Mishi le të piqet, por ama helli naltmadhnor të mos digjet.

Ne intervisten e fundit qe Lirak Bejko i ka dhene mediave, nga shtrati i spitalit ai porosiste antaret e tjere te greves qe te vazhdonin perpjekjet e tyre por te mos ndiqnin shembullin e tij te veteflijimit.

"Porosita shokët e mi mos ta bëjnë më. Është shumë e vështirë të ndjesh dhimbjet e djegies së trupit, është sikur piqet një mish në hell".  Sapo mendimi kalon te ish-të burgosurit e tjerë që vazhdojnë grevën, zëri i tij fillon të meket nga emocionet: "Për arsye se unë shokët e mi i dua shumë, kemi një ideal, nuk dua që të ndjejnë ato dhimbje". "Kemi pasur një grevë urie kundra Qeverisë - shpjegon ai më pas - për shkeljen e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut, përsa i përket ish-të burgosurve politikë dhe kishim ditë që nuk merrnim asnjë përgjigje, përkundrazi, diskriminimi vazhdonte dhe kishim arritur që këtë çështje ta sensibilizonim përmes disa akteve të atilla që të shkonin deri në ekstrem dhe, ashtu siç u pa, edhe ndodhi", tha Bejko për A1Report. "Unë, Gjergj Ndreca dhe disa të tjerë, jemi organizatorët e asaj greve", pohoi ai.

 Disa dite me vone, tashme pas perfundimit te greves, ne emer te qeverise se Shqiperise kryeministri Berisha perpiqej te konturonte greven dhe ish te perndjekurit per publikun shqiptar. Neveria dhe bezdia e tij ndaj kesaj greve ishte e dukshme, vecanerisht ndaj Lirakut, i cili kishe vendosur qe te vetedigjej ne nje moment krejt te papershtatshem, ne prag te shpalljes se statusit te kufizuar, duke perdorur keshtu trupin e vet per te kryes nje akt terrorist. Por perkufizimi i tij si terrorist nuk i dukej i mjaftueshem Berishes, ndaj vendosi ta pershkruaje Lirakun dhe si nje njeri me te meta mendore, por dhe si trafikant droge:

"Natyrisht ne kete akt terrorist nuk u perdor dimanimiti por u perdor benzina per te djegur te gjalle nje njeri me probleme serioze mendore, i cili, ndonese ka bere perpjekje te vazhdueshme per suicid, nuk ka kryer suicid, se ka hyp neper peme, neper statuja, por nuk ka kryer suicid. E tani, meqenese ky ishte i kesaj tendence, duhej ti vihej zjarri diten qe Komisioni Europian do te rekomandonte statusin. Nuk kishte akt me te shemtuar...ai Bejko, qe vendosi te behej therror (buzeqesh) ishte arrestuar me 30 kilograme droge nga policia e Durresit, nente vjet kishte kerkuar institucioni i akuzes, natyrisht e liruan Tabaket e KLD-se".

 Liraku mesa duket e ka coi deri ne vund terrorizmin e vet duke vdekur pikerisht tani kur qeveria sapo ka filluar aktivitetet festive te 100 vjetorit te pavaresise.   ___ Reagimet e para per vdekjen e Lirakut ishin te pritshme. E ema thoshte se mbase nuk do te ishte vetedjegur Liraku sikur qeveria te kishte pranuar te fliste me ish te perndjekurit e greves, qofte dhe duke i genjyer, mjafton qe ai sot te ishte gjalle. Shoket e tij greviste dhe ish te perndjekur fajesuan Berishen per vdekjen e tij dhe premtuan qe do te vazhdojne perpjekjet e tyre, bile dhe me veteflijime te tjera. Qeveria i kerkoi drejtesise qe te hetoje dhe te gjeje pergjegjesit e kesaj tragjedie, nderkohe qe opozita nxitoi te radhise Lirakun si goglen numur 31 te numratores se saj te viktimave.  Ne ditet ne vazhdim padyshim qe do kete me shume reagime, bashke me hedhje-pritjen e fajit dhe arsyeve per vdekjen e Lirakut.  ___ Per dicka me shume, Ben Andoni ka shkruar nje artikull disi te zgjeruar per Lirakun (dhe nje te perndjekur tjeter) dhe jeten e tij.  *Fotoja ilustruese eshte nga gazeta "Dita". 

19 Komente

merzi smiley

Qeveria, i kishte mundesite ta shmangete kete tragjedi, por ajo u tregua cinike ne kulm, indiferende e pashembullt dhe e paafte si gjithmon. 

Mire qeveria e politika e politikanet jane bere ujqer pa piken e moralit njerzor por media shqiptare cfare eshte kjo lloj spezie!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Cfare lloj kafshesh apo speziesh aliene jane ata qe botojne keto lloj fotosh ne shtypin e perditshem shqiptar?

