Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë.

 

Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një. Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike. 

Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë. Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj. 

Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.

130 Komente

Keta jane burra!

Keta jane PATRIOTE!

gjemo- ne tirane nuk vikan kto burrat. apo tiranen e ka mor saliu.

Mire e keni bere, po hapni syte rruges se ka te dehur qe ngasin makinat si te cmendur, me kembe te mbare per hajer.

Pe Pojani  je mo gaz?

Se ku lexova ketu nga dikush qe ka vdek nacionalizmi ne nje teme tjeter

na marrshin te keqen smiley

Ej ku do kapin nej plevit rruges per dreq. Ishalla do gjejne nej makine t'rastit.

duhet ti kishin ren nga Belgjika t'kishin marr dhe ate priftin tone me vete smiley

Hajt pra bace, takohemi ne Vlore. Do ta qis nje raki temen e do ti kendojme Shqiperise. Le te na sherbeje kjo feste per te krijuar me te vertete shtetin e shqipetareve.

Mir qe ka mbetur pak patriotizem ne Kosovedhe ne laberi.smiley

Kapja icik qeleshet kapja

se morr vesh pse si kan hyp makines

shpresoj, uroj që rrugës tu bashkëngjiten shumë të tjerë.

u bëfshit mijra në vlorë për 28 nëntor !

do ta pi nje gote per keta shqiptare sot,  meqe do pjekim ndonje brinje ne ''natyre''smiley

u shtofshin e u befshin lume qe te marre perpara gjithe llumin

po mir mo qe flet kshu na ver edhe fotot ti shohim se ska lezet gurin e hedh edhe doren e fsheh

kot ne youtube po beja search nuk esht se jam diskriminues ndaj asnje fetari por shpresoj te mos kete nentone fetare kjo  nderrmarrje.. feja e shqiptarit esht shqiptaria smiley  https://www.youtube.com/watch?v=R-H2nG1XE7k

njerez te tille meritojne te drejtojne vende dhe mbase jane nga ata qe kane antitrupa ndaj lekut,  smiley..

Iniciative e bukur ,sidomos kur shoqerohet dhe me veshjen tradicionale kombetare.Shqiptaret e Kosoves dine te festojne festa kombetare,jo si ketej qe i kane kthyer ne organizime per ngrenie qoftesh ne grup.

Kemi nje lidhje historike njeshekullore me Vloren e s'mund te shkeputemi se do x politikan apo x qeveri.

 

 

Inisiativa eshte e bukur, dhe do ishte mire qe edhe tv shqiptare ta jepnin nje eveniment te tille. 

per ty e kisha ate komentin me siper po se kape siduket

Belul,

 

Një prej surprizave të mëdha të qëndrimit në Kosovë ka qenë të zbuloja disa prej mbrojtësve më të flaktë të Camërisë në këto troje. Saqë mendoja me vete: si ka mundësi? Nga ana tjetër disa prej mbrojtësve më të flaktë të Kosovës (përfshirë shqiptarët në Preshevë e Bujanovc, Maqedoni, etj) i kam gjetur në skajet më jugore të Shqipërisë. Si shpjegohet vallë? Mendoj se përvjetori i Pavarësisë duhet t’i bashkojë shqiptarët si kurrë ndonjëherë sado të shpërndarë të jenë.

Jam dakord me ty që koha punon për shqiptarët...

zonja Lirka.smiley

kjo qe po thoni ju  per mua nuk eshte surprize..  eshte nje fakt  i hershem dhe i padikutueshem!  por une do shtoja jo vetem mbrojtesit e flakte te Çamerise,  por edhe te arvaniteve  (shqiptaret) ne Greqi.   ne Kosove jane shume te interesuar   per arvanitet..  ata bejne  cdo lloj perpjkejesh per  te njohur dhe per tu afruar  me  ta.. p.sh  RTK  ka bere shume emisione dhe dokumentare intersante  per arvanitet  dhe gjithashtu  sa here ne Kosove  organizohen  festivale  folklorike  mbarekombetare,  ata nuk harrojne kurre te ftojne  trupa folklorike arvanite, nga zona te ndryshme te Greqise.

 

p.s   bashke jemi dakord me Ismail Kadarene!  ai e ka thene ate qe citova me siper (kush tjeter  si ai mund te shikoj larg xhanem) .   jo per gje, po nuk dua te keqkuptohemi,  dmth, te dal  sikur Beluli qenka  ai i burri i mençur.. ''une jam nje oficer i vogel i pernadorise...

Pijanec. Unë të thashë ta survejosh, jo ta provokosh. Në arrest! Në arrest!

p.s. Bëjuni gati bukën dhe kripën atyre. Dhe nga një kokë dashi për shoq, se besoj se kanë më shumë qejf kokën se bishtin. (Për rakinë merrni informacion, se ka shumë mundësi që nuk e pijnë dhe nuk duan t'ua nxjerrësh).

Me detyrim kane veren... veren pinin te paret tane, rakia erdhi vone..

p.s. Bëjuni gati bukën dhe kripën atyre. Dhe nga një kokë dashi për shoq, se besoj se kanë më shumë qejf kokën se bishtin.

Kanunu i Laberise: Neni 45 - Pikat 2,3

2. Mishi i pjekur ndahet ne nishane: bishti, qafa e bishtit, dy veshkat [...].

3. Nishani jepet sipas mikut.  Mikut te qoshese - nishani i pare bishti i pjekur [...]

 

Per kenget labe per Kosoven, te ndihmon 'Bama smiley.

