Politikanet Gjermane Kerkojne Kontrollin e arit Gjerman te depozituar ne SHBA

 

 

Per dekada me radhe pothuajse gjysma e arit te Gjermanise ka qene depozituar ne depozitat nen toke te Bankes se Rezerves Federale ne New York. Tani me krizen e euros, ne prag te deres,politikanet gjermane po kerkojne qe bankieret qendrore te marrin nen kontroll stoqet e rezerves. Disa prej tyre kerkojne qe stoqet e arit te kthehen ne Gjermani.

Presidenti i Bundesbank Jens Weidmann u perpoq personalisht te bindte Peter Gauweiler se ari gjerman gjendej ne vend te sigurte. Ne fillim te veres kreu i Bankes Qendrore e shoqeroi politikanin kokeforte te CSU se bashku me nje grup kolegesh ne nje vizite te pazakonte, ne brendesi te Bundesbank, aty ku shume pak politikane mund te kene shkelur: Ne depot e arit.

Aty gjenden 6000 kallupe ari te vendosura ne rafte industriale ne brendesi te nje godine ne Frankfurt te ndertuar posacerisht per depozitimin e arit. Nje sasi tjeter prej 76mije kallupe "bullion"(monedha) ari gjenden brenda kutive te sigurise dhe te salduar neper arka metalike.

Por edhe ky inspektim personal nuk ishte i mjaftueshem per te siguruar anetaret e parlamentit-- Ne te kundert: Bundesbank e depoziton arin ne nje menyre shembullore, u shpreh Gauweiler, dhe kjo e ben te pakuptueshme shkakun qe banka nuk kujdeset ne te njejten menyre dhe per arin e rezervuar jashte vendit.

 

Ka disa kohe qe Gauweiler i ka ngritur shqetesimin qeverise gjermane, me pyeteje qe kane te bejne me vendndodhjen e arit dhe menyren nese ato rezerva kontrollohen rregullisht. Ai ka paraqitur kerkesa dhe ka porositur gjithashtu disa raporte mbi kete teme.

Javen e kaluar Gauweiler festoi tiumfin me te madh te fushates se tij "te arit", e cila ka qene dhe nje burim argetimi per shume politikane gjermane. Nje raport sekret nga Zyra Federale e Auditimit u be publik dhe ai permbante kritika te ashpra kundrjt Bankes Qendrore ne Frankfurt. Auditoret me baze ne Bonn, kerkuan urgjentisht nje sistem me te mire per mbajtjen e inventarit, perfshire ketu dhe kontrolle cilesie.

Kjo kerkese e cila edhe vete per inspektoret e bankes s'ishte gje tjeter vecse nje rutine, alarmoi klasen politike ne Berlin. Ne fakt raporti i censuruar(pjeserisht) i perngjan nje thrilleri spiunazhi prej te ciles Bankieret Qendrore mund ti gjeje te befasuar perballe kutive bosh te floririt qe depozituan ne SHBA.

Debat Grotesk

Per dekada me radhe Bankieret Gjermane jane kenaqur me konfirmime nga koleget amerikane se ari gjendej i sigurte, i depozituar dhe i paprekur. Raporti konfirmon listen depozitave te arit ne depot e Bankes Federale ne New York (1979-1980). Ajo qe alarmoi politikanet gjermane eshte se raporti thekson se Banka Federale e New York-ut ju ka refuzuar pronareve (autoriteteve gjermane) te shkojne dhe vizitojne rezervat e tyre te arit.

Nuk eshte cudi qe kjo solli reagime te forta nga Berlini: Anetari i bordit te Bundesbank, Carl-Ludwig-Thiele u thirr ne Berlin ti jepte sqarime Komitetit Parlamentar per Buxhetin. Gazeta Bild boton nje deklarate te Heinz-Peter-Haustein(FDP) i cili shprehet se gjithe ari i Gjermanise duhet te kthehej urgjentisht ne vend.

Megjithate Thiele shton se nje pjese e ketij debati eshte grotesk. Ai u spreh se Gjermania dhe institutet e saj financjare kishte probleme me te rendesishme per te zgjidhur. Drejtori i Bundesbank Weidmann psh, eshte duke luftuar ne menyre te deshperuar vendimin e ECB per blerjen pa limit te bondeve sovrane. Plus kesaj Bundesbank ka hedhur mbi 700miljarde euro ne menyre primare ne zonat e Evropes Jugore si pjese e Transfertave te Bankes Qendrore te Eurozones, te njohur ndyshe si OBJEKTIVI II.

Rezervat aktuale te arit gjerman kane vleren e 144miljarde eurove dhe nuk jane depozituar ne partnere te dyshimte por ne Banka te respektuara dhe me reputacjon".

