Mjafton një natë e vetme e kaluar në burg për të shijuar çdo të thotë të jesh nën kontrollin e plotë të një force të jashtme. Mjafton të jetosh një ditë të vetme në Gaza për të kuptuar se çdo të thotë të përpiqesh të mbijetosh në “burgun e hapur” më të madh në rruzull, ku një milion e gjysmë njerëz, në zonën më të populluar në botë, i nënshtrohen vazhdimisht një terrori të egër dhe të paarsyeshëm si dhe ndëshkimit arbitrar, që nuk ka qëllim tjetër veçse poshtërimin dhe degradimin, si dhe objektivin e fundëm të shuarjes së shpresave të palestinezëve për një të ardhme të hijshme dhe zhvleftësimin e mbështetjes globale për një zgjidhje diplomatike që do të garantojë të drejtat e tyre.

Përkushtimi i lidershipit izraelit ndaj një politike të tillë u ilustrua dramatikisht përpara pak ditësh kur ata paralajmëruan se do të “çmenden” nëse palestinezëve u akordohet pranim i pjesshëm në OKB. Ky nuk është lajm i ri. Kërcënimi se do të reagojnë si të “çmendur” (nishtagea) ka rrënjë të thella. Ai daton nga qeveria laburiste e vitit 1950-të dhe shoqërohet nga “kompleksi i Samsonit”; do të shkatërrojmë muret e Tempullit nëse egërsohemi. Atëherë ishte kërcënim i plogët, por sot jo.

Po ashtu, poshtërimi i qëllimshëm nuk është diçka e re, edhe pse vazhdimisht merr forma të reja. Tridhjetë vite më parë, liderët politikë, përfshi edhe disa nga fajkonjtë (njerëzit që e mendojnë luftën si zgjidhjen e vetme) më të shquar, i paraqitën kryeministrit Begin një raport shokues dhe të detajuar sesi kolonët i keqtrajtonin palestinezët në mënyrën më të pashpirt pa pësuar asnjë ndëshkim. Analisti i spikatur politiko-ushatarak Yoram Peri shkroi me neveri se detyra e ushtrisë nuk është mbrojtja e shtetit, “por shkatërrimi i të drejtave të njerëzve të pafajshëm thjesht për faktin se janë Araboushim (term diskriminues me të cilin hebrenjtë identifikojnë arabët) që jetojnë në territore të cilat Zoti na i ka premtuar neve.”

Banorët e Gazës janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar një ndëshkimi veçanërisht mizor. Është pothuajse një mrekulli që njerëzit arrijnë të mbijetojnë në kushtet e një ekzistence të tillë. Aftësia e tyre për të mbijetuar është përshkruar tridhjetë vite më parë në kujtimet elokuente të Raja Shehadeh (Rruga e Tretë), bazuar në punën  e tij si avokat i përkushtuar ndaj detyrës së pashpresë të mbrojtjes së të drejtave elementare në kuadër të një sistemi ligjor të projektuar për të garantuar dështimin, dhe përvojën e tij personale si Samid, “i palëkundur”, që shikon shtëpinë e tij të shndërrohet në një burg nga pushtuesit mizorë, pa qenë në gjendje të bëjë asgjë, përveçse të gjeje një mënyrë për të mbijetuar.

Qysh nga koha kur shkruante Shehadeh, situata është përkeqësuar se tepërmi. Marrëveshja e Oslos, e trumbetuar me të madhe në vitin 1993, përcaktoi se Gaza dhe Bregu Perëndimor nuk përbëjnë një entitet të vetëm territorial. Në atë kohë SHBA-të dhe Izraeli kishin filluar programin e ndarjes së plotë të tyre, në mënyrë që të bllokonin çdo zgjidhje diplomatike si dhe të ndëshkonin ‘araboushim’-ët në të dy territoret.

Ndëshkimi ndaj banorëve të Gazës u ashpërsua edhe më tej në janar të vitit 2006, kur ata kryen një krim të rëndë: votuan në “mënyrën e gabuar” në zgjedhjet e para të lira të mbajtura në botën arabe, duke zgjedhur Hamasin. Në shenjë demonstrative ndaj “etjes së tyre për demokraci”, SHBA-të dhe Izraeli, të mbështetur nga një Bashkim Evropian i ndrojtur, menjëherë imponuan një rrethim brutal të shoqëruar me sulme të forta ushtarake. SHBA-të iu rikthyen procedurës standarde të veprimit kur ndonjë popull zgjedh qeverinë e gabuar: përgatitjen e një grushti shteti për të rivendosur rendin.

Banorët e Gazës kryen një tjetër krim të rëndë një vit më vonë duke bllokuar grushtin e shtetit, çka çoi në përshkallëzim të rrethimit dhe sulmeve ushtarake. Situata arriti kulmin në dimrin e 2008-9, me operacionin Cast Lead, një nga shfaqjet ushtarake më të liga dhe burracake të viteve të fundit ku popullsia civile e pambrojtur dhe pa mundësi arratisjeje iu nënshtrua sulmit të pamëshirshëm të njërit prej sistemeve ushtarakë më të përparuar, të pajisur me armë amerikane dhe të mbështetur nga diplomacia e SHBA-ve. Një dëshmi okulare e paharrueshme mbi kasaphanën – “infanticide” nëse përdorim fjalët e tyre – është dhënë nga dy mjekë guximtarë norvegjezë që punonin në spitalin kryesor të Gazës gjatë sulmit të pamëshirshëm izraelit, Mads Gilbert dhe Erik Fosse, në librin e tyre të mrekullueshëm Sytë nga Gaza.

Presidenti Obama ishte i paaftë të thonte një gjysmë fjale, përveçse të përsëriste simpatinë e tij të ndjerë për fëmijët e rrezikuar në qytetin izraelit të Sderotit. Sulmi ndaj Gazës, i planifikuar me kujdes, u ndërpre pak përpara betimit të tij, në mënyrë që ai të mund të thoshte se është koha për të parë përpara dhe jo pas. Ngushëllimi standard i kriminelëve.

