Pritje e grumbulluar në breza, ëndërr e përbashkët dhe e atyre që s’janë! Përzier me ca mister dhe me gëzim! Një libër!... i pari fare. Aty nisi... Do t’i afrohemi më shumë se kurrë, do të mund ta shohim si dorën tonë, që shkruan... Meshari i shqiptarëve, i gati 5 shekujve më parë, që ka mbetur i vetmuar në një Bibliotekë të huaj, ndër më të mëdhatë në botë e më të rëndësishmet, vjen në tokën e gjuhës së vet për herë të parë. Sikur kthehet nga një mërgim i gjatë si harrimet. Dhe shpërthejnë emocioni dhe malli, përsiatjet dhe kujtimet.

Rimëkëmja e një kombi vjen nga e kaluara, nëse e dashuron atë, thotë një i mënçur i madh.
Do të vijë nga qielli Meshari, se libër qiellor është. Me avion nga Roma do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe mes pritësve, sigurisht do të dalin dhe hijet e Budit, Bardhit e Bogdanit, e poetëve themeltarë, Naimi e Fishta, do të dalë hija e romancierit të parë shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre që nisën prozën moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e parë shkrimtare, Musine Kokalari, do të vijnë nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do të dalin fëmijët me tufa me lule.

Vendoseni në një shtrat topi si heronjtë Librin e Parë, mbështilleni me Flamurin Kombëtar dhe çojeni drejt qendrës së Kryeqytetit, aty ku pret në bronz Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Dhe të presin në radhë shqiptarët, me mijëra, të ardhur nga të gjitha trevat e të shohin Librin e tyre të Parë, ta prekin. Kemi udhëtuar me shekuj drejt tij...

NË KËRKIM TË MESHARIT:

Mesharin së pari e zbuloi në Vatikan gjakovari Gjon Nikolë Kazazi më 1740. Sepse deri atëhere dihej i humbur. Pastaj sikur u harrua prapë dhe më 1909, një vit pas Kongresit të Manastirit, kur si alfabet i shqipes u konfirmuan sërisht shkronjat latine, ato të Mesharit, e rigjeti Pal Skiroi nga Palermo dhe përsëri më 1930 At Justin Rrota nga Shkodra, që e fotografoi në tre kopje dhe i shpërndau.

Më 1968 “Mesharit” iu bë një (ri)botim shkencor në Tiranë me faksimile dhe trasnskribim, paisur me një studim të gjerë nga profesor Çabej.

Ndërsa origjinali dergjej atje, në Vatikanin e ndaluar. Duke u harruar. Studuesit nuk kishin mundësi të dilnin nga Shqipëria diktatoriale sa herë t’u duhej, por kur nisnin ndonjë, misioni ishte ndryshe…

* * *

Autori Gjon Buzuku, prifti katolik nga Veriu i Shqipërisë, mbase nga fshatrat e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, famullitar i një kishe jo larg vendit të botimit të librit, ndoshta në trevat e Ulqinit a të Tivarit a gjetiu në Bregun Dalmat, por dhe në Venedik, sipas një mendimi më të përgjitshëm, pra, ai, Buzuku, është kështu dhe autori i parë i letërsisë shqiptare. I botuar më 1555, i papërcaktuar se ku, se i mungojnë 16 faqet e para bashkë me ballinën.

“Meshari” i tij nuk është thjeshtë një libër kishtar, që përmban lëndë të ndryshme biblike të përkthyer, liturgji, të shoqëruar me copëza proze tregimtare. Rëndësia e tij është e jashtzakonshme, jo vetëm për historinë e gjuhës tonë, por për gjithë kulturën e kombit, identitetin e tij. Vepra është parë dhe si sintezë e botës së një populli, shpirt dhe mendësi, kahu i ecjes dhe çelsi i shumë enigmave. Aty gjejmë, ndër të tjera, se si kanë folur shqiptarët në Mesjetën e tyre, pa evoluimin e dukshëm të dy dialekteve tona, si ka folur Skënderbeu dhe na bën të besohet që të ketë patur dhe vepra të tjera paraprirëse. Të zhdukura (!?!). Buzuku ndjek kështu një traditë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, që do të vijojë dhe me autorë të tjerë. Gjuha shqipe ndjehet e kultivuar, kurse në pasthënie shprehet qartazi dashuria për atdhe si frymëzuese e kësaj bëme për të ndritur mendjet e bashkatdhetarëve.

