Politika mund t'ia përdhosë edhe këtë nderim të fundit. Por kjo nuk duhet lejuar të ndodhë.

Në lajmet e fundit marrim vesh se midis Institutit të të Përndjekurve dhe shokëve të grevës së Lirakut ka një mosmarrëveshje në lidhje me përdorimin e ambienteve inistitutit për ceremoninë e funeralit, një sherr-provë e skizofrenisë që ka përfshirë shoqërinë tonë. As në jetë, as në vdekje nuk gjen dot paqe i shkreti njeri, se edhe jeta, edhe vdekja edhe funerali i tij paska implikme politike në interes të njërit dhe në dëm të tjetrit. "O ju fshiftë mortja," - do shfrynte ndonjë gjyshe e ndershme. 

Ështe me të vërtetë shumë e hidhur të shkurash për funeralin e një njeriu që vdiq në një mënyrë kaq të dhimbshme para syve tanë. Lirak Bejko ishte vetëm 47 vjeç dhe baba i tre fëmijëve të cilëve do tu mungojë shumë. Do i mungojë gruas, do u mungojë shokëve të tij të përndjekur të regjimit komunist - por mendoj se do të na mungojë shumë edhe ne të tjerëve, që nuk patëm njohje personale me të. Tragjedia e parandalueshme e vdekjes së tij hapet si një hon i frikshëm para nesh, vdekja e Lirakut është një gropë e tmerrshme që mund të na nxërë brenda të gjithëve.
 
Si është e mundur - mendoj - që qeveria e një vendi të jetë kaq larg qytetarit të vet? Si ka mundësi që në vend se të tregojë mirëkuptim dhe vëmendje, mirësi, dhimbje dhe kujdes - pështyn gjepura gjithë ditën, dhe akuza të turpshme, të frikshme madje!? Si ka mundësi, që një mazhorancë e tërë sillet nëpër ekrane si zombie të pashpirt dhe vjellin helm mbi jetëra të munduara si kjo e këtij të ndjerit njeri që e la këtë botë në dëshpërimin më të plotë. Si është e mundur e tillë urrejtje, i tillë mohim? Sa hidhëruese kjo ftohtësi me të cilën amballazhojnë qëndrimin e rradhës.
 
Sipas lajmeve Liraku varroset të mërkurën, dhe do të jetë një ndarje e dhimbshme. Nuk ishte një aksident, nuk ishte një pakujdesi por një vdekje e detyruar. Një vdekje akuzë, jo vetëm për qeverisjen e molepsur të këtij vendi por për të gjithë ne. Ishte një akuzë për shoqërinë tonë të sehirxhinjve që ka frikë të flasë të drejtën dhe nuk di më as të protestojë dhe as të solidarizohet. Ish të burgosurit politikë kanë vendosur të organizojnë një funeral madhështor ku janë të ftuar të gjithë ata që duan të tregojnë respekt ndaj Lirakut - unë them edhe ndaj vetes. 
 
Megjithatë, shumëkush do jetë i zënë atë ditë, ca me punë, ca me shkollë - ca të tjerë do tremben nga shiu. Dhe ashtu të trembur do kthehen në shtëpi në darkë për të parë kronikën e funeralit në televizion, pastaj televizioni do të transmetojë një kronikë poltike nga ato banalet, të përditshmet. Dhe pastaj një tjetër, e mandej një tjetër akoma. Deri sa Liraku të jetë harruar. Kështu do t'i shtyjnë ditët e netët shumë nga ne, me zemër të frikësuar, gojë të kyçur dhe gjymtyrë të ngrirë. Do shohim punën tonë, shtëpinë tonë dhe asgjë më tej - tamam si shoqëria e mbaruar që Lirak Bejko vendosi ta braktisë në mënyrë demonstrative.
 
 
 

51 Komente

Mirë e ke por kjo gjendje nuk erdhi me një ditë .Apatia dhe inercia sociale u vendosën ngadalë e me kujdes nga mjeshtrat(mësonjësit) e zanatit të politikanve tanë të paaftë e të papërgjegjshëm por hajdutë profesionistë të paskrupuj. 

Bravo Blendi.

