk me gabon, te ftova te lexoje nja dy dokumenta qe ishin paraqitur aty. Nuk pate as edhe dinjitetin te ktheje pergjigje, sepse qartasi nuk te pelqenin. Une kam me kurajo se ty megjithese nuk te kam asnje detyrim.

Nqs thirrem ne gjyq une dal ne gjyq. Por nuk kam nevoje per gjyq per ballafaqimin qe ti thua. Une ne keto 15 vite kam shkruar mjaftueshem per keto ceshtje. Pse te mos i quajme ballafaqim keto shkrime? Sepse ty te pelqen sherri dhe jo debati? Askush nuk i eshte pergjigjur shkrimeve te mia me pergenjeshtrim ose me nje variant ndryshe. Une e quaj ballafaqimin te kryer dhe me sukses. Pastaj, e thashe edhe me lart, ju qejfin e keni tek sfidat me sherre. Nuk keni mendjen tek substanca e asaj qe shkruhet por kujt i drejtohet, sa bukur ia tha, sa mire ia futi e keshtu me rradhe. Me vjen keq qe ne kete pike nuk te kenaq dot...

PS e Nanos propozoi hetim dhe transparence per 1997 akoma pa mbritur ne qeveri. Ke ndonje mendim tendin ne lidhje me kete premtim te pambajtur?

mua me vjen turp dhe ndihem shume keq,qe nje teme e nisur pa te keqe me nje tjeter ide,te degjeneroje ne kete alla gjyq.me vjen turp qe shikoj qe kam te bej me njerez qe vuajne nga psikoza e mentalitet diversantesh,gishtregues,hakmarres e te lig.me vjen turp qe iu dhashe nje dore per tu shfryre,per te gjetur sahan e per te treguar qe keni gjyqtar e obskurantizem brenda vetes mbi cdo gje.jeni njerez qe jetoni me idene e kerkimit te dikujt per te lincuar,jeni zemerake e intrigante,qe nuk hani pyka,pllot me mllef dhe kerkoni qe cmiren tuaj ta nxirrni ku te mundni.ju nuk ngopeni derisa gjerat qe sipas juve ju kane demtuar ti shihni te vdekura.ju doni te keni nen thembra cdo gje.50 vjet diktature e 22 vjet demokraci,ju kane cuar ne viten e para 39,ne te tera drejtimet,po mbi te gjitha si njerez.ndihem keq qe perdoret nje gje timen per tu shfryre per tu cjerre,e per cfare?per asgje.neve na perkufizojne shume mire,jemi te ligj.ju lexoj dhe nuk bej cudi per asgje na ndodh,ndodh e do te ndodhi.po te bejne gjelle me kete qe jemi helm,farmak do jete.disa nga ju jane sa prinderit e mi,te tjere mund te jene vellezerit e motrat e mija me te medha,dhe une sinqerisht,me vjen te kem frike nga bota qe po krijoni,dhe ajo cfare ushqeni brenda vetes e thoni me goje.

dalte per mbare e gjithe kjo.......

 

Kles, o shpirt njeriu!

Vetem ti mos u merzit, pa te tjerat rregullohen. 

PS: Turpi ty t'merr te keqen.  Ama veres gjithesesi mos i ler kusur smiley

Na fal qe te dhunuam temen me mashtrues e mburravece . Ka shume vete qe u pelqen ti nanurisin me pralla e mashtrime . Nuk eshte ndonje blasfemi . Ja qe keshtu eshte Jeta !Por si rregull mbase duhet te vinte keq per katandisjen e atij Populli ne Lypsare me lecka ne krah neper Bote i pergjysmuar ne vendin e tij !.Per mijra te vrare qe lane pas si zi Mortaje ne saje te reformave te shkelqyera te Chapter Vebijve ne shtetin e Portofoleve !E sot i ke me kallash kraheve per "zgjidhje problemesh " ne familje !

Kane 20 vjet e nuk lene me vend pa permendur "se Pasojat e komunizmit zotrie " qe ne kohen e Pordhes ....dhe asnje rresht se pasojat e Regjimit BANDIT te 92 -97 qe hodhi themelet e shtetit me te Korruptuar e me pa Identitet ne Europe ! Po qe per Chapterre i se kejnsi zotrie ....se fridman zotrie .... i ke me tonelata ! Ke dhe Xhibin biles si Drejtoreshe  smiley

e di cfare,mua nuk me vjen fare gjynaf per ne si popull,se sa me shume nju njoh,aq me shume bindem qe meritoni cfare keni...sipas kokes dhe festen.thuaj cfare te duash,mua nuk me vjen gjynah fare.e per cfare te me vije,per paditurine,per obsurantizmin,per talljen e fundshpines,per deshirat per sa me shume leke aq me mire,per ziline,per mendjemadhesine,per cmiren,........per cfare.........se sipas nesh,ne nuk behemi,ne jemi viktima.ne jemi pertace dhe fodulle

Ej, Kles, mos u boj pesimiste kaq shume, se do te rreshtohesh masanej me vargun e Hysamedinit dhe te Tan Lames, qe po kerkojne me ngulm me nderru popullin ( edhe une jam me ta)....

tu mos te vije turp fare, se ndoshta nuk te dhimbsen jetet e 3000 veteve, jetet e 10. 000 te tjereve qe moren arartine nga frika e pasigurise per jeten,..ndoshta per ty te duket pak " e cuditshme", kjo puna e ndeshkimit, por ja qe e ke gabim, dikush duhet te mbaj pergjegjsi per te gjitha keto qe ju shkaktuan njerzeve, se nuk eshte vetem privilegj te drejtosh nje vend, te gezosh te gjitha te mirat,  eshte dhe detyrim dhe pergjegjsi ligjore qenia ne krye te nje vendi, se  ka njerez qe kane plage nga 97ta, dhe nuk jane pak! Vetem nje kriminel si keta bandite, qe erdhen perseri ne pushtet  injoron kete fakt, sepse shohin vetem privilegje privilegje, dhe su ka hyr as edhe nje gjemb ne kemb, ketyre, si qenka kjo qe askush te mos mbaj pergjegjsi per kaosin qe i shkaktuan popullit?  

ne vit ke ikur nga vatani?te me vij gjynaf se veten parate njerzit neper firma,se presidenti i tha veriut do na sulmoj jugu,se u hapen depot e armeve se shteti do i vinte flaken jugut.......marrim si shkrepse, e djegim shume gjera.te me vije gjynaf se ju doni te lani gjakun e keyre 10000 me gjakun e 1o te tjereve mjafton per ku te jene te qeverise.kaosin qe i shkakton popullit???'97 mendja akoma,po keto te fundit qe po i behen popullit tend kaq shume te dashur,apo keto duhen se keto qe po ndodhin tregojne qe po zhvillohemi.......e keqja eshte qe neve nuk na gjendet mideja.

ndihem keq qe perdoret nje gje timen per tu shfryre per tu cjerre,e per cfare?per asgje.

po mire moj cupe, pse nuk i bere nje mesazh adhurimi meksit dhe te evitoje perdorimin e sentimentit tende? te  prishen  perrallen e treguar nga  gjysh meksi.

punoke ne karitas me duket dhe ke alergji nga tasi.

jo punoj atje ku shpjegohen dhe analizohen skemat Ponzi,bej nga te gjitha modelet e mundshme cdo dite,dhe kjo e jona eshte barzaleta sepse eshte si te mbytesh me nje pike uje.tregon inteligjencen e rralle.....shif mos ben ndonje katarsis turo......

 meksi, duke u nisur  qysh nga lashtesite pjese kjo e formimit tend, eshte  marre vesh  qe qeverrite, sikur nuk kane patur dhe gjene nuk kane  si  funksion te vetem  mbrojtjen e te qeverrisurve nga ...termetet dhe rrufete, megjithese edhe per keto kane disa detyrime per masa  preventive.Me sepaku nje antene.Keshtu qe me kadale ato kapercimet  e pergjegjesise kur  ishe kryeqeverisesi.Çfare  qeverrise ti kur mileti  humbi gjakun e zemres? Ti vetem ke fituar.Mos  kujto  se njerezit nuk e dine sjelljen tende prej pelivani, teksa ja u  beje me shenje, me gishtat poshte  tavoline vartesave se medemek te pergjonte ...Ai...Ma merr  vesh ku ta hedh llafin....! Qeeverrisja jote ishte nje makabritet  mbi  njerezit.Kur asnje si ju nuk i  njifte ligjet.Nuk del dot i  lare ti dhe tja  kaloshe te gjitha salihut, kur tu  be shteti derrmile. Po  ore, e di  qe dhe te  pergjonte saliu e gazi i tij, por pse nuk u bere nje here, nje here te vetme burre dhe te  kerkoje doreheqjen, ne se nuk kishe gisht tek Kopetenti ? Se nuk  shqiteshe dot nga karrigja dhe privilegjet!Pa le kur  kerkove dhe ...lufte me popullin! ka harruar? Mire do  qe te te kishin degjuar! Se  do  ishin qeruar shume qelbesira nga ky  vend. Bukur ja kalon te gjitha sali kusarit sot, por mos bere  me pake ti me Hekuranin....(qe te  shoqeron sot e gjithe diten)  e rezervave te  shtetit? Ndaj meksi  nuk  ze dot  tjeter  vend ne histori duke  u treguar  te  rinjve prralla..

Dhe te vime tek pyetja..."Pse  nuk ka te tjere  si Meksi?" Kush tha  e ka gabim,ai, ipadituri qe pyet!  "Fati " eshte se i kemi  te shumtet... si  meksi.....

mbreme nuk ishte fjalia e fundit,dot ne mengjes po.......kemi te shumte veten,po po jemi ca qypa qe pranojmme asgje,ah kjo mendjemadhesia jone e kjo deshira per ti bere njerezit te rrine urte,se ne i dime te gjitha......

meksi

Une vete nuk kam asnje pike dyshimi qe agjenturat e huaja i kan hedhur kembet mire ne Shqiperi qe ne 89-n e mos me pare. Fakt eshte qe sado te perpiqen shqiptaret gjerat jan te lidhura ngushte me pikpamjet gjeostrategjike. Pra nuk mohojme dot dy pika 1) qe ne Shqiperine e varfer kan bere kerdine agjenturat e huaja, dhe vazhdojne bejne c'tju doj palla, madje edhe ne parlamentin shqiptar kan influenece te madhe, dhe 2) Poshterimi degjenerimi i ish-Shqiperise ne plot kuptiin e fjales dhe ne cdo aspekt te nje kombi (historik, kulturor etj) ka nje kuptim dhe nje shpjegim qe patjeter eshte fatalist sepse fataliste ishin konsekuencat.

