Në përgjgjie të shkrimit të Edison Ypit “Vdisni si burra”

Ti thua se: “Është turp i madh Burri të kërkojë pare me përzhitje”. Jep përkufizime nga Olimpi me gjalpë e djathë që ndërton po vetë në një shkrim për një komunist imagjnar. U tregon ish – të persekutuarve Cv-në karakteriale me të njëjtën qetësi që ngjyros dhallën në shkrimet e tua. U thua se: Të burgosurit e ndërgjegjes nuk bëjnë burg për të marrë por vetëm për të dhënë. Sepse të përndjekurit e vërtetë janë njerëz fisnikë, me mendje të hapur, me zemër të madhe, me shpirt të gjërë.

Pastaj pasi merr 20 lajke për shkrim, e me zhdërvjelltësi kaprolli, hidhesh të tregosh për “pirgje pilafi të ngrohtë prej nga dalin rrathë të bardhë avujsh që ngjiten drejt qiellit dhe keca e viça të therur që shkojnë në heje druri me prush nën të, që rrotullohen ngadalë nga shqiptarë të ngeshëm e të qeshur”.Përsëri 20 lajke në fejsbuk, që lajkatojnë sedrën tënde, të shkruesit të mirë, që ka tregun e vet të fansave që gëzohen si fëmijë kur dëgjojnë fjalë të reja. Ti je aty si fjalor ekstrovers, i gatshëm si një përbindësh përrallash të bësh krahasime mes sendeve, jetëve, mendimeve. Di të zbukurosh me të njëjtin talent petullat, gjizën dhe egon e pushtetit. Përçmon grevën e ish – të përndjekurve, vdekjen e Ardian Klosit, jetën e një komunisti, se je i sigurt se nuk mund të të përgjigjen.

Habitem pse habitesh që në grevën e urisë grevistët kërkojnë lëngje. Thua me cinizëm në nivele skolastike se: “Greva e Urisë, sa kohë është e tillë dhe jo e rrejshme, në pritje të përgjigjes së kërkesave, bëhet në një ambient të mbyllur ku, veç ajrit që thithet, nuk ka absolutisht asgjë që hahet, pihet, gëlltitet, përtypet. Po erdhi përgjigje e kënaqshme, mirë. Po erdhi përgjigje e pakëndshme, ose po s’erdhi asnjë përgjigje, vjen ajo që vjen, plaka, kosorja, vdekja. Këto janë gjëra elementare për një grevë urie”.

Leksione jete, për një sistem mesjetar i dashur mendimtar idiot. Në një sistem demokratik, jo vetëm qeveria por dhe analistët që kanë kaq shumë akses publik duhet të jenë gjithë veshë. Një sistem ku lajmërohesh për efektet e dietës, kur dikush qëndron me apo pa vullnet i paushqyer, e ku shoqërisë i ngrihet mishi e i bëhet pupërr, si në shkrimet e tua me burrni çadrash, e çudira katundesh në cepa malesh. Atje ku ti je edhe UFO edhe ZOT. Fanepsesh nga pas malit, si gjysmë fantazmë e gjysmë zanë që t’u hash shëllirën me gjithë djathë, në vend që t’u çosh qumësht nga ai i pushtetit. S’e dinë a të duan, por që i argëton kjo është e sigurt si tava e mishit që iu përpin o i miri shkrimtar.

Shqetësohesh se Kryeministri nuk i mban paratë në xhep. Por mund të gëzohesh njësoj, meqë Kryeministri yt zoti Ypi, i kurseu 3000 dollarë me një dorë. Vdekja e Lirakut do ta ketë lehtësuar ekonomikisht qeverinë. Kryeministri tani do t’i investojë me siguri në diçka tjetër që do t’u sigurojë të ardhmen shqiptarëve. Ndoshta në bileta për Bruksel, që të garantojë evropianët se benzinën e siguroi opozita. Se greva ishte politike. Do të skandalizohen besoj, se në Evropë askush për asnjë arsye nuk bën politikë. As gëk nuk bëjnë kur kryeministrat flenë në drekë.