Ky i mjere, qe aq kollaj ju mbush mendja per ti vene zjarrin vehtes, per nje kauze jo te fisme, leu vetem pjeset e mbuluara te trupit, mesa duket me shpresen qe te mos merrte shume demtime dhe qe flaket do te shuheshin shpejt nga te pranishmit, ashtu sic dhe ndodhi. E verteta eshte qe ai morri shume me pak demtime se burri tjeter qe u dogj, por çuditerisht vdiq disa dite me pas ne nje spital te Italise (udhetimin per te cilin U KUJDES personalisht Z.Edi Rama) me nje diagnoze te cuditshme per nje djegje paksekondeshe: "komplikacionet ne nje veshke"............A kane mbetur gjalle dordomuzet, qe kujdeseshin per te kryer "formalitetet"? Funerali do te jete formaliteti i fundit per te, ku ata qe e vrane vertete, do te kujdesen te fshehin gjithshka te lige qe bene me te.

per nje kauze jo te fisme

 

je i paanshem vallaj ! dhe ju te paanshmit e zbuloni veten qe ne fjaline e pare; te kurseni vazhdimin
respekt

 

Asnjehere nuk e kam shpallur veten te pavarur, te pakten ne identifikimin e te keqes. Une mendoj, se vitet e komunizmit kane sjelle nje percudnim shpirteror te pabesueshem, tek ata, qe e mbeshteten ate dhe vazhdojne te mbeshtesin pjellat e tij, qe shfaqen tashme pa ideologji te qarte, por thjeshte anarkiste dhe destruktive. Persa i perket alibise suaj, me emer Sali Berisha,  ju nuk mund ta identifikoni ate as me PD-ne e as me pak me idealet tona per demokraci, ose demokracine vete. Duke rikujtuar te kaluaren e tij te lidhur me komunizmin, ju mbeshtetesit e ketij te fundit tashme duke u shfaqur "te moderuar", mundoheni te barazoni vlerat morale dhe politike tuajat me tonat, kundershtaret e tij, por ju thjeshte vetedenoncoheni me kete veprim. Ndryshe nga ju qe me mentalitetin tuaj e konsideroni kundershtarin politik nje armik, ne kundershtaret tuaj kemi qene dhe jemi, per nje lufte politike me rregulla. Ju jo vetem qe s'pranuat, por i ndotet partite opozitare qe ne fillim, me bashkepunetore te ish-Sigurimit, ne nje perpjekje deri diku te sukseshme, per te ndertuar nje skene politike gjasme antagoniste, por qe do kontrollohej po prej jush.

Po pra Stalker, une nuk jam i pavarur, une jam antikomunist, qe mendoj se nuk duhen sulmuar komunistet si individe, por mentaliteti, arroganca dhe sidomos praktikat e tyre destruktive, anarkiste, korruptive dhe antikombetare me forcen e ligjit te nje shteti te se drejtes.

O Tafuti, nuk jemi National Geographic ketu. Kape thelbin.

Nqs ishte replike foto per foto, po te ndihmoj: nese doje te vije peshkun palaco, ke ngaterruar soj.

Nje palme u dogj ne kryeministri dhe u vrane 4 veta .Per ty,kjo ishte kauze e fisme?

Digjet nje shtetas dhe shteti nuk reagon.Shtetit tone me shume i dhimbset nje palme se jeta e nje njeriu ,baba i tre femijeve.Pale,tani do mendoje dhe per ta ,duke u lidhur nje pension atyre.Gjynah qe do harxhohet!

Ndoshta jam i pasakte, por keto jane dy gjera krejt te ndryshme. Nuk po merrem me gjykimin e shtetit, por po merrem me gjykimin e ketyre dy protestave, qe permende.

Protesta e 21-Janarit.

U krye per nje kauze, qe tani si permendet as emri dhe qe ishte aq e "drejte", saqe tani u harrua. U karrakterizua nga dhuna dhe ceshte me e keqja, nga nje planifikim i saj, pas kercenimeve te hapura ne media, disa dite me rradhe per kryengritje.

A u vrane njerezit e pafajshem?

Po u vrane.  

A u vrane me dashje?

Gjasat jane qe jo, sepse kishte shume "trima" te tjere zjarrvenes atje, qe mund te eliminoheshin dhe qe e parashikon dhe ligji.

