Peshqit janë të lutur të shtojnë foto a lajme të tjera :).

 

589 Komente

pse nuk ngjyros cik ket sa t'pijm naj kafe ne te rriturit?

shyqyr qe erdh kjo dite me u zi per torte e jo per arme,ju befte mire e ju sjellte begati mqs eshte me shege,qofshi te ngopur e te embelsuar!

Sapo u ktheva ne shtepi...ka qene dita me e bukur e jetes sime. Udhetimi ne avion ishte ne mes te turbolencave por arritem mire.

pergjersa e konfirmove te peshku, duket qe ke mbrritur mire z.Gjon, ndryshe.....

Gezuar 100 vjetorin e pavaresise!smiley

 

hudhja dhe ksaj radhe shpirti

Ja dhe ne ketej e ngritem flamurin smiley

Gezuar te gjith shqiptareve diten e pavaresise.

Ngushellime atdheut per derexhene ne te cilen ndodhet. Turpi e mbulofte kete klase injorantesh e idiotesh e demshem.

100 Vitet e ardhshme qofsin ato ku Shqiperia te behet e lire, demokratike dhe para se gjithash e plote! E gezofshin endrren e rilindasve brezat e 100 vjetorit te ardhshem.

Ps. Londra faleminderit per bustin e Skenderbeut, do vendos nje buqete me lule kur te shkoj. Pe te tjerat si politikat e tyre dhe mediat FUCK OFF!!

pim nja dy shots, vodka, tequila, nji gjo llac me kampari, ca birra---ene vari trapin se mbaroi festa

na u rrit noshka brado, ka fillu me pi. Dhe i cik dhe ka me tregu historina sahroshash

she, foli 'skimezi

 Ato njerez ka ngel ne meshire te ish politikaneve komunista  e hajduta dy leksh nga me te ulet, ca  koke medhenje e qaf derra me fytyr njerzish hiken nje dy leksh vjen nje tjeter,  cte bejne torta i ka ngel ku te gezojne e hajne si te babzitur.Qofshin brezat e ardhshem më me fat.

Times Square, New York City

as predicted....

gezuar.

natn e mir t'dashtun miq. e ju lutmi jo fort na e ngrini zanin...

"Katunaret n'tirane atdheu n'rrezik" Qazim Mulleti . Po kto kafshet nuk kishin lene njeri tja ndante kafshve te tjera. Mu per vete ma shpifen 100 vjetorin po me vje me vjell nga turpi. Skam pik kuriozitet qe te Shof se ca eshte ba , deri para se te shifja kto fotot e Tortes isha I merzit pse nuk ika dot Mas ksaj ... Fuck them njerez te babzit se jam I sigurt qe nuk jan aq te uritur. Kurse ky kryekafsha thot eshte ekonomia ma mire se gjermania. Robt jan te vdek per I cope torte ne qekemi ma keq se ne 90 , hajde doroji serbet e greket ime naper forume ...... Mir Tna e bajn ne e kemi venin njit me haitin . Un personalisht jam thellesisht I zhgenjyer dhe I prek nga ca pashe ... Nuk ka excuse per kafsheri te tillla turp turp turp turp turp 10000 here.

cere ke ene kjo nji arritje eshtsmiley

hajde doroji serbet e greket ime naper forume ....

po ç'të duhet o loqe të çosh bolet nëpër forumet e sërbo greqërve, na i lë neve të tallim koqet.

Hahahahahahaha aman  e se me ket krizen ne greqi I kisha vene per fund smiley 

smiley

Kalle Rrita Sahatciu, kalle krejt...

S'e beri nje duet me Naltmadhnine

duhet te kete i far niveli me bo duet me 1-shin...

Per kete ke te drejte, harrova fare.

Gezuar kete 100 Vjetor te Pavaresise te gjithe shqiptareve kudo qe jane!

Zoti ju dhente force dhe mendje qe tu dorezoni femijeve tuaj nje Shqiperi edhe me te forte dhe me te bukur!