Mos ndoshta nuk e ke me Ramën (për të cilin ishe gati të prisje një gisht dikur që ta votoje dy herë) por me përmbajtjen? Ndoshta je koprac dhe kjo shpjegon pse nuk të pëlqen protesta ekonomike vetëm për para? Do më shumë argumenta? Megjithëse vështirë të besoj se nuk je në gjendje të kujtosh se çfarë do të thotë skamje. Ke qenë një ish – i persekutuar. Thua i kërrusur në rradhë të fundit. I heshtur dhe i frikësuar edhe kur ia dilje në punën tënde. Nuk do të ta vjedh historinë tënde se e tregon bukur. Po teksti do benzinë se e ke tradhtuar tashmë me shkrimin “Vdisni si burra”, për të gjithë ata burra që kanë vuajtur sa, apo më shumë se ty. E bere kët’ shkrim pranoje, se mendove që e donte doktori. Ai që dikur mallkoje në shkrime, e tani e shef si pjatë me pilaf nga ai që ty të lëshon goja lëng e verem.

E organizojnë grevën në prag të marrjes së Statusit Vend Kandidat për në Bashkimin Evropian. Hëm, je estetik dhe i angazhuar në politikë të jashtme. Ka rrezik lexon dhe raporte përgjatë mërgimit herë mes malesh, e herë mes klubesh shik në Tiranë.

Po nëse mundesh, më kujto një tjetër vend evropian, ku viktimat e organizimi të keq të jetës së një shoqërie (cilësdo), futen në grevë urie, nuk përfillen për mbi 30 ditë, vetëdigjen e vdesin? E trupat u ngelen në spitale të botës se nuk kanë mundësi ekonomike që t’i sjellin mbrapsht. Ku? Një vend ku del zëdhënësja e qeverisë të deklarojë se viktima ishte jo stabël mendërisht. Ku ndodh? Në cilin vend normal, partner strategjik e mik shtëpie? Cili vend nga ato që lagen nga dete kosi, dallgët e bardha të shkumbëzuara të të cilit kos rrahin pa rreshtur brigjet e pamposhtura? Të citova keq? Mos harrova lëngjet e frutave dhe sherbetrat që përmbytin shkrimin? Lëngjet e protestës në atë që për ty është vendi normal dhe të lë ty në distancë me habinë më të madhe.

“Është turp i madh Burri të kërkojë pare me përzhitje, njëri ben gati bezinën, tjetri çakmakun, i treti batanijen, i katërti që thërret Ambulancën, i pesti që lexon komunikatën e rradhës”.

Ju lutem bëni djegje të plota. Digjuni si Oso Kuka. Se, pare, pavdekësi, këngë, lavdi, Histori, Burri nuk merr dot kurrën e kurrës me asgjë tjetër përveçse me vdekje.

Servilizmi yt nuk është përkrenarja e Skënderbeut, dhe ky nga po të shkruaj është kompjuter. Servilizmi do apo s’do, mbetet serial serioz botimesh në media. Të pëlqen apo jo, do të rezistojë e jetojë më shumë se ti. Ai do të jetë dëshmia e sulmit tënd ndaj kolegëve të tu, se ashtu t’u duk vetja me hedonist. Tentove (në letër) t’u nxjerrësh sytë me lugë e të t’u gërryeje kafkën, por askush s’të tha asgjë. Ti e di këtë.

E nuk u mjaftove me kaq. Ti tregon vërdallë se jetojmë në vendin ku “Një erë e lehtë (na sjellka) sjell nga qielli si gjethe vjeshte që bien mbi tokë miliona banknota valutash të huaja, kryesisht Euro dhe Dollarë. Banknotat qindëshe, ngaqë mes këtij bollëku paraja nuk njihet, si prek njeri me dorë, i marin me fshesë i grumbullojnë në kapica të mëdha dhe, ose i djegin, ose i dërgojnë nëpër banja si letra higjenike”. E megjithatë të trajtojnë akoma si qenie normale.

Thua se: “Nëse edhe kjo Shqipëri, që është Shqipëria e sotme, s’ju duket vend normal, hiç mos më falni që po ua them; S’jeni skeptikë, jeni të sëmurë të pakurueshëm, nostalgjikë të pandreqshëm, bërllogje të pa riciklueshme, klysha kurvi”. Por transformimi yt letrar i realitetit është po aq i parëndësishëm në fakt. Ti po jeton mirë. Të ardhurat nga shkrimet të bëjnë të mendosh se ti e meriton qendrën e vëmendjes. Komunizmi të bëri të ulje kokën në rradhën e fundit, por ti do t’i çmontosh emrin me trimëri të rrallë, se thelbin e diktaturës nuk ke kurajë ta prekësh. Paratë të kanë bërë trim aq sa për të sulmuar më të dobëtin. Lirakun që vdiq. Atë që nuk të përgjigjet dot.