Protesta e Te Burgosurve.

Anarkiste, pa marre parasysh rregullat e nje proteste demokratike, ne vendin e gabuar, ne kundershtim te plote me kontraten(ligjin) me qeverine per kompensimin gradual te tyre.

Vetedjegja?

Nje forme shantazhi ndaj shtetit, teresisht i papranueshem dhe i denueshem me ligj. Shteti shfaqet apatik dhe nuk zbaton ligjin, per te perndjekur penalisht Ndrecen, per tentative vetevrasje dhe per disa nene te tjera, qe kane te beje me shfaqje makabriteti ne publik.

Pushteti?

Nese mendoni qe nuk e meriton te qeverise, rrezoheni me vota dhe mos u beni paranojake, se ata do t'ju vjedhin votat, qekurse ju nuk mund te imagjinoni dicka tjeter, sepse do te benit te njejten gje po te ishit ne vend te tyre.

Ti habitesh qe u harrua protesta? 

Normale qe do harrohet,se u pa qe me Berishen eshte e kote;s'kane vlere as protestat,as grevat e urise,as vetflijimet.Cfare duhet te bej tjeter sipas teje opozita apo grupe te tjera shoqerore te cilat duan qe kryeministri i tyre t'i degjoj dhe te reagoje ndaj kerkesave te tyre,jo te ngerdheshet pas perdes se kryeministrise me ta?

Me vota? Shume e drejte.Po me cfare votash,kur ato vidhen hapur para kamerave ,jo me mbrapa tyre ? Cfare votash ,kur kutite e votimit ruhen nga cuni i halles dhe cuni i dajes se Berishes? 

Mire neve,po as Bradi nuk ta mbush mendjen? Bradi e thote cope,qe i vjedhim dhe mos kujto se ben ironikun jo,e ka seriozisht.

ehu,fol kot thuaj zbrazu ,se me ju eshte e kote.

Po atehere cfare ka mbetur?

Ah te lutem, kesaj duhet ti pergjigjen ata qe tallnin trapin kur njerzit dilnin ne shesh per te kerku mbrojtjen e votes se tyre, mbrojtjen e votes se te gjitheve ne fun te funit. 

Cfare ka mbetur? 

Eshte e turpshme qe arrijme ne kete pike ,kur mendohet qe jetojme ne demokraci dhe populli posedon shume mjete demokratike me te cilat mund ta vendosi  me shpatulla pas murit cdo lloj qeverisje deri ne rrezimin e saj. Nje regjim ,ku populli nuk mund te ndikoje ne qeverisje,s'mund te quhet demokratik.

 

Nuk eshte e kote Venus. Ne nuk jemi Berisha por ky i fundit nuk i ka ndonje faj opozites, qe nuk sjell asnje risi, ne stabilizimin e skenes politike, por te njejtat forma destruktiviteti si eterit e tyre, tashme me nje petk demagogjik demokratik.

ehe,ti demagogjine e shikon nga opozita,jo nga pozita 

dmth ,fakti qe asnje e drejte demokratike nuk funksionon ne Shqiperi,qenka faj i opozites

?

smiley

Populli,eshte si eshte ,ka te drejte te vendosi per ata qe ka ne krye.Nuk vendos ai qe eshte ne krye se per ke ka nevoje populli,ai eshte sherbetor i popullit.

Cfare ka qene bindese ne ty,ne qendrimin qe ka mbajt Berisha ndaj te gjitha organizimimeve qe ka bere opozita apo grupe te tjera kunder qeverise ? 

I vetmi argumentim qe mbron Berisha eshte qe duan ta rrezojne nga pushteti.Kjo te duket bindese ty?

Cfare ka qene bindese ne ty,ne qendrimin qe ka mbajt Berisha ndaj te gjitha organizimimeve qe ka bere opozita apo grupe te tjera kunder qeverise ?

