Kuvendi i Shqipërisë nderon ata që kontribuan në rezistencën kundër fashizmit dhe kundër komunizmit.

Në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë vijon të nderojë figura të shquara, ata burra dhe gra që dhanë një kontribut të çmuar dhe sakrifikuan deri me jetë, në historinë  tonë kombëtare.

Sot Kryetarja Jozefina Çoba Topalli i dorëzoi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë ”Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” familjarëve të atyre, që kontribuan në rezistencën kundër fashizmit dhe kundër komunizmit. Në ceremoninë e rastit u nderuan ndër të tjerë dhe grupi i deputetëve, të ekzekutuar në gjyqin special të vitit 1946-1947.

Kryetarja e Kuvendit në fjalën e saj tha:

Në këtë 100 vjetor të pavarësisë, jemi mbledhur në tempullin e demokracisë për të nderuar me përulje dhe mirënjohje, ata bij të Shqipërisë që në themelet e shtetit vendosën pa droje shpirtin, pasionin e deri dhe jetën e tyre.

Të gjithë ata burra e gra, vajza e djem që këtë vend e deshën deri në sakrificën sublime, e deshën njësoj pavarësisht se ai shekull i çmendur të lejonte ta shihje vetëm nga e majta ose nga e djathta, me një xhelozi kapricioze qe i kushtoi njerëzimit 2 luftëra botërore e një lufte “ftohte’ 45 vjeçare.

(Klikoni ketu per fjalimin e plote)

1. Abaz Kupi 
Patriot, luftetar, monarkist, organizatori I qendreses antifashiste te 7 prillit ’39 ne Durres. Anetar I Keshillit te Pergjithshem Nacional-Clirimtar te krijuar ne Peze deri ne fund te luftes. Pas fillimit te luftes civile me prishjen e “Marreveshjes se Mukjes”, vazhdon ne menyre autonome luften kunder okupatorit ne zonen Mat, Diber, Kruje. Në nëntor 1944 u largua nga vendi dhe u vendos në SHBA ku jetoi deri në fund të jetës.
•Mirënjohje për dashurinë ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, për rezistence kundër regjimit fashist dhe komunist.

2.Sejfulla MALËSHOVA (Lame Kodra) (1900-1971)

Patriot, poet, përkthyes, publicist, ndoshta komunisti I pare shqiptar ngarkuar me detyra konkrete nga Kominterni. Në maj të v. 1944 u emërua anëtar i Keshillit ANÇ, i ngarkuar me punët e shtypit, propagandës dhe arsimit. Ne vitin ’46 persekutohet per shkak se besonte ne garantimin e prones dhe inisiatives private, si dhe tek partneriteti me Anglinë e SHBA.Mbylli jeten ne mjerim te plote i izoluar ne Fier.
• Mirënjohje për dashurinë ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, për rezistence kundër regjimit fashist dhe komunist.

3.Qemal STAFA (1920-1942) 
Simbol I te riut antifashist me ide komuniste. Përhapës i ideve e literaturës komuniste qe ne moshe te njome, organizator i rezistences antifashiste. Vrasja e tij nga pushtuesit ne 5 maj 1942 mbetet ende e paqarte.
•Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist 
 
4.Mithat FRASHËRI (1880-1949) 
Patriot, veprimtar politik me pikepamje socialdemokrate, shkrimtar, publicist, përkthyes i njohur me pseudonimet *Lumo Skëndo. *Firmoses I aktit te pavaresise, ministër i Punëve Botore ne qeverine e Ismail Qemalit. Në vitet e pushtimit fashist themeloi dhe drejtoi organizatën politike-patriotike “Balli Kombëtar”. I ndjekur nga komunistet u largua nga Shqipëria. Vdiq në Nju Jork.
•Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

5.Mustafa Gjinishi  (1912-1944)

Veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i rezistences antifashiste dhe anëtar i forumeve të larta të strukturave komuniste si Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ishte pjesemarres në Konferencën e Mukjes dhe  një ndër hartuesit e marrëveshjes së famshme të arritur atje. U vra më gusht 1944 pas shpine në afërsi të Peshkopisë ne rrethana te paqarta. Fillimisht u shpall dëshmor e më vonë agjent i anglezëve. Roli i tij në per parandalimin e luftes civile është rivlerësuar pas vendosjes së pluralizmit politik.
•Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.

6.Dr. Ymer DISHNICA (1912-1998)

Figure e shquar e rezistences antifashiste, drejtues I larte I Partise Komuniste, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në Mbledhjen e Mukjes, ku kryesonte delegacionin e PKSH, pranoi platformën e propozuar nga Balli Kombëtar për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë. Ne 11 vitet qe pasojne fati I tij persoi ulje e ngritje, derisa ne qershor 1955 u arrestua dhe u dënua. Krimin me te madh te tij historigrafia komuniste konsideroi kontributin e tij ne Mukje per te shmangur luften civile.
•  Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

7.Gani KRYEZIU (1900-1949) 
Veprimtar i shquar politik dhe ushtarak. Gjate luftes u arrstua disa here nga italianet e gjermanet, per t’u liruar n fund të vitit 1943 pas kapitullimit te Italise. Në janar të v. 1944 udhehoqi luftimet kunder pushtuesit gjerman ne Malsine e Gjakoves, ne krye te 2300 luftetareve. U godit dhe u asgjësua nga formacionet e partizaneve  të Shqipërisë dhe Kosovës si nje rrezik per bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas lufte. Arrestohet në Gjakovë dhe mbyllet në burgun e Mitrovicës. Luftëtarët e tij kryesorë u vranë pa gjyq në masakrën e përgjakshme të Hereçit.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

8. Muharrem BAJRAKTARI (1896-1989)
 
Patriot, ushtarak, udheheqes popullor. Mbështeti Kongresin e Lushnjës, kundërshtoi Revolucionin e Qershorit 1924. Përkrahës i A. Zogut, mandej
kundërshtar i tij. Emigrant politik në v. 1934. U kthye në atdhe në v. 1939. Bashkëpunoi me këshilltarët ushtarakë anglezë në vitet ’30 dhe
gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Formoi cetën luftarake të Lumës dhe organizoi qendresen antifashiste ne ate zone. Si kundërshtar i regjimit
komunist u arratis nga Shqipëria (1946). Vdiq në Belgjikë.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.

