Holanda kundërshton vlerësimet e raport-progresit të Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

“Komisioni rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat kur të arrijë edhe disa ligje. Kabineti kundërshton, këtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipëria, ashtu si dhe të tjera vende me një perspektivë anëtarësimi, duhet të tregojë më shumë përsa i përket reformës në drejtësi, trajtimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Duhet historik rezultatesh!”. 

Pasi ka shqyrtuar gjetjet e raport-progresit të 10 tetorit, në dokumentin që i Vend anëtar i BE-së drejtohet parlamentit holandez, renditen fillimisht rekomandimet e Komisionit, të ndara veçmas për statusin, e për negociatat për anëtarësim.

“Komisioni i rekomandon Këshillit që t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me kusht që Shqipëria brenda periudhës së ardhshme të përmbushë disa kushte që qëndrojnë pezull, që lidhen me ligjin e Gjykatës së Lartë dhe Administratës publike si dhe me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Komisioni mendon se negociatat për anëtarësim mund të hapen vetëm kur Shqipëria të zbatojë në mënyrë të qëndueshmë të gjitha reformat e nisura dhe të gjitha kushtet e paplotësuara, mes të cilave organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare”. 

Sipas qeverisë holandeze, e cila njeh progresin e bërë në disa fusha, vetëm miratimi i disa ligjeve nuk mjafton që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. 

“Kabineti konstaton, në bazë të të dhënave të veta, se Shqipëria ka bërë përparim sidomos në miratimin e ligjeve dhe përmirësimin e funksionimit të parlamentit. 

Por Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe duhet të tregojë se legjislacioni i miratuar duhet të zbatohet në terren, dhe në këtë kuadër vendi duhet të ndërtojë një historik arritjesh pozitive. 

Në këtë moment, rezultatet në pjesën më të madhe të fushave thelbësore janë ende të pamjaftueshme. Këtu bëhet fjalë, mes të tjerash, për forcimin e sundimit të ligjit, për adresimin e pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformimin e administratës publike. 

Kabineti për këte arsye nuk mund të jetë dakort me propozimin e Komisionit që t’i japë Shqipërisë statusin kandidat në bazë të rezultateve të arritura”. 

Per me shume: Top Channel

65 Komente

Komisioni rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat kur të arrijë edhe disa ligje. Kabineti kundërshton, këtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipëria, ashtu si dhe të tjera vende me një perspektivë anëtarësimi, duhet të tregojë më shumë përsa i përket reformës në drejtësi, trajtimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Duhet historik rezultatesh!”.

!!!!!!!!!!!!

smiley

Hopaa filloi vallja te kampi Rama

Por Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe duhet të tregojë se legjislacioni i miratuar duhet të zbatohet në terren,

te njetat fjale tha edhe ambasada italiane ne Maj te ketij viti ku isha vete prezente.

-Ne po degjojme shume fjale per "rezultate te larta" prej punetoreve sociale shqiptare  , por kur kemi dale ne terren ne vete  , kemi pare qe  puna juaj  nuk ka dhene  rezultat dhe realiteti  qe pame ne TERREN le shume per te deshiruar  !!!!! na detyrohemi te mbyllim projektin .

Po ne nuk na vjen mire te pranojme kritika , dicka nuk na shkon per karakter edhe kur e  dime se shume gjera jane gabim, dhe harrojme se te pranosh kritika ne menyre pozitive te sherben per suksese te ardhshme - dhe jo per dyluftime me pistoleta uji

 

Gjynahsmiley

Eshte puna qe te rregullohet vendi ne radhe te pare dhe jo te pranohemi per meshire si lypsare. E tregoi dhe liberalizimi i vizave nyjen e dobet, vetem ketu ne Suedi kane kerkuar azil deri tani rreth 1800 shqiptare(nga Shqiperia). Nje azilant i kushton shtetit tek 30-50mije euro.

Po populli mo Art, populli me cfare te zhvillohet? Apo me qerestet e xhaxhait? Te jesh vend kandidat eshte minimuni i asaj qe meritojne njerzit ne Shqiperi. Europa duhet te hapet urgjentisht drejt Shqiperise, sepse ky lloj izolimi i con ata qe thua ti me gojen varur drejt Europes.

Dora nuk e ka fajin pasqyra

Shqiptaret njehere duhet te shkunden nga gjurmi letargjik dhe ta kuptojne se nuk eshte BE ajo qe do transformoje ne Evrope Shqiperine pro vete shqiptaret. Nqs se shqiptaret nuk mesohen te protestojne si cdo qytear i lire i planetit nuk shoh asnje shprese, skllever kane per te ngelur dhe do ti shkelin me kembe sic po ndodh.

Shqiperia sot eshte shendrruar ne republike autoktatike e cila sundohet nga klane militantesh,injorantesh dhe mafiozesh!  Shqiperi Evropjane me talebenin e Vucidolit nuk ka, pike !. Kete besoj se e ke kuptuar.. Jane vete shqiptaret qe duhet ti japin zgjidhje fateve te vendit

Dora_Noli: a shihni nje lidhje mes faktit qe Shqiperia dhe Bosnja, dy vendet e vetme europiane me shumice popullsie myslymane, jane gjithashtu vendet me te lena pas ne rendjen e shteteve ballkanike drejt anetaresimit ne BE? Pra, a eshte thjesht rastesore kjo apo Europa ka hezitim per myslimanizmin ne gjirin e saj? Ne kete kontekst, kundershtimi nga ana e BE-se i deshires se shprehur te Turqise per t'u anetaresuar merr edhe me shume kuptim.