Sigurisht, kishte pretekste – gjithmonë do të ketë të tillë. Ai i zakonshmi, që përdoret sa herë që nevojitet, është ‘siguria’: në këtë rast raketat artizanale të lëshuara nga Gaza. Si në të shumtën e herëve ky pretekst vuante nga besueshmëria. Në vitin 2008 mes Hamasit dhe Izraelit u lidh një marrëveshje armëpushimi. Qeveria izraelite formalisht pranon se Hamasi iu përmbajt marrëveshjes. As edhe një raketë e vetme nuk e lëshua derisa Izraeli prishi armëpushimin duke shfrytëzuar shpërqendrimin e krijuar nga zgjedhjet e SHBA-ve në 4 nëntor 2008, me ç’rast pushtoi Gazën duke u bazuar në justifikime qesharake dhe duke vrarë dhjetëra anëtarë të Hamasit. Qeveria izraelite u këshillua nga zyrtarët e saj më të lartë të inteligjencës, sipas të cilëve armëpushimi mund të rinovohej duke lehtësuar bllokadën kriminale dhe duke i dhënë fund sulmeve ushtarake. Megjithatë, qeveria e Ehud Olmertit, që konsiderohet si pëllumb (politikan që beson tek zgjidhja diplomatike), zgjodhi t’i refuzonte këto mundësi, duke preferuar të avantazhojë dhunën nëpërmjet operacionit Cast Lead. Faktet thelbësore të kësaj çështjeje janë shqyrtuar edhe nga analisti i politikës së jashtme Jerome Slater në debatin e fundit mes Harvardit dhe MIT mbi Sigurinë Ndërkombëtare.

Modeli i bombardimit gjatë operacionit Cast Lead është analizuar me imtësi nga mbrojtësi i mirinformuar dhe me reputacion i të drejtave të banorëve të Gazës, Raji Sourani. Ai verën se bombardimet ishin të përqendruara në veri dhe kishin si objektiv civilët e pambrojtur në zonat më të dendura të Gazës ku nuk gjendeshin objektiva ushtarakë. Qëllimi, sugjeron ai, mund të ketë qenë zhvendosja e popullsisë në jug, pranë kufirit me Egjiptin. Gjithsesi Samidinët (të palëkundurit) qëndruan të vendosur, pavarësisht ortekut të terrorit izraelit.

Qëllimi i vërtetë mund të ketë qenë dëbimi i tyre diku akoma më larg. Në ditët e para të kolonizimit sionist argumentohej gjerësisht se arabët nuk kanë arsye të qenësishme për të jetuar në Palestinë; ata mund të jetojnë njësoj të lumtur diku tjetër, dhe duhet të largohen – të ‘transferohen’ me xhentilesë sugjeronin pëllumbat. Kjo sigurisht që nuk përbën shqetësim të vogël për Egjiptin, dhe ndoshta është një nga arsyet pse Egjipti nuk e hap kufirin për kalimin e lirë të civilëve dhe mallrave të domosdoshme.

Sourani dhe burime të tjera të besueshme vëzhgojnë se disiplina e Samidinëve (të palëkundurve) përbën një fuçi baruti që mund të shpërthejë papritur në çdo kohë, sikurse Intifada e parë në Gaza në vitin 1989, që erdhi pas shumë vitesh shtypjeje mizore që për botën e qytetëruar nuk ngjalli asnjë shqetësim.

Do të përmendim vetëm njërin nga rastet e panumërt. Pak përpara shpërthimit të Intifadës, një vajzë palestineze, Intissar al-Atar, u qëllua me armë dhe u vra në oborrin e një shkolle nga një banor i kolonisë izraelite që gjendej pranë shkollës. Ai ishte një nga mijëra kolonët izraelitë të sjellë në Gaza në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të mbrojtur me anë të pranisë së madhe ushtarake. Këta kolonë zënë një pjesë të madhe të Rripit dhe shfrytëzojnë burimet e pakta të ujit ‘duke jetuar në 22 koloni luksoze të vendosura mes 1.5 milionë palestinezëve të mjeruar”, siç përshkruhet ky krim nga studiuesi izraelit Avi Raz. Vrasësi i vajzës, Shimon Yifrah, u arrestua, por shumë shpejt u lirua me kusht pasi gjykata vlerësoi se krimi nuk ishte aq i rëndë sa të impononte vendosjen e masës së arrestit me burg. Gjykatësi komentoi se Yifrah synonte ta frikësonte vajzën duke qëlluar mbi të në oborrin e shkollës, dhe jo ta vriste, “prandaj nuk kemi të bëjmë me një kriminel që duhet të ndëshkohet apo izolohet duke e burgosur.” Yifrah  u lirua me kusht, ndërsa kolonët e tjerë të pranishëm në sallën e gjyqit brofën në këmbë duke kërcyer e kënduar. Heshtja e përbotshme mbizotëroi. Për më tepër, ishte thjesht çështje rutine.

I tillë është normaliteti. Pasi Yifrah u lirua, shtypi izraelit raportoi se një patrullë ushtarake qëlloi në drejtim të oborrit të një shkolle ku gjendeshin katër djem të moshës 6-12 vjeç, në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor, duke plagosur 4 fëmijë, me sa duket me qëllimin vetëm “për t’i frikësuar.” Nuk u ngrit asnjë akuzë dhe ndodhisë sërish nuk iu kushtua vëmendje. Ishte thjesht një tjetër episod në programin “analfabetizmi si ndëshkim,” raportoi shtypi izraelit. Ky program përfshinte mbylljen e shkollave, përdorimin e bombave të gazit, rrahjen e studentëve me qytën e armëve, mohimin e ndihmës mjekësore për viktimat; dhe sundimin e një regjimi brutal mbi shkollat, që u ashpërsua më tej gjatë Intifadës, nën urdhrat e ministrit të mbrojtjes Yitzhak Rabin, një tjetër pëllumb i gjithadmiruar.