9. Abaz SHEHU (1905-1943)
 
Pjesmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, figure influente e rezistences antifashiste ne zonen e laberise. U caktua komandant i Grupit Partizan të Vlorës dhe më pas komandant i Brigadës V Sulmuese; por nuk e mori detyrën pasi ra në përpjekje me armiqtë në Gjorm të Vlorës.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.

10. Asim ZENELI (1916-1943)
 
Student në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë, protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, oragnizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua . U kthye në atdhe në v. 1941 dhe hyri në lidhje me komunistë në qarkun e Elbasanit. Ne prill 1943, angazhohet me arme ne rezistencen antifashiste në formacionet me influence komuniste. Ra duke luftuar kundër forcave të shumta fashiste në Grykën e Mezhgoranit.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.
  

11. Safet BUTKA (1901-1943)

Studiues, pedagog, drejtues dhe reformator i arsimit kombëtar, veprimtar antifashist, antar I shquar i Ballit Kombëtar. Pjesmarrës dhe organizator i demostratave antifashiste në Tiranë dhe në Shkodër në prag dhe pas pushtimit të vendit. U burgos dhe më pas u internua për tre vjet në kampin e ishullit Ventotene. Ithtar i rezistences se armatosur dhe bashkimit pa dallime ideologjike.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist.

12. Margarita e Kristaq TUTULANi (1924-1943)

Mbesë dhe nip te firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë Dhimitër Tutulani. Bijtë e ministrit të Drejtësisë dhe Financave, Milto Tutulani. Të dy aktiviste te Rinisë Komuniste të Beratit. U arrestuan në Berat në 4 korrik. U ekzekutuan më 6 korrik 1943 në Gosë të Kavajës, rrugës teksa po transportoheshin nga Berati në Durrës. Kristaqi ishte 24 vjeç dhe e motra 19 vjeç.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist.

13. Shefqet BEJA (1912-1947)

Shefqet Beja ishte produkt tipik i epokës së vet. Veprimtar politik, antifashist me pikpamje nacionaliste. Me pushtimin fashist të 7 prillit, Shefqet Beja gjendet në krye të organizimit të rezistencës antifashiste. Anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar e me pas deputet i qarkut të Durrësit në Asamblenë Kushtetuese. Që në fillim punoi për të krijuar brenda Asamblesë Kushtetuese një grup opozitar parlamentar. Shefqet Bejës i hiqet mandati parlamentar në gusht të vitit 1947, arrestohet dhe dënohet me vdekje.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

14. Riza DANI  (1887-1947)
 
Veprimtar politik. Deputet i dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1921 për në Këshillin Kombëtar (1921-1923), Anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe i Asamblesë Kushtetuese të vitit 1945. Si politikan I frymezuar nga idealet e socialdemokracise, perkrahu kryengritjen e Nolit dhe emigroi per 15 vjet si kundershtar I Ahmet Zogut. Në vitin 1945, ishte një ndër nismëtarët e krijimit të opozitës në Asamblenë Kushtetuese ku u deklarua për një Shqipëri të demokratike të hapur si ndaj Lindjes dhe Perëndimit. Më 23 dhjetor të vitit 1946 i hiqet mandati parlamentar dhe u arrestohet si organizator i kryengritjes, per t’u ekzekutuar si antikomunist në vitin 1947.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

15. Sheh Ibrahim KARBUNARA (1880-1947)

Kleriku, atdhetari, deputeti, veprimtari i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, Sheh Ibrahim Karbunara lindi në Karbunarë të Lushnjës. Endërronte perëndimin, Europën, si mbështetje për Shqipërinë. Një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës dhe delegat i këtij qyteti në Kongres (1920), si politikan socialdemokrat u pozicionua si kundershtar i Ahmet Zogut dhe u arratis në Itali, për t’u rikthyer pas pushtimit fashist të vendit, duke ndihmuar në bashkimin e faktorëve politikë shqiptarë në luftën antifashiste. Zgjidhet deputet i Asamblesë Kushtetuese. Pjesëtar i grupit të deputetëve që kundërshtoi vendosjen e diktaturës komuniste dhe luftoi për një sistem demokratik në Shqipëri, u arrestua bashkë me të birin, Hysenin, dhe pas dënimit me vdekje nga Gjykata e Lartë, u pushkatuan të dy në shtator të vitit 1947.
•   Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

16. Irfan Hamid MAJUNI (1910 -1947) 
Irfan Majuni, anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në vitin 1944, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 ishte deputet i Asamblesë Kushtetuese, ku përfaqësonte Qarkun e Peshkopisë. Në vitin 1947 i hiqet mandati i deputetit, si deputet I deklaruar ne opozite. Më 27 shtator gjykata e dënon me pushkatim. Ekzekutohet në tetor të viti 1947.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

