Floriana Garo bëhet drejtoreshë e marrëdhënieve me jashtë në Akademinë e Shkencave

Në fare pak kohë ajo arriti të bëhej e njohur dhe e pëlqyer nga publiku. Quhet Floriana Garo dhe është shumë e bukur, por po tregon çdo ditë e më shumë se bukuria nuk është i vetmi virtyt që ka. Përveçse të na informojë me parashikimin e motit në “ABC News”, ajo do të na japë kënaqësinë ta shohim në prezantimin e “Festivalit të fundvitit” në RTSH. Por nuk mbaron këtu… Prej pak ditësh, përfaqësues së bukurisë shqiptare nëpër botë, i kanë besuar edhe një detyrë të re. Floriana i është bashkuar stafit të “Akademisë së Shkencave” si drejtoreshë e marrëdhënieve me jashtë. Thotë se po arrin t’i bëjë të gjitha, duke marrë shumë kënaqësi. Ne i urojmë suksese!

Kohët e fundit për ty kemi dëgjuar gjëra të reja. Ca thashetheme, e ca të vërteta. Në fillim po të pyesim për të vërtetat... Si ndodhi që u bëre drejtoreshë e marrëdhënieve me jashtë në “Akademinë e Shkencave”? 
Oferta m’u bë nga kryetari i Akademisë, i cili ishte pjesëmarrës në një aktivitet akademik që unë prezantoja. Pasi konsideroi aftësitë e mia të komunikimit, të gjuhës angleze dhe shkollimin tim në Amerikë, ai më ofroi këtë vend të shkëlqyer pune, i cili për momentin ishte i hapur. 

Të pëlqen kjo detyrë? 
Në fakt detyra më pëlqen shumë. Është pikërisht në fushën që unë kam studiuar në SHBA, dhe në të cilën po përfundoj masterin tani, domethënë “ Marrëdhëniet Ndërkombëtare”. 

Në çfarë konsiston konkretisht puna që bën? Na trego si fillon si mbyllet një ditë pune e jotja? 
Puna ime konsiston në mbajtjen e korrespondencës me akademikë të huaj, marrëdhënie me publikun, si dhe organizim konferencash e aktivitetesh. Momentalisht jam e përfshirë në organizimin dhe prezantimin e 40-vjetorit të themelimit të “Akademisë së Shkencave”, ceremoni e cila do të zhvillohet në sallën e “Universitetit të Arteve”. Puna është interesante dhe koha kalon shpejt, me përgatitjet në zyrë dhe takime të shumta jashtë Akademisë. 

Si po ndihesh në ambientin e ri? 
Vërtet mirë! Ndjej sikur kam punuar atje prej kohësh. Çdo pjesëtar i stafit më ka ndihmuar dhe më ka bërë të ndihem shumë komode. 

Ti je vajza më e bukur e stafit? 
Epo, duke konsideruar faktin që jam “Miss World Albania 2012” (qesh). Megjithatë mund të them që edhe vajzat e tjera të stafit janë mjaft simpatike.

Ka në staf femra që të shohin me inat se ti je kaq e bukur?
Patjetër që jo! Akademia e vlerëson të bukurën dhe të mençurën! Të gjitha vajzat dhe gratë që punojnë në Akademi kanë qenë shumë të sjellshme, mbështetëse dhe mikpritëse. Me disa prej tyre kam krijuar një marrëdhënie shumë të mirë. 

A po të pengon puna e re në përgatitjen e parashikimit të motit? 
Jo, unë e planifikoj kohën për t’i bërë të dyja dhe për t’i bërë mirë! Është e vërtetë që nuk më mbetet shumë kohë e lirë për veten, megjithatë është një sakrificë që e bëj me dëshirë për t’u rritur dhe kompletuar më shumë.

Po plani për t’u bërë gazetare e për të realizuar një emision televiziv nuk qëndron më?
Unë nuk kam menduar ndonjëherë të bëhem gazetare e mirëfilltë, por dëshira, qëllimi im për t’u bërë një prezantuese e zonja dhe e suksesshme mbetet më i fortë se kurrë. Nuk besoj se do më venitet ndonjëherë! 

Tani kalojmë tek thashethemet... Është e vërtetë që do prezantosh festivalin e fundvitit në RTSH?
(qesh) Në fakt nuk janë aspak thashetheme! Është e vërtetë që unë do të prezantoj festivalin në RTSH dhe jam e lumtur që kjo ëndërr për të prezantuar një spektakël kaq të rëndësishëm, është në prag të të bërit realitet. 