Te jem i sinqerte, shume gjera. Le te themi, qe opozita duhet te jete ajo qe te gjeje forma te pershtatshme per te marre pushtetin, duke kuptuar qe format destruktive, qe synojne te paralizojne funksionimin e shtetit, ose marrjen e tij me force, jo vetem nuk jane te denja per nje opozicion modern, qe pretendon qe do e ndryshoj thelbesisht vendin per mire, me te ardhur ne pushtet, por ato nuk jane as te pershtatshme. Mjafton te te kujtoj, greven e urise se opozites smiley, qe nuk ndodh ne asnje vend demokratik. Ketu nuk po flas per nivelin pastaj te opozicionit, qe ka te beje me nivelin e ulet te vete njerezve pjesemarres ne te, qe nga ana e saj ka te beje me mentalitetin dhe origjinen e tyre. 

mire o mire,vetem Brad jua  mbush mendjen dhe jua mbyll gojen juve,po te dojesmiley

Dyshoj shume per kete, jo per faktin se jam kokeforte, por sepse zakonisht une nuk me mbushet mendja qe e zeza perfaqson driten, vecse nese Bradi eshte po aq i mencur sa Xhaxhi (rahmet paste), qe na e mbushi mendjen te gjitheve, per ditet e gezuara nden te.

Me pelqen diskutimi me ty Venus, por me duket se po i vjen fundi, sepse administratoret me kane vendosur nje kufi postimesh prej vetem 10 ne dite, duke me konsideruar poz-opo-pozitar.

Ama ,kur dyshon dhe per kete ,kot qe lodhem une me ty.Ty te pelqejne perrallat.Apo s'eshte dhe darke,te ze gjumi kollaj.Naten e mire!smiley

Mund te jete darke andej nga ju, se ketej nga une ndricon dielli per shtate pale qejfe, vetem se e kane zene pak rete, jo ato te mosbesimit sic te kane zene ty, domosdo.

Naten e mire Venus, ylli i mengjezit.

Mire ta ben,se me lodhe dhe s'te mbushet mendja.smiley

..... dhe i mbremjes.

Po folsmiley

As une nuk mendoj qe ka dashur te vrase veten. Mendoj ka dashur te beje nje xhest demonstrativ, por nuk ka parashikuar pasojat. Nuk ka rendesi sa gjate zgjat djegia dhe ne cfare zone te trupit ndodh. Lekura shkaterrohet menjehere dhe nuk ka rendesi ne koke apo ne kembe. Lekura nuk rigjenerohet dhe vdekja vjen si pasoje e infeksioneve qe merr organizmi, sepse lekura qe kishte funksion izolues nga ambjenti i jashtem, bakteret nuk ekziston me.

 

When the Nazis came for the communists,
I remained silent;
I was not a communist.

When they locked up the social democrats,
I remained silent;
I was not a social democrat.

When they came for the trade unionists,
I did not speak out;
I was not a trade unionist.

When they came for the Jews,
I remained silent;
I wasn't a Jew.

When they came for me,
there was no one left to speak out.

Martin Niemöller

kjo tregon sa te tredhur jane populli me politiqenet e dites. Po te marrim shembullin e vendeve arabe i mori vetem nje qyteteri "mendjen" ti vinte zjarrin vetes ne Tunizi qe te fillonte revolucioni "Pranvera Arabe" per te hedhur me b@the perpjete sisteme qe kishin egzistuar me dekada.

Ne Shqiperi mund te vriten, vidhen, perdhunohen ne mase populli the pasuria dhe te gjithe e quajne kete nje gje normale.

The New Normal!

Nje thenie e re qe degjova nga Memedhembja ishte ne lidhje me keto gjera qe na dhembin me shume ishte "Shtoni Rojet"

Kush do hollesira ja tregoj te gjithe barsoleten qe vete Shqiptaret kane thene per veten e tyre.

Une kam shume shprese qe njerzilleku nuk eshte zhdukur.  Duhet te kete akoma njerez qe do ta percjellin me dinjitet Lirak Bejkon dhe nuk do lejojne qe nje vdekje e tille te perbaltet.

vetem se ka nje problem. keshtu kthehemi thjesht ne shoqeri funeralesh. kush e ka radhen?

Solidarizimi dhe njerzilleku Lirakut i duheshin kur ishte ende gjalle.  Per te percjelle me dinjitet ne jemi mese te afte, se per te trajtuar me dinjitet kur je gjalle as qe ja therrasim fare.

