3.1 miliard lekë mbajtja e 127 deputetëve për Pagesa, telefon, dieta, karburant, honorare për komisionet Fondi i shpenzimeve për udhëtime të delegacioneve parlamentare arrin në 16 milion lekë

3,1 miliard lekë i kushtojnë shqiptarëve mbajtja e 127 deputetëve dhe stafit mbështetës që punon në Kuvend. “Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin e shpenzimeve 9 mujore të Kuvendit ku konstatohet se për këto muaj janë shpenzuar rreth 310 milion lekë, ose 71 % e fondit vjetor të akorduar. Ndonëse jemi në një vit tepër të vështirë financiar, ku edhe fqinjët tanë me një nivel ekonomik shumë herë më të lartë janë detyruar që të ulin shpenzimet, Kuvendi ynë vazhdon që të bëjë shpenzime marramendëse për pagesat e përfaqësuesve dhe për mbështetjen e punës të tyre, e cila rrit disa herë kostot. Sipas dokumentit, këto shpenzime përfshijnë pagat për periudhën 9 mujore për 127 deputetët dhe rreth 208 punonjës (nëpunës civil dhe punonjës mbështetës). Pagesat janë kryer në përputhje me bazën ligjore në fuqi. Pagat për të gjithë deputetët dhe punonjësit gjatë 12 mujorit janë parashikuar që të kapin vlerën e 436 milion lekëve ose 4.36 miliard lekë të vjetra. 

Shpenzimet operative 

Në relacionin që shoqëron raportin për shpenzimet e Kuvendit, bëhet e ditur se janë realizuar rreth 227 milion lekë nga 320 milion të akorduara në këtë llogari ose rreth 71 për qind. Në këtë grup janë të përfshira dhe përfitimet financiaret për mbulim shpenzimesh që statusi i Deputetit u njeh përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë. Vlera e këtyre parave kap mesatarisht 55-58 % të totali të këtij grupi shpenzimesh (pagesa për telefon, dieta brenda vendi, pagesa për shpenzime karburanti, honorare për mbledhje komisionesh). Afërsisht telefonat dhe dietat brenda vendit të deputetëve vetëm për 9 mujorin e parë kapin vlerën e 132 milionëve. Sipas grafikut të ndarjes së shpenzimeve operative, vetëm përfitimet financiare të deputetëve nga 227 milion lekë zënë 67 për qind ose 152 milion lekë. Edhe shpenzimet për telefoni kapin shifra tejet të larta, ku gjatë 9 mujorit kanë arritur rreth 13.6 milion lekë. Shpenzimet për kuotat parlamentare arrijnë në 9 milion lekë. Shuma tepër të konsiderueshme janë shpenzuar për veprimtaritë e Kuvendit në marrëdhëniet me vendet e tjera, por edhe për aktivitet e ushtruara brenda vendit. Fondi i shpenzimeve për udhëtime të delegacioneve parlamentare arrin në 16 milion lekë. Shpenzimet për brenda vendit për transportin arrijnë vlerën e 13.6 milionëve.

25 Komente

Mos u ngopshit!

Ishallah ngopen ,thuaj

smiley

n'fyt ishalla!

Thone qe po u ben me shume se 100.000 mallkime (virtuale) qeverria jep dorheqjen,bile ajo mund ti shpaguaj popullit te gjitha vjedhjet me dy atre nga llogarit sekrete qe ka ne zvicer

titull bombastik, por kur e lexon kupton qe shpenzimet jane kryer ne perputhje me planin. Shkrim idiot, por me budall eprori qe qe i jep lejen e kalim per tu botuar ne gazete. 

3,1 miliard lekë i kushtojnë shqiptarëve mbajtja e 127 deputetëve dhe stafit mbështetës që punon në Kuvend

3.1 miliard leke qe shqiptaret te degjojne sharje si: jot moter eshte prostitute hotelesh apo motelesh, vagabobond, b...re, legen , sh....te , ta ... nanen motren , horr hajdut , kriminel etj.

5*

... dhe te mendosh qe une sektorin e sharjeve mund ta mbuloja per te gjithe kuvendin me 10-15.000 USD ne vit part time. Legena abuzues

Dieta qe Buall Mavria ka trumbetuar me te madhe qysh me 2005, ka rezultuar me nje rritje te barkut te parlamentarve dhe qeveritarve.

Po pse kot eshte bere ankand lista e deputeteve?

Ka bere qeveria ndonje propozim per reduktim te shpenzimeve shtese (dieta, telefon, honorare) te deputeteve? Mesa di une, asnje. Nderkohe eshte shternguar rripi administrates , duke penguar ate te kryej edhe funksionet e saj organike, sidomos ato institucione qe merren me inspektim, monitorim, kontroll te subjekteve ne territor. Parlamentare te majmur ne kohe krize.

e mire,mire....keta marrin honorare ,shperblime per cdo takim qe bejne,kurse ne te tjeret ,jo vetem qe s'marrim kokerr leku ,por duhet te japim dhe leke per trajnime nga me idiotet

eh,me fal,fitojme ca kredite qe s'i hyjne ne pune as dreqitsmiley

Ka rrezik qe nje sasi e madhe Parash shkojne per te Ulur Gollogungat nga surrati Jozefines me kremera te cmimeve marramendese .. E kam nje te dhene nga afer ,  po nuk du me e dekonsopiru pa me premtu Neoballukemeni me Xhelalaagane qe nuk e denoncojne . E ka kap dhe auditi ....po asht Justifikue me Grimin e kryetarkes kur ka takime e dalje Zyrtare smiley

Ore, po sikur jane 140 deputete, nga na firuan 13 te tjeret...???? Apo jane ata qe jane ne qeverri dhe nuk kane nevoje per parate e kuvendit...... se kane thes me vete....?????smiley

Ato te 13e mund t'i gjesh ne ndonje vend ne bote duke bere pushime semi-permanente.

