Vizita e tij me 18 tetor ka qenë hera e dytë që ish gjenerali amerikan Wesley Clark po i bën vizitë Kosovës, që nga dalja në pension nga shërbimi ushtarak.

Kësaj herë ai erdhi si folës kryesor në një mbrëmje e organizuar për të ngritur fonde për Fondin Amerikano-Kosovar të Edukimit. Ka folur për rolin që e ka luajtur si gjeneral gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë. Por më pak njerëz dijnë për rolin e e tij si biznismen në Kosovë, me qëllim që të implementojë një projekt për të përfituar karburante sintetike nga nxjerrja e thëngjillit në rajonin e Dukagjinit.

Clark, kryetar i kompanisë kanadeze Envidity, e cila merret me prodhimin e energjisë së pastër, më 25 Prill të këtij viti ka kërkuar leje nga qeveria e Kosovës për të filluar gërmime në zonat ku dyshohet se ka rezerva marramendëse të thëngjillit në rajonin e Dukagjinit. Leja ende nuk është lëshuar. Në fillim do të analizohen mundësitë në zonën e Dukagjinit dhe më vonë në jug të shtetit, në afërsi të Prizrenit.

Me anë të teknikave të avancuara, kompania e tij po kërkon që të shëndrrojë thëngjillin në gaz dhe me anë të proceseve të mëtejme pastaj ta kthejë atë në karburant sintetik të lëngshëm. Së pari do të ngritet një fabrikë demonstruese e cila do të prodhojë njëmijë e pesëqind fuci në ditë, duke shfrytëzuar procesin “Fischer-Tropsch” i cili është reaksion kimik i cili shëndrron përzierjet e monoksideve të karbonit dhe hidrogjenit në hidrokarbure të lëngshme.

Parashikimet e kompanisë janë që do të mund të prodhohen 15.9 milionë litra karburant sintetik të kualitetit tëlartë cdo ditë. Nëse kjo arrihet, në një konferencë për media që u mbajt në Prishtinë me 18 tetor në hotelin Emerald, Clark tha se do të sjellë miliona, bile dhe biliona dollarë investime në Kosovë.

Teorikisht, karburantet sintetike që do të përfitohen mund të shfrytëzohen për energji elektrike dhe për të prodhuar plehëra artificiale dhe plastikë. Rezervat e thëngjillit në Kosovë llogaritet të jenë deri në 14 miliard ton.

Envidity, e cila tashmë ka hapur degën e vet në Kosovë e cila quhet Envidity Energy Kosova LLC, fillimisht do t’i ofrojë Kosovës tridhjetë përqind të fitimeve që i bie rreth treqind milionë euro në vit. Kjo është një e pesta e të ardhurave vjetore të shtetit.

Përfaqësuesit e Envidity, sipas një artikulli nga Balkan Insight, janë takuar edhe me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale pasi kanë aplikuar për leje. Sipas Selvete Grajcevcit nga KPMM, për lëshimin e lejes qeveria duhet të hapë procesin për tender, pasi ligji për miniera dhe minerale i trajton ndryshe mineralet që prodhojnë energji. Në anën tjetër këshillëtari në Ministri për zhvillimin ekonomik Gëzim Baxhaku ka thënë se vendimi për lëshimin e lejes i përket KPMMsë. Gjithashtu ai ka thënë se qeveria e ka pasur planin e vet për zbulimin e këtyre resurseve nëntokësore, mirëpo procesi është ngrirë pas mosmarrëveshjeve në dhënien e tenderit. 

Nëse lëshohet leja nga qeveria, kompania kanadeze do të investojë kapitalin e vetë në këtë projekt strategjik, i cili sic duket do ti ndihmojë jashtëzakonisht Kosovës në prodhimin dhe shfrytëzimin e karburantit për transport.

