Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, njëherësh ish-ministër i Jashtëm i Francës, është shprehur i bindur të premten se kushtet e BE-së për Serbinë, që kanë për qëllim normalizimin e raporteve me Kosovën, do ta detyrojnë shtetin serb që ta pranojë pavarësinë e saj. Këto komente ish-kryeadministratori Kouchner i ka bërë gjatë një konference për media me ç’rast ka vlerësuar se dialogu ndërmjet dy shteteve është më se i nevojshëm për normalizimin e raporteve shtetërore.

“Ka një kushtëzim që vjen nga Brukseli për secilin vend që aspiron integrimet dhe kjo ka të bëjë me paqen dhe bisedimet me fqinjët. Nuk e them që Serbia do ta njohë Kosovën tani, kjo do të vijë më vonë, por të tregohet e gatshme për bisedime dhe normalizim”, ka thënë Kouchner, sipas të cilit anëtarësimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se  normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë do të mund të ndikonte që Kosova të njihej edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Madje, siç ka theksuar Kouchner, kjo do të ndikonte edhe në zbutjen e qëndrimit të Federatës Ruse karshi pavarësisë së Kosovës. Duke kujtuar faktin se Kosova tashmë është njohur nga një numër i madh i shteteve, ish- kryeadministratori Kouchner është shprehur i bindur se Kosova dhe Serbia kanë për çka të bisedojnë. Por që, sipas tij, çështja e veriut është e pakalueshme në bisedimet ndërmjet dy shteteve.

15 Komente

Serbia "de fakto" e ka pranuar pavarsine e Kosoves... Eshte Kosova qe "de jure" nuk po perpiqet te forcoje sa me shume istitucionet dhe konsolidimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, sepse po imitojne shqiprine ne shume karaktere negative te jetes publike istitucionale.... 

nuk e ka pranuar officially -  shum mire t'u behet dhe serbeve.

sa kenaqem kur shoh lajme te tilla.

kur them "de fakto" dua te them qe nuk po krijon tensione te egra ne veri te kosoves, dhe kete gje mund ta beje shume mire, i ka te gjitha potencialet, ky qendrim paqesor eshte shume i rendesishem.. megjithate nuk ju ve edhe shume faj kosovarve, cfare shembulli mund te marin nga europa ( eulex me vjedhjet e i tij qe kalonin miliarda euro) ne qofte se nuk krijohen "SHTETET E BASHKUARA TE EUROPES" jo vetem qe nuk ka te ardhme per ballkanin ne teresi po edhe per EUROPEN vete,, sikur Europa te shtoje presione edhe mbi ato 5 shtete qe nuk e njohin si po ben me Serbine, do ishte mire...

Hallall.

Kushner me pelqen per qendrimin konsekuent dhe shpresoj qe sllavet e ardhur nga Rusia, te zbuten ca. 

hi HITLER

hi?!     po nuk ishte amerikansmiley Hitoja,  qe te pershendesnim me ''hi'', or mik.    Heil Hitler, thuhet.

e di or mik po e ndrekombetarizova ne anglisht smiley

kujtova se ishte buzeqeshje po me doli puthje, nuk kisha ndermend t te puthjasmiley

aaaa, po ishte  keshtu , dakord pastaj..

kjo ''Heil''  ne fakt eshte shume kombetare.smiley  tamam si ''njatjeta''.smiley

Ky kushneri esht ca tu vjedh e tu be pare ne kosov. Kishte dhe nja 2 dashnore kosovare

Je totalisht pa surpriza. Komenti yt mund te ishte vetem i tille.

Falemderit kopetenti

smiley

ky kushneri kur ishte kryeadministrator ne cdo fjalim  qe mbante asokohe kunder vendeve  te botes se tret pembante ,,,,, perndryshe ju pret lufta,,,

tani na flet per paqen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).