Eshte nje evokim shume i bukur i udhes se Isa Boletinit... Po ne Vlore ka mbetur ndonje Ismail bej per t'i pritur? 

 

P.s.  Duket qe kane ndryshuar koherat, asnjeri s'ka mustaqe. smiley 

Ju lumshin këmbët!

Kjo eshte kenge vertet e mrekullueshme dhe Migjen Kelmendi ka lejen tani te thote çdo gje sepse e ka bere tashme detyren e vet ndaj ketij kombi.
Rrofsh qe na e kujtove

Ju qoftë rrugëtim i lehtë burra! Jam pranë jush në gjithë këto 18 ditë. Ditën që do jeni në Vlorë, shpresoj t'ju shoh e mbase t'ju takoj.

Po ç'duan ne Vlore keta?! Ne Tirane duhet te vijne se aty eshte festa. Ne Vlore po deshen le te shkojne ne 27 Nentor.

Ju befte rruga drita!

Me preku ky akt.  

Udha e mbare e mirese te vini!

Dhe meqe ra llafi. Edhe bashkimin me Kosoven ne nje 28 Nentor them se duhet bere qe te ruhet tradita. Apo jo?
Dhe sa mire qe ishin gjerat njehere e nje kohe. Ishte 28 Nentori, dita e flamurit, dhe menjehere pas tij 29 nentori, dita e deshmoreve. Po njelloj siç eshte edhe himni qe strofen e pare ia ka dedikuar flamurit, dhe strofen e dyte e ka per Deshmoret. Njelloj siç eshte edhe vete flamuri me dy koka apo siç ishte e ndare vete ne dysh Shqiperia. (ky numri dy sikur perseritet shpesh ne kabalen shqiptare, pra nuk eshte mire ta prekesh)

Por edhe nese u ishte dhene shume rendesi deshmoreve te luftes se dyte boterore, le te perqendroheshin keto vitet e tanishme ne deshmoret e tjere qe i ka me shumice ky vend. Le te kujtohej Adem Jashari e te tjeret ne kete dite, por vetem te mos e perdhosnin ashtu siç e kane perdhosur diten e deshmoreve qe eshte e rendesishme po aq sa dita e flamurit.

dhe menjehere pas tij 29 nentori, dita e deshmoreve.

Nuk eshte me 5 Maji dita e deshmoreve?

Ti je me e mençmja ketu. Eshte nje nder qe te kemi mes nesh dhe qe me drejtohesh me pyetje te veshtira pikerisht mua. Faleminderit

Une e kisha seriozisht meqe nuk jetoj ne Shqiperi. Por faleminderit per komplimentin. Eshte nje nder i madh per mua...

Shyqyr qe kan ngel ca shyptare patriot ne kosove. E ata e dine se ku ka shqyptare patriota : ne Laberi

Do tu kishte me shum hije ketyre burrave te vinin me kuaj e jo me kembe

Bravo ju qofte. Nuk ka vdekur patriotizmi shqiptar. Dhe nuk eshte rastesi qe flamurin e tij e mbajne kosovaret per ta sjelle ne Vlore, atje ku eshte 'koka' tjeter e patriotizmit shqiptar. Laberia dhe Kosova jane si dy kokat e shqiponjes ne flamurin tone.

Kujdes se mos ju grabisin rruges ..

Hapet bukur Dita .Shume Bukur . Per Inat te aniishqiptareve . Shume krenare dhe domethenese . Per Flamurin Shqiptar ka vetem nje Vend ku u Valvit duke sanksionuar Ligjerisht deshiren shekullore te Shqipetareve...Shqiperia e Mosvarme ! VLORA ! Aty eshte peidestali Lavdise se Tij .Per te festuar e festojne dhe shqiptaret e emigruar ne Malajzi biles ne Kuala Lumpur or tie ! Flm nderit zgjuarsise se shqiptareve ne kete KOHE antishqiptaresh me Pushtet !

Po ç'duan ne Vlore keta?! Ne Tirane duhet te vijne se aty eshte festa. Ne Vlore po deshen le te shkojne ne 27 Nentor....

Po a lexojn funderrinat e babasqapit kete ??? Ku eshte ai Neobllokmeni ? Sikur na kishte prure dhe nje Program . Po nuk i besohej qe ai nuk eshte Programi i Shqiptareve . Ai eshte i karieristeve qe Flamurin e kane vetem per Rrecka rrugesh ku e ngre nje Polic dhe i japin nje Dekorate ! Dhe ne program nuk ishte Data qe perkujton te vetmen Force te Organizuar ne Kohet Moderne qe dha jeten per Flamur e Pavaresi . Deshmoret qe festonin 29 Nendorin ????

Shume domethenese SOT .Brenda shpirtit te Popullit ziejne te tjera Veprimtari , pa fishekzare e buzqeshje te stampuara Sqeperish e Dylqinjash !

Flm !

Gjeste e veprime te tilla rrisin ndergjegjen e krenarine tone  kombetare dhe na sherbejne si ure lidhese me te kaluaren tone historike.Ne kemi nevoje te ndertojme sa me shume ura te tilla se po harrojme sakrificat e te pareve tane ,madje me keq ,po i perbaltim me moden e cmitizimeve se fundmi.