17.Prof. KOL PRELA - Deputeti martir i Dukagjinit

Profesor Kolë Prela lindi në Shosh, më 19 tetor 1916 në një trung të vjetër atdhetarësh të martirizuar. Punon si profesor i letërsisë, latinishtes dhe greqishtes së vjetër ne Liceun e Shtetit "28 Nëntori" Shkodër dhe më pas si Drejtor i Normales së Elbasanit. Është një nga organizatorët e demonstratës antifashiste të 22 shkurtit të vitit 1942 dhe një nga nacionalistët e parë të pavarur që përqafoi platformën politike të Konferencës së Pezës; Hyri në Frontin Nacionalclirimtar dhe së bashku me shumë të tjerë formoi Këshillin e parë Krahinor Nacionalçlirimtar të Qarkut të Shkodrës. Në qershor vitit 1943 Kolë Prela hidhet në ilegalitet për të organizuar në malet e Dukagjinit lëvizjen antifashiste, ku dhe ngriti Çetën partizane territoriale të Dukagjinit. Në zgjedhjet e vitit 1945 zgjidhet deputet. Si opozitar me diktaturën, ai kërkoi ndërprerjen e terrorit politik. Në Asamblenë Kushtetuese kërkoi hapur pluralizmin politik e ideologjik dhe orientimin pro perëndimor të Shqipërisë. Kundërshtoi projektin e Kushtetutës së vitit 1946 dhe votoi kundër saj, duke e quajtur si një akt plot ngjyra ideologjike, si politikisht ashtu edhe nga pikëpamja social politike; Arrestohet  dhe dënohet me vdekje si tradhtar i popullit në prill të vitit 1948, duke u pushkatuar në Livadhe të Shkodrës.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

18.  Islam Radovicka (1889-1948) 
Islam Radovicka, i biri i një familje të njohur patriotike, lindi në Radovickë dhe pasi përfundon shkollën e mesme në Korcë, vazhdon të studiojë në Shkollën Ushtarake në Tiranë. Viti ’43 e gjen ofricer aktiv ne formacionet partizane, deri ne komandant divizioni me graden colonel. Zgjidhet deputet në v. 1945. Arrestohet me Grupin e deputetëve opozitare, dënohet me vdekje dhe pushkatohet në janar të v. 1948.
•  Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

19.  Faik Shehu
 Patriot I paangazhuar politikisht, ne 6 prill 1939 zbret vullnetarisht në Durrës për t’ju kundërvënë pushtuesve italianë, ne krye te vullnetareve te Dibres; kapet rob dhe dërgohet në Ventotene të Italisë, por pas kapitullimit të Italisë arrin të kthehet në Shqipëri ku e vazhdon luftën kundër pushtuesve gjermanë. Ai ishte Kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Qarkun e Dibrës, Deputet i Qarkut te Dibrës. Në vitin 1946 ai proteston kundër masakrës së përgjakshme të mbledhjes së armëve në Dibër, kur vetëm brenda një nate pushkatohen dhjetëra banorë pa gjyq. Për këtë arsye ai dënohet me vdekje dhe me pushkatim.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

20. Enver Sazani . 
Dr. Enver Sazani, Anëtar i degës së Çlirimit Nacional të Shqiptarëve të Francës. Antifashist i orëve të para. Partizan i çetës Krujë-Ishëm dhe çetës së Pezës dhe Drejtor i Spitalit Ushtarak. Deputet i legjislaturës së parë, pjestar i grupit të Deputetëve dënohet me vdekje pushkatim.
•  Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

21. Selaudin Toto (1919-1947) 
Selaudin Toto matematikan I diplomuar ne Torino, patriot antifashist I burgosur nga fashizmi. Është themelues dhe kryetar i parë i Institutit të Shkencave Shqiptare. Ka shkruar disa artikuj mbi energjinë atomike në Shqipëri. Deputet i Kuvendit, dënohet me pushkatim në tetor 1947 si pjese e opozites parlamentare.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 
 
22. Kol Kuqali (1895 -1947)
Lindi në Korçë më 1895. Pasi përfundoi studimet e larta në SHBA, ai shërbeu si punonjës (përkthyes) në Ambasadën e Shteteve të Bshkuara të Amerikës në Tiranë, deri në mbylljen e saj në vitin 1939. Gjatë viteve të luftës, Kol Kuqali do të dallohej për rolin e tij nacionalist e patriotik. U zgjodh deputet zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, më 2 dhjetorit të vitit 1945, si përfaqësues i Qarkut elektoral të Korçës. Si luftëtar i idealeve të lirisë dhe demokracisë, arrestohet me akuzën për spiunazh me misionin aleat amerikan gjatë viteve 1945-1946. Pjesmarrës në grupin e deputetëve 1947, ai pushkatohet po atë vit.  Në gusht të vitit 2010, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka krijuar një çmim mirënjohjeje në emrin e Kol Kuqalit dhe Loni Adamit dhe njëkohësisht një memorial në nderim të tyre me shënimin “Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë”
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 
 23. Hysni Pejas
 Patriot, ushtarak, njeri nga instruktorët e parë të shkollave ushtarake në Shqipëri. Merr pjesë aktive në Luftën Nacional Çrimtare. Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, zgjidhet deputet i Qarkut elektoral të Shkodrës.  Në 16 mars të vitit 1946, i hiqet mandati i deputetit. Për bindjet e tij të lira dhe demokratike, në mbledhjen e II të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, të datës 9 prill të vitit 1946, Hysni Peja përjashtohet nga rradhët e Frontit Demokratik, me akuzën se kishte luftuar kundër Frontit Demokratik. Dënohet nga diktatura me grupin e deputetëve. Vdes në vitin 1963.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 
 
24. Zef HAXHIJA (1890-1964)
Avokat, diplomat, deputet¸ së Partisë Demokristiane. Në 1944, zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Shkodër. Në zgjedhjet elektorale për Asamblenë Kushtetuese të 2 dhjetorit të vitit 1945, zgjidhet deputet i Qarkut elektoral të Mirditës. Që në seancat e para të atij Parlamenti shfaqi idetë e tij demokratike, duke kundërshtuar së bashku me një grup deputetësh, programet e qeverisë së kohës. Jep dorëheqjen si deputet më 1946 dhe më 1947 arrestohet.Gjyqi u zhvillua në janar të 1948 së bashku me një grup klerikësh. Dënohet me heqje lirie e punë të detyrueshme. Vdes në Shkodër.  
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 