Në anën tjetër, nuk është bërë shumë zhurmë tek mediat apo nga ana e zëdhënësve qeveritarë në lidhje me këtë projekt. Kjo ndoshta sepse lëshimi i lejes është ende nën shqyrtim, ose ndoshta sepse nuk do të tingëllonte kënaqshëm tek opinion publik se Kosova do të fitonte vetëm tridhjetë përqind nga mineralet e veta, dhe një premtim. A nuk duhet që qeveria jonë ti kryej vetë studimet dhe të krijojë një plan strategjik afatgjatë në lidhje me resurset e veta ? Ndoshta kompanitë tona nuk e posedojnë teknologjinë e duhur, por mund të punësohet një e huaj e cila e posedon, dhe të arrihet një marrëveshje e jo anasjelltas, pra kompania t’i bëjë ofertën qeverisë. Ka zëra që flasin se ka edhe minerale të tjera të vlefshme nën tokën tonë.

Pasi sipas studimeve të Envidity, në parim Kosova ka potencial të mos ketë më nevojë të importojë karburante për transport, a nuk ia vlen të investohet që së pari të bëhen studime për të kuptuar se sa ka potencial, dhe pastaj edhe në nxjerrjen dhe shëndrrimin e mineraleve? Ndoshta edhe do të eksportonim karburante pas disa vitesh. Këto janë momente kritike për të marrë vendim, dhe shpresoj se kemi analistë dhe biznismenë të denjë, në mënyrë që të krijojnë një plan strategjik afatgjatë, dhe të mos pranohen ofertat e para që u ofrohen. Le të kalojnë dhjetë apo pesëmbëdhjetë vite pa filluar të shihen rezultate. Kjo ka të bëjë me fitim të pastër dhe është totalisht e shtetit tonë. Shpresoj se së paku kësaj rradhe, përfaqësuesit e shtetit do ta shtrëngojnë atë cka e posedojnë, dhe të ndërtojnë fabrikat tona të cilat do të na punësonin neve dhe do të përfitonim ne si individë ashtu edhe si shtet. Të krijojmë zingjir të brendshëm të bizneseve . Le të sillen leket brenda shtetit. Gjithashtu le t’a falenderojmë kompaninë Envidity për informatat që na sollën.

Kosovo 2.0

9 Komente

Clark-ut hallall ja bofte zoti !

Po futi kembet dhe ne Kosove Clark e sigurte qe Thaci qendron ne pushtet dhe 8 vjet te tjera , si Naltmadhnija mo .

Problemi qendron se zoteria qe ka shkruar artikullin memdon se me nje "tu rrit nera" kryhet puna. Tu rrit nera NATOs qe na clirove, tu rrit nera dhe kompanise Envidity qe na e solle ket informacion.

Shpresoj qe autori ta ket me ironi ket punen e falenderimeve se perndryshe qenka naiv i madh i shkreti. 

Qy Klarku mo?

Gud staf! Ma ne fun mbase do mund te punojme per atdhe.

Gerrmo Tare gerrmo!

Cka ketu per tu habitur?
Kete e bejne shume firma,qe kur duan te bejne biznes ne nje vend vendosin si mediator dike qe eshte edhe popullor ne ate vend.
Me kembe te mbare dhe urime zoti Clark!

Ajo puna e firmave te huaja qe shfrytezojne resurset e vendit atje, rregullohet me pika/klauzola ne marrveshje, jo si marrveshjet qe nenshkronte Nano dhe Berisha, qe u japin te huajve te drejta te tejskashme. Ne marrveshje eshte e rendesishme qe firma e huaj, tere fitimet (apo shumicen) qe do nxjerri, ti investoje po aty ne territorin ku kryen aktivitetin, jo ti nxjerri jashte. Dhe marrveshjet te behen per disa vjet, psh 10-15 vjet, jo per shfrytezimin pa mbarim te resurseve, e pas 10-15 vjeteve mund te shihet mundesia per nje rilidhje te nje marrveshje tjeter, m'varet se si ka punuar kompania e huaj. 

nji artikull si ky per rolin e ri te Clark ne Kosove, e kish vene nji mikja ime serbe ne fb.
Po thone se shnderrimi i linjitit ne substance te lengshme eshte jo vetem delikat po dhe me pasoja per ambientin. Shpresoj se kto kanadezet e Clark nuk do i "bejne naften" vendit

Ku  na vajti ai,  qe don gjethe fiku, i cili qeshte kur thame se  Clark shfaqet  ne Shqiperi si biznesmen..... bashke  e krah per krah.... me Fazlliçin ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).