Kur diskutojme per nje ngjarje historike priremi t'i meshojme me shume diplomacise duke harruar ata ,luftetaret e thjeshte, qe s'dinin as te shkruanin ,as te flisnin bukur sic dinin diplomatet evropiane  ,por qe me sakrifice deri ne vetmohim nuk kursyen  jetet e tyre per te pare atdheun e tyre te lire e te mosvarme.

Shqiptaret e Kosoves qe kane vuajtur nje shekull per ta pare kete dite,e dine shume me mire se ne ,qe mesa duket e kemi harruar, se cdo te thote te deshirosh te jesh i lire e pa tutele,e se cfare vlere ka kremtimi i nje ngjarjeje te tille.

 

Shqiperia eshte e pushtuar sot... nuk mundet te festoje dhe as te ndihet krenare ndryshe nga Kosova. Ne Shqiperi sot jane ne pushtet disa njerez qe e urrejne Shqiperine, nuk jane as Grek dhe as Serb, jane Shqiptare 100%. Jo vetem kaq, por sot po dekorohen e neser ju ngrihen monumente.

 

Ke te drejte.

Po ja,kur shikon foto te tilla ,perfshihesh dhe ti dhe behesh pjese e tyre.

Ne programin qe u shpernda neper shkolla per konkursin e historise ,ne menyre te vecante ,ishte vene nje shenim te pyetja e clirimit te Shqiperise;28 nentor 1944

Nuk e kuptoj,pse,kur ne e festojme zyrtarisht daten 29 netor si date clirimi.Kur kane kurajo dhe bindjen qe ta pranojne si te tille,pse nuk e bejne me ligj?

Iniciative e bukur..

Vecse se te vjen keqe qe ne Shqiperi nuk dine te ndermarrin iniciativa te tilla..nje qeveri otomane ju ka ngel ne kurriz njerezve, nuk dine as te festojne shpirtvegjelit.. primitivitet anadollak me koncerte gjigande alla Ciljeta, me flamuj gjigand, postera gjigande e me varrosje/ri-varrosje merren.. apo e fundit me mish te pjekur ne helle e 1.000 qengja bere kurban.

Ku eshte kultura shqiptare? Arti, Muzika, Filmi, Teatri, Baleti, Orkestra simfonike e Asamblet? Ku jane shkollat, universitetet, shoqatat jo-qeveritare dhe ato bamirese?

Ne nje vende normal cdo shkolle, universiteti apo ndonje tjeter intusticion shteteror ju ndahen detyrat dhe pergjesit..Organizatat jo-qeveritare dhe bamirese marrin fonde dhe ju caktohen detyrimet.. Ju vetem kaq por shteti Britanik detyron edhe bizneset private te perfshihen ne evimente te tilla madhore sic qe p.sh. olimpiada apo si sot qe lojtaret e futbollit kane lulkuqe ne bluzat e tyre te nderojne diten e reneve ne luftrat..

 

 

 

 

 

 

 

Do ishte me me vend sikur vlonjatet te niseshin drejt Kosoves dhe jo anasjelltas. 

Cer pune kan labt me ik ne kosov. Ata i fusin ii rrug mall deri ne itali ene kthehen me xhepat plot. Dhe mir e bejn. 

Cfare gjesti fisniksmiley Shpresoj qe ketij rrugetimi ti bashkohen me shume shqiptarsmiley

Iniciative interesante. 4 persona qe e bejne ne kembe per 18 dite. Te tjere do ta bejne me makine. Prizren-Tirane vetem 4 ore ne vend te 10 oreve neper rruge te veshtira e te lodhshme si dikur.

Erdhi dhe Hipokriti !!!!!

Ishallah nuk po i bllokojne ne kufi e i gjejne ndonje klecke ke pasaporta. Hipokritet e kane shit vendin, dinjitetin dhe ndergjegjen me kohe. Keta tipa edhe kur pjerdhin, kujtojne se thone dic gje.

Eh ça ka bo Saliu. E ka bo rrugen Tirane-Prezeren 4 ore. Dhe per kete hallall ato 230 milion eurot qe vodhi sipas prokurorise dhe kontrollit te larte te shtetit.

Dhe po ja u dredh Serbi , mu ne rruge te Kombit duke u devijuar drejtimin . Ne mos e paste pararenduar me pare me kete "serbofil " te fshehur si Krye Hipokrit e Mashtrues qe eshte , gje qe kam nje bindje se eshte e besueshme pa futur Hundderrat fecken permidis , me gjatesi rrugesh te lodheshme , qe te kohes kur njerzit vinin ngarkuar nga Alemania me germa TUNXHI !

Vuru barre tjeter shqiptareve sot , jo te TUNXHTE , por te borxheve e vjedhjeve , qe ti kerrusesh per tere Jeten ne gjatesi rrugesh ...tha Hundderri si specialist gjeometer !

rruga e mbare ketyre shqiptareve te vertete. pervec njerit nga gjilani,te tjeret nuk jane nga kosova,por nga lugina e presheves.mesoni te pakten gjeografine e vendbanimeve te shqiptareve.shpresojme te mos u dalin perpara shoket e xhaelges dhe albpolitikes.smiley

Shkodra HISTORIKISHT perfshire COBAT ,  eshte DERA e Hapur e cdo veprimtarie antikombetare e nxitur dhe kamufluar nga Serbet , si me te zellshmit ne keto veprimtari . Jo me kot "bastioni  i serbofilit " dhe " serbofileshes " eshte Shkodra ... por jo ajo e shqiptareve ! E hajnave dhe frikacakeve qe trimerohen me copa rreckash ashtu si babai i tyre shpirteror gebelsi , qe dekoron nje fakir qe ngriti nje flamur lecke te rene ne Toke . Ate Flamurin e vertet qe ja vene kokeposhte ate e kemi "akt diplomatik " smiley keshtu thone sqeperit e albpolitikuses ndersa xhelalagai sikur e kam parasysh , po Ha Thonjte smiley