25.Kostandin BOSHNJAKU (1888-1953)  
 Ekonomist, publicist, diplomat dhe deputet. drejtor i thesarit dhe borxhit të shtetit ne qeverine e Princ Vidit. Si politikan socialdemokrat, emigroi pas ngjarjeve te vitit ’24, duke u denuar me vdekje ne mungese. U kthye në atdhe në 1939 dhe shërbeu në Këshillin Kontrollues të Bankës së Shtetit deri në shtator 1943 kur u bashkua me Luftën ANÇ. Në janar 1945 u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit. Deputet, i Qarkut Shkodër. Më 1946 u pushua nga puna, Në 7 gusht të vitit 1947 arrestohet dhe në vitin 1948 u deklarua fajtor për lidhje me anglo-amerikanët dhe grekët.   
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 
 
26. Kadri HAZIZ HOXHA (1913-1997)
 
Ushtarak, politikan, eshtë një nga figurat më të njohura të rtezistences antifashiste. Drejtues formacionesh te rendesishme partizane dhe organizator i rezistences nga Cermenika ne Martanesh. Në shtator të vitit 1944 Kadri Hoxha caktohet kryetar i Misionit Ushtarak shqiptar pranë Komandës së Përgjithshme Aleate të Mesdheut në Bari të Italisë. Deputet i Elbasanit ne vitin ’45, i kundervihet me vote ligjeve qe sanksiononin unifikimin me Jugosllavine. Arrestohet dhe denohet panderprerje deri ne diten e fundit te regjimit komunist
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.

 27. Arif GJYLI (1913-1989)
 Mësues, shkrimtar, diplomat, deputet.  Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar. Kryen detyrën e sekretarit në ambasadën shqiptare në Beograd. Deputet i Qarkut Shkoder ne ‘45, si edhe anëtar në komisionin parlamentar administrativ, sekretar i Kryesise se Asamblese.  Duke qenë pjesë e “Grupit opozitar të Deputetëve”, deputetit Arif Gjyli. Arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg.
•  Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.
 
28. Osman KAZAZI
Simbol I te riut patriot te angazhuar ne politike ne vitet e pushtimit. Socialdemokrat, antifashist, antikomunist, militoi ne rradhet e Ballit Kombetar, duke qene nje nder organizatoret e Konferencës së Mukjes per bashkimin pa dallime ideologjike ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare nga cdo lloj zgjedhe.  Dënohet e persekutohet nga regjimi i atëhershëm për rreth 55 vjet.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist.

29 . Mikel KOLIQI (1902-1997)

Simbol i klerikut te kulturuar e patriot antikomunist. Kardinali i parë shqiptar. Ka kompozuar rreth dyzet pjesë korale.  U arrestua në v. 1945, por u lirua me kusht. U riarrestua në v. 1946 dhe u burgos. Pas vitit 1953 vuajti në internime në kampet e punës deri në v. 1986 kur u lirua me amnisti. Në v. 1994 Papa Gjon Pauli II e emëroi Kardinal.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, per  rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

 

http://kryetari.parlament.al/?crd=0,64,2...

47 Komente

Dr. Ymer DISHNICA (1912-1998)

Figure e shquar e rezistences antifashiste, drejtues I larte I Partise Komuniste, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në Mbledhjen e Mukjes, ku kryesonte delegacionin e PKSH, pranoi platformën e propozuar nga Balli Kombëtar për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë. Ne 11 vitet qe pasojne fati I tij persoi ulje e ngritje, derisa ne qershor 1955 u arrestua dhe u dënua. Krimin me te madh te tij historigrafia komuniste konsideroi kontributin e tij ne Mukje per te shmangur luften civile.
• Mirenjohje per dashurine ndaj atdheut deri ne sakrifice sublime, rezistence kunder regjimit fashist dhe komunist

 

Ymer Dishnica studioj në Francë për tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji.Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi si drejtor i Drejtorisë të Shërbimit Shëndetësor, në spital dhe në ambulancën e qytetit. Në qershor të vitit 1955, për ironi të fatit, me porosi të vetë  diktatorit Hoxha, arrestohet dhe dënohet me gjashtë vjet heqje lirie me akuzën për agjitacion e propagandë kundër shtetit!!!Y. Dishnica, ndonse i internuar(deri ne 1990),i izoluar dhe i mbikqyrur ashpër nga organet e sigurimit të shtetit,eshte njeriu më i vlerësuar dhe  më i respektuar ne gjithe koherat nga populli i qytetit te Beratit  dhe pacientët e tij të shumtë nga te kater anet e shqiperise.Nje njeri i edukuar, i shkollur, i përkushtuar dhe të kulturuar në shkallën më sipërore që do të kujtohet për një kohë shumë të gjatë dhe do të zerë vendin e merituar në panteonin e nderit të kombit shqiptar. 

 

Islam Radovicka, .. pasi përfundon shkollën e mesme në Korcë, vazhdon të studiojë në Shkollën Ushtarake në Tiranë.

Po per keto shkollat ushtarake Kaposh ka ndonje Dekorate .Apo mos jane te Musolinit ???

Sa per Disnicen e ka dhene vet pergjigjen ndaj atij gerxhos Kurizdale qe donte me cdo kusht Derman. Mukjes time dhe Gunges tende vetem Varri u ben Derman ! Ate nuk mund ta nderojne neofashistet e Jozefina COBES , sepse ata ai i Luftoi dhemb per dhemb !

Gani Kryeziu

U godit dhe u asgjësua nga formacionet e partizaneve  të Shqipërisë dhe Kosovës si nje rrezik per bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas lufte

smiley

Sinqerisht,une mendova se me kete Ganin do plotesonin normen ,jo me, ta vinin te 7-in ne liste.

Ja dhe dy figura të shquara, që në mënyrë të pakuptimtë janë harruar.

1. Esat pashë Toptani, ndonëse analfabet, arriti të kuptonte se çelsat e kështjellës së Shkodrës në Luftën e I-rë Ballkanike, u duheshin dorëzuar malazezve, për të mos pasur më viktima. Arriti falë inteligjencës së tij të rivalizojë I.Qemalin, të ngrejë një qeveri tjetër në Shqipnin e Mesme dhe t'i ngrejë kurthin e Grebenesë I.Q.