Edison, gjeniu tjetër pas atij të llampës, që të mos më keqkuptojë njeri me titullin, kategoria e përmendur ka mirëkuptimin tim maksimal. Ti sigurisht që jo.

P.s Gabimet drejtshkrimore në thonjëza janë origjinale të Ed Ypit

32 Komente

Te besh replike (aq me shume seriozisht) me Edison Ypin do te thote qe ose je pishem/high fare ose nuk ke menyre tjeter per te publikuar apo qitur dufin. 

Eshte si te thuash pak a shume "Ti zoti mi i gjirizit e ke shume gabim kur ben glasen dhe iken serbes-serbes". What the fukc did you expect from him dude?

P.S. Dhe per komentin u bera pishman, mund te kisha veshtruar tavanin instead per keto 75 sekonda kohe.

Ah po! Ti nisesh nga premisa se replikat duhet te jene serioze, konstruktive ose me dy te barabarte. Nderkohe kur perlat me te mira te njerzimit kane dal ne komunikim me hicin, ose me asgjene.

Mua kjo me lart me duket gallate. smiley

Duke ia njohur Andit menyren e te shkruarit, te siguroj Dora se ketu me lart ka qene shume serioz, dhe shume me pak ironik se zakonisht. Nuk ka gallate aty. Fare.

Xhibi, ti thua qe meqe Ypi eshte idiot, atehere le te flase...mos e replikoni se do dukeni edhe ju idiote. Gabim shume. Ketyre lloj idioteve iu duhet rene kokes, sepse une, qe kam disa pare mend, nuk e kam per borxh te lexoj idiotesira te tilla.

Pse kurvat edhe te shkruaren e paskan ndryshe? smiley

Thua se: “Nëse edhe kjo Shqipëri, që është Shqipëria e sotme, s’ju duket vend normal, hiç mos më falni që po ua them; S’jeni skeptikë, jeni të sëmurë të pakurueshëm, nostalgjikë të pandreqshëm, bërllogje të pa riciklueshme, klysha kurvi”.

E zuri pleqeria edhe Edisonin derisa  e quan Shqiperine ku po vriten njerezit majtas e djathtas vend normal.

aman me keto shprehje "popullore" , indeed mashkullore

 

Thua se: “Nëse edhe kjo Shqipëri, që është Shqipëria e sotme, s’ju duket vend normal, hiç mos më falni që po ua them; S’jeni skeptikë, jeni të sëmurë të pakurueshëm, nostalgjikë të pandreqshëm, bërllogje të pa riciklueshme, klysha kurvi”

...nuk e kuptoj se cfare e ka  ofendu  Kananin me shume  ne citimin e mesiperm; cilesimi i Shqiperise normale,i nostalgjikeve te pandreqshem apo ajo puna e 2K-se smiley

 

 

 

YP Xhixhi si gjithnje . C'fluturon hahet ! Ka lujt njeri me ...fluturon fluturon ...Ypi e hante gjithmone dhe ngrinte doren kur i thonin ...Gamori ...  Po qe njofka dhe kurva ????? Po qe i shpall dhe shenjte ???? 

Po me ben per vete Xhib ne cdo prurje . Nuk e di c'ka ndodh , po them se dhe une kam te njejtin mejtim mendje si tendin. Me nje ndryshim se kur vjen seria e Ypollareve ose e YP Xhixhit ka gallate dhe nuk behem pishmen qe me vjen rasti te them ...

Erdhi prap YP Xhixhi  smiley

..nje gjo duket se ka thene mire Ypi,po deshe te vdesesh per nje ideal vdis dhe jo "njëri ben gati bezinën, tjetri çakmakun, i treti batanijen, i katërti që thërret Ambulancën, i pesti që lexon komunikatën e rradhës

Ypi paska pervoje keshtu ? Na ka shpetu dhe se kemi lexu Se  si u ndie Ypi kur Vduq per Ideale e si u Ngjall  . Na i  kikikirikiki pak kaposho se qeka interesant ky pasazhi YP Xhixhit ! Desh zoti ne jemi gjalle dhe se kemi kete pervoje te Idealeve !