Lidhja Specjale

Nuk ka ne fakt asgje te pazakonte tek menyra se si Gjermania e trajton metalin e cmuar. Shume vende e depozitojne jashte vendit arin  tyre, psh, Hollanda e ka depozituar arin e vet ne Otawa,New York dhe Londer. Por mardhenia qe kane gjermanet me arin e tyre eshte teper e vecante. Gjermania posedon 3 600 tone te metalit te cmuar (vetem SHBA ka me teper ne rang boteror, bazuar ne sistemin monetar te Bretton Woods per te cilin dollari eshte e vetmja monedhe boterore dhe konvrtohet direkt ne sasi ari )

Perpara nderprerjes se standartit te arit ne 1971, tepricat financjare te gjeneruara nga "mrekullia ekonomike Gjermane" llogariteshin dhe konvertoheshin pjeserisht ne ar. Kjo solli qe mijera kallupe ari te SHBAse te kalojne ne pronesi te Gjermanise.

Nuk ka pasur mungese propozimesh per menaxhimin e kesaj rezeve, ish presidenti gjerman Roman Herzog kerkoi te shiste arin dhe krijonte nje baze kapitali per nje skeme siguracjoni per sistemin mjekesor. Ne 2002, nje prej aretareve te bordit te Parlamentit, Rainder Brudele propozoi nje fond emergjence per fatkeqesite natyrore. Ish drejtori i Bundesbank, Ernst Welteke hodhi idene e nje fondi per sistemin e arsimimit por asnje nga keto propozime nuk u mor serjozisht.

Se fundmi kancelarja Merkel hodhi poshte kategorikisht nje ide nga partneret europjane per perdorjen e rezervave te arit si kolateral per euro-bondet.

Siguri Maksimale

Si rezultat, pervec ruajtjen e rezervave te mbi 60 vendeve, Banka Federale e Rezeves ne New York vazhdon te ruaje 1 536 tone ari gjerman- gati sa gjyma e rezerves totale te Berlinit. Kjo sasi kolosale ari gjendet e ruajtur ne katin e 5 nentoke te nderteses se bankes ne Liberty Street, 25 metra nen nivelin e rruges dhe 15 metra nen nivelin e detit. Sipas faqes zyrtare te bankes kasaforta gjendet ne shtratin e gurte te ishullit te Manhatan-it.

Turistet lejohen nen nivelin e rruges te shikojne nje pjese te kasafortes. Duke zbritur me nje ashensor ata gjenden perballe nje cilindri gjigand prej celiku i cili funksjonon si nje dere mbi nje skelet 140tonesh prej celiku dhe betoni. Por cuditerit pronaret nuk lejohen te vizitojne depozitat e arit te tyre. Sipas raportit te Agjencise Federale te Auditit, Fed, shpjegon "se eshte ne interes te sigurise dhe te procesit te kontrollit, te cilat i bejne te pamundura vizitat e depozitave te arit"

Se fundmi pas kerkesave te shumta, ne 2007 staff-i i Bundestbang u lejuan ne ambientet e brendeshme por u lejuan vetem te vizitonin deri ne paradhomen e rezervave te arit gjeman, pa mundur te kalonin me tej.

Ne fakt auditoret e Bundestbank u rikthyen serisht ne Maj te 2011, kesaj radhe munden te vizitonin vetem nje prej 9 kasafortave. Ne pirgun e kallupeve te arit ata terhoqen disa ekzemplare dhe i peshuan - Por kjo pjese ishte fshire nga raporti me autorizimin e Bankes se Rezerves Federale ne NY.

"Une do te doja me teper transparence me kete ceshtje" shprehet anetari i bordit te Bundesbank, Thiele. Une e kuptoj se amerikanet jane te ndjeshem kur behet fjala per procedurat e sigurise kur behet fjale per depot dhe magazinat e tyre te arit. Ne depoziten e tyre te dyte nga madhesia, ate legjendaren te Fort Knox, askush ne dekadat e fundit nuk eshte lejuar te vizitoje rezervat e arit.

Teori Konspirative

Sekrete te tilla i hedhin benzine zjarrit: Shume teori konspirative te cilat qarkullojne per dekada me radhe, supozojne se ari gjerman ka kohe qe eshte zhdukur. Disa besojne se ju eshe huazuar tregjeve pas 2001. Ata besojne se ne kasaforte gjenden thjesht letra me vlere (ne fakt me shume pak vlere ne realitet)

Nje kospiraci tjeter e cila eshte e perhapur ne qarqet nacjonaliste gjermane eshte aj qe SHBA kercenoi gjate luftes se ftohte me terheqjen e trupave amerikane nga Gjermania nese kjo e fundit kerkonte arin. Sipas teeorise, ish drejtori i Bundesbank asojkohe, Karl Blessing u detyrua ti nenshkruate nje dokument ku konfirmonte se shteti gjerman nuk do ta kerkonte rikthimin e arit.

Ne fakt nje dokument i tille ekziston sepse Blessing e konfirmoi kete ne intervisten e tij te fundit me Spiegel ne 1971, por ky dokument, n fakt, nuk ben fjale per arin gjerman por me rezervat e arit amerikan, i cili nuk mund te konvertohesh me, me rezervat kolosale te dollareve gjerman, sepse kjo do te sillte renie drastike te monedhes.