2. Hamit Matjani, luftëtar i paepur kundër komunistëve. Për rrëzimin e tyre nga pushteti, u vrau gratë dhe fëmijët.

 Kështu duhen parë gjërat në një piramidë të përmbysur; jo më tradhtarë, por atdhetarë. Pas tyre, pse jo Koliqët dhe Mustafa Krujat?

. Esat pashë Toptani, ndonëse analfabet, arriti të kuptonte se çelsat e kështjellës së Shkodrës në Luftën e I-rë Ballkanike, u duheshin dorëzuar malazezve, për të mos pasur më viktima. Arriti falë inteligjencës së tij të rivalizojë I.Qemalin, të ngrejë një qeveri tjetër në Shqipnin e Mesme dhe t'i ngrejë kurthin e Grebenesë I.Q.

Esat pasha eshte ndoshta e vetmja  figure per te cilen historiane te majte, te djathte shqiptare e te huaj bien dakord se ishte batakci.

Hamit Matjani, luftëtar i paepur kundër komunistëve. Për rrëzimin e tyre nga pushteti, u vrau gratë dhe fëmijët.

Nga cili liber i sh. Enver e more kete faktin?

Për Hamit Matjanin është thënë jo rrallë se ishe superkriminel dhe që ka vrarë edhe të pafajshëm, madje edhe fëmijën e tij…

Kjo është një përrallë e shpikur dhe përhapur nga komunistët, e cila faktikisht funksionoi deri në vitin 1990. Shpifja e ka zanafillën që në vitin 1945. Që në ditët e para të vendosjes së pushtetit komunist, unë dhe nëna ime, Kadife, së bashku me kushërinj të tjerë u internuam në Lushnjë. Në këto kushte, babai im më vonë bashkëjetonte me një tjetër grua në male, të cilën e kishte edhe bashkëluftëtare të ngushtë. Kjo grua quhej Fatime dhe u martua edhe me celebrim me babanë tim, duke lindur një vajzë, të cilën e quajtën Edije. Pikërisht për këtë fëmijë sigurimi përhapi legjendën sikur Hamit Matjani e vrau, vetëm që të mos binte në duart e tyre. Qëllimi ishte i qartë, ata kërkonin që të diskretitonin figurën e babait tim në popull, ku respekti edhe pse nga frika ishte i madh. Thjesht donin që figurën e tij heroike dhe patriotike ta shndëronin në kriminale dhe të pashpirt. Një ditë forcat e sigurimit arritën të zbulojnë bazën ku strehohej gruaja e dytë e Hamit Matjanit së bashku me foshnjën e vogël, në fshatin Dëshiraj. Fëmijën e çuan fillimisht në jetimoren e Elbasanit dhe pastaj në atë të Shkodrës. Ajo sot rron me gjithë burrin dhe është nënë e gjashtë fëmijve. Nëna e saj Fatimja, u dënua me 10 vjet burg dhe vdiq tre vjet pas kapjes së babait tim...

Për atë Zot që i sheh shqiptarët nga larg dhe i ka falur që në jetë të jetës qoftë për guximin qoftë edhe për marrëzinë që i kanë me tepricë,

pse jo edhe Mustafanë - bile që të gjithë ata që dikur janë quajtur "kolaboracionistë"? Nga momenti kur edhe më i humburi(a) mes vdekatarëve kujton se ka fuqinë e vetë Zotit dhe shpërndan "indulgjencat" me lopatë! Nga momenti që mund të shqiptojë Pastor Aeternus!

Le te merret me dualizma Dylekshe tempulli i Idioteve me Dylqinjen Kryetare . E drejta e autorit per te merzitur Lexuesin . Por do ishte shume me Vlere qe diku nga ndonje shoqate a cfaredo keshill Bashkiak, te nderohen te renet e 97 qe dhane jeten per te mos u Rifashistizuar Shqiperia nga Klani Jozefina Coba Disenjatore Topalli . Gje qe e ka realizuar me menyra te tjera SOT !

Gjithashtu them se nje vleresim i Vecante duhet edhe per Zan Caushin qe mbrojti Vloren nga Rreziku Fashist i hordhive te Sali Berishes ne 97 .. Vlora nuk duhet t'ja mohoje kete ! Ashtu si dhe shume bijve e bijave te saj qe Ju gjenden ne ato dite sulmi Kriminelesh nga Berishistet ! Pa sakrificen vendosmerine dhe kurajon e TYRE sot nuk do te kishim Peidestal te I.Qemalit e vend ku simbolizohet ngritja e Flamurit te Pavaresise ! Ky eshte Fakti me Historik i Jetuar nga Shqiptaret ! Biles shume here me me nderim se figurave te peshtira e tradhetare te kohes se Luftes qe u bene Krahu Mbeshtetes i Armatosur i Nazi-Fashisteve me perfaqesues "nacinoalizmat " e Muksave  Balliste !

Gjithashtu them se nje vleresim i Vecante duhet edhe per Zan Caushin qe mbrojti Vloren nga Rreziku Fashist i hordhive te Sali Berishes ne 97 .. Vlora nuk duhet t'ja mohoje kete

A je esell kur i shkruan  keto gjera?

.

Shko pyet babane tend shpirteror Sali babasqapin se ai e di me mire se ty dhe Jozefpercka cfare perfaqeson Zan Caushi !!!

Po gjithsesi me te Urte , cfare di ti per te piret ? C'ka barku e nxjerr bardhaku ( jo tredharaku smiley ) dhe kete ti sot e Quan Transparence . Apo e di ndryshe ? Se helbete individi po mbajti shume mbrapa , nuk eshte as per tu krahasuar me "shume kunguj nuk mbahen ne nje sqetull "

Do vije koha sic erdhi edhe per te ndierin P.Arbnori . Do vije edhe per Zanin. Mos ki piken e dyshimit ! Per deri sa erdhi per tu nderuar Plehra te Kombit Historikisht e ne Shekuj si veti  Kryetradhetaresh per braktisjen e Vendit dhe Popullit ne kohe Furtunash aq me teper per   bashkepunetore te Nazi Fashizmit ,... perse te mos kete nje dite per ata qe ashtu si e menduan , ne kohen qe vepruan mbrojten Qytetin e Flamurit nga Hordhite e Regjimit neofashist te Dylqinje Topallkes  me Babasqap Berishen ???