“Meshari” është shkruar me alfabetin latin me shkronja të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë e Veriut. Dhe për tingujt e shqipes që nuk i ka latinishtja, janë përdorur dhe pesë shkronja të posaçme, të ngjashme me ato të alfabetit cirilik.
Gjithsesi libri ndihmon dhe linguistët indo-europianistë në rrafsh të gjerë.

DY TREGIME ME MESHARIN:

(diplomaci)

1. Edhe unë e kam kërkuar Mesharin tonë, kam ëndërruar të jem përballë tij. Shqipëria qe hapur, pa diktaturë, duhej të shkonim drejt Mesharit. Dhe nga i burgosur politik, isha caktuar të punoja në ambasadë...
Kisha hyrë në portat e shtetit të Vatikanit, të rrethuar me mure të larta dhe me roja zviceriane me shtiza të gjata ndër duar. Më ishte dukur sikur isha futur jo vetëm në një kështjellë paqësore, por dhe në një tjetër kohë, shumë të ngjashme me përjetësinë.
Qetësi dhe rrugët bosh, me vetura të ndaluara dhe ajër si i manastirtë. Dëgjoja hapat e mi nëpër gurë. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotësova ç’duhej me rigorozitet dhe kërkova Librin e Parë Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndër duar, ta ledhatoja…
Vetë Prefekti i atëhershëm i Bibliotekës, një kanadez hollak me uniformë të stilizuar prifti, e zezë e gjitha, me pakëz jakë të bardhë, se nga shkoi nëpër ca labirinthe, në Mesjetë me siguri dhe u kthye me një sasi fletash ndër duar, pergamena apo fotokopje të tyre?
- Ky është libri që kërkon? – më pyeti në italishten e tij të bukur, me pakëz akcent.- Shikoje… E mora librin me duart që më dridheshin.
- Jo, jo! - thashë me pikëllim të thellë, megjithëse nuk e kisha parë kurrë.
- Do ta gjejmë, - shtoi gjithë siguri. – Këtu asgjë nuk humbet. Do të jetë në rikonstruktim.
Ndjeva dhëmbje, dyshim dhe frikë. Të jetë zhdukur vërtet? I vetmi ble që kishte mbetur në të gjithë botën dhe për çudi nuk ndodhej në atdheun e vet. Rreziku i grabitjes, i zhdukjes së tij, me qëllim, pa qëllim, ishte, është... unë s’besoj se bleu tjetër i “Mesharit” tonë humbi rastësisht në Raguzë, para do kohe. Ç’duhet bërë?...
Dhe kundërlajmi mbërriti. Gjithë ngazëllim u ula mbi makinën e shkrimit, poshtë në zyrën time të nëndheshme, kantinë a bodrum, ç’kishte qenë dikur, në vilën e Ambasadën dhe shkruajta fjalinë e parë, rraha tastat me po ato shkronja si të “Mesharit”.
U gjet… - dhe thashë me vete: Shekulli nuk mund të mbyllej pa ‘Mesharin’ tonë… të rikonstruktuar. Po çoja informacionin në Tiranë, ku qe përhapur lajmi në media se në Vatikan nuk gjendej më Meshari ynë. Po mua më lajmëroi vetë Prefekti i Bibliotekës se këtu asgjë nuk humbiste, kush i përhapte këto lajme të pavërteta? Libri është gati për përdorim, - përfundoi ai me zë siperan .
Po gati për në atdhe kur do të jetë?