 

Per firmat pastaj thash qe ke dhene informacion me siper ne nje postim tendin... Jo se vete nuk e dija por e konfirmove. Une mendoj se degjenerimi i stuates kishte disa faktore, me kryesori deshira per pushtet me cdo kusht e nje diktatoruci qesharak ne stature perballe Enver Hoxhes, politizimi dhe fshatarizimi i SHIK-ut, sherbimet sekrete serbe, greke, britanike dhe italiane.

ps. tani na hiq nje merak, perse mbas 97-s PD-ja filloi te justifikoj Saliun perkorupsionin e viteve 92-96 me faktin se Saliu eshte burre i ndershem, por ishte Meksi qe e beri te gjith korupsionin? Ka nje arsye kjo?

 haaa,po Leka Meksi ka rregulluar deri edhe niperit ne France e le me veten ne Tirane. Po po, burre i ndershem   

smiley

po ti prit sa te vijne qoftet dhe ti drejtohen me 'profesor!' smiley

booo, gjithe keto komente per mex-in.

Cili eshte qellimi? Pse harxhohet kaq kohe me njerez te tille?

Nuk ka gje me te keqe per Shqiperine se te riciklohen njerez te tille. Larg qofte te futen prape ne politike.

eeee,  dy te keqija nuk bejne nje te mire.

pastaj, argumenti yt eshte 'self-defeating'. Ricikluam salen, dhe ja ku jemi, po sikur te riciklojme dhe klonin e sales? Do t'jet'  Sale ne katror. (apo i bie Sale ne fuqi te tete?)

po ca ti riciklosh Meksit o klesidra.. e ke idene ti se cmoshe eshte Meksi?  

lere se me kete pyetjen,  na hape pune ne dhe Meksit bashke..smiley

un spo mbroj as meksin, as dua klone meksi,as klone sale, asgje...po e them per te mijte heren kisha ide tjeter kur pyeta...dhe them cmu desh kur shoh si pperfundoi.vetem kaq.

them cmu desh

Eh mos u merzit klesidra, se nder u bere peshqve. U kenaqen me shakate plot kripe te ... mex-it.

nder peshqeve.nder piranjave doje te  thoje,se te gjithe e dime si perfundoi ducja

po mire, boll se na mallengjeve. E kuptuam qe ti kishe qellim tjeter, por shumica jone kur kujtojme 1997 na renqethet mishi dhe sikur lehtesohemi pak kur shprehim mendimet tona per ate periudhe historike. Pastaj, ndoshta ka nje ndryshim te madh midis teje dhe nesh. Ti ndoshta ne vitet 1995-1997 ke qene femije ose hic fare ne shqiperi, ndersa ne te  tjeret qe llapim "kot" kemi qene madhore dhe prezente ne Shqiperi e me nje eufori te madhe se do te ishim shume shume shpejt pjese e Europes. 

Adminat sa duket jane simpatizante te meksit, sepse e shuajten nje opinionin tim.E megjithate une kam mendimin se si meksi jane te gjithe ata qe i kerryen binane ketij vendi.Meksi ka pjesen e vet te luanit...

klesidra

Nese ne temen qe ti hape vete nuk do te ndrhynte meksi maksimumi mund te kishte 20 komente ( 10 nga bradi qe mendon se ra ne... )

Ai u fut ne kete forum dhe vendosi vete te jape shpjegime... shpjegime te cilat personalisht me ofendojne me e pakta dhe me vine zorret ne gryke me e shumta.. Si mundesh te marresh seriozisht dike qe mendon dhe shkruan seriozisht "Firmat piramidale jane kudo ne bote shoqeri te tipit shpk ose sha por firma ngelen"!!! - kta nuk e thote as nje zyrtare i rendomte bankar ne kete boten ku jetojm ne. Nuk kam ndermend ti shkruaj me, perkundrazi pendohem qe ju drejtova.

Meksi eshte pjelle e nje bote tjeter shtazarake dhe nuk do te mundet kurre ta kuptoje kete boten time..

Megjithate, per ty qe personalisht mendoj se je naive qe mendon se meksi eshte ndryshe sepse nuk shan me nene e moter lexo;

Ata te cilet meksi quan "cunat e SHIK-t" jane te njejte cuna qe masakruan deri ne vdekje nje njeri te pa fajshem ne Lezhe dhe sot e kesaj dite burracaket nuk i tregojne as varrin.

Ata qe vodhen zgjedhjet, rrahen ne menyre barbare opoziten, futen terroristet islamike ne Tirane, pine kafe me Arkanin ne Shkoder dhe shisnin naften Milloshevicit.

Te njejte cuna qe erdhen ne Vlore me makina ushtrie dhe bertisnin si bisha te egra "o vlonjat do ju q... nenat dhe grate" dhe terhoqen policine lokale nga qyteti me dhune. Ata qe kerkuan "gjakun" dhe erdhen per te cliruar Jugun nga Greku.

Te njeta cuna qe hapen zjarre ne menyre kriminale ne Permet e Gjirokaster dhe nisen aviona luftarak  dhe tanke ne Jug.

Se fundi, Frimat piramidale kane qene mbeshtetesit kryesor te PD-s dhe mashtrusit ne krye te tyre kane pas lidhje shume te ngushta me qeverine e asaj kohe. Ca ti them une ketij meksit qe ta kuptoj se ne Vlore ne behar te 96 njerezit po fillonin ta kuptonin mashtrimin, por kafshes ne pushtet i duheshin votat dhe tha qe paret e njerezve ishin te sigurta e te pastra. E di ti qe parat me te medha jane hedhur tek firmat piramidale vetem ne 3-6 muaj e fundit te jetes se tyre?

E kupton ti se c'do te thote te ikesh si force pushtetare me 2.000 te vrare dhe te shkruash sikur i bere nder vatanit? Si mundet te shkruash ne kte fare feje? Ka shume njerez ktu ne peshk qe dine edhe me shume, i kane jetuar ngjarjet dhe jane prekur drejt per se drejti... Per ta duhet patur respekt! Kshu mendoj une.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po flet per ceshtje qe ne asnje rast nuk jane lidhur me mua! Keshtu qe cfare dreqin kerkon? Nqs ti je i sigurte qe ka ne PD njerez qe kane kryer ato krime qe ti permend mos rri po duku shqiptar! Behu burr, leje Londren, hajde ne Shqiperi dhe shko ne prokurori. Na lodhet me lloqet e juaja mbi trimerine e juaj, mbi fajet e te tjereve, te tjereve qe mezi presim ti japim voten kur kemi interes ama!

Nuk mund te besh akuza larte e poshte si femije! Ke fakte qe une kam gisht ne nje tek prej ngjarjeve qe ti permend me lart? Thuaji pa hezituar nje sekonde!

Ne te kundert ngelesh nje llapazan online qe merret me urban legend (ngjarjet qe thuhen edhe mund te kene ndodhur, por menyra se si ti i tregon eshe puron urban legend)!

kuptoj por mua nuk me duhet te tregoj gishtin ......te gjej fajtorin,un nuk pyeta ke te lincojme per '97,ju i mbani mire mend ato gjera,po meksin se doni,ama salen e mbani,gazidede vdiq(ndjese paste) sfelt dot me.......un kuptoj vetem qe ne po nuk arritem tiu veme kapakun disa gjerave nuk do ecim kurre perpara.

po si mos t'ja tregosh gishtin? Po ti mendon vertet se Sala erdhi nga Vocidoli ne Tirane te udhehiqte vendin e te linte viktima rruges?

Sala eshte krijimi i absurditetit Shqiptare te ktyre 21 vjeteve.. eshte nje eksperimet ne laboratorert e krimit, korrupsionit dhe injorances. Krijim i cmendurise, egersise dhe shpirtit te vogel e katrran.. Eshte krijuar nga duart e shume njerezve ku edhe meksi ka vene doren e vet qellimisht apo jo nuk ka rendesi.

Ndersa tani qe eksperimenti ka deshtuar cdokush nxiton te laje duart. Ajo qe 97' vertetoi eshte se Aministia e perkrahur nga PD dhe PS ishte ne thelb krimi me i madh qe ju be popullit tim e tendit bashke. Ajo nuk u vuri kapak, por hodhi themelet e barbarizmit qe shohim sot ku Hollanda na thote publikisht se jemi vende barbaresh qe nuk dime se cfare eshte ligji dhe jemi kriminele qe nuk meritojme te ulemi ne nje tryeze me ta. Privativisht eshte alarmuse se cfare mendojne ata per ne..

meksi e ka mire, por ne qe jetojme dhe themi jemi shqiptare perse duhet te durojme keta vemje te na prezantojn?

 

 

Amnistine e kerkoi Spartak Ngjela si minister I Bashkim Finos! A kupton ti ore djalosh se cfare  lidhje i ben ngjarjeve?

Aministia nuk fali ne asnje menyre korrupsionin. Dhe une u hetova me vone nga komisioni per fajdet!

Amnistia u be me te vetmin qellim mundesimin e pjesemarresve ne rebelimin komuniste te 1997 ne qeverite qe vijuan. Jo per te mbrojtur qeverine Meksi! Por thjesht per te mbrojtur nxitesit e zjarrit, shefat e bandave te armatosura qe u huazuan nga politika, dhe kriminelet politikne te jugut! U votua nga PS ne totalitet dhe u be me debat te madh ne parlament. Pati deputete te PD-se qe kujtuan se si zgjidhet kjo ceshtje ne amerike, ku kush merr pjese ne rebelim te armatosur nuk lejohet te jete anetar i kongresit, edhe nqs eshte zgjedhur me vote, ne rast se nuk merr edhe nje votim me dy te tretat e parlamentit! Dhe nje pjese e deputeteve te PD-se nuk e votuan amnistine! Keshtu qe fajin kerkoja miqve te tu socialiste dhe komuniste!