Sot ky dokument mund te gjendet ne dispozicjon online, por kjo nuk ka ndaluar skeptiket te cilet kundershtojne kategorikisht depozitimin arit gjerman jashte vendit. Ne vend te kesaj debati mbi kolapsin e valutes se letert po peson nje rilindje- Nderkohe qe diskutimi vazhdon, shqetesimi eshte ngritur deri tek Partia e Gjelber. Eksperti financjar i te gjelberve, Gerhard Schick ju bashkua zerave te shqetesuar "Une mendoj se ceshtja se sa ar kemi ne dispozicjon ne rast emergjence, eshte nje shqetesim real".

Ide e Cuditeshme

Duke e pare nga nje prespektive logjistike, rikthimi i ketyre rezervave¨eshte disi e veshtire te perceptohet. Nuk eshte kaq i thjeshte paketimi i 1 500toneve ar, ngarkimi i tyre ne nje Airbus A380(super-jumbo) dhe dergimi i tyre ne Gjermani. Bundesbank e kundershton kete nocjon edhe per nje arsye tjeter. Ajo shprehet se ari eshte menduar te perdoret si nje mjet emergjence, ne raste ekstreme psh, si nje kolaps i monedhes. Bankieret shprehen se kallupet e arit mund te kovertohen menjehere ne sterlina,dollare per pagesen e faturave emergjente.

Ne nje perpjekje per te qetesuar debatin, Bundesbank ka premtuar sjelljen e 150 toneve ar nga jashte vendit ne tre vitet e ardheshme dhe inspektimin e tyre. Gjithashtu ka planifikuar numerimin dhe peshimin me imtesi te kallupeve te arit ne nje prej nente kasafortave(dhoma) te Fed. ne New York, megjithate nuk eshte caktuar nje date per kete.

Anetari i bordit te Bundesbank, Thiele gjithashtu ishte gjate vizites se fundit ne New York, ku ai u lejua te inspektonte brenda kasafortave(dhoma). Ai solli lajme te mira per pjesetaret e Komitetit Parlamentar per Buxhetin "duke deklaruar se brenda kasafortes kishte vetem ar dhe asnje leter me vlere". Por kjo nuk ishte e mjaftueshme per politikanin e CSU, Gauweiler, i cili u shpreh se ceshtja do te mbyllet vetem kur banka qendrore te kete ispektuar gjithe rezervat e arit gjerman qe gjendet jashte vendit.

Vendndodhja e Arit Gjerman

  • Banka e Rezerves Fedreale ne New York - 1 536 tone
  • Banka e Bundesbank, Frankfurt - 1 036 tone
  • Banka e Anglise, Londer - 450 tone
  • Banka e Frances, Paris - 374 tone

Totali - 3 396 tone

 

 

 

Perkthyer nga Spiegel online

51 Komente

o moj shqypni e mjera shqypni...

ps,faleminderit art.

 

Po ne ça arin kemi motra  ? 

apo hallin e gjermonve thuj , hallemedhenjte 

Jeta eshte napolona Olimbiii .... smiley

pikërisht jeta. na e hëngrën.

të kisha arin e babit, gjyshit, babit të gjyshit do shkoja diku te të tetëdhjetat.

me njiztedy të miat as komshia s'mi hudh sekrecionet e hundës.

Pas 95 sasia e arit shqiptar u pergjysmua. Me kalimin e viteve firoi..Sot kemi ngelur me 1,6 tone ar(duke permendur ket se gjate komunizmit ishim nje nga vendet me perqindje te larte ari per fryme, duke hequr ketu menjane ate qe konfiskuan britaniket)

mos me cëk ne plage motra.

smiley

Vendndodhja e Arit Gjerman

  • Banka e Rezerves Fedreale ne New York - 1 536 tone
  • Banka e Bundesbank, Frankfurt - 1 036 tone
  • Banka e Anglise, Londer - 450 tone
  • Banka e Frances, Paris - 374 tone

Totali - 3 396 tone

Interesante qe ende 67 vite pas mbarimit te luftes, sasia e arit gjerman te depozituar brenda Gjermanise eshte me pak se gjysma e arit te konfiskuar nga aleatet.

Ja se te vje palloshi e te jep leksione historie alternative historie.

Ku e gjeten arin, keta gjermanet ? A mos zhveshen nje Europe te tere, çifutet me se pari ? A mos kane ende ca gjera te huaja qe i mbajne te konfiskuara ? A mos ka ende probleme me ca gjera te depozituara ne Zvicer ku kjo e fundit, si shtet qe s'degjon mire nga veshi i parase se vjedhur, vazhdon te mbaje peng florinjte e disave qe jane bere sapun ?

E dini ju qe gjate pushtimit te Frances, jane shperngulur me qindra piktura nga Louvre per ne zonen e papushtuar, sepse Gjermanet, MEGJITHESE KAFSHE TE VERTETA ishin tejet te kultivuar per te njohur mrekullite e artit, donin t'i grabisnin, siç dhe kane grabitur me qindra te tilla ? E qe kane sherbyer pas luftes per te financuar mbajtjen gjalle te tere funderrinave naziste neper Egjipt e Argjentine e Kili e Bolivi, e Jordani e Brazil ? Apo nuk quhen keto ? - Shhhht... perpiqu te mos e dhjesesh deri ne fund punen, se kur ia nxjerr lezetin muhabetit, s'te harrohet ne jete te jeteve. Dhe Gjermanet e dine shume mire kete, paçka se iu ka ardhur nje ndihme e papritur dhe teper e çmuar nga art-changed-ku-di-gje-une i peshkutpauje. 