Kush ta propozoi dhe si e prite? 
Propozimi më erdhi nga televizioni për të cilin unë punoj. Natyrisht “RTSH” e kishte diskutuar këtë gjë më parë me ta. “ABC News” më ka mbështetur vazhdimisht në çdo hap timin në fushën e televizionit dhe e ka nxitur suksesin tim deri tani. E prita këtë lajm me shumë emocion dhe entuziazëm! Jam e bindur se do ta shijoj shumë këtë eksperiencë.

Kush do të jetë përkrah teje në prezantim?
Në krahun tim do të jetë gazetari i mirënjohur Enkel Demi.

E ke ndjekur spektaklin “Miss Albania” që u realizua në “TV Klan”?
E kam ndjekur me shumë interes. Kam vizituar vajzat edhe gjatë provave dhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me stafin e “Miss & Mister Albania”.

Si t’u duk organizimi?
Organizimi ishte shumë i mirë. Vera Grabocka dedikohet shumë për të realizuar një spektakël të vërtetë. Më pëlqeu fakti që skenografia ishte madhështore, vajzat të trajnuara mirë, juria shumë e kualifikuar, dhe kostumet e fustanet e Enada At’Nikollës, përrallore e mbresëlënëse!

Po fitueset? Ishe dakord me çmimet që u dhanë
Po. Mendoj se vajzat më të mira fituan.

Çfarë mendon për vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World”?
Është një vajzë e ëmbël dhe elegante, si në trup ashtu edhe në sjellje.

Ka shanse të fitojë?
Nuk e besoj. “Miss World” i ka të parashikuara rezultatet dhe i bazon kryesisht tek lobimi i fortë i shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria është një vend i vogël dhe i parëndësishëm për ta.

Çfarë do t’i këshilloje kësaj vajze, meqë ti e ke kaluar këtë eksperiencë?
Ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë, sepse rrallë të bie rasti të shkosh deri në Indonezi, ku do të zhvillohet vitin tjetër “Miss World”. Ersela duhet të krijojë sa më shumë kontakte të reja, të mësojë sa më shumë nga vajzat dhe disiplina atje, dhe të ndihet krenare që përfaqëson vendin e saj në eventin më të madh të bukurisë në botë.

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë ajo kur të shkojë atje?
Nuk duhet të mendojë për çmimin e fitoren dhe të mbyllet në vetvete, por të ndajë eksperiencën dhe momentet e bukura me vajzat që do bëjë mikesha atje. Duhet të komunikojë sa më shumë, të bëhet gati në kohë dhe t’i kushtojë shumë vëmendje grimit, flokëve dhe veshjes, pasi këto gjëra vihen re në “Miss World”.

_____

 

Shenim: Kjo duket kasape komunikimi, por meqe bukuria mjafton eshte kaq e embel te moti dhe kaq e duhur si drejtoreshe. Te le me goje hapur me menyren si mendon e si flet.

Trampoline e shkreta trampoline kjo bukuria ... po pse u merr zoti mend e japin intervista ku tregojne qe jane kaq kasape!

96 Komente

thone qe po do te ngelesh pa martuar pyet femra per gruan qe do zgjedhesh. sa xheloze behesh dhe ti smiley 

po shakate menjane, ne kete rast bukuria eshte partia. kur e pash lajmin ne mengjes me beri shume pershtypje, por me shume me habiti fakti se ishte akademia e shkencave dhe mendova WTF?! po te ishte ndonje ministri a ku di gje une nuk do linte gjurme lajmi besoj. 

p.s: po femrat me te bukura (dhe ndonje here dhe si prostituta) jane te ministria e drejtesise dhe te gjykata!

kasape komunikimi?! Problemi femrave nuk eshte vetem sexizmi por edhe lufta brenda llojit. Nejse. Kjo mos eshte e fejuara e Drini Zeqos? Kryetari ASH ka bere zgjedhje te mire per sekretare. Di qe aty aplikoi edhe dikush qe une e njoh, diplomuar per mardh. nderkombetare jashte, me dy mastera, me anglisht dhe shume e bukur. Por nuk ishte pjese e Klanit.

