Ka nisur java e CEFTA-s, e cila mbahet në datat 7 dhe 8 Nëntor në Tiranë. Java e CEFTA-s do të ketë në fokus prioritet e presidencës shqiptare, përqëndrimin në lehtësimin e tregtisë, liberalizimin e tregut të shërbimeve, rritjen e integruar, etj.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, z. Ettore Sequi, presidenti i Shoqatës së Investimeve të Huaja në Shqipëri, z. Patrick Paskal dhe ministra të kabinetit qeveritar. Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto tha gjatë fjalës së tij se CEFTA është një mekanizëm i rëndësishëm për rritjen e konkurrueshmërisë, rritjen e eksporteve, dhe për integrimin e ekonomive të rajonit. “Marrëveshja CEFTA 2006 është në themel të saj një marrëveshje tregtare shumë komplekse. Zbatimi i marrëveshjes, tashmë ka hyrë në një fazë të re në të cilën kërkohet shumë ekspertizë, cilësi dhe dinamizëm. Përfundimi i liberalizimit tregtar tregoi se ai nuk është i mjaftueshëm.

Eleminimi i tarifave në tregtinë midis vendeve është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt forcimit të konkurrueshmërisë dhe hyrjes në tregje të reja”- u shpreh ministri. Shqipëria si presidente e radhës e marrëveshjes CEFTA dhe e Kompaktit të Investimeve, tha kreu i METE, ka punuar për të krijuar sinergji në drejtim të axhendës së tregtisë dhe të investimeve, e bindur se ato kontribuojnë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, pasi objektivi ynë madhor, është ndërthurja e politikave të hapjes dhe liberalizimit të tregut me politikat për mbrojten e investimeve, një domosdoshmëri jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë shumë aktive dhe konstruktive në të gjitha strukturat dhe aktivitetet e CEFTA, duke demostruar angazhim dhe vullnet politik për këtë marrëveshje. Megjithëse marrëveshja CEFTA është një marrëveshje tregtare, fryma e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe tolerancës së të gjitha vendeve anëtare të saj, e kanë kthyer atë edhe në një marrëveshje politike e cila duke ofruar zgjidhje pragmatiste edhe për çështje me ndjeshmëri të lartë politike, tregon në këtë mënyrë maturinë e vendeve tona për të përballuar sfidat e integrimit evropian, por mbi të gjitha, për t’u përgatitur më mirë për integrimin dhe anëtarësimin në BE”- theksoi ministri. Java e CEFTA-s është bërë një traditë për ne, përfundoi z. Haxhinasto, duke u kthyer në një forum që prezanton arritjet, diskuton shqetësimet dhe merr përsipër sfida të reja për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe përgatit vendin për në BE.

6 Komente

Në këtë aktivitet merrnin pjesë kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, z. Ettore Sequi,

ore ky Seqiuijasmiley  u eshte bere si i shtepise njerzve ne Shqiperi.. i kudondodhur..

Grini sallate, keshtu thate pa vaj se edhe ai mbaroi.

Presidenti i Bundestag kerkon ndalimin "e perkohshem" te zgjerimit te BEse(kjo mund te preke dhe Kroacine  cila pritet te behet pjese vitin tjeter)

"I don't think the European Union is capable of expanding in the immediate "We have so many urgent tasks to complete in terms of consolidating the community that we should not let ambition once again take the place of necessary stabilization,"future,"

S'ka per te ndodhur. E para per Kroacine, s'ka mundesi legale te ndodh, e dyta para disa kohesh takova Cecilia Malmstrom, dhe me konfirmoi ecurine pozitive te zgjerimit. 

Dora, Cecilia eshte komisjonere e BE dhe natyrisht do ti sheqerosi gjerat. Eshte puna e saj te flase per ecurira dhe procese, se ne fund te fundit per ate paguhet. Eshte pjese e demagogjise tipike te BE(tani qe mbaruan karrotat dhe eshte shendrruar ne katrahure)

Problemet sa vijne dhe shtohen

Ne fakt BE pervec problemit te borxhit kolosal i cili sa vjen dhe shtohet dhe papunesise (qe aritur rekordet), ka dhe problemin tjeter akut te Buxhetit te BE i cili ka ngelur pezull. Shume vende kritikuan shtesat ne buxhet nderkohe qe nga vendet sovrane kerkohen masa shternguese. Britania e hodhi poshte buxhetin, po ashtu dhe Suedia u shpreh se duhet shkurtuar buxheti ne menyre qe te miratohet. Brigitta Ohlsson e quajti buxhetin e hartuar nga Qipriotet si nje buxhet te viteve 50'.

Faktori Qipriot dhe Mafia Ruse ve ne dileme Merkel

Qipro vendi i cili ka presidencen e radhes se BE ka kerkuar ndihme zyrtarisht nga BE per te ndihmuar Bankat Qipriote qe falimentuan. Merkel tashme ne prag te zgjedhjeve parlamentare, e cila shpreson per nje mandat te dyte gjendet ne dileme ne rastin Qipriot. Qipro per vite me radhe u shendrrua ne nje parajse per Mafien Ruse dhe pastrimin e parave. Qipro eshte vendi me investimet me te medhaja ne bote Ruse(shume prej ketyre ketyre oligarkeve mafioze ruse ju eshte dhene nenshtetesi qipriote).BE beri nje sy qorr megjithes i dinte keto fakte dhe i dha driten jeshile Qipros per te hyre ne euro. Sherbimet e inteligjences Gjerman shprehen se Ruset kane investuar mbi 26miljarde USD ne sektorin bankar Qipriot. Tashme BE & Merkel gjenden ne dileme, te financojne mafiozet ruse me leket e taksapaguesve gjermane dhe shpetojne Qipron?. Apo ta lene ne duart e Ruseve....

Zgjedhjet gjermane po afrojne dhe kombsa sa vjen dhe behet me e koklavitur.

CEFTA, Belulo, eshte nje mini-Shengen, dhe EU po e sheh me vemendje kete bashkim , qe i ngjan nje fare parapregatitje dhe nje fare edukimi te ketyre vendeve, per te hyre ne Shengen e EU. 

Jave dyditore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).