Erdhi dhe filozofi Hur, te cilit i duket vetja "all knowing oracle". Ne fakt gjermanet kane paguar shtrenjte luften, duke permendur ketu kompensimet e panumerta deri ne ndarjen e vete Gjermanise

Sa per kriminelet gjermane, ishte SHBAja e para qe ju ofroi strehe, vendet e tjera jane vecse per numer, te pallogariteshme.

Tani une e kuptoj qe ti mund ti shikosh gjerat kulturalisht nga qoshja komforte e francezit i cili pinte goten e veres me terezi nderkohe qe Gjermanet marshonin neper Paris...Ankohen tani qe ngelen "vetem" pikturat e Luvrit pa u vjedhur, nderkohe qe te ruash ato pikturat e Luvrit duhen klleqe dhe jo nga ato klleqet e vere-prodhuesve apo gjuetareve te bretkosave..

smiley

Erdhi dhe filozofi Hur, te cilit i duket vetja "all knowing oracle

"Kettle meet pot" i thone kesaj Arto

prap gabim gjermanet smiley , pu sa rrace e trashe paskan kene smiley

Arto, 

Mos u lodh tu shpjegosh idjoteve se Gjermania ka pas sistemin me te konsoliduar bankar ne bote, qe perpara luftes se pare boterore. Mos u lodh tu shpjegosh se FED u krijua pasi Alrich beri kurs ne Gjermani. Mos u lodh tu shpjegosh se FED ne nje fare menyre ishte femija e Rothchildve, pra vella i  Reichsbank te Gjermanise.  Le te mesojne ndonje gje vete.

+ një fakt që e mësova dje: gjermani harxhon më shumë për kulturën se të gjitha shtetet e Evropës të marra së bashku. Dorështrënguar në materializëm, dorëlëshuar në kulturë. opera, teatro, orkestra, muze.etj.

 

''o naziste gjermane, ju jeni hajdute, fushen ku ne loznim juve na e zute..smiley

 

me gjithe respektin per hebrenjte per ato qe pesuan gjate LB2  edhe mosrespektin per nazistet gjermane  per ato qe bene gjate LB2,  prape,  nuk mendoj se Gjermania   e krijoi pasurine e saj me vjedhje..

mos harrojme, edhe ate kohe gjermanet ishin me te pasurit e Evropes.. me industrine dhe ekonomine me te zhvilluar..   p.sh, njesoj si sot.. mercedesi, volkswagen etj,  ishin makinat me te mira  te kohes..smiley.    mos i beni, kshu, i balte fare gjermanet, se ska lezet..

Cfare thua, Belul ? Dmth, revolucioni nazist na paska ardhur nga bolleku gjerman keshtu, he ? Jo mik jo. Ngaqe Gjermania vajti aty ku s'mbante me per nga VARFERIA (fale gomarlleqeve te Anglezeve dhe Francezeve), Gjermanet u hodhen ne ekstrem dhe zgjodhen rrugen me te poshter per te bere para : pushtimin, vjedhjen, zhvatjen, masakrimin.

Eshte shume cinike qe nje Francez t'i shese dengla nje Haitiani per kupolat e arta te Parisit, kur dihet shume mire se Haitianet kane paguar per 200 vjet me radhe, ne FRANGA ARI, pavaresine e tyre, deri vone pas luftes se dyte boterore, nje nder poshtersite me te medha te historise franceze. Duhet te kesh pak cipe. Gjermanet, per arsye te Luftes se Dyte, NUK DO TE JENE ME KURRE aq neutral apo anonime apo ku e di une. Kur ta dhjesesh historine tende ne ate fare feje, pergatitu qe te tjeret te mos te ta harrojne kurre. Kjo eshte dhurata qe Hitleri iu beri ballaboksave gjermane qe e duartrokisnin neper stadiume.

A e ke vene re qe Gjermania NUK BEN ASNJEHERE PUBLIKISHT nje deklarate mbi Izraelin apo Palestinen ? E pamundur. Sepse kjo marredhenie eshte infektuar per ne jete te jeteve.

Ta marresh holle-holle, edhe Greket kishin njefare te drejte morale qe pantallonat me rripa te Gjermaneve te mos tallnin menderen me ta, edhe pse Greket, nga ana e tyre, e meritojne njemije here kete gjendje ku jane. Shkurt, ka plage qe thahen, e ka plage qe kullojne qelb perjete. Hapni librat e anatomise sepse jane ca semundje qe kullojne keshtu, deri sa te vdesesh.