2. Dhe në një ditë romane plot me diell, në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI, u nisëm nga ngrehina shkretane e ambasadës tonë. Megjithatë më dukej ditë solemne. Takim drithërues, i ëndërruar gjithë jetën. Vetura e sorrtë e ambasadorit na futi në shtetin e vogël, por të madh, në atë shpirtëror, të Vatikanit. Ja portat e Bibliotekës. Kolegu ynë, Zef Bushati, kishte folur me miqtë e tij për një takim me... Mesharin. Po dridhesha. Sikur ndizeshin vetvetiu qirinj. Mezi po prisja në sallë. S’po kuptoja ç’po flisnim. Dhe ja, një nga punonjësit e Bibliotekës së famshme erdhi, e solli. I ngazëllyer dhe ai prej ngazëllimit të syve tanë. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vërteti, i gjallë. E prekëm me rradhë. Sipas hierarkisë. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjësi i Bibliotekës. Unë i fundit. Doja të qaja. Kur m’u duke se nuk po më shikonte kush, e putha. Fletët ishin të mbrojtura.
Duhet ta sjellim në Shqipëri, gjëmoi një zë brenda meje. Patjetër, patjetër. Unë kam parë “Mesharin”, doja t’i tregoja kujtdo që takoja, kam prekur Librin tonë të Parë dhe ditët e mia sikur u ndanë para dhe pas Mesharit.
Sa i madh do të ishte gëzimi i përbashkët, kur shqiptarët të gjitha ta shihnin librin e tyre të parë në vendin e tyre! Natyrisht që duhet festuar...

REALIZIMI I ËNDRRËS:

Por dhe mund të kërkohej të vinte këtu për pak kohë ky libër i mërguar, të ekspozohej, të vizitohej nga të gjithë, të prekej me sy, me duar, të shikonte ai libër shqiptarët e vet. Po, na thoshin, mund të bëni një kërkesë zyrtare. Por... ngrinin supet. S’ka ndodhur ndonjëherë. Si me Mona-Lizën, edhe ajo ka dalë nga Luvri. Buzëqeshnin.
Shteti mund të bëjë, ja, ne jemi shteti, ka ambasadorë, avionë, reciprocitet, agjentë, të ketë dhe pakëz fantazi dhe dashuri më shumë... për të kaluarën. Ne i dhamë kohë më parë Vatikanit Kodikët tanë për një ekspozitë atje, u befasua Roma e madhe, çuam dhe të famshmin, të Purpurtin, që me të drejtë u vu mbi një shtrat topi, kur e nisëm. Dhe Vatikani mund të na i kthejë nderin duke na dërguar “Mesharin” mysafir në dheun amë, kështu bisedonim me njëri-tjetrin në tryza diplomatike. Dhe harrohej “Meshari” si të ishte libri i trashë i menysë së restoraneve.
Ndërroheshin ambasadorët, ministrat e Kulturës, por jo dëshira e thukët për të patur Mesharin mes nesh. Dhe një ditë, kur isha kthyer, ia thashë zotit Aldo Bumçi, e dëgjoi, heshti, u entuziazmua kujdeshëm, u prek… Po, po, u përgjigj, do ta sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern shqiptar. Dhe nisi çështja “Meshari”. U hartuan shkresa, marrëveshje, me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”, i firomosi Ministri, pastaj Biblioteka jonë Kombëtare me Biblioteka e Vatikanit… erdhën përgjigjet nga jashtë me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”. U bënë verifikimet e sigurisë, u kontrolluan kushtet. Meshari do të vijë do të ekspozohet në Tiranë. Mbas 457 vjetësh. 5 shekuj...

Nderimet më të mëdha meriton dhe Meshari ynë, rindiznim bisedën. Një tempull, një piedestal. Pranë armëve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dhe ato do të vijnë...
Të derdhim në bronz fjalët e shqipes së vjetër, me shkronjat latine, ato zgjodhëm, edhe pse ishim të rrethuar nga alfabete cirilikë. Ishte prirja jonë natyrale me Perëndimin Europian, ën së dashunit së botës s’anë.

...u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjã të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë… desha me u…për sã mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e… Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, ja si thotë, përsëritnim fjali të shenjta të Mesharit, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e bë Meshari ynë. Dhe është dhe një lutje që nuk e ka asnjë meshar në botës, e shtoi Buzuku ynë: Gjithë popullsinë… ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.