sa budall

perkundrazi, kjo eshte dhene nuse tek Klani i PS-se

pse merresh me thashetheme smiley

jo bre,

i just googled it, sic bej me cdo info qe plaset ketu si pa te keq,

nuk e besoj por e verifikoj smiley

naten e mire

nuk morra vesh, cila eshte puna dhe cila hobby  per zonjen/zonjushen Floriana: drejtoreshe ne Akademine e shkencave, apo parashikimi i motit?smiley

asistente ne teleferik smiley

Ka shanse të fitojë?
Nuk e besoj. “Miss World” i ka të parashikuara rezultatet dhe i bazon kryesisht tek lobimi i fortë i shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria është një vend i vogël dhe i parëndësishëm për ta.

ja psh kjo femer vuan nga xhelozia , kjo tregon se nuk qeka dhe aq e bukur smiley

femra e bukur DHE E ZGJUAR nuk flet me kete gjuhe fshatunarje

nuk e di pse me ngjalli neverine e bleona qerretit apo paris  hilton- garuzhde me gozhda mendja ,  plloc

Shqipëria është një vend i vogël dhe i parëndësishëm për ta.

ok,e dime te gjithe kete,por si e diplomuar per marredhenie nderkombetare mund edhe ta evitoje si fraze interviste!

meqe e dimesmiley

Ishte edhe tek Zone e Lire kjo.Nuk e ndoqa, a di kush, e kaloi testin e Canit?

aman

peshku eshte bo si grate e lagjes duke u marre me thashetheme

ruzhe,kjo me lale ne amerike studies per komunikim i bon ,ama e bukur osht kshu qen vend ndonje cop programacioni me nonje vend i futi ne zedhenjeje te ash,pastaj pa mire majtas e djathtas edhe meqe su bo miss boterisht ,nxorri kthetrat e profesionit,a mkuptove,seshte mall i mire,ene po i bej reklame te keqe..a mkuptove?

smiley

asigjo s'kuptova smiley qe se kisha kuptu gjer m'tash

por prape, mua me ha meraku : pse peshkun duhet ta haje meraku se si e nxjerr buken e gojes, nje femer ashtu ne tirone, qe spo na ha buken neve ! "_

jo mi ruzhe..e kam fjalen qe mbas keti jfitimit te bukes fshihen ca trumbeta qe kur fillojne plasin si tema ketu te peshku,nxehen gjakrat,jo xhelozina,jo emancipime,jo meritokracina

ah qyqja

po ajo dihet mi.

sja vlen ...smiley

ika n'gjume se mu ka kohe qe m'ka perendu bukuria, e jo per TV qe sboj por dhe pasqyra e nevojtores time m'ka marre inat smiley

un e kam mulu fare.....se kam hall mos me mer me sysh ,se  un sdu me e pa po e shkreta shef,ene kam hall se ndodh nonje hata fare

ate beson ti, eshte modeste ajo.

po ke tjeter

pasqyra e nevojtores

smiley

thuj "pasqyra e banjes" te pakten... lol.

dhe pasqyra e nevojtores time m'ka marre inat....smiley

Nuk durova dot .Te shpenshin ne  Miss World ishalla me gjith autoreklamat qi bo per veten .Po pse pyt Jozefina pasqyrat perdite:

"pasqyre moj pasqyre ,kush eshte me bukur Une apo Ruzhdija "....dhe sipas te dhenave te Sanijes, mshesaxhijes se parlamentit del se  " nuk kam pune tjeter vetem me mshi copra pasqyrash perdite ke zyra Jozefines "smiley

ncuq

Sanija nuk e çel gojen fare, se ka hy n'pune me mik, rrezik kane perzane pastrusen socialiste smiley  

ja erdhi kjo me shprehjen standart. ajo ka dale ne gazete, person publik dhe publiku do japi opinione. 

Akademia e vlerëson të bukurën dhe të mençurën!

jam jam e mire.

moj Ruzhdije po drute u dogjen

skan ardh dritat

ca me ba ne ?? smiley

 

Kjo ka per ti drejtu mire mardheniet me jashte. Dhe brenda. 

Ne akademine e shkencave? Pse nuk eshte fute ne ndonje gje tjeter jo shkencore, thuj kulturore ose sociale?
Kjo vajza m'duket se e hap rrugen me djerset e ....

Une e mbeshtes deri ne fund bukuroshen Garo...jo per gje...po e ndritem me shkenca e me master perdemekshe...te pakten eshte alamet vajze,terheq vemendjen e kjo nuk ka nevoje per shkence a master...

Zana mqs e mbeshtet thuaji te kete parasysh :

http://www.akad.edu.al/index.php?option=...