Nje flamur i grisur ??? Nga albpoliticus dhe xhelaaga ??? Nuk e besoj ata jane te TURMES se Lefesve .Nuk kane kurajo te tille pasi nuk mendojne me mendjen e tyre . Ata shohin nga "llozhat " ( Garda e Min e Brendeshme ) si dikur Abdi Baleta , cfare po nxjerr prej gojes mjalte  njajo Dylqinja e Babasqapit per Shkodren qe "nuk i don socialistet " smiley

Ore kemi Popull te jashtezakonshem Patriot . Sapo ndoqa nje info tek TCH nga z. Malaj ne  Tropoje qe i dedikonte nje Liber - Studim "Bujqesise se Tropojes "

Ky eshte Realisht programi i Popullit per 100 Vjetorin e Pavaresise ku nuk duhet ne asnje menyre te marrin pjese e te ndotin me prezencen e tyre Jiozefina dhe Saliu . As llapaqenesit e lehesit ordinere te shpures se tyre . Pacim sa me shume befasime e Realitete te tilla , ta ndiejme me vertete qe JETA Gjallon ne Shqiperi !

Dy lajme mjaft shpresedhenese . Dite mjaft e Bukur dhe emocionuese !

Udha e mbare dhe kembe te lehta zoterinjve.  Peligrinazhi i pavaresise duhet bere detyre per cdo shqiptar.

Bravo u qofte! Me kembe te lehta deri ne Vlore smiley

Gezuar pavaresine te gjithe shqiptareve ne te gjitha trevat e tyre!

Falenderoj Gjembin per prurjen dhe adminet per vendosjen e kesaj ne rubriken "kryesore".

  Nje simbolike qe te impresionon.Nga njerez te thjeshte, por patriote te medhenj.Ka nje domtethenie  shume te te madhe kjo nisme e burrave te Kosoves, qe u nisen per ne Vloren Heroike, si dukur Ise Boletini.Eshte nje pergjigje e mire per  keta bastarde, per  me tipikun e tyre, qe me nje mije  menyra po i kerren binane nacionalizmes  dhe patriotizmit te Kombit.Ndiqini  lajmet, qe  ne keto dite "festimesh te salihut", greku nisi e germon ne pellgun tone jugor.

Na rruat vendimi i  Gjykates Kushtetuese...!

Ne daten 16 te ketij muaji "festimesh" salihu te varrose sogune e zogjve ! Dhe gjytyrimi president republike, me princin mbreteror per keshilltar, do vere kuroren me lule... ne varrin e republikes..Karnavaleve, qeverrisesi u thote: festime per 100  vjetorin....e "kurorezimit te mbreterise"....!

E kam thene dhe e rithem, shqiptaret e vertete gjenden ne Kosove. 

Nuk e kane te gjate , po behen "shqiptare" edhe ata smiley

smiley 

Si me vjen te marr edhe une oqeanin me kembe...smiley

Tesh per 100 vjetor e gjetet me fluturu me presh ne ..... smiley

Ku? thoje, po ta ka mbajtur e jotja . smiley

.

Tesh çohen kater pese veta qe marrin deren n'krah e shkojne bigari hak prej kosove ne vlore ne kembe e kjo i ben te jene patriote e te kene monopolin e patriotizmit me shume se kushdo tjeter ,se cilido shqiptar ???Amani ,kini allah....e per kete na qenkan shqiptare te vertete me shume se kushdo se emigranti i ndershem qe diten e flamurit ve nje steme te vogel me flamur ne xhakete,qe ate dite ben pushim e me femijet feston ne shpi....qe dikush tjeter i var ate dite djalit nje varese me shqiponje.....simbolike patetike dhe e marre......kjo e ketyne....ishalla nuk ben ndoj si tip emulacionit se po i shef kosovaret varg me shku n'kam ne Vlonehahahaha

quhet pelegrinazh,pelegrinazh i pavaresise moj zana e maleve.ata kane lene punet e perditshme dhe po bejne nje gjest simbolik qe na nderon te gjitheve.ashtu si nga i-tallja ku rri ti,nisen ne kembe per ne santiago di compostela,apo ne lurdes sepse besojne ke nje shenjtor,ashtu edhe keta shqiptare marrin rrugen ne kembe per te nenvizuar besimin e tyre ne shqiptari.cere me t'bo ty? ti je prej shkodre,jo shkodres qytetare,je prej shkodres se jozefinkes.smiley

Po ti kur po nise?

kur ti dhe shoqet e tua te me beni te ndihem krenar qe i perkasim te njejtit popullsmiley

fillo e ndihu krenar per nane e babe njiher....

pranej thashe popull,nuk thashe familje.smiley futi i cop buk me dy molla t'arta qitashsmiley

ah moj kokeshkrete. 

Kujt ja kane rremby patriotizmin keta moj ta marrsha? Kush te eshte qare ty? Kujt po i qan hall moj Zane e fushes?