 Hurb, ne asnje menyre nuk po justifikoj luften pushtuese te nazisteve gjermane.. por nuk jam dakord qe shkaku kryesor i luftes qe   nisen gjermanet, kryesisht me fqinjet, e me vone me gjithe te tjeret , ishte ''varferia''.   me francezet ata kane qene ne shekuj  ne lufte..  pastaj mos harro luften e pare boterore...   me nje fjale hesape te hapura  qe buronin nga historia.. plus pastaj arsyet ideologjike, por edhe plot te tjera..

edhe nje detaj..  e zeme se gjermanet vodhen posht e lart sa u desh qejfi.. po mire, Gjermania e humbi luften... dhe kapitulloi  keq fare..  ligjin  dhe administrimin ne Gjermani per  per nje  kohe te gjate e bene  pikerisht fitimtaret..  e pra,  kishin ne dore dhe mund ti merrnin te gjitha ato qe supozohet u ishin vjedhur dhe grabitur nga nazistet.

Po, por ti me duket i merr per koqe kandari nazistet. Ti me siguri ke degjuar per nje shtet me emrin Zvicer ? Dhe per nje tjeter te vockel te quajtur Vatikan ? I di humbameno ti nazistet qe shkuan e mbushen bodrumet e Zvicres e ku gjenden ende sot ? Nuk e di ti qe ka ende familje çifute ne gjyq me Zvicren per te marre arin e dhemballave te çifuteve te gazuar ? Je interesuar ndonjehere per marredheniet e tendosura Zvicer-Izrael ? Hulumto pak dhe do t'i shohesh.

Shkaterrimet qe la pas Gjermania naziste, ska ar qe i lan, madje as nuk duhet ta permendin arin qe na paskan. Kur mendon Serbine qe shkaterroi nje Kosove te tere dhe ska paguar centim dinari, imagjino neser te kerkoje Serbia nja tre dhi qe u dogjen ne nje vathe serbesh. E di si eshte puna ? Demokracia eshte sistem shume i mjere dhe i dhjere sepse funksionon me rregulla. Ketu eshte i gjithe perfitimi i Gjermanise. Imagjino qe Rusia te ishte e vetmja fuqi ne Gjermani pas Luftes se Dyte. Ec se do flisnim bashke per arin gjerman. Thuaj ti Gjermanet u pushtuan nga rende demokratike, dhe keta s'ta marrin nje qindarke, madje dhe kur ta marrin, pa shkuar nja dhjete vjet me gjyqe e gjera, ngaqe del nje gjyqtar anglez a amerikan qe "edhe bar ha, po parimet nuk i shkel".

Ne kete histori, Gjermanet duhet te jene (dhe faktikisht jane, mos degjo perrallat e art çeingjit) kokulur. Gjermanet jane nder Europianet me te zjarrte, pikerisht sepse e dine se pa Europen, do te dilnin menjehere si dele e zeze, pa piken e ndikimit ne bote. Te thashe, mos e dhit historine tende deri ku s'mban me, se nuk te ngjiten me copat.

keto shkaterrimet, e luftes  dhe demshperblimet  qe duhet tua  njohin dhe  paguajne gjermanet te demtuarve,  me eshte fare e qarte mua..  asnje lloj diskutimi ne kete pike.. kot na ngaterron me keto..

por ne kishim fjalen gjetke..  ''shkaku i luftes ishte varferia dhe gjermanet e nisen kete lufte per te vjedhur, per rrjedhim te pasuroheshin, apo jo?    vertet,  ka pasur  ushtarake gjermane,  meqense kishin forcen, abuzuan  duke kryer keshtu vjedhje e grabitje ordinere..  por e perseris, nuk ishte  kjo arsyeja e luftes se gjermanve kundra Evropes..   tek e fundit ishte nje lajthitje e tyre..  me dhune, donin te beheshin udheheqesit e Evropes. 

ndersa faktori Zvicer, eshte kthyer ne mit me duket mua..  sa here jane  ngrire, bllokuar, konfiskuar llogari  bankare te diktatoreve te ndryshem apo regjimeve diktatoriale  nga bankat e Zvicres?    sa here e ka dashur nevoja!

 

p.s   kete  fjaline  e fundit  nuk po e kuptoj...  ''Te thashe, mos e dhit historine tende deri ku s'mban me, se nuk te ngjiten me copat.

??

...i cili nuk mund te konvertohesh me, me rezervat kolosale te dollareve gjerman, sepse kjo do te sillte renie drastike te monedhes...

Arto?

Rezervat kur depozitohen konvertohen automatikisht ne dollare(si monedha globale)."Dollaret Gjermane, pra Dollaret e Rezerves Gjermane te depozituar ne Banken e Rezervave Federale ne NY"

Pra qe prej paslufte dhe deri ne 1971 Gjermanet kishin te drejte te konvertonin rezerven(pjeserisht)  ne ar

Perpara nderprerjes se standartit te arit ne 1971, tepricat financjare te gjeneruara nga "mrekullia ekonomike Gjermane" llogariteshin dhe konvertoheshin pjeserisht ne ar. Kjo solli qe mijera kallupe ari te SHBAse te kalojne ne pronesi te Gjermanise.

".... Kjo solli qe mijera kallupe ari te SHBAse te kalojne ne pronesi te Gjermanise..." 