Përshtypja ime e parë, pas një vizite disa ditore, ishte habia, jo vetëm për jetën në ato kushte, por gjithashtu edhe për ngazëllimin dhe gjallërinë mes të rinjve, veçanërisht në universitet, ku kalova pjesën më të madhe të kohës si i ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Megjithatë, edhe atje mund të dukeshin shenjat e një shtypjeje të rëndë për t’u përballuar. Raportet tregojnë se të rinjtë ndihen tejet të frustruar duke qenë se nën pushtim e SHBA-Izrael e ardhmja nuk u ofron asgjë. Situata e tyre është e ngjashme me atë të kafshëve në kafaz prandaj mund të ketë një shpërthim që ndoshta do të marrë forma të shëmtuara – duke i ofruar Izraelit dhe apologjetëve perëndimor mundësinë për të justifikuar politikën e tyre dhe dënuar njerëzit e prapambetur kulturalisht, siç Mitt Romney shpjegoi me imtësi.

Gaza ka pamjen tipike të një shoqërie të botës së tretë, me xhepa pasurie të rrethuar nga skamje e tmerrshme. Gjithsesi nuk është e “pazhvilluar”. Më saktësisht mund të themi se është e “çzhvilluar” në mënyrë sistematike duke huazuar termat e Sara Roy, specialistes akademike në Gaza. Rripi i Gazës mund të ishte shndërruar në një rajon të zhvilluar mesdhetar, me agrikulturë të pasur dhe industri të lulëzuar peshkimi, plazhe të mrekullueshëm siç u zbulua përpara një dekade dhe mundësi të shumta furnizimi me gaz natyror në ujërat territorialë.

Rastësisht ose jo, Izraeli intensifikoi bllokadën e tij detare duke i detyruar peshkarexhat të lundrojnë pranë bregut, në largësi jo më të madhe se 3 milje.

Ëndrra për një të ardhme të begatë u shua në vitin 1948 kur Rripit iu desh të përthithte përmbytjen e refugjatëve palestinezë që u larguan të terrorizuar ose u dëbuan me dhunë nga tokat mbi të cilat u ndërtua Izraeli. Dëbimet vazhduan për muaj të tërë pas arritjes formale të armëpushimit.

Faktikisht, dëbimet vijuan edhe pas katër viteve sikurse raporton Ha’aretz (25.12.2008), në një studim objektiv të Beni Tziper mbi historinë e Ashkelonit dhe lidhjen e tij me kananitët. Në vitin 1953, raporton ai, “u bë një llogaritje e ftohtë sipas të cilës rajoni duhet të pastrohej nga arabët.” Emri origjinal, Majdal, u hebraizua në emrin e sotëm Ashkelon. Praktikë e rregullt kjo.

Kjo ndodhi në vitin 1953 kur nuk kishte asnjë të dhënë mbi rrezikun ushtarak. Vetë Tziperi lindi në vitin 1953, dhe ndërsa ecën në rrënojat e një rajoni arab, ai reflekton se “është vërtetë e vështirë për mua, vërtet e vështirë të përfytyroj që ndërsa prindërit e mi festonin lindjen time, banorët e tjerë ngjiteshin në kamionë dhe dëboheshin nga shtëpitë e tyre.”

Pushtimi izraelit i vitit 1967 u pasua nga shkulme të tjera. Pastaj erdhën krimet e tmerrshme që përmendëm më parë, për të vazhduar deri në ditët tona.

Shenjat mund të dallohen me lehtësi, edhe gjatë një vizite të shkurtër. I ulur në një hotel pranë bregut mund të dëgjosh krismat e mitralozave izraelitë që përzënë peshkatarët nga ujërat territorialë të Gazës në drejtim të bregut. Ata janë të detyruar të peshkojnë në ujëra thellësisht të ndotura për shkak të refuzimit izraelit që të lejojë ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza dhe centraleve energjetike që i shkatërruan vetë.

Marrëveshja e Oslos parasheh ndërtimin e dy fabrikave të shkripëzimit, një domosdoshmëri në këtë rajon të nxehtë. Njëra, një fabrikë moderne, është ndërtuar në Izrael. E dyta është në Khan Yunis, në jug të Gazës. Inxhinieri i ngarkuar për të siguruar ujë të pijshëm për popullsinë më shpjegoi se kjo fabrikë është projektuar për të mos shfrytëzuar ujin e detit, por duhet të bazohet tek uji i nëndheshëm, një proces më i lirë, por që degradon më tej furnizimin me ujë duke garantuar probleme të rënda në të ardhmen. Megjithatë, sërish furnizimi me ujë mbetet i kufizuar. Agjencia e Punës dhe Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA), që kujdeset për refugjatët (por jo banorët e tjerë të Gazës), kohët e fundit hartoi një raport ku paralajmëron se dëmet e shkaktuara ndaj burimeve ujore shumë shpejt mund të bëhen të “pariparueshme” dhe se në mungesë të masave të menjëhershme, në vitin 2020 Gaza mund të shndërrohet në një vend të pabanueshëm.

Izraeli lejon futjen e betonit për projektet e UNRWA, por jo për banorët e Gazës që gjenden përballë sfidës së rindërtimit të ndërtesave dhe infrastrukturës. Ato pak makineri të rënda që gjenden nëpër rrugë pushojnë të plogëta sepse Izraeli nuk lejon futjen e pjesëve të këmbimit. E gjitha kjo është pjesë e një programi të përgjithshëm të cilin zyrtarët izraelitë e emërtojnë Dov Wisglass, sipas emrit të një këshilltari të ish-kryeministrit Ehud Olmert, dhe që ka nisur të zbatohet pas vitit 2006 kur palestinezët nuk pranuan t’iu bindeshin urdhrave. “Ideja” , tha ai, “është t’i vëmë palestinezët në dietë, por jo t’i lëmë të vdesin urie.” Kjo nuk do të ngjante mirë.

Plani po ndiqet në mënyrë të përpiktë. Sara Roy ofron prova të mjaftueshme në studimet e saj akademike. Së fundmi, pas shumë vitesh përpjekjeje, Gisha, organizata izraelite e të drejtave të njeriut arriti të bindë gjykatën që të nxjerrë një urdhër ku i kërkohet qeverisë të publikojë të dhënat e saj mbi planin dietik dhe mënyrën si ai po implementohet. Gazetari i vendosur në Izrael, Jonathan Cook, pohon se “zyrtarët e shëndetësisë kanë llogaritur sasinë minimale të kalorive që 1.5 milionë banorëve të Gazës iu nevojiten për të shmangur mosushqyerjen. Këto shifra më pas u përkthyen në kamionë me ushqime që Izraeli duhet të lejonte të futeshin çdo ditë në Gaza. Mesatarisht 67 kamionë – shumë më pak se gjysma e minimumit të kërkuar – futen çdo ditë në Gaza, ndërkohë që përpara fillimit të bllokadës ky numër ishte mbi katërqind. Gjithsesi, sipas raportimeve të zyrtarëve të OKB-së kjo shifër mbetet tejet e fryrë.