 

Merluc Bosnja eshte shtet disfunksjonal: Kemi dy qeveri paralele te dy etnive te ndryshme dhe nuk ka funksjonuar qe diten qe u krijua. Tani te krahasojme kete rastin tone?..Hmm...Shko dhe bej ndonje xhiro Dubrovniku,Zagrebi,Beogradi,Spliti,etj dhe do ta kuptosh menjehere ndryshimin

Pra, eshte thjesht rastesore qe te paktat, dhe te vetmet, vende me shumice myslymane ne kete kontinent jane te fundit fare ne rradhen per t'u anetaresuar? Thua te mos shohim ne kete mes asnje lidhje shkak-pasoje, Art? T'i kerkojme arsyet vetem gjekundi tjeter (qe sigurisht jane edhe gjekundi tjeter, si problemet e brendshme politike qe ti ke listuar me lart; por vetem aty?)?

Nuk diskutohet qe ka rryma te fuqishme antimuslimane ne BE, megjithate kjo nuk duhet si justifikím per falimentimin e shoqerise sone per nje shtetbereje te mirefillte keto dekada. Hiq BEne nga ekuacjoni ketu, nuk na e ka fajin askush qe sot ne kemi mbi krye individin qe e ka shkaterruar Shqiperine qe prej viteve 90.

Prapeseprape them se, personalisht, me intereson lidhja mes kulturave (ku hyjne edhe trashegimite fetare) dhe vendim-marrjes institucionale apo edhe legjislacionit, ne kete rast te BE-s. Nuk mundemi kurrsesi t'ia faturojme deshtimet tona ne ngritjen e demokracise dhe shtetit te se drejtes paragjykimeve te mundshme kulturore qe mund te kete Europa ndaj nesh. Por, nga ana tjeter, fakti se vendet me shumice myslymane jane ne kete pike ne raport me anetaresimin te ben te mendosh se sa rol luan (nese luan ndonje rol) paragjykimi ne kete gje. Sigurisht qe e kam fjalen per nje lloj reflektimi, e jo per konkluzion solid a te mireprovuar.

Ne fakt BE eshte e laicizuar totalisht ky eshte fakt. Vendet core te saj(Gjermani,France,Hollande,Skandinavi) jane disa nga vendet me perqindjen me te larte te agnosticizmit ne bote. Paragjykime ne anen tjeter ka pa diskutim, por problemet tona jane ato qe permenda me lart dhe jo feja.

 

Nuk e di per Bosnjen po shqipot po e tregojne ashiqare se nuk po dine te vetqeverisen.Java shtate e diplomatet e huaj tete vijne ne shqiperi per te pajtuar shqiptaret mes vedi dhe ata prape me thika ne duar  mbeten.Korrupsioni eshte galopant asnje zyrtar nuk eshte futur ne hapsane deri tani.Ne amerike kerko ne google do te gjesh qindra, senatore, guvernatore shtetesh e kongresmene te denuar nga 10-30 vjet burg per korrupsion.Ne nje bythe katunari si ilir meta qe u kap ashiqare duke bere pazare nuk ishim ne gjendje ta denonim.Degjo lajmet nje goxha gjeneral  me shtate tuje si patraeus, nje legjende amerikane  qe ka pas nen hyqem trupat me te mira te botes dha doreheqjen per shkak te nje marredhenie jashtemartesore.FBI as qe e cau bithen per famen , kontributin apo pushtetin e tij po e hetoi si gjithe te tjeret.Asnje nuk eshte mbi ligjin.Kete po pret bota nga shqipot :te zbatojne ligjin nje per te gjithe.

Alba: nuk eshte ndertu Amerika per nje vit, as per 20 vjet, as edhe per nje shekull. Kane tradite shteterore ata, qysh nga perandoria britanike, bije e se ciles kane qene. Ne nuk kemi tradite te shtetit demokratik. Tradita jone si shtet, demokratik ose jo, shkon 100 vjet, plus trashegimine e shtetit osman. Kemi rruge shume per te bere, por s'me tingellon mire ky pesimizmi i skajshem yti kur thua se "shqipot po e tregojne ashiqare se nuk po dine te vetqeverisen". Jo, eshte nje praktike e vazhdueshme deri sa te arrihet ne nje forme shteti te qendrueshem. Nuk mendoj se deshtimet tona ne keto 20 vite tregojne se perfundimisht nuk mundemi te vetqeverisemi. Ka mundesi qe Europa ka me shume besim tek ne per momentin se sa c'kemi ne tek vetja, apo tek qeveritaret tane.

Kemi rruge shume per te bere, por s'me tingellon mire ky pesimizmi i skajshem yti kur thua se "shqipot po e tregojne ashiqare se nuk po dine te vetqeverisen".

Na jep ndonje argument  qe te na beje optimist.