Po ti moj Zane, dil e preju iher rrugen, boj dy pare muhabet, njifti mire e mire, ashtu afer e afer, e po ta mbushen menjen se jane patriote ndihmoi ashtu si di ti, maniera vekia, sic i ka hije e lezet i Zane. Jane lodh burrat, dune fuqi.

shikoni tesh ,pa shaka ...une jam e bindun se 99%e ça shkruajne ketu ose edhe kush e ka degjuar kete histori ne Shqiperi ,mendojne si une....e e duan shqiperine e i bejne nder asaj kudo qe te jene.....pa patetizem idiot e pelegrinazhe qesharake...Keshtu me keto veprime ,aksione ridikolizohet festa e pavaresise....nuk kena nevoje per mitomane.....nder vite nuk kena heq keq per ta....

motra në këtë repart ke hyrë me këmbën e dhjerë. laje mirë. bëju kërkesë adminave të të pastrojnë gjurmët dhe pastaj bujrum

Ajo e dhjere eshte kembe e koke ky thot...

Pa shaka, bindja jote eshte e pabazuar dhe si e tille e pavlere.

Ridikolo... ridikolo...

Kete sondazhin per 99-cit kur e bere?

Asht simbolike moter shtojzovalle .Asht simbolike . Edhe ti nuk mujtesh me u zdeshe ndrysh pervecse mrizave . Ban hesap me dash me ta ngrejte ty cohen e robes  JO ne Mriza ku ke venin , po bash ne Kapitol te Italies . Ose sikur me dash me te pae njat  ça te ka vue Jozefpërcka ke  gjoksi dhe kinse me te kap ....njato kokra rumullake / qe i ke me  ke gostit miqt pas darke .... smiley

Asht simBolike moj Zane .Mos u truj aq per mitomani se nuk po te vijne aty ! Ne Vlore po shkojne .Po e kapecejn Tiranen ! Ismail Begu erdh prej Anadolli dhe nuk ndlai ne Itali per me ta ngrejte Flamur .Ti pse frigesh prej ketyre robve ?

zoti ma boft mbarë me ardh e me ba pesë hapa me ju të   dashur Njerëz

keture iu duhet hequr kapelja vetem per zonat nga vine,ka me shume kuptim kur e sheh ne kete kendveshtrim kete qe po bejne.ama vetem per kaq

Vijne nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, krahina shqiptare te mbetura nen shtetin serb. Simbolika eshte emocionuese.Edhe ne jemi pjese e Shqiperise Natyrale dhe vijme te bashkohemi simbolikisht ne Vlore/rreth Flamurit Kombetar.

Ata burra, moj Zana, jane nisur ma se pari me shpirt mendje dhe me zemer,per te arrire atje ku nisi mbaresia e ketij kombi.Nje enderr shekullore e shqiptareve te kudogjendur, per te qene te lire e te mosmvarur.Ju moj e mire, as me fjale nuk je e gateshmeper te thene fjalen e mire,por i quan ata burra deremarresa ne krahe...!Domethene popullorce, te marre! Kur shqiptaret e shofin perdita qe i .. "qeverris"nje i cmendur nga trute e kokes, nje percares dhe kusar i pakrahesushem ne tere historine 100 vjecare,nje i marrosur per nxjerrjen e themeleve te hedhura nga burrat e ndjere te ketij populli dhe disa mercenareve e mercenareve si dhe syfeti jot u duken livando, fendet e ketij banditi! Mi qujtke ti derekrahas se ben edhe me kembe ate qe ua thote shpirti.Turp qe me mbake dhe emer zane
Sorre, Sorre, do te shkonte shume!
, do te shkonte per "bukuri"

Mbaresia e kombit paska filluar ne Vlorene 1912!!!!Mos e jep kaq faj Vlores Grava.....Ki meshire per idealizmin e patrioteve....

 Zana - nje keshille miqesore per Ju.Ne  se nuk thua te miren, kurseje te  keqen...!

Paralajmerimi i Mekes Shqiptare!

Hallal dhe rruga e mbare. Shume prekese smiley

Duhet te kete nje mbledhje simbolike ne Vlore ne 28 me perfaqesues te te gjitha trevave shqiptare pasi pavaresia e SHQIPERISE nuk u shpall per Shqiperine e konferences te Londres, por per Shqiperine e PLOTE. As natyrale, as etnike, as te madhe, per Shqiperine e plote, per te gjith territorin qe i takon shqiptareve ne balkan, dhe per kete ka pasur perfaqesues nga te gjitha treva shqiptare. Konferencat e paqes ne kurriz te shqiptareve i kan ditet e numeruara, dhe me vrasje sic vrane Ismail Vloren nuk kan per ta mbajtur dot shqiponjen ne kafaz pergjithmone, as me keta krymba zvarranike qe mbeshtesin ne krye te Shqiperise nuk do e kontrollojne dot pergjithnje zemerimin popullor. RROFTE Shqiperia e plot, dhe rofshin shqiptaret e vertete dhe te gjith njerezit e ndershem dhe patriote nen diellin shqiptar. POSHTE plehrat..ne kazan te llozhdurave... ja ashtusmiley

Kosovareve per vuajtjet qe kane hequr nen thundren e genocidin e komunisteve serbe ,max e respektit ,te kompasionit e te ndershmerise...kaq....Kusuri eshte patetizem e ridicolo.....