 

Qe do te thote se kjo gje eshte krijuar nga bilanci i tregtise, ku Gjermania ka patur me shume eksporte se importe me USA, dhe diferenca e llogaritur ne dollare, eshte konvertuar ne ar/flori. Dhe gjermanet kane preferuar qe kete sasi ta lejne ne ruajtje aty se sa ta terheqin, persa kohe tregtia (eksporti) shkon mire. Mirpo edhe amerikanve iu ka dale mire, se kapitali ngelet ne magazine (ne ruajtje) por vlera e saj pasqyrohet ne burse (persa kohe nje mall ndodhet brenda territorit kombetar) ne letra me vlere, dhe kjo sherben per investime. Investim, qe kur jep prodhim, apo shitet, e ka justifikuar (apo justifikon) burimin e investimit, gje qe perkthehet; eshte e çliruar nga borxhi i regjistruar. 

Kjo tajfuni i fundit, nuk i permbyti keto katet e nendheshme smiley ehh ç'rendesi ka, ato e kane kryer vleren e tyre tani. 

profesor je Pjero!

Pjero, shume e komplikuar kjo qe the.. perfundimisht,   keto kallepet e arit, jane mire per gjermanet apo amerikanet?   se duke ndjekur spjegimin tend, me ty fitojne te gjithe..smiley

Pra ky nuk eshte ar i konfiskuar?

Ky eshte ar i depozituar pas luftes.

PS: Zvicra i paska rene ne ere kesaj pune. Parlamenti Zvicerjan po kerkon rikthimin e arit nga SHBA.

 

Art, po sikur kjo te jete loje, ne kete koh krize, duhet krijuar nje depozite (mundesisht poshte nen toke) per te justifikuar ca borxhe apo ca investime qe duhen hedhur per te kapercyer krizen. Keto spekullime njihen ne fakt nga peco-groset. 

Thjesh dhe qarte Pjer, gjermanet tani ne kohe krize po perpiqen te grumbullojne thesarin, per te perballuar nje katastrofe te mundeshme financjare psh. (duke e kuptuar qe valuta e letres sa po vjen dhe po behet me e pasigurte, arit asnjehere nuk i bie vlera). Megjithate tregu i arit po perfiton nga ky shqetesim.

Ka nje ndryshim thelbesor nq se ke ar ne kasaforten tende dhe nq s e ke lene diku tjeter ne shkembim te nje cope letre smiley

Jo jooo Arto, nuk jane aq budallenj financieret sot, qe ta lejne arin/floririn ne kasaforten e tjetrit, ne kembim te nje cope letre, kur e lejne ne kembim te nje malli te nevojshem. Ne fund te fundit, edhe sikur ta lejne ne kembim te nje cope letre, mos harro keto letra kembehen me nje mall tjeter po ne ate treg qe luan/tregton me keto letra. 

Pjer keto rezervat(shufrat e arit) jane ne gjendje depozitim, "ruajtje" ne kasaforte dhe jo ne dispozicjon per qarkullim ne tregje. Askujt nuk i lejohet ti preke ato rezerva pervec atoriteteve te Bundesbank, kupton smiley

Copa e letres eshte garancia....Por edhe Lehman Brothers kishin garanci absolute asojkohe, por...

çdo produkt Art, qe ruhet, gje qe perkthehet se eshte i regjistruar, ka nje vlere e cila mund te hidhet ne investim. Vete fakti qe amerikanet, nuk i kane lejuar gjermanet, te shikojne me hollsi seç ndodh me depozitat e tyre, tregon se amerikanet kane luajtur me to, i kane investuar, dhe nje investim fillon me pas te japi te ardhura, te ardhura qe regjistrohen per te mbushur ate depozite (burim investimi, lexo VQ) , depozite qe ne fakt EDHE mund te mos luaj nga vendi, gje qe do te thote se loja financiare duhet te skenarohet keshtu per efekt justifikimi te nje investimi disa milionsh apo miliardsh dollare. Por kjo eshte nje teme pak me e gjere, qe nuk thuhet ketu. 

Jetojme ne nje bote ku dita dites paraja behet gjithmone e me teper virtuale. Nuk eshte cudi qe (nga nje spekullim ne tjetrin) edhe ari te jete virtualizuar/avulluar.

Rothchild-et thuhej se kishin nje pasuri te pafundme. E gjithashtu thuhej se rezervat e tyre askush nuk kishte qene fatlum t'i kishte pare.

Pa dashur te futem ne teori konspiracioni.

Olsi, more djale, kjo qe Arti ka sjelle ketu, tregon edhe nje here se sa te drejte kam patur une tek VQ. 

Qe ti ke pasur te drejte, kete as nuk e vejme fare ne dyshim.

I lejoj vetes te flas ne emer te te gjithe kolektivit. smiley

si eshte puna?

Ne linkun qe solla me lart, mund te lexoni kete :

NE KAPAKUN E PASME të këtij libri, shkruhet :

Shfaqja në pranverë 1985 e botimit origjinal të këtij libri në gjermanisht, bëri bujën e një « guri kalldrëmi të artë në pellgun e mjediseve financiare* » dhe tronditi shtypin ndërkombëtar si dhe atë zvicerian. Përkthimi frëngjisht do të mundësojë që gjithkush të krijojë, me fakte në dorë (dhe dosja është tejet e furnizuar !), një opinion mbi atë që, për dyzet vjet me radhë, qe njëri nga sekretet më të ruajtur të historisë së Luftës së Dytë botërore : fati i arit të vjedhur nga nazistët dhe roli i Zvicrës si vendgrumbullim i tregtisë së arit.