Po t'ia nisim me argumenta per gjera pozitive do na merziten gjionet ketu rrotull. Ne pergjithesi ne Peshk nese thua ndonje gje pozitive per shtetin shqiptar e interpretojne sikur po lavderon Salen, e kjo dihet se perben shkelje te rende te moralit te akuariumit.

Nuk eshte tamam-tamam vetecensurim ky, thjesht s'po kam humor per t'u grindur sot, si dite e shtune. smiley

dmth pergjigja eshte se s'ka ndonje gje per te lavderuar.

po cfare myslyman o derezi! 10 % jane mysylman te sinqerte e po aq jane edhe te krishtere. 80% jane batakcinje. Nga na e nxorre shqiperine islamike kur njerzit ketu shumica as qe e pjerdhin fare per fene. Feja per ta eshte paraja, dhe per te mare pak para shesin gjithshka qe mund ta kene. 

Bosnja s'eshte vend me shumice myslimane.  Kroatet e Serbet e Bosnjes bashke, tenikisht perbejne shumice kristiane ne Bosnje (katolike e ortodokse).

Sa per Shqiperine si vend i cilesuar me shumice myslimane te popullsise, nuk ka absolutisht asnje lloj shifre, fakti dhe prove qe e mbeshtet kete pohim te perseritur e sterperseritur sa andej kendej e te bere klishe banale.

E drejte verejtja per Bosnjen. Por edhe 45% te popullates te identifikuar si "myslimane" (te pakten kulturalisht, ne mos fetarisht) jane nje 'pakice' goxha e madhe, krahasimisht me e madhja ne raport me pjesen tjeter te popullates te ndonje vendi ne Europe. Pervec Shqiperise, sigurisht, e cila konsiderohet me plot gojen vend me shumice myslymane. Eshte a s'eshte klishe banale ajo ha debat. Puna eshte se nese ne statistikat qe Europa disponon ne numerohemi si me shumice myslymane, atehere ky eshte nje fakt (ne sensin 'data') per BE-ne.

Nuk e di c'dmth kjo qe jane kulturalisht myslimane, po per mua kur je kulturalisht mysliman je detyrimisht edhe fetarisht mysliman sepse nuk mund te ndash njeren nga tjetra dhe ne fakt te qenit kulturalisht mysliman buron nga te qenit fetarisht mysliman sepse kultura myslimane eshte te praktikuarit e fese myslimane dhe nuk mund te them sa praktikante jane boshnjaket.

Cilat statistika disponoka Europa qe na numeroka ne si vend me shumice myslymane? Qe nga shpallja e pavaresise e deri me sot, shteti shqiptar ne te gjitha format e tij nuk ka kryer asnje numerim popullsie i cili mat dhe perqindjen perkatesise fetare te popullates.  Perkundrazi shteti shqiptar ne te gjitha format e tija ka ndjekur praktika dhe politika cfetarizues te shtetit, kultures e shoqerise shqiptare qe kulmuan me ndalimin e praktikimit fetar dhe mbylljen e gjithe objekteve fetare gjate totalitarizmit komunist me 1967.

1. Na shpjego pak se si statusi i kandidatit do e zhvilloka popullin.

2. Pse e meritokan statusin e kandidatit njerzit ne Shqiperi?

1. Na shpjego pak se si statusi i kandidatit do e zhvilloka popullin.

2. Pse e meritokan statusin e kandidatit njerzit ne Shqiperi?

1. Perveç perfitimeve financiare eshte edhe patriotike...biles eshte detyra me patriotike qe mund te kete...mund ta krahasoja me nje pavarsi te dyte!! Mjafton te mendosh se Shqiperia do te behej nje avokate e denje e gjithe shqiptarve kudo qe ndodhen,do te ishte nje garanci per Kosoven e per shqiptaret e Maqedonise..po ashtu mjafton te mendosh ç'do te ndodhte sikur te futej Serbia apo Maqedonia perpara Shqiperise..ai vend do te mbetej ne mes,ne token e askujt..midis fuqise ruse e asaj se BE-se..e zonja as per veten e saj e jo me te mendoj per tjeter...

2. Njerzit e meritojne se jane Evropian per mendimin tim...e pranojne evropen e bashkuar e vetem drejt saj u vjen natyrshem te kthejne koken.

 

+1

rendesi ka qe te vazhdoje levizja e lire dhe te zhduket ''salizmi'' si mendesi.

antaresimi ne be nuk eshte veze e kuqe, bile ata qe jane jashte be-se jane me mire.

pritja e zgjidhjes nga jashte vazhdon ta demtoje shqiperine.

i zoti e nxjerr gomarin nga balta thote il popolua

Me sa kuptoj, PS-ja mban pergjegjesi vetem per piken e pare te kundershtimeve, ate ne lidhje me ligjin per GJL & GJA. Pikat per debilen e kuvendit dhe per maskarenjte qe vjedhin zgjedhjet, qe jane thellesisht, thelbesisht te rendesishme, i ka ne dore vete qeveria jone integrimdashese. Sa per PS-ne, keta vetem te jene bufa kenete qe te votojne ligje pa pazarin politik qe behet ne parlamentet e gjithe botes dhe sidomos ne kushtet e Shqiperise ku nuk garantohen as zgjedhjet e lira, pra rregullat baze te lojes.