Studiuesi i Lindjes së Mesme, Juan Cole, vëzhgon se si rezultat i planit dietik “ rreth 10% e fëmijëve palestinezë të Gazës nën moshën 5-vjeçare kanë probleme me rritjen për shkak të mosushqyerjes…Përveç kësaj anemia është përhapur frikshëm duke prekur mbi 2/3 e të miturve, 58.6% të fëmijëve që ndjekin shkollën dhe mbi 1/3 nënave shtatzëna.” SHBA-të dhe Izraeli duan të sigurohen që asgjë tjetër përveç mbijetesës të mos jetë e mundur.

“Duhet të kemi parasysh,” vëren Raji Sourani, “ se pushtimi dhe bllokada e gjithanshme është një sulm në zhvillim e sipër ndaj dinjitetit njerëzor të popullit të Gazës në veçanti dhe palestinezëve në përgjithësi. Është degradim, poshtërim, izolim dhe fragmentarizim sistematik i popullit palestinez.” Ky përfundim konfirmohet edhe nga shumë burime të tjera. Në një nga gazetat mjekësore më të mëdha në botë, The Lancet, një mjek nga Stanfordi, u tmerrua nga ajo që pa dhe e përshkroi Gazën si “diçka të ngjashme me një laborator ku vëzhgohet mungesa e dinjitetit,” një gjendje që ka efekte shkatërruese për mirëqenien shoqërore, fizike dhe mendore. “Vëzhgimi konstant nga qielli, ndëshkimi kolektiv përmes bllokadës dhe izolimit, bastisja e shtëpive dhe ndërhyrja në mjetet e komunikimit, pengimi i atyre që dëshirojnë të udhëtojnë, të martohen apo punojnë, e pamundësojnë jetesën e denjë në Gaza. Araboushim-ët duhet të mësojnë të mos i ngrenë kryet.

Kishte shpresa se qeveria e re e Morsit në Egjipt, më pak e lidhur me Izraelin se diktatura e Mubarakut që mbështetej nga perëndimi, mund të hapte pikëkalimin e Rafahut, lidhjen e vetme të banorëve të Gazës me botën e jashtme që nuk i nënshtrohet kontrollit të drejtpërdrejtë të Izraelit. Ka pasur njëfarë lehtësimi, por nuk është i mjaftueshëm. Gazetarja Laila el-Haddad shkruan se rihapja nën qeverinë e Morsit është thjesht “rikthim në status quo-në e përpara disa viteve: vetëm palestinezët që zotërojnë karta identiteti të njohura nga Izraeli mund të kalojnë përmes Rafahut,” duke përjashtuar një numër të madh palestinezësh, përfshi edhe familjen e el-Haddadit në të cilën vetëm njëri nga bashkëshortët zotëron një kartë të tillë.

Për më tepër, vijon ajo, “vendkalimi nuk lidhet me Bregun Perëndimor dhe kalimi i mallrave të ndaluara nga pikat e kontrollit izraelit nuk është i lejuar në përputhje me ndalesat mbi qarkullimin e materialeve të ndërtimit dhe eksportit.” Shtrëngimi i të drejtës së lëvizjes në Rafah nuk ndryshon faktin se “Gaza mbetet nën kontroll të vazhdueshëm detar dhe rrethim ajror, si dhe vazhdon të jetë hermetike ndaj kapitalit kulturor, ekonomik dhe akademik të pjesëve të tjera të territoreve të pushtuara, në shkelje të obligimeve të SHBA-së dhe Izraelit sipas marrëveshjes së Oslos.”

Pasojat janë dhimbshëm të qarta. Në spitalin e Khan Yunisit, drejtori, që është gjithashtu edhe shef i kirurgjisë, përshkruan me zemërim dhe pasion sesi mungojnë edhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve të pacientëve, pa përmendur pajisjet kirurgjikale, duke i lënë mjekët të paaftë për të bërë diçka dhe pacientët në agoni. Historitë personale i shtojnë gjallërinë stofës së përgjithshme të indinjatës që përjeton si rrjedhojë e paturpësisë së pushtimit barbar. Një shembull është dëshmia e një gruaje të re e cila flet me dëshpërim për babanë e saj, që duhet të ndihej krenar për faktin se  ajo është gruaja e parë në kampin e refugjatëve që merr një diplomë masteri, por që fatkeqësisht ka vdekur përpara disa muajve, në moshën 60-vjeçare, duke luftuar kundër kancerit. “Izraeli nuk e lejoi të kurohej në spitalet e tij. M’u desh të ndërprisja studimet, punën dhe jetën time për të qëndruar pranë shtratit të tij. U ulëm të gjithë pranë tij, përfshi vëllain tim mjek dhe motrën farmaciste, krejt të pafuqishëm dhe të pashpresë teksa e shikonim të shuhej në vuajtje.  Ai vdiq gjatë bllokadës çnjerëzore në verën e vitit 2006 për shkak të mungesës së shërbimit mjekësor. Mendoj se të ndihesh i pafuqishëm dhe i pashpresë është ndjenja më vrastare që qenia njerëzore mund të përjetojë. Kjo ndjesi të vret shpirtin dhe të shkërmoq zemrën. Mund të luftosh pushtimin, por nuk mund të luftosh ndjesinë e pafuqisë. Nuk mund as ta tretësh këtë ndjesi.”

Neveri të shoqëruar me fajësi ndiej nga e gjithë kjo paturpësi. Është brenda kufijve të fuqisë tonë t’i japim fund këtyre vuajtjeve dhe të lejojmë Samidinët (të palëkundurit) të jetojnë në paqe dhe me dinjitet siç e meritojnë.