Keta tipat ketu e perseris me dre n'krah (sa e bukur asht kjo metafore shkodrane)nuk jetojne dot pa patetizma me skandence mujore...Festuan dit.e Enver Hoxhes...tash po ja mbathin ka Vlora...po punes kur dojne me iu kthy....kur dojn me ul kryt e me punu si kushi e seriozisht si tane bota....???Kur dojne me i diftu vedit e botes se nuk jane veç belaçuer por edhe njerez qe dine me jetu ,gzue e shumeue edhe ne paqe...qe kane aftesi me jetu ne paqe....e nuk jetojne tu u njehsu gjithmone me te shkume e marrina te llojit te kesaj...

Vazhdoni me sha e me fy si zakonisht kur nuk kena argomenta....

Sa Ishte gjalle ai, komunistat Serb I rruanin bathen shqiptareve ne Kosove. Vetem kur e pan qe u plak e rrodhi enveri filloi gjarpri te dredh bishtin. Le qe to nje fukse e nivelit te ulet ke qene.

Zana dhe Kles,me habit ky qendrimi juaj karshi ketij gjesti patriotik .Te mos vleresosh gjestin do te thote te mos vleresosh rendesine e kesaj ngjarjeje historike,rendesine qe ka per vete ekzistencen e kombit shqiptar ky akt.Nuk ka ngjarje me te rendesishme dhe me jetike se pavaresia .Por,qe te vleresosh kete ngjarje ,duhet te njohesh historine e popullit tend;te njihesh me vuajtjet,perpjekjet shume shekullore te ketij populli per te ardhur deri ne kete dite.Ju lutem qe te lexoni me shume historine e popullit tuaj ,se atehere me siguri do e kuptoni rendesine ,simbolike te pakten ,te ketij gjesti.

Mua personalisht me preku,madje ndjeva nje fare xhelozie dhe deshire qe te isha  dhe une pjese e tyre.Nuk jam patriote ne ate pike qe te bej sherre idiote ,por ne ate pike sa te di te vleresoj rendesine e nje ngjarjeje historike.

Me fal,juve ju duken me me kuptim ato festimet e birres, djathit qe mblidhen njerezit nga ana e anes ne France,Gjermani e gjetke ,sikur cfare do festojne ,para kesaj ngjarjeje?smiley

 

ven ,te vleresoj me shume se kedo tjeter ne keto komente....nese un e shof qesharak kete lloj pelegrinazhi .kjo do te thote pikerisht se kam shume respekt per diten kombetare te Shqiperise e me vjen keq qe reduktohet ne budallalleqe e patetizma te ekzaltuarish.Kjoe djathit e birrerave etj nuk hyn fare...Jane festa lokale pa asnje simbolizem....

Duhen,duhen ,Zan ,dhe ca peligrinazhe te tilla ,qe ty me te drejte te duken qesharake,se nuk ke pare lufte e pushtim me sy.

Pse e shikon si qesharak kete lloj peligrinazhi?  Deri tani vetem na ke thene qe te duket qesharak dhe patetik po s'na ke dhene asnje arsye.

A nuk ishte qesharak ne para 90-es zboristet duke simuluar ne ftohte e gazep e ne kushte rujna zot marshimin e shtabit te pergjithshem???A te brigades pare nuk me kujtohet mire....................

cfare lidhje kane ato marshime me kete,o Zane?

Nese ti nuk e ndjen ta festosh ne kete menyre kete ngjarje ,mos e festo .Merr ca patatina ,ulu para televizorit dhe shiko mediaset.Per ty ky lloj festimi eshte me i arsyeshem.Bej sic ta ndjen zemra.

Ven ,tash je ofensive...e une nuk isha me ty.....Se a ,e si e festoj une kjo eshte eskluzivisht zgjidhja jeme.....e ne cilin do rast askusht nuk mund ti thote askujt se e do ma shume shqiperine se une apo eshte ma patriot,e aq me teper 5 kosovare te ekzaltuar.Ven ,kurdo qe te jete festa ,ma ban nje favor....ma gjej nje person shqiptar qe do jete ne shqiperi me 28 vetem e vetem per festen......flas qe jeton jashte shqiperise......

Ve re me nje fare hidherimi se shume keqkuptime ,ne forme ,shume ofendime ose qe une i marr te tilla (jane ne fakt)vijne sepse une kam 22 vjet qe jetoj larg Shqiperise e vij shume rralle atje.Te kesh lindur e rritur ne nje ambient si i imi,e me pas te jetosh gjysmen e jetes ne Rome ne fund te fund senza falsa modestia do te thote civilizime te ndryshme dua apo nuk dua.....eshte normale ......objektive.

Tani,ti po flet per mundesite apo per deshiren ? 

Motra ime ne Amerike,po te kish mundesi,do fluturonte qe tash.smiley

Zana,nuk e kisha per qellim per te ofenduar.Perkundrazi,mendova se ty ky lloj festimi te pelqen me shume ,perderisa keto te duken idiotesira .Festave kombetare u kane  lezet ca ngjyrime patriotike,ca zakone tabani ,se jane dhe pjese e trashegimise sone kulturore ,ndaj qe t'i ruajme dhe t'i trashegojme duhet dhe t'i kujtojme here pas here ne forma te tilla.

 

Ok ,ven ,mendoj se nuk mund te kuptohemi...pra kush nuk pelqen pelegrinazhin duhet te festoje ...medoemos patatina e mediaset(nuk e kuptoj pse mediaset qenka kaq i kritikueshem)e leme me kaq

Po ja,me thuaj ti nje menyre ,se si duhet te festohet nje feste kombetare e permasave te tilla?