Ajo qe 97' vertetoi eshte se Aministia e perkrahur nga PD dhe PS ishte ne thelb krimi me i madh qe ju be popullit tim e tendit bashke. Ajo nuk u vuri kapak, por hodhi themelet e barbarizmit qe shohim sot ku Hollanda na thote publikisht se jemi vende barbaresh qe nuk dime se cfare eshte ligji dhe jemi kriminele qe nuk meritojme te ulemi ne nje tryeze me ta.

flet një krimb si ti për krime? o krimb, po kumunizmin kur e fut, tek miu i madh? ku do ti çojmë ata që humbën jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre vetëm për xhelozira të shpirtkazmave që uzurpuan Shqpiërinë? ku motrën i çon dosjet e pahapura?

 

Klesidra, mos u merzit! Nuk ke faj per debatin qe krijohet ketu. Une te konsiderova me seriozitet si nje qytetare shqiptare qe i intereson te njohe me shume per nje periudhe te historise sone. Dhe prandaj u pergjigja me kenaqesi. Ka ca te tjere qe kur nuk u pelqen me historia qe po shohin, se u prish versionin e krijuar ne trurin e tyre prej vitesh, fillojne e shajne. S'eshte as faji im e as i yti. Keshtu qe nuk ke nevoje te shpjegohesh.

Pergjigje per komunistet e Peshkut!

Natyra komuniste e juaja dallohet mire dhe qarte ne urrejtjen e juaj, ne deshiren e juaj per gjyqe te stilit stalinist, dhe ne pamundesine e juaj (verbimi) per te ndjekur qofte edhe nje rrjesht. Pastaj disa nga ju kane edhe nje faktor te habitshem qe ben te pamundur cdo debat. Ju nuk pranoni nje te vertete nqs ajo nuk ka brenda saj ndonje element me agjente te huaj ose fuqi jashtetokesore qe ia mbledhin te tjereve (ne kete rast TE HUAJT qe ia mblidhnin Meksit). Jam i sigurte qe po te rishkruaja versionin tim te atyre ngjarjeve, te shprehura ne pafund intervista dhe se fundmi edhe online tek PESHKU smiley, me disa elemente nga Sigurimi i Shtetit, nga UDB, nga MI6, nga CIA apo ndonje tjeter agjensi, atehere versioni i ri edhe mund te besohej. Psh. kur them qe guvernatori i Bankes Qendrore, Luniku, nuk pranoi te bente dallimin teknik midis hua-marrjes dhe fajdeve ju nuk me besoni dhe ju duket si justifikim pa baze dhe pa burreri nga ana ime. Por po te jap nje variant te dyte atehere:

Luniku kishte nje mik nga Franca, i cile kishte ardhur njehere ne Shqiperi ne 1989, ne te njejtin rast qe permend Idrizi i juaj me siper, dhe aty u takua me nje njeri me shenje, i cili vinte ne takim urgjent te posacem nga Bagdadi, dhe aty u vendos qe ne 1996 kryeministrit Meksi (i paracaktuar edhe ky) nuk do t'i plotesonim kerkesen mbi fajdet. Jo vetem kaq, por ne aeroportin e Romes, me 1987, ne te njejten salle ku mbahet i arrestuar Jason Bourne 20 vite me vone, u be nje takim po aq i rendesisshem. Aty u vendosen emrat e kaptereve qe do te krijonin firmat piramidale. Nderkohe, ne Mal te Zi, ne vilen fshatareske qe me vone do te behej Hotel per poker milioner ku do te luaje poker edhe James Bond, u be nje takim po aq interesant. Aty u parapercaktuan interesat e fajdeve dhe datat ne te cilat do te zbatoheshin ne Shqiperi vite me vone. Keshtu qe kur Meksi vite me vone kerkoi te ndryshonte skriptin e shkruar me perpara (Meksi kishte perplasur koken ne Laprake diku nga 1991 ne nje peme dhe vuante nga amnesi me afat te gjate) ATA TE PLOTFUQISHMIT nuk e lane dhe prandaj derguan dike nga Greqia per ne Vlore per nisur planin B: rremuje dhe zjarr pa fund.

 

A ju pelqen me shume ky version? Nqs ju pelqen, une per kenaqesine e juaj mund te bej nje koleksion te ri me titullin: Shqiperia 1992-1997, versioni 2.0 i modifikuar me update fantastiko-shkencore!

Madje versioni e ri mund ta shkruaj aq mire sa qe te shpjegohen plot ngjarje qe vazhdojne deri sot...

 

Duke iu kthyer realitetit urrejtja e treguar nga disa nga ju duhet pare me kujdes nga ato lexues te tjere te Peshkut qe te kuptojne problematikat e atyre viteve. Kjo ishte kategoria e komunisteve qe bojkotonte cdo gje. Me te tille qeveria ishte e mbushur mjaftueshem. Ju talleshiut diku me lart qe pse vazhdoja punen time kur dija qe spiunohesha ne qeveri dhe kryeministri. Por kjo ishte deshira e juaj more zoterinj! Dhe une jam shume krenar deri me sot qe i rezistova races se juaj! Spiuneve te pakarakter qe bridhnin korridoreve te kryeministrise si punetore te Gardes, apo anetareve te ndryshem te qeverise qe pas mbledhjes se qeverise shkonin ne mbledhje ne presidence. Keto jane fakte, nuk ka debat ketu! Ju pelqen apo nuk ju pelqen juve! Dhe une vazhdova me bindje punen time deri ate qe kisha cfare te beja ne ate post. Vazhdova per ata shqiptare qe kerkonik liri dhe demokraci pavaresisht deluzionit qe ata mund te kene sot. Nuk jam une shkaku i deluzionit, jam nje prej pak drejtuesve te PD-se se dhjetorit qe punoi per endrrat e tyre.

I kam rezistuar sigurimit dhe komunisteve ne periudhen e Enverit te Pare, Enverit te Dyte dhe do te rezistoj prape. Nuk jane disa femije tek Peshku qe me bejne te nderroj mendje.

Carpe Diem: cfare nenkupton me rregullim te niperve ne France? Sepse nga flamuri yt ne krah shoh qe ti vete jeton ne France. Vetem ti e ke kete te drejte nga shqiptaret? Dhe ne cdo rast niperit e mi i ke ne Tirane sot. Te ju vije turp per nivelin e ulet, por shume shume te ulet qe tregoni! Jeni akoma femije, mundoheni te fyeni njerezit me te tille argumente. Une sapo ju thashe qe mjeshtra komuniste me te medhenj se ju nuk me tremben ne 45 vite komunizem, dhe as ne 5 vite qeveri. Imagjino pak sa trembem prej aludimeve te tua!

shko ore mbushu ti.... se na dole me katolik se papa.... i paskerke reziztuer ti Enverit te pare apo te dyte.... lesh me qime, ti ke qene bishti i kavvalit mer daj.... te bote pak ppresion ty dhe ti mushje breket, tani na dole trim i çartun ti.... po te ishe ti dikushi, te kishte bo synet me thua...

Dhe sa per ata punonjesit e gardes apo ku di une qe te paskan trem per vdekje ty... si je kaq i paftyre mer daj, ti jo vetem qe i nderrove te gjithe gardistet, por edhe ata qe mbeten u bone trensfuzion gjaku......qe te mos kishin asi pike te kuqe.... Po fajin nuk e ke pas te sigurimi i vdekur i shtetit, po tek sigurimi i gjalle i Gazidedes, i cili te survejonte per qejf te komandantit, dhe si nuk ke turp dhe mburresh me kete fakt.... Ja kjo te ben ty me te vertete nje kryeminister lapangjoz....

Meso te lexosh o injorant i gjuhes shqipe! Pastaj dil e shfreh dufin e akumuluar ne vite! OK? I kam rezistuar dhe e kam me prova. Sa per inatin tend!

Prape po ta them, nuk ka asnje turp qe SHIK-u i qeverise tende te te pergjogje! Une u ofendova e as nuk u preka nga keto fakte. Fakte qe i dine te gjithe ata njerez qe kane punuar ne qeverine e asaj kohe. Thjesht te tregova deri ku mberrin komunizmi i markuar ne DNA-ne e juaj!

Nqs Shqiperia akoma nuk eshte bere eshte pikerisht sepse u lane ne qarkullim te tille komunista si ty! Ju kundershtuat me cdo force tuajen cdo perpjejkje per ndryshim. Dhe vazhdoni ta kundershtoni sot e kesaj dite!

Z.Meksi

Nqs jeni i verteti perpara se te hidhesh ne sulm per te orientuar bisede me urrejtje per PS dhe lavderuar PD -ne  ,   po te them se qe te dyja krijoni nje PPSH dhe mjaft me keto ndryshime bisedash.

Ju thoni qe Shqiperia nuk ndryshon sepse sipas jush komunistet ju ndalojne ??

Atehere nqs Ramiz Alia e pranoi Janullatosin te perkohshem ne vitin 1991 perse sot e ksaj dite Janullatosi edhe pas 20 vjetesh drejton Ortodoksine Shqiptare deri ne parlament??

mos u mundo te me tregosh perralla historie sepse e di cfare dekreti ka firmosur Sali Berisha ,

po ate dekret komunistet e kishin fajin apo UDB-ja ??

 

Pergjigje per komunistet e Peshkut

 

E ke me qejf vëllavrasjen? (gjë që e keni bërë në 97')

Ku i pe komunistët? Çfarë janë komunistët? Kur do ndaloni së përdoruri këtë shprehje të fëlliqur ju? E di që KOMUNISTËT e kanë paguar me gjak, BACA i vrau në 21 Janar për këtë punë? Çfarë ndodhi në 21 Janar Meksi?

Kur do ndaloni ju "demokratët" të faktorizoheni duke përdorur malokët dhe mllefin e robve?

Çfarë mendim ke për federalizimin e Shqipërisë?  

Çfarë mendim ke për federalizimin e Shqipërisë?

 

jo per gje se ne eladhqirve ktu na rri mendja, 24/7. Te kjo dhe te kpucet me taka te holla

I nderuar Meksi!!!

te kam lexuar me vemendje te veçAnte po ashtu si dhe heres tjeter...por ama ke mbetur po ai i 92, i pareformuar dhe i pa zene mendd....