Per torten, fajin ta mbani vet. Sala tha mish qengji se i mendojti keto probleme.

te dashur peshq! ndihem medyshas t'ju them se jam krenar qe jam shqiptar. sepse ne shqiperi ka edhe njerez si ata qe marrin torte me legen qe turren si te zijum pas ckado lloj lajmi, qe nuk jane me larg juve qe po nxini internetin me ato foto ne vend qe te merreni me fotot e tiranes se bukur. me foto e festes.

nje detaj: tani ne darke, pas parades, kemi dale nga sheshi dhe guess what?!!!! lulet ne shesh jane te gjitha ne kembe, po edhe pse kane kaluar qindra mijera njerez sot aty, edhe pse nuk ishe ku te hidhje kemben sot ne tirane. lulet jane aty. pemet jane aty, livadhi te kali i skenderbeut ka shume  me pak mbeturina se sa cilado feste prej 50 adoloshentesh ne cilindo vend ne europe.

a ka me krenari se sa trupat e FSK te parakalojne bashke me ushtrine tone! a ka me krenari se sa te shohesh ne shesh nje verior dhe tre jugore, qe mbesin gjysem ore duke bere fotografi e duke ju shtrengu doren njerezve qe i perqafojne me lot ne sy sepse e duan shqiperine te bashkuar.

a kishte mangesi? plot. parada ne darke e ne rrugen e durresit pa lidhje fare. koncerti i perqendruar ne nje cep te muzeu. cope cope. torta te pallati i kultures, cope cope. por prape, festa ne tirane shkelqeu. qe te autobuzi ne mengjes qe ishte plot e perplot, qe nga rreshti i kembesoreve qe ne rradhe ndiqnin trotuarin nga casa italia deri ne qender. qe te respektonin, qe te benin te ndiheshe krenar.

\me vjen keq per ju qe s'ishit pjese e festes. me vjen vertet keq qe edhe pse mund te jeni pjese e gezimit nuk doni. doni qe te mbyteni ne hidherimin tuaj.

ta shihnit tiranen ne shi sonte me rruget plot e me njerezit te lumtur. do te harronit se ka patur torte e qingja e sale e edrame e lulbashe.

do te ishit krenare qe jeni shqiptare.

Te marte te keqen armiku i jashtem ty shkinaks smiley

+1smiley

meqe jemi te armiqte e jashtem dhe te permrendshem, ku ke hup ti Kristida?

Lere, lere, edhe fjalekalimi nuk punonte me, duhet te kerkoja nje te ri per te hyre, dhe sa behesha gati, lexoja ndonje sherr dhe e shtyja per me vone. smiley Me kenaqesi ve re qe sherret e 28 vs 29 nentorit nuk paskan filluar akoma si duhet. Po ndoshta eshte akoma heret per t'u gezuar.

po ca shqiptare qenke ti qe i rri larg sherrit?! te qenka bere gjaku uje ktej smiley
I permenda Pjerit nji liber qe me ra ne dore te John Foster Fraser, nji shkrimtari shtegtar britanik. Libri eshte i fundit te shekullit te XIX - fillimit te XX. Kur ndalet te shqiptaret, i pershkruan thuajse njesoj si sot. Thote se turqit e kane kuptuar sa te kote e kane te vendosin rendin ne nje vend ku te vrasin per nje shikim kshuqe kane hequr dore dhe i lene shqiptaret te vriten mes tyre. Biles, edhe kur shqiptaret vrasin ndonje ushtar turk, nuk merret asnje mase, ndryshe nga cdo benin po te ishte grek apo bullgar. Shqiptarin nxitojne ta justifikojne duke thene zakonisht se "kish qene ushtari qe i kish provokuar, ndaj e kishin vrare me te drejte" smiley

Nuk doja me shkrujt te kjo tema se nuk po dija se me i thene te gjithe keto. +1000 nga une.

Ne fund te fundit, vendi eshte i yni, e prandaj duhet ta gezojme ate. 

Rrofsh o qofsh o shkinaks djali!  Na gezove me vertet!

\me vjen keq per ju qe s'ishit pjese e festes. me vjen vertet keq qe edhe pse mund te jeni pjese e gezimit nuk doni. doni qe te mbyteni ne hidherimin tuaj.

Cicellonje, o rob perendie! Mos shti me bresheri mer burr se kap te medhenj e te vegjel.  

Ja Gezuar edhe 1000 te tjera a deri ne epoken tjeter te akullnajave e cfare te duash ti smiley.