PS-ja i ka pasur ca miq hollandeze sa per te bere lobim tek ky vend kunder marrjes se statusit kandidat te Shqiperise. Edhe qendrimi i PS dhe perkrahesve te saj qe ngazellehen me kete mendim qe ka Hollanda (nese eshte i vertete, se mund te dale si mendimi i ndonje ish-ambasadori), teresisht subjektiv dhe te paargumentuar - duke ditur qe nje komision i tere ka dhene driten jeshile per Shqiperine dhe ka qene shume here me teper i informuar, duke vene kusht vetem tre ligjet qe duhet te votoje opozita - tregon hipokrizine e kesaj force politike, armiqesine dhe urrejtjen ndaj cdo hapi perpara te Shqiperise kur nuk eshte vete ne pushtet.

Bllokimi i integrimit europian ka qene beteje e vazhdueshme e PS-se. Kete shqiptaret nuk duhet ta harrojne. Ka per te qene fatale per Ramen.

Ti ke ngele akoma ne urbanet e Rames.

Mire qe eshte ne urban por ka hyp dhe pa bilete..E kane zakon keta tregojne teseren blu ne vend te biletes smiley

Nuk e kuptoj llogjiken tuaj ... po kundershtove vijen e majte dhe mos te jesh dakort me argumentat e te majtes  ... ju te beni direkt me PD.

Tamam si ne kohen e diktatures kur thoje ndonje argument qe nuk ishte ne perputhje me "vijen" e partise te benin direkt armik te klases dhe te popullit.

Njerez thirrini mendjes, llogjikes dhe ndergjegjes se cdo kush kan mendime dhe argumenta personale. Boll me gjasme ironi made in "te jashtme" !!!

po jo more Xhon, ai qe foli me larte me teseren e PD-se udheton me avjona pa bilete. Ai eshte Kevinjon ose Kejvi sic ka qejf ta therras vehten e tij. Ai eshte nje pusht i pushtit te madh, qelbesires se kombiot tone, frymorit gjenetikisht te modifikuar.

Gjon,

po me gjete qofte dhe nje koment te vetem kur ky albpolitik,kev,100 etj ,ne te cilen te kete bere nje kritike te vetme ndaj vijes se Berishes dhe nga ana tjeter mos ta kete permend nje here Ramen si shkaktar,do te jap te drejte.

gjithashtu ,nga shkrimi,nuk pash te permendej opozita si shkaktare apo e kam pare gabim? 

Nese ka nje gje qe ma forcon deshiren per te fituar PS ne 2013 ,eshte se dua te shikoj keta ligjmbrojtesit e Berishes kur te vine ne opozite.

Cfare thu mo,me nje opzite te tille ,ka per te ardh demokracia ne Shqiperi .smiley

 

Harrove ta mbyllesh shkrimin me "Kev".  smiley

Kur them une eshte katrahure, eshte katrahure...Ky debili eshte shndrruar si puna e Mazllemit tek i Teti ne Bronx. Nuk e di nese BE cakton qe ne fillim budallenjte me sherbin ne Shqiperi apo ata budallallepsen me kalimin e kohes....

 

Ja nje tjeter personalitet i BEse qe i thote gjerat hapur. presidenti i Parlamentit te BEse flet ne nje interviste me DW per statusin e Shqiperise

Martin Schulz: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka anëtarësim në BE

Presidenti i Parlamentit të BE-së Martin Schulz në intervistë për DW thekson: "Përgjegjësia për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit bie në radhë të parë tek vendi kandidat".

Në BE po diskutohet aktualisht për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për disa vende të Ballkanit Perëndimor - Serbinë, Maqedoninë, Bosnie- Herzegovinën dhe Shqipërinë. Shkak është bërë rritja e fortë e numrit të kërkesave për azil nga qytetarë të këtyre vendeve, të cilët i drejtohen Perëndimit për arsye ekonomike. Kjo masë do të ishte një goditje e rëndë në veçanti për të rinjtë e këtyre vendeve, të cilët e kanë mirëpritur heqjen e vizave si një hap drejt integrimit evropian. Veç kësaj do të ishte një ndëshkim i përgjithshëm që do të prekte edhe shumicën e qytetarëve të këtyre vendeve, që kanë respektuar regullat e liberalizimit të vizave. Në dhjetor mundësia e vendosjes së klauzolës për pezullimin e lirisë së qakullimit pa viza do të diskutohet në Parlamentin Evropian. Cili është pozicioni i parlamentit?

Schulz: Me liberalizimin e vizave u vendos njëkohësisht edhe një mekanizëm mbikqyrjeje, për vlerësimin e zbatimit efektiv të të gjitha masave dhe reformave të marra në kuadër të dialogut për vizat. Komisioni i BE-së paraqiti para pak kohësh një raport të hollësishëm për këtë. Aktualisht Parlamenti i BE-së po diskuton në komisionin përgjegjës mekanizmin për pezullimin e regullit të lëvizjes pa viza dhe po zhvillon negociata përkatëse me Këshillin e Ministrave. Por nuk mund të flas para kohe për diskutimet që zhvillohen në këto instanca. Ajo që mund të them është se për Parlamentin e BE-së liria e vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimit në kuadër të integrimit evropian është një nga përparësitë më të prekshme dhe një nxitje e qartë për të çuar përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe rendit.