Keni (KAN) respekt per te ndjerin dhe familjen e tij ?????????

Po pse si thua ti mer Xhon qe media te mbylli gojen perpara deklaratave skandaloze qe ben ministri i pare ne mbledhje te qeverise, qe mbasi me mosveprimet e tij sipas ligjit e coji ne vetflijim te burgosurin e diktatures, tallet me te si te ishte nje qen rrugesh. Nuk thua shyqyr qe ka edhe ndonje media qe denoncon kete akt te turpshem te kryekriminelit, por meresh me te sikur te ishte thelbi i problemit.   Pikerisht sepse ka respekt per te ndjerin dhe familjen e tij, prandaj dhe gazetari denoncon fort qendrimin poshterues te kriminelit sali.

kuaz,

 

Me vjen shume keq qe shkrimin tim nuk e paske kuptuar fare!!!

Media le ta hapi gojen sa te doje deri ketu nuk kam asgje kundra, fundja medja per kete pune eshte qe te nxjerre "drejten" ne siperfaqe. Une ketu e kam fjalen per sferen personale te individit e thene troc ajo foto nuk duhej te publikohej !!!

Dhe kur vdiq lady D megjithse shume reportere dhe media kishin foto ku ajo nuk njihej me ose ne mom kur sapo e nxirrnin nga makina e prap asnje media nk i botoj ato foto (etika shoqerore dhe mediatike).

Ndoshta nje shembull pak i ekzagjiruar por ne thelb behet fjale per privatsine e individit sipas stilit perendimor.

Per here te pare, ne historine moderne te Shqiperise nje njeri veteflijohet me djegje dhe vdekje, per te kundershtuar padrejetesine dhe dhunen. Ky eshte Jan Palach-i shqiptar, i cili i dha nje shembell te madh dhe rendesishem, popullit te vet. Eeshte nje akt sublim, i cili edhe pse trishtues e i dhembshem; na jep shpresen te besojme se nervi shqiptar nuk ka ngordhur e vete shqiptaret nuk jane kthyer ne nje tufe delesh te hutuara apo derra te kenaqur. Eshte nje shprese e venitur, por qe urojme te forcohet e te rritet ne kohe, balle nje shoqerie indiferente ku, gjysma mendon se si te mbijetoje e pjesa tjeter, si te vjedhe e te mbushe xhepat me parà. Eshte per tu ardhur keq, por, nderkohe qe popujet e tjere te qyteteruar e kane ritual te zakonshem, daljen ne rruge per te protestuar e mbrojtur te drejtet e tyre, ne heshtim duke ulur koken ndaj padrejtesive, korrupsionit, tiraneve dhe xhelateve. Po te kthesh koken pas, do te shohesh se kjo sjellje, kjo psikologji turme, s'eshte e rastit. S'eshte e rastit qe per 50 vjet me rradhe, ne, si popull, ndenjem kokeulur para terrorit komunist dhe izolimit total. Ndofta, ko sjellje, kjo frike, kjo indiference i ka rrenjet thelle ne shpirtin levantin te popullit tone, ne frymen mercenare dhe tribale per ti sherbyer me te fortit, per ti u servilosur arrogantit apo bajraktarit, per te perfituar nga anarkia, kaosi dhe amullia. Ja perse, Shqiperise se sotme dhe shqiptareve, per te mos u shuar e bastarduar si komb, sot, u lypset me domosdo nje Rilindje, ose nje "neo-shpiptarizem" i ndritur, per te cilin pat folur e shkruar aq shume (ne vitet '30), i ndjeri gazetar i shquar idealist, Branko Merxhani.

Vetem terrorist jo.Viktime e Qeverive te papergjegjshme po. Martir ? nuk e di , mbase dhe e di por per rrespekt ndaj te ndjerit nuk kam qejf ta zgjas me !

hidhe dhe nje hap dhe pranoje qe eshte martir. Akti veteflijimit eshte proteste ndaj padrejtesise, neperkembjes se te drejtave te njohura me ligj  dhe arrogances se qeverise.Eshte viktime e kesaj arrogance dhe duke u veteflijuar ne shenje proteste, merr atributet e nje martiri. 

Kaq kisha une per kete ,hapa hudh sa te dush nuk te ndalon njeri.

Po c'te duhet rrespekti ty, ti duhet te  ndjekesh shembullin e naltmadhenise ne cdo detaj dhe te poshtrosh kundershtar te naltmadhenise, te gjalle, te vdekur, te varrosur, te tretur nen deri ne grahmen me te fundit.  Apo jo?