Funksionet kryesore të Akademisë:

  • të bashkëpunojë me institucione kërkimore dhe mësimore brenda e jashtë vendit, të cilat kanë kapacitete të nevojshme fizike për kërkim;
  • të propozojë fusha të reja kërkimore e studimore, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit;
  • t'u ofrojë institucioneve të larta shtetërore këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit;
  • të organizojë kongrese dhe konferenca shkencore e problemore në shkallë kombëtare e ndërkombëtare;
  • të krijojë komisione ad-hoc për prioritete të kërkimit dhe të zhvillimit; të organizojë konkurse dhe dhënie çmimesh shkecore etj.
  • apo vari qillon thuaj merr rrogen aty bej nje webpage bej nje miss pi 20 kafe

eshte e bukur , terheq vemendjen... dmth mjafton te jete sexy dhe eshte i garantuar suksesi. Vite me pare kam rastisur te punoj ne nje njesi me ish misin Monika Zguro. Te gjithe i therrisnin ua misi, misi. Ndersa ajo me takt u pergjigjej:une jam Monika dhe jam ketu jo per te treguar sa sexi jam por per te treguar sa di te bej punen qe me eshte dhene.

 

Problemi eshte se Garo nuk ka asnje merite tjeter....Po asnje...

Sa e miiiire! 

Si shpirt. 

Respekte akademise, se u bo sebep t'shikojshim edhe ne dicka t'bukur.

eh, vend kokëmushkash!

(se mos pyet njeri: edhe unë kokmushkë jam)
---
Klepsidra, po ti, je e shëmtuar? Mos u mërzit, ke inteligjencën! smiley

---
E besoni apo nuk e besoni, unë në këtë moment jam i mendimit se pangot janë një zgjidhje e shkëlqyer për të tilla raste. Rrofshin pangot!
Në këtë rast k***a është Akademia e Shkencave!

Po pse k***a e vune ne gjinine femnore???hahahaha

Akademia e k**vit? smiley

dil e pyet se a jam e bukur.........pyet dhe ketu po deshe....

Nuk më intereson.

jo thashe se mos......

Po, ashtu thash dhe unë... po pastaj mu kujtua se je anemike dhe thash se mos më ngelesh në dorë. smiley

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ty mo.....as e vdekur!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

smiley
Po ti nuk më njeh fare! Si thua kështu? Klepsi, kur isha kalamak, më thoshin gratë që pinin kafe me mamin, u sa i bukur çuni uu vdeksha unë.. etj etj Shiko se prap aty afër jam. Apo ti thua nga ana "intelektuale" smiley ?

po pra pikerisht kur ishe kalamak,tani ia mbathin vrapit ato

Cfare moshe ka kjo drejtoresha?

Moshe tamam. 

Na leni tashi rehat. 

tamam per cfare?smiley

Per funksionin.

smiley

25!!smiley

mire ,te pakten eshte e gjate.

me fal,po ca masteri po ben kjo per komunikim ne amerike qe 25 vjec edhe eh akoma smileysmiley jo per gje po ata qe studiojne ekonomi ne moshen e kesaj te ngrejne zgupthi ne burse,kjo te ngre zgupthi ne akademi

Zgupthi! smiley

oh me fal per ju meshkujt ju ngre tjeter gje...

si eshte moti andej smiley

lum ata meshkuj qe punojne me te tille drejtoreshe,se kohe me diell kane gjithnje.smiley

te shkretet ata smiley

mesohesh,mesohesh.smiley

Oferta m’u bë nga kryetari i Akademisë, i cili ishte pjesëmarrës në një aktivitet akademik që unë prezantoja. Pasi konsideroi aftësitë e mia të komunikimit, të gjuhës angleze dhe shkollimin tim në Amerikë, ai më ofroi këtë vend të shkëlqyer pune, i cili për momentin ishte i hapur. 

Interviste e marrjes ne pune e tipit Ylli Pango' Stile smiley.."Pse ste hapen keto mberthecka"smiley 

Kuje e zeza ku ka vajtur ai shtet. Vetem nga intervista e kesaj Bibe  del qarte se minimum Kruetari  ka ABUZUAR ME DETYEREN.  dhe shih shih c'thote :

 ai më ofroi këtë vend të shkëlqyer pune, i cili për momentin ishte i hapur.  