Shkrimi shume i gjetur ,shume i ekuilibruar e me ndjenje .Ka shume pjekuri gazetareske.Bravo Blend...

 Duhet thene Bravo per Blendin . Edhe une kam kete ndiesi .Blendi ne kendveshtrimin e tij ka kapur maje Gjeri . Duke pare jo vetem te tashmen , pas rrokopujes fashiste te sali Vucidolit por edhe ....

Deri sa Liraku të jetë harruar. Kështu do t'i shtyjnë ditët e netët shumë nga ne, me zemër të frikësuar, gojë të kyçur dhe gjymtyrë të ngrirë. Do shohim punën tonë, shtëpinë tonë dhe asgjë më tej - tamam si shoqëria e mbaruar që Lirak Bejko vendosi ta braktisë....

Dhe nuk eshte vetem rrjedhoje e nje vetie letrare per te shprehur nje mendim .Jo .Eshte me shume . Eshte protreti pashmangshem i kesaj shoqerie ne se do dominojne Tufat e YP Xhixherve , Rrenjasijte ,Hunjte e lloj lloj Left me ...yyyyyyy etj qe sot per sot jane vecse  nje sfond konglomerat  te Cirkut te Babasqap-Dylqinjes .... te bartur nga nje Kohe pa Kohe  qe edhe eren e MYKUT e ka te padurueshme , ndryshe nga senduqet e gjysheve qe vinin nga nje tremdeline per arome !

Ketyre kallam kusureve u mjafton edhe ne vitin .... 3013 ... " se komunizmi zotrie , se peseqind vjet ne Sulltanin , se kanuni zotrie  " edhe sikur te digjet e gjithe Shqiperia . Une shpreh mendimin se AKTI i Bejkos (rp ) duhet te vleresohet edhe nga Institucioni i  Presidentt ne se ekziston nje i tille ne Shqiperi . Nje ceremonial eshte PAK ! Ai mbetet nje Vlere Morale per Shqiptaret !

lote krokodili

Krokodili nuk qan me lot se eshte kafsh uji . Eshte porosi e Partise ajo   qe kudo te shohim LOT krokodili .

Shoqja Boisa te na fale se ndoshta kesaj rradhe dolem nga vija e Partise ! Jam dakord te vazhdoje Hetimi per te gjetur akoma me shume te fsheura nen petkun " e te perndiekurit politike " deri sa ata te dalin ashtu sic i ka pas denuar partia . Por edhe ne nje pikpamje tjeter ata "nuk kane perse na duhen me " Ata nuk jane njerez ...ata per Partine nuk jane me as Vota ! Partia di te gjeje rruge te tjera per te marre VOTAT dhe te dale fitimtare . Edhe njehere me fal shoqja Boisa !

lajmet ne fush arrez shkojen pak me vonese. A thua u ka vajtur fjala ketyre se partia nuk eshte ajo e para?

C'ti boj bradit qe nuk me le me i thone cave rrota ka*i, e cave karakurva, pa dija une cdo tju quja.

Jashte peshkut do jeni ca qenie shume interesante ju. Pa shtylle kurrizore, dhe gjimone  gati te shkeleni me kembe. Gjynof qe sme bi rasti tju njof ne te perditshmen. smiley 

Ne fillim tha, vrasin nga pasioni per pushtet, pastaj zhyten thelle e me thelle ne krime nga frika e ndeshkimit. 

 

Si do I veje halli popullit tone qe edhe shpresen edhe endrren ua moren smiley
Kur degjon te tilla lajme te kap nje shtrengim ne gjoks dhe shpreson he se do behet me mire
smiley

Juve qe ziheni gjithe diten jo ka te drejte jo ska te drejte.

Perse nuk u solidarizuan njerezit me kete greve?Nuk eshte aresyeja se jemi bere apatike jo.

ARESYEJA ESHTE SE NE KEMI KALUAR NGA NJE EKSTREM NE TJETRIN,NGA MUNGESA TOTALE E PROTESTES NE PERDHUNIMIN DHE KALIMIN NE EKSTREM KUR NA U DHA KJO E DREJTE.DHE NE LLOGJIKEN ABSURDE QE PO TE PROTESTOSH PATJETER DUHET TE FITOSH NDRYSHE ESHTE KOT TE PROTESTOSH.