Per mediaset nuk kam gje kritikuese,por ato me kap mua tv,ato njoh.smiley

S'te pyeta per marshin simulant te zboristeve ne komunizem por te pyeta pikerisht per peligrinazhin e ketyre burrave, dhe me gjere per peligrinazhin ne Vlore me rastin e 28 nentorit.  Pse marshi i zboristeve ka qene qesharak nuk do te thote dhe peligrinazhi i ketyre eshte qesharak gjithashtu.

se nuk ke pare lufte e pushtim me sy.....smileysmiley..i tregon ti Venus ??? Pak e habiteshme per pakujdesine qe tregon ne te leciturat e shtojzovalles Zane .

Si e vlereson nji kyt ..njerez qe dine me jetu ,gzue e shumeue...te thenme nga vete shtojzovallja . Pse pa luftue shumohet Zana " ? Mos e merr per aq  paqsore se ne luftra te repta gjithkund ka ra / flamurin me gjak gjithnji e ka la ... E ka recitu qe dhjete vjece ajo ...

Pastaj ....Jane festa lokale pa asnje simbolizem.... A e lexon moj Venuske  zgjedhjen me kast te fjaleve si psh ..., simBolizem .... te tjera ide flejne ke shtojzovallja .Duhen festa me simBolizma , jo si keta qe kur te mberijne te jene te shkundur nga simBolet smiley

Eh mej Zane sa larg e thelle rreh .Tane filosofi i ke te nderhyrat e te nderdalat smiley

une spo e kuptoj ''bezdine'' qe shprehin disa ketu per kete veprim qe kane ndermarre  zoterinjte e nderuar nga Kosova, Presheva,Medvegja dhe Bujanovci?

ata e thone qarte:  ''Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një..

...pra ska kurrfare hipokrizie ..  keshtu u do qejfi ta festojne, keshtu bejne.. as para po kerkojne, as  ndihma, as ushqime,  asgje..    bile une  besoj se as publicitet nuk kane dashur..    atehere  ku problemi ketu?! 

Me qe s'ra fjala nje app i rismiley

 

“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”

 

“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”PRISHTINË- "Teksa Shqipëria pret të festojë 100-vjetorin e shtetit, heroi Gjergj Kastrioti Skënderbe ka shumë 'beteja' për të fituar". Kështu shkruan sot Koha Ditore teksa njofton se një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.

Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoja në të cilën territoret ku do të luftojë heroi kombëtar u ngjajnë atyre që ka luftuar para 5 shekujsh Skëndërbeu. 

Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.

 

Injoranca nuk ka kufi...Po mire e hoqen titullin "turk" bej, por ate me te rendesishmin, emrin Skender e harruan smiley

Emin nuk e ka Skender po Gjergj o tutkune te Kosoves qe doni te benin metropolitaninet me poture borxh

Mire mos te behemi kaq pesimist. Gjergjman, s'tingellon si duhet. Te jemi te sinqerte.smiley

Por besoj cunat jane ende te hapur per sygjerime, meqe aplikacioni s'ka mbaruar ende. smiley

Ne radhe te pare kaq gje duhet ta kishin kuptuar vete keta te rinjte(ose mbase e kane ditur qe Skender eshte emer "tradicional" shqiptar dhe jo titulli turk per Aleksandrin e Madh smiley ). Duhet te perpiqen per origjinalitet,..Origjinaliteti nuk sugjerohet

Me poturet borxh te turkut te lyera me "red&white stripes" te Uncle Sam, vetem do kthehesh ne subjekt humori. smiley

une kam dy tthonme me koke timesmiley : 1.me mire ai qe bene se ai qe s'bene fare , dhe 2. kur s'jep dot mos kritiko smiley

Origjinalitet sygjerohet qe c'ke me te, por kesaj rradhe do ishte origjinaliteti yt,e  jo i tyresmiley

Skenderman-i me kujtoka Stan-in e American Dad:

Në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërësë jo e Vlorës, Tirana është kryeqytet i Shqipërisë, në kryeqytet bëhen të gjitha festat shtetërore dhe kombëtare, a nuk është ky 100 vjetori i pavarësisë dhe shtetit shqiptar?

Une propozoj qe dhe festen e LSHP ta festojme ne Tr,se kursejme karburant,kohe,leke .Cfare problemi ka,as jemi te gjithe shqiptare?

Pse duhet te mundohemi deri ne Prizren me festu nje feste ,e cila i perket te gjithe shqiptareve?smiley

vnenusi nuk është përjashtuar Vlora nga festimet dhe as një qytet tjetër në gjithë trojet shqiptare, por mbyllja e kësajë feste kombëtare duhet të bëhet në kryeqytet ku të festojnë bashkë qeveri dhe opozitë sespse shteti nuk ndahet ai është një është i të gjithve. pavarësisht propozimit hipokrit të Edi Ramës që kërkon ta bëjë shtetin me dy kryeministra, le të presë Rama të bëj durim të fitojë zgjedhjet e 2013-tës të bëhet kryeministër nëse fiton

po dale o Mato, mos ngut... se ti dallohesh  per maturi dhe racionalitet!

shiko,  ndodhite, ngjarjet  dhe festat qe i shoqerojne ato, jane te lidhura pazgjidhshmerisht  me kohen dhe hapesiren ku jane zhvilluar!

p.sh   muslimanet shkojne ne Meke per te festuar festen e tyre te shenjte.   ose, aleatet  (SHBA,Kanada, GB) kur  perkujtojne  zbarkimin e tyre ne Normandi  kundra nazisteve gjermane , shkojne  dhe e festojne atje ku zbarkuan, ne France...

por edhe armiqte tane, serbet, kur perkujtojne  betejen 1389 kunder osmaneve,  shkojne dhe e ''festojne''  cdo vit, atje, ku u be beteja, ne fushe Kosove..  si thua ti Mato, kot i perkujtojne festat ne vendet ku ato kane ndodhur, keta.smiley

"muslimanet shkojne ne Meke per te festuar festen e tyre te shenjte."