Zani me shoke shkaterruan shtetin dhe me kete s'i bene aspak dem berishes por shqiptareve.faji i berishes eshte se lejoi te prishej shteti.Nuk e di cfare fituan shqiptaret ne kete mes.Paret e fajdeve nuk i moren.Ato qe dogjen u rindertuan jo me paret e berishes por te tyret .1 milion arme rane ne duart e 3 milione njerezve me te cilat nuk po vriten politikanet por shqiptaret e thjeshte.berisha erdhi prape ne pushtet me i pasur e i fuqishem se me pare.shqiperia mori nje goditje traumatike qe prej atij momenti u be vend i pajetueshem per shqiptaret e thjeshte.Zani me shoke qe i vune flaken vendit si rebelet e haxhi qamilit dikur qenka hero sipas teje?

Nuk e shkaterroi Zani shtetin.Zani shkaterroi jetet e njerezve .Zani & Co ishin pjella te paaftesise e anarkise  qe shkaktoi qeverisja Berishiane.

Të lutem Alba, mos harxho kohë me Idrizin, ai akoma nuk di shqipen, e jo historinë....

copy/paste nje koment tim per suksesin e '97

..............

hunter - 20 Tetor 2012 - 00:11

(97) = Flluske sapuni, ne kuptimin e dicka te fryre, te zhurmshem, por pa rezultate.

Te leme menjane cilesimet e anshme dhune bolshevike vs revolte popullore. Analizo, shiko me ftohtesi rezultatet. Sa i realizuan objektivat ato qe e mbeshteten, organizuan? Deshtim total ne te gjitha fushat.

Deshtim ne planin ekonomik. U nis me moton "Duam Paret Tona", Fatos Nano ne shesh premtoi "kthim 100% te parave ne firma". Rezultati? Nuk u mor pothuajse asgje. Perkundrazi, pas atij kaosi shqiptaret ishin edhe me te varfer, se sa nga vete humbja e lekeve.

Deshtim ne planin moral. Askush me dy pare tru, as ato vete qe per motive politike perfituan, as vete njerezit qe e mbeshteten, sot nuk e kujtojne me krenari apo si shembull pozitiv. E kunderta ndodh. Thuhet "larg qofte si '97" ose "'97 kurre mos u perserite" ne forme mallkimi. Shembulli tjeter, i kundert,  eshte levizja e dhjetorit '90, e cila krijoi nje levizje pozitive, qe influencon akoma sot.

Deshtim politik. Nese objektivi ishte largimi nga pushteti i Sali Berishes, ne rregull, ne nje periudhe afatshkurter kjo u arrit. U rrezua "me dhune" ose "me vote" ne '97, por u rikthye kryeminister pas 8 vitesh me voten e lire e shqiptareve.

Ja pse them, '97 ishte nje flluske sapuni.

....................................

 

Ore ,dhe per mua qe nuk humba ,as leke ,as ndonje te aferm,flluske sapuni ishte.smiley

Hunter ,mos shiko cfare premtoi ai mbrapa per te ndrequr ate qe shkaktoi ai para,por analizo njehere pse u shkaktua .

Eshte tipike e juaja kjo,qe merreni me bishtin ,jo koken.

Flluske sapuni e kam fjalen per "heronjte kryengrites" dhe mbeshtesit ne popull.

Mgjs fatkeqesish pasojat pastaj i hoqen te gjithe, pa dallim.

Tipike imja ne fakt eshte te shoh rezultatet smiley

 kur zgjdhje ushtrimet ne matematike ,mesuesi te kerkonte dhe rrugen ,jo vetem rezultatin.Kopjaceve dhe ileqareve u interesonte vetem rezultati.smiley

Oh cfare krahasimi,hahahaha

Problemi eshte qe jane te gabuara te dyja,si rruga e zgjidhjes si rezultati. Por nqs deshiron te mendosh qe rruga e zgjidhjes eshte e sakte, e drejte dhe rezultati eshte aksidentalisht i gabuar, ok per mua smiley Por kjo nuk ndryshon asgje. Rezultati mbetet i njejti. Protestat, revoltat popullore kane qene nje Deshtim i Madh. Nuk kane arritur asgje. Perkundrazi ato qe i organizuan dhe mbeshteten dolen te humbur, ekonomikisht, moralisht dhe ne aspektin afatgjate politikisht. Humbes. Kjo eshte e verteta. 

ore,ti me duhet ose ke kujtese te dobet ,ose ke qene i vogel ne ate kohe

hahahaha jo jo, thjesht nuk kam asnje pasion, asnje emocion. Vetem hesapi ne fund te festes. 

Cilin shtet shkaterruan ? Per cfare e thjeshton problemin per "pare fajdesh " dhe jo per rezimin e Regjimit Berisha ? Ti po perkujton  Tradhetaret e po i Justifikon ata Ligjerisht jo me nje djale Vendi si Zani qe del nga situata LUFTE dhe i qendron krah Qytetit nga Hordhite e Kriminelit Berisha .Biles e mundi dhe e perzuri ne menyren me Demokratike nga POSTI duke e permjere si QEN pa ndyre doren me te si Gadafianet ! Per cilin shtet e ke fjalen tie ????

shqiperia mori nje goditje traumatike...

Po pas Luftes se dyte Boterore cfare Goditje kishte marre Shqiperia nga Politika e Babakareve te Kombit qe sot po I Dekoron si Nderi iQIN Vjetenuerit tend dhe surratsezes Jozefpercke ?

 prej atij momenti u be vend i pajetueshem per shqiptaret e thjeshte...