Shnikas, edhe mua me vjen keq qe s'isha aty per 100 vjetorin e Pavarsise, edhe shum te tjerve besoj, biles qysh kur pashe fotot ketu smiley thash me vehte; lum si ata qe ndodhen atje. 

1 lule e paskan shkul mo

Cecenlliku kembekryq

Ne Vlore i kishin pritur me aheng te madh Kosoven e trevat smiley.  Perlotur te dyja palet.  Radha radhe per te hyre tek Muzeu i Pavaresise.  Me thoshte halla (nga Vlora) qe shihte njerezit e perlotur "qaja tek shihja njerezit te qanin."

Kishin ardhur nje grup te verberish nga Kosova.  I preknin (sigurisht) me dore statujat e firmetareve te Pavaresise per t'i mbajtur ne mendje e ne zemer.  Moment prekes per te gjithe qe ishin prane.  

gjithmone kam pas bindjen se ka njifare lidhje shpirtrore dhe afrimitet reciprok kshu mes kosoves dhe laberise, sidomos vlores. Shif sa i perhap eshte emri Vlora mes kosovareve (edhe Berat disi). Si marrdhenia qe kane korcaret me shkodranet psh po kjo ka te tjera arsye besoj

Ka smiley.  E kam treguar edhe njehere ketu me duket, kur isha ne Kosove dhe im at doli nga parkingu ne drejtim te gabuar ne "one way exit" dhe bllokoi trafikun ne ate rruge ne Prizren.  Une qe prisja jashte makines i kerkova te falur nje burri me furgon qe priste e qe kishte makina te tjera pas tij.  Hic te falur, tha. Jo per Vloren smiley.

Gjithesesi, dite madheshtore ne Vlore.  Vlonjatet jane me te kursyer, ose me sakte me namuz e me zakone.  Trevat, Kosova e ndezen Vloren me tupane qe m'sabah.  Im thoshte "I kishim miq qosheje" smiley

Aman Monde, ishallah s'vdesin pa i pare shqiptaret e bashkuar! 

Festime dhe ne Suedi. Mendjen e kemi tek shqiptaret e Malit te Zi, Lugines e Maqedonise. Gezime e te mira pacin gjithe andej-

Prekese historia e te verberve!

....me vjen keq per ju qe s'ishit pjese e festes. me vjen vertet keq qe edhe pse mund te jeni pjese e gezimit nuk doni. doni qe te mbyteni ne hidherimin tuaj. 

...thnx dhe Gezuar 100 Vjetorin e Pavaresise

të lumtë nasdaqi

'Bame, ty pa ta vu Johnnie Blue'n ne sofer nuk je per kenge?  A ju labet me namuz!

ngritja e flamurit ne Ottawa Canada

Me krenari mund te them qe isha edhe ne Times Square sot. Bera nje xhiro te gjate neper Bronx dhe pastaj Manhattan. Bronxi i qete me plot flamuj tani duket si dicka krejt normale. TS ishte emocionues, gocat per ti pire me kupe, meshkujt icik allaalla. Po te mos ishe femer nuk ta kthenin pershnetjen. Dikush qe i kerkova 1 flamur se kishte nja 10 vetem u ngerdhesh pa denjuar te pergjigjet, gjera te vogla. Asgje nuk e prish mrekulline e kesaj dite te madhe.

normal, per flamur t'vrasin robt daje. Paske shpetu mire

................................smiley

Fitoi Tony apo ja fusin kot kto ??

Ueeee, filmimet e Vizion Plus tek torta ishin te frikshme. 2-3 katnare qe ju sulen me rraf ata cunat qe sherbenin torten, nji derr maloku 400 kile qe rrinte triumfator ne mes te tortes ne kembe dhe me trupin e perlyer ne krem, njerez qe shkelnin mbi torte dhe mbushnin duart si te papare. Makaber, asgje nuk e justifikon dhe nuk ka lidhje me festen. Gjynah gjithe ai mund dhe para te shkuara kot. Njolle e zeze per palloshin e bashkise. 