 

*Noam Chomsky e vizitoi Rripin e Gazës në datat 25-30 tetor, 2012.

 

Përktheu: Fatjon Nanaj

www.e-zani.com

56 Komente

As nuk e lexoj fare. Chomsky eshte nje rrot ka.i, nje injorant i pashoq, nje oportunist i felliqur qe ka bere karriere vetem duke dal me opinione bombastike anti-amerikane.

Shqiptari ky Chomsky eshte ai qe s'la me vend anembane botes duke mbajtur konferenca mbi luften ne Kosove duke perdorur si pretekst per mbrojtjen e Millos faktin(sipas mendjes mjerane te tij) qe masakra e Racakut ndodhi mbas bombardimeve si hakmarrje (legjitime sipas mendjes te tij mjerane?) nga ana e Millos. Ne fakt ishte masakra e Racakut ajo qe bindi plotesisht opinionin nderkombetar dhe NATO-n te nderhy. Pra ishte faktikisht perpara bombardimeve.

O ju cara qe merreni me comskin merruni me faktet e shkrimit me mire. Yyy njerez pashpirt qe jeni. Llum

Po pra me faktet po merremi.Edhe ato videot qe solla fakte jane apo jo?

Nuk eshte cudi qe neser PPU-ja te sjelle pikpamjet e Hugo Chavesit per krizen palestineze.Edhe ai fakte thone...

Faktet kane rendesin e tyre,pooor edhe kush e sjell ato fakte ka shume rendesi,se ndryshe nuk do te beheshin gjithe ato kompani vetem per PR.

Ne shqiptareve na ka djegur kurrizi vete me "faktet" e Chomskit,qe ishin te gjitha genjeshtra me bisht.
 

Per mua Chomski me cka thene per Kosoven as qe duhet besuar fare,bile duhet ndaluar fare te publikohet ne forumet dhe mediat shqiptare.Skemi nevoje te na jape mend nje antishqiptar i perbetuar.

bile duhet ndaluar fare te publikohet ne forumet dhe mediat shqiptare

Jo

Pike

kokolepsi ke te drejte, tashi mqs ka folur chomski carlleqe per nje teme duhet ti veme vizen pergjithmone, lexim objektiv, edhe chomski ka gabime, edhe george bush ka ndonjeher te drejt

A e gziston mundesia qe nje njeri te kete te drejte per nje gje dhe ta ket gabim per nje gje tjeter? Apo, oll or nathin?

Sidoqofte Bama, nje njeri qe ndjell vrer kunder popullit shqiptar ne pike te hallit, kur s'kish afer asnje ne kete bote, madje edhe kur therreshin maleve plaka e femij media botrore vetem racizem rrezatonte, humbet cdo lloj respekti. Te pakten per mua si shqiptar. Une nuk mund te marr mend nga nje pseudointelektual i tille.

Ne u e kom sha, besoj sa ty, atehere. Sidoqofte, elementi i perbashket i dy historive nuk o Comski, por vraja e civileve te pafajshem. 

Jam dakort me ty, megjithate vrasja e civileve te pafajshem per Comskin na qeka pak si selektive smiley

Comski legen, ceshtja e drejte. smiley 

Ne betejen per berlinin gjate luftes se dyte boterore u vrane shume civile te pafajshem nga aleatet.ne hiroshima u vrane shume femije.ne afganistan jane vrare femije nga amerikanet.konflikti ne lindjen e mesme ka rrenje te thella e te nderlikuara . e drejta atje nuk gjendet me por Hamasi refuzon te njohe te drejten e  izraelit per te ekzistuar.populli palestinez e ka votuar hamasin ne shkalle te gjere dhe po paguan pasojat .

A e lexuat artikullin apo futja kot si gjithmone?

Chomsky ben lemsh me qellim te kaluaren qe te justifikojne palestinezet.Kalon nga 48 ne 50 ne 70 ne 2012.

'Harron" psh 1972 ne Munih."Harron" dhe dhjetra apo qindra sulme te tille terroriste.

Nese shikon nuk permenden fare kamikazet qe shkonin cdo dite ne Israel dhe hidhin veten ne ere dhe bashke me veten e tyre vrisnin gra,femije israelite komplet te pafajshem.Nuk permenden me qellim planet e paqes te refuzuara pa piken e aresyes nga palestinezet,i fundit u refuzua nga Arafati ne 2000 duke e lene Klintonin me goje hapur.

Permendet vetem Israeli qe hakmerret,por thuhet per aresye banale.

Chomski thote per "aresye banale",por harron te thote qe keto aresyet banale jane hedhje autobusash  ne ere qe shoqeroheshin me festime ne rruget e Gazes.

Shqiptar, ne fakt eshte e vertete qe Chomsky ka lene menjane periudhen 49-67 ku ne territoret palestineze nuk ka patur kembe ushtari israelit. Lind pyetja: Cfare i ka penguar palestinezet te krijonin shtet ne kte periudhe?

Po ata te Hamasit mo Comski, e lexun kete qe ke shkrujt ti?

Nejse, nuk na u ndane bunkerat: nje ne pune e ne nje shpi. Shyqyr qe jena mesu me luftra.

 

 

 

Ke bërë stërvitje me alarme ti kur ke qenë këtej? Ja që duhet që njeriu të jetë i përgatitur për të gjitha. smiley

 

Kam bere edhe qitje me pushken 1956 dhe me kallashnikov smiley na ka kalitur partia smiley Po se do kisha bunker (bomb-shelter) brenda ne shpi dhe do me duhej ta provoja, nuk me kishte shkuar nder mend. Ne e kishim bere storage room dhe na doli per mbare. Ka nga te gjitha llojet e pijeve. Te pakten te vdesim te lumtur.

@Deion,

Nga sa kam lexuar ato pislleqe dhe trajtim shtazarak qe ju kane bere palestinezeve,egjiptjanet dhe sirianet,isreaelitet do te duan edhe 100 vjet ti arrijne.

Ti je atje dhe e di me mire historine,por kete pershtypje kam,qe arabet jo vetem qe se cajne koken per palestinezet por kur kane pasur ne dore ja u kane futur me keq nga te gjithe.