Une cuditem se si deputetet nuk ja varin hic popullit pasi te fitojne karrigen e parlamentit. Ketu ne Angli e takon deputetin sa here si te duash, dhe ankohesh per lloj-lloj gjerash te ai/ajo dhe t'i zgjidhin zakonisht nqs e kane ne dore. Dhe ne parlament shkon rahat si amator me pa se eshte ndertese publike.

Ne Shqiperi nuk ke shanc as me u taku me to per probleme nqs nuk le me u dhane nje thes lek, dhe as nuk te lene t'i afrohesh parlamentit.

asgje sjane,duhet te pershtaten asaj salles se kuvendit qe eshte bere si kopshti i zhozhuse qe ska per te arrit te kuptoj qe shkodrancja eshte dialekt i shqipes,duhet ti pershtaten pra,pastaj sdo dalin ata,sdo kene nga nje shofer nga nje darke .......ore po gru e dahnore e kalamaj skane ate......kane e ne tel do i marrin apo ata sjane pabuksa me pas oferta kane nr e kuvendit...po un bej nje cudi tjeter gjysma e deputeteve jane bisnesmen ...rrogen e parlamentit e marrin si demshperblim per mungesen kur jane ne parlament e jo duke drejtuar bisnesin smiley

 car gallate - kjo eshte teme

komunistet fshihen pas demokrateve , demokratet hypin siper komunisteve .. e me rradhe

pastaj  demokratet shajne komunistet me i mbyll gojen miletit

dhe komunistet pastaj  shajne demokratet  meqe jane ca me te evoluar me vjetersi pune

dhe populli  qe lufton " mos t'ja mbeshtese " njeri , zgurdullon syte me shprese se ne zgjedhjet e ardhshme do na vije sali-ram-hofman dhe edi-me turi skodat e tij ne katun me i cliru fukarallikun.

He se mu duk interesant ky dokument :

Biographique Personalique

Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila vite më vonë do të
ishte edhe zona e tij elektorale. Si njeri mjaft i ndjeshëm ndaj halleve të popullit, ai u
përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste demokrate antifashiste.
Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë dhe njerëz
të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite u njoh edhe me shitësin e librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha dhe të dyve së bashku u polli mendja
për krijimin e një grupimi politik. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi
dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave
Demokratike” shpk.

Gjatë luftës, komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar
ndër beteja ju dha grada madhore e gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.
Lufta u kurorëzua me fitoren e thelle te koalicionit të mazhorancës ndaj opozitës. Menjëherë lindi nevoja për
krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha për postin e kryeministrit ose të presidentit
ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika.
Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës ju përkushtua plotësisht.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar.
Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim. Të eliminonte shokun e tij të luftës, Enver Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e
kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij
ai kishte mundësi ta eliminonte edhe pse kështu ai shkelte betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta
përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, Enver Hoxha vdiq vetë.

Me vdekjen e diktatorit, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në
drejtësi dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më
pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht.

(Ref: Arkivit te KM.org dt.05-05-2006)

 

si perhere shkrime merre me leng, qe te ngatrrojne.

Tani , qe, deputetet tane jane shk..dhata , kjo nuk vihet ne diskutim.

Po ky shkrimi nuk sqaron asgje. Thote vetem kane prish kaq leke.

Edhe thote qe cdo shpenzim ka baze ligjore dhe ska asgje te parregullt. Thote qe per 9-10 muaj kane harxhu 70% te buxhetit qe kishin , pra prape jane ne rregull.

Thote qe spo kursejne, por si e justifikon kete thenie ? Ndoshta buxheti vete eshte i shkurtuar dhe me kursime.

Tani, prape, ne e dime qe ata i bien me top lekeve tona, por te thush shifren thjesht mund te trondisesh popllin fukara dhe asgje me teper.

Nji shkrim tamam, psh do bente nje grafik te buxheteve vit pas viti, le te themi per 5 vitet e fundit, te shpenzimeve vit pas viti, ti perpjestonte ne lidhje me nr e deputetve, te merrte parasysh inflacionin, buxhetin e shtetit ne pergjithesi. Pra dreqi e mori, behet nje hesap bindes, jo plas aty shifrat totale dhe thote jane te larta.

Po ku e bazon ti mre shoku faktin qe jane te larta ???

sa mire , ju dini sa kan harxhu

une di sa kan kursy ca prej tyre perafersisht

ca qefi

 

ne Amerike jane ca banka sekrete , po qeverise shqiptare perbere po nga keta kusare nuk i rruhet shume se si i pastrojne "kursimet " e tyre keta kriminele .

hajde se gjak do t'u behen , te gjitha ne kete bote lahen

Shkrim komunistash. Pse me pabuksa do jen deputetet? Shyqyr te kene se ashtu vjedhin me pak. Kush esht fakir ne shpirt do ti shofi te ter fakira. Pacin sa tu doj zemra o lla

Sipas ketij shkrimi kete buxhet apo tufe lekesh e kane harxhuar vetem deputetet e mazhorances sepse ata te tjeret nuk vijne fare ne parlament.

Apo mos valle dhe pse nuk vijne ne parlament i vihen ne dispozicion buxhete per te prishur ???!!!!

Me ra rasti te takoja bashkeshorten e nje deputeti ne nje event. "Me cfare merreni ju?"- e pyes.  Ajo: "Une...burri im eshte deputet...me pelqen shume te lexoj."

e ku eshte krimi ketu?

Ku e lexove fjalen "krim"?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).