Pa na thuaj pak per shqiptaret e "perbere " qe jetojne ndershmerisht ne ate Vend smiley Maximumi Jot Alba edhe kur kuivendon e pavarur nga"citatet " e te tjereve ti je e Pa AFTE te Mendosh e te Shprehesh pervecse ne forme Citatesh, sepse ti nuk kupton cfare thua .Ti vetem belbezon Citate .

Por gjithsesi gje qe ka shume pak rendesi per Prurjen ndaj se ciles i Referohemi , ke ndonje gje si i Kupton keto lloj nderimesh pervec te qenit ne nje mendim per Esat Toptanin smiley .E pse te duket ty ashtu kur Nipit te tij Uturakut te Berishes ,  Fevziut i del jo bardhe e Zi ? Dhe ne perurimet e botimeve fende te tij shkojne babakaret e sotem te KOMBIT !

Qe te kuptosh nje gje edhe ti me qe ke qejf te vish si e Fencur " ata jane Provokativ deri ne GEN. Ata Hakmerren me ata qe i Permoren prinderit si bashkepunetore te Fashizmit . Dhe keqja eshte se e bejne duke SHFRYTEZUAR ne menyre Hipokrite e Mashtruese Kopetencat Ligjore qe ju jep Posti i Sotem ! Ky eshte Regjimi qe cileson DEP .Shtetit por qe e provon mbi Kurriz cdo shqiptar Dje dhe SOT !

Dhe po te lexosh me vemendje Jozefperc - percka ndan Nderim nga "Kuvendi " i Liburneshave qe ja kane lane amanet kauret Evgjite ! Po ti edhe te lexosh Shqip nuk di ! Ti lexon vetem me trute e atyre qe fluturojne dhe ju duken ca fije preshesh ....

Fale momenteve qe nuk kerkohen sakrifica .....

Dhe vur re Gjuhen e Xhelaagait alias te kesaj fende mesjetare templare ...

jemi mbledhur ne TEMPULLIN e Demokracise ....smiley

Ke nevoje per shpjegime ? Mos u lodh se nuk pyet haleja nga Pordhet .Por ta permenda per te Kuptuar se cfare Mentaliteti ka Ajo per veten si Krytare e TEMPULLIT te Demokracise smiley ...Ai vend sot per sot dhe qe prej 92 eshte formuar naga Sokellites me Sokellima maje Thepash te Bjkeshkeve te namuna , dhe vazhdon e mbahet ne kembe vetem nga Hajdute e Injorante per inerci , sepse Populli i zhytur ne mjerim e qe lufton ore e cast per buken e Gojes , nuk eshte me i Organizuar dhe mund ta mashtrosh edhe duke dekoruar Ahmet Zogun si ish Babai i Tempujve te Atdhetarizmes qe e ka deken si me le e kur hasmi s'ja pa shpinen ....vecse diplomatikisht nga Bajgat e Berishisteve e Dulqinjisteve te tij , per I QIN Vjetnuerin tend dhe te surratsezes Jozefpercke !

Nuk do të kthehet ajo koha e ndyrë që preferon ti more IDRIS, që flet me gjuhën e rrugaçërisë, si do që ta ndryshoshë emrin dhe lëkurën tënde zgjebarake, ti ashtu do ngelsh si hienat e natës, që i zinte gjumi duke përgjuar poshtë dritareve në shërbim të nënës PARTI.Po ti veshë re të gjitha komentet tuaja kanë erë injorance, sepse ti nuk kuvendon kurrë si burrat por vetëm me gjuhën e spiunëve, kaq e ke horizontin....

Keshtu per tempullin e Demokracise ...kishe gje ? Dhe rri urte se do ti hape babasqapi dosjet smiley Timen aty e ke te HAPUR !

Tempullin e Demokracisë nuk e errësoni dot ju që pëlqeni vetë errësirën....nuk ka nevojë me dosjen tënde, ti e shkruan vetë me komentet që bën, nuk e ndryshon dot as lëkurën as zanatin....

xhaelga,

 me keto kontrastet e forta drite/erresire me kujton shqiptaret e vitit ' 92.

Nigjo lalin se te du fort . Ti je per gjynof Xhelalaga . Gjej ndonje Hoxhe dhe shko nomatisu se je Keq . Dhe me fal qe te kam ngacmu deri tani se vazhdova shqiptareshe , tallu me handikapatet mendore . Falje te kerkoj , po keshillen per HOXHE mos e neglizho . Gjeje nje Hoxhe se te ze ven  mentalisht .Shof se je si fshataret e vitit 1860 qe kishin ne fjalorin e tyre vetem treqind fjale......kakerdhia , dhia , sqapi , Mytesarifi , Caushi , bajraktari , Biglla , etj etj ..

Gezuar tempullin e Demokracise smiley

Une nuk jam si ty qe do me e talle perjetesisht . Po te lexosh mire , une e du , se i kerkoj dhe falje qe e trajtoj si Handikapat Mnedore te pakurushem . Biles i rekomandoj edhe Hoxhe . Po ti . Gjasme sikur e do , por ne fakt Ti e perjeton Historikisht duke i kenduar dhe kenge me cifteli .

Ndjehu Xhelalaga !

mirë, mirë por duhuni pas 22 CET se kemi kalamajt akoma nëpër këmbë

Ndjehu Xhelalaga ..Mos e ha sapunin per djathe !

."Shof se je si fshataret e vitit 1860 qe kishin ne fjalorin e tyre vetem treqind fjale......kakerdhia , dhia , sqapi , Mytesarifi , Caushi , bajraktari , Biglla , etj etj" ..

Thashë unë pra kaq e ke horizontin, të gjitha komentet tuaja kanë këtë fjalor...i ke mësuar përmendësh bravo të qoftë....je pasuri e rrallë për të tilla fjalë...