Vendet e Ballkanit kanë marrë një sërë masash për të shmangur keqpërdorimin e liberalizimit të vizave. Sipas mendimit Tuaj çfarë mund të bëhet më shumë në këtë drejtim?

Në të vërtetë ka ende shumë për të bërë për t'i dhënë fund abuzimeve. Ndër të tjera duhet të intensifikohen përpjekjet për zbulimin e „trafikantëve“ si agjenci udhëtimi apo sipërmarrje transporti si dhe kontrollet nga autoritetet kufitare gjatë daljes nga vendi. Por akoma më shumë sukses premtojnë sipas mendimit tim fushatat e informimit dhe sensibilizimit në këto vende për të tërhequr vëmendjen për pasojat e shkeljes së rregullave. Para së gjithash duhet të përmirësohet dukshëm mbështetja për pakicat, veçanërisht për komunitetet rome.

Pak kohë më parë Komisioni i BE-së prezantoi raportin e progresit. Për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë lajmet ishin të mira. Por perspektiva e anëtarësimit lidhet me kushte të forta. Çfarë intervali kohor konsideroni Ju të mundshëm për anëtarësimin e këtyre vendeve?

Raportet e komisionerit për zgjerimin Füle, ishin pozitive për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë. Në këtë moment nuk e konsideroj me vend të spekuloj për kohën kur mund të bëhet anëtarësimi. E qartë është se vendet e përmendura kanë perspektivë evropiane. Por e qartë është gjithashtu se për t'u anëtarësuar në BE duhet të përmbushen të gjitha kriteret që janë të njohura dhe të njëjta për të gjithë: kriteret e Kopenhagës, si për shembull rendi demokratik dhe i shtetit ligjor, respektimi i të drejtave humanitare dhe civile, respektimi dhe mbrojtja e pakicave, një ekonomi tregu funksionuese si dhe pranimi e zbatimi i gjithë kuadrit ligjor të BE-së, të ashtuquajturit "acquis communautaire". Pa përmbushjen e këtyre kritereve nuk mund të ketë anëtarësim. Por Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia janë në rrugë të mirë.

Në BE ka kritika që aspirantët janë shpesh gati të thonë atë çfarë dëshëron të dëgjojë BE-ja. Por kur është fjala për të aplikuar në praktikë vlerat bazë të BE-së si demokracia dhe të drejtat civile, realiteti është një tjetër. Në Shqipëri për shembull nuk janë zbardhur ende në mënyrë përfundimtare rrethanat e vrasjes së katër demonstruese gjatë një proteste në në muajin janar. Si mund të garantojë BE-ja që në Shqipëri dhe vendet e tjera aspirante apo tashmë kandidate demokracia dhe shteti ligjor funksionojnë vërtet sipas modelit të BE-së?

Përgjegjësia për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit bie në radhë të parë tek vendi kandidat. Sigurisht BE mbështet në këto vende procesin e reformave. Në Shqipëri fjala është në radhë të parë për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor, garantimin e aftësisë funksionuese të ekonomisë së tregut, reformat në fushat e drejtësisë dhe administratës publike dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, kriminalitetit të organizuar dhe pastrimit të parave. Konstatoj me kënaqësi se është arritur jo pak në zbatimin e reformave, por i bëj megjithatë thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës për këto reforma që të vazhdojnë me vendosmëri në këtë rrugë dhe të kenë guxim për të ecur përpara.

Komisioni i BE-së propozoi edhe MSA-në për Kosovën. Sa realist është një vendim pozitiv i Këshillit për këtë, kur dihet se pesë vende anëtare vazhdojnë ta refuzojnë njohjen e Kosovës?

Megjithëse pesë vende anëtare nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ekziston mendimi i përbashkët se Kosova ka një të ardhme evropiane dhe duhet të ketë perspektivën e anëtarësimit në BE. Mundësia e arritjes së një marrëveshje asociim-stabilizimi do të thotë që autoritetet dhe qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të bashkëpunojnë me BE-në në zbatimin e atyre reformave që janë të nevojshme për të ecur përpara dhe për të garantuar pa kufizime shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Më tej, ky është edhe një sinjal më shumë që tregon se Kosova ka shansin të ndjekë në përputhje me perspektivën evropiane të njëjtin kurs si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pikerisht o 100-vathor,

Ka qene bllokatori ai qe ka ndaluar zbatimin "në mënyrë të qëndueshmë të gjitha reformat e nisura dhe të gjitha kushtet e paplotësuara, mes të cilave organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare”. 

Ka qene bllokatori qe nuk ka lejuar Qeveriun te "tregojë se legjislacioni i miratuar duhet të zbatohet në terren, dhe në këtë kuadër vendi duhet të ndërtojë një historik arritjesh pozitive. "

Ka qene bllokatori ai qe ka ndaluar qeverine te tregoje arritje "për forcimin e sundimit të ligjit, për adresimin e pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformimin e administratës publike."

bllokatori, bllokatori

qeverise bllokusin i nxori..

Bllokatori! bllokatori!