Pikerisht. Eshte nje loje e piset qe po behet me palestinezet nga shume pale.

"Cifuti" Chomsky anti-izrael, anti-amerikan, anti-kapitalist, anti-globalist ketu ka te drejte per okupimin dhe trajtimin fashist te palestinezeve.

Palestina e Lire!

The Israeli-Palestinian conflict has been a tragedy, a clash between one very powerful, very convincing, very painful claim over this land and another no less powerful, no less convincing claim. Now such a clash between right claims can be resolved in one of two manners. There's the Shakespeare tradition of resolving a tragedy with the stage hewed with dead bodies and justice of sorts prevails. But there is also the Chekhov tradition. In the conclusion of the tragedy by Chekhov, everyone is disappointed, disillusioned, embittered, heartbroken, but alive.

Amos Oz

Sidoqofte djema, artikulli mu duk interesant.  Aludimet qe ben ndonjeri mbi lojen qe eshte bere me palestinezet nga arabet, duke nenkuptuar Asadin smiley une do ti thoja se kompromisi mund te jet bere me palen tjeter, se ne loje hyjne shum interesa gjeo-strategjike smiley

Per ata shqiptare "kanibale e hipokrite"

Rreth Palestinës pro shqiptare dhe disa shqiptarëve kanibal e hipokritë19/11/2012   Opinione   3 Comments

Gentian

Historikisht populli palestinez ka qenë në krah të popullit shqiptar. Lidhjet e natyrës fetare si mysliman e krishterë  nga radhët e tyre dhe tonat janë të parat lidhje.

Por edhe lidhjet e emocionale si në rastin e luftës së fundit në Kosovë dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës nga okupatori serb kanë bërë që të forcohen edhe më shpirtërisht këto relacione.

Pavarësisht përpjekjeve 60 vjeçare për pavarësi dhe gjendjes së vështir ekonomike të Palestinezëve mësohet se në kohën e luftës populli palestinez ka mbledhur mbi 2 milion dollar donacion për Kosovën, gjë që Kosova dhe as Shqipëria  nuk e ka bërë kurrë një herë për Palestinën.

 

Madje përkundrazi kur një herë i erdhi rasti ato nuk ditën as të mbajnë politikë por si Kosova e Hajredin Kuçit  dhe Shqipëria e Haxhinastos u deklaruan kundër rezolutës së Palestinës në OKB për shtet të pavarur palestinez .

 

Si kjo edhe në rastin e krimeve dhe gjenocidit izraelit në Gaza, Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë skandaloze duke e marrë rolin e gjyqtarit dhe duke akuzuar ushtrinë e lavdishme të Hamasit për krimet e Izraelitëve mbi Palestinezët, ironi e llojit të vet.

Dilema se Palestina është pro shqiptare dhe përkrahëse e flaktë e Kosovës dhe Shqipërisë e ka hequr edhe Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinës pranë misionit të OKB-së në Gjenevë.

Para kësaj interviste mediet serbe kishin bërë një dezinformat se ambasadori palestinezë në Beograd Muhamed  Nabhan  se gjoja paska thënë “Kosova nuk ka qenë e okupuar” dhe këtë rrenë të kulluar e kanë përkthyer dhe përcjellë zellshëm shumë nga mediet misionariste të Prishtinës dhe Tiranës.

Por pak nga ato kanë përcjell deklaratat e ambasadorit palestinezë në OKB  , Khraishi i cili  ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” ‘se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze’

Për me tepër Dr. Ibrahim Khraishi, për ‘Presheva e Jonë’ ka thënë “Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e  Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i  Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez në fund, duke shtuar se “dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBA-ja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar”.

 

Si përfundim:

-          Palestina e ka ndihmuar Kosovën me 2 000 000 $ në kohë të luftës (Izraeli se ka ndihmuar kurrë, madje po zhvatë atë duke përfituar nga tenderët e qeverisë së Kosovës si ai me reklamën prono për pavarësi të Kosovës.)

-          Shteti i Palestinës mbështet proceset e filluara për integrimin e  Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj .

-          Njohja e Kosovës nga Palestina është  vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. (Izraeli nuk e ka në plan ta njohë Kosovën , dhe nuk do e bëjë këtë për shkak të Serbisë)

 

Arsyeja pse i prura këto sqarime ishte se më bie të shoh jo pak reagime dhe komente përveç atyre të politikës që më bëjnë të dyshoj për humanitetin e njerëzve të popullit tim.

 

Unë dua që populli shqiptar të jetë si gjithë popujt e botës që ngreh krye kundër padrejtësisë ndaj kujtdo qoftë dhe jo i tillë që s’bënë  zë as edhe për pa drejtësitë ndaj vetës. Prandaj nuk është shqiptar ai që ia mohon të drejtën për pavarësi kujtdo qoftë nga popujt e botës e aq më tepër palestinezëve të përvuajtur dhe përkrahës të popullit tonë.

 

Të paktën këtë hipokrizi dhe kanibalizëm verbal nuk po mund ta konceptoj tani në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar duke rikujtuar vuajtjet e popullit  tonë për të arritur këtë të drejtë .

Si mundet një shqiptar sado i lodhët të jetë të rreshtohet kundër të drjetës së një populli për pavarësi e aq me tepër ndaj Palestinës.

 

Autor: Gentian Jetishi

http://ekuiliber.com/?p=25769

Kush eshte ky idiot qe nuk di fare histori mor aman?

...Historikisht populli palestinez ka qenë në krah të popullit shqiptar...

Kur, se te pakten deri ne 1990 ka qene e kunderta.Enver Hoxha bile sterviti dhe palestinezet e OCP-se per ca kohe.

Tani nuk e dime kush e perfaqeson shtetin Palestinez ambasadori Khraishi,apo presidenti palestinez Abbas,se une e di qe e perfaqeson Abbasi:

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2009&mm=07&dd=07&nav_id=60326

After a July 2009 state visit to Serbia, President Mahomud Abbas in a meeting with the Serbian President Boris Tadic, when discussing both the situations in the Middle East and Kosovo said, "We are looking for a way to resolve these problems in a peaceful way, by upholding international law. We cannot impose solutions nor can we accept imposed solutions. That is why we must negotiate". Palestine has refused to recognize the unilateral declaration of independence of the Serbian province of Kosovo and has called for a negotiated settlement to the problem

Nuk shikoj asnje perkrahje te Kosoves ketu,vec ate qe thote Serbia,po perserit Abbasi.