Totalisht kunder perdorimit te asaj fjale ne titull!

Kananaj mund te kete shume te drejte. Ose mund te jete e debatueshme e drejta. Ose Ypi ia ka bere borxh miletit dhe Kananajt bashke me ato qe ka shkruar, ne reagim ndaj te cilave ky shkrim me kete titull. Prapeseprape adresimi me ate lloj fjale ne titull eshte i patolerueshem, te pakten ne nivel mediash.

Ajo fjale ka lidhje me trashegimine tone historike dhe kulturore te paragjykimit, e pse jo te dhunes, ndaj gruas. Ajo fjale perben denimin me te rende qe kultura jone i jep gruas, moralisht. Nuk po them qe nuk egziston si koncept apo edhe si kategori morale. Por adresimi me ate fjale ndaj nje gruaje perben nje nga fyerjet me te renda, pavaresisht se sa te vertete ka qe ta mbeshtese kete lloj etiketimi ne sjelljen apo stilin e jeteses se nje individi femer. Kananaj e ka marre me mend se po perdor nje term teper te ngarkuar me potencial fyerje (lexo: potencial "shperthimi" - eksploziv) dhe, si per t'i dale perpara kesaj, ka vene kete sqarim ne fund te shkrimit te tij:

që të mos më keqkuptojë njeri me titullin, kategoria e përmendur ka mirëkuptimin tim maksimal. Ti sigurisht që jo.

Mirepo, ironia qe i shpeton Kanan Tafilit eshte se ne kete rast te perdorimit te termit kemi te bejme me ofendim dyfish ndaj gjinise femerore. E para, vete termi eshte perbuzes ne kulm ndaj femres ne pergjithesi dhe nuk konceptohet ne edukaten e shekullit te 21. E dyta, ofendimi qe kjo fjale mbart me vete eshte marre dhe i eshte veshur nje burri, pra Ypit. Me fjale te tjera, burrit i thuhet se ai jo vetem qe eshte si grua (ku nenkuptohet se gruaja eshte me inferiore, ndaj edhe burri del keq kur krahasohet me gruan), por madje eshte si grua e llojit me te ulet moral te mundshem. Nje ofendim dyfish. Justifikimi i ofruar prej Kananajt nuk qendron. Ti nuk mundesh te perdoresh nje term kaq ofendues per cdo grua per te share nje burre e pastaj te thuash: "kam shume respekt per te gjitha grate e tilla"!!

Asnje situate nuk duhet te coje ne uljen e etikes qytetare e as ne shkeljen e normave te edukates deri ne ate pike saqe per te perforcuar argumentin tend, apo kunderargumentin ne kete rast, te prishesh fjalorin ne sy te te gjithe audiences qe te lexon, me pandjeshmerine me te madhe madje ndaj asaj kategorie sociale qe perben piken me te goditur prej dhunes sot ne Shqiperi, sic eshte femra. Te njejtat media qe vene kujen kur dhunohet nje femer e qe mbushin kroniken e zeze thuajse cdo dite me keto fenomene, te njejtat entitete pra botojne si pa te keq nje titull te tille.

Po, vdekja e Lirakut dhe ceshtja e greves se urise eshte gje shume me e madhe se keto qe diskutova une me siper. Po, qendrimi i Ypit, mesa lexoj qe e ka cituar me lart, tingellon shume i padrejte apo quajeni si te doni sipas bindjeve tuaja. Po, Ypi -- brez me i vjeter dhe jo produkt i shek. 21 sic eshte Kananaj -- e kish perdorur nje variant te asaj fjale. Asnjera nga keto arsye nuk duhet te coje ne kete lloj titulli. Eshte ofenduese per lexuesit. Eshte perbaltje e gazetarise.

 

E dyta, ofendimi qe kjo fjale mbart me vete eshte marre dhe i eshte veshur nje burri, pra Ypit.

hëhë... 