...diku mburresh se vallaha i paskerke bere ti reformat e ketij vendi, per periuidhen '92-'96.... te jete e vertete valle...??? Po ku i gjete mendete ti, dhe shkollimin adekuat per keto gjera..??? Ku i gjete trute ti me shume nga Genc  Ruli, apo Gramoz Pashkua...??? po jo mer daj, ti thjeshte zbatove udhezimet e BB dhe FMN per reformat standarte, dhe vetem kaq.... Nuk di a e mban mend se ke qene dhe ne krye te qeverrise, kur bere liberalizimin e bukes???? A e mban mend qe i dhe ushtrise, policise, Shikut, policise financiare, me nje llaf te gjithe strukturave qe kishin arme, gjendjen e jashtezakonshme, per ndonje proteste popullore...????

Dhe a e mban mend ate llafin postulatik qe te tha Ruli.... kur ky popull nuk u ngrit edhe kur ja dhjetefishuam çmimin e bukes, do bokena palle me te....

Po jo mer daj, se ti nuk se shquhesh per ndonje zgjuarsi te veçante, e tani na ben interesantin, se vallaha.asnje nga te majtet nuk te paskan denoncuar ty....heeem, po keta te majten jane kaq shume legena, sa qe edhe per Shtatorin e '98, nuk shpune njeri ne burg, e jo me per '97.

Ti nuk je i zgjuar, por je pak si shume llafollog, pak si shume naiv, dhe aspak politikan, edhe keto gjera qe shtron ketu, nuk se thua ndonje gje te zgjuar.. thjesht tjerr disa gjera me shume per publik qe te tregosh se je ti ai qe e solle gjithe keto begatira dhe te mira.... Ik lanetosu tutje tii dhe gjithe shpura juaj qe na sollet ne kete derexhe, dhe del e ben edhe album per ata burrra per 100 vjetor.... ti, te pakten si kryeminister, nuk i vjen as tek maja e thoit Ismail Beut, ndonese drejtove shtetin nja 10 here me teper se ai.... Kur e helmuan ate, i gjeten nder xhepe vetem disa qindarka, kurse tyy... nuk te maten parate, qe ke fituar nga privilegjet qe i bere vetes kkur ishe ne krye te vendit... dhe mos me thuaj qe nuk ke bere, se kur u be Fideli bos, nga parate qe ndanit bashke, imagjino se sa fidele ke pasur ti per keto pune....

Ben mire qe te mos dalesh me ketu me keto qe thua, se do na besh ta leshojme me teper gojen....

Alidemso, injorant i dores se pare! Qe mendon se njeh disa fragmente historie dhe i mikson si ne frullator. Pavaresisht se cfare del pastaj!

Une realizova reformat, te pelqen apo s'te pelqen ty! Ky eshte fakt! A pati dore FMN dhe BB? Po, sepse ata ishin donatore dhe si kudo ne bote kane kete rol. Per te huazuar para nga ata, duhen disa reforma te caktuara. Nuk ka asgje as per te fshehur ketu! Por une i bere reformat zoteri, as ti, e as te tjere! Me aq tru sa kisha, meqenese e kthen ne kete nivel debatin!

Kerkova gjendjen e jashtezakonshme per te vene rendin! Nuk ka ndonje turp ketu. Nqs ty s'te pelqen sepse beje pjese tek pala qe perfitoi nga mos vendosja e saj eshte problemi yt. Dhe ne cdo rast nuk u vra asnje qytetar gjate qeverosjes sime, u vrane ne qeverine e Finos, Nanos, Majkos, Metes, Berishes e deri me sot. Me armet qe ju komunistat e 1997 nxorret ne qarkullim.

Ne lidhje me liberalizimin e bukes: qe cke me te qe duhej liberalizuar! Nuk mundet te subvencionohet gjithmone nej artikull i tille. I duhej dhene tregut mundesia te percaktonte cmimin e vet. Por ama, bera kompensim per  nenpunesit dhe te varferit. Kjo eshte ekonomia e tregut AT IT'S BEST zoteri. Asnje prej qeveritareve te sotem nuk ka realizuar nje tek reforme per te eliminuar artikuj me cmim artificial dhe pastaj te realizoje kompensim per kategorite sociale ne nevoje! OK?

Ne diference me ty une jam burre! Une nuk fshehem online dhe akuzoj te tjeret. Kur them qe Nano nuk beri transparence e them goje plot. Sepse jam i sigurte qe kontrollet i ka bere, nuk gjeti gje dhe atehere groposi cdo tentative per sqarim. Sepse cfare te sqaronte ai ne kete rast? Qe PS-ja i vuri zjarrin Shqiperise per hic? Menduan se pale cfare do te gjenin ne letrat e mia. Nuk kishte asgje per te gjetur. Prandaj e nenvizoj ate moment.

Deshira e juaj per te krahasuar njerezit eshte e tmershme. Je nje femi i pazhvilluar. Une nuk kerkova lavdi zoteri! Lavdine e mora ne momentin qe i vura emrin PD-se, i shkruajta statutin, i shkruajta programin politik, vura firmen e pare ne Ministrine e Drejtesise! Dhe e kam per nder qe isha i pari kryeminister demokrat i Shqiperise! Asgjekundi nuk kerkoj qe cdo komunist te me dashuroje. Madje kur shikoj urrejtjen e disa prej jush kuptoj sa mire paskam kryer detyren time. Nje urrejtje e perzgjatur pa asnje motiv tjeter pervecse te qenit antikomunist nga ana ime!

Ti permend emra njerezish (Fidelin ne kete rast) me mendimin se po kercenon ndonje? Ne prokurori shko or trim, mos rri online! Nqs qenke kaq i bindur shko ne prokurori, shko shpejt se paske humbur 15 vite!

 

MA kane fshire nje koment qe bera ketu, po, po e perseris, qe ky fjalor qe ti perdor, eshte mjerim per ty... nedrsa mua si nje anonim "femije" nuk me rruhet shume, ty nuk te nderon fare, po fare ama....

Qe nga autolevdatat merret vesh se ç'mall paskerke qene.... dhe se kush na paska drejtuar per 5 vjett (prandaj na kane vajtur punet mbroth keta 5 vjet) dhe kur thua qe socialistet e ngriten popullin ne kembe merret vesh edhe se ç'llloj politikani qenke, dhe se çfare kujtimesh do ti lesh historise ti....

Ne diference me mua ti nuk je burre, por je burrrec.... nese e mat bburrrerine me keto qe ke thene dhe thua ketu, kjo nuk eshte burrreri.... ta pata thene dhe ne edicionin e pare.... burrreri do te quaja qe ti te jepje doreheqjen, kur lamashet te pergjonin, dhe se nuk kishe boothe qe mateshe me presidentin, i cili as te pyeste e as ta vershellente (siç e pohon edhe vete) JA pra kkur te vune prift, te mos te rrranin mjekrrren, por jo vetem te rruan koke e kembe, e jo vetem te "rrrafen" por as te lane me qa.... e nese ti kesaj i thua burrreri, vaj medet per virtytet e shqiptarit...

dhe me e bukura nga ty, eshte nje e dy.... shko ne prokurori.... sikur prokuroria apo gjykata do te sjelle drejtesi, kur vete ti e ke thene sa e sa here qe sistemi i drrejjtesise, nuk jep drejtesi, e atehere perse e thua kete, per tu tregu ...burrrre...???

po jo more burrre jo, nuk tregohet burreria me keto deklarata nga ana jote, por tregohet me deklarimin e atyre qe te kane mbyllur gojen ty... e te tjereve.... nuk del fitimtar ne debat duke me (na) klasifikuar si komuniste, sigurimsa, femije e ku di une.... or mik, ke qene kryeminister, ke qene dikushi, te pakten ke pas ca "bole" dikur... nese nuk ti kane tredhur, thuaj te verteten dhe thuaje açik.... perndryshe veri thembren bythes.... kur donte te mbyllte ndonje muhabet te tille, thoshte gjyshja ime, ndjeste paste...

 

ky fjalor qe ti perdor, eshte mjerim per ty...

Nderkohe me siper je po ti qe thua:

shko ore mbushu ti.... se na dole me katolik se papa.... i paskerke reziztuer ti Enverit te pare apo te dyte.... lesh me qime, ti ke qene bishti i kavvalit mer daj.... te bote pak ppresion ty dhe ti mushje breket, tani na dole trim i çartun ti.... po te ishe ti dikushi, te kishte bo synet me thua...

Dhe sa per ata punonjesit e gardes apo ku di une qe te paskan trem per vdekje ty... si je kaq i paftyre mer daj, ti jo vetem qe i nderrove te gjithe gardistet, por edhe ata qe mbeten u bone trensfuzion gjaku......qe te mos kishin asi pike te kuqe.... Po fajin nuk e ke pas te sigurimi i vdekur i shtetit, po tek sigurimi i gjalle i Gazidedes, i cili te survejonte per qejf te komandantit, dhe si nuk ke turp dhe mburresh me kete fakt.... Ja kjo te ben ty me te vertete nje kryeminister lapangjoz....

mkesi, eshte luks ne Shqiperi qe viti i mbrapsht 1997 nuk eshte analizuar sic duhet dhe nuk ka asnje qeveritar ne burg!

Ty te duket kjo ideja e futjes ne burg "staliniste" po me gje ne bote nje rast te ngjashm, me keto piramidat, (perfshi pasojat e renda, viktimat shkatrimi i ekonomise ect..) qe askush prej qeveritareve te mos jete i denuar ose te pakten ti jepet viza per tmos u marr me, me politike? 

Marim rastin e Maddoff, Enron apo Parmalat (te ndryshem midis tyre por sa per ilustrim). Pe ndonje akuze pa lidhje ndaj ndonej qeveritari amerikan apo italian?

Pse me cdo kusht duhet te kete lidhje me fajdet cdo qeveritar? Nqs mendon se nje qeveritar konkret (une, Saliu, apo kushdo tjeter) ka gisht ne to merrni masat ta provoni krimin ne fjale dhe pastaj ngrini akuzen. Por ama nqs akuza behet ne sheh per lloqe me idene se po trembim kundershtarin dhe me dashje nuk bejme kurre transparencen, atehere me vijne nder mend proceset staliniste te 1936 ose ato te Revolucionit Francez te 1791-1793.

Nqs mendon se nje qeveritar konkret (une, Saliu, apo kushdo tjeter) ka gisht ne to merrni masat ta provoni krimin ne fjale dhe pastaj ngrini akuzen. Por ama nqs akuza behet ne sheh per lloqe me idene se po trembim kundershtarin dhe me dashje nuk bejme kurre transparencen.