C'fare fati paska pasur eeee.. kote nuk thone MOMENTI eshte gjithckasmiley

Nuk e di e "shkreta" qe arsyet ishin:

Te gjithe u bene me dashnore . une pse jo?smiley e ze .se ze tjeter gje . e rendesishme eshte c'mendojne te tjeret.

e ze , se ze tjeter gje

qarri eshte i gruas. karikohesh gjith diten dhe duhet zbrazur libidua smiley

si shoqet edhe kjo , plot eshte Linkedin me keto ''Floriana'' ne te gjitha '' pozicionet e mundshme punojne '' smileysmiley

Po mardheniet me mrena po kjo i ka? Sthote gje artikulli. 

Ti je vajza më e bukur e stafit?
Epo, duke konsideruar faktin që jam “Miss World Albania 2012” (qesh). Megjithatë mund të them që edhe vajzat e tjera të stafit janë mjaft simpatike.

 

Ka në staf femra që të shohin me inat se ti je kaq e bukur?
Patjetër që jo! Akademia e vlerëson të bukurën dhe të mençurën! Të gjitha vajzat dhe gratë që punojnë në Akademi kanë qenë shumë të sjellshme, mbështetëse dhe mikpritëse. Me disa prej tyre kam krijuar një marrëdhënie shumë të mirë.

Modestia ne kulm smiley

Por gezohem shume qe Akademia e Shkencave qenka e balancuar me punonjese te bukura dhe te mençura. smiley

Suksese vajzes, si kallup per t'u pire ne kupe qenka.

Nuk di a jam gabim por me duket se miset e para megjithese te shkolluara vetem ne shqiperi dhe nje pjese e madhe vetem me gjimnaz kishin shume me teper sharm dhe dukeshin me inteligjente sesa keto te pas vitit 2000. I cartallosi nga trute femnat Jozi.

Universiteti Mesdhetar

Master of Science (M.S.) Internatinal Relations and Affairs

2011 – 2013(expected)

Po si ne xhep, si rruges per ta mare, aty aty eshte smiley

po ketu me rri!!!!! ku e ka ameriken kjo duke dhene motin cdo dite

ku e ka Ameriken smiley ???

po pjesa : Master of Science (M.S.) Internatinal Relations and Affairs , nuk eshte e shkruar ne Anglisht ?? smiley

po edhe un M.Sc  jam po sdo te thote qe jam ne angli apo ne amerike.......

M.Sc po e ben tek Universiteti Mesdhetar http://www.umsh.edu.al/

Bachelor e ka kryer ne NYU.

Po meqe ra fjala, 6 vjet e keni Bachelor Degree ju te Amerikes? 

Ata qe e kane me nge, e bejne edhe per 6 vjete.

mua me pyet ..ku di un ..un per vete e kam 3 vjet.

Po c'diskutoni mastera mo,asaj i mungon nje gje shume e rendesishme per t'u bere drejtoreshe:eksperienca.Eksperienca nuk fitohet me mastera ,por me pune.Ajo eshte per t'i dhene eksperience ,jo per t'u dhene te tjereve.

ta dish ti se ça experienca ka ajo,ehu

do thuash ti per eksperincen qe kan te tjeret me drejtoreshen smiley

...pupupu cpaskeni qene !!! 
Po ju ku e keni hallin ?
...pastaj e zeme se keni te drejte...nuk mund te quhet aftesi edhe kjo ? ca rencie ka menyra kur objektivi arrihet ? 
...ka qe lodhin trute e cajne derrasat neper shkollera, ka qe zoti ju ka dhene mjete te tjera per tja arritur...

Si ku e kemi hallin?

dume akademi, ja ku e kemi.

DUAM AKADEMI !

ou ? po PER CFARE E DO ???

PER STUDIME NUK E DU I' HERE !  smiley

po kjo akademia sikur ishte ne super diete e sikur do mbyllej a ku di un cthote p(S)al(l)a dhe tani u hap vendi fap e fap per kete

Maskilista, femra ziliqare! Goca eshte zgjedhur tamam per ate vend pune.Do ngreje telefonin, do llafosi anglisht, do nisi e'mail, do shperndaje ftesa.Me gjuhe te huaja, sportiste, prezantuese, prezentabel. Ca doni me o shqipetare dhe shqipetarka? smiley

Paska jetuar ne NY.  A e ka njohur ndonje nga peshqit e NY-it?

She wasn't that famous back then. Could only be seen at Jeton's parties.

Po pra, kush e ka pare te Jeton's party.