 

VETËM LULE

U vetquajt nënë,
Bijt e vet,
I vriste,
Një nga një.
Natën pa hënë.

Kush tha,
Se vdiq,
Kjo shtrigë,
Ajo është gjallë,
Ka lënë pas,
Të bijtë,
Që nënës i ngjajnë,
Njëqind për qind.

Herë
Me kosore,
Herë,
Me gërshërë,
Na shkoj jeta,
Duke prerë,
Këto ferra,
Që mbolli,
E na la kjo nënë.

Kur
Do të mbarohen,
Këto ferra të këqija,
Që na i mbolli,
Kjo nënë shtriga.
Që vendi të lulëzojë,
Dhe vetëm lule,
Të rriten nëpër lëndina....

 

Tregon grevisti: Na perqafoi nje e nga nje dhe dhe na tha se do largohet nga greva, pastaj u shkeput menjane dhe i vurri zjarrin vetes.

Pasi e akuzoi per terrorizem dhe praktikisht e shtyu drejt vdekjes me mos pranimin per te folur me grevistet dhe me atakimin qe i beri atyre me gjueti shtrigash dhe biografirash si ne komunizem, Naltmadhnia perpiqet te blere heshtjen e familjareve te Lirakut: 

“Kryeministri Berisha ka dërguar njerëz në shtëpinë e Lirakut, për të dhënë ngushëllimet e tij. Nuk e kuptoj sesi e pretendon një gjë të tillë, ai që e vrau me duart e veta?! Kanë qenë ish të përndjekurit politikë, ata që kanë shkuar në shtëpinë e të ndjerit, për t’u komunikuar mesazhet e Berishës. Kreu i qeverisë ka kërkuar të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit. Tani që vdiq, do edhe ta varrosë ai. Nuk e lejojmë një gjë të tillë. Liraku është heroi i shqiptarëve dhe nuk do të varroset si një qytetar i thjeshtë”, pretendon Tufa. 

Shqiptarja gjithashtu ka nje artikull per kete ku thote se familjaret, ndonese shume te varfer, kane refuzuar parate e Berishes.

 

 

As terrorist, as martir.

budalla!

 

Liraku është një hero i madh dhe i pavdekshëm! Ai e ngriti stekën e protestës së tij ndaj padrejtësisë së qeverisë aq lart saqë ne mortalëve të zakonshëm, domosdoshmërisht të na vërë në sedër për të qene në unison mendimi dhe veprimi thjesht “heronj të vegjël dhe të padukshëm”

 ...thote Bilal Kola ne fund te shkrimit te tij "Apatia, prelud i diktaturës".

Bilal Kola mban emrin e gjyshit të tij, që u pushkatua nga regjimi komunist, por e turpëroj këtëp emër që kur pranoj një copë kockë-ofertë nga E RAMA për të kandituar për avokat i popullit.

S'e njof dhe s'e di. Thjesht i lexova artikullin, dhe me mjafton kjo, s'me duhet biografia e tij.

Po gjithsesi kjo logjika juaj e armiqve dhe biografive bie era komunizem dhe lufte klasash, me nje llaf juve qe keni bythen e Berishes per kundragaz jeni te ndershem, kurse keta te tjeret qe nuk kane te njejtin mendim me juve per Naltmadhenine qe ka 22 vjet ne krye, (apo per politikanet e tjere) bekan turpe. 

Cfare monstere eshte kryekafsha! Cfare balte dhe dhune verbale hodhi mbi grevistet, cfare pushkatimi publik u beri si "terroriste" dhe tani ofron "sherbime dhe sherbesa" per ta varrosur me shpenzimet e qenverrise.Ptuuuu rrrace e keqe, fare e keqe, fryme e keqe! bashke me krimbat qe ushqehen ne plehun e koorupsionit tend.

Cfare sherbimi qe vazhdon t'i bej komunizmit ky njeri. Me keto qe ka thene keto muaj per te perndjekurit politike, qe i quajti nje nga nje trafikant, mashtrues, hajdut bagetish, ushtrues prostitucioni, me te meta mendore... nuk ka me njeri tani ne shqiperi qe te mendoje se ekzistojne vertete te perndjekurit politike. Paskan qene te gjithe hajdute bagetish pa i kane futur brenda. Mire ua paskan bere dmth.

Nga ngjarja e ketij Lirakut mua me mbeti me shume ne mendje qe gjykata e kishte denuar me nje milion leke gjobe per sulmin qe i kishte bere atij deputetit te PD-se, Rusmailit. Me nje fjale gjykata jone qe akoma s'ka dhene vendim per gerdecin apo qe s'do me ja dit per vjedhjet ne rrugen e kombit... ketij te shkretit ia paskesh kopsit menjehere letrat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).