Krimi yt dhe i Saliut eshte fare i thjeshte per t'u provuar.i pohuar nga zotrote me plot gojen mese nje here ketu ne ppu: nuk kishim ligj per te parandaluar piramidat mashtruese!! pra mosveprim duke u fshehur  pas gishtit te Lunikut!

Por njekohesisht ke te drejte te flasesh kaluar sot e gjithe diten dhe te besh kokrren e qejfit dhe qejfin e kokrrave kur thua se gjithcka ishte show per te trembur kundershtaret prandaj nuk u be transparence. Kjo eshte e vertete. Asnjehere nuk eshte bere transparence sepse SHTETI LIGJOR asnjehere nuk eshte vendosur ketu.As nga Nano, as nga Majko,as nga Meta, (dhe kam pershtypjen se as nga Rama nqs vjen ne pushtet ndonje here). Eshte ky realitet qe me bind mua dhe te gjithe "komunistet" e ketij vendi se JU hani me radhe ne te njejtin TAS.( Sistemi Tranzicionit Anarkist)

Artur, te lutem lexo me ngadale dhe me kujdes! Ne 1992 Shqiperise i mungonin plot ligje. Brenda nje nate nuk beheshin dot. Disa u bene shpejt disa me vone. Ne shkurt 1996 u be ligji qe e bente Banken Qendrore (si dhe cdo banke) te pavarur nga qeveria. Qeveria (une) i kerkoi Guvernatorit nje detaj teknik (shume te rendesishem) mbi diferencen e hua-marrjes nga fajdeja. Guvernatori dergoi tre propozime pa shifra. Qe nuk mjaftonin. Sepse nuk jepnin asnje mudnesi nderhyrjeje ne problemin e firmave piramidale. Une nuk po fshehem pas Lunikut. Ky eshte fakti dhe kjo eshet historia. Une jam ne Tirane, Luniku ne Amerike me pashaporte amerikane, dhe ti me thua mua se po fshihem? A je ne terezi djalosh?

Une nuk kam lidhje me emrat qe ti permend. Nuk kam ngrene kurre ne asnje tas me ta!

Une po flas ftohte dhe teknikisht. Ne shtetin e te drejtes LIGJI te denon edhe per MOSVEPRIM. Nuk po i futem muhabetit politikisht per te thene se QEVERIA dhe PRESIDENTI asaj kohe e ushqyen, nxiten dhe perdoren trukun e fajdeve per interesat e tyre POLITKE dhe Ekonomike. Qeveria ka te drejten e nismave ligjevenese dhe nqs Luniku ishte agjent i amerikaneve (sikurse po aludon) dhe nuk bindej, kishit modele legjislacioni (vete i ke permendur ketu) , kishit dhe ekspertize te huaj. Mos u fshih pas gishtit . Quhesh vertet Aleksander por kjo nuk te ben te MADH si ai i historise.

Nqs ndonjehere do shkruash kujtimet dhe deshmite e tua per historine, me mire mos e bej pa nje reflektim te thelle per reformat dhe terapine shock qe sot ti mburresh.Versionin per "bandat e kuqe te jugut" e shtjellon me mire ish shefi yt. Pa dashur nxorre nga subkoshienti mentalitetin vrastar qe mbarsi 97: luften per crrenjosjen e komunizmit e kthyet ne beteje kunder "jugut komunist". Ky eshte sherbimi "patriotik" qe ju, si pjese  ePD-se  i bete vendit.Me vjen keq qe edhe sot pas 22 vitesh nuk je kthjelluar dhe i bie fyellit te avazit antikomunist dhe tjerr narrativen e ndarjes jug-veri.

Ku e pe ti luften ndaj jugut? Kryeministri s'duhet te ve rendin? Ky eshte kendveshtrimi i te tere te majteve te asaj kohe, perfshire elementet e PD-se qe ishin kundra Meksit, kundra Sales, dhe vetem me veten e tyre.

Une ne asnje rast nuk deshiroja te vrisja "komunista" apo njerez te tjere ne jug. Meqe flet keshtu do te thote qe nuk me njeh aspak. E ke me te degjuar...

Mos me trego historine djalosh, e njoh me mire se ty. Nuk ka asnje turp te mos arrish te realizosh reformat qe kerkohen. Kjo eshte jeta. Pike. Ju e shihni boten bardhe e zi, o me mua o kundrra meje! Une e shoh me me ngjyra. Ajo ishte situata e atehershme, tentova nuk arrita. A jam pishman apo i merzitur? Qe cke me te! Por nuk kerkoj shpjegime jashte realitetit qe te qetesoj merzine time.

Ekspertiza e huaj qe ti permend punoi shpesh here kundra. Pse-ne nuk e di. Kam mendimet e mia per kete por nuk jane per peshkun. Ke rastin qe permenda me perpara mbi kundershtimet me force te FMN-se.

Keto dyshime nuk kane per te ikur ndonjehere pa transparence. Une jam i vetmi qe vazhdoj ta kerkoj!

perse ke idene fikse se po flet me djalosha ketu? hmm te duket vetja patriark.O Meks, ti po kujton se makina  e kohes te ka cvendosur ne vitin 2075 dhe po tregon perrallen: na ishte nje here nje kryeminister, rrethimi komunist dhe ca enigma...-

Kurse ne jemi bashkekohes, aktore dhe viktima, sipas pozicionit te gjithsecilit. Ne pame se si zhvillohej historia para syve tane, nga dita kur pardesyte e bardha mbriten ne qytetin studenti e deri me tash .Plus qe reformat e tua i kemi ne lekure.po nejse, vari trapin kesaj bisede.

turi, na fol naj llaf per sindromen e stokholmit, jemi qe jemi 

Meksi; ".... Ekspertiza e huaj qe ti permend punoi shpesh here kundra. Pse-ne nuk e di. Kam mendimet e mia per kete por nuk jane per peshkun..." 

 

Pse-ne i kam shpjeguar une tek "Vizione te qarta", lexoje te lutem. 

 Ne 1992 Shqiperise i mungonin plot ligje. Brenda nje nate nuk beheshin dot.

Te qeafte Bradi ishalla me qe te mbron smiley

Po cfare Ligjesh doje ti mer ? Ti na cfaqje nga mengjezi ne darke filmime me ..."Qeaji motren " !!!!!!  Ti do dhe pesedhjete vjet te tjera te mesosh c'do me thene LIGJ dhe nja pesedhjet te tjera te mesosh c'do me thene SHTET ...dhe pa le ne se mund te te mbije ndonje fije Musteqe pervoje per te perfytyruar Vendime Shteterore si te tuat te perdorura si LIGJ si 24/1 qe nderruan edhe "Pllakate e koridoreve " dhe 'llambat e shkalleve " e perzune nga Shqiperia mbi njemiljon e gjysem shqipetare si "kundershtare politik " te Palo Demokracise qe prute ekipi Juaj Sharlatan !

Per Hir te kujt ???????? 

Dhe pa e ekzagjeruar aspak po them se te pakten nder ata individe kishte njerez me dashuri per Atdheun , Profesionaliste , te Ndershem e te Perkushtuar sa sikur te besh nje Krahasim Vetem ndonje prej tyre PESHON sa i gjithe Kapaciteti Juaj Inteligjences te cfaqur ne keto  20 vjet e kacafiu nga ty se pari dhe me ne krye Babasqapin dhe Dylqinjen e tij Jozefpercke !

Ti Me gjith ate Kryemaskarane qe kemi sot ne krye , nuk ishit te afte dhe nuk JENI akoma , te drejtoni nje skuader Foragjeresh ne Ferma jo me nje Shtet . Per faktin kryesor qe edhe ketu po e CFAQ .... si Individe Llafazan te Papergjegjshem. Kur te kuptosh kete ti do kuptosh se cfare ishin FIRMAT , me qe u perqendrove si shume per to .Kur te kuptosh se sihe K/minister i nje shteti dhe jo nje cub Hajdut qe dhisje gjak nga Berisha e Gazite atehere do kuptosh se cfare Vegle ke qene TI me gjith kakaperkat e tua si Trim kunder Enverit smiley

Une personalisht ndryshe nga te gjithe te tjeret te kam dhene URIM me shpirt si per nje qytetar te zakonshem qe po e perseris : 

Jete te lumtur prane femijve , te Vluares dhe gjithe te dashurve te tu .Pleqeri te mbare dhe pa pllaka " smiley

Ne te kundert as mos e merr guximin te mendosh se je i Afte te bisedosh qofte edhe me Hurin dhe me Neoballukemenin ketu qe jane qindra here me lart se kapaciteti Jot Intelektual e dijenite Statale te tuat!..Dhe kete e ke si MEKSI ish K/minister qofsh Real qofsh ne se i lexon karagjozlleqet qe i ben Emrit tuaj duke e perdorur si lecke ...dikush qe shpesh mburret se desh zoti te njeh , ose asht intiliDjent njaj or tie

Hajde tjeter here si Meksi dhe me mend si qytetar !

 

Rastet qe permende nuk jane te ngjashme po te kemi parasysh pasojat e renda te shqiperise, si ne amerike ashtu dhe ne itali nuk ra shteti, per 24 ore apo jo? Une nuk jam jurist z.meski po edhe ketu tek peshku eshte luks re justifikohesh se nuk te kap dot njeri ty, ose koleget e tu ish qeveritar te 1992-97, sepse asnjeri nuk eshte ekspert, ky peshku ketu eshte "popull" dhe ai eshte viktima, nuk iu pergjigje pyetjes pse nuk eshte bere ndonje gjyq per 1997? Pse nuk duhet te behet simbas teje? Pse ti kete e quan "staliniste"? Nuk jam dakort qe ti nuk je i zgjuar, je shume i zgjuar prandaj je dhe aty ku je! Kjo per fat te mire te populit tone te urte! smiley Ka rrezik ne se te jepet prap mundesia ty, ai popull prap mund te te votoj edhe njehere per kryeminister! smiley 

Pasojat nuk qene ne lidhje direkte me firmat. Problemi i firmave zgjidhej si kudo ne bote. Pa rremuja, ne kuader te rendit publik, dhe ne kuader te praktikave financiare boterore. Por jo! PS dhe nje pjese e mire e atyre qe kishin dale nga PD (dhe sot i ke ne PD prape) nuk mund te humbnin rastin! Edhe ne zjarr e cuan kombin vetem per bythen e tyre! Atyre kerkoja fajin! Jo mua! Une kisha gati tere praktikat per zgjidhjen e fajdeve. S'do te besosh, mos beso! Une jam qytetar i lire, shiko keta te tjeret se si i ke te ngaterruar sot pas 15 viteve!