Lexo dhe ketu:

http://en.wikipedia.org/wiki/Palestine%E2%80%93Serbia_relations

Mos genjeni ne mes te dites se late nam!

Nuk e di autori se Minister i Jashtem nuk eshte Haxhinasto,por Panariti?Hajde gallate hajde!

Që ai arabolover-i s'ka haber nga historia, kjo është e vërtetë. Por kur ia thotë dikush që flet për "mbretërinë e Davidit"....eh ai vdiq, - tha Koço Devole - po lokali i tij tek Rruga e Kavajës vazhdon të jetë i hapur nga ora 06:00 - 24:00.

Me ka dale goja pas shpine duke folur per simpatite mes popujve, e bash u lodha duke i perseritur sa here qe plas nje bumje andej.

Shkurt kesaj radhe :

Palestinezet, kulturalisht, NUK FUTEN ME KRAHUN ARAB te Lindjes, pra Arabi Saudite, e kompani, por me krahun perendimor te Arabeve, pra : Algjeri, Marok, Egjipt e pallavra.

Kulturalisht, keta arabet e fundit, bashke me Palestinezet, ta hjekin kryet per nje Serb. E kam bere prove vete, me bente algjeriani be e rrufe per serbin. Perse ?

Shkurt : per keta arabe, Serbi do te thote Jugosllavi. Dhe Jugosllavi do te thote Tito. Tito, si gangster i levizjes se te pazotuarve (inkuadrim, angazhim, si te doni ju), pati dhene me mijera bursa per arabet e ketyre vendeve. Egjiptianet ne radhe te pare. Algjerianet. Jordanezet. Me mijera.

Te gjithe keta qajne me keq se nje komunist kosovar per Titon. Hiqeni mendjen : gjate luftes se Kosoves, opinioni publik arab - palestinezet perfshire - KANE QENE HAPTAS PER SERBET. Po te doni, jua sjell me artikuj, nje e dy e tre e kater (se keta Francezet, kane nje te mire se kane dokumentuar gjithçka, e jo si ne haramat e Shqipes qe e kemi kujtesen sa te peshkut).

Kjo eshte ana 1 e çeshtjes.

Ana 2 eshte se Palestinezet jane lodhur. Duhet edhe keta te kene nje strofke ku te fusin koken. Fakt eshte qe Izraeli nganjehere e tepron. Por e tepron ngaqe edhe ky eshte ne hall me shpirtin. Ne kete histori, çeshtjet i ka dhjere se tepermi Irani me Hezbollahun, dhe Vllaznit Muslimane te Egjiptit me Hamasin. I kane dhene ngjyre fetare. Gjynah per njerezit pa lidhje. Nje pjese e Palestinezeve jane te kancerizuar me urrejtje. Jane te humbur per njerezimin, nuk behen me njerez. Pikerisht kjo eshte çeshtja : deri ku ka shkuar kjo gangrene.

Abazi eshte burre i mire, i paqte, por ska shume si Abazi. Gaza eshte komplet e degjeneruar me fene. Komplet. Izraeli ka burra te mençur, presidentin ne radhe te pare. Palestinezet i ka shkaterruar ai buzeperveshuri, Arafat leshi. Nejse. Muhabet mbasdarkesh po bejme.

Hurbinek, me verte e lexove ate me lart? Qero oriz me doreza boksi i thone asaj.

Naim Comlekun, thua ti ? Jo bre daja dejon se ate e kam lene qysh ne pranveren e 1999-es, kur filloi te llapte si teper per Kosoven.

Tipa si ky Qomski e Régis Debray ne France, bjeru vize dhe ec perpara. Tashi, na vjen çike keq per neokomunistet shqiptare qe i kane idhuj keta te dy, por s'kemi ç'bejme.

Degjo une me Chomskyn nuk e krruj. E kisha fjalen per kte shqipen qe na beri kanibale.

Deion me thuaj pak ku ndryshon pushtimi serb i Kosoves me ate izraelit te Palestines? Cili eshte me brutali? Cili ka vrare me teper civile te pafajshem?

Po ashtu me thuaj pak ku ndryshon lufta clirimtare e shqiptareve ne Kosove e Maqedoni me ate te palestinezeve?

Mire qe ke shkuar ne Izrael per arsye ekonomike, sic kemi emigruar te gjithe, por mos u be me hebre se Netanjahu se dhe vete grupe hebreje po bejne thirrje te ndalet bombardimi i Gazes e ti nderpriten Izraelit ndihmat ushtarake nga USA

shih ketu psh: http://www.obamaletter.org/

Shqiptaret idiote nga Kosova apo Maqedonia dhe muslimanet trumykur qe u eshte shplare truri ne mderesete e Mekes, krahasojne veten e tyre me palestinezet.

Jo ore jo,shqiptaret jane Israeli qe kerkon tokat e tij,qe i ka patur qe ne lashtesi.Edhe ne kerkojme Nishin,Janinen qe na i kane marre dhe shpopulluar.

Te kishte nje resolute te OKB qe ne ti merrnim ato toka,cfare do te benim ne do te rrinim duarkryq,apo do ti merrnim.Po do te suleshim dhe do ti merrnim,se kane qene tonat qe ne kohen e ilireve.

Ne jemi te rrethuar nga nje oqean sllavesh dhe grekesh dhe Israeli eshte rrethuar nga nje oqean arabesh.

Ne na i mbajne si thike ate Kosoven Veriore atyre u mbajne si thike Gazen.

Perse nuk ka toke Egjypti qe ti rehatoje gazanet?Perse nuk u hap kufirin dhe me kete rast ndihmon edhe popullin palestinez?Por jo Egjypti ja u ka mbyllur kufirin palestinezeve me keq se Israeli,se i do qe ti mbaje atje per kunderpeshe ndaj Israelit.