Ca mrekullie ishte koncerti qe u dha mrame per pavarsine,magjike! Kur rri e menojshe,e gjithe krijimtaria ishte e para 90-es.Nje nga meritat qe i njohu porf Qosja,Enver Hoxhes,ishte ngritja e institucioneve te artit dhe kultures.Kto 20 vjet asht jetu me barkun dhe per barkun,n'kajde t'shtazes.Ja qe njeriu, nryshe prej shtazes, ka dhe egzigjenca shpirtnore.Paret e hedhme ne kte fushe i qujne shpenzime luksi.Arti dhe kultura, noshta do na nimonte te gjitheve, te baheshim njerez ma te mire!

Nga te gjitha keto komente do veçoja Shkinaks.....I vertete.i ndjere.....Gezuar Shkin!

Nadja e mire. Me Zanen jane 550 m2 postime smiley

Nga gjithe ky gjasme festim dicka doli shume e qarte:

Basha -> Njeriu me dubios i politikes Shqiptare smiley

Ky hangoveri do jete shume I rende tani.
Kemi arsye per te qene krenare, I kemi fut 1 t'pime.
Ok, ishte gje e bukur (me katundarllleqet perkatese) kryesiht prej karakterit mbarekombetar por ishte thjesht nje dite feste. Kaq!
Tani hajde shpejt back to business as usual te rrjepim cfare ka mbetur.

....torten e morem vesh....po 1000 deshet, s'kishte ndodhur gje andej ? snuk foto ? asnje drame ?

Nje feste e mrekullueshme, festa me emocionuese qe kam pare ndonjehere, te gjithe shqiptaret ishin vertet, vertet te lumtur. Dukej sikur gjendeshin aty, te gjithe shpirtrat e rilindasve dhe patrioteve qe shpresuan, luftuan dhe dhane jeten per kete dite, per te gezuar Shqiperine e lire.

Festa e 100 vjetorit te Pavarsise ne Vlore ishte madheshtore, mbreselenese, prekese, emocionuese.Sheshi Flamurit dukej aq i vogel nga ai det njerzish kuq e zi qe derdhej pambarim.I pa fund lumi njerzve ne  shtetitoren Vlore-Skele, plegrinazhi ne Shtepine Muze ku punoi Qeveria e pare e shtetit shqiptar, ndalesat per nje foto para shtatores se Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Shqiponjes te vendosur mbi kulac.Nje manifesitim shqiptarie dhe qytetarie ne menyre spontane, pa asnje incident.Impresionues shqiptaria e brezit te ri te rritur ne demokraci. Vlora eshte vatra e patriotizmit por Kosova eshte zjarri pashuar i shqiptarise. Dhjetra mijra kosovare,veshur me kostume popullore, te rinj e te reja me qeleshet e bardha dhe flamurin e kuq hedhur kraheve ose ne dore i dhane festes gjellerine dhe ndjenjen e perbashkimit, pa dallim kufijsh dhe politikash qe ndajne artificialisht nje popull me energji te jashtezakonshme.

Le te shpresojme qe edhe politika te kete marre mesazhet e dukura per ti dhene kesaj energjie, ketyre shpresave qeverisje te mira dhe me fryme kombetare.

Perfundimisht ne Shqiperi s'ka institucione. Ka vetem 1 person qe ben si ti doje qejfi, me stabilitetin ekonomik, politik, politiken e jashtme, me protokollin e shtetit, akoma dhe me koncertin e Rita Ores..!

Lavdi Zotit qe nuk ndane mishin e pjekur.. smiley

Do te doja te mund te botoja foton time me ambasadorin Rayerson dhe te shoqen ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar. Vetem dy metra nga shpata dhe mburoja e Gjergjit Kastriotit tim te mrekullueshem.

Ore, a mund te thote dikush nese u theren deshte dhe qingjat ??

Pergezime gjithashtu edhe per pasticieret qe me perkushtimin dhe punen e tyre kolosale pergatiten torten e pavaresise. smiley

o ju lumshin kembet smiley, shqiptaret e ny jane nr 1 per organizimet me te bukura

Ai tipi ka dhe I vidjo tjeter duke u tall me shqiptaret po spo e gjej dot, tip reklame gaico, behet pyetje is this man proud of his country? Edhe del ky robi duke bertit yeah albania ...... 

Tony Dovolani ne Times Square smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).