Eshte pun kapslliku Bamke, zorret e kalbura dhe pleqeria ben punen e vet..Thone qe majaselli ka veti cudiberese smiley

BE-ja sidoqofte qeveriset nga organizma e institucione serioze, qe kane vendimmarrje qe nuk lene kapricot e nje vendi te bllokoje shtrirjen e BE-se (ishte Komisioni Europian qe dha driten jeshile per Shqiperine). Me pak fjale, Hollanden nuk e pyesin shume, e bindin me durim, ajo qe mbetet eshte nese Rama do te votoje tre ligjet e integrimit apo jo? T'i votoje Rama keto tre ligje pastaj nese nuk merret statusi t'i lere pergjegjesine qeverise.

O Kedh 100-vathorsh, 

Hollanda qeka jo serioze ne ato cka ka paraqitur? Ca me tej ti nuk ke as edhe nje gje per te thene ne lidhje me deficencat dhe keq qeverisjen e Atij? Po pislliqet si korrupsioni dhe nepotizmi ne gjykata, mjeksi, arsim eqetera eqetera ndikojne edhe ne jeten e familjareve te tu atje o dereziu ti!!!!!

Nuk di a do te ta mbaje te thuash te njejtat gjera kur te degjosh edhe nga Gjermani qe KOMISIONI KA TEJKALUAR VETVETEN...ah i ziu popul thuaj...sa i keq paska qene ky Rama e lobistet e tij qe i ka mbushur mendjen dhe Frances dhe Inglizeve...t'i bllokojne statusin Saliut. Pika...pika.

Duhet historik rezultatesh!

Duhen se pari rezultate, le me historik rezultatesh.

Titulli eshte nje cik alarmant per mendimin tim.

Sikur thote "iku..., tani silluni si te doni se ne do e kundershtojme statusin" dhe kjo vlen per te dyja palet.

Lajmi pastaj vjen duke u zbutur dhe duke thene te njejtat gjera qe progres raporti, apo sic thote Elba me lart, ambasada italiane (e te gjithe te tjeret) kane thene kohe me pare.

Kjo mesymje ne pikat qe progres-raporti (fillimisht) dhe Letra e ministrit te jashtem hollandez Rosenthal drejtuar komisionit nuk eshte nje mesymje kundrejt njeres pale! Ajo eshte per te gjitha palet! Si per Saliun si per Edin dhe une e kuptoj si "mos mbani peng nje popull te tere". Nuk ka te beje vetem me zgjedhjet e 2013 por edhe me 12 rekomandimet duhen plotesuar te gjitha.

Albania

The Commission believes that Albania is making good progress in fulfilling the 12 recommendations made by the Commission in its opinion ("avis") from 2010 suggested the start of accession negotiations.

According to the Commission, Albania last year a number of these recommendations fully or almost fully met. The Commission hereby calls the enhanced parliamentary cooperation, the adoption of outstanding legislation, the appointment of the Ombudsman, the adaptation of the Elections Act and the appointment of a new president. Moreover, Albania has made progress in the seizure of criminal assets, adjustment of the Penal Code and the waiver of immunity from criminal prosecution for senior officials and judges.

The Commission believes that Albania has made progress sufficiently to the 12 recommendations in order to qualify for the status of candidate member. The Commission recommends to the Council to set Albania candidate status member to grant, under the condition that Albania in the coming period, a number of outstanding fulfills conditions (assuming legislative reform Supreme Court and Public Administration, adaptation of the parliamentary Rules of Procedure) . The Commission considers that accession negotiations be opened only after the initiated reforms Albania implements sustainable and completely fulfills all outstanding conditions, including the organization of free and fair elections (with mid-2013).

 

The government has also established based on its own findings that Albania has made ​​progress, particularly in passing laws and restore the functioning of parliament. But Albania still has a long way to go and will have to demonstrate that the adopted legislation actually implements and in this context a positive track record builds. At present the results in a too large number of crucial areas still insufficient. These include the strengthening of the rule of law, tackling impunity and corruption at all levels, the fight against organized crime and the reform of public administration. The government therefore can not find the recommendation of the Commission to Albania on the basis of these results the status of candidate country to grant.

 

The Commission puts in its expansion strategy rightly rule in the heart of the enlargement policy. The government supports this wholeheartedly. But in the case of Albania, the Commission aims beyond itself. The Commission will review the strict requirements of the enlargement policy in the case of Albania should fully apply.

 

For the government, the granting of the status of candidate member into play only when Albania sustainable and tangible progress on all 12 recommendations, with specific emphasis on the rule of law, tackling corruption and organized crime and the organization of free and fair elections (equipped mid-2013).

https://zoek.officielebekendmakingen.nl/...

Version PDF

http://www.rijksoverheid.nl/documenten-e...

keta plehrat hollandeze kan borxhe morale ndaj shqiptareve! jo vetem ne lidhje me kosoven, por dhe me pederastizimin e shoqerise shqiptare duke filluar qe nga librat per femije! kshu qe keta nuk para kane goje te flasin fare, po te qe ndonje gjerman dhe hajde! plus qe te gjitha fondet e tyre qe kane ardhe ne shqiperi nuk e kane bere si gjermani qe investonin ne kolektore, pastrim ujradhe dhe ujesjellesa, por ne ceshte per mbrojtje sume!