Ne ne Kosove,Maqedoni dhe Cameri,po kerkojme te njejten gje qe kerkon Israeli dhe cuditerisht armiqte tane me armiqte e Israelit jane miq per koke.

E perkrehem ceshtjen palestineze sa qe Hoxha gjalle.cfare fituam?Asgje,fituam thirrjet e Arafatit kunder bombardimeve te NATO-s nderkohe qe 50 mije hebrenj demostronin ne Tel-Aviv pro kosovareve.

Me duket se bukeshklalet jeni juve qe i quani te tjeret kanibale.Shkoni dhe beni sulme terroriste amerikaneve se me kete mendje qe keni ne Meke te gjithe do te perfundoni.

Pastaj cna i solle ate artikull idiot.Me keta gazetare idiote ne histori dhe me ju trushplaret qe keni studiuar me medresete e Arabise do ta mbroni ceshtjen palestineze juve?

Shqiptar, kush te tha ty qe une apo autori i shkrimit kemi studjuar ne medrese?

Ti po flet kot me kot djalo. Shqiptaret s'kane asgje te perbashket me Izraelin. Izraeli eshte nje fuqi pushtuese e mbeshtetur me miljarda dollare ne vit nga superfuqia e botes, Amerika. Pak a shume njesoj si Serbia e mbeshtetur nga Rusia. 

Palestinezet jane popull I vogel I pushtuar qe kerkojne thjesht te jetojne te lire ne trojet e tyre autoktone. A nuk tingellon familjare per ty kjo gje?

Nuk kam deshire fare te bej debat me nje njeri kaq larg realitetit dhe kaq te keqinformuar sa ti. Sa i perket ngjashmerive midis shqiptareve dhe izraeliteve te keshilloj te kerkosh per idete e Kadarese mbi kte ceshtje.

Po kto e kan bo lanet Kadaren mer Deion! 

Kta Rono jane si puna e sorres. Shko sorra ene do me ul me i ven. Te ky veni kishte 3 kunja. Ene si sorra mo do me i zone te gjitha kunjat, i kom ke njona i kom ke tjetra kur kunja e trete fap ke veni keq. Ene kto, e kane more mare po i dite kane per te ra me nai kuj si sorra. 

Prit sa ti nxjerri instati ato shifrat e besimeve kur te dalin nja 20%. ka per tna ngel Gazi pa pune pastaj. E ma men Gazin? Gazi eshte bo zevendes myftiu i Tirones, rri ti rri!!!!  

hallall ja bofte zoti smiley

@Shqiptar aka Klajdi,

Akoma vazhdon me keto 'perpelitjet' e tua?

Me ka dale goja pas shpine

 

Me ka dale goja pas shpine

© Hurbinek, 2012

Na pelqen apo jo. Israelin ne si perendim ( me ne krye SHBA) e krijuam dhe e mbeshtesim vetem per te ndaluar shovinismin, nacionalizmin panarabik, praktikisht ne si perendim po i perdorim israelianet si qen kufiri. Israeli eshte shume i rendesishem per sigurine boterore, edhe tonen si shqiperi. Kjo normalisht qe ka kosto njerezore (israeliane dhe palestineze) por mjafton qe arabet e palestines ta kuptojne kete dhe vetem ne kete menyre do kursejne jetet e femijve te tyre, perndryshe nuk kane shprese. SHBA e ka armatosur aq shume israelin saqe eshte i afte te perballoje 3 luftra njekohesisht me tre shtete arabe ne te njejten kohe pa ndihmen e amerikes... Le ti bejne hesapet tani palestinezet dhe filopalestinezet.

Izraeli i ka lare hesapet me panarabizmin me kohe, problemi eshte qe ky i fundit i ka lene vendin qutbizmit, a whole 'nother beast.

e ke gabim! panarabizmi sot eshte me i fuqishem se kurre, terorizmi nderkombetar sot eshte forma qe perdorin arabet, por jo per kuran e islam, por per te krijuar kalifatin e tyre te famshem, qe eshte utopi, por ata mendojne se do funksjonoje, teroristet jane te financuar nga sheiket dhe njerzit me influente nga tere vendet arabe... eshte klasike, perdoret feja per te mare pushtetin.

nqs po shkruan nga viti 1960 ke te drejte. smiley

Dhe i ka lare hesapet ne menyre spektakolare biles dhe jo vetem njehere por disa here.  Naserin, simbolin dhe ideologun e nje nga rrymave me te forta te panarabizmit e zbythen rendshem.  Kutbizmi (apo Salafizmi apo Islamizmi sunit ne pergjithesi), plus Islamizmi shia i Hezbollahut si mashe e Iranit dhe Sirise (kjo e fundit po iken pe lesh bubi brenda per brenda).  Po dhe islamistet e te dy kraheve i ka zbythur ne nje menyre ose nje tjeter.

Perballja e pare me shtet Kutbist po ndodh pikerisht tani qe Vellazeria Muslimane ka ardh ne pushtet ne Egjipt, pavaresisht se me organizata apo individe te tille kane dekada qe perballen. Megjithate jam dakort qe ka arritur te mposhte ne nje menyre apo nje tjeter te gjitha rrymat apo variacionet politike apo fetare te Lindjes se Mesme. Kjo nuk me ben shume optimist edhe per shancet e Egjiptit te ri.

Armepushimi 1.5 ore ka qe u arrit. PPU s'eshte CNN, nuk me duket ka njerez qe punojne ketu 24x7 me rroge. M'a do mendja qe nese dikush e sjell (shtyp ate "posto" siper), kur te vije admin/ja e turnit do e publikoje.

Ka edhe keshtu ne Gaza (kujdes! pamje grafike), ku Palestinezet e pafajshem terheqin me motor trupin e nje djali qe e vrane si "kolaboracionist."

Ishalla,fjala jote ne vesh te adminit te rradhes.

Te ishe per ty Shqiptaro - ska armepushim !

Po ja qe ti perdoresh prej cifuteve dhe pastaj zhgenjehesh - ne fakt ty te lene me gisht ne goje!

smiley

vetmbrojtja e israelit eshte legjitime.  NUK DISKUTOHET, biles legjitime apo jo, vetmbrojtja e israelit me ben mua te fle i qete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).