Si ndodhi që ari i Thesarit belg, i besuar ndaj Bankës së Francës pak para pushtimit gjerman, u dorëzua nga Vichy pas një udhëtimi të pabesueshëm afrikan, u shkri në Berlin dhe u transferua në Zvicër ? Ç’pjesë e tonëve të lingotave të arit të depozituara në Bankën kombëtare zviceriane (1.7 miliard franga zviceriane të asaj kohe) vinte nga ari i vjedhur ndaj Belgjikës, Polonisë, Hollandës, Çekosllovakisë, etj., apo dhe nga ari i shtënë në dorë në kampet e përqëndrimit ? Ç’përmasë qe blerë vërtet nga Instituti bankar i Konfederatës ? Çfarë dinin për këtë, dhe çfarë mendonin drejtuesit e Bankës kombëtare zviceriane dhe qeveria helvetike ? Shkathtësi apo naivitet ? Mirëbesim apo pragmatizëm në kufirin e ligjshmërisë ? Dhe si funksiononte kjo depo providenciale e arit të Hitlerit që i mundësoi Gjermanisë të mbulonte nevojat e veta jetike në devizë zviceriane, devizë në të cilat bëheshin pagesat ndaj furnizuesve të saj ? Dhe së fundi, a mos vallë Zvicra i shpëtoi pushtimit thjesht ngaqë gjigandi gjerman varej financiarisht nga fqinji i vet i vogël zvicerian ?

________

* Loje fjalesh, besoj e merrni vesh.

Hurbinek, jam njohur me kete histori, dhe kam lexuar mbi keto depozitime ne Zvicer, mirpo une naivi ngrej nje pyetje gjeniale (me fal per reklamen smiley ) ; 

A e justifikon ky ar/flori i mbledhur nga nazistet, investimet miliardeshe qe u bene ne Gjermani, apo Zvicer, apo Europe.  

Natyrisht qe jooooooooooo .  Keshtu qe u hodhen miliarda borxh investime, mirpo duke u rritur GDP/PBB nga keto investime borxh apo te justifikuara nga manipulimet, çdo vit e me teper, sfumohej ky borxh ne % ndaj GDP/PBB. 

Lexo te lutem VQ. 

Pierre,

A te vjen keq te flasim njehere e mire per kete VQ dhe pastaj ta mbyllim ? Me lexo mire tani :

Ti ke shkruar nje liber. Shume bukur. Kjo te nderon, ty dhe botuesin tend. Kush shkruan nje liber, eshte me mire se kush nuk shkruan, thote nje fjale e urte afrikane (se ata i kane proverbat edhe te thjeshta edhe te thella shume). Tani, ka dy rruge :

- O ke menduar te blesh nje vile me parate e shitjes se librit

- O ke menduar se s'do te blesh as tollumbacet e vitit te ri.

Nese ke menduar te paren, ka ardhur koha te bindesh se e ke pasur gabim. Jo per faj te permbajtjes se librit, qe mund te jete e papare ndonjehere ne viset shqiptare, por thjesht per faj te logjistikes : Pierre, behu i arsyeshem, kaq lexues shqiptare kemi, maksimumi 500 vete, nga 500 leke te reja libri, 250 000 leke te reja, pra aq sa fiton kusheriri im ne jave, me shitje patatesh. Behu i arsyeshem, nuk ka vile me shitjet.

Nese ke menduar te dyten, ka ardhur koha gjithashtu qe libri yt te jete ne linje, ose online per amerikoncit, FALAS, ne nje format te bukur PDF, kete ta pergatit per shembull art çeinxh samthingu, se ai ka bere nje kurs per grafiqe borxhesh te bashkimit europian.

Mendoj se kjo e dyta do t'i shpetonte te gjithe : edhe ty qe do te ndiheshe me ne fund i lexuar e i kenduar, edhe ne qe, me thene te drejten, na i zure brinjet gjak me kete VQ, aq sa ato zdapat e jehovajve me kulla roje ne dore, po me duken t'i marr e t'i bej xurxull me raki, per mos-shqetesimin qe na sjellin.

A me kuptove ? Me thuaj po ose jo, se nganjehere jam vertet i pakuptueshem.

I dashur Hurbinek, a me lejon te te puth nga larg smiley Asnje nga ato qe thua nuk qendron, as qe kam menduar se do fitoj me librin, se ia kam vene çmimin njesoj me çmimin e shpenzimeve, pra 500 leke, here 1000 kopie = 500 mije, kaq harxhova per librin. Biles isha koshient qe do humbja nga ana financiare me kete liber, dhe do fitonin shtypshkronja dhe studio grafike, qe i hedh ne kompjuter, e kalk. Rendesi per mua kish qe edhe ata qe mireshin me ekonomi, histori, te dinin diçka me shume. Libri nuk eshte per masen e gjere, se masa e gjere do 1 got birre a raki, ndersa ne liber jipen udhezime/direktiva/keshillime se si ti japesh kesaj mase me shume se 1 gote birre e 1 gote raki.  