Gjermanet kane investuar ne ujesjellsa, shkolla, kolektore etj. ndersa hollandezet kane dhene para, qe te gjitha llogariten asistence per Shqiperine qe kane shkuar per perdorim nga Erion Veliaj e Kristi Pinderi. E gjitha kjo eshte pune e Edi Rames, eshte lobimi i njerezve te tij kunder statusit te vendit kandidat qe sidoqofte kemi nje vend, Hollanden kunder 26 vendeve anetare te tjera qe nepermjet Komisionit Europian kerkuan qe ti jepet Shqiperise statusi vend kandidat. Raport-progresi evidenton perparimin e Shqiperise, pastaj probleme kane edhe vende anetare te BE, shikoni korrupsionin ne Bullgari, problemet ne Hungari etj.

Ashtu ashtu, hollandezet e sollen pederastizmin ne Shqiperi. Me pare nuk ekzistonte, ne jemi komb special, ndryshe nga kombet e tjera, komb i zgjedhur. Ndoshta s'ke jetuar ne 1986-en kur plasi ne Chernobyl. Nderkohe qe e gjithe Evropa filloi te hidhte jeshil-lleqet (sallaten, etj.), qumeshtin, duhanin (qe e sollen t'a groposnin ne Shqiperi), etj. te radioaktivizuara, ne si kocke e forte nuk donim t'ja dinim. Partia na sqaroi qe Shqiperia shkemb graniti kishte mbetur krejtesisht e paprekur, vec vendet borgjezo-kapitalisto-revizioniste ishin prekur nga radioaktiviteti. Sic duket Partia e lavdishme kishte ndertuar nje sistem mbrojtjeje te padukshme ne kufirin e Shqiperise kundra radioaktivitetit. Keshtu edhe puna e pederastise.

plako nuk e di e ke sarkazem kete apo jo. megjithate sido qe te jete eshet kaps!

nuk ka lidhje ajo qe thua ti me ate qe  desha une te kuptohesh dhe nenkuptohesh gjithashtu. 

p.s: nuk thashe qe shqipria nuk ka patur dylbera

Mos e shani Holanden Ju te PD-hit .Prej tyre kemi nje dash kurban Kryetar Bashkie te Tiranes. Kishim dhe ato fadromat ...apo harruat . Luli vertet ndaloi Duhanin ne Klube por i tash ne bashkepunim me Holanden po perpunon Ligjin e "te lehtave " . Per sumsat e kaloi . Flitet qe po studion edhe nje pjese rruge ate qe eshte perpara te nderuarit Pallat Mbretenuer per "njashtu " me te kuqe me rastin e I QIN Vjetnuerit

Mbani fort Topalleshken se ua shkau per shalesh  Hollanda ! Ka vene kushte te forta per Lulash dash kurbanin e Bashkise smiley

Hollanda ka te drejte ketu djema, dhe nuk eshte çeshtja as tek tre ligjet e as tek ajo qe Arben Malaj thote, jo-po Fieri, jo-po Vlora, budalliqe, a thua se qendra e gravitetit te vendimeve qe merren jane ndikuar nga Fieri, PS, etjera budalliqe qe thuhen aty ne Shqiperi. Ne radhe te pare difekti ekziston qysh tek KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) ku jane bere pazare te pista ndermjet PD e PS. A ka njeri te me thote se ku eshte perfaqesuesi i pavarur, se ku eshte perfaqesuesi i partive te vogla aty ne KQZ, se ku eshte perfaqesuesi i shoqatave civile, se ku eshte perfaqesuesi ligjor aty, qe kontrrollon punen e komisionerve partiake, ku eshte perfaqesuesi i shtetit shqiptar (te mos harrojme se ka nje ndarje ndermjet qeverise dhe shtetit), pra ku jane keta. Keta nuk jane ne KQZ sepse keshtu u ka dashur bytha PD ne radhe te pare dhe PS ne radhe te dyte. Ne KQZ e piste tani, ne kemi vetem perfaqesues te PD e te PS, nja 7 a 9 veta.  E njejta gjendje eshte edhe neper komisionet e zgjedhjeve ne qendrat e votimit, sheh perfaqesuesit e PD, PS e ndonje partie te vogel, por jo perfaqesuesit e shoqatave civile, perfaqesuesin ligjor (qe eshte noter ose avokat, e qe kontrrollon numerimin qe te tjeret bejne), perfaqesuesin e shtetit. Pa u ndryshuar forma, struktura, permbajtja e KQZ dhe komisioneve ne qendrat e votimit, nuk kemi gje ne vije, nuk ka demokraci por shkerdhatokraci. 

Nje nga krimet me te medha qe po u behet brezave te ardhshem sot e 20 vjet,perveç arsimit te perdhunuar keqas eshte rruga drejt BE-se...e barazoj me krimin qe ben ne kurizin e brezit tim udheheqesit komunist pas vdekjes se Enverit..te cilet ne menyre te pakuptimte nuk ndryshuan linjen e drejtimit te vendit!! Shqiperia nuk ploteson asnje lloj kushti per te qene pjestare e BE-se apo vend kanditat per te hyre...ne asnje drejtim..dhe kjo eshte faj i qeverive dhe pushtetarve qe e kane udhehequr e udheheqin sot!! Justifikimet me opozite politike bllokuese apo mentalitet populli qe nuk eshte ne lartesine e duhur me duken te pakuptimta...dhe thjesht justifikime.