Nje vit qe qellova andej, na u dha rasti tu takonim (biles tashi i kam rene pishmanit qe s'i kerkova autograf). Yll femer, ke lezet ta kesh kopertine kompanie smiley Te lexoje di, te flase Anglisht po ashtu. Pavaresisht disa viteve ne Amerike, gjuhen Shqipe se kishte harruar. Italjo-spanjishten rrjedhshem e fliste, Frengjishten e kuptonte ne menyre indirekte. Nuk e ngaterron veten me politike apo subjekte te tjera ku nuk ka njohuri. I shkon kostumi per lezet. Fiks per rolin qe ka mar eshte.

Qeke bere pishman vetem pse s'i kerkove autograf?

Vetem aq, se kur e njofta une, her lesbian days were over smiley

 

ty ta paska pasur qefi vet me ate prandaj flet kshu smiley

Besoj rreptesisht qe gjerat e bukura duhet te vleresohen smiley

smiley

S'e kisha idene qe ishe femer.

Lajm do te ish nese do na lexonte ndonje artikull shkencor mbi parashikimin e motit, te ABC, veshur si miss, dmth vetem me bikini. 

Hajt me taka te forta!

Po keto vende sikur duhet te behen me konkurs? Keta te heqin buken e gojes..Bobobosmiley

p.s. a duhet t'i terhqet vemendje atij shtangistit?

Konkursin e ka bo "Miss Allbenja". 

Love it, agjensia e punesimit "Miss Allbenja".

Masanej qortojne ato qe qepin 2 kg silikon.

Ky eshte nje rast flagrant i keqperdorimit te detyres. Te ofroj drejtori i akademise vende pune sikur ti kete pronat e babes, kjo eshte per te vene duarte ne koke.Dhe kjo zonjusha qe e thote gjithe shend e vere " u pame nje dite te bukur pranvere, vendi ishte bosh, dhe ja u gjenda aty" . Shume pa lidhje...

Gjithe ata njerez qe luftojne me CV ne dore, qe investojne ne arsimin dhe kultivimin e tyre dhe qe perfundojne ne qenefet e vendeve qe ngelet bosh nga miqte e miqeve te miqeve.Kjo me te vertete eshte shume irrituese. Minimumi qe duhet te bej mister shtangisti eshte te jap sqarimi mbi rekrutimin e miss.intervistes.

Jo se thone masanej qe nuk ka vlere zeri "hobi" ne CV. Ja ka lexu ai, "volejboll" dhe ka thene, aaaa dikush qe ka qef voleibollin, aaaaaa te lutem shume, nuk mund mos me e sprovu.. 

Keshtu pra, pasuroni zerin hobi ne CV tuaj. Ja nje ide "e apasionuar pas la perlave"...smiley 

Kush e di, mbase eshte llagar per ate magazine..

Bame, lum si ty qe e merr me sportivitetsmiley Po seriozisht keto lajme me duket sikur me hane buken. Kam degjuar ne Shqiperi nje goce nga nje qyteze e vogel ne Shqiperi qe kishte mbaruar London School Of Economics and PS, dhe pasi e kishin perplasur gjithe andej MEZI kishte gjetur pune ne nje banke private*. Nivel fillestar, te kuptohemi.

Edhe keta flasim per seleksionime tregu e terci verci. Ketu eshte per te vene duart ne koke.

* mos me pyet pse u kthye, e pse 'ndejti e te tjera gjera qe kane lidhje me zgjedhjet e saj.

Dora me behet sikur e njoh kte vajzen ne fjale (nese po flasim qe eshte kthyer tani ne 3-vitet e fundit) e njoh patjeter. LSE'ne e pasuruan goxha studente shqiptare (dhe numri i tyre sa vjen e rritet) te cilet kishin ide te medha per t'u rikthyer ne Shqiperi e te jepnin kontributin e tyre. Shume prej tyre e provuan. Ata qe munden, u kthyen ne Londer, per arsye se ne Shqiperi inteligjenca meret per dobsi.

aqua ta pish nje kafe me ty kernaqesh e smiley

drejtori i akadameis ja paska propozuar vendin,,, e punes kesaj sikur e ka akademin çerdhe bebesh,mir o drejtor mir,sa e veshtir esht jeta e artistave smiley

forma ne pershtatje me funksionin...se akademia e shkencave merret me gjithfarlloj gjojnash...pervec shkences. 

Me behet vertet qejfi qe Floriana ka realizuar endrren e saj per te prezantuar spektakle. Ka prezantuar koncerte qe e vogel dhe mbaj mend nga provat qe ka qene nje vajze shume e embel dhe e qeshur dhe recitonte bukur, e therrisnim Lola. Urime dhe suksese!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).