Atehere, shkurt, paster, qarte :

Jepja nje shoku te ta ktheje ne PDF, pastaj fol çike me Mirjamin tone qe t'ia gjeje nje skute si ketyre pikturave qe na i ngjet ketu, edhe sa here qe te diskutojme per diçka, na e rras ate linkun ketu, vyyyyyyyyp, deri ne rrenje, e na thuaj hap faqe aq e kaq. Eshte e vetmja menyre, Pierre, qe te lexohesh masivisht. Ti shkruan per gjera ekonomike qe i kuptojne tre vete ne Shqiperi, dhe pastaj me thua mua, lexo VQ. T'i fryj n'mendere une VQ-se tate, ku s'ia kam haberin ekonomise, e ku i vetmi pazar qe kam bere, eshte diku nga 1992, bleja molla me 100 leke kilen, e i shisja me 80 leke, se per dreq, vetem plaka pa dhembe me futeshin ne dyqan. Tani, pse kapesh me mua ?

Plus, me ç'kam pare ketu, vetem nja dy vete marrin vesh nga ekonomia : nje gjemb me duket, qe edhe ajo te do e te respekton shume dhe s'te kundershton ne mendimet qe ke, se me thene te drejten, e kam vene re qe ajo di gati sa Grinspani me Bernanken bashke, dhe nuk ta thyen zemren dmth, si dhe njefare edi rama qe mban fjalime ketu, e qe kam vene re se t'i vjedh idete nje nga nje, edhe pastaj del e i shpall neper forume grash trendafilkash.

A ke shkruar ti vella nje roman me nje katallan nga Tirana qe ndeshet me nje qeros nga Qerreti i Pukes ? Po pate shkruar diçka te tille, sillma vellait se ia bej analizen tekniko-taktike ne vend, e bej qe njujorktajmsi te mbaje frymen kur te permendet emri yt. Nga poezite, mos me ngacmo shume, poezia e fundit qe mbaj mend eshte : nder ara fabrika kantjere, vlon puna dhe kenga ushton, etj etj, e ploteson vete ti tani.

Dhe per puthjen, as mos e ki problem he burre, per se largu e kam lene nja dy here winona ryderin te me puthe, jam mesuar tani.   

ë

Me kursin e athershem Hurbinek, une shpenzova per librin 3600 euro, qe perkthehen te humbura per mua, por jo per kombin shqiptar. Me krenari mund te them se me ate liber ka fituar Shqiperia. 

''Kush shkruan nje liber, eshte me mire se kush nuk shkruan, thote nje fjale e urte afrikane.....

 

je i sigurt qe eshte fjale e urte afrikane kjo?     se mua me duket se e ka thene Nard Ndoka..  gjynah, mos ti hame hakun..

Huri o huri, nen kulmin e egocentrizmit, si gjithmone mastrubohet perpara pasqyres duke pare imazhin  vet..

Nejse o hu filozofi, ti shko (ri)perkthe ndonje poezi te Wang Weit, Da Fu-se dhe hajde na filozofo per theksin e larmishem kantonez dhe superjoritetin mbi ate mandarin....Apo ndikimin e kultures "katalane" ne vargjet e vyera...Nje botim i tille, ne shqip ndoshta do ta kalonte dhe tirazhin e atyre librave qe s'munde te botoje.

Si ducja duket! smiley

I nderuar Art ..po vi per nje gabim tuajin... Zoti Hur ....me duket se jeni shprehur Gabim .Kur i drejtohesh drejtepersedrejti duhet zoti HU pa r ne fund . Verejtje qe kishte dhe prof Alber (rp ) pa t ne fund .

Kur e cileson , mendoj se eshte e sakte te thuhe Llogjet e HURIT .Po per momentin mendoj se zoti HU ishte ne pozicionin prapatas me duar ne koke ne bythe e nen hije te lisit ....,. si gjithnje  .Kaloi andej ( nuk kuptova perse ) zoti Pjer dhe me ate dashurine Proverbiale te tij  "Populli te ngrihet   Ekonomikisht " i foli ca gjera qe z.Hu i perktheu sipas menyres krahinore ....." Po ky qe flet ka Kulle apo cfare eshte " ??

Z.Pjer vazhdoi me kemnguljen dhe urtesine e tij ti shpjegonte se dhe HUNJTE  kane vlere Tregu . Ne situaten qe jemi me Grekun me Hunj mund te rrethohen Kufijte dhe s'ka nga sulmon ai . Pra nje HU barazi me nje Indian te Grabitur smiley qe zbukurohej me florij .

Po jo or , ti i tha z,HU , ai Indiani eshte qe kur nuk kishte shtete dhe mund te grabitesh jo vetem florijte por edhe teritorin . Paj njatij Indianit or tie mire ja bane .Pse si Grabiti nieri Bajraktaret tane ? Se kishin blere Kulla ....dhe u kthye permbys ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).