Myslimanë ka në gjithë botën, të bardhë e të zinj, myslimanët nuk kanë një komb të vetin, bëhet fjalë për kombin shqiptar o BELUL. Mos i ngatërro gjërat për hir të prferencave tuja politike, pavarësia e një kombi nuk ka ngjyra politike as fetare as krahinore.

po dale o Mato, mos ngut...

I nderuar Belul !

Ne se e ngaterron me qellim Xhelalagane me Matin e RI te falet . Ne se me vertete e njeson Matin e Ri me kete debil , qe vjen si Xhelalaga duhet menduar. Nuk eshte e drejte qe nje shqiptar me bindje te Tijat si Mati i Ri , ta perziesh  me nje qe vetquhet Aga , po qe eshte nje sejmen i Berishes , biles nga ata qe i mbajne dhe kemben para se te hypi ne kale . Per Xhelalaagane nuk ka FESTE , as I QIN Vjetnuer , ka vetem brohorima enthuziazmi pas Kryehokatarit te Shqipetareve karagjozit Berisha ! Ne se kryehokatari Berisha do ta ktheje dhe Festoje ne Vlore me shporten e karavidheve te tij qe quhet kabinet K/Ministror ..edhe Xhelalagai do thoshte ...

E pate . A nuk u thashe qe Edi Rama donte me e festu ne Tirane ? smiley

Ndersa z.e tij i nderuar Mati i Ri , mund te kerkonte nje te vecante  si psh te Festohet ne Burgajet ...po ama i dallueshem Qarte kunder Hipokrizise e Dallkaullekut te Berishes !

Flm ne se ma mirkupton nderhyrjen !

Festa do te behet edhe ne Vlore edhe ne Tirane.

Festa do te nise ne Vlore dhe do te mbaroje ne Tirane.

Cuditem perse kembngulet qe te nise dhe te mbaroje ne Vlore kur didkutohet Pavaresia dhe jo nje Lidhje e pasukseshme si ajo e Prizrenit.

Nese LSHP do te kishte sukses festa qendrore do te ishte perseri ne Tirane me dhe ne Prizren do te behej nje perkujtimore.

@Belul,

Paraden kryesore Greqia e mban ne Athine dhe jo ku u vra Marko Bocari,qe besoj se edhe atje behet nje feste.

Edhe Serbia,peligrinazhin ne ben ne Kosove por paraden dhe mbremjen qendrore e ben ne Beograd.

ncncnc

po leri keto krahasimet  me greket, e sidomos me serbet, se jane te pagjetura!  se ti e di shume mire  qe serbet kur  perkujtojne ate feste, mblidhen nga jane e nga sjane, e shkojne ne fushe Kosove.

pastaj  nuk po thote njeri te behet ndonje parade ne Vlore.. me sa di une, as ne kohen e Zogut, as ne kohen e diktatures e pas saj, nuk eshte mbajtur ndonje parade ne Vlore me rastin e festes se Pavarsise.

por ama  epiqendra e festiviteve me daten 28 Nentor,  ka qene  gjithmone ne Vlore.. dhe keshtu duhet  mbetet!

lidhje e pasukseshme ajo e Prizrenit? po pse,keshtu vleresohet historia ?smiley

i thua dhe vetes shqiptar kur hedh poshte dhe LSHP qe vleresohet e dyta per  nga rendesia ,pas pavaresise. Ishte LSHP ajo qe e ngriti ceshtjen shqiptare ne nivele diplomatike ,ne nje kohe qe Fuqite e Medha nuk njihnin ende zyrtarisht nje ceshtje shqiptare si problem i diplomacise se tyre (qe te merreshin parasysh kerkesat e e shqiptareve).Perpjekjet e LSHP i detyruan Fuqite e Medha te ndryshojne qendrim ndaj Shqiperise.

Qellimi kryesor i  LSHP ishte bashkimi  i shqiptareve ne nje vilajet te vetem,qe nuk mundi ta realizonte.

Prandaj e quaj te pasuksesshme.

LShP u krijua se pari per te formuar nje qender te vetme drejtuese ,e nje force e armatosur npm te ciles te kundershtohej copetimi i viseve shqipatare.Dhe ne kete drejtim ,ajo perben te paren levizje clirimtare me karakter kombetar ,ne te cilat moren pjese te gjitha viset shqiptare.Me levizjen e armatosur dhe platformen e saj politike ajo u mundua te mbroje teresine territoriale,njohjen e kombit shqiptar dhe krijimin e nje shteti autonom shqiptar.Pavaresisht se ,LSHP pushoi se ekzistuari ,ajo me veprimtarine e saj hodhi themelet per veprimtarine e ardhshme kombetare,prandaj s'mund te themi qe ajo deshtoi ne kuptimin qe e merr ti

Ku jane ketu gjemb?

Me duket se eskorte nga Kosova per kater burrat qe po bejne pelegrinazhin.

Kur të mbërrijnë në Vlorë na lajmëroni ee! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).