Gjyqi le te behet! Por mbi fakte, jo aludime! Dhe ne salle te gjyqi! Dhe mbi letra te hapura! Nqs behet online per t'i mbyllur gojen dikujt, atehere normal qe e quaj stalinist. Deshiron ta quaj gjyq te terrorit? Se keshtu i quan historia!

po pse more plak gjithmone e transferon fajin diku gjetke, gjithmone...??? po ti per vete nuk ke faj...??? Po pse kur u malcua situata (pas preshit te Tritanit) dhe kur ne protesta kerkohej koka jote (doreheqja) perse nuk e dhe, meqe paske qene kaqq i dhene per >shqiperine dhe shqiptaret...??? doje te menaxhoje situaten...? po mire...ja arrite kesaj pune...???? jo atehere perse nuk e dhe doreheqjen me pare dhe jo kur arriti e u mbush gota plot...????

Dhe prape po te konfirmoj qe nuk e dhashe sepse asnje prej arsyeve qe ti permend nuk i quaja te vlefshme. Ti i quan te tilla. Mendimi yt. Mbaje. Une isha dhe ngelem i bindur qe e tere historia ishte nje pretekst per rikthim ne pushtet te te majteve. Perdoren ca tela qe i dhimbnin njerezve dhe kaq. Une u perpoqa te vendosja rendin dhe pastaj te rregulloja situaten financiare. Kur u binda qe nuk kishte shans te ndodhte me dhashe doreheqjen. Dhe per shume, pas doreheqjes sime e dime ku vajti dhe rendi dhe situata financiare. Keshtu qe nuk kam ndermend te mbaj faj! Pike! Ti duhet te pyetesh veten pse nuk Partia ku une beja pjese nuk me mbeshteti. Kjo eshte e vetmja pyetje qe duhet pyetur. Kurse ti merresh me lloqe. Do te thote qe te intereson!

Pasojat kane lidhje me politikat, menyrat e refomave menyrat e te berit politike post komuniste.Nuk ka qene e lehete e kuptoj, Por ne qoftese do te kishte deshire te mire politika dhe politikanet e viteve 97, nuk do te ndodhnin ato qe ndodhen. Eshte fakt se jo te gjithe opozitaret ishin komunist bllokemen ne PS, me ben pershtypje kjo etiketimi "komunist", ne qoftese mund te kishte komunist me te rrezikshem, ata i kishe ne PD,(te konvertuar ne demokrate) shikoi prejardhjen e eksponenteve! Nuk mund te quash nje popull viktim e politikave piramidale "komunist"  kur ish presidenti thoshte : "Parate e shqiptareve jane shume te pastra"  nuk mund te quash idene staliniste ate te ndeshkimit!

 Kush gabon, duhet te largohet nga pergjegjesia, ose te gjykohet nga drejtesise! se pak me pare e permende kete punen e "stanilizmit" qe disa tek peshku  permendin, Ndeshkimi baraz Stalinizem!!!!.Pse jo ndeshkim?  

Pikerisht sepse nuk eshte bere asnje ndeshkim kemi edhe pasojat sot. Me pelqeu shprehja jote :

PS dhe nje pjese e mire e atyre qe kishin dale nga PD (dhe sot i ke ne PD prape) nuk mund te humbnin rastin! Edhe ne zjarr e cuan kombin vetem per bythen e tyre!

ketu me dole ne shteg. Si ka mundesi te ndodh kjo qe ata qe vune kombin ne zjarr, per bythen e tyre, lejohen te jene akoma ne politike! per kete e kisha fjalen une, qe askush nuk u denua per krimin e 1997.

Aktoret kryesore para ca kohesh shternguan duart me njeri tjeterin!!!!!!!!!! Jane sot akoma ne politike! Po mbushin 22 vjetorin dhe pretendojne edhe 15 vjet te tjera! 

Dhenia jote e dorheqjes ndoshta te shpton ty nga ajo qe ndodhi, ishte nje gjest  normal qe nuk kishte kuptim te vazhdoje! Sidoqe qe te jete me pelqen shume qe ke mar guximin dhe ballafaqohesh me forumet.Kjo tregon per mua se je njeri i hapur dhe nje deshmitar  i madh per te treguar se cfare ndodhi ne te vertet ne 1997! Ti e ke bere tenden. Eshte fjala e te tjereve te shpjegohen ndershmerisht! Por kjo ska per te ndopdhur ndoshta shpresoj qe nje dite drejtesia te vendoset! Dhe per kete ti duhet te japesh kontributin tend, qe ne ne jfare menyre po e jep por jashte dyrve te drejtesise! Me te mira ! 

Z.Meksi

Nqs jeni i verteti perpara se te hidhesh ne sulm per te orientuar bisede me urrejtje per PS dhe lavderuar PD -ne , po te them se qe te dyja krijoni nje PPSH dhe mjaft me keto ndryshime bisedash.

Ju thoni qe Shqiperia nuk ndryshon sepse sipas jush komunistet ju ndalojne ??

Atehere nqs Ramiz Alia e pranoi Janullatosin te perkohshem ne vitin 1991 perse sot e ksaj dite Janullatosi edhe pas 20 vjetesh drejton Ortodoksine Shqiptare deri ne parlament??

mos u mundo te me tregosh perralla historie sepse e di cfare dekreti ka firmosur Sali Berisha ,

po ate dekret qe firmosi Sala per Janullatosin  komunistet e kishin fajin apo UDB-ja ??

Si keni guxim te jeni edhe defensive edhe brave -???

edhe kundershton , edhe mbrohesh edhe je krenar ???

Une nuk kam asnje lidhje me dekretin e Saliut! Saliu e beri fakt te kryer dhe na njoftoi ne si qeveri pas pilafit, madje ne publik. Dhe qeveria e kundershtoi. Dhe kundrshtimi yne pati si rezultat qe nuk erdhen tre peshkope greke me shume  sic ishte planifikuar. Pyesni Bardhyl Ficon qe merrej me ceshtjet e fese ne qeveri. Une zonje flas me fakte, ju flisni me aludime rrugecerish. Ti mendon qe meqenese jam ortodoks duhet te jem edhe grek? Edhe grek dhe kundra Shqiperise? Kaq poshte keni rene?

Ti po ta dish se me ke po  flet , ul  koken dhe kerkon falje !!

Nqs nuk keni lidhje me dekretin perse nxefeni ??

Fjaline  e  fundit e keni shkruar gabim , sepse nuk jam familja Vangjel Dules une apo Bollanos apo Berishes ,  me ato edhe mund  te besh biseda te tilla dhe t'u kerkosh sqarime

...........po megjithate meqenese historia e familjes time do te shkruhet edhe e atyre qe futen trojen dhe kalin ne parlament do te shkruhet bashke me timen , nuk ka se si mos takohen te dyja bashke .

Mendohuni pak me teper kur flisni  dhe "akuzoni" apo kur nxeheni per nje gje qe skeni dore

apo ke ?? smiley

Nuk u nxeha aspak! Te dhashe sqarim per cfare pyete! Por pyetja ishte pa lidhje. Ju nuk mund te pyesni per cdo marrezi te atyre viteve te kryera me idene se me zute ngushte! Une me kenaqesi rri online dhe ju pergjigjem, porr edhe ju beni ca pyetje te hajrit! Nqs ti nuk kishe asnje aludim ne pyetjen tende faji im atehere. U mesova me keta te peshkut qe i kane te tera pyetjet me kunja smiley

Une e njoh familjen tende! Dhe nuk fola per te! Fola per timen qe e njoh shume mire dhe jam krenar! Nqs edhe ti ke nje familje shume te mire dhe je krenare per te, ja ku u beme dy!

Nqs ti deshiron te shkruash historine shqiptare ja prape ku u beme dy! Une po e shkruaj nderkohe!

Ndjesia e pare qe te vjen si lexues eshte se nuk mund te flase nje ish-kryeminister , burre shteti , mind you !  ne kete forme loje qorre topa-luftash

megjithate po vazhdoj pyetjen time perseri duke besuar se ne mos jeni Z,. Meksi jeni dikush qe merret me te

-Po besoj se ju nuk kishit gje ne dore , ( duhet te kishit si kryeminister  po nejse )

Perse Sali Berisha firmosi dekretin per Janullatosin ??

Kujt i interesonte  Janullatosi ne parlament  dhe ne Shqiperi ??

Perse  SHIK-u i atehershem i PD -se  ishte i frikesuar sa here behej ndonje percapje per largimin e Janulltosit duke bere telefonata dhe duke dhene urdhra (familjes time ) - Per nje plesht nuk djegim jorganin !!!!!!

Ja pra qe PD-ja nuk ka funksionuar per ceshtjen kombetare , por na ka percare deri aty sa Azemat apo Ilirat nen hijen e ortodoksise se lire, goxha bindese ndaj Zotit , me urdher te  Janullatos te ktheheshin ne Nikoleta .

Pasojat e tjera i dime te gjithe .

Dhe nqs e njihni familjen time me shuaj nje kureshtje sa e njeh ??

Ti po ta dish se me ke po  flet , ul  koken dhe kerkon falje !!

Zoti yne Jehova, juve jeni?

Meksi, ke te shkruar te shqipes si Bradi

e shkruar online, ndonje gabim lejohet smiley hajde te pime kafe bashke kur te duash, dhe te flasim shqipe me te mire.

Kjo quhet me shajt Bradin sikur flet shqipe te keqe smiley E kisha qe keni nje model ne perdorimin e peremrave pronore. Faleminderit per ftesen per kafe, do e pijme patjeter smiley

Hemmmmm ore me verte nga behet bradland se kam pa hic kto kohet  e funit

Eh, "Meksi", "bandat e jugut", po Gonin nga e ke mo?

Agron Musaraj eshte ne Tirane shendoshe e mire! Ke ndonje gje thuaje shqip! Mos be aludime te kota. Bandat e jugut i kishte PS te tera pa perjashtim. Dhe me deputete e te tere pushtetare me te larte ne krye! Ata nuk i ze gjumi nga cfare i kane pare syte!

Sigurisht, thjesht doja te dija si po  shkon biznesi, se kohe krize - thone.