ËNDRRA PËRSËRI SI EPILOG:

Meshari mbi një shtrat topi, Libri i Parë i Shqiptarëve, i një nga gjuhët më lashta të botës, asaj që shpjegon emrat e perëndive, siç thoshin rilindasit tanë. Tallazitet Flamuri Kombëtar që e mbështjell Veprën. Nga të dy anët e bulevardit njerëzit duartrokasin. Makina që tërheq topin me Librin përsipër, sipas protokollit, i afrohet qendrës së kryeqytetit. Ndal aty tek shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Heroit Kombëtar me dimensione europiane. Libri gati është moshatar me armët e Skënderbeut, po është më i ri Libri se armët në përgjithësi dhe bota duhet të kthehet tek arma e librit për t’u harruar gjithë armët e tjera, përsërisja me vete.
Dhe njerëzit në rradhë për të parë Librin e tyre të Parë. Qëndrojnë para tij, përkulen me nderim
Nga fletët e tij gumëzhijnë zëra, pyje, lumenj, vringëllima shpatash, orteqe eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtrinj, mijëra - të një populli, shkëlqejnë sy, si yjet, që edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithë dashuri e amëshueme, del frymë nga ato fletë, por edhe gjak, del vetë ëndrra, fjalë, fjalë, fjalë të librave pafund të një populli, shkresa, memorandume, ultimatume, përgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonë që përmbledh jetë, atë që shkoi e atë që do të vijë, vetë përjetësinë.

U kthye Meshari, Mesh- ari, meshë e artë është kjo ditë. Dhe më shumë se aq …

 

Marrë nga Bota Sot 

23 Komente

Personlaisht nuk besoj qe ky te jet libri i pare i shrkuar ne gjuhen shqipe.

Nje nga me kryesoret po por i pari me siguri JO!!!

sheeee

u pordh ene meshari dmth ee

ncqqq

hajde peshku hajde, kundershtari provëplotë i gjithe tezave shkencore te shekullit te fundit dhe me gjere 

ruzhe,

Shum faleminderit per vleresimin socialo intelektual qe me ben smiley 

Me gezon shume pa mase bile smiley

Une ketu thashe mendimin tim sepse shume po folet neper forume dhe mendiat online per kete liber  dhe po na e paraqesin si librin e pare ne gjuhen shqipe pra sipas ketyre 'arsyetimeve' jeta kulturore dhe spirituale shqiptare paska filluar kur eshte bere dhe ky liber  pra me nje fjale keni fillu me jetu me 1500 e ca kokrra dhe jo me heret !!!

 

sigurisht qe nuk esht libri i pare fare,por esht me i vjetri qe ka ngelur 

Formula e pagezimit, 1462 (un te pagezonj ne emer te atit...), Meshari i Gjon Buzukut dhe Fjalori i Fon Harfit na jane ngulitur ne koke si tre shkrimet e para shqip. 

Po Meshari do rrije ne Tirane apo do kthehet prape ne Vatikan? Kete s'po e  kuptoj.

 

Vjen me bujte, per vizite ... ca te beje ne Tirane, apo ta zeri pleviti, me kete dimer qe po vjen dhe aty ka fillu' mos me pas drita!? Ne Vatikan ruhet, restaurohet..tek ne iku njeqindvjetori, bashke me fondet e medha per njeqind vjetorin, tani duhet me prit njeqindshin tjeter...po edhe aty nuk i dihet se Mesharit nderkaq mund ti dalin konkurrente smiley

Si eshte kjo puna e Raguses?

cfare ka humbur ne Raguse?

Mrrokell , Mesharit i mungojne kopertina dhe 16 fletet e para.

Perndryshe, gjakovaret(Gj.N.Kazazi) jane marre me studimin e Mesharit para nja 300 vjetesh,ndersa Shuteriqit e Cabejit vone i'u doli gjumi  smiley

Ok, po ca lidhje ka kjo me pytjen time? 

Ca humbi ne Raguze po pyes, jo ca ore zgjohen nga gjumi gjakovaret.

 

Une mendova se je pakez ne ngjarje ,por e shoh qe s'je kerkund.Qe,ta vizaton ty miku :

Puna e Raguzes(Dubrovnikut) ka te bej me skandalin e vitit 1996 .Atebote , disa figura te ndritura te kombit(hajde t'i quajme ashtu, ne mos tjeter,per hire te rimes) dolen  me entuziazem te pashoq se,ne Raguze eshte gjetur nje doreshkrimi (deri tash i panjohur )i Pjeter Bogdanit.Doreshkrimi u zhduk bashke me parate qe ishin dedikuar per punen kerkimore smiley

Perndryshe,shkrimin e z.Zhitia mos e merr afer zemres.Rreth 90 % e shkrimit te tij eshte hipoteze dhe entuziazem(i qin vjetor hesapi smiley ).