...E pse duhet te ruhet politikisht korrektja nderkohe qe ke te besh me figura te njohura te politikes shqiptare qe dihen me fakte qe jane jo vetem politikisht inkorrekt por mbi te gjitha te nje niveli te ulet....(nuk e di nese te mbahet mend vidjo e Ypit)
Pse duhet mbajtur doreza me keta tipa ? Pse nje kurve sduhet ti thuash kurve...per ceshtje edukate ? Imazhi ? Etika ? Per te treguar sa me edukate jane ca...qe vazhdojne te lejojne tu a hypin persiper disa te tjere....dhe per edukate nuk i thone asgje te keqe...sepse sduhet, sbehet....e kerkon etika.
Vjen nje moment, nuk mundesh me ti kthesh faqen tjeter per te te qelluar ati perball...

Ti thua eshte ofenduse per lexusin, jo jo ofenduse per lexuusin jane pacavurret e Ypit te cilat shprehin terthortazi mendimin e njonit aty ke partia, qe si imazh publik deri diku ai do influencoj disa mendje lexushish...dhe se fundja per ate rahmetliun qe vdiq s'eshte e drejte nej shkrim i till....

Mbase opinioni publik nuk eshte akoma gati qe ta quaj "nje qene, qene, dhe nje mace, mace" por derisa do tolerohen disa budallenj ? 

kush e ka pas xhan Ypin ktu ke peshku? lol...Ypi qenka bere gati shpirterisht per boten tjeter.

Nje dite, ka shume kohe tani, mbase nja 150 vjet, Karl Marksi takohet me Fred Engelsin. Fredi sapo kishte dale nga dyqani i bukes, ndersa Marksi po shkonte ne nje berberhane te rruhej. C'kemi Fredo, mire ti ? Mire, falemnderit, po ti Marko ? Po mire edhe une, ja ashtu, na u be koka daulle. Pse keshtu ? e pyet Fredi. Po si pse mer Fred, m'u ça kaptina duke shkruar nje liber, Xheni andej me çan menderen jo kalamajte keshtu e jo pelenat ashtu... jete qeni, thuaj. Nga po shkon ti Marko ? Ja ketu ne berberhane, shko ti shko, vonohem ca une. Jo, jo, thote Engelsi, po vij dhe une, s'kam dhe aq uri. OK. Futen ne berberhane, berberi ne kembe e ne dore, Oh kush na erdhen, dy shoket e pandare, Loli me Colin.

Ulet Marksi ne kolltuk, berberi paf-paf ia ngre çike kolltukun se shume i shkurter Markoja, dhe fillon ta qethe. Fredi i ulet ne krah. E qe thua ti, i thote Fredi, si qe kjo puna e Xhenit ? Marksi, kthen njehere koken me merzi, e i thote : Me ka ardhur shpirti ne maje te hundes. S'me ka mbetur tjeter vetem ta ndaj gruan. Mos e thuaj ate fjale, i thote Fredi, po bota ç'do mendoje, po femijet qe rriten pa baba, ti e di, behen te veshtire pastaj, mbyllen ne vetvete, e keshtu. I thote Marksi : ti je rehat Fredo, s'je martuar fare, ohoho palle ar... Duke i thene keto fjale, Marksit i vjen ne mendje diçka fantastike : mendon t'ia ngope Xhenin Fredit. E kendej ky te shkruante librin qe e mendonte si kapital per kllasen punetore. I thote : Fredo, a ma ben nje nder ? Vetem hap gojen ti plak, per shoqerine une behem copash. OK, i thote Marksi. Do t'i bie drejt, pa dredha : a pranon ti te ma lerosh Xhenin mire, per nja ca muaj, derisa ta heq qafe kete librin, se s'me lane rehat proletaret, kur do e nxjerresh, kur, se na le pa revolucion. Fredi preket nga kjo dhurate e shokut te ngushte, mendon : ja, me kesi shokesh behet revolucion, e jo me ndonje mikroborgjez qe mendon per vete. Mire, i thote Fredi, pa merak, do bej te pamunduren.

Pas nja 6 muajsh, kthehet Marksi me liber ne dore, te marre ne dorezim gruan. Kjo i del perpara, e sheh njehere nga koka tek kembet, e i thote : ah mer kaqol ti qe palle ngele gjithe jeten. Si me liber si pa liber, po si nuk e rrove njehere mer debil ! Po thuaj ti, rrofte miqesia proletare e sikur i kreva çike ca nevoja te ngutshme, se te ishte per ty, hmmm... aty do ngordhte revolucioni.