 

Ps. mund te vije te kurohet ketu, kemi Psikiater te shkelqyer. (PTSD)

"Bandat e jugut i kishte PS te tera pa perjashtim"

hahahaha... kjo ishte e madhe...po ku kishte PS ne ate kohe atq...!!

Po kush i kishte sipas teje?

"Meksi", a mund te me thoni se ku ishit / ndodheshit  ne mengjezin e 26 Korrikut 1996?

 

s'e kam idene? Pse? Kemi qene gje bashke?

Po ti ku ke qene me 17 prill 1998? Po cfare pyetjesh jane keto? Quiz me pare?

Nqs ti di dicka te vecante qe une nuk mbakam mend thuaje! Mos be pyetje femijesh!

më tha njëra para ca kohësh: nuk më mban mend? jo - i thash. më tha: po ne bëmë seks bashkë para një viti e gjysmë! si nuk më mbake mend? epo ti nuk je Roberti - tha.

 

Lidhet me dicka shume serioze, pyet Gonin.

Mjaft me lojera! Nqs ke dicka per te thene thuaje!

Me mire  do ish te bisedonim ballaz nje dite , si psh. tek "Krokodili apo ..."...

Ah keto aludimet e juaj! Merr kurajo e thuaje troc. Jane te tjere qe e pine kafen shpesh tek Krokodili! Une kam disa muaj pa pire aty. Por mund te vish ti tek Over 30 smiley

Po atehere ti nuk me njeh aspak mua e jo une ty smiley

Kujtohu ti ku eshte Over30. Une aty e pi kafen.

Ka pasur 'diskoteke krokodili'. Te pakten ne 1996 aty ka qene, tek parku 'RINIA'. 

Kam nje pyetje per zotin Meksi, shpresoj te me pergjigjet, po hyj dhe une ne loje :

A lexoni letersi, Zoti Meksi ?

C'lloj letersie ju pelqen ?

Para ca kohesh, vendosa te shkruaj nje novele me titull "Carja e trapit". Eshte histori shume e dhimbshme. Nja 15 vete, njeri me koqe se tjetri, vendosin t'i hipin nje trapi dhe te kalojne Liqenin e Fierzes. Ka rene bore e madhe, udhet jane zene, ka mjegull dhe helikopteri s'fluturon, keshtu qe trapi ka ngelur si mjet i vetem levizjeje. Per me teper, ne katundin Hyrlyberly, nje fshatar ka fryre te shoqen me femijen e njembedhjete, dhe koha s'pret. 15 heronjte tane, me gruan ne barrele, marrin trapin dhe duan te dalin ne krahun tjeter, ku i pret nje Diagaç i Ushtrise se Sabit Brokajt. E keshtu... se s'do e tregoj ketu gjithe historine.

Me teper desha te di mbi shijet tuaja letrare.

Falemnderit.

 

Uroj qe ky me nick meksi mos te jete ish-kryeministri shqiptar.. Nese dikush e njeh meksin e vertet ti bej thirrje qe te hyj ne forum e te shprehet sepse do te ishte vertet turp te perfaqsohej nga nje imbecil i tille.

O torrollak, anadollak dhe kalbesire e shoqerise si mundesh te kerkosh fakte per krime te kryera njerezve thjeshte ndaj te cileve kto krime jane kryher? Si mundesh te shprehesh per "te kuq jugore" qe "ben kryengritje te armatosur"? 

Je ti (nese vertet je) qe duhet te paraqitesh ne prokurori te denoncosh gjithcka di per bosin tend dhe per krimet e kryhera. Je ti qe duhet te paraqitesh ne prokurori te denoncosh gjithcka di "per kryengritsit e Jugut" dhe "banditet" apo per kedo qe mendon se ka kryher krime ndaj njerezve te thjeshte dhe te japesh fund atyre qe ti i quan "legjenda urbane". Kesaj i thone burreri dhe pergjegjsi. Kshu ndodhe ne boten time.

p.s. meqe je aty denonco ne prokurori edhe CIA-n, Greqine apo Serbine.. ke te dejo kokrra e qejfit ty.

p.s.2 te ktheva pergjigje se vertet besoj se nje anadollak i rendomte dhe kurrsesi nje ish kryeminister.

 

 

Dhe une prape po te kthej pergjigje. Une nuk pranoj asnje akuze ne ajer. Ju keni zakon, kur them ju e kam fjalen per komunistat ORIGJINALE, te hidhni te tilla akuza. Une nuk po them qe nuk i kam degjuar me perpara ato episode apo ngjarje qe ti permend. Por po  te konfirmoj qe nuk kam ndermend te flas per asnje prej tyre pa FAKTE! Apo e ke te veshtire shume te kuptosh idene e FAKTIT!

Ti mendon qe meqenese isha Kryeminister duhet te kaloja ditet duke gjemuar cdo ngjarje qe ndodhte, apo mund te kete ndodhur, sepse te pelqen ty? Ka ndarje pushtetesh  per kete. Nqs ti mendon se une kam gisht personalisht ma thuaj mendimin tend konkret me FAKTE. Nqs jo, cdo me mua atehere? Thuaja atyre ose atij qe ti mendon qe eshte pergjegjes!

Une te them gjeji faktet tek viktimat e supozuara, sic ti le te nenkuptohe. Gjeji ti ku te duash! Une nuk jam as prokuror e detektiv privat! Cfare te ben te mendosh se per cdo ngjarje ne Shqiperi une kam fakte? Me duket se ke ngaterruar personin me te cilin po flet!

Dhe per me shume, ja ku me ke duke dhene fakte per disa ngjarje qe kam fakte, dhe ju nuk besoni!!! Ndaje mendjen!

liqeno, mos e bej edhe ti tani gabimin tim te bere 15 vite te shkuara, kur une besoja se ata qe ne drejtonin perfshi edhe zotin Meksin ishin njerez te ditur dhe jo injorante. Mirpo sot mbas 15 vitesh te insistosh qe ke qene i ditur minimalisht do te thote qe je hipokrit, ndersa maksimalisht kriminel. Zoti Meksi le te zgjedhe vete midis kesaj bande te gjere qe fillon ne hipokrizine dhe perfundon tek kriminaliteti, pasi nuk kam ndermend ta gjykoj. Ja le zotit kete pune se e ka per detyre.

po t'jet Meksi ky edhe une jam Jenifer Lopez

pres pyetje

po t'jet Meksi ky edhe une jam Jenifer Lopez

Jeni nuk di te shkruaj shqip me Elba, po leri keto tashti.

Pak me seriozisht, pse me gjithe mend e kane peshqit e kuq qe ky eshte meksi kryeminister. Ha Ha Ha. *

Shi' kur te vije Bradi ketu e te thote, triumfalisht: po kjo ishte loje moreeeeee.

 

* vura re aty ketu nja dy togfjalesha si 'urban legend', 'version 2.0' etj etj, qe ka permendur 'meksi'.  ky eshte fjalor teper rinor per nje alexander mex kokeminister te skipetareve.

une qendroj online pak me shume se mendon ti. dhe ndjek zhvillimet teknologjike mjaftueshem. Ka shume gjasa qe edhe me shume se ti smiley vetem ne Twitter nuk jam prezent smiley

opo vazhdo ti plako, tall bythen me keta. Meksi i vertete kushedi se ku shetit me kale.

Bradi njihet ketu ne peshk per 'his funny one-liners'. Po tash e tutje do njihet dhe per keto humorin e tij me nje qind paragrafe.

 

vetem ne Twitter nuk jam prezent

Te pakten po e eliminojme Edi Ramen 'as the possible suspect'. smiley

rolandb, po ku merr vesh Bradi nga firma Parmalat, spekullimet qe ajo bente ne burse, te cilat Meksi i permendi ketu. 

Fiks , sic e ke thene dhe ti ,nga asnje lloj Teorie apo Doktrine nuk merr vesht Bradi smiley

ore, po pyetja, nëse shtrohet, duhet të jetë: kush është Bradi? smiley

eh ate nuk e di une pjero, ti e njeh me mire Bradin.

une nuk e di me siguri se kush eshte prapa ketij 'meksi'. Permenda Bradin se ai e prezantoi ne kete teme.

Me siguri di qe nuk eshte Aleksander Meksi, ish-kryeministri. Une kam ik nga Shqiperia ne '91 - shin per ne Gjermani, historite e asaj kohe i kam me te degjuar dhe me 'you-tube' - uar, dhe meksin e vertete nuk e njoh pothuasje fare.

Por nuk me mbushet mendja qe nje 73 vjecar, sado i lexuar dhe i 'online' - uar te jete, te flase me terma si 'urban legend', 'version 2.0 etj etj.

Ka plot materiale ne qarkullim per ate kohe, qe mund te lexoje nje me i ri dhe ti 'dije'.

ka dhe arsye te tjera qe mund te permend, por vari k..n tani se kush ka nge te merret me keto gjera.

rolandb, nga stili i te shkruarit ketu, mua me rezulton tamam Meksi, eshte tamam forma e tij e te shprehuri, pooor nuk perjashtohet mundesia qe ai te jete se bashku me ndonje nip a mbese te tij me laptop, dhe Meksi flet e ai/ajo shkruan fjalet e tija. 

Ndersa Bradi nuk merr vesh nga keto gjera, ai eshte praktik, nuk eshte i fushes se teorinave apo te te shpjegimeve dialektike. 

kriskulli kam javen e mendimit kete jave

Jeni nuk di te shkruaj shqip me Elba, po leri keto tashti

me marrsh te keqen me marrsh e kam bo Ciljeten pleh qe desh me zuni venin ne PD- para ca kohesh

skam nevoje te flas , une veproj smiley  bile kam mesuar te kercej edhe si cingije

 

Lexuesve te Peshkut!

Une po e mbyll me kaq kete eksperience te perseritur me Peshkun. Por ju garantoj qe cfare thashe do te jete ne disa libra mbi historine e atyre viteve. Ndryshe nga shume politikane qe ju mund te njihni, une shkruaj ato qe di ne leter, dhe i qendroj me force fjales sime. Dhe e kam treguar karakterin tim me qendrimin tim ne keto 15 vite! Ju ftoj te gjeni nje tjeter politikan qe ka qene pak, por pak fare, i qendrueshem ne sjelljen e tij!

Diten e mire!