Si e thash me pare,"Mesharit" i mungon ballina :

-Nuk dihet saktesisht data e shkrimit

-Nuk dihet vendlindja e autorit

 

Ok, flm. 

Hera e pare qe e degjoj kete punen e Bogdanit. Po a thane cfare ishte te pakten ajo qe humbi? 

Se rre qe rre, rrej bukur o Rreme, tha. smiley

Jo mer vlla,s'e di saktesisht,sepse mashtrim hesapi.Ceshtja eshte e ngjajshme me "doreshkrimin me te vjeter ne shqip nga viti 1210" ,por ketu do te instrumentalizohen akademike,ambasadore,prifterinje arberesh te Kroacise ,biblioteka sekrete e Vatikanit e kush jo tjeter.

Beje nje kerkim ne google nen shifren "Teodor Shkodrani"   smiley

Shto miell,shto uje smiley

shume shkrim i ndier ,pergezoj zotin Zhiti per Mesh-arin ton 

mir qe vjen, po a do ket mundesi te emigroj prap kur ti ndrrohet mendja?

 

Shume emocionuese z.Zhiti . Mjaft i ndjere gjykimi e pershkrimi. Ke gezuar nje privilegj te rralle . Dhe duke kapercyer Lopet e muuuuuuu - ve tek PPU , po bej nje nderhyrje me "zemer te thyer " se edhe mund te mos permendet ne kete dite me te vertete te Madhe . Por jo te njenjeshme me "verejtsit" e hiçit per hiçin ..... pse e para ..po e sata ..e dyta ...pse e dyta ....e me rradhe .

Konkretisht Perse te duhej KJO  ?????????

Po, po, u përgjigj, do ta sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern shqiptar..... Nje huazim nga mentaliteti i Shtetit jemi ne ...ne Monizem !

Qeveria nuk eshte e JONA . Ka vrare njerez nga te Opozites . Eshte e PD . Dhe shteti nuk eshte Modern ! Aq me teper qe ne kete ceremoni do flase si sekretar partie , kryepercaresi shqiptareve!

Por kjo "vogelsi " e parendesishme ne raport me ate qe pershkruan , si ndiesi e cdo shqiptari , vetm sa te vret pak veshin dhe nuk ze vend FARE ne asnje Germe te Mesharit te Shqiptareve  si dhurate Hyjnore e Buzukut ! Flm .

Gjej vend .....

PF ..Emigrant ! Aftesia per te zotruar zemerimin eshte dhunti e madhe , shume cilesore.Pa Ju , sikur PPU duket shume i zbehte . Monoton .Pa gjalleri . Pa freski .

Guri nuk luan . Burri Luan smiley Pershendetje dhe gezim me rastin e kthimit te Mesharit .Por festa e Pavaresise ka nevoje per zerin tuaj ! Per I QIN Vjetorin e famshem te Pf smiley

erdhi erdhi

dhe tani po i rri gogoli siper

mos mer mos se po e pe ti na more ne qafe

 

aha, s'qeka bazuku tha

Sic thote nje fjale e urte popullore anglo-saksone: mund t'a nxjerresh njeriun jashte fshatit, por s'e nxjerr dot fshatin jashte njeriut. Edhe kryeministri yne poliglot rekord-mbajtes qe ka perdorur komputera qysh para se te shpikeshin i jep shembullin popullit si duhen trajtuar objektet muzeale me vlera te vecanta: viji duart siper xhamit, mundesisht mesho me tere peshen e trupit.

mund ta nxjerresh Salien nga Vicidoli, po nuk e nxjerr dote Vicidolin nga Salia...

Pikerisht

Me mire qe eshte ne biblioteken e Vatikanit. Te kishte mbetur ne duar shqiptare do te ishte shkaterruar me kohe.

ore po ato armet e Skenderbeut  erdhen nga Vjena?  apo ti bejme nje ze  Skendermanit, mbase na i sjell ky..smiley

Buzuku i ka vene nje barre te madhe, shume te madhe vetes, kur u vetshpall si autor i librit te pare shqip. 

Do vete ta shoh neser origjinalin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).