S'me kujtohet kjo historia se gjyshi ketu e kepuste gjithmone. I thoshte gjyshes : a u zien ato fasulet se me grine zorret. Gjysh shkerdhate ka qene.

Duke i thene keto fjale, Marksit i vjen ne mendje diçka fantastike : mendon t'ia ngope Xhenin Fredit. E kendej ky te shkruante librin qe e mendonte si kapital per kllasen punetore. I thote : Fredo, a ma ben nje nder ? Vetem hap gojen ti plak, per shoqerine une behem copash. OK, i thote Marksi. Do t'i bie drejt, pa dredha : a pranon ti te ma lerosh Xhenin mire, per nja ca muaj, derisa ta heq qafe kete librin, se s'me lane rehat proletaret, kur do e nxjerresh, kur, se na le pa revolucion. Fredi preket nga kjo dhurate e shokut te ngushte, mendon : ja, me kesi shokesh behet revolucion, e jo me ndonje mikroborgjez qe mendon per vete. Mire, i thote Fredi, pa merak, do bej te pamunduren.

turp te te vije per keto idiotsira qe shkruan!Ndoshta je rritur ne nje mjedis dhe me kete edukate ku solidaritetin dhe miqesine i shikojne si pallime te gruas se shoshoqit.

Po c'ke me Hurin o i nderuar ... Ai eshte nen bythe te Lisit ! Huri thjesht po gerhiste , erdhi YPI afer e zgjoi dhe i tha ..Tregome nje perralle  ... U ngrit ul ndenj ne byth Huri , kembekryqi dhe pasi kruajti kurrizin nga ca pickime pleshtash ja rrefeu ..... 

Nuk u kenaq Ypi ..... Ypi eshte rrenjasi , kerkon xeberthime te FelLta per kurvaret si vetja .Ai ka krijuar dhe shenjterine e tij me KURVA si femra me e ndershme nder shqiptare ne jeten e tij . Ku jane rrenjet ketu ?  Biles ne kritiken e fundit kritiku Rrenjasi Rrenjasiu e beri COPE . I kujtoi biles se eshte pa edukate , njeri pa kulture etj etj probleme rrenjesore . Zakoni shqiptar ...per femren !! Asht nji problem i madh ketu shoqerisht emenimi i femnes si kurve .Dicka ma e rande per burrin ....dhe Rrenjasi Rrenjasiu po cpengonej se YPLLEQET kane zhdervjelltesi letrare e fendushmeri sekondare .Se pari ato .....

U merzit Huri dhe ja dha ...

A c'po me can kryet or tie . Na kem nje kabinet Qeveritar te shpallur GAY ti na merresh me pralla Kurvash e Kurvelleqe te kurvit YPI .

Po c'ke me Hurin o i nderuar . Ai fle dhe gerhet byth Lisit . Sheh endra me enciklopedi Franceze te botuara ne shqip me tituj Huri dhe Bota . Kalon YP Xhixhi dhe e zgjon ...Dua pralla se do baj nji Qashtu ! .... Vjen dhe Rrenjasiu si peshk kenete e xeberthen Ypin e jep mendime per Shqiperi Ballkan rajon e me Gjere per te bijt e faqegjeres ...Cfare te beje ai ? Mos te qeroje Pleshta e te pjerdhe byth Lisit ? smiley

 

me duket se je ne nje forme letrare te pakten eccellente....smileyKeto fragmente kaq çarmatosese,me nje stil kaq te lehte ,qe nuk mund te lexohen ndryshe perveç se me buze ne gaz,me aftesi te jashtezakonshme antidepresive nuk kane çmim.....

qenke ne depresion.

