Tre “sekserë” të qeverisë, presion familjes së Lirak Bejkos për homazhet

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ish-të përndjekurit Lirak Bejko, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një spital në Bari, nga plagët e marra në grevë, ku i vuri flakën vetes me benzinë në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit. Trupi i pajetë i Bejkos ka mbërritur sot në Durrës, me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij, e më pas është transportuar drejt banesës së tij në Tiranë, ku familjarët, të afërmit e miqtë do i japin lamtumirën e fundit. Homazhet dhe ceremonia e varrimit të Bejkos do të zhvillohen të mërkurën. Homazhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00. 

KE: ÇËSHTJA E ISH-TË DËNUARVE TË ZGJIDHET ME DIALOG 
Komisioni Evropian ka shprehur keqardhjen për vdekjen e Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit politik, i cili i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj moszbatimit të kërkesave për kompensim të ditëve të kaluara në burg. Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka përsëritur sërish apelin që çështja e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut. 

“Ripërsërisim se është tepër e rëndësishme që të shkurajojmë aktet e tilla si vetëdjegia përmes një dialogu në mes të autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të adresohen dhe zgjidhen çështjet e ngritura nga ish-të përndjekurit politikë dhe kjo duhet të ndodhë në kuadër të legjislacioneve të vendit, duke i respektuar ato” - thekson Peter Stano.

***

Tre “sekserë” të qeverisë, presion familjes së Lirak Bejkos për homazhet

Burime të sigurta thonë së në shtëpinë e Lirak Bejkos, kanë trokitur 3 persona, mes tyre dy janë ish të përndjekur. Ata, përveçse i kanë ofruar para, të cilat janë refuzuar nga familjarët, edhe i kanë bërë presion për mënyrën e zhvillimit të homazheve.

Mësohet se “sekserët”, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, i kanë thënë gruas së viktimës, se nëse do të lejojë të përndjekurit që të bëjnë tubime në rrugët e kryeqytetit, atëherë situata rrezikon që të dalë jashtë kontrollit, duke i përmendur ngjarjen e 14 shtatorit të 1998, ku qytetarët dolën me arkivolin e Azem Hajdarit, ndër duar përpara Kryeministrisë dhe më pas ngjarja mori përmasa shumë negative, atë të daljes së shtetit jashtë funksionit.

Gjithashtu, burimet thonë se përsëritja e historisë, duket se e ka trembur qeverinë, e cila menjëherë ka nisur punën, nëpërmjet “negociatorëve”, që të anulohet një tubim i tillë. Presioni i bërë nga njerëzit e afërt të Berishës, ndaj familjes Bejko, e ka detyruar këtë të fundit që të kërkojë një ceremoni të qetë mortore dhe pa incidente. Ajo është shprehur se homazhet për nder Bejkos, do të zhvillohen në Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, vetëm nëse arrihet konsensusi mes të përndjekurve dhe drejtuesve të institucionit, të cilët janë përplasur mediatikisht me njëri-tjetrin.

16 Komente

Sekseret jane simboli i ketyre 22 vjet demokraci. 

Zonja Bejko dje ishte shume e kthjellet, me beri pershtypje. E tha shqeto "Shqiptari nuk ndalon as hasmin te vije per ngushellim".

Ka nje jete qe vuan dhe mbi nje muaj per tu kthjelluar e shkreta. 

Me vjen shume keq per vejushat pasi ne Shqiperi jane nje klase e margjinuar. Trishtim.

"Mësohet se “sekserët”, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, i kanë thënë gruas së viktimës, se nëse do të lejojë të përndjekurit që të bëjnë tubime në rrugët e kryeqytetit, atëherë situata rrezikon që të dalë jashtë kontrollit, duke i përmendur ngjarjen e 14 shtatorit të 1998, ku qytetarët dolën me arkivolin e Azem Hajdarit, ndër duar përpara Kryeministrisë dhe më pas ngjarja mori përmasa shumë negative, atë të daljes së shtetit jashtë funksionit."

Keq e paska punën qeveria, i thonë 22000 të përndjekur politikë do të mbushin rrugët e TIRANËS nën komandën e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës....

Keq e paska punën qeveria, i thonë 22000 të përndjekur politikë do të mbushin rrugët e TIRANËS nën komandën e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës....

Sa te ceket qe jeni!!

E rendesishme per ju eshte qe vetem  Rama mos te perfitoje nga situatat e krijuara ,pa Berisha te bej c'ti doje qejfi.

Siç pëfitoi me 21 janar, e hodhi turmën në shesh me gurë e huj, dhe vetë fërkonte duart te kullat e Fidelit, më vjen keq se u vranë katër njerëz që ju përgjigjën qorrazi thirrjes së Ramës dhe rama u fsheh pas fustanit të Gramozit.

ti barazon guret e hunjte e Rames me kallashet e te vdekurit e Berishes? 

Qofsh ky qe je!!

xhealga, po mund te ndodhi qe ne varrimin e te ndjerit te marrin pjese jo vetem te ish burgosurit, qe mund te mos jene te gjithe per shkak te perçarjes, por edhe njerez nga populli, gje qe do t'tregoj solidarizimin me te ndjerin.  

1.proteste e dhunshme nuk perkthehet marrje pushteti

2.nje proteste e dhunshme eshte tregues se deri ku mund te arrij pakenqesia popullore ndaj  nje keqeverisjeje

3.ne nje sisitem demokratik nuk ekziston ASNJE lloj mundesie qe te merret pushteti me dhune.PIKE

 

Burime të sigurta thonë së në shtëpinë e Lirak Bejkos, kanë trokitur 3 persona, mes tyre dy janë ish të përndjekur.

smiley Keto "burimet e sigurta", qe kurre nuk mesohet se kush jane per opinionin, sherbejne si parapergatitje te publikut per skenare, si ky i meposhtmi:

 

Mësohet se “sekserët”, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, i kanë thënë gruas së viktimës, se nëse do të lejojë të përndjekurit që të bëjnë tubime në rrugët e kryeqytetit, atëherë situata rrezikon që të dalë jashtë kontrollit, duke i përmendur ngjarjen e 14 shtatorit të 1998, ku qytetarët dolën me arkivolin e Azem Hajdarit, ndër duar përpara Kryeministrisë dhe më pas ngjarja mori përmasa shumë negative, atë të daljes së shtetit jashtë funksionit.

Ky eshte pikerisht skenari, qe deshirojne kokat e nxehura nga epshi per pushtet. Eshte per te qeshur, sepse si gjithmone leximi i ketij skenari, vihet ne gojen e qeverise, ne rastin tone me ane te seksereve te saj, 2 prej te cileve na qenkeshin ish-te burgosur, te cilet ne menyre paradoksale u shqetesokan se do te jene pikerisht ish-te burgosurit qe do te shkaktojne rremuja...........smileysmileysmiley. S'mbaruan pislleqet allakomuniste.

ti ben vertet sikur te vjen per te qeshur apo qesh vertet nga epshi (per te mbrojtur Salen)qe te ka ndezur koken tende?smiley

 

 

... epsh dhe Sal ne nje fjali nuk ben smiley 

smileysmiley

Ne ket teme e kishim dy klikime larg dhe asnjoni se mori mundimin me komentu. Ndoshta ngaqe e dhine talebanet po ska rendesi. Ca desha me thone eshte qe e imagjinoni sa te veshtire do e kene familja e te ndjerit neser, pasneser kur te jene fashit gjonat?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).