 

i qendrueshem thate??   plot..  Nard Ndoka, pershembull.smiley

 

p.s  diten e mire, e pleqeri te mbare!

Diten e mire, Brad.

ti duhet të jesh e re këtu! smiley

(gjest kamionisti)

e re fringo, sa ka dal prej fabrike; pyte elban ose andun se e kane shoqe. Shoqe mund ta kete dhe efigjenia po nuk jam 100% i sigurt

Bredho mos mi shaj shoqet se ste prezantoj me asnjeren pastaj

feminist i poshter smiley

...je shume i fiksum me ket smiley

ej, plako, qendrushmeria nuk se eshte ndonje virtyt persembari, dhe kur pa...??? sot ne kohen e çmuar te pragmatizmit..... njeriu ndryshon dhe ca me teper ne qe u rritem dhe u edukuam ne nje kohe tjeterisht ndryhe.... duhet te "reformohemi". Ti qe paskerke reformuar shtetin, po si nuk reformove vetem a derbardhe...???

sa inat qe iku , sa desha ta pyesja per pagat ne natyre - nje e dhjeta e prodhimit a si ??

Z.Meksi, para se te largohesh, me bej nje nder, lexo diçka nga "Vizione te qarta" , qe te qartesohesh me mire, dhe te falenderoj (ne emer te te gjithve, duke qene se jam me veterani ketu) per pjesmarrjen tende. 

Po per 65 komente doni ta lini pa e plotesuar 500 tek kjo teme ? Gjynah.

smiley

 

qafsha Pd-ne spo ja dredh

me bredhin e kam lene me shku ne minieren e goleshit , 1 euro bileta smiley

e sa do mesosh thuaj ,sa te rrosh do mesosh

goce na hape syshsmileypaske edhe dhuntine e shumefishimit te vetes.apo jeni shume ne te njejten dhomesmiley???Miti ngelet Anduena,te gjitha kopjet jane...kopjesmiley (ky ishte perqafim se kam ngatrru ksaj radhesmiley)

brado, rendsi ka qe t'na e dredhi me shoqnin o burr'. Dmth, t'mos haperdahet me rob qe s'i njofim. 

Kshu, cik me takt ne fillim brado se preket shpejt Andu

Cilen prej jush te ftoi me perpara? Apo, orgji thuaj smiley

po ti cke ? hajde se te pranojme dhe ty , dhe ti je shoqa jone ahahhaah (shaka)

Gjete dhe ti Andu ke me ftu , gjemit dhe komentet ja perpunon xhibi para se me i dergu smiley

Doja te qeshja po pastaj e lexova me vemendje. "dhe" komentet? Cfare po aludon, brad-i i turpshem qe skuqesh para kamarjereve? smiley

po gjemb ke te drejte , jam shume i turpshem smiley

Une s'te njoh - thjesht perserita ate qe shkruajti Pjeri ne ditarin e tij.

po sikur Bradi të ketë dërguar ndonjë tjetër në takim? smiley

Ti falemnderit per konsideraten por s'me keni per ashtu gjerash mua smiley 

E kisha fjalen per cilen nga ju ne kuptimin e MPD

po te pakten na thuaj pijen tende te preferuar mos na ler keshtu smiley

Meksi

Kur thoni qe te gjitha bandat e jugut i ka pasur PS-ja ja fusni kot! Nga 4-5 banda te armatosura ne Vlore vetem nje mund te akuzohet per mbeshtetje te PS-s, te tjerat ishin te gjitha te perbera nga ish spiune te deges dhe simpatizante te PD-s. Ju i di njerezit budallenj. Ne Vlore psh edhe kalamajt e lagjes i dinin me emra te gjithe te fortet e qytetit qe ishin spiune te deges dhe te SHIK-ut. Njerez analfabete, rrugecer qe nuk raseshin brenda se ishin spiune.... e njejta praktike edhe sot ndiqet nga PD-ja. Berishes i lumte bytha sepse vetem rrugecer i duhen dhe plehrat e shoqerise per te mbajtur pushtet me dhune se per te tjerat qe duan mend i merr te gatshme nga bosat e tij, dhe cerrat vetem i fotokopjone dhe perkthejne (me gabime gjithmone). Shiko c'njerez analfabet e kafshe ka neper institucione, ke ne krye te arsimit njerez qe as te shkruaje nje email apo nje leter dore nuk jane te afte ke ne krye te nje institucioni si garda njerez pa karakter qe vrasin dhe i heqin tyten pistoletes qe mos te dallohet qe kan vrare!!! Duket kush e ka mentalitetin e bandave.

ja beme temen meksit shata lopata , hudhra , raki amita  rromapertoma,na fal o brad,dmth ti meks pa te keq e kishim smiley

kur Meksi shkruajti per here te pare ktu, bradi ishte me skeptiku dhe ishte ai qe i beri pytje me verifiku nqse ishte vertet Meksi apo jo. Nuk keni pse cuditeni kaq shume, Meksi nuk jeton ne hene. 

20 komente.4 ore.5qinçja them se kapetsmiley

o Alket, ça ndodh po vajtën 5qind? dmth që i punojmë qindin peshkut?

se ke vemendjen ne mesim ti kriskullsmileydmth nuk e ke ndjekur te gjthe debatin

sa shume qenka zgjat ky muhabet!! bera mire qe smora pjese, do kisha humbur dy dite e dy nete me komunistet kokedjegur te peshkut.

Z.Meksi mos humbni kohe kot. si thone francezet, "vous préchez à des convaincus", (shqip po kungoni te pafete).

duhen edhe ca komente qe ta cojme numurin e tyre ne 500. Hajt bej ndonje koment te "mire" se ty te turren peshqit si mizat bythes se kalit.

Edhe sa duhen? smiley

p.s. e dhashe kontribution drejt lavdise 5ooshesmiley

shum kurrnac k'ta peshqit brado sikur me qen t'gjith gjirokastritsmiley

z.Meksi, po ju ndjek ne top show.Po c'eshte ky Niko Kotherja , c'eshte ky, institucion, arkiv, historian qe gjithe ALBUMIN e keni bazuar kryesisht ne fotot e tij? Ndonje informacion me te hollesishem, nese mundeni.

Artur Nikoja eshte nje djale i shkelqyer qe ka bere nje pune kolosale me pasion dhe dashuri. Une e kam pas ndjekur dhe here te tjera, por ketu mora vesh se Shqiptari tek PPU e ka kusheri .Ndoshta te ndihmon ai me me shume informacion.

pyeta se me beri pershtypje qe bashkautori Albumit  e permendi disa here kete Kotheren si burim informacioni.Mesa kuptova nga info ne youtub, ky paska qene i pari qe ka hartuar jeteshkrimin e te 40 firmetareve te aktit te pavarsise.kishte dhe proces verbalet origjinale te kuvendit te vlores. kjo me habiti pak. si ka mundesi qe ate qe nuk e ben arkivi shtetit, instituti historise, akademia e shkencave apo historiane me vule, e ben ky amatori. pastaj , jo vetem ne kete rast por edhe ne raste te tjera, kam degjuar qe persona private zoterojne dokumenta me rendesi historike per shtetin. si mund te funksionoje kjo gje keshtu? Nuk kane keta detyrimin ti dorezojne keto dokumenta?Kam pershtypjen se shperthimi dhe bastisja e muzeumeve, institucioneve, qendrave kulturore, galerive etj. ne 97 beri qe dokumenta, relike, piktura, ikona, kostume popullore, materiale etnografike etj. ka bere qe shume vlera materiale te kalojne ne duar te privateve qe sot i shikojme si koleksioniste ose zoterues muzeumesh private.

Deri diku ke te drejte Artur. Ashtu duhet te jete. Por ne rastin e shtetit shqiptar eshte per tu diskutuar pak. Shumica e gjerave degradojne neper muze, sepse s'mbahen si duhen. Njoh( per se largu) nja dy koleksionist qe i mbajne ne kushte maksimale koleksionet e tyre. Nderkohe qe me shume mundesi po te ishin ne muze rrezik drejtori do i kishte shitur per 3 lek.Besoj e pe c'ndodhi me pikturat e Mio-se. 

Nejse , koleksionet nuk jane te ndaluar asgjekundi. Ndonese mire eshte te ekspozohen hera-heres per publikun. Ka pasur raste qe koleksionist kane dashur ti ekspozojne dhe galerite kane bere naze, se s'kane kushte. Ne rastin e Nikos, keto jane sende nga arkivat e familjes, mesa kam marr vesh. Ndaj s'ka pse ti dorezoj.

Sifoqofte teme qe do debate. Une tani per tani mbaj anen e atyre qe i mbajne me mire keto sende te vyera. smiley

E di, dhe une pyes veten shpesh , si ja ke bere smiley

Te veshtire e kam patur , por gjithmone ja dal smiley

Edhe pese duhen, nje e dhashe une. comone, yes we can.smiley

Ore une thashe mos ti dergoj haber Profesorit , se po i dergova 1 mije e cojme numrin.

po mire, po sikur t'i mbushet mendja adminit e t'i fusi nje te fshire nja 40 cope? e ke meduar dhe kete? se ja nja dy komente bashke dhe e arritem 500 nshin smiley

Admini ? ke pare ti te fshije Admini ndonjehere komente kot ? Jo smiley

ok well done guys, 500 e bera une.smiley

smileysmileysmiley

Cfare koecidence smiley nicku jot ne momentin e duhur smiley

Jo , 500shin e beme bashke.smiley Mos u bej tipiku i shqiptarit, qe ngjyen pak gishtin ne fund dhe merr gjithe meritat. smiley

Pse me paska shpetuar mua kjo ???? qe e beme bashke 500 - en ??? do marre shtruar kjo pune smiley

na e futi tafuti motra. me dhimbje por unë e pranoj.  46 orë në pritë për këtë ditë....

smiley

smileysmiley O  ti mos vdekshe kurre smiley

''  na e futi tafuti motra " smileysmiley

po aq mjafton, sa te ngjyesh gishtin dhe meritat i takojne gishtit , ca kujtove ti smiley

Nuk jam kurrnac jo, meritat do ti ndajme bashke per kete kontribut, sigurisht zotit meksi i takon pjesa me e madhe ketu.smiley

tu jap nje ide mo?   le ti bejme 1000 komentet.. hajde, nata jona eshte..smiley

ne fakt po u fut Meksi vet do jet akoma me mire..

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).