Kishte ca shqiptare qe u kishte marre koka ere dhe vajten ne Vlore duke thene: "Dilni o Vlonjate se do ju q.ijme grate" keshtu qe u desh Zan Caushi t'u hiqte nga koka keto ide. Pikerisht per kete mendoj se ka merite Zan Caushi.
Apo jo Hunter? Ty psh s'te shkon me ne mendje te besh nje gje te tille? E pra, dija per faleminderit Zan çaushit.

Cfare te ben te mendosh qe une i vleresoj ndryshe kafshet e cdo pale? Merre mbrapsht ato supozime e tua mbi cfare mendoj une.

Nderkohe heroi yt do te ngrysin jeten ne burg me denim te perjetshem.

Cfare te ben te mendosh qe une i vleresoj ndryshe kafshet e cdo pale?

Eshte pikerisht ky Mentalite i meposhtem tendi si e  dhene njehere e Pergjithmone qe nuk te ben te gjesh argumente te tjera pervecse te nje sahanlepiresi !

Nderkohe heroi yt do te ngrysin jeten ne burg me denim te perjetshem.

Ketu nuk ka kafshe qe ti vleresosh ti . Ketu ka individe Bandite qe perfaqesuan nje situate te nje Shoqerie Banditesh ne Shqiperi per vite me Rradhe prej 92 , me shtetare qe krijuan Regjim te favorshem per bandite te Grupuar pas "firmave piramidale " qe arriten Majen me Rrahjet e Opozites dhe Vjedhjen Totale te Votave ne vitin 1996 .

U desh nje Bandit popullor te ruante e shpetonte Popullin nga Krimi I Organizuar ne Pushtet . Dhe ky  Bandit Popullor qe e pshuri Berishen dhe e flaku si Lecke nga karrikja , nuk dijti te orientohej ne xhunglen Demokratike por u perfaqesua qindra here me demokratik se sa Regjimi Bandit me Babasqap , Dylqinja e Hundderra qe sulmuan Popullin me Avione . Te kishte pas nje kshilltar te afte , ai sot pas zgjedhjes si zv /kryeminister ose si kryetar Parlamenti do te gezonte nje pension  prej Miliona lekesh ne VIT , dhe nje tedence kercenuese per kedo Kriminel qe do te Guxonte te mendonte 21 Janar dhe besoj edhe nga nje shurtore dore per Hundderra qe lefin Sot me Garde mbrapa !

Jo vetem ti qe e sheh prapa hekurave , por edhe shume te tjere qe Gezojne Partin e Pushtet ne saje te Zanit ,  paci  durim ... se per babane tend shpirteror besoj do vleje ai konstatimi Juaj i dyte !

 

 

Foto Fadil Berisha

Osman Kazazit, mirenjohje si antifashist...!Eshte etiketuar si pjesmarres dhe bashkepunues ne ngjarjen e 4 shkurtit ne Tirane.Kurse ka dhe nje figure tjeter aty i cili tek libri, qe flet per historine e sherbimit sekret shqiptar, eshte me dokument ne sherbim te spiunazhit serb.Lexoni librin qe te ketij Kuvendi as qe dine te lexojne....

Cilin liber te lexojme? VQ?

Ate po se po,  por dhe "Historine e Sherbimit Sekret Shqiptar", ne menyre  qe te mos "shpoheni" kot  se koti, prej ketyre gjembaceve te Kuvendit, o gjembi 

Keto lavderimet selektive nga politika jane te rezikshme. Koqet duhet te mesojne qe politika nuk fut dot duret ne histori, as ne gjuhesi.

Amen to that.Vendi vjen nga nje histori e gjate antagonizmi ku nje pale ka shtypur tjetren gjithmone ne emer te popullit e te shqiperise.Lavderimi i nje pale  sjell reagimin e tjetres.Rivleresimi i figurave historike te cilat jetuan ne nje kohe mjaft te turbullt e te nderlikuar duke nxjerre ne dukje vetem ato pjese te se vertetes qe u interesojne po e ndyjne kete feste qe duhet te sherbente si moment bashkimi qofte edhe per disa ore sa te behet adeti i flamurit.

Po kta xhajat qe nisen ket shfaqjen teatrale /sa e du atdheun tim/ me na kput ne zemer do i nderojn a jo?

 Do vije koha edhe per Zanin. 

...e dija qe kishe ik per pambuk por jo kaq shume...mgja ti nuk bon keq qe e mban veten me garjet o ziko mavrija,se mrena teje e di mire se ajo meseleja kur "heronje popullore" boheshin  hajdutet e lagjes dhe  kriminelet ordinere qe terorizonin popullin si puna e Zanit tat ka kohe qe ka perendu,veni i tyne oshte atje ke teneqja... kapish ? 

E kapish kedho e kapish , sic kapishet kok e kedhit te tredhur.. Sic e kapishnin te gjithe dhjeksat para nja 25 vjetesh . Biles maj men njehere edhe Dike qe osht i modh mer Jahu , qe perbetohej se "une i kam sherbyer Partise dhe do ti sherbej deri ne vdekje " " Me duket se te mbaj men edhe Referatet e tua se " le te enderrojne qente Imperialiste -Revizioniste " Po me shume keshtu jasht Politikes , me qe je i vjeter dhe shume Nikesh qe nga Koha e Pordhes tek PPU, besoj e mba men dhe ti qe une kam qejf ato vergjet

Te shkurter e ke kemben me thoje zotrote .....

Eshte karakteristike per Shtete Banditesh nga ky lloi qe enderron ti ..ka kohe qe ka perendu..sidomos ne kapulet me Pleh ku dhe kendon bukur zotrote dhe here pas here leshon edhe ndonje Glase ! Ti nuk ke faj qe je i ekstremeve dhe i parashikon zgjidhjet  ekonflikteve me dhune  , se je i dhunuar e i rrahur si kulish qe i vogel , dhe nuk ti merr njeri per kapital kikikikirikikikite .

100 vjet guerre stellari .. ne ppu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).