Mjaftoj te permend vitin 1997,kur kjo e drejte filloi te perdhunohej dhe te kalohej ne ektreme te paimagjinuara,te vazhdoj ne vitin 1998 e njejta gje,ne vitin 2000 a 2001,po e njejta gje.

Me pas opozita e atehershme i ra radakes( ose e mesuan qe ti binte mjeshtrat pertej oqeanit) dhe organizoi nje proteste kompet paqesote dhe shume me eficente se ato me perparshmet protesten "Nano ik" me nje pjesmerrje dhe popullaritet te gjere.

KJO PROTESTE DHE TE TJERAT NUK SOLLI IKJEN E NANOS,POR NANO NUK ISHTE FITIMTARI NE KETE PROTESTE.FITIMTARE ISHTE OPOZITA QE ME VONE ERDHI NE PUSHTET.
Nese opozita e ateheshme do te vepronte me medotat e vjetra,qe te kerkonte fitoren me proteste,do te ishte akoma ne opozite sot.

Protestat nuk behen per te fituar me cdo kusht dhe tani ne kete moment,por per te fituar kur te te vije dita dhe kjo eshte dita e votimeve.Se i bie qe edhe Rames nese kur te behet KM ti mblidhan nja 10 te pakenaqur dhe ti bejne greve urie apo ti vene zjarrn vetes ,me moton o fitojme ne ose vdesim.Shoqeria shqiptare edhe ne kete rast do te jete apatike dhe une do te jem ne anen e Rames KM dhe jo ne anen e protestuesve qe kerkojne te gjitha dhe tani.Jo kjo nuk duhet te vazhdoje dhe shteti NUK duhet te kercenohet dhe te shantazhohet sa here u hipen ne koke njerezve,qofte edhe kur kane te drejte.

Por ndersa PD-ja kaloi testin me levizjen "Nano ik",PS sa edhi ne pushtet folloi aty ku e la ne 1997-en,duke kaluar ne ekstreme dhe duke kerkuar fitoren me proteste.

LEVIZJA E PAKUPTIMTE PER HAPJE KUTISH,DHE KALIMI NGA PROTESTE QE SHERBEN PER ZGJEDHJET E TJERA,NE PROTESTE PER TE FITUAR TANI NE KETE MOMENT DHE ME TEPER KALIM NE GREVE URIE,SOLLEN EDHE HUMBJEN E KESAJ LEVIZJEJE.

Duhet te kuptohet se nuk eshte shoqeria shqiptare ajo qe po kalon ne apati.

MOSREAGIMI I SHOPQERISE SHQIPTARE VJEN NGA MOSAPROVIMIT TE PROTESTAVE EKSTREME DHE TE DHUNSHME.

Nese do te behej nje proteste paqesore me moton "Berisha ik" apo poshte korrpsioni etj do te kishte mijera njerez,por kjo nuk do te thote qe Berisha do te ikte,por ne 2013 me keto lloj protestash Berisha do ta kish shume me veshtire rizgjdhjen.

Edhe keta ish te perndjekur zgjodhen rrugen ekstreme,prandaj shoqeria nuk i perkrahu nxehtesisht,pavaresisht se mes vetes thoshim kane te drejte.Keta duhet te protestonin,dhe me pas ne 2013 kur nje pjese e njerezve te bideshin qe keta te sotmit nuk po e mbajne fjalen,ne mos do te votonin per Ramen nuk do te votonin fare,gje qe do te conte uje ne mullirin e Rames,dhe qe me pas duhej te mbante premtimin.

Me nje fjale te protestosh eshte gjeja me patriotike,por te kalosh ne esktrem me shume i ben ceshtjes dem se dobi.

Shqoperia shqiptare nuk eshte apatike por nuk do edhe destabilizim,se keto lloj protestash vetem stabilitet nuk sjellin.

Kur te votoni ne 2013 mendohuni mire para se te hidhni voten dhe ndeshkoni ata qe ju zhgenjyen.Kjo eshte protesta me e mire qe mund te beni.

Fjala e gruas se Lirak Bejkos ( reagim  shume  dinjitoz! ) per homazhin e te dashurit te saj qe u sakrifikua  ne emer te te drejtave te tij, te familjes se tij dhe shoqerise shqiptare kunder shtetit te tij jo demokratik:

 

 

Falenderoj shumë Institutin e të Përndjekurve Politikë që me konsensus na hapi dyert. Pavarësisht se Liraku i përket kësaj shtrese, unë dua të theksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, në mënyrë paqësore.

Shqiptari e ka për zakon që në një ceremoni mortore, dera i hapet edhe hasmit”

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qCfVEVTLuA4

 

 

 

Eh,mor Lirak,ku ta dije ti,se nje dite ,kur te vdisje,njerezit qe do hidhnin balte mbi ty,do ishin pikerisht te djathtet.

venus

aty nuk ka as te djathte as te majte,aty ka trashgimetare te ish komunisteve

Ne nje shoqeri kaq te vogel si kjo jona niveli i larte i agresivitetit (shih perdite krimet ordinere qe kryen) eshte shqetesues. Ky nivel agresiviteti, per mua, eshte reflektim i nje sjelljeje qeverisjeje, arrogante dhe definitivisht shkaterruese ne aspektin e shtetformimit demokratik. Rasti i Lirakut, ne cdo vend normal, do evitohesh me dialog dhe masa te tjera por problemi konsiston tek perqasja qe ka administrativi me qytetarin. Nje administrator qe nuk indinjon te degjoje, eshte me se paku abuzues me tjetrin. Fatkeqesisht, oligarket e rinj&te vjeter qe drejtojne sot vendin kane tejkaluar cdo norme etike qeverisjeje. Jane thjesht maskarenj me kostume firmato. 

faleminderit blendit per kete shkrim kaq te ndjere.me vjen keq qe disa ketu lexojne vetem per te polemizuar,dhe jo per te kuptuar.siç duket kane frike ta shohin vetveten ne pasqyre.vret ndergjegjia.zaten gjithmone mbrojtja me e mire ka qene sulmi,ne leter.yrysh,yrysh,yrysh

Blendi,

megjithse shkrimi me peleqeu disi,kam nje kshu si vrejtje/sugjerim,a nuk kini mundesi ju aty ne tirane te organizoni nje 'White March'/ tubim te paqet,per te treguar se shoqeria shqiptare e sidomos rinina nuk ka vdekur ende,e nuk pajtohet me kete qeverri antishqiptare

ps boll me keto shkrimet pabereqet nuk ngeli gazet e blog e forum e je ne sais quoi pa bere bla bla,,,,

pss birren qe se pim dot ne borhs mbase e pim ne tr

Meditim intersant dhe i ndjere. Mire eshte t'ja dergosh dhe te perditshmeve ne Tirane.

 

Liraku i ka zvogëluar të gjithë në këtë vend, elitën, po se po, por në mënyrë të pariparueshme ka zvogëluar xhuxhërisht klasën politike dhe administratorët politikë të këtij vendi. Ka zvogëluar dhe turpëruar dasinë politike në raport me vdekjen e tij.

Aleksander Cipa 

Ato pamje rrëqethëse tronditën mbarë botën e qytetëruar, por jo një pushtet që nuk e njeh qytetërimin. Një pushtet që nuk pranon të bisedojë me qytetarët e vet të ngujuar në grevë urie, por hedh kundër qytetarëve të vet të gjithë baltën e një propagande nazisto-komuniste të kohëve të perënduara, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin.

 Daut Gumeni 

M. Nano:

Ne shqiptarët – dhe ky është rasti për t’iu kthyer shoqërisë shqiptare e për ta vënë në bankën e akuzës – nuk meritojmë flijimin e askujt për qëllime, e me motivime impersonale. 

Sakte Blendi. Ja te rrime te gjithe tani si te menderosur...derisa neser apo pasneser ta kemi harruar arsyen.

Per kontradiktat qe ekzistojne ndermjet ish te burgosurve politik, kam  folur tek VQ, eshte nje histori e hersheme, qe ka filluar qysh kur Buall Mavria ishte president. Perçarja dhe vetperçarja, fatkeqesisht, ekzistojne me shumice ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).