Artur, mik. Shiko çike : une bej humor, te jesh i bindur per kete. Ti e ngaterron humorin me talljen. Une s'tallem me askend, as mendja s'me shkon. Bej humor, po. Ka diçka : besoj se ti e di qe humori nenkupton gjithmone nje reference te perbashket. Pra nje eskimez qe ben nje shaka me akullin, s'kuptohet fare nga nje beduin me deve ne shkretetire. Sepse eskimezit ia ka sjelle ne maje te hundes ai akulli, e beduini e lakmon edhe ne endrra. Shkurt, qe te mos e zgjas me tej, puna eshte ketu :

Para ca ditesh, kam lexuar vertet se Engelsi kishte pasur nje lidhje disi te "afert" me Xhenin e Marksit, te pakten fliteshin fjale. Une s'kam qene aty, dhe s'me prish pune qe ta perdor kete thashethem per te bere nje humor. Ti mendon se une percjell ne humor moralin e familjes sime a ku e di une. E ke gabim. Je djale i zgjuar, kemi biseduar njehere per Houellebecq, me je dukur goxha i kenduar, dhe ska arsye pse te mendoj ndryshe. Por ne lidhje me humorin, me duket se ke kuptim te ngushte. Mbase kjo vjen dhe ngaqe nuk ke pare ndryshe, pra s'ke qene i rrethuar nga njerez te hapur e qe e kerkojne humorin gjithandej. Ska gje. Le te te mjaftoje fjala ime qe poshte fjaleve te mia ska asgje tjeter veç humorit. Keto dite kane ndodhur gjera te renda ne Shqiperi, ne bote e gjithandej. Une per vete, per t'i kaluar me sa me pak dhimbje, s'di arme tjeter veç humorit. Te ndjefsha zanin e mire.

________

Pershendetje Zana. Te qeshim nga pak se na shkaterroi serioziteti dhe patetizmi. Koha beterr, shi e vranet gjithe diten, shefja te merzit koken, ca pune s'ecin si ka hije, e pastaj ? Futja nje gote vere, e nje dore humor, edhe ec se me mire do te behet. Kalofsh bukur.

________

Idrizi eshte muza ime. Ai me frymezon. 99% te historive te mia, i tregoj per Idrizin. Te kishin qene gjithe komunistet si Idrizi, ende do ishim me Pali Misken mbi koke. Por ja qe shumica e komunisteve ishin vetullngrysur e s'dinin te benin shaka. Jam i bindur se po te shpalle kandidaturen per Partine Demokratike, do fitonte bindshem : sepse do votonin per njeriun, dhe jo partine.

nese ka njeri qe mund te shaje ata grevistet vetem Ypi mund te jete sepse e ka provuar mbi kurriz regjimin po si ata. Mund ti shaje mbare e prape e gjith diten e asnje te mos fus hundet sepse jane gjera private midis ish te perndjekurish.
Pale kur na perzihet nje deshtak fytyr mi si ky andi qe pellet lart e posht neper media na rroft xhaxhi enver. Kurva e vertete eshte ky qe perzihet me punet qe si perkasin e nuk shikon ti zgjase prapanicen kryetarit carape-kuq.

Po mire po kur i fut hundet hunderi sali, kurva e serbeve dhe e grekeve, cfare do thujsh qe edhe ky kriminel i shqipetareve ka qene i perndjekur ne koh te Enverit? Jo, ka qene sekretar i partise se Punes te spitalit.  

Thuaj ndonjehere ndonje gje tjeter, per perendi(a per enver)

Ti je dildo qeveritare nga ato qe perdoren per ke byca, ndaj eshte normale qe mban ere moot.

P.S. Asnje te mos fuse hundet sepse kjo eshte e vertete private midis blogistesh.

Kur edhe nje idiot me pedigree si Kananaj don me i repliku Ypit....Shkrimet e ypit per greven absurde jane te nje civilizimi te rrale ,jane leksione logjike e te nje miresie te pafund.Kanan Tafili nuk mund as ta kuptoje minimalisht ypin ,jo ma me repliku me te.

A mor Andi një i dhjerë e dalldisur si YYYpi të dhjet shkrimin e muhabetin . Le ta lexojnë ata që s'nijnë erën e qenefit të shkrimeve të tij se në hale jetojnë mendërisht . 

Më mirë një elegji për të vdekurin se një mut për psikopatin shkrues Yyyp .

pse i pergjigjet Andi Edisonit ?

Hajde demokraci vibrante hajde

Fiqo, I've used one of those on someone who had quite a collection, vibrante indeed, too bad qe s'me vjen dorjesh per poezi. smiley

Ky po qe qenka lajm ,ishim shume ne siklet nese do i pergjigjej apo jo.

Pergjigja nenkupton nje artikull tjeter. Sa per hir te nje informacioni te plote e korrekt, jo se do ti lexoj te gjitha te Edison Ypit dhe Andi Kananaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).