Se besoj qe evropa sna pranon se jemi myslimon. Po ma merr mendja qe nje pjese e madhe e prapambetjes ka lidhje me myslimonizmin

Jam kurioz...ku e sheh ti prapambetjen(qe ka lidhje me myslimanizmin) tek populli shqiptar,per sa i perket kesaj teme(hyrjes ne Be)?

Ska lidhje me be po afeksioni per myslimanizmin ma merr mendja na ka demtuar. Nivel edukimi i ulet, nivel emancipimi zero, shperfillje per femren, toleranca nuk njihet. Kot sthote Zogu qe sbehesh allafrenga me perce dhe shallvare. 

Ka nje absurd te madh ..p.sh. me gjithe parate qe jane hedhur nga arab e te tjere(nje fshat nje xhami) duhet pranuar se myslymanizmi  ne shqiperi shfaqet me raste te izoluara,perkunder faktit qe shume pak eshte investuar ne drejtimin evropian por qe eshte shume i pranishem ne shqiperi,mjafton ti pyesesh njerzit per politiken,artin,muziken(lere per sportin qe po e po) evropian e te japin pergjigje me mire se vete banoret e BE-se...po ashtu nje absurd i madh eshte se ne kemi ligje qe jane ne linje me ato te BE-se,mos me te mira..ne Shqiperi ka 10-15 vjet me duket qe dilet ne pension 65 vjeç,BE-ja vetem kohet e fundit erdhi tek ne...imagjino sa absurde eshte ti tregosh nje zyrtari te BE-se apo ç'do te huaji tjeter qe zbret ne Rinas apo nga trageti.. se brezi i ri ne shqiperi rritet njesoj,me te njejtat mite e heronj si bashke-moshataret e tjere evropian,se ligjet ne shqiperi i kemi njesoj si ju...edhe pashaportat e kartat e identitetit ndoshta i kemi me moderne se ju..nderkoh qe ai vezhgon trafikun e Tiranes,Durresit apo Vlores!!

Nderkohe qe po merremi me Hollanden dhe BEne, Greku deklaroi se fillon cpimet neser ne ujerat tona. Hajde ta gezojme pavarsine me anijet dhe sondat greke tek oborri i shtepise!!

Vend i tredhur!!  smiley

thone qe i marri neser do te niset me not ( se mjete lundruese nuk i kane ngelur as edhe nje) per ti ndaluar qe te nisin kerkimet. Jo me kot stervitej me ore te tera duke thyer edhe rekorde ne ujrat e ftohta te Dhermiut. 

Vecse RACIZEM, nuk kam cfar tjeter emer ti ve ksaj. Shqiperia duhet te refuzoj te anetaresohet ne nje klub vendesh kaq thellesisht raciste si Hollanda qe lejoi Srebrenicen dhe qe me vone lejoi kriminelet serb te levizin pa viza dhe qe me vone lejoi shtetin kriminel serb te fitoj statusin. SKANDAL!!!!! FELLIQESIRAT!

Nuk hyet ne europ duke aprovuar disa ligje ne leter. Duhen treguar se keto ligje jan zbatuar dhe duhen dhen statistikat per rastet konkrete. Dmth ne fillim duhet te behesh pak a shum si europa pa te hysh ne bashkimin europian. Hollanda esht nje nga vended qe e ka ndihmuar me shum shqiperin shum respekte per hollandezet

Mua dhe Shqierine time nuk e ka ndihmuar, tenden nuk e di, nuk e di se ke Shqiperi paska ndihmuar dhe perse duhet pasur respekt per nje nga popujt me racist ne europe.

Politikanet tane duhet te bejne sic bejne politikanet Serb. Se na bone zborr ne keta te EU's. Te qohet PS ose PD dhe te thote nuk dume me hy ne EU dhe e shef se te futin me zor.
Mos te kooperojne me Evropen, t'i zbusin denimet per skafistat vetem me gjoba dhe jo burg. Te lidhen me Kinen.
Ne kete menyre e fiton kanditaturen urgjence :-D

dhe pikë .

Lejini mer keto, zgjedhjet, korrupsion (kurrupsion) e terci verci.

thujeni cope: juve i mbani hatrin pederit te pezes. 

Cpaskan qene keto Hollandezet mer!!! 

Serbeve ja nxine jeten, o dorezoni kriminelat e luftes o ska. U perpeliten Serbet sa andej ketej por kur e pane qe Hollanda e kish me termen qe baba thane Mlladicin. Tashti jemi ne rregull? Sikur keni dhe ate kingun me floket e mbajtme perpjet, tha Hollanda. Ok, qe baba dhe Karaxhixhin. Tashti jemi ne rregull? Tak e ngrejti Hollanda traun per Serbin.

Te shofim te ne si do bohet se Serbet 2 kriminel lufte kishin, te ne jane nji batalion me kriminela. Plus qe jemi dhe popull i paepur. 

Intersant, tha, ca njerez